Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi nën dyshimet për krime lufte kundër popullsisë civile.

Sipas komunikatës zyrtare, i dyshuari me inicialet D.N. është arrestuar të hënën nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, në kufi me Serbinë.

D.N. dyshohet se gjatë periudhës 13 prill – 30 prill 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 25 civilëve shqiptarë në Komunën e Gjilanit.

Brenda afateve ligjore, Prokuroria Speciale ka paralajmëruar se do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti Special.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *