Author: KushtrimGuraj

  • Fondacioni IHH dërgon ndihma humanitare për refugjatët palestinezë

    Fondacioni humanitar turk IHH ka dërguar ndihma humanitare në mbi 150 familje refugjatësh palestinezë që jetojnë në kushte të vështira në një kamp në Libanin jugor, transmeton Anadolu Agency (AA).

    IHH me seli në Stamboll shpërndau ndihmat për familjet në nevojë në kampin Ein El Hilweh, kampi më i madh i refugjatëve në Liban ku jetojnë palestinezët.

    Furnizimet përfshijnë gjëra ushqimore bazë, si vaji, sheqeri dhe makaronat.

    IHH vazhdon aktivitetet e saj të ndryshme humanitare për familjet në nevojë, të cilat janë rritur në numër me shpërthimin e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe për shkak të krizës aktuale ekonomike në Liban.

    Gjithsej 22 agjenci turke humanitare, përfshirë IHH, kanë kryer një fushatë për refugjatët palestineze që vuajnë në kampet në Liban.

    Refugjatët palestinezë në Liban

    Refugjatët palestinezë në Liban jetojnë në 12 kampe, përkatësisht në Beddawi, Burj al-Barajnah, Burj Shemali, Dbayeh, Ein El Hilweh, El Buss, Mar Elias dhe Mieh Mieh, të gjitha të vendosura në rajone të ndryshme të vendit.

    Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (OKB), mbi 483 mijë refugjatë palestinezë jetojnë në Liban dhe kjo shifër rritet deri në 600 mijë me ata të paregjistruar.

    Përafërisht 62 për qind e refugjatëve palestinezë, të cilët përbëjnë rreth 10 për qind të popullsisë së Libanit, jetojnë në kampe ku infrastruktura dhe objektet sociale janë shumë të kufizuara, ndëra pjesa tjetër jetojnë rreth kampeve dhe në pjesë të ndryshme të vendit.

    Libani nuk pranon përgjegjësinë për mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve pasi nuk është palë në Konventën e vitit 1951 dhe Protokollin e vitit 1967 në lidhje me statusin e refugjatëve.

    Libani është vendi i dytë ku refugjatët palestinezë u nënshtrohen më së shumti shkeljeve të të drejtave pas Izraelit.

  • PLAKA DHE LETRA

    PLAKA DHE LETRA

    Një ditë prej ditësh në rrugë varet një letër, në të cilën shkruan: “I kam humbur njëzet dinarë. Ai që i gjen, shpresoj të m’i kthejë në adresën e filanit, banesën numër 76, sepse jetesa ime është e ulët dhe kam nevojë për to, në mënyrë që të blej bukë.”

    Një kalimtarit i erdhi shumë keq, saqë vendosi të shkojë te banesa dhe të pretendojë se i ka gjetur të hollat, në mënyrë që t’i ndihmonte.

    Ai shkoi dhe trokiti në derë, kurse një plakë e hapi derën. Njeriu i nxori njëzet dinarë nga xhepi dhe ia dha. Ndërsa plaka filloi të qajë nga gjesti dhe bamirësia e tij, duke i thënë se ky qe i dymbëdhjeti që vjen dhe pretendon se i ka gjetur të hollat e saj.

    Njeriu buzëqeshi dhe u nis në drejtim të ashensorit, kurse plaka në atë moment i tha:

    – Biri im, nëse ke mundësi largoje njoftimin nga rruga. Unë, në fakt, nuk di shkrim dhe s’e kam shkruar atë letër, – kështu, filloi të qajë dhe të thotë se mirësjellja dhe mëshira e tyre ndaj saj i jep shpresa dhe e bën që të ndjejë mirësinë e dynjasë.

    O ti mysliman, mos e lejo veten të harrosh një nevojtar, ndërkohë që ti je i zhytur në begati! Zgjohu nga gjumi i shkujdesjes, para se të bëhet vonë!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

     

     

     

     

     

  • U konstitua Këshilli Drejtues i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame

    Sot, në Prishtinë, u mbajt mbledhja konstituive e këshillit drejtues të Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame. Këshilli drejtues është emëruar nga Kryesia e Bashkësisë Islame, e po ashtu Kryesia e BIK-ut e ka miratuar edhe statutin e Institutit.
    Në mbledhjen konstituive qe i pranishëm edhe zv.kryetari i Kryesisë së BIK-ut, Ahmet ef. Rama, i cili iu dëshiroi suksese dhe mbarësi në punën e këtij Instituti, e po ashtu premtoi përkrahjen dhe mbështetjen e Kryesisë së BIK-ut për Institutin.
    Pas konstituimit, Këshilli drejtues, në bazë të kompetencave të parapara me statutin e Institutit, neni 11. Pika 13, Kryesisë së BIK-ut i propozoi për drejtor të Institutit, studiuesin e njohur të shkencave islame z. Sabri Bajgora.
    Sabri Bajgora në fjalën e tij, i falënderoi të gjithë anëtarët për besimin e dhënë, si dhe i ftoi ata për një bashkëpunim të frytshëm në projektet e ndryshme të cilat do të jenë prioritete të këtij Instituti në vitet e ardhshme.
    Anëtarët e këshillit drejtues janë: Sabri Bajgora, Ramadan Shkodra, Vedat Sahiti, Sadik Mehmeti, Valon Myrta, Besir Neziri dhe Abdulkadër Arnauti.
    Veprimtaria e Institutit do të zhvillohet nëpërmes punës kërkimore-shkencore të bashkëpunëtorëve të jashtëm, përmes projekteve të propozuara dhe të miratuara nga Instituti.
    Veprimtarie e Institutit është e përqendruar në punën kërkimore-shkencore nga fusha e shkencave islame dhe të kulturës shqiptare e më gjerë.
    Instituti organizon punën kërkimore-shkencore e profesionale dhe studimin e thesarit kulturor, material e shpirtëror islam në vend. Po ashtu, Instituti organizon dhe kryen edhe detyra të tjera kërkimore shkencore nga fusha e islamologjisë dhe e kulturës shqiptare dhe e kulturës së popujve të tjerë mysliman në vend.

  • Krem Çokollatë – Si Ta Përgatisni në Shtëpi për 15 Minuta

    Krem Çokollatë – Si Ta Përgatisni në Shtëpi për 15 Minuta

    Përgatitja e Krem Çokollatës në Shtëpi

    Përbërësit

     5 gota qumësht

    1 vezë

    3 lugë gjelle të plota me niseshte

    100 gr çokollatë

    1 filxhan çaji me sheqer

    1 lugë gjelle kakao

    Përgatitja

    Si fillim rrihni vezën në një tas të vogël.

    Më pas, në një tenxhere shtoni qumështin, sheqerin, kakaon dhe niseshtenë.

    Shtoni edhe vezën e rrahur dhe vendosini në zjarr mesatar.

    Trazojini përmes një luge druri pa ndërprerje derisa të krijohet një masë kremoze përreth 10 minuta.

    Në këtë moment shtoni çokollatën të cilën e keni shkrirë më parë dhe përzjeheni mirë për disa minuta derisa masa të njëtrajtësohet dhe të marrë formën e kremit.

    Hidheni kremin më pas në kupat përkatëse dhe lëreni të ftohet në temperaturë ambjenti.

    Në vijim, transferojeni për disa orë në frigorifer dhe më pas mund t’i konsumoni.

    Nëse preferoni mund t’i shoqëroni edhe me produkte të tjera shtesë, siç janë biskotat, arrat e thërrmuara apo lajthitë e bajamet.

    Kremin e çokollatës mund ta kombinoni edhe në përgatitjen e recetave të ndryshme të ëmbëlsirave siç është keku, të cilin pasi e përgatisni me pak sheqer mund ta mbuloni sipër me kremin e çokollatë.

    Por për një shije shumë të veçantë, kombinim perfekt do ishte servirja e kremit të çokollatë me lëkura portokalli të ndara në copëza të vogla.

    Madje nëse ju pëlqen aroma e portokallit, mund t’i shtoni copëzat e lëkurës së portokallit edhe gjatë përgatitjes së kremit gjatë kohës që e përziejmë në tenxhere.

  • Shtrihet në spital Hoxhë Dr.Zekerija Bajramit

    Shtrihet në spital Hoxhë Dr.Zekerija Bajramit

     

    Të nderuar ndjekës të platformës RTV Pendimi, ju njoftojmë që hoxhë dr.Zekerija Bajrami është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe momentalisht është i shtrirë në spital ku dhe është duke marrë tretmanet e nevojshme.
    Familjarët e Hoxhës kanë apeluar tek masa e gjerë që të mos e shqetësojnë atë me telefonata ngase çdo shqetësim është në dëm të hoxhës dhe se atë mund ta ndihmojnë me lutje/dua.
    Stafi i Rtv Pendimi uron që sa më parë t’i përmirësohet gjendja dhe të kthehet siç ka qenë. Allahu e forcoftë dhe ia lehtësoftë!

