Author: KushtrimGuraj

  • Vetëaksident në Klinë, humb jeten një 22 vjeçar

    Vetëaksident në Klinë, humb jeten një 22 vjeçar

    Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mbrëmë, në Qupevë të Ulët të Klinës.

    Burimet e IndeksOnline mësojnë se viktima është një 22 vjeçar.

    Në vendin e ngjarjes kanë dal zjarrëfikësit dhe policia, të cilët po mundohen ta nxjerrin trupin e të ndjerit nga vetura, i cili kishte mbetur aty qe 15 orë.

    Nga ky aksident edhe një person tjetër ka mbetë i lënduar, i cili është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë, bëjnë të ditur burimet e IndeksOnline.

  • Pjesëtarët e FSK-së kryen trajnim me Forcat e Armatosura të Türkiyes

    Pjesëtarët e FSK-së kryen trajnim me Forcat e Armatosura të Türkiyes

    Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë kryer trajnim teorik dhe praktik me pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Türkiyes në Kosovë, transmeton Anadolu.

    Siç njofton FKS-ja, trajnimi u bë në kuadër të menaxhimit të sfidave gjatë patrullimeve ushtarake në pikat kufitare.

    “Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Türkiyes, instruktorë me përvojë kanë realizuar trajnim teorik e praktik në përgatitjen profesionale të ushtarakëve të FSK-së, në ‘Patrullimet Kufitare’, duke realizuar demonstrim praktik në terren, në identifikimin e rrezikut gjatë patrullimeve dhe zgjedhjen e problematikave që dalin gjatë patrullimeve dhe menaxhimin e tyre”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

  • Cili është kufiri që ndan kujdesin e duhur për fenë nga ekstremizmi dhe neglizhenca?

    Cili është kufiri që ndan kujdesin e duhur për fenë nga ekstremizmi dhe neglizhenca?

    Pyetje: “Cili është kufiri që personi e tejkalon në lidhje me kujdesin që ka për fenë, dhe kështu kjo të konsiderohet ekstremizëm? Çfarë është përkufizimi i ekstremizmit dhe cili është kufiri i neglizhencës/lëshimit në lidhje me fenë?”

    Përgjigje: “Kufiri të cilin nëse një person e tejkalon në lidhje me fenë dhe që kjo të konsiderohet ekstremizëm është çdo gjë më e tepërt sesa që është e ligjësuar. Ekstremizmi është (i definuar si): “Të tepruarit në diçka dhe rëndimi i vetes me të.”Profeti salallahu alejhi ue selem e ka ndaluar ekstremizmin kur ai thotë:

    إياكم و الغلو في الدين فإنما أهلك من كان قبلكم الغلو في الدين

    “Jua tërheq vërejtjen kundër ekstremizmit në fe se vërtet ata që ishin para jush u shkatërruan për shkak të ekstremizmit në fe.”

    Ahmedi dhe të tjerë me zinxhir të shëndoshë të transmetimit.

    Sa për neglizhencën/lëshimin në fe, atëherë kjo është e definuar në këtë mënyrë: ‘Lënia në mangësi në kryerjen e asaj që Allahu e ka bërë obligim duke kryer disa mëkate, si: zinaja, përgojimi, shpifja; ose braktisja e disa gjërave që janë bërë të detyrueshme, si: respektimi i prindërve, ruajtja e lidhjeve farefisnore, marrja e selamit dhe të ngjashme (si këto).’

    I gjithë suksesi vjen prej Allahut. Salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë familjen e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij!”

     

    “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
    Burimi: “Fetaual-‘Akideh” 641/597
  • Windows 11 në kompjuterët e vjetër, Microsoft bën lëvizjen e papritur

    Windows 11 në kompjuterët e vjetër, Microsoft bën lëvizjen e papritur

    Me Windows 11, kërkesa numër 1 e Microsoft ishte një çip TPM 2.0. Në shumicën e rasteve, përdorimi i Windows 11-ës është lidhur ngushtë me këtë çip.

    Pa kaluar një javë Microsoft ka bërë një hap pas me politikën e cila kërkon që kompjuterët të kenë një harduer me çipin TPM 2.0 për të instaluar Windows 11.

