Author: KushtrimGuraj

  • Dizajn i ri i aplikacionit Rtv Pendimi për Android dhe iOS

    Dizajn i ri i aplikacionit Rtv Pendimi për Android dhe iOS

    Aplikacioni i Rtv Pendimit, shërbimi përmes të cilit vizitorët kanë mundësi të dëgjojnë radio të shikojnë tv dhe të informohen për emisionet dhe shumë çka tjetër është bërë me dizajnë të ri dhe tani është aktive edhe për sitemin Android dhe iOS.

  • Përmirsohet gjendja e hoxhës Zekerija Bajrami

    Përmirsohet gjendja e hoxhës Zekerija Bajrami

    Pas një mjekimi të vazhdueshëm njëjavor, ju njoftojmë se babai ka pak përmirësim në shëndetin e tij, megjithëse mjekimi sipas mjekëve profesionistë duhet të vazhdojë në mënyrë serioze edhe më tutje.

    Lutemi që Allahu t’ia lehtësoje dhe ta shërojë.

    Kërkojmë ndjesë nëse nuk kemi mundur të u përgjigjemi një nga një, të gjithë atyre që kanë pyetur dhe janë interesuar.

    Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptim.

    Hoxhë Omer Bajrami

     

     

     


  • SHQIPTOI SHEHADETIN DUKE QENË E VDEKUR

    SHQIPTOI SHEHADETIN DUKE QENË E VDEKUR

    Doktor Halid el Xhubejri, Allahu e ruajttë!, i cili është një ndër kardiokirurgët më të mirë në Arabinë Saudite dhe njëkohësisht edhe thirrës në fenë e Allahut, na rrëfen dhe thotë:

    Në ora 18.45 më lajmëruan nga emergjenca se e kanë pranuar një grua e cila ishte goditur nga infarkti dhe më thanë se iu duhem urgjentisht.

    Shkova dhe kur arrita te dera e emergjencës, zemra e saj u ndal. Fillova t’ia fërkoj zemrën dhe vetëm pas një apo dy minutave, për çudi, ajo u ngrit dhe e drejtoi shikimin e saj kah qielli sikurse i drejtohet e i flet ndokujt dhe pastaj e ngriti dorën e saj dhe tha: “Esh-hedu en la ilahe il-lallah ue esh-hedu en-ne Muhameden resulullah” (Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç se Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij).

    Unë u ndala dhe ajo u ndal dhe fillova prapë t’ia fërkoj zemrën, edhe atë dy apo tre minuta. Ajo prapë u zgjua, shikoi kah qielli, e ngriti dorën e saj dhe përsëri tha: “Esh-hedu en la ilahe il-lallah ue esh-hedu en-ne Muhameden resulullah” (Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç se Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij).

    Herën e tretë e vërejta një gjë të çuditshme, e pashë fuqinë e Allahut të Madhëruar! Deri sa isha duke ia fërkuar zemrën e saj dhe ajo e shqiptonte shehadetin, me sytë e mi e pashë në aparatin i cili ishte i lidhur me zemrën e saj se zemra e saj nuk kishte qenë në funksion kur gjuha e saj shqiptonte shehadetin. Pasha Allahun, gjuhën e saj e bëri të lëvizë Allahu i Plotfuqishëm, Mëshiruesi, Pendimpranuesi, që të jetë argument për mua dhe për tjetrin. Edhe pse e vdekur ia mundësoi ta shqiptojë shehadetin. Ajo duke qenë gjallë e njihte dhe adhuronte  Zotin e saj, që Ai ta ruajë dhe t’i ndihmojë kur ajo më së shumti ka nevojë.

    Shkova ta takoj burrin e saj dhe ta ngushëlloj për vdekjen e gruas së tij. Pasi që e ngushëllova, ia tregova rastin që e pashë dhe i thashë:

    “Çka ka vepruar gruaja juaj që të jetë përfundimi i saj kështu?”

    Mu përgjigj:

    “Doktor, unë nuk çuditem. Ajo nga dita kur e martova, para 35 vjetëve, asnjë natë nuk e la namazin e natës, përveç se kur kishte ndonjë arsye që e arsyeton feja e Allahut.”

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • Kifle me Djathë – Të Ngrohta, Të Buta Plot Shije

    Kifle me Djathë – Të Ngrohta, Të Buta Plot Shije

    Një ushqim i lehtë, i shpejtë, por mbi të gjitha i përgatitur në shtëpi edhe i shëndetshëm, kiflet janë padyshim mënyra më e mirë për të mbledhur gjithë familjen rreth tryezës së ngrënies në orët e para të mëngjesit.

    Nëse dëshironi mbushjen e kifleve mund ta bëni edhe me përbërës të tjerë me spinaq apo edhe gjizë apo t’i përgatisni ato të ëmbla.

    Në rastin e kifleve të ëmbla gjatë përgatitjes së brumit duhet të hidhni pak sheqer në vend të kripës dhe mbushjen mund ta bëni me reçelra të ndryshëm apo edhe çokollatë.

    Përgatitja e Kifleve me Djathë në Shtëpi

    Përbërësit

    500 gr miell

    Kripë

    150 gr gjalpë

    Një filxhan çaji kos

    3 të verdha vezësh

    Djathë i bardhë i thërmuar

    Rigon

    Përgatitja

    Si fillim hedhim në një tas të madh miellin, gjalpin dhe kripën. I kalojmë të gjitha në mikser derisa të jenë përzjerë mirë me njëra tjetrën.

    Më pas shtojmë të verdhat e vezëve bashkë me kosin dhe vijojmë t’i përzjejmë në mikser derisa brumi të jetë i njëtrajtshëm.

    E hedhim brumin në një enë tjetër dhe e punojmë me dorë për disa minuta.

    Më pas, brumin e mbështillni me një pecetë kuzhine dhe lëreni të pushojë për 30 minuta në frigorifer.

    E nxjerrim nga frigoriferi dhe e hollojmë në formën e petës në një trashësi prej 2 mm.

    Më pas, petën e presim në forma trekëndore. Në secilin prej trekëndëshat hedhim nga një lugë djathë të thërmuar të përzier me pak rigon.

    I mbyllim në formën e roleve duke shtypur me kujdes të dyja anët e kifleve.

    I vendosim në tavë ku më parë kemi shtruar një letër pjekjeje.

    Pasi i kemi vendosur të gjithë me radhë në tavë, kiflet i fusim në furrë të ngrohur në 180 gradë dhe sipër nëse preferoni mund t’i lyeni me të verdhë veze.

    I pjekim për 25 minuta, i nxjerrim nga furra dhe i lëmë të ftohen.  Sipas preferencës, para se t’i shërbejmë i spërkasim me pak fara susami sipër.

  • Trashësia e borës deri në 5 metra në provincën lindore të Turqisë, mobilizohen ekipet e intervenimit

    Reshjet e bores kanë krijuar trashësi deri në 5 metra në disa pjesë të rrugëve rurale në provincën lindore turke Muş, ndërsa ekipet kompetente po punojnë pandërprerë për pastrimin e tyre për të siguruar qarkullim të lirë për banorët, raporton Anadolu Agency (AA).

    Ekipet po vazhdojnë punën në rrugët e grupit të fshatrave Üçevler përkundër kushteve të këqija atmosferike, përfshirë edhe rënien e distancës së shikueshmërisë deri në 3 metra në disa zona.

    Şeyhmus Yentür, zyrtar lokal, u tha gazetarëve se bora tashmë 4 ditë ka shkaktuar mbyllje të rrugëve në lartësi të mëdha, duke shtuar se rrugët janë bllokuar sërish pas pastrimit për shkak të stuhisë.

    Ekipet e pastrimit të borës po përjetojnë vështirësi për shkak të stuhisë, tha ai, duke shtuar se punët janë përshpejtuar me uljen e intensitetit të furtunës.

    “Për shkak të furtunës, në disa zona ka borë deri në 5 metra”, tha Yentür.

    Ndërkaq, Nazım Diner, shefi i ekipet të intervenimit, tha se rrugët mbyllen sërish përkundër pastrimit për shkak të kushteve atmosferike.

    “Vende-vende ka borë në trashësi prej 5 metrash. Së shpejti do t’i pastrojmë rrugët e fshatrave”, theksoi ai.

  • Sot nis gjysmë-vjetori i dytë i procesit mësimor

    Pas 30 ditësh pushim, më shumë se 345 mijë nxënës të nivelit para-universitar sot do t’u rikthehen bankave shkollore.