  • Presidenti i Ugandës ndalon Facebook-un, e akuzon se ishte “arrogant”

    Presidenti i Ugandës, Yoweri Museveni, ndaloi platformën sociale Facebook dhe platformat e tjera të mediave sociale përderisa vendi po përgatitet të mbajë zgjedhjet presidenciale këtë javë, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Duke iu adresuar kombit në Kampala, Museveni akuzoi Facebook-un se është “arrogant”.

    Disa ditë më parë, Facebook mbylli llogaritë e dy mbështetësve të presidentit Museveni, të njohur lokalisht si Bajjo dhe Full Figure, për atë që platforma sociale e quajti keqpërdorime të llogarive të tyre.

    Për shkak të mbylljeve, tha Museveni, qeveria po ndëshkon Facebook-un duke e mbyllur atë më herët.

    Mbyllja e llogarive të mbështetësve të tij nuk u prit mirë nga presidenti i Ugandës, veçanërisht pasi vendi dështoi në përpjekjet e saj disa javë më parë që Facebook të mbyll disa llogari që shteti i konsideronte të rrezikshme për sigurinë.

    Ai kritikoi Facebook-un se është kundër qeverisë në masën e mbylljes së disa prej llogarive mbështetëse të saj dhe tha se platforma sociale nuk ka të drejtë të thotë kush është i mirë dhe kush është i keq në Uganda.

    “Facebook vendosi të bllokojë qendrat e mesazheve NRM”, tha Museveni në fjalën e tij, duke iu referuar Lëvizjes së Rezistencës Kombëtare.

    Ai tha se mbyllja e Facebook-ut dhe platformave të tjera të mediave sociale është për të ardhur keq, por është e pashmangshme. Megjithatë, ai i kërkoi falje njerëzve në Ugandë që preken nga mbylljet.

    Uganda është planifikuar të mbajë zgjedhje nesër. Mediat sociale po ashtu u mbyllën kur vendi shkoi në qendrat e votimit në vitin 2016.

  • PILOTI DHE RECEPSIONISTI

    PILOTI DHE RECEPSIONISTI

    Rrëfen një pilot i cili punon në kompaninë e aeroplanëve “Egypt Air” dhe thotë:

    Punoja në linjën e aeroplanit i cili fluturonte në relacionin Kajro-Tokio për tre muaj. Më pas, për dy muaj u largova nga ky relacion dhe fluturoja për në vende tjera. Deshi Allahu që pas një periudhe të kthehem prapë në të njëjtin relacion dhe kompania, si zakonisht, lidhte kontrata me të njëjtat hotele, ku pushonim dhe flinim.

    Zbrita në të njëjtin hotel dhe isha në pritje të shpërndarjes së dhomave. Në atë moment erdhi recepsionisti dhe filloi të thërret: “Zotëri Muhamed Selim! Zotëri Muhamed Selim!”

    Unë u çudita. Unë tash sa mbërrita në hotel, si e di emrin tim ky? thashë me vete. Pastaj, iu përgjigja duke i thënë se unë isha Muhamed Selimi. Kurse ai më dha një zarf, në të cilin kishte treqind dollarë.

    “Ç’është kjo?” i thashë.

    “Kur ishe këtu para tre muajve, e harrove këtë zarf në dhomën tënde. Unë e ruajta atë në recepsion dhe çdo herë kur vinte ndonjë delegacion nga EgyptAir, e hulumtoja emrin tënd. Sot vërejta emrin tënd në mesin e tyre dhe erdha të ta dorëzoj zarfin”, m’u përgjigj ai.

    SubhanAllah! Tre muaj e ka hulumtuar emrin tim në mesin e delegacionit. Unë e hapa zarfin dhe ia dhurova atij 150 dollarë në shenjë respekti për këtë gjest të mirë. Kurse atij iu skuq fytyra dhe i zemëruar më tha:

    “A më jep të holla për kryerjen e detyrës sime?!”

    Unë u skuqa dhe u turpërova nga ai. Desha t’i tregoj se kjo është tradita jonë në tokat arabe, por u turpërova t’i them.

    “A ka mundësi të të ftoj në darkë sonte?” i thashë.