    Një lëvizje e papritur, kompania publikoi udhëzimet për instalimin e Windows 11-ës në kompjuterët pa çipin TPM.

    Udhëzimet zyrtare i gjeni në faqen e suportit të kompanisë. Megjithatë Microsoft fillon me një paralajmërim të drejtpërdrejtë:

    “Instalimi i Windows 11-ës në një pajisje që nuk plotëson kushtet minimale nuk është e rekomanduar. Nëse Windows 11-ta është e instaluar në një harduer të tillë, duhet të pranoni mundësinë e shfaqjes së problemeve.”

    Problemet që Microsoft thotë janë dështimet e sistemit apo mungesa e përditësimeve kritike që do ta mbanin kompjuterin të sigurte dhe mbrojtur ndaj maluerëve, hakërreve dhe mashtruesve.

    Me Windows 11, kërkesa numër 1 e Microsoft ishte një çip TPM 2.0. Në shumicën e rasteve, përdorimi i Windows 11-ës është lidhur ngushtë me këtë çip.

    Tani përdoruesit mund të kalojnë në Windows 11 pa pengesat e kaluara të harduerit që Microsoft kishte vënë. Pas instalimit do të vëreni një tekst që shfaqet në desktop dhe thotë se kompjuteri nuk plotëson kërkesat minimale të instalimit të Windows 11-ës.

  • Kështu ndikon stresi mbi supet tuaja – si ta ndihmoni veten

    Kështu ndikon stresi mbi supet tuaja – si ta ndihmoni veten

    Kur stresi zgjat për një kohë të gjatë shtohet rreziku i një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë zhvillimin e sëmundjeve të rënda – shikoni se çfarë është në rrezik dhe si të mbroheni.

    Shumica prej nesh përballen çdo ditë me stresin, i cili ndonjëherë mund të veprojë si stimulues, saqë na “nxjerrë” në zgjidhjen e problemeve dhe tejkalimin e sfidave, por nëse zgjat shumë, pa pushim dhe relaksim, stresi mund të çojë në një seri të problemeve në trup.

    Një situatë stresuese e detyron trupin të prodhojë sasi më të larta të kortizolit, adrenalinës dhe noradrenalinës, të cilat stimulojnë një ritëm më të lartë të zemrës, rritje të gatishmërisë së muskujve, djersitje dhe vigjilencë më të madhe, por me kalimin e kohës mund të çojnë në dhimbje koke dhe probleme stomaku, nervozizëm, rritje të sheqerit në gjak, probleme me lëkurën, astmën, artritin, depresionin, deri në ankth dhe presion të lartë të gjakut.

    Rritja e rrezikut të sëmundjes

    Shkaqe të tjera të sëmundjeve të zemrës lidhen edhe me stresin – për shkak të tensionit të vazhdueshëm, njerëzit hanë shumë kripë dhe sheqer, gjë që rrit më tej rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru. Si një reagim ndaj stresit, imuniteti dobësohet, gjë që shkakton ftohje afatgjatë dhe shpesh herpes.

    Disa lloje të kancerit, si dhe disa sëmundje autoimune (p.sh., artriti reumatoid dhe skleroza e shumëfishtë) janë të lidhura me stresin. Ndryshe nga sa besohet, apo cigaret nuk lehtësojnë situatat stresuese, por mbajnë trupin përgjithmonë në një gjendje stresuese dhe në këtë mënyrë shkaktojnë edhe më shumë probleme.

    Rreth 43 për qind e të rriturve vuajnë nga disa pasoja të pafavorshme shëndetësore për shkak të stresit, dhe rreth 75 deri në 90 për qind e njerëzve që vijnë te mjekët e përgjithshëm për një ekzaminim shkojnë për sëmundje dhe sëmundje të lidhura me stresin, raporton portali shëndetësor webMD.

    Një burim stresi

    Kontrolloni nëse burimi i stresit është brenda jush apo nëse janë disa rrethana të jashtme. Nëse burimi i stresit është brenda jush, mendoni nëse mund të ndryshoni diçka në mënyrën se si mendoni ose silleni. Flisni me veten. Hiqni dorë nga mendimet negative dhe vazhdoni.

