Author: KushtrimGuraj

  • Zëri yt larg jehon

    Zëri yt larg jehon

    Zëri yt që larg kumbonte e xhematin e tubonte fëmijë, gra, pleq e rini ti i jepje xhamisë aq hijeshi.

    Faleni namazin sikur të jetë i fundit këshilla të arta që nga shpirti burojnë porositë tua gjithmonë i kemi në mendje në mungesë të tyre ne gjith po lotojmë.

    I dashur me ne kryefamiljari çdo dert e mërzi me ty e konsultonin kurrë nuk përtove t’i përgjigjesh askujt këshillat tua dertliun shëronin.

    Baba i denjë aq i përkushtuar na ke rritur e na ke edukuar sot ndihem aq e dobët për ta kthyer siç e meriton veç lutjet tona lutem të jenë pranuar.

    Miq, familjarë e dashamirë të gjith për ty të dëshpëruar janë mërzitur dhe të kanë në dua sa më shpejtë të ju shohin të shëruar.

    Bija yte: Emine Bajrami

     

  • Si të kujdesemi për lëkurën dhe rrobat e bebes?

    Kujdesi ndaj lëkurës së foshnjave është i lidhur me kujdesin ndaj rrobave, përshtatjen me temperaturat dhe të ushqyerit.

    Shqipe Kelmendi–Rama është nënë e tre fëmijëve dhe tregon se si kujdeset për lëkurën e fëmijëve varësisht prej sezonit.

    Kelmendi–Rama thotë që hulumtimi në internet i ka ndihmuar që të mësojë më shumë rreth materialeve e mirëmbajtjes së rrobave të fëmijëve.

    Të preferuara janë rrobat e pambukut e hekurosja është e domosdoshme, sidomos për të brendshmet.

    Larja e rrobave bëhet me detergjente që nuk përmbajnë parfume dhe fosfate, dhe gjithherë preferohet një shpëlarje e dytë, thotë ajo.

    Ndërsa tregon se në rast të irritimeve të lëkurës preferohen kremra me përmbajtje “Bepantol”, e cila i qetëson reagimet e lëkurës ndaj skuqjeve.

    Edhe ndryshimi i motit ndikon në lëkurë, thotë nëna e 3 fëmijëve.

    Në stinën e dimrit lëkura thahet më shumë, për këtë një krem me përmbajtje të aloeveras është i përshtatshëm, kurse gjatë stinëve të nxehta kremi kundër rrezeve të diellit është i domosdoshëm.

    Kujdesi i shtuar duhet të vazhdojë deri në moshën 2-vjeçare, kur edhe lëkura nuk është aq e ndjeshme sa në vitin e parë, ka treguar Kelmendi-Rama.

  • “2021, vit i mbijetesës në shumë sektorë të ekonomisë së Kosovës”

    Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) konsideron se edhe viti 2021 do të jetë vit i mbijetesës në shumë sektorë të ekonomisë së vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

    Duke folur rreth masave të miratuara për rimëkëmbje të ekonomisë nga Qeveria me vlerë prej 222.4 milionë eurove, nga të cilat 6.5 milionë janë ndarë për bizneset e vogla, kryetari I OEK-ut, Berat Rukiqi thotë se sektori privat është i pakënaqur me këtë shumë.

    “Supozojmë se me 60 milionë sa kanë qenë të ndara herën e kaluar, bizneset i kanë përfituar mesatarisht nga 290 euro, tani me 6.5 milionë euro mund të ta merrni me mend sa është shuma që mund ta fitojnë bizneset nga subvencionimi i pagave. Do të thotë do të jetë shumë jashtëzakonisht e vogël”, tha Rukiqi.

    Ai thekson se edhe viti 2021 do të jetë vit i mbijetesës në shumë sektorë, por, OEK do të vazhdojë të merret me mundësitë dhe zgjidhjet për tejkalimin e problemeve ekonomike të vendit. Rukiqi tha se një nga elementet që presin të ndodhë pas pandemisë është rritja e investimeve në disa sektorë.

    “Me jostabilitetin politik që ka Kosova (me të cilin e ka filluar vitin) dhe ka shenja që edhe të vazhdojë gjatë vitit do të jetë shumë e vështirë të kemi një rikuperim të asaj çfarë është humbur në vitin e kaluar që sipas Bankës Botërore dhe shumë institucioneve tjera dhe raporteve tjera ekonomike është tkurrje ekonomike me mbi 8 për qind”, theksoi ai.