    Gjysmë-vjetori i dytë i viti shkollor do të fillojë sipas skenarit A dhe varësisht nga gjendja me pandemi, mund të kalojë në skenarin B – mësim i kombinuar ose mësim online, si pjesë e skenarit të tretë C nga MASH.

    Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj, ka uruar dje nxënësit e mësimdhënësit me rastin e fillimit të gjysmë-vjetorit të dytë të procesit mësimor.

    Ndërsa, Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) ka bërë me dije se përkrah rifillimin e procesit mësimor më 18 janar, por kujton se nëse institucionet nuk reflektojnë, atëherë nuk e përjashtojnë grevën e përgjithshme në arsim.

    SBASHK-u kërkon paga shtesë për çdo punëtor të arsimit prej 100 euro në muaj me arsyetimin se e kanë rrezikuar shëndetin duke punuar në shkolla gjatë pandemisë me koronavirus.

    Kjo sindikatë po ashtu kërkon kontratë kolektive të përhershme për punëtorët e arsimit, e cila ndër tjerash, do të parashohë tri paga me rastin e pensionimit, nga një pagë jubilare dhe shujta.

    Ndryshe, gjysmë-vjetori i parë i procesit mësimor përfundoi më herët se sa ishte planifikuar për shkak të gjendjes me koronavirus në vend, ndërsa pjesa e dytë e procesit mësimor pritet të përfundojë në muajin qershor.

  • Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë paralajmëroi për racizëm dhe diskriminim etnik

    Ali Muhyiddin Al-Karadagi, Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, paralajmëroi për racizëm dhe diskriminim etnik, të cilat janë përsëri në rritje.

    Karadagi në mesazhin e postuar në llogarinë e tij në Facebook, vuri në dukje se racizmi dhe diskriminimi etnik janë një rrezik i madh për njerëzimin, ndërsa shtoi se ky problem ka shkaktuar konflikte, trazira dhe poshtërime gjatë gjithë historisë.

    Duke theksuar se ligjet hyjnore dhe ato ndërkombëtare ndalojnë racizmin dhe diskriminimin etnik me në krye islamin, ndërsa bëjnë thirrje që t’i kushtohet vëmendje e veçantë arritjes së barazisë njerëzore, Karadagi ftoi gjithë njerëzit që të bashkohen dhe të bëjnë çdo përpjekje për të eliminuar racizmin dhe diskriminimin etnik.

    Karadagi në mesazhin e tij theksoi se racizmi është shfaqur përsëri fuqishëm nën pretekstin e luftimit të përhapjes së islamit, ndërsa shtoi se kanë paralajmëruar Perëndimin dhe të tjerët kundër racizmit dhe efekteve të tij shkatërruese në të gjithë njerëzimin, e jo vetëm për myslimanët.

  • Kush ishte PROFETI MUHAMED

    Kush ishte PROFETI MUHAMED

    Kush ishte PROFETI MUHAMED
    SalAllahu alejhi ue selem

    Ndër të gjithë njerëzit që jetuan në tokë
    Ai ishte njeriu më fisnik dhe më i bekuari
    Emri i tij ishte Muhamed
    Që do të thotë “shumë i lavdëruari”

    Ai ishte EL-AKIB
    Ai erdhi pas gjithë të tjerëve
    Ai është pejgamberi i fundit
    Ai është vula e të gjithë pejgamberëve

    Ai ishte EL HASHIR
    Në kuptimin e vërtetë të fjalës
    Kur kjo botë të shkatërrohet
    Njerëzit te këmbët e tij do të ringjallen

    Ai ishte EL-MAHI
    Sepse e fshiu mosbesimin e injorancën
    Në botën e mbushur me padituri e të këqija
    Solli diturinë, udhëzimin ,mirësinë dhe paqen

    Ai ishte SIRAXHUN MUNIR
    Udhërrëfyes më i drejtë ndonjëherë
    Pishtar ndriçues për të gjithë njerëzimin
    Ishte vula për të tjerët pejgamberë

    Ai ishte RAUF
    Njeri durimtar
    I këndshëm për shokët e tij
    I butë në vepra dhe në fjalë

    Ai ishte RAMETUN LIL ALEMIN
    Për botët u dërgua si mëshirë
    Për të gjitha krijesat
    Ai ishte mëshiruesi më i mirë

