Month: June 2021

  • Sonte ndërrohet Kisve-ja e Qabesë

    Kisveja apo mbulesa që e mbulon Qabenë në Mekë pritet të ndërrohet dhe të ngritët sonte pas namazit të Jacisë njoftojnë autoritetet zyrtare.

    Ndërrimi i mbulesës së Qabesë është një ceremoni tradicionale që bëhet çdo vit e që më ndërrimin e saj simbolizohet edhe fillimi i sezonit të haxhit. Kisveja është një mbulesë nga mëndafshi e që përfshin në të vargje nga Kurani të qëndisura me fije ari. Në të shkruhen ajete Kuranore rreth haxhit dhe pjesë të ndryshme nga Kurani Fisnik.

    Por pse ngritët mbulesa çdo vit?

    Çdo vit mbulesa e Qabesë ngritët dhe vendoset një pëlhurë e bardhë që simbolizon Ihramin (veshjen e haxhilerëve). Mbulesa ngritët 3 metra lart për të parandaluar dëmtimin e saj për shkak të turmave të mëdha që mblidhen gjatë sezonit të haxhit dhe bëhet e vështirë për të kontrolluar turmat. Po ashtu ngritët lart për të parandaluar besëtytnitë tek disa pelegrinë që tentojnë të prenë copë nga ajo me besimin që ato copa të mbulesës mund të iu sjellin fat apo përfitime shpirtërore dhe se disa njerëz shkruajnë emrat ose lutjet e tyre në mbulesë.

    Pse vendoset pëlhura e bardhë rreth Qabesë?

    Pëlhura e bardhë vendoset për të simbolizuar fillimin e sezonit të haxhit. Në të kaluarën mbulesa ngrihej duke zbuluar pëlhurën e bardhë nën të mirëpo viteve të fundit vendoset një pëlhure e veçantë.

    Pse nuk u ngrit mbulesa me 15 Dhul Kade?

    Ngritja e mbulesës së Qabesë zhvillohet çdo vit në ose një ditë para datës 15 të muajit hënor, sepse pas kësaj date fluksi i haxhilerëve rritet dhe turmat e mëdha e bëjnë të vështirë ceremoninë e ndërrimit të mbulesës. Mirëpo ketë vit për shkak të kufizimeve në numrin e haxhilereve e që pritet të marrin pjesë vetëm 60,000 prej tyre turmat janë të menaxhuara lehtë dhe nuk pengojnë në ndërrimin e mbulesës së Qabesë. /mesazhi.com

     

                

  • PROBLEMI I VAJZËS!

    PROBLEMI I VAJZËS!

    Një vajzë iu drejtua një dijetarit nëpërmjet celularit, iu ankua se ka një problem. Ajo i tha: E dua një djalë shumë! Katër vjet rresht, agjëroj dhe falem, përpiqem në adhurime, i lutem Allahut në namaz që ai djalë, të vjen dhe të ma kërkojë dorën time! Mirëpo një ditë, dëgjova nga prindi im se ai djalë, vetëm se ishte fejuar me një vajzë tjetër! Atëherë e lash namazin dhe agjërimin, dhe fillova ta urrej veten dhe gjendjen time dhe njerëzit përreth! Nga ti, i nderuari dijetar, kërkoj që të më mësosh se si ta përmirësoj veten time?!

    Dijetari ia ktheu me fjalë të shkurta, por me kuptim shumë të fortë, dhe i tha: Hape Kur’anin në suren Haxh, ajeti 11, dhe aty do ta gjesh zgjidhjen e pro­blemit tënd!

    Allahu në këtë ajet thotë: “Disa njerëz të tjerë e adhurojnë Allahun me kusht: Nëse u ecën mbarë, janë të kënaqur, por, nëse i godet fatkeqësia, ata kthehen në mohim e kështu humbasin këtë botë dhe tjetrën. Pikërisht kjo është humbja e qartë”. (El-Haxh: 11)

    Ki kujdes vëlla dhe motër, që të bëhesh nga ata që e adhurojnë Allahun me kusht!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • Ndërron jetë ilahisti i njohur shqiptar – Ylber Aliu

    Ndërron jetë ilahisti i njohur shqiptar – Ylber Aliu

    Ndërron jetë ilahisti i njohur shqiptar – Ylber Aliu

    Lajmin e kanë konfirmuar familja dhe kolegët e tij nëpër mjetë postimeve në facebook.

    Postimi i Adem Ramadanit:

    Të Allahut jemi dhe tek Ai të gjithë do të kthehemi ‼️😢😢😢

    Si fëmi shumë jemi dashtë.