    Mbani veten të qetë

    Nuk ka rëndësi moti përveç nëse bie shi. Përqendrohuni në rrethinën tuaj: vini re pemët, qiellin, formën e reve në qiell, drejtimin e tyre.

    Nëse është me diell, ‘thithni’ diellin dhe ndjeni rrezet që ju ngrohin, nëse bie shi, përqendrohuni në zhurmën e spërkatjes së ombrellës ose mushamasë, ndjeni pikat në duar dhe fytyrë. Thjesht, mbani veten të qetë.

    Pesë metoda për të përballuar stresin

    Janë pesë metoda që mund të përdorni për të luftuar stresin, thotë psikologu Frank Lawlis. Gjëja më e rëndësishme është ndalimi i mendimeve stresuese, gjë që ndihmohet nga teknikat e frymëmarrjes dhe vendimi për të refuzuar stresin që i keni imponuar vetes.

    “Kaloni programin tuaj të përditshëm ose një situatë stresuese dhe pyesni veten se sa e rëndësishme është. Ka gjëra që mund t’i hedhim poshtë lehtësisht si të parëndësishme”, shpjegoi Lawlis.

    Teknika e tretë është puna në të menduarit pozitiv dhe ngritja e energjisë. Një nga mënyrat për ta bërë këtë janë ushtrimet e rregullta, por edhe të paktën gjysmë ore pushim në ditë. Merrni kohë për të praktikuar një mënyrë të re të të menduarit dhe për të festuar kur arrini të luftoni kundër stresit.

    Mbani në mend se të gjithë reagojnë ndaj stresit ndryshe dhe se jo të gjitha metodat do të funksionojnë njësoj për të gjithë. Për shembull, dikush relaksohet duke vrapuar, ndërsa për dikë shkakton akoma më shumë stres.

    Ushtrime relaksimi

    Stimuloni sistemin nervor me frymëmarrje të thellë. Mundohuni të merrni frymë nga diafragma dhe përdorni të dy vrimat e hundës. Imagjinoni që po thithni ajër “të mirë” ose “të pastër” dhe po nxirrni të gjitha helmet dhe mendimet e këqija nga trupi juaj. Vizualizoni nxjerrjen e erës së keqe të gojës.

    Largohuni nga mendimet e këqija

    Qëllimi i relaksimit progresiv i zhvilluar nga mjeku Edmund Jacobson është të mësojë të relaksojë gradualisht trupin. Filloni nga pëllëmbët, krahët, shpatullat, pjesa e pasme e qafës, qafa, fytyra, shpina, stomaku, këmbët dhe të pasmet. Në këtë mënyrë do ta “detyroni” trupin të qetësohet.

    Ndikimi i stresit

    Më poshtë është një listë e disa prej problemeve të shumta me të cilat një person mund të përballet nëse është vazhdimisht i ekspozuar ndaj stresit:

    -dhimbje koke të shpeshta dhe shtrëngime ose dhimbje të nofullës

    -kërcëllim dhe kërcëllimë dhëmbësh

    -belbëzimi dhe pauzat në të folur

    -dridhje e trupit, dridhje e buzëve, duarve

    -dhimbje në qafë, shpinë dhe spazma të muskujve

    -marramendje, dobësi, marramendje

    -zhurma në vesh ose tinguj të tjerë që nuk ekzistojnë

    -skuqje të shpeshta dhe djersitje të tepërt

    -duar të ftohta ose pëllëmbët e djersitura

    -tharje e gojës dhe probleme me gëlltitjen

    -ftohjet e shpeshta, herpes dhe infeksione

    -skuqje të shpeshta dhe kruajtje të pashpjegueshme

    -sulme alergjike më të forta dhe më të shpeshta

    -urth, dhimbje barku, vjellje

    -fryrje dhe erë

    Kur jeni nën stres, mendërisht ose fizikisht, trupi papritmas ridrejton energjinë kundër tij. Sekretohet adrenalina dhe kortizoli, të cilat e bëjnë zemrën të rrahë më shpejt, rrisin presionin e gjakut dhe rrisin nivelin e glukozës në gjak.

