Kryesia e Bashkësisë Islame diskutoi për përgatitjet finale të Ramazanit

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku u diskutua për përgatitjet finale për muajin e Ramazanit dhe për situatën aktuale nga pandemia Covid-19, në të cilën gjendet vendi ynë.

Nga e marta të gjithë besimtarët myslimanë në trojet shqiptare do të presin muajin e Ramazanit, muaj ky në të cilin besimtarët rrisin devotshmërinë e tyre.

Gjatë kësaj mbledhje u diskutua edhe për situatën pandemike me Covid – 19, ku në kohën e fundit janë shtuar rastet e infektimit me që rast ka ardhur deri tek ndërmarrja e disa masave për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe për ngritjen e vetëdijes që respektimi i masave të jetë në nivelin më të lartë, në mënyrë që gjendja nga pandemia të mos përkeqësohet edhe më shumë si dhe të ruhet shëndeti publik në veçanti gjatë muajit të Ramazanit.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Need Help? Send a WhatsApp message now

Click one of our representatives below

Kushtrim Guraj
Kushtrim Guraj

Technical support

I am online

I am offline

Merlinda Guraj
Merlinda Guraj

Marketing support

I am online

I am offline