Month: June 2021

  • Pakistani refuzon lejimin e ushtrisë amerikane të përdorë bazat e saj

    Ministri i jashtëm i Pakistanit Shah Mahmood Qureshi konfirmoi se vendi i tij nuk pranoi t’i japë asnjë bazë ushtarake SHBA-së për monitorimin e Afganistanit pas tërheqjes së forcave të huaja nga Kabuli, theksuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Duke folur për Geo News, një transmetues lokal, Qureshi tha se qeveria e tij, e udhëhequr nga kryeministri Imran Khan, nuk ka ndërmend t’i japë bazat e saj ushtarake Washington-it.

    “Kërkimi i bazave mund të jetë dëshira e tyre. Nuk ka diskutim për t’u dhënë atyre baza, ne duhet të shohim interesin tonë”, tha Qureshi për transmetuesin lokal.

    Qureshi po i përgjigjej një lajmi të fundit nga “The New York Times”, që citonte zyrtarë amerikanë duke thënë se “Pakistani dëshiron të lejojë hyrjen e SHBA-së në një bazë për sa kohë që mund të kontrollojë si të përdoret”, duke shtuar se “opinioni publik në vend ka qenë fuqimisht kundër çdo pranie të ripërtërirë nga Shtetet e Bashkuara”.

    Disa zyrtarë amerikanë theksuan se negociatat me Pakistanin kanë arritur në një ngërç për momentin. Të tjerët theksuan se opsioni mbetet në tryezë dhe një marrëveshje është e mundur, tha e përditshmja amerikane në raportin e saj të botuar të dielën.

    Lajmi gjithashtu pohonte se drejtori i CIA-s William J. Burns bëri një vizitë të paparalajmëruar javët e fundit në Pakistan, ku ishte takuar me shefat e ushtrisë dhe inteligjencës së këtij vendi. Sidoqoftë, deri më tani nuk ka asnjë fjalë zyrtare nga Islamabadi.

    Muajin e kaluar, Qureshi i tha Dhomës së Sipërme të Parlamentit të vendit se nuk do të ketë asnjë bazë amerikane në tokën e Pakistanit.

    “Ne nuk do të lejojmë përdorimin kinetik të dronëve, as nuk jemi të interesuar të monitorojmë dronët tuaj. Kjo është një politikë shumë e prerë e kësaj qeverie”, tha kryediplomati.

    “Harrojeni të kaluarën”, shtoi ai, duke iu referuar ngritjes së raportuar të një baze amerikane në Pakistan gjatë Luftës së Ftohtë kundër ish-Bashkimit Sovjetik dhe më vonë gjatë të ashtuquajturës luftë kundër terrorizmit në Afganistan. Sidoqoftë, Pakistani më vonë i mbylli ato baza për ushtrinë amerikane.

    Sipas mediave amerikane, pas refuzimit të Pakistanit, Washington-i po eksploron opsionet për të marrë baza në Azinë Qendrore pranë kufirit me Afganistanin. Megjithatë, Rusia mund ta kundërshtojë këtë.​​​​​​​

