Month: June 2021

  • OKB: Armëpushimi Hamas-Izrael është shumë i brishtë

    Përfaqësuesi Special i OKB-së për Procesin e Paqes për Lindjen e Mesme, Tor Wencesland ka paralajmëruar se armëpushimi i rënë dakord midis grupeve palestineze dhe Izraelit vazhdon të mbetet shumë i brishtë.

    Duke folur para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB në Nju-Jork, Wencesland, tha: “Fundi i armiqësive midis Izraelit dhe Hamasit bazohet në një terren shumë të brishtë dhe palët duhet të ulin tensionin duke shmangur provokimet“.

    Wencesland ka theksuar se të gjitha palët duhet të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të shmangur një përshkallëzim tjetër shkatërrues në Rripin e Gazës.

    Përfaqësuesi special i OKB-së u shpreh se Izraeli duhet të përmbushë në mënyrë adekuate përgjegjësitë e tij në kuadër të të drejtës ndërkombëtare dhe të sigurojë jetën e popullit palestinez dhe se autorët e dhunës duhet të mbajnë përgjegjësi, të cilësdo palë qofshin ata.

    Tor Wencesland përsëriti thirrjen e tij ndaj Izraelit për t’i dhënë fund shkatërrimit të shtëpive dhe pasurisë së palestinezëve dhe t’i lejojë ata të ndërtojnë legalisht shtëpitë e tyre.

    “Unë deklaroj këtu ‘shqetësimin tim të veçantë’ përvdekjen e opozitarit palestinez Nizar Banat pas arrestimit të tij nga forcat e sigurisë dhe është e nevojshme të identifikohen personat përgjegjës duke e hetuar çështjen në mënyrë transparente”,- tha Përfaqësuesi Special i OKB për Procesin e Paqes për Lindjen e Mesme.

    Sulmet e nisura nga Izraeli në Rripin e Gazës më 10 maj përfunduan në orën 02:00 me orën lokale të 21 majit sipas marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin.

    Në sulmet izraelite u vranë 254 palestinezë, duke përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, dhe u plagosën 1.948 të tjerë. Mijëra ndërtesa u shkatërruan plotësisht ose u kthyen në rrënoja.

  • MARTESA KA NEVOJË PËR GOMË QË FSHIN!!

    MARTESA KA NEVOJË PËR GOMË QË FSHIN!!

    Pasi që u martua i biri, prindi shkoi ta bekon në shtëpinë e tij. Pasi që u ul, kërkoi nga ai ta sjell një fletë dhe një laps.

    I biri iu përgjigj: Në byronë time kam shumë gjëra, por për momentin nuk kam laps dhe fletore… çka të nevojiten ato, o prindi im?!

    Prindi i tha: Zbrit poshtë dhe blej një laps, fletore dhe një gomë.

    I biri i çuditur fort zbriti deri në shitore, i bleu gjërat dhe kur u kthye iu ul afër prindit.

    Prindi i tha: Shkruaj.

    I biri: Çka të shkruaj?!

    Prindi: Shkruaj çka të duash!

    I biri e shkroi një fjali, kurse prindi ia kthehu, fshije!!

    I biri e fshiu.

    Prindi prapë i tha, shkruaj!!

    I biri i tha: Për hir të Allahut çka do?!

    Prindi prapë i tha, shkruaj!

    I biri e shkroi dhe prapë prindi i tha, fshije. I biri e mori dhe e fshiu.

    Pastaj prapë i tha, shkruaj.

    I biri i tha: Për hir të Allahut të kërkoj të më tregosh… pse të veproj kështu?!

    Prindi i tha: Shkruaj dhe ai prapë shkroi dhe në fund e urdhëroi ta fshijë dhe e fshiu.

    Prindi pastaj e shikoi të birin, e vendosi dorën mbi shpatullën e tij dhe i tha: O biri im, martesa ka nevojë për gomë që fshin!!