    E sa herë kemi qenë bashkë, në shumë simpoziume, koncerte, emisione dhe pothuajse shumë të rralla janë projektet e mia ku ti nuk ke marr pjesë. Ti ke qenë një talent i rrallë, artist i madh dhe besimtar i vërtetë. E duke qajt dert për sëmundjen tënde e kujtoj fjalën ku shpesh ma thoje – “ Allahu më ka dhënë shumë sabër “ – Do t’më mungosh shumë Ylber😢😢😢❤️❤️❤️– Lus Allahun e Madh që bashkë të jemi në Xhenetet e Tij të larta, atje ku më nuk ka sëmundje, nuk ka lot, as dhimbje e as vdekje. Ngushllimet më të përzemërta Familjes Aliu, ngushllime gjithë shqiptarëve.

    Ylber Aliu, në vitin 2018 është operuar në Turqi për transplatimin e veshkës, të cilën ja dhuroi nëna e tij.

    Stafi i Rtv Pendimit shpreh ngushllime për familjën Aliu, të ndjerit Allahu i falt Xhenetin. /Rtv Pendimi/

  • Byrek me hithra dhe kos – Plot shije dhe shëndet!

    Është pikërisht koha kur hithrat janë të freskëta dhe të njoma dhe përgatitja e një byreku me to është zgjidhja ideale, jo vetëm për shijen por edhe për shëndetin.

     

    Përbërësit

    1 kg hithra të njoma

    200 ml kos i freskët

    500 gr Miell

    250 ml Ujë

    Kripë

    Vaj Ulliri

    Sodë Buke

    Dy lugë gjelle djathë i bardhë i thërrmuar

    Përgatitja e Brumit

    Si fillim, përgatisim brumin, duke hedhur në një tas të madh miellin.

    Pasi bëjmë një gropë në mesin e miellit hedhim kripën, sodën dhe i përzjejmë me dorë.

    Në këtë moment nisim të shtojmë ujë të vakët derisa brumi të krijohet në një masë të butë dhe të përshtatshme për t’u hapur në formën e petës.

    Brumin e përftuar e mbulojmë me një pecetë të pastër.

    E lëmë përreth gjysmë ore që të fryhet ndërsa nisim përgatitjen e hithrave.

    Përgatitja e Mbushjes 

    Grijmë hollë përmes një thike të mprehtë hithrat.

    U hedhim kripë dhe i shtypim me duar, i vendosim në zjarr me pak ujë sa të marrin një valë dhe uji të ketë shteruar.

    U shtojmë djathin e thërrmuar dhe i përziejmë.

    Për të përftuar një masë pak të trashë të gjellës, në një gotë të vogël të hidhni një lugë miell dhe treteni me kos.

    Këtë masë, më pas e shtojmë tek hithrat dhe përzjejmë masën derisa të njëtrajtësohet.

    Procesi i pjekjes në furrë 

    Pasi e përgatisim gjellën me hithrat, e lëmë të ftohet. Gjatë kësaj kohe brumi është gati për t’u punuar.

    Brumin e ndajmë në 10 toptha të vegjël.

    Pasi hapim petën e poshtme e shtrojmë në tepsi, të cilën e kemi lyer me disa pika vaj ulliri, shtrojmë petën tjetër, e spërkasim me disa pika vaj ulliri dhe vijojmë kështu derisa të kemi shtruar petën e katërt.

    Më pas, shtrojmë gjysmën e mbushjes me hithra.

    Më pas, vijojmë të shtrojmë dy peta të tjera duke i spërkatur me disa pika vaj ulliri.

    Hedhim pjesën tjetër të hithrave dhe vijojmë me shtrimin e katër petëve të tjera.

    Në fund petëve u kthejmë pak anët.

    Më pas, byrekun e pjekim në furrë në 180 gradë deri sa të marrë pjekjen e duhur.

    Në fund të përgatitjes, pasi byreku është pjekur e nxjerrim nga furra dhe e lyejmë me pak gjalpë fshati./Lajmi.net/

  • Shefi i OKB-së kërkon nga Izraeli t’u jap fund shkatërrimit të pronave në Kudsin Lindor

    Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka kërkuar nga autoritetet izraelite t’u japin fund shkatërrimeve të vazhdueshme të pronave palestineze në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, gazetarëve në selinë e OKB-së në Neë York u tha se Guterres “është me të vërtet thellësisht i shqetësuar nga shkatërrimet e vazhdueshme”.

    “Ai, edhe një herë, përsëriti thirrjen për autoritetet izraelite që t’i japin fund shkatërrimeve dhe dëbimeve, në përputhje me detyrimet e Izraelit sipas ligjit ndërkombëtar humanitar dhe ndërkombëtar për të drejtat e njeriut”, tha Dujarric.