    Ai ishte EL-BESHIR
    Njeriu më i mëshirshëm që jetoi në tokë
    Ai e përcolli mesazhin e shpalljes hyjnore
    Solli shpëtimin për njerëzimin dhe këtë botë

    Ai ishte NEBIJUT-TEUBETI
    Profeti i pendesës ,shembulli më i mirë
    Ai ishte NEBBIJUR-RAHMETI
    Profeti që botës i solli paqe dhe mëshirë

    Ai ishte MUDHEKKIR
    Më i mirë përkujtues
    Ishte njeriu më i drejtë
    Më i miri këshillues

    Ai ishte EL-MUKAFFI
    Pasuesi i të gjithë profetëve , i fundit prej tyre
    I dërguar për të gjithë njerëzimin
    Pa dallim kombësie dhe ngjyre

    Edhe pse në moshë të re
    Të dy prindërit i kishte humbur
    Profeti Muhamed
    Gjithmonë mbeti një fëmijë i lumtur

    I padjallëzuar, fisnik ,inteligjent dhe i pastër
    Ai ishte i thjeshtë në fëmijëri e rini përherë
    Ai ishte i pafajshëm dhe njeri me karakter
    I tillë mbeti edhe kur Allahu gradoi pejgamber

    Për këtë botë u dërgua shpëtim dhe mëshirë
    Ai i thirri njerëzit në shpëtim në udhëzim
    Me fjalë të buta, me bujari dhe sjellje të mirë
    Me mesazhin e tij i solli lumturi në njerëzim

    Ai ishte njeriu më i veçantë qe jetoi ndonjëherë
    Më i larti në morale dhe në karakter
    Në uji Zem-Zem i ishte pastruar zemra
    Për hir të tij në mes ishte ndarë hëna

    Ai ishte njeriu më besnik që jetoi në këtë dynja
    Ishte dhe është shëmbëlltyrë për njerëzimin
    Ai arriti në perden e fundit Sidretu-l-Munteha
    Ai e solli në botë paqen edhe udhëzimin

    Nëse kërkoni shembull n’historinë e njerëzimit
    Mendoni vetëm për një moment
    Në gjithë historinë e njerëzimit që nga fillimi
    S’ka shembull më të mirë se Profeti Muhamed

    Autor
    Astrit M Dervishaj

     

     

  • Prodhuesit e automobilave Fiat Chrysler dhe PSA kompletojnë bashkimin

    Fiat Chrysler (FCA) dhe grupi francez PSA kanë përfunduar bashkimin e tyre për të krijuar Stellantis, thuhet në një njoftim të përbashkët të lëshuar sot nga kompanitë, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Prodhuesi italiano-amerikan i automobilave FCA dhe grupi francez PSA, që zotëron markat Peugeot, Citroen dhe Opel, njoftuan për herë të parë synimin e tyre në tetor të vitit 2019.

    “Aksionet e Stellantis do të fillojnë tregtimin në ‘Euronext’ në Paris dhe ‘Mercato Telematico Azionario’ në Milano të hënën, 18 janar 2021 dhe në bursën e New York-ut të martën, 19 janar 2021, nën simbolin STLA”, thuhet në njoftim.

    FCA më herët propozoi një bashkim të ngjashëm me Renault, por ideja u refuzua nga prodhuesi francez i automobilave.

  • Rritet në 73 numri i viktimave nga tërmeti në Indonezi

    Është rritur në 73 numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti me fuqi prej 6.2 ballë që ndodhi më 15 janar në provincën Sulawesi Perëndimor të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Kreu i Qendrës së informacionit dhe komunikimit të Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB), Raditya Jati tha se 27.850 personat e evakuuar për shkak të tërmetit janë vendosur në zona të sigurta në 25 pika të ndryshme.

    Jati bëri të ditur se numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 73 prej të cilëve 9 persona në qytetin Majene dhe 64 persona në rajonin Mamuju.

    Ai theksoi se nga tërmeti janë plagosur rëndë 253 persona të cilët vazhdojnë trajtimin në spitale dhe se në rajon po vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.

    Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës (BMKG) kishte njoftuar se tërmeti i 15 janarit i cili u raportua të jetë regjistruar në një thellësi prej 10 kilometrash dhe 6 kilometra në verilindje të qytetit Majene, është ndjerë edhe në qytetet Palu dhe Makasar.