    Nëse ti gjatë martesës nuk mban me vete gomë, që me të t’i fshish disa qëndrime të gruas me të cilat nuk je i kënaqur, dhe nëse gruaja jote nuk mban me vete gomë, që me të t’i fshijë disa qëndrime tua me të cilat ajo nuk është e kënaqur, atëherë fleta e martesës do të nxihet për disa ditë!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • BE-ja do të ndajë buxhet prej 3 miliardë eurosh për mbështetjen e sirianëve në Turqi

    Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian (BE), Ursula von der Leyen, deklaroi se BE-ja do të ndajë një buxhet prej 3 miliardë eurosh deri në vitin 2024 për të mbështetur sirianët e strehuar në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Pas Samitit të Liderëve të BE-së të mbajtur në Bruksel, von der Leyen mbajti një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Kryeministrin e Portugalisë, kryesuesin e radhës të BE-së, Antonio Costa.

    Von der Leyen tha se marrëdhëniet me Turqinë dhe situata e sirianëve ishin ndër temat e diskutuara gjatë samitit.

    “Ne e kemi bërë të qartë se do të vazhdojmë të mbështesim Turqinë, e cila pret miliona refugjatë sirianë, dhe partnerë të tjerë në rajon si Jordania dhe Libani”, shtoi ajo.

    Von der Leyen tha se pjesa dërrmuese e barrës është mbi rajonin dhe se është në interesin e përbashkët të Evropës të mbrojë refugjatët dhe të mbështesë mikpritësit e tyre. Duke theksuar se ata kanë ofruar mbështetje në të kaluarën dhe se kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen, von der Leyen tha:

    “Ne planifikojmë të ndajmë një shtesë prej 3 miliardë eurosh deri në vitin 2024 për të mbështetur refugjatët në Turqi. Këto para do të vijnë tërësisht nga buxheti i BE-së dhe do të përdoren për mbështetjen socio-ekonomike të refugjatëve. Nuk do të jenë më vetëm artikuj të ndihmës emergjente. Kjo për shkak se sirianët kanë jetuar në këtë rajon për vite me radhë dhe kanë nevojë për perspektivë në vitet e ardhshme. Përveç kësaj, ne do të mbështesim Turqinë në menaxhimin e migracionit në kufirin e saj lindor. Në të njëjtën kohë, Komisioni i BE-së do të sigurojë 2,2 miliardë euro për sirianët në Jordani dhe Liban deri në vitin 2024. Ne kemi ftuar anëtarët e BE-së për të siguruar më shumë fonde”.

    Duke njoftuar se udhëheqësit e BE-së e mbështesin këtë paketë, von der Leyen tha se Komisioni Evropian tani do të përgatisë propozimin zyrtar ligjor.

  • Pakistan, 5 ushtarë të vrarë gjatë përleshjeve me terroristët

    Në konfliktin midis terroristëve dhe forcave të sigurisë në provincën Balochistan të Pakistanit, 5 ushtarë humbën jetën dhe shumë terroristë u neutralizuan, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Në një deklaratë nga Njësia e Marrëdhënieve me Publikun e Forcave të Armatosura (ISPR), thuhet se terroristët sulmuan forcat patrulluese të sigurisë në rajonin Sibi në Balochistan.

    Në deklaratë thuhet se 5 ushtarë humbën jetën në konflikt dhe shumë terroristë u neutralizuan.

    Në deklaratën e cila nuk përfshinte informacione se cilës organizatë i përkisnin terroristët, u theksua se një operacion në shkallë të gjerë ishte nisur në rajon.

    Gjithashtu në deklaratë thuhet se, “veprimet frikacake të elementëve të mbështetur nga agjencitë e inteligjencës armike nuk mund të sabotojnë paqen dhe prosperitetin e Balochistanit”.

  • Koordinatori i OKB-së: Armëpushimi në Gaza mbetet “shumë i brishtë”

    Ndërprerja e luftimeve në maj midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza mbetet “shumë e brishtë”, tha një koordinator i lartë i OKB-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Paralajmërimi nga Tor Wennesland, koordinatori special për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme, erdhi gjatë një brifingu të tij në Këshillin e Sigurimit mbi situatën në Lindjen e Mesme.

