Arrestohen dy shtetas të huaj në Aeroportin “Adem Jashari” për dokumente të falsifikuara
para 1 dite
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy shtetas të huaj në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, nën dyshimin për përdorim të dokumenteve të falsifikuara.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:40, kur ekipet e rendit janë informuar për dy persona që po tentonin të udhëtonin jashtë vendit me dokumente të dyshimta.
Të dy të dyshuarit janë ndaluar menjëherë dhe pas arrestimit janë shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme. Policia bën të ditur se ata janë intervistuar dhe më pas, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
Ndaj të arrestuarve është iniciuar rast për veprën penale “Falsifikim i dokumentit”, ndërsa hetimet rreth rrethanave të këtij incidenti janë ende në vazhdim.
Etiketat
Dogana e Kosovës sekuestron afro 20 mijë euro të padeklaruara nga një shtetas serb në Jarinjë
Ligji para 1 orë
Arrestohet në Prizren 49-vjeçari i kërkuar për fajde, i dënuar me 2 vite e gjysmë burg
Zero4 para 5 dite
[VIDEO] – Prizren, sulmoi policët pas shqiptimit të gjobës në trafik, arrestohet një person
Zero4 para 11 dite
Prizren, arrestohet 26-vjeçari i kërkuar për vjedhje – i dënuar me mbi 3 vjet burg
Zero4 para 17 dite