Author: KushtrimGuraj

  • Shqipëri, tensione në protestën antiqeveritare

    Shqipëri, tensione në protestën antiqeveritare

    Në Shqipëri është mbajtur një protestë antiqeveritare, me thirrjen e partisë më të madhe të opozitës, Partisë Demokratike (PD), ndërkohë, protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje, raporton Anadolu.

    Protestuesit nga qytete të ndryshme të Shqipërisë janë mbledhur para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas kanë marshuar në disa rrugë të kryeqytetit, si dhe kanë protestuar edhe para selive të disa institucioneve të tjera.

    Gjatë protestës janë hedhur