  • Dua hatmeje në Lubinjë të Epërme të Prizrenit

    Në xhaminë e fshatit Lubinjë e Epërme (Gorne Lubinje), të komunës së Prizrenit, u organizua ceremoni solemne me rastin e mbarimit të hatmes, nga vijuesit e rregullt të mektebit të xhamisë. Në këtë tubim madhështor morën pjesë përfaqësues nga Këshilli I BI-së së Prizrenit, hoxhallarë e shumë xhematlinjë e qytetar nga fshati dhe më gjerë. Me këtë rast imami i xhamisë Fatmir ef. Sezairi, prezantoi para të pranishmëve suksesin e këtyre nxënësve përgjatë mësim besimit dhe leximit të Kuranit dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar përgjatë mësimit. Ai me shumë suksese ua mësoi leximin e Kur’anit 27 nxënësve, prej tyre 13 vajza e 14 djem. Në fjalën e tij, imami Sezairi, i falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre, e në mënyrë të veçantë prindërit për interesimin dhe bashkëpunimin e tyre. Në emër të KBI-Prizren, të pranishmit i përshëndeti kryetari i KBI-së së Prizrenit mr. Besim ef. Berisha, i cili e vlerësoi lartë angazhimin e imamit të fshatit. Ai tha se këta fëmijë janë e ardhmja e shëndoshë e vendit tonë, sepse tashmë janë pajisur me virtytet më të larta të moralit. Edhe kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj e falënderoi imamin për këtë angazhim madhor e afatgjatë. Po ashtu, ai i përgëzoi dhe prindërit për vetëdijen e lartë. Nëpërmjet mektebit, prindërit e arrijnë atë kënaqësinë me fëmijët e tyre, e që ka qenë synim i pejgamberëve. Ceremonia u mbajt në xhaminë e fshatit, filloi me lexim të Kur’anit, ndërsa mbaroi me duanë e Hatmes. Në fund, Këshilli i BI-së iu shpërndau nxënësve nga një ‘certifikatë’ për ndjekjen e mektebit, si dhe nga një dhuratë modeste.

  • Ruçi: Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë është strategjik

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, po realizon një vizitë zyrtare në Shqipëri, ndërkohë është takuar me homologun Gramoz Ruçi, raporton Anadolu Agency(AA).

    Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, ka pritur në takim kryeparlamenatrin e Kosovës, ndërsa mbajtën edhe një deklaratë të përbashkët për mediat duke u fokusuar në bashkëpunimin mes dy vendeve, procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën.

    – “Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë është strategjik”

    Kryeparlamentari Ruçi tha se gjatë takimit vlerësuan bashkëpunimin, sipas tij, të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke shtuar se ky bashkëpunim për dy vendet është strategjik.

    “Sigurisht që vlerësuam arritjet dhe bashkëpunimin në fushën ekonomike, tregtare, turistike, arsimore, kulturore, dhe u ndalëm në bashkëpunimin e mëtejshëm në politikën e jashtme dhe atë diplomatike, duke ndarë së bashku të njëjtin mendim se duhet të nisim një ofensivë diplomatike për të rivitalizuar procesin e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës, sigurisht që në bashkëpunim me partnerët tanë strategjikë”, u shpreh Ruçi.

    Duke iu referuar procesit të bisedimeve të ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë, Ruçi theksoi se ndajnë të njëjtin qëndrim që rezultati përfundimtar duhet të jetë një marrëveshje e detyrueshme ligjore, që sipas tij mundëson njohjen e ndërsjellë të dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe në BE si dhe trajtimin e drejtë të minoriteve në Kosovë.

    Kryeparlamentari i Shqipërisë theksoi se është inkurajuese mbështetja e plotë nga administrata e re amerikane dhe presidenti Joe Biden.

    “Shqipëria vlerëson shumë qëndrimin dinjitoz të ish-drejtuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të UÇK-së si dhe gatishmërinë e tyre për t’i dalë përballë drejtësisë dhe zbardhur të vërtetën e luftës së madhe për shpëtimin e popullit të saj nga krimet dhe gjenocidi serb. Për mendimin tonë si Shqipëri, është Serbia ajo që ka kryer gjenocid, është Serbia ajo që ka kryer krime kundër njerëzimit, ka kryer krime lufte, që ka fshehur kriminelë në kërkim për dekada të tëra dhe që nuk ka bashkëpunuar me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe sot përpiqet të glorifikojë kriminelët e vet që i ka mbrojtur dhe i ka fshehur”, u shpreh më tej Ruçi.

    – Konjufca: Ne kemi interesa të përbashkëta

    Kryeparlamenatri i Kosovës tha se në takim kanë trajtuar disa çështje, si nevojën për thellimin e bashkëpunimit në disa fusha, si në atë të ekonomisë dhe bashkëpunimit të institucioneve në fusha të tjera.

    “Ne patëm një takim të frytshëm me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë. Mund të them që asnjë fjalë nuk mund ta përmbledhë në mënyrën më të plotë kontributin e madh e të çmuar që Republika e Shqipërisë e ka dhënë në vazhdimësi për shtetin tonë, për Republikën e Kosovës. Ne kemi interesa të përbashkëta dhe të njëjta meqenëse jemi një komb e të tillë mendoj që ta kemi edhe politikën edhe artikulimin e interesave tona të përbashkëta”, u shpreh Konjufca.

    Ai tha se dy vendet deri tani e kanë një bashkëpunim “vetëm të një niveli të fqinjëve të mirë”, dhe shtoi se “unë mendoj që bashkëpunimi duhet të ngrihet në një nivel tjetër e që është bashkëpunimi mes dy vendeve të cilat konstituojnë të njëjtin komb, pra një komb të vetëm.”

    “Trajtuam edhe sfidat që vendin tonë e presin. Ne do të përballemi në një dialog të vështirë me Republikën e Serbisë meqenëse faktorët ndërkombëtarë të cilët e udhëheqin dhe kanë organizuar këtë dialog mes Kosovës dhe Serbisë e kanë definuar atë si faza përfundimtare më të cilën do duhej të përmbyllej ky dialog e që do të duhej ta merrte formën e një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë. Na duhet një koordinim shumë i thellë e i ngushtë me Republikën e Shqipërisë , ashtu që Kosova mos të dëmtohet nga një marrëveshje e tillë”, tha Konjufca.

    Konjufca theksoi se për Republikën e Kosovës dëm do të ishte “krijimi i çfarëdo entiteti territorial serb brenda Republikës Kosovës e cila do të kontrollohej nga Beogradi”.

    Gjatë qëndrimit në Tiranë, kreu i Kuvendit të Kosovës u takua edhe me presidentin Ilir Meta dhe pritet të takohet edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

  • Oriz i pjekur me qumësht dhe vezë – Receta e ditës

    Mjafton të ndiqni hapat e përshkruar më poshtë dhe do të mrekulloni me aromë të mirë të dashurit tuaj.

    Recetat e gatimit asnjëherë nuk mbarojnë. Gjithmonë ka diçka të re që ia vlen të provohet dhe i tillë është rasti i orizit të pjekur me qumësht dhe vezë.

    Përbërësit

    700ml qumësht

    300gr gjizë pa kripë (nëse dëshironi mund ta zëvendësoni edhe me djathë)

    200g oriz për supë

    3 të verdha vezësh

    Gjalpë

    Bukë e thekur e thërrmuar

    Kripë

    Përgatitja

    Për të filluar me recetën, fillimisht duhet që të vini për të zierë qumështin duke i hedhur pak kripë.

    Kur qumështi të ketë filluar të vlojë është momenti për të shtuar orizin.

    Përzieni dhe ta lini të ziejë për 10 minuta.

    Është e rëndësishme që ta përzieni herë pas here, kështu kokrrat e orizit nuk do të ngjiten në fundin e tenxheres.

    Hiqeni nga zjarri dhe pasi ta keni provuar për kripë, lëreni të ftohet.

    Ndërkohë, lyeni një tavë me gjalpë dhe spërkateni me bukë të thekur.

    Në një tas të vogël hidhni gjizën dhe përzjejeni me të verdhat e vezëve derisa të krijoni një masë të njëtrajtshme.

    Këtë masë ta shtoni tek orizi dhe ta përzieni mirë.

    Kur të keni formuar një brumë të plotë, hidheni tek tava që përgatitët dhe përhapeni në të gjithë sipërfaqen e saj.

    Në fund spërkateni përsëri me bukë të thekur të thërrmuar dhe futeni për ta pjekur.

    Kini kujdes që furrën ta vendosni tek 180 gradë dhe ta lini të piqet për 45 minuta.

    Gjatë pjekjes së ngadaltë, orizi do të ketë përthithur të gjithë qumështin dhe do të jetë zbutur aq sa duhet.

    Nëse nuk jeni të sigurt për pjekjen, mund ta provoni duke e shpuar me një thikë.

    Pasi të jetë pjekur mjafton që ta lini të ftohet dhe ta ndani nga anët e tavës.

