Author: KushtrimGuraj

  • Dijaneti turk dhuron libra në gjuhën spanjolle për muslimanët në Argjentinë

    Kryesia e Çështjeve Fetare e Turqisë (Dijanet) dhuroi libra fetarë në gjuhën spanjolle për muslimanët në Argjentinë për ta mësuar Islamin sipas burimeve të sakta, raporton Anadolu Agency (AA).

    Dijaneti në bashkëpunim me Qendrën Islame të Argjentinës, të premten në xhaminë Al Ahmad në Buenos Aires dhuroi 7.000 mijë libra në gjuhën spanjolle për besimtarët muslimanë, si përkthimi i Kuranit, komentimi i Kuranit, libra rreth besimit, moralit, histori të profetëve dhe libra me hadithet e profetit Muhamed.

    Në ceremoninë e mbajtur në xhaminë e Buenos Aires ishte i pranishëm edhe ambasadori i Turqisë, Şefik Vural Altay, i cili theksoi se zhvillimi i kulturës dhe qytetërimit islam mund të bëhet realitet vetëm me vënien në funksion të mendimeve dhe diturive që gjenden në libra dhe në mendje.

    “Qëllimi i leximit është t’i japim vlerë jetës. Në këtë aspekt, libri është ndihmëtari ynë më i madh, leximi është i lidhur ngushtë me përgjegjësinë, ndjeshmërinë dhe me moralin e bukur. Detyra jonë është që me dituri, mendim dhe urtësi të kthehemi në esencën tonë dhe me këtë dituri t’u gjejmë zgjidhje problemeve bashkëkohore”, deklaroi Altay.

    Dijaneti i gatshëm të bashkëpunojë në arsim

    Drejtori i Marrëdhënieve të Jashtme i Dijanetit, Erdal Atalay, deklaroi se “Do të krenohemi pa masë nëse këto vepra do të jenë sadopak të dobishme për vëllezërit dhe motrat tona që do t’i lexojnë këto libra për ta mësuar Islamin”.

    “Në Turqi kemi më shumë se 100 fakultete për studime islame, kurse nëse vëllezërit tanë argjentinas që kanë mbaruar shkollën e mesme duan të marrin arsim fetar në Turqi, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në këtë fushë”.

    “Krenohemi me mbështetjen e Turqisë”

    Kryetari i Qendrës Islame të Argjentinës, Anibal Bachir Bakir, duke theksuar se muslimanët janë ngritur me shkencë në të kaluarën, deklaroi: “Një musliman duhet të jetë i dobishëm për gjithë njerëzimin. Islami nuk ka zbritur vetëm për një popull, por gjithë njerëzimi duhet të përfitojë prej tij”, tha Bakir.

    “Falendërojmë Turqinë që na kujton dhe shqetësohet për problemet tona dhe gjithashtu krenohemi që Turqia na mbështet duke përkthyer këta libra të vlefshëm në gjuhën spanjolle të cilat na e ushqejnë trurin dhe shpirtin tonë”, deklaroi Bakir.

    Ai gjithashtu theksoi se këta libra do t’i shpërndajë në mënyrë të drejtë në katër anët e Argjentinës, kudo që ndodhen muslimanë.