    Ai tha se OKB-ja po punon ngushtë me të gjitha palët relevante dhe partnerët, përfshirë Egjiptin, për të forcuar armëpushimin, për të lejuar hyrjen e ndihmës urgjente humanitare dhe për të stabilizuar situatën në Gaza.

    “Unë i ftoj të gjitha palët të përmbahen nga hapat e njëanshëm dhe provokimet, të marrin hapa për të ulur tensionet dhe të lejojnë që këto përpjekje të kenë sukses”, tha Wennesland.

    “Të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre për të lehtësuar diskutimet e vazhdueshme për të stabilizuar situatën në terren dhe për të shmangur një përshkallëzim tjetër shkatërrues në Gaza”, shtoi ai.

    Një armëpushim i ndërmjetësuar nga Egjipti hyri në fuqi më 21 maj, duke u dhënë fund luftimeve 11-ditore midis Izraelit dhe fraksioneve të rezistencës palestineze në Gaza.

    Në sulmet ajrore izraelite u vranë gati 300 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, dhe u shkaktua shkatërrim i madh. Qendrat shëndetësore, zyrat e mediave dhe shkollat ​​ishin ndër strukturat që u vunë në shënjestër.

  • Kosovë, mbahet takim për rishikimin e sektorit të pylltarisë

    Është mbajtur takimi për “Rishikimin e Përbashkët të Sektorit të Pylltarisë në Kosovë”, si çështje urgjente për Qeverinë e Kosovës për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve, përmirësimin e jetesës në zonat rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik, raporton Anadolu Agency (AA).

    Takimi për Rishikimin e Përbashkët të Sektorit të Pylltarisë në Kosovë i cili do të zgjasë dy ditë, ka për qëllim sjelljen së bashku të aktorëve të ndryshëm dhe partnerëve tjerë për të shqyrtuar dhe analizuar gjendjen aktuale të pyjeve dhe sektorit të pylltarisë si dhe të identifikojë mundësitë dhe sfidat në arritjen dhe shfrytëzimin e funksioneve dhe rolit ekonomik, social dhe mjedisor të pyjeve në Kosovë.

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci tha se pyjet dhe toka pyjore mbulojnë gati gjysmën e territorit të Kosovës dhe ky fakt e bën Kosovën një prej vendeve më pyjore në nivel të Evropës.

    Ai tha se si Qeveri, që nga fillimi i marrjes së mandatit kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm që korniza ligjore e këtij sektori të një rëndësie të veçantë të vendoset lartë në prioritete.

    “Pyjet e Kosovës në aspektin ambiental dhe në aspektin ekonomik paraqesin një interes strategjik dhe përbëjnë një pasuri kombëtare shumë të rëndësishme dhe si e tillë duhet të trajtohet. Politikat, strategjitë dhe programet zhvillimore të sektorit pyjor janë komponente të politikave shumë të rëndësishme të Qeverisë aktuale në kuadër të programit që ne kemi hartuar”, tha Peci.

    Sipas tij, është planifikuar që këtë vit Qeveria të prodhojë dokumentin e politikave sektoriale, strategjinë për zhvillimin e pylltarisë 2021-2030 përmes së cilës përcaktohen kahet e zhvillimit të sektorit për 10 vitet e ardhshme.

    Zyrtari i FAO-s, (Organizata e Ushqimit dhe Agrikulturës e Kombeve të Bashkuara), Ekrem Yazici tha se është me rëndësi që të shihen kapacitetet pyjore nga perspektiva të ndryshme.

    Ai tha se roli i FAO-s është lehtësimi i punës së Qeverisë për zhvillimin e këtij sektori.

