Month: June 2021

  • FEJESA E NJË VAJZE DHE KAFEJA E HIDHUR

    FEJESA E NJË VAJZE DHE KAFEJA E HIDHUR

    Ishte një vajzë shumë e bukur dhe e pamartuar, jo se nuk kishte oferta për martesë, ata që i propozonin martesë ishin të shumtë dhe shtoheshin për çdo ditë, mirëpo ajo refuzonte çdo ofertë.

    Kur vinte ndonjë djalë me ofertë, prindi e ftonte t’u shërbejë kafe me qëllim që ta sheh atë që i propozon martesë, mirëpo çdo herë në fund e lajmëronte se nuk dëshiron të martohet me atë djalë.

    Prindi filloi të zhgënjehet nga çështja e saj, mirëpo nga dashuria e madhe që e ndjente ndaj saj, nuk e mundonte me fjalë që mos t’ia lëndojë zemrën, edhe pse në vetvete e mundonin fort refuzimet e saj të çdo oferte që i vinte për çdo ditë.

    Një ditë nga ditët, erdhi një djalë me një ofertë të re për martesë. Në pamje ishte një djalë i ri, i pashëm dhe i edukuar. Vajza pasi që e shërbeu me kafe, doli ta lajmërojë prindin e saj, se ky është ai të cilin e do për burrë dhe me të është e kënaqur ta shoqërojë.

    Këtë herë prindi i saj nuk mundi ta fshehë gëzimin e tij dhe i tha:

    – Bija ime, më njofto se çka vërejte te ky djalë, kurse te të tjerët nuk e vërejte? Ty të erdhën oferta nga më të pasur dhe më me pozitë se ky dhe të gjitha i refuzove.

    Vajza, të cilës Allahu i kishte pas dhënë bukuri dhe mençuri, iu përgjigj:

    – O prindi im, kur kërkoje nga unë që të shërbej kafe me qëllim që të më sheh djali që ka ardhur të ma kërkojë dorën, unë i shërbeja kafe të hidhur, pa sheqer. Ai në ato momente i mbante sytë tek unë, i mahnitur nga bukuria ime, por kur e shijonte kafenë e hidhur, e largonte shikimin nga unë, harronte prezencën time dhe nuk më shikonte më. Kur e fillonte bisedën, fliste për pasurinë dhe për pozitën e tij në mesin e njerëzve. Kurse ky djalë kur e piu kafenë, edhe pse ishte e hidhur, vazhdoi të më shikojë, buzëqeshi me mua dhe e piu deri në fund. Ndjeva se e kuptoi domethënien e kafesë së hidhur dhe e kuptoi se unë dua që ndokush t’i ndajë me mua vështirësitë para gëzimit dhe pikëllimin tim para lumturisë. Ndjeva se ai e kuptoi se mëshira dhe dashuria mes dy vetëve rriten kur jeta është e hidhur para se të jetë e ëmbël dhe se ato nuk zbehen nëse i dalin përpara pengesa në rrugë. E pranoi bukurinë time dhe seriozitetin tim dhe e piu kafenë time të hidhur. Pranoi të jemi së bashku në të ëmblën dhe në të hidhurën, kurse këtë nuk e kuptuan të tjerët.

    Prindi i saj foli dhe i tha:

    – Bija ime, Allahu të bekoftë dhe diturinë e dritën ta shtoftë!

    Nga arabishtja: irfan JAHIU

     

     

  • OBSH bie dakord të diskutojë për reforma për të luftuar emergjencat shëndetësore

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë të ditur se më 29 nëntor do të mbahet një takim i posaçëm për të diskutuar reformat kyçe dhe për të formuar një marrëveshje ndërkombëtare për të rritur aftësinë e kësaj agjencie në luftën e pandemive dhe emergjencave shëndetësore, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Asambleja e 74-të Botërore e Shëndetësisë (WHA) ra dakord për të forcuar bashkëpunimin për të krijuar mekanizma për komunikim, koordinim dhe artikulim të programeve dhe politikave mbi çështjet shëndetësore. Kjo rezolutë do të kërkojë t’u përgjigjet në mënyrë adekuate rreziqeve dhe emergjencave të shëndetit publik me interes ndërkombëtar.

    Drejtori ekzekutiv i programit të urgjencave shëndetësore të OBSH-së, Dr. Michael Ryan, e përshëndeti rezolutën, duke theksuar se “tani për tani patogjenët kanë epërsinë”.

    “Ata po shfaqen herë pas here dhe shpesh herë në heshtje në një planet që është jashtë ekuilibrit. Ne duhet ta kthejmë pikërisht atë gjë që na ekspozuar në këtë pandemi, ndërlidhjen tonë, ne duhet ta kthejmë atë në një forcë”, tha Ryan.

    Zbatimi i marrëveshjes

    “Marifeti tani” do të jetë zbatimi i marrëveshjes dhe financimi i qëndrueshëm i të gjitha rekomandimeve në rezolutë.

    WHA është organi vendimmarrës për OBSH-në dhe zakonisht mblidhet çdo vit të paktën një herë.

    “Siç e dini, një ditë kjo pandemi do të ketë mbaruar. Por shumë prej plagëve psikosociale dhe psikologjike të lidhura me pandeminë (COVID-19) do të qëndrojnë me ne për një kohë të gjatë”, tha Tedros Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së.

    Ghebreyesus tha se e gjithë bota është prekur nga trauma masive dhe shtoi se “vëmendja ndaj shëndetit mendor do të jetë shumë qendrore”.

    Rezoluta erdhi nga ‘Paneli i Pavarur për Gatishmërinë dhe Reagimin Pandemik’, i cili më 12 maj i bëri thirrje komunitetit global të ndërmarrë veprime më të vendosura për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19 dhe për të miratuar reforma për të parandaluar krizën e ardhshme.

    Para WHA-së, OBSH kishte bërë thirrje për studime të mëtejshme mbi origjinën e virusit COVID-19 dhe më 27 maj SHBA lëshoi një thirrje për organizatën shëndetësore për të kryer një hetim të dytë.

    Po nuk pati asnjë pikë në rendin e ditës për një hetim të tillë në asamblenë shëndetësore.

    Në një uebinar të OBSH-së të premten, Ryan tha se do të dëshironin që të gjithë atje të ndajnë politikën nga kjo çështje e shkencës, duke shtuar se “i gjithë ky proces po helmohet nga politika”.

    “Ne vazhdojmë të punojmë me ekipin ndërkombëtar në vëzhgimin e rekomandimeve nga komisioni i parë me të cilin jemi angazhuar dhe me një numër të madh të vendeve anëtare për të kërkuar kontributet e tyre në fazën tjetër të studimeve të nevojshme”, tha Ryan.

Need Help? Send a WhatsApp message now

Click one of our representatives below

Kushtrim Guraj
Kushtrim Guraj

Technical support

I am online

I am offline

Merlinda Guraj
Merlinda Guraj

Marketing support

I am online

I am offline