    OEK pret që partitë politike që pretendojnë të hynë në Qeverinë e ardhshme, t’i përgjigjen sektorit privat se nga do ta sigurojë Kosova energjinë elektrike në 10 apo 20 vitet e fundit, si do ta rrisë eksportin, sa do të punojë në tërheqjen e investimeve të huaja, dhe sa do të ndiqen trendet e reja, që janë të lidhura me digjitalizimin.

  • PLAKU DHE USHTARI

    PLAKU DHE USHTARI

    Një ditë duke ecur rrugës, plaku rrëzohet dhe e humbë vetëdijen. Të pranishmit shumë shpejt e thirrën ndihmën e shpejtë dhe ata e morën dhe e dërguan shpejt në spital. Gjendja e tij nuk ishte aspak e mirë. Ndërkohë disa herë i riktheheshte vetëdija dhe secilën herë e përsëriste emrin e djalit të vet, atë e kërkonte dhe dëshironte ta sheh.

    Personeli i spitalit filloi shpejt të hulumtojë rreth emrit të birit të plakut dhe rreth lokacionit të tij dhe më në fund e gjetën. Punonte në ushtri, mirëpo i stacionuar në një vend të largët dhe s’kishte mundësi të vijë shpejt në spital.

    Ndërkohë në spital hyri një ushtar, në moshë i ri dhe motra medicinale pa mos menduar fare e kapi për krahu dhe e dërgoi në dhomën e plakut. Iu afruan krevatit të plakut dhe motra medicinale tha:

    -O xhaxha, o xhaxha, të erdhi djali.

    Këto fjalë ia përsëriti disa herë, derisa plaku i hapte me shumë mund buzët për të folur, mirëpo nuk kishte fuqi të nxjerrë asnjë fjalë nga goja e tij.

    Plaku ndërkohë e shtriu dorën e tij të dobët e të djersitur dhe ia kapi dorën e madhe dhe të fortë të birit. Djali filloi menjëherë t’i flet dhe t’i përsëritë fjalë të bukura, të lutet për të dhe t’i rrëfejë tregime. Plaku gjatë gjithë kohës e mbante për dore të birin dhe nuk e lëshonte dhe buzëqeshja e kënaqur ia kaploi fytyrën edhe përskaj dhembjeve që ai i ndjente.

    Çdo herë kur motra medicinale kërkonte nga i riu të pushojë pak dhe të kthehet në mëngjes përsëri, ai refuzonte. Mbeti ashtu tërë natën pa gjumë, i lodhur dhe pa ngrënë asgjë. Kur u afrua mëngjesi plaku e dorëzoi amanetin e tij, kurse dora e tij mbeti e kapur për dorën e të birit.

    I riu kur e vërejti se plaku ndërroi jetë, ia kthehu dorën në vendin e vet, e puthi në ballë dhe e luti Allahun që ta mëshirojë dhe pas shumë orëve ulje në një vend, për herë të parë u ngrit dhe shkoi t’ia jep lajmin motrës medicinale. Ajo pasi që u informua filloi t’i kryejë procedurat e duhura siç është traditë në këto raste, kurse i riu për një çast doli deri në tarracë që të thithë ajër të pastër.

    Pas disa minutave u kthye te motra medicinale dhe e pyeti:

    -Kush ishte plaku që ndërroi jetë?

    Motra e habitur iu përgjigj:

    -Ishte prindi yt!

    I riu ia kthehu:

    -Jo, nuk ishte prindi im. Madje unë asnjëherë nuk e kam takuar më parë në jetën time.

    Motra e habitur i thotë:

    – Po ti pse nuk tregove se nuk e njeh kur të dërgova te krevati i tij?!

    – E vërejta se bëtë gabim dhe e  vërejta se plaku e kërkonte djalin, mirëpo sytë e tij nuk shihnin mirë, kështu që nuk mundi të bëjë dallim mes meje dhe djalit të vet. Prandaj vendosa të qëndroj me të dhe vazhdova të kujdesem për të dhe t’i flas deri sa Allahu ia mori shpirtin dhe ai ishte i bindur dhe i kënaqur se të birin e ka afër.

    Pas kësaj ushtari u largua nga spitali dhe u nis për në vendin e vet.