    Muskujt dhe kockat

    Kur jeni të tensionuar dhe të stresuar, muskujt në trupin tuaj shtrëngohen. Nëse tkurrja e muskujve zgjat për disa kohë, mund të shkaktojë dhimbje koke tensioni, migrenë dhe probleme të ndryshme muskulo-skeletore.

    Sistemi i frymëmarrjes

    Nën stres, njerëzit shpesh neglizhojnë frymëmarrjen e duhur dhe marrin frymë më të vështirë, më të shpejtë dhe më të cekët, zakonisht përmes pjesës së sipërme të mushkërive. Kjo mund të çojë në sulme paniku në disa njerëz.

    Zemra dhe venat

    Stresi akut ose momental rrit ritmin e zemrës dhe kontraktimet e muskujve të zemrës janë më të forta. Episodet e shpeshta të këtij stresi mund të shkaktojnë inflamacion në arteriet koronare, gjë që mund të çojë në një atak në zemër.

    Gjëndra

    Kur trupi është nën stres, truri dërgon sinjale nga hipotalamusi për të stimuluar sekretimin e kortizolit dhe adrenalinës, të quajtura shpesh hormone të stresit. Dhe kur ato lëshohen, mëlçia prodhon më shumë glukozë.

    Sistemi tretës

    Stresi ju bën të hani më shumë ose më pak se zakonisht. Nëse hani më shumë ose pini duhan më shumë mund të vuani nga urthi ose refluksi i acidit. Stresi i rëndë gjithashtu mund të shkaktojë të vjella.

  • Kosova dhe Sllovenia iniciojnë marrëveshje për sigurime shëndetësore

    Kosova dhe Sllovenia iniciojnë marrëveshje për sigurime shëndetësore

    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka pritur sot në takim për herë të parë ministrin e Punës, Familjes, Çështjeve Sociale dhe Mundësive të Barabarta të Sllovenisë, Luka Mesec.

    Gjatë këtij takimi, palët janë dakorduar që të iniciohet marrëveshja për sigurime shoqërore mes dy vendeve, duke u mundësuar e drejta për pension qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Slloveni si dhe anasjelltas.

    “Inicimi i kësaj marrëveshjeje u konsiderua si interes i përbashkët i të dyja vendeve, andaj takimi i sotëm hapi rrugë për fillimin e negociatave ndërmjet ekipeve teknike drejt finalizimit të marrëveshjes. Tutje, në këtë takim u diskutuan edhe mundësi të tjera për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë tek fusha e punësimit dhe mundësia e zhvillimit të programeve të përbashkëta në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

    Madje, ata kanë diskutuar për mundësi të tjera për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë tek fusha e punësimit dhe mundësia e zhvillimit.

  • Kosovë, mbahet për herë të parë simpozium për teknologjinë mjekësore

    Kosovë, mbahet për herë të parë simpozium për teknologjinë mjekësore

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT) në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë kanë organizuar Simpoziumin e Teknologjisë Mjekësore, raporton Anadolu.

    Ky Simpozium është i pari i llojit të vet që organizohet në Kosovë e në rajon dhe ka për qëllim të krijojë hapësira dhe mundësi shkëmbimi e bashkëpunimi mes specialistëve të teknologjisë mjekësore, me fokus tek zhvillimet e fundit në implantet ortopedike.

    Në këtë ngjarje ku po marrin pjesë mjekë specialistë, profesorë, kirurgë dhe përfaqësues të industrisë së teknologjisë mjekësore nga Mbretëria e Bashkuar, krahas profesorëve, mjekëve dhe specialistëve të fushës nga Kosova, morën pjesë edhe ministra të kabinetit qeveritar të Kosovës.

    Ministrja e MASHT-it, Arbërie Nagavci, tha se simpoziumi bashkon ekspertë të nivelit të lartë, hulumtues dhe profesionistë të industrisë së implanteve ortopedike dhe teknologjisë mjekësore për të diskutuar zhvillimet e fundit në këtë fushë shkencore.

