Poloni, rritet në 18 numri i viktimave në dy tragjeditë e minierave

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i metanit në dy minierat e qymyrit në jug të Polonisë javën e kaluar është rritur në 18, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet thonë se numri i personave që humbën jetën pas shpërthimit në minierat Borynia-Zofiowka dhe Pniowek është rritur në 18 ndërsa vazhdojnë kërkimet për 7 minatorët e zhdukur.

Duke deklaruar se numri i përgjithshëm i të vdekurve në minierën Borynia-Zofiowka ishte rritur në 10, zyrtarët thanë se numri i viktimave në minierën Pniowek ishte rritur në 8.

Autoritetet thonë se po vazhdon trajtimi i 19 personave të plagosur pas shpërthimeve.

Një shpërthim metani ndodhi në minierën Pniowek nga 20 deri më 21 prill ndërsa dy ditë më vonë, më 23 prill, edhe në minierën Borynia-Zofiowka.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Need Help? Send a WhatsApp message now

Click one of our representatives below

Kushtrim Guraj
Kushtrim Guraj

Technical support

I am online

I am offline

Merlinda Guraj
Merlinda Guraj

Marketing support

I am online

I am offline