    “Më vjen keq. Nuk mund ta pranoj ftesën tënde, sepse do të ndjehem në vete sikur kjo vepër është shpërblim ndaj asaj që ta ktheva zarfin. Ndoshta herëve tjera kur të kthehesh, do ta pranoj ftesën”, më tha ai.

    Nga dëgjimi i këtyre fjalëve më erdhi të mërzitem për gjendjen e disa njerëzve në tokat tona dhe fillova të turpërohem nga vetvetja. Ky njeri më dha një mësim që nuk do ta harroj dot asnjëherë. Pra, kur të kryhet detyra me të cilën je i obliguar, nuk duhet të presësh shpërblim si shkëmbim i shërbimit të kryer.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • Recetë për mish me lakra turshi

    Recetë për mish me lakra turshi

    Tani është koha e lakrave turshi dhe e gjellëve të zgjedhura të cilat mund t’i gatuani me to. Mish me lakra, sarma…

    Përbërësit:

    ▪ 2 lakra turshi,
    ▪ 1 lugë yndyrë,
    ▪ 1 qepë,
    ▪ 200 g mish të thatë,
    ▪ 200 g suxhuk të thatë,
    ▪ Mish të freskët sipas dëshirës (proshutë, mish pule),
    ▪ Piper,
    ▪ Fletë dafine

    Përgatitja:

    • Ngrohni yndyrën dhe fërgoni qepën e grirë imët, pastaj shtoni proshutën dhe suxhukun e prerë imët.
    • Kur të shkrihen mirë të gjitha, shtoni mishin e freskët të cilin e keni zgjedhur.
    • Derisa kjo të marinohet, shtoni pak ujë. Lëreni të vlojë 30 minuta.
    • Lakrën priteni në shirita të hollë dhe shtojani mishit.
    • Marinoni akoma dhe në fund qitni disa fletë dafine dhe piper.
    • Kur t’i përzieni të gjitha, edhe pak marinoni, tenxheren mbështilleni me folie dhe futeni në furrë edhe 30 minuta në 180 gradë celsius.
    • Kur të shikoni që është pjekur, gjella me mish e lakra është e gatshme.

  • Me rastin e kryerjes së HATMES së Kur’anit, nga vijueset e rregullt të Mektebit të xhamisë në Libizhdë

    Me rastin e kryerjes së HATMES së Kur’anit, nga vijueset e rregullt të Mektebit të xhamisë në Libizhdë

    Me prezencë të shumë xhematlinjve, ditën e dielë, me datë 10.01.2021, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit – xhamia e fshatit Libizhdë, KK Prizren, organizoi ceremoninë solemne me rastin e kryerjes së HATMES së Kur’anit, nga vijueset e rregullt të Mektebit të xhamisë.
    Imamët e fshatit, Faruk ef. Idrizi dhe Amir ef. Ademi, me shumë sukses, kanë arritur që t’ua mësojë mësimin e leximit të Kur’anit 8 nxënëseve. Imami Faruk ef. Idrizi, në fjalën e tij, tregoi rreth ecurisë së mësimit në Mekteb, si dhe falënderoi edhe prindërit për interesimin dhe bashkëpunimin e tyre.
    Në fjalën e tij, kryetari i KBI-Prizren, Mr. Besim ef. Berisha, vlerësoi lartë angazhimin e hoxhallarëve të fshatit. Po ashtu, e vlerësoi lartë dhe vetëdijën e prindërve, të cilët i kanë motivuar fëmijtë e tyre, për të ndjekur mësimet në mektebin e xhamisë. Tubimin e përshëndetën edhe kryetari i fshatit, Nehat Vehapi dhe drejtori i shkollës fillore Ekrem Rexha “Drini”, Dr. Senad Neziri.
    Në fytyrën e të pranishmëve, shihej gëzimi dhe hareja, e sidomos te prindërit e fëmijëve që kanë bërë hatme Kur’anin.
    Ceremonia u mbajt në xhaminë e fshatit, filloi me tekbire ndërsa mbaroi me duanë e Hatmes.
    Sipas traditës, duaja e Hatmes, në këtë fshat është një moment feste. Pas ceremonisë, familjet e nxënësve, i marrin mysafirët e ftuar për të drekuar në shtëpi, familjarisht.
    Suksese, fëmijëve, familjeve dhe imamëve Faruk ef. Idrizi dhe Amir ef. Ademi…!