    Në fund do t’ju duhet vetëm ta servirni për të afërmit tuaj. /Lajmi.net/

  • Rifillon mësim-besimi në mekteb në Xhamitë e regjionit të Prizrenit

    Rifillon mësim-besimi në mekteb në Xhamitë e regjionit të Prizrenit

    Në xhamitë e komunës së Prizrenit rifilloi mësim-besimi në mekteb, niveli i parë.
    Në mekteb fëmijët i marrin parimet e shëndosha të fesë islame thuhet në komunikatën e Bashkësisë Islame të Prizrenit.
    Mësim besimi organizohet nëpër të gjitha Xhamitë e regjionit të Prizrenit.
    May be an image of 10 njerëz, people standing dhe ambiente të jashtme
    May be an image of 2 njerëz, people sitting dhe headscarf
  • Familja Ramadani ia fal katër gjaqet familjes Musliu

    Në varrezat e qytetit në Shtimes janë varrosur katër anëtarët e familjes Ramadani të cilët u aksidentuar të dielën në trafik.

    Pas ceremonisë së varrimit, është zhvilluar edhe një ceremoni tjetër – ajo e faljes së gjakut, njofton Klankosova.tv.

    Familja Ramadani ka falur sipas traditës katër gjaqet ndaj familjes Musliu, prej së cilës vjen drejtuesi i veturës së përfshirë në aksident.

    Po ashtu është njoftuar se përveç të pamës që do të mbahet tre ditë tek familja Ramadani, po kaq ditë të pame do të mbajë edhe familja Musliu.

    Ndërmjetësues për faljen e gjaqeve kanë qenë kryetarët e komunave, Agim Aliu i Ferizaj dhe Naim Ismajli i Shtimes.

  • GRUAJA QË E FEJOI BURRIN E SAJ NGA ZOTI I SAJ

    GRUAJA QË E FEJOI BURRIN E SAJ NGA ZOTI I SAJ

    Ishte një grua e cila e donte burrin e saj nga thellësia e zemrës së saj edhe atë e donte shumë. Frikohej se do të hyn në Xhenet e mos të jetë gruaja e tij në Xhenet ashtu si ishte në dynja.

    Kjo grua është “Umu Derda” gruaja e Ebu Derdasë, Allahu qoftë i kënaqur nga ata dy. Ebu Derda është një nga sahabët e mëdhenj i cili e mbante epitetin “i urti i këtij Umeti dhe zotëria i lexuesve të Damaskut”.

    Për këtë arsye Umu Derda ngrihej dhe i drejtohej Zotit të saj: “O Zoti im, Ebu Derdaja ma kërkoi dorën në dynja dhe më martoi në këtë dynja. O Zoti im, unë e kërkoj dorën e tij prej Teje dhe të kërkoj të më martosh me të në Xhenet”.

    Ebu Derdaja kur dëgjoi për dëshirën e gruas së vet, i tha: Gruaja ime nëse dëshiron të jesh gruaja ime në Xhenet inshaAllah dhe unë vdes para teje, atëherë mos u marto me tjetër në dynja.

    Vdiq Ebu Derdaja, kurse Umu Derda ishte një grua e bukur dhe e mirë dhe dëshiroi Muavije, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, ta martojë, mirëpo ajo i tha: “Jo pasha Allahun, nuk martoj asnjë burrë në dynja para se ta martoj Ebu Derdan inshaAllah në Xhenet”.

    Kështu është dashuria e vërtet dhe ajo reale dhe kështu mbahet premtimi.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • Qofte shtëpie me mish pule – Receta e ditës

    Të përgatitura në shtëpi dhe të skuqura apo të pjekura në furrë, shoqëruar me salca të ndryshme të freskëta shija e këtij gatimi mbledh padyshim gjithë familjen drejt tryezës.

    Kjo recetë tipike, e përgatitur nga amvisat shqiptare për dekada me radhë është një mënyrë fantastike për të servirur një pjatë të shijshme për veten, familjen dhe më të dashurit.