  • LUTJA QË IA KTHEHU SHIKIMIN IMAM BUHARIUT

    LUTJA QË IA KTHEHU SHIKIMIN IMAM BUHARIUT

    Një vajzë martohet për një djalë të devotshëm që quhej Ismail. Ai njihej si dijetar i madh, kishte marrë mësime nga imam Maliku, Allahu e mëshiroftë!, dhe nga fryti i kësaj martese të bekuar, u lind një djalë të cilin do ta emërtojnë me emrin Muhamed.
    Pas një kohe të shkurtër, Ismaili ndërron jetë dhe gruas dhe fëmijës së tij u lë pasuri të madhe. Atë pasuri gruaja më vonë do ta investojë në edukimin e fëmijës së saj me edukatë të pastër islame. Qëllim i saj ishte që fëmijën ta bëjë dijetar nga dijetarët e mëdhenj mysliman, mirëpo, për fat të keq fëmija i saj u verbua në fëmijëri. Kur njeriu është i verbër, shumë rëndë është të transferohet nga një dijetar te tjetri dhe nga një vend në vend tjetër për të kërkuar dituri.
    Allahu kësaj gruaje ia hapi derën e duasë dhe filloi t’i lutet Allahut me sinqeritet dhe me nijet të pastër. Një natë nga netët, duke fjetur, e pa në ëndërr Ibrahimin, alejhi selam!, i cili i tha: “E lumja ti, Allahu ia kthehu birit tënd pamjen nga lutjet e shumta që i bëre.”Ajo menjëherë u zgjua nga gjumi dhe kur e pa fëmijën e saj, ishte shëruar dhe të parit i ishte kthyer. I lartësuar qoftë Allahu, i cili i përgjigjet nevojtarit kur ai e thërret dhe i cili i largon brengat!
    Pasi që iu kthye shikimi, nëna e drejtoi dhe e udhëzoi të birin në kërkimin e diturisë dhe Allahu ia hapi dyert e diturisë dhe e bekoi në të.
    Ai më vonë u bë autor i një ndër librave më të sakta në dynja, pas librit të Allahut, Kuranit, i cili titullohet dhe njihet si “Sahih el Buhari”.
    Pra, rrëfimi është për Muhamed ibën Ismail el Buhari, apo siç njihet ndryshe si imam Buhari, Allahu e mëshiroftë!, të cilit Allahu ia hapi dyert e diturisë dhe kuptimit të fesë.
    Porosi për secilin nga ju që i trokitni dyert e mjekëve dhe nuk keni gjetur ilaç: trokitni në dyert e qiellit, mos u dëshpëroni nga mëshira e Allahut dhe mos u largoni nga duatë! Mos i ulni duart tuaja nga lutjet, se Allahu nuk lodhet nga lutjet tuaja, derisa ju nuk i lini ato.
    Dr. Aid el Karni

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • Salcë Karbonara

    Salcë Karbonara

    Një shoqëruese shumë e shijshme dhe burim i pasur i proteinave. Makaronat me salcë karbonara përbëjnë një pjatë të thjeshtë dhe të lehtë, me shije fantastike prej salcës së pasur e të butë me proshutë, djathë dhe vezë.

    Përbërësit

    200 gr djathë Pecorino

    150 gr proshutë

    2 vezë

    3 thelpinj hudhre

    3 lugë vaj ulliri

    1 filxhan çaji ujë

    Udhëzimet

    Në një tigan skuqim shumë mirë proshutën dhe e lëmë mënjanë.

    Në një enë përziejmë të verdhat e vezës bashkë me vajin e ullirit dhe hudhrat e grira.

    Shtojmë proshutën e ngrohtë dhe djathin e grirë Pecorino. Shtojmë pak nga uji i pastës së zier, sa të bëhet kremoze.

    I përziejmë mirë të gjitha bashkë (jo në zjarr). Shtojmë piper të bluar të freskët dhe e shërbejmë bashkë me salcën.

  • Palestinezi i përkushtuar për kujdesin e maceve në Al-Aksa humb jetën nga COVID-19

    Ishte pas namazit të sabahut gjatë Ramazanit në vitin 2016 kur Saleh Zighari foli me Ghassan Younes për herë të parë ndërsa ky i fundit po pastronte oborrin e Xhamisë Al-Aksa dhe ai u përshëndet dhe bëri shaka me Zighari dhe miqtë e tij, shkruan Anadolu Agency (AA).

    Younes, 72-vjeç, i cili ishte nga qyteti Ara, rreth 38.5 kilometra në jug të Haifas, ka shkuar në xhaminë e shenjtë çdo ditë, nga viti 1971 deri në 2020.

    Palestinezët në oborrin e xhamisë gjithmonë e njohin atë për nga aktiviteti i tij i përditshëm. Ai i ushqente zogjtë dhe macet çdo mëngjes pasi mbaronte namazin.