    Thirrja vjen një ditë pasi forcat izraelite shkatërruan një dyqan dhe një apartament në lagjen Silwan të Kudsit Lindor.

    Autoritetet izraelite cituan një mungesë të lejeve të ndërtimit për shkatërrimin e dy strukturave në lagjet al-Bustan dhe al-Suwayeh.

    Shkatërrimet kanë shkaktuar përplasje midis palestinezëve të zemëruar dhe policisë izraelite, e cila përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë protestuesit.

    Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se 13 mjekë u plagosën gjatë dhunës.

    Palestinezët akuzojnë Izraelin për ndjekjen e një politike të shkatërrimit të shtëpive në lagjen Silwan, në jug të kompleksit të xhamisë Al-Aksa, në një përpjekje për të dëbuar banorët arabë në preferencë për kolonët izraelitë.

    Në një intervistë për AA, drejtori i Qendrës ‘Wadi Hilweh’, Jawad Siam, paralajmëroi se “rreth 8 mijë njerëz janë në rrezik të dëbimit direkt ose indirekt nga lagja Silwan ose përmes shkatërrimit të shtëpive të tyre ose përmes projekteve të vendosjes”.

  • Myftiu Tërnava në vizitë zyrtare në Katar

    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava sot ka nisur një vizitë zyrtare me ftesë të ministrit për vakëfe dhe çështje fetare – Gaith Al Kawari, në kryeqytetin e Katarit, Doha.

    Në takim me ministrin Al Kawari, Myftiu Tërnava edhe kësaj radhe falënderoi qeverinë dhe popullin e Katarit për përkrahjen dhe ndihmën që i kanë dhënë Kosovës dhe popullit të saj gjatë dekadave të fundit. Më pas Myftiu e njohu ministrin me projektet dhe sfidat që ka Bashkësia Islame e Kosovës, duke veçuar vështirësitë që kishe Kosova në përgjithësi e BIRK-u në veçanti gjatë ballafaqimit më pandeminë globale COVID-19. Në këtë vazhdë Myftiu Tërnava falënderoi Qeverinë e Katarit për ndihmat e ofruara Kosovës gjatë pandemisë.

    Myftiu Tërnava dhe ministri Al Kawari biseduan për mundësinë e financimit të projekteve të BIRK-ut që kanë të bëjnë me vakëfet dhe projektet që i përkasin rregullimit të infrastrukturës së BIRK-ut.

    Kurse Ministri për vakëfe dhe çështje fetare – Gaith Al Kawar, falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe çmoi kontributin e Myftit Tërnava që në Kosovë të ketë paqe, tolerancë e harmoni ndërfetare dhe po ashtu shfaqi interesimin e tij që Ministria e Vakëfeve e Katarit në të ardhmen do të rris bashkëpunimin me Bashkësinë Islame të Kosovës.

  • ÇKA JANË DREDHITË E GRAVE!!

    ÇKA JANË DREDHITË E GRAVE!!

    Një burrë iu afrua një gruas afër një pusi, dhe e pyeti: Çka janë dredhitë e grave?

    Gruaja u ndal te pusi dhe filloi të qajë me zë të lartë, saqë ta dëgjojnë banorët e fshatit!

    I hutuar dhe i frikuar e pyeti: Ç’të bëri të qash dhe pse?!

    U përgjigj: Po qaj të vijnë banorët e fshatit dhe të vrasin, ngase ti do të më dëmtosh!!

    I tha: Unë nuk erdha deri këtu që të dëmtoj, po e pata një përshtypje se je e mençur andaj të pyeta dhe nuk e kisha për qëllim të flas me ty, e as që kisha nijet të keq ta përfitoj zemrën nga fakti se je grua e bukur!

    Derisa ai fliste, arritën banorët e fshatit!!

    Kur u afruan, gruaja u tha: Ky burrë, më shpëtoi atëherë kur rashë në pus! Njerëzit filluan ta falën­derojnë dhe u gëzuan me të dhe e shpërblyen për atë vepër madhështore!

    Burri u çudit dhe e pyeti gruan: Ku qëndron urtësia e asaj që e veprove!

    Gruaja u përgjigj: Kështu është gruaja… nëse e dëmton, të vret, e nëse e bën të kënaqur të bën të lumtur!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • Turqia vë në shërbim satelitin “Turksat 5A”

    Presidenti Recep Tayyip Erdogan njoftoi të hënën qëllimin e Turqisë për të dërguar në hapësirë satelitin e ri turk “Turksat 6A” vitin e ardhshëm.

    Kjo deklaratë e kreut të shtetit turk erdhi gjatë ceremonisë së vënies në shërbim të satelitit “Turksat 5A” në kompleksin e Turksat-it, në rrethin Golbasi të Ankarasë.