    Bëji mirë nevojtarit, edhe ty do të bëjë ndokush mirë nga nuk e paramendon asnjëherë!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

     

     

     

  • Ekrem ef. Simnica, priti sot në takim imamin e Bashkësisë Islame Shqiptare “Asr”, në Gjermani, Xhelal ef. Kaloshin

    Ekrem ef. Simnica, priti sot në takim imamin e Bashkësisë Islame Shqiptare “Asr”, në Gjermani, Xhelal ef. Kaloshin

    Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, priti sot në takim imamin e Bashkësisë Islame Shqiptare “Asr”, në Gjermani, Xhelal ef. Kaloshin.

    Drejtori Siminca falënderoi imamin Kaloshi dhe nëpërmes tij tërë mërgatën tonë shqiptare që gjendet në diasporë për kontributin e tyre dhënë për mirëqenien dhe jetën e përgjithshme fetare të shqiptarëve atje. Ai shprehu gatishmërinë e tij, por edhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që bashkëpunimi i mirë që ka qenë deri më tani, ndërmjet BIK-ut dhe diasporës të vazhdojë edhe më tutje.

    Nga ana e tij, imami Kaloshi u shpreh tejet falënderues për mikpritjen si dhe për angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës për ruajtjen e bashkëpunimit me shqiptarët e diasporës duke potencuar se bashkëpunimi dhe bashkëveprimi i aktiviteteve fetare ndërmjet BIK-ut dhe mërgatës duhet të vazhdojë edhe më tutje.

  • “Ai asnjëherë nuk bënte panik, çdoherë derti i tij primar ishte të mësojmë”

    “Ai asnjëherë nuk bënte panik, çdoherë derti i tij primar ishte të mësojmë”

    Pasi shkuam në Prishtinë ku u regjistrova në “Alauddin” ( në shkollë të mesme) duhej banesë private ku do banoja me ca shoqe nga Kosova, sepse konvikt vajzash nuk kishte.
    Ishte koha tamam pas lufte ku rrymë nuk kishte me orë. E mbaj mend që babi kishte dert se do kemi ftohtë por nuk e thoshte.
    Ai asnjëherë nuk bënte panik, çdoherë derti i tij primar ishte të mësojmë.
    Na thoshte ehh shumë kushte të mira keni ju, vallahi dy fshatra i kam ecë në këmbë për ta ndrru baba dersin te filan hoxha, këpucët kur vija në shtëpi më mbusheshin me ujë, por vetëm një orë ta kthej kohën tuaj e të jem student nuk dua asgjë tjetër.
    Kështuqë fjalët e tij të bënin të harrosh gjithçka, të përvjelësh krahët dhe të mësosh.
    Nëse habiteshe pak dhe qëndroje kot, të thoshte, sedi vallah ju si i keni mbaru mësimet unë kam shumë punë!
    Puna e tij e pa lodhshme ka treguar fryte të dobishme për mbarë ummetin dhe shoqërinë.
    Allahu e shpërbleftë.
    Qoftë pranë nesh gjithmonë ya Rabb (amin)
    Bija yte: Emine Bajrami
  • Kosovë, 22 vjet pas masakrës së Reçakut akoma nuk ka llogaridhënie

    Masakra që ndodhi në fshatin Reçak të Kosovës 22 vjet më parë është ende shkaku i anktheve që shpesh i përjeton Ramë Shabani, një nga të mbijetuarit e kësaj masakre.

    Më 15 Janar 1999, në fshatin Reçak të Shtimes, forcat policore-ushtarake, si dhe paramilitare serbe, vranë dhe masakruan 45 civil shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve kishte edhe pleq, gra dhe fëmijë.

    Të nesërmen, më 16 janar, Reçakun e vizitoi shefi i atëhershëm i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Wallker, për të parë nga afër se çfarë kishte ndodhur. Pasi vizitojë fshatin dhe u ngjitë lartë te vendi i quajtur “Gropa e Bebushit”, aty ku sot gjendet Kompleksi Memorial i Reçakut, ndërsa po afrohej tek lugu i ngushtë, ambasadori Walker u tmerrua nga pamjet e kufomave dhe pa hezituar në ato momente deklaroi, “Nga ajo që pashë, ishte evidente se kemi të bëjmë me masakër dhe krim kundër njerëzimit”.

    Masakra e Reçakut, sipas Shabanit, ishte kyçe për të ndryshuar qëndrimin e komunitetit ndërkombëtar ndaj luftës në Kosovë dhe çoi në bombardimet e NATO-s në Serbi.