    “Ministri përmendi se gati gjysmën e territorit të Kosovës e përbëjnë pyjet dhe kjo është një mundësi e mirë, por fatkeqësisht forcimi i një sektori mund të jetë kërcënim për zhvillimin e sektorëve tjerë. Prandaj, na duhet një balancim, t’i shohim të gjitha nevojat dhe pritjet e komunitetit nga burimet pyjore në mënyrë që të sigurojë menaxhim të qëndrueshëm”, tha Yazici.

    Në këtë takim ka marrë pjesë edhe koordinatorja për zhvillim e OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson, e cila tha se pylltaria nuk është vetëm një sektor, por një pasuri dhe resurs i çmuar.

    Ajo tha se vetë fakti që gjatë pandemisë, shoqëria u fokusua tek pyjet për të gjetur një lloj “paqe” tregon rëndësinë që kanë ruajtja e pyjeve, të cilat nuk janë vetëm vlerë shoqërore por edhe ekonomike.

    Ngjarja do të vazhdojë edhe të premten, më 25 qershor në terren, ku konkluzionet e rishikimit të përbashkët do të kontribuojnë për të identifikuar projektet e zhvillimit në të ardhmen dhe për të krijuar mundësi për investime shtesë në sektorin e pyjeve në Kosovë.

  • KY BURRË IDEAL!!

    KY BURRË IDEAL!!

    Përcillet nga një vëlla musliman, se rrugës duke u kthyer për në shtëpi, erdhi deri te në një mosma­rrëveshje mes tij dhe gruas së vet. Kjo nuk ishte hera e parë që ziheshin njëri me tjetrin, edhe më herët kishin pasur mospajtime. Mirëpo këtë herë, gruaja kërkoi nga burri i saj ta divorcojë. Kjo e zemëroi tej mase burrin. Ai e nxori një letër nga xhepi dhe në të shkroi: “Po… unë filan filani… e pohoj edhe atë me vetëdije të plotë… se gruan time e mbaj si grua… dhe nuk e zëven­dësoj asnjëherë me grua tjetër!!”

    E mori letrën dhe e vendosi në zarf dhe ia dorëzoi gruas së vet… dhe doli nga shtëpia i zemëruar…

    Gruaja nuk dinte gjë se çka ka në brendësinë e zarfit, dhe kur e pa se kishte ra në një pozitë të pa lakmuar, nuk dinte se çka të bëjë… ku të shkojë dhe çka të thotë? Si erdhi deri te divorci?! Të gjitha këto pyetje i silleshin dhe i përsëriteshin në mendjen e saj!!

    Papritmas burri hyn në shtëpi… dhe menjëherë shkon në dhomën e tij, pa ia thënë gruas asnjë një fjalë.

    Ajo kur e pa, i shkoi pas deri në dhomë… filloi të troket në derë… kurse burri me një zë të lartë ia ktheu, se çka dëshiron?!

    Gruaja iu përgjigj me zë të ulët dhe të thyer: Të lutem, hape derën, dëshiroj të flas me ty!!

    Pas disa minutave dhe pas disa trokitjeve në derë, burri e hapi derën e dhomës së tij… dhe gruaja kërkoi nga ai ta pyet ndonjë dijetar për problemin e saj… dhe se ajo është e penduar, edhe atë fortë… dhe se ajo çka ndodhi ka qenë gabim… dhe se ajo nuk e ka pas për qëllim atë!!

    Burri ia kthehu: Ti a je e penduar dhe atë vjen keq për atë që ndodhi?!

    Gruaja ia kthehu: Po, po, si jo!! Pasha Allahun, unë nuk e pata për qëllim atë që e thash. Mua më vjen shumë keq për atë që ndodhi dhe nuk do ta përsëris më fare me lejen e Allahut!

    Burri i tha: Merre zarfin dhe hape dhe shiko se çka ka në brendësinë e tij!