    Përbërësit 

    (Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

    300-400 gr mish pule (preferohet pjesa e gjoksit)

    2 kokrra qepë

    2 feta bukë

    1 kokërr vezë

    4-5 lugë gjelle miell

    3-4 thelpinj hudhra

    Vaj

    Kripë, piper, nenexhik

    Përgatitja  

    Si fillim, mishin e pulës pastrojeni nga kockat dhe kalojeni për zierje derisa të zbutet.

    Më pas, mishin e zierë largojeni nga tenxherja dhe grijeni përmes një thike të mprehtë shumë hollë në formën e mishit të grirë.

    Në vijim, në një tas të madh bashkojmë mishin e pulës me vezën, bukën e qullur me ujë ose qumësht, kripën, piperin, nenexhikun e grirë hollë, qepët dhe hudhrat e grira hollë, miellin dhe i përzjejmë  mirë derisa masa të jetë bërë homogjene.

    Qoftet i ndajmë në forma të rrumbullakëta në madhësinë e një kokërr arre.

    I kalojmë në miell dhe më pas i skuqim në zjarr të fortë nga të dyja anët. Nëse preferoni, mund të përgatisni edhe salca të ndryshme shtëpie për t’i shoqëruar. Mund të përgatisni salcë me domate dhe hudhra.

    Mjafton të skuqni si fillim 5-6 thelpinj hudhra të shtypur me vaj ulliri , e më pas shtojini 4-5 domate të grira në rende, hidhini kripë, piper e pak spec djegës nëse preferoni dhe  lëreni në zjarr derisa salca të jetë gati.

    Por mund të përgatisni gjithashtu edhe salcë kosi të kombinuar me kastraveca të grirë, hudhra dhe arra të grira gjithashtu. Sipër spërkateni me pak vaj ulliri./Lajmi.net/

  • “Çmimet globale të ushqimit rriten me ritmin më të shpejtë në dekadë”

    Çmimet globale të ushqimit u rritën me ritmin më të shpejtë në më shumë se një dekadë në maj të këtij viti me 4.8 për qind nga një muaj më parë, tha sot Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) të OKB-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Indeksi i Çmimit të Ushqimit FAO ishte mesatarisht 127.1 pikë në maj, vlera e tij më e lartë që nga shtatori 2011.

    Rritja e shpejtë u nxit nga rritja e çmimeve të vajrave, sheqerit dhe drithërave, së bashku me çmimet e larta të mishit dhe produkteve të qumështit.

    Indeksi i Çmimeve të Ushqimit FAO është një indeks i ponderuar nga tregtia që ndjek çmimet e tregut ndërkombëtar të 5 grupeve kryesore të produkteve ushqimore.

    Indeksi i çmimit të vajit bimor u rrit 7.8 për qind nga prilli, duke shënuar rritjen e 12-të radhazi mujore.

    “Fuqia e vazhdueshme e indeksit kryesisht pasqyron rritjen e vlerave të palmës, sojës dhe vajit të rrepës”, tha ai.

    Indeksi i çmimit të sheqerit u rrit me 4.0 për qind për të arritur nivelin më të lartë që nga marsi i vitit 2017, kryesisht për shkak të vonesave të korrjeve dhe shqetësimeve për uljen e rendimenteve të prodhimeve në Brazil, eksportuesi më i madh në botë i sheqerit.

    Indeksi i çmimeve të drithërave u rrit me 6.0 për qind në bazë mujore me çmime më të larta ndërkombëtare të misrit në maj.

    Indeksi i çmimit të mishit regjistroi rritjen e tetë mujore, me një rritje prej 2.2 për qind duke marrë indeksin 10 për qind mbi nivelin e tij një vit më parë.

    Indeksi i çmimit të qumështit u rrit 1.8 për qind nga prilli, mesatarisht 28 për qind mbi nivelin e tij nga një vit më parë.

Need Help? Send a WhatsApp message now

Click one of our representatives below

Kushtrim Guraj
Kushtrim Guraj

Technical support

I am online

I am offline

Merlinda Guraj
Merlinda Guraj

Marketing support

I am online

I am offline