    Nagavci tha se për këtë çështje më së miri ndërthuren akademia me industrinë.

    “Pa arsim nuk ka zhvillim dhe pa edukim nuk ka industri. Kjo është e vërteta historike që e shoqëron rrugëtimin e secilit individ të formuar”, theksoi Nagavci.

    – “Ky simpozium është një hap i rëndësishëm për përparimin e kërkimeve shkencor”

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se sot po bëhet hapi i parë në një rrugë të gjatë në edukimin dhe rrjetëzimin e profesionistëve kosovarë dhe bërjen e teknologjisë si pjesë të pandashme në shkencat mjekësore.

    Vitia theksoi se simpoziumi është mundësi e shkëlqyer për të ndarë të gjitha eksperiencat e fundit në këtë fushë dhe për të diskutuar sfidat dhe mundësitë që paraqiten përpara.

    “Ky simpozium është një hap i rëndësishëm për përparimin e kërkimeve shkencore dhe rritjen e qasjes në teknologjitë më të avancuara mjekësore në sistemin tonë shëndetësor dhe përmes këtij simpoziumi ne nuk po krijojmë vetëm mundësi të reja për profesionistët tanë, por, po hapim dyer të reja për të ardhme më të shëndetshme dhe më të sigurt për qytetarët e Republikës”, theksoi Vitia.

    Programi i simpoziumit do të përmbajë prezantime, kumtesa dhe panele diskutimi në lidhje me teknikat më të reja për përmirësimin e jetës së qytetarëve ku gjithashtu do të mundësohet bashkëpunimi i ngushtë mes institucioneve vendore dhe qendrave hulumtuese të Kosovës me kolegë dhe qendra homologe nga Mbretëria e Bashkuar.

  • A janë ëndrrat për prindërit e vdekur një shenjë e mirë apo e keqe?

    A janë ëndrrat për prindërit e vdekur një shenjë e mirë apo e keqe?

    Pyetje:
    Kam një shqetësim. Prindërit më kanë vdekur, por çdo natë i shoh në ëndërr dhe flas me ta. Kam filluar të shqetësohem nga kjo. A thua vallë kjo është shenjë e mirë për ta apo shenjë e keqe? Çfarë mendoni?

    Përgjigjja:
    Ëndrrat janë të ndara në tre kategori:

    1. Ëndërr e mirë që vjen nga All-llahu.
    2. Ëndërr e keqe që vjen nga shejtani.
    3. Ëndërr që vjen nga ndikimi i mendimeve dhe preokupimeve gjatë ditës.

    Ajo që përshkruan ti, si duket, vjen nga mendimet e shumta për prindërit e tu. Nuk mund ta dish me saktësi se në çfarë gjendje janë ata tani, përveç nga e kaluara, domethënë nëse ata kanë besuar në All-llahun, kanë falur namazet, kanë agjëruar dhe kanë kryer obligimet islame, padyshim se gjendja e tyre është e mirë në varr dhe do të jetë e mirë edhe në jetën e përhershme të Ahiretit.

    Por, nëse nuk i kanë kryer detyrat dhe obligimet që u ka dhënë All-llahu, atëherë ti mund të bësh për ta:

    1. Të lutesh për ta.
    2. Të japësh sadaka në emrin e tyre.
    3. Të ndërtosh një xhami në emrin e tyre.
    4. Të ndihmosh botimin e një libri.
    5. Të shpërndash ndonjë ligjëratë fetare ndër muslimanët.
    6. Të ndihmosh me bursë një student, etj.

    Kjo do të thotë, të bësh vepra të mira për shpirtin e prindërve të tu. Por më e rëndësishmja është të bëhesh ti një besimtar i sinqertë dhe i devotshëm, duke zbatuar të gjitha obligimet islame. Kjo është mënyra më e mirë për t’i ndihmuar prindërit e tu, sepse çdo vepër e mirë që do ta bësh në jetën tënde, do t’u shkojë automatikisht atyre.

    All-llahu e di më sc miri.

    Hoxhë Bekir Halimi