    Gruaja e hapi zarfin dhe kur e lexoi letrën, nga gëzimi i madh e përqafoi të burrin dhe tha: “Pasha Allahun, kjo fe është madhështore… divorcin e bëri të jetë në dorën e burrit… po të kishte qenë në dorën e gruas, deri më tani do të kisha divorcuar 20 herë”.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • “Drejtësia dhe paqja me rëndësi të lartë për diplomacinë kosovare”

    Akademia Diplomatike e Kosovës ka organizuar konferencë akademike, ndërkombëtare, me temën “Politika e jashtme e Kosovës – një qasje proaktive”, raporton Anadolu Agency (AA).

    Në këtë konferencë ku morën pjesë ambasadorë të vendeve të Bashkimit Evropian dhe njohës të çështjeve të Ballkanit Perëndimor dhe diplomatë të shumtë u diskutua politika e jashtme kosovare, historiku i saj, aktualiteti dhe e ardhmja e diplomacisë kosovare.

    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Liza Gashi, duke folur për dialogu Kosovë-Serbi tha se sipas institucioneve të larta kosovare, ai duhet të jetë dialog me principe, i bazuar në reciprocitet.

    Ajo tha se drejtësia dhe paqja janë dy fushat me rëndësi të lartë për diplomacinë kosovare.

    “Kur është fjala për integrimin euro-atlantik ky është një konsensus nacional dhe shoqëror. Në Kosovë integrimi euro-atlantik nuk është vetëm qëllim i ngushtë politik por i gjithëmbarshëm, konsensus nacional e shoqëror. Për shkak të kërkesës së shoqërisë, ne jemi të vendosur të ecim përpara dhe të shohim Kosovën, këtë vend të vogël, të integruar plotësisht në strukturat euro-atlantike”, tha Gashi.

    Gashi tha se Kosova ka marrëdhënie të mira fqinjësore, duke përmendur si shembull raportet me Maqedoninë e Veriut. Sipas saj, Kosova nuk është vetëm konsumuese e paqes, por edhe partnere e besuar në këtë çështje.

    Drejtori i Përgjithshëm i MPJD-së, Albert Prenkaj tha se qëllimi i konferencës ka për fokus zbërthimin e idesë mbi politikë e jashtme të shndërruar “nga reaktive në perspektivë proaktive”.

    Sa i përket identitetit të Kosovës, sipas Prenkajt, ajo është shembull në Evropë për liritë dhe të drejtat për minoritetet.

    “Sistemi i vlerave kushtetuese që përbëjnë konstruktin e identitetit të Kosovës janë liria, demokracia, të drejtat e njeriut, standarde të larta për të drejtat e minoriteteve. Promovimi i tyre është duke e bërë Kosovën me një identitet unik internacional dhe kampione në aspektin kushtetues dhe ligjor jo vetëm në regjion por gjithashtu edhe në Evropë”, tha ai.

    Në këtë takim, virtualisht kanë marrë pjesë edhe shumë të ftuar nga vende të ndryshme të botës.

    Profesori i Universitetit të Kolumbias, David Phillips, i cili u lidh në konferencë virtualisht tha se ka diskutuar edhe me kryeministrin Kurti për çështje të ndryshme të diplomacisë, ndërsa ai tha se Kurti ka përmendur punësimin, dialogun Kosovë-Serbi dhe menaxhimin e pandemisë si tri top-prioritete.

    Philips tha se Kosova edhe më tej ka nevojë për forcimin e demokracisë dhe të ligjit, gjithashtu për një plan ekonomik, që e hapë atë duke e bërë faktor në ekonominë rajonale.

    Akademia Diplomatike është institucion i pavarur, që në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës ka për qëllim të zhvillojë aftësitë (diplomatike) profesionale të diplomatëve. Ky institucion është themeluar më 8 mars 2012 me vendimin e Qeverisë si institucion publik që ka për qëllim përgatitjen dhe trajnimin e anëtarëve të stafit diplomatik dhe zyrtarëve të tjerë që shërbejnë nëpër misionet e Kosovës jashtë vendit.

  • SI U MARTUA GRUAJA QË KISHTE SIHËR TË MOS MARTOHET!!