    “Kur hynte në oborret e Al-Aksës, macet dhe zogjtë grumbulloheshin rreth tij. E kisha parë që kur isha fëmijë, më i vogël se 8-vjeç”, tha Zighari, 23-vjeç, një fotograf nga Kudsi.

    Xhepat e Younes ishin gjithnjë të mbushura me karamele të cilat ua shpërndante besimtarëve në xhami.

    “Ai ishte shumë i dashur me të gjithë njerëzit, një person i këndshëm me kafshët dhe njerëzit”, shtoi Zighari.

    Palestinezi i moshuar u bë i njohur në nivel lokal dhe rajonal përmes videove që u filmuan gjatë viteve në xhami dhe u përhapën në mediat sociale.

    “Shumë herë që kam udhëtuar nëpër shtete të ndryshme dhe sapo njerëzit kuptonin se isha nga Kudsi, ata pyesnin për të, për mirësinë dhe dhuratat e tij. Ata mendonin se ai ishte zyrtar dhe gjithmonë mbeteshin të befasuar se kujdesi i tij për kafshët ishte plotësisht vullnetar”, shtoi Zighari.

    Autoritetet izraelite ndaluan shumë herë Younes, kurse në shumë raste lëshuan urdhra dëbimi duke ia ndaluar hyrjen në Xhaminë Al-Aksa.

    Hanady Halawni përkujtoi se herën e fundit kur ajo u takua me Ghassan, ai i dha asaj disa bylyzykë për vajzën e saj në vizitën e tij të fundit në Kuds.

    “Ai ishte i dashur për të gjithë njerëzit. Ai gjithmonë më jepte dhurata për bijtë dhe bijat e mia. Edhe pasi vajza ime mbushi 21-vjeç, ai përsëri më dërgonte dhurata”, tha ajo.

    Halawni takohej çdo ditë me Younes kur ajo ishte mësuese e Kur’anit në Xhaminë Al-Aksa para se t’i ndalohej hyrja në të.

    “Kur ai kthehej në qytetin e tij, e takoja disa herë në stacionin e autobusit, i cili është afër shtëpisë sime. Ai bleu akullore për të gjithë në autobus si dhuratë për ta në udhëtimin e tyre nga Kudsi në Haifa”.

    Younes ishte infektuar me COVID-19 rreth tre muaj më parë. Shëndeti i tij u përkeqësua dhe ai ndërroi jetë më 19 janar.

  • Premtimi i pambajtur

    “Kandidati për deputet“ derisa po kthehej në pallatin e tij, nga një fushatë shumë e ngjeshur elektorale, në një natë shumë të ftohtë, jo shumë larg shtëpisë së tij pa një rojtar të vjetër që mërdhihej me rroba të holla në kushte të vështira.

    Iu afrua dhe e pyeti mos ndjen të ftohtë?
    Roja ju përgjigj: Po, kam shumë të ftohtë, por nuk kam rroba ma të mira, prandaj më duhet të duroj!
    Po hyj në shtëpi tha poltikani dhe po u sjell diçka të ngrohtë të kaloni ma lehtë natën.
    U gëzua punëtori me premtimin e politikanit, por ky i fundit për fat të keq posa hyri në pallatin e tij të ngrohtë e harroi premtimin.

    Në mëngjes rojtari i vjetër kishte vdekur dhe pranë tij ishte shkruar një copë letër me doren e tij të mërdhirë:
    “I nderuari politikan, unë disi me vështërsi e duroja të ftohtin çdo natë, por premtimi yt që më bëre mbrëmë për rroba të ngrohta më mori forcën dhe më vrau”.
    Të dashur kandidat të të gjitha partive, mos harroni se premtimet tuaja në fushatë elektorale për ju mund të mos jenë asgjë, por për popullin e vuajtur mund të kenë impakt më shumë sesa mund të imagjinoni.
    Ju nuk e keni idenë sa shumë shkatërroni me këto premtime të papërgjegjshme.

    Huazuar nga hoxhë Halil Avdulli

  • Çfarë është synetia (rrethprerja)?

    Çfarë është synetia (rrethprerja)?

    Synetia është heqja kirurgjikale e lëkurës që mbulon majën e penisit. Në pjesë të ndryshme të botës, kjo ndërhyrje kryhet tek të porsalindurit. Pas periudhës neonatale, kryerja e kësaj procedure është më komplekse. Synetia në familje të caktuara është një ritual fetar, pjesë e traditës familjare, apo kryhet me qëllim që të përmirësimit të higjienës personale ose parandalimit të problemeve shëndetësore në të ardhmen (infeksionet, etj). Procedura zgjat rreth 10 minuta.

    – ̈ ?

    • Synetia sjell shumë përfitime: higjiena më e lehtë gjenitale, zvogëlimi i rrezikut të infeksioneve të traktit urinar, zvogëlimi i rrezikut të infeksioneve seksualisht të transmetueshme, parandalimi i problemeve me penisin (p.sh. fimoza – një fenomen që ndodh kur nuk mund ose është shumë e vështirë tërheqja e lafshës poshtë); zvogëlon rrezikun e kancerit të penisit.
    • Synetia nuk mund të kryhet nëse ka një çrregullim të mpiksjes së gjakut. Kryerja e kësaj procedure nuk rekomandohet për foshnjat e parakohshme që ende kanë nevojë për kujdes mjekësor si dhe foshnjat me abnormalitet të penisit.
    • Synetia nuk ndikon në pjellori (fertilitet) dhe nuk ndikon në intensitetin e kënaqësisë gjatë marrëdhënieve seksuale mes dy partnerëve.

    ?

    • Synetia realizohet tek të porsalindurit në 7 – 10 ditët e para pas lindjes. Ndërhyrja kryhet ashtu që biri juaj qëndron i shtrirë në shpinë, duke ia mbajtur duart dhe këmbët. Pasi të dezinfektohet penisi dhe strukturat përreth, anestetiku injektohet në bazën e penisit ose vendoset në formën e një kremi. Vendoset një unazë e veçantë plastike ose kapëse speciale, në mënyrë që të hiqet lëkura e prepucit (majës) të penisit. Pas ndërhyrjes, penisi zakonisht mbulohet me vazelinë dhe mbështillet me garzë.

    • Komplikimet më të zakonshme pas synetisë janë gjakderdhja dhe infeksioni. Reaksione të padëshirueshme ndaj anestetikut janë gjithashtu të mundshme.
    • Shumë rrallë, mund të ndodhin probleme që rezultojnë nga vetë ndërhyrja, të tilla si segmenti i hequr shumë i gjatë ose shumë i shkurtër i lëkurës, shërimi joadekuat i zonës nga e cila është hequr lafsha ose probleme të tjera që mund të kërkojnë një operacion minimal minimal shtesë.

    ̈

    • Para procedurës, mjeku do të shpjegojë përfitimet dhe rreziqet e mundshme të kësaj ndërhyrjeje.
    • Zakonisht nuk kërkohet përgatitje e veçantë për procedurën.

    ̈ ̈

    • Procesi i plotë i rikuperimit dhe shërimit zgjat 7 deri në 10 ditë. Maja e penisit ka shumë të ngjarë të jetë e dhimbshme dhe mund të duket e skuqur, e ënjtur ose mavijosur. Mund të shihet një lëng i verdhë në majë të penisit gjithashtu.
    • Penisi mund të lahet gjatë procesit të shërimit. Sa herë që ndërroni pelenën, është mirë ta ndërroni edhe fashën e të sapolindurit. Një sasi e vogël vazelinë ose mjete të tjera të përshkruara nga mjeku duhet të vendosen nën fashë, në mënyrë që fasha të mos ngjitet në pelenë. Është e nevojshme të ndërroni shpesh pelenën e fëmijës dhe ta lidhni atë lirshëm. Nëse vendoset një unazë plastike në vend të fashës, ajo do të bie pas 7 ditësh. Pasi të ketë përfunduar procesi i shërimit, ju mund të vazhdoni të lani organet gjenitale të fëmijës tuaj me ujë dhe sapun.

    Ndërlikimet ndodhin rrallë pas synetisë. Ju duhet të kontaktoni mjekun nëse:
    • urinimi normal nuk rikuperohet brenda 12 orësh,
    • ka gjakderdhje të vazhdueshme,
    • ka një sekretim të aromës së pakëndshme,
    • unaza plastike mbetet në vend pas 2 javësh.

    Synetia kryhet në mënyrë profesionale edhe në poliklinikën Natal, në koordinim mes pediatrit.

  • Bashkësia Islame ka vizituar xhamitë e përmbytura nga vërshimet

    Komisioni i përkohshëm për vlerësimin e dëmeve në infrastrukturën e Bashkësisë Islame të Kosovës, gjegjësisht në objektet fetare – xhamitë, në territorin e Republikës së Kosovës, i përbërë nga anëtarët, Fatmir ef. Iljazi, Rexhep ef. Luma dhe Besim ef. Mehmeti, vizituan dhe inspektuan xhamitë e përmbytura nga vërshimet e shirave që ndodhen ditë më parë. Kjo vizitë u realizua me qëllim të inspektimit, konstatimit dhe të faktimit të gjendjes reale të zonave/xhamive të prekura dhe të përmbytura nga uji.

    Nga vërshimet dhe përmbytjet e datës 11 janar 2021, u konstatua se janë dëmtuar xhamia e fshatit Konjuh, xhamia e fshatit Banullë të Lipjanit, së bashku me objektet përcjellëse, xhamia e fshatit Vojnoc (Zotaj) të komunës së Shtimes, si dhe xhamia e vjetër e fshatit Livoq i Epërm, në komunën e Gjilanit, e cila si pasojë e vërshimeve është rrënuar tërësisht.

    Xhamitë e vërshuara nga uji, me përjashtim të xhamisë së vjetër të fshatit Livoq i Epërm, vazhdojnë të jenë funksionale pas tërheqjes së ujit, derisa për pjesët e dëmtuara u vendos që në bashkëpunim me këshillat përkatës dhe me ndihmën e xhematit, të sanohen dëmet në afatin sa më të shpejtë të mundshëm. Gjithashtu, u sugjerua që në bashkëpunim me organet kompetente komunale të gjendet sa më shpejtë një zgjidhje për rregullimin e infrastrukturës, me qëllim që rastet e tilla të depërtimit të ujit në xhami të mos përsëriten në të ardhmen.

  • Turqia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi në fushën e bujqësisë

    Turqia dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim dhe memorandume mirëkuptimi në fusha të ndryshme të bujqësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë së Turqisë, ministri turk Bekir Pakdemirli është takuar në Ankara me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Maqedonisë së Veriut, Arjanit Hoxha dhe ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.

    Gjatë takimit, u bisedua për shumë çështje në mesin e të cilave për tregtinë bujqësore dhe investimet, sigurimet bujqësore me tregtinë e produkteve pyjore dhe parandalimin e thatësirës me kërkime bujqësore midis dy vendeve.

    Pakdemirli, gjatë fjalës së tij, shprehu besimin se vështirësitë që ka krijuar pandemia do të tejkalohen vetëm me solidaritet ndërkombëtar.

    Ai duke rikujtuar ndihmat mjekësore të dërguara në Maqedoninë e Veriut gjatë pandemisë, tha se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë miqve të tyre nga Maqedonia e Veriut.

    Pademirli tha se është i kënaqur nga marrëdhëniet efektive dhe dinamike midis dy vendeve.

    “Investimet turke në Maqedoninë e Veriut pavarësisht pandemisë edhe në vitin 2020 vazhduan dhe arritën në 1.3 miliardë dollarë. Numri i kompanive turke që ndodhen në Maqedoninë e Veriut arrin në afro 100. Me anë të këtyre kompanive u mundësohet punësim rreth 5.000 personave. TIKA në Maqedoninë e Veriut që nga viti 2005 ka realizuar rreth 1000 projekte në vlerë prej mbi 100 milionë dollarë”, tha Pakdemirli.

    Ndër të tjerat, ai tha se shifrat e tregtisë dypalëshe nuk kanë arritur në nivelin e duhur, duke theksuar se sipas shifrave të vitit 2019, Turqia ka realizuar një eksport prej 398.3 milionë dollarësh në Maqedoninë e Veriut, prej të cilëve 26.3 milionë janë produkte bujqësore.

    Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar sot në fushën e shërbimeve veterinare dhe sigurisë ushqimore, ministri Pakdemirli tha se së shpejti do të fillojnë bisedimet e nevojshme për të hedhur hapat për lehtësimin e licencimit dhe eksportit drejt Maqedonisë së Veriut të vaksinave dhe ilaçeve të prodhuara në Turqi.

    Pas takimeve mes ministrive u nënshkrua “Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e politikave të shërbimeve veterinare dhe sigurinë e ushqimit”, “Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e pylltarisë” si dhe “Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e ujërave”.

    Në njoftimin nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, të dyja vendet në fushën e menaxhimit të ujit do të bashkëpunojnë në drejtim të menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve ujore, të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike dhe krijimit të mundësive për investime të reja dhe përmes zbatimit të projekteve të përbashkëta do të kontribuojnë në mbrojtjen dhe përdorimin e potencialit pyjor.

    Me marrëveshjen e arritur, thuhet nga qeveria, për Sigurinë e Ushqimit rregullohen kompetencat dhe detyrimet e të dyja vendeve në drejtim të importit, eksportit dhe transitit të ushqimit dhe kafshëve, në mënyrë që të përmbushë standardet e sigurisë dhe legjislacionin përkatës.

  • Biden heq ndalesën e udhëtimit për vendet muslimane

    Presidenti i SHBA-së, Joe Biden të mërkurën i dha fund ndalesës së vendosur nga paraardhësi i tij për udhëtime nga disa vende me shumicë muslimane, të cilat administrata e re i quajti “diskriminuese”, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Biden nënshkroi urdhrin ekzekutiv në Zyrën Ovale pasi bëri betimin, duke u bërë presidenti i 46-të i vendit.

    Në shpallje, ai u shpreh se SHBA-të “u ndërtuan mbi themelin e lirisë dhe tolerancës fetare, parim ky i vendosur” në kushtetutën e vendit.

    Trump shpalli ndalesën në mars të vitit 2017 me urdhër ekzekutiv të ndjekur nga shpalljet që prezantuan aftësitë dhe proceset e verifikimit, duke u thirrur në tentimin e hyrjes së “terroristëve” ose “kërcënimeve të sigurisë publike”, në përpjekje për të parandaluar hyrjen e individëve në SHBA nga vendet muslimane dhe disa vende të tjera afrikane.

    “Siguria jonë kombëtare do të rritet duke hequr Urdhrin Ekzekutiv dhe Shpalljet”, tha Biden, duke urdhëruar të gjitha ambasadat dhe konsullatat amerikane të rifillojnë përpunimin e vizave në përputhje me vendimin.

    Kufizimet ishin “të rrënjosura në armiqësi fetare dhe ksenofobi”, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki para gazetarëve në një konferencë për media.

    Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR) e mirëpriti vendimin, duke e quajtur atë “hapi i parë i rëndësishëm drejt zhbërjes së politikave anti-muslimane dhe anti-emigrante të administratës së mëparshme”.

    “Kjo është përmbushje e rëndësishme e premtimit të fushatës për komunitetin musliman dhe aleatët e tij”, theksoi Nihad Awad, kryetari i organizatës më të madhe muslimane të të drejtave civile në vend.

    Ish-presidenti amerikan Donald Trump përmes një dekreti në vitin 2017 u ndaloi hyrjen në SHBA shtetasve nga 7 vendet me shumicë muslimane si Iraku, Libia, Siria, Irani, Sudani, Somalia dhe Jemeni.​​​​​​​