    Humbi vëllaun dhe 11 të afërm

    Ramë Shabani ishte 33-vjeçar kur më 15 janar 1999 forcat serbe të sigurisë kryen masakrën e Reçakut, një fshat në komunën e Shtimes.

    Duke folur për Anadolu Agency (AA), Shabani para memorialit të fshatit thotë se në masakër ai humbi vëllain e tij 22-vjeçar Bajrush Shabani dhe 11 të afërm.

    Ai thotë se 41 persona u vranë në masakër. Tre njerëz të tjerë u vranë individualisht në fshat në ato ditë, ndërsa kufoma e një gruaje nuk është gjetur deri më sot. Sipas tij, viktimat e masakrës ishin burra, gra dhe fëmijë të moshës mbi 15 vjeç, ndërsa një viktimë u gjet pa kokë dhe një tjetër pa zemër.

    Para luftës, fshati kishte rreth 230 shtëpi, por në kohën e masakrës ishte tejet i boshatisur. Disa banorë të zonës po luftonin, disa shkuan në vendet përreth dhe vazhdimisht kishte 100 deri në 150 njerëz në fshat. Sipas rrëfimit të Ramës, gruaja e tij ishte me të birin në Ferizaj, kështu që ajo nuk ishte në fshat në kohën e masakrës.

    Rama thotë se më 15 janar 1999, granatimet filluan rreth orës 7 të mëngjesit.

    “Ne jemi tubuar në shtëpinë e Sadik Osmanit, ishim më shumë se 30 burra, gra dhe fëmijë. Jemi tubuar se ishte edhe mali afër, edhe ishte shtëpia me bodrum, jemi frikuar mos të granatohemi. Kur e kanë pushtuar fshatin, ata kanë hyrë dhe na kanë nxjerrë neve nga shtëpia e Sadik Osmanit, na kanë nxjerrë jashtë në oborr, na kanë rrahur, na kanë marrë gjithçka nga xhepat, letërnjoftimet. Unë në atë masakër jam zënë me nënën, gruan e axhës dhe vajzën shtatë vjeçare. Si fëmijë, ajo qau pas meje kur më mori policia dhe filloi të më rrahë”, thotë Shabani.

    Ai rikujton se në të njëjtën kohë, gratë i kanë mbyllur në atë bodrum ndërsa meshkujt i kanë urdhëruar të vinin duart pas dhe të drejtoheshin drejt vendit ku më pas u bë masakra në një kodër afër fshatit.

    Shabani thotë se u është thënë të lëvizin drejt “ushtrisë sonë”, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por në kodër i kanë pritur serbët.

    “Pastaj, siç e ka pa e gjithë bota, kanë dalë (forcat serbe) dhe i kanë masakruar. Unë u fsheha dhjetë metra më larg, nuk kam qenë më larg se nuk kishe ku të shkoje. Ishte dimër si sot, mali (pylli) ishte shumë më i vogël atëherë, tash është rritur”, thotë Shabani.

    Ai deklaron se kishte forca serbe në kodrat përreth, ndërsa në kodrën në anën tjetër të fshatit kishte vëzhgues të Komisionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, të cilët vëzhgonin gjithçka, por nuk mund të hynin në fshat.

    Sipas tij, kreu i Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker, hyri në fshat një ditë pas masakrës dhe pa kufomën e të moshuarit Banush Kamberi pa kokë, Ragip Bajramit pa zemër dhe kufomat e tjera, pas çka deklaroi se ishte një masakër dhe krim kundër njerëzimit.

    Vrasjet ndodhën në disa lokacione

    Vëllai më i vogël i Ramë Shabanit ishte 22 vjeç, ai nuk kishte fëmijë, ishte i ri dhe siç thotë Shabani, nuk ishte përzier me ushtrinë dhe ishte i pafajshëm si të tjerët.

    Ramë Shabani tregon se vrasjet ndodhën në disa lokacione në fshat dhe se në mbrëmjen e 16 janarit, banorët e të gjithë fshatrave përreth ndihmuan në transferimin e kufomave në xhaminë e fshatit, duke menduar se do të varroseshin për dy apo tre ditë më pas.

    Por, vendasit, së bashku me anëtarët e UÇK-së, luftuan për trupat e të vrarëve për tre ditë. Megjithatë, policia serbe mori trupat dhe i çoi në Prishtinë për autopsi. Ata i mbajtën për gati një muaj dhe më 11 shkurt i kthyen dhe vendasit i varrosën.