    SI U MARTUA GRUAJA QË KISHTE SIHËR TË MOS MARTOHET!!

    Shejh Dr. Muhamed el Arifi, Allahu e ruajtë, thotë: Mu lajmërua një grua dhe më tha se është e sëmurë nga magjia (sihri) dhe se nga sihri i saj nuk mundet të martohet!

    I thash: E kam një ilaç për ty, mirëpo a mundesh të durosh në të?

    Më tha: Po, do të bëj sabër.

    I thash: Unë betohem në Allahun, se ti nëse e merr ilaçin do të martohesh edhe pse magjistari nëpërmjet këtij sihri synon që ti mos të martohesh!!

    Më tha: Cili është ilaçi?!

    I thash: Thënia: HASBIJALLAHU UE NI’MEL VEKIL (Më mjafton mua Allahu, sa mbështetës i mirë që është). Përsërite këtë shpesh dhe je e bindur thellësisht në të!

    Pasha Allahun, pas një muaji mu lajmërua përsëri dhe më tha: Të përgëzoi se jam fejuar dhe se martesa ime do të jetë shumë afër!!

    I thash: Si erdhi deri te kjo?!

    Më tha: Pasha Allahun, nuk u ndala duke thënë: HASBIJALLAHU UE NI’MEL VEKIL.

    Kjo është porosi: Për çdo të mërzitur, të pikëlluar dhe të dëmtuar, të sëmurë dhe të ngarkuar me borxhe, për atë që nuk mundet të bën fëmijë dhe që është në depresion.

    “HASBIJALLAHU UE NI’MEL VEKIL”

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • Vihet gurthemeli për ndërtimin e xhamisë në fshatin Dumnicë e Poshtme të Vushtrrisë

    Sot, në fshatin Dumnicë e Poshtme e Vushtrrisë është vënë gurthemeli për ndërtimin e xhamisë. Në këtë solemnitet morën pjesë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, kryetari i Këshillit të BI-së së Vushtrrisë, Shemsi ef. Rrahimi, anëtari i Kryesisë së BIK-ut, Ejup ef. Haziri, si dhe banorë të fshatit.

    “Është një ditë e veçantë jo vetëm për Dumnicën, por për komunën e Vushtrrisë, jo vetëm se po vihet gurthemeli për ndërtimin e kësaj xhamie, por vetëm pas luftës, në tërë komunën e Vushtrrisë janë ndërtuar mbi 30 xhami. E veçantë tjetër e kësaj xhamie është se donatori është vendor dhe po ndërtohet nga donacionet e qytetarëve tanë” – tha ndër tjerash kryetari i Këshillit të BI-së, Shemsi ef. Rrahimi.

    Anëtari i Kryesisë së BIK-ut, Ejup ef. Haziri, në fjalën e tij përshëndeti të pranishmit e në veçanti familjen Fazliu për këtë donacion, duke kujtuar fjalët e Pejgamberit a.s., se ai që ndërton një xhami në këtë botë, Allahu do t’ia ndërtojë atij një shtëpi në xhenet, duke lutur Allahun që për çdo lutje të bërë në këtë xhami, një pjesë e shpërblimit t’u takojë edhe familjarëve që po bëhen shkaktarë për ndërtimin e kësaj xhamie.

    Ndërkaq, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri tha se: “Ishte nder i madh që sot bashkë me vëllezërit Fazliu, pronarët e kompanisë “Binni”, kryetarin e KBI-së, prof. Shemsi ef. Rrahimin, e prof. Ejup Hazirin nga Kryesia e BIK-ut, ta vendosim gurthemelin për xhaminë e fshatit Dumnicë.”

    Këtë xhami do ta financojë ndërmarrja për prodhimin e mobileve dhe produkteve të tjera nga druri “Binni”.

Need Help? Send a WhatsApp message now

Click one of our representatives below

Kushtrim Guraj
Kushtrim Guraj

Technical support

I am online

I am offline

Merlinda Guraj
Merlinda Guraj

Marketing support

I am online

I am offline