    “Ne kemi prodhuar satelitin tonë «Turksat 6A» dhe po planifikojmë që ta lëshojmë në hapësirë këtë satelit, i cili është në fazën e testimit, vitin e ardhshëm. Kështu, Turqia do të renditet në mesin e 10 vendeve që mund të prodhojnë satelitë komunikimi në botë”, u shpreh ai gjatë fjalës së rastit në ceremoni.

    “Aktualisht po vazhdojnë testet e satelitit tonë «Turksat 5B», fazat e projektimit dhe prodhimit të së cilit kanë përfunduar me sukses. Objektivi ynë është që ta dërgojmë këtë satelit në hapësirë në tremujorin e fundit të vitit. Kapaciteti i ngarkesës së dobishme do të jetë më shumë sesa të gjithë satelitët e derisotshëm dhe kapaciteti ynë i komunikimit të të dhënave do të jetë 15 herë më i lartë me funksionalizim e «Turksat 5B»”, vijoi Presidenti Erdogan.

    Lideri turk bëri me dije gjithashtu se brenda një kohe të shkurtër do të ndajnë me opinionin publik edhe hulumtimet strategjike që do të mbështesin inovacionin e bazuar në të dhëna, do të zhvillojnë aftësinë e prodhimit të teknologjive kombëtare dhe nxisin progresin në inteligjencën artificiale.

    “Me vetëdijen që kërcënimet kryesore do të vijnë gjithashtu nga hapësira kibernetike, ne do të ndërtojmë një mekanizëm të fuqishëm të mbrojtjes kibernetike”, theksoi Erdogani mes të tjerash.

  • Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Shqipërisë zhvillon bisedë telefonike me homolohug e tij turk

    Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, gjeneral Yaşar Güler, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij shqiptar, gjeneral Bajram Begaj, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Sipas një njoftimi të lëshuar nga Forcat e Armatosura Turke (TSK), Güler dhe Begaj shkëmbyen mendime mbi zhvillimet aktuale.

  • Mënyra perfekte e përgatitjes së tavës së dheut në shtëpi

    Tava e dheut është një ndër gatimet më speciale nga tradita e Shqipërisë së Mesme.

    Nga kuzhinat më të vjetra të shtëpive përdhese, të gatuara në zjarrin e oxhakut e deri sot në restorantet më prestigjiozë, Tava e Dheut vijon të ruajë traditën e shijes së mirë shqiptare.

    Vërtetë, një traditë e Shqipërisë së Mesme, Tava e Dheut sot është ndër më të veçantat e kuzhinës shqiptare në tërësi. Shumë e preferuar nga shqiptarët, mahnitëse për turistët e huaj.

    Përbërësit

    500 gr mish viçi (ose mëlçi viçi sipas preferencës)

    300 gr gjizë fshati

    1-2  kokrra qepë të thata

    3 domate të kuqe, të bëra mirë

    Kripë

    Piper

    8 thelpinj hudhre

    Dy lugë gjelle uthull (sipas preferencës)

    Vaj ulliri

    Spec djegës

    Përgatitja e gjellës në tavat e baltës

    Grijmë qepët hollë dhe i hedhim në një tenxhere dhe i kavërdisim disa minuta në zjarr me pak vaj ulliri.

    Në momentin që volumi i qepëve nis të bjerë, dhe qepët marrin një ngjyrë të verdhë në të artë shtojmë mishin e prerë në kubikë dhe vijojmë t’i kavërdisim për disa minuta.

    Më pas shtojmë uthullën dhe vijojmë kavërdisjen derisa mishi ta përthithë plotësisht.

    Në këtë moment shtojmë domatet e grira në rende, shtojmë kripën, piperin, specin djegës dhe hudhrën gjithashtu.

    I kavërdisim të gjitha bashkë, hedhim gjizën dhe një gotë me ujë dhe i lëmë në zjarr të ziejnë derisa domatja të shkrijë tërësisht.

    E heqim nga zjarri dhe nisim mbushjen e tavave të baltës.

    Tavat i vendosim  në furrën e paranxehur dhe i lëmë të piqen për maksimumi 25 minuta.

    Tava e dheut serviret e ngrohtë, e sapo dalë nga furra.

    Shoqërohet në mënyrë fantastike me sallata të ndryshme të perimeve të freskëta apo të pjekura. /Lajmi.net/

Need Help? Send a WhatsApp message now

Click one of our representatives below

Kushtrim Guraj
Kushtrim Guraj

Technical support

I am online

I am offline

Merlinda Guraj
Merlinda Guraj

Marketing support

I am online

I am offline