    “Pastaj tre ditë u luftua dhe u vra komandanti i brigadës Ahmet Kaçiku, edhe ata (forcat serbe) kanë pësuar humbje. Nuk kemi pasur zgjidhje, (forcat serbe) i kanë marrë (kufomat). Pastaj edhe një muaj, deri më 11 shkurt ne nuk kemi mundur t’i varrosim. Janë mbajtur nëpër qese, nëpër spitale. Dy-tre herë ka qenë kjo masakër, jo një herë. Dy-tre herë ka qenë për familjarët dhe për të gjithë që ndjenin dhembje, ka qenë dy-tre herë masakër”, thotë Ramë Shabani.

    Përveç një polici serb, askush tjetër nuk është mbajtur përgjegjës

    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB) dënoi masakrën ndaj shqiptarëve të Kosovës në Reçak dhe rreth dy muaj më vonë NATO filloi bombardimet ndaj Serbisë.

    “Masakra ka pasur në Kosovë, ka qenë e Obrinjes dhe masakra tjera para masakrës së Reçakut, por ajo që e ka tronditur botën është e Reçakut. Vula e Kosovës është Reçaku. Ndoshta fillimi, dokumentet janë te Adem Jashari, por vula për Kosovën, vetëm nëse nuk duam ta pranojmë realitetin, që e ka sjellë marrëveshjen e Rambujesë dhe Këshillin e Sigurimit është masakra e Reçakut”, tha Shabani.

    Ai thekson se përveç një polici serb, askush tjetër nuk është mbajtur përgjegjës për këtë krim dhe dëshmitarët, thotë ai, ngadalë po vdesin.

    Menjëherë pas luftës, në vitin 2001 gjykatësit e UNMIK-ut, Misionit të OKB-së në Kosovë, dënuan oficerin e policisë Zoran Stojanoviç me minimum 15 vjet burg për pjesëmarrje në vrasjen e 45 personave në fshatin Reçak.

    Masakra e Raçakut ishte midis akuzave për krime lufte para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë.

    Ramë Shabani shpesh ka ankthe për gjithçka që ka mbijetuar. Megjithatë, ai thekson se dikush duhej të viktimizohej për këtë vend.

    “Them kurrë insha-Allah nuk përsëritet”, porosit Shabani.

  • Sarma me Lakër

    Sarma me Lakër

    Përbërësit:

    •       1/2 kg mish të bluar viçi
    •       1 filxhan të vogël oriz
    •       1 qepë mesatare
    •       ½ kg fleta te lakrës
    •       1 lugë e vogël kripë
    •       biber të kuq sipas shijes
    •       vegetë?
    •       2-3 lugë të mëdha vaj
    •       1/2-1litër ujë

    Përgatitja :

    E merrni mishin e bluar, ia grini një qepë të imët. Ia shtoni orizin e larë.
    I shtoni melmesat (kripë, biber, vegetë), i përzieni mirë. Në anën tjetër, i merrni fletët e lakrave, i zgjedhni të mira, të holla, pa shume kërcej.
    Fletat i mbushni me mish dhe i mbështillni me kujdes, duke i mbyllur skajet përbrenda. Në një tenxhere mesatare i qitni pak vaj dhe i shtroni dy-tri fleta të lakrës dhe përmbi i radhitni sarmat.
    I vendosni të vlojnë në temperaturë të lartë, sipër i vendosni pak vaj dhe ujë deri në gjysmë të tenxheres. Kur të vlojnë, e zbritni temperaturën, ia vendosni kapakun dhe i leni të zihen ngadalë për 30-45 min.
    Në fund, sipas dëshirës, mund ta mbaroni një sos me biber të kuq dhe me miell për ta hedhur përmbi.
    Po ashtu, pasi te zihen, sarmat mund t’i vendosni në tepsi dhe i futni në furrë që të rreshken.

  • Thënie nga hoxhë Ekrem Avdiu për ditën e Xhuma

    Thënie nga hoxhë Ekrem Avdiu për ditën e Xhuma

    Etikë e ditës së xhuma është të pastrohet trupi dhe rrobat.
    Por, më e rëndësishme se kjo është të pastrohet shpirti.
    Qofshi të bekuar!
    Hoxhë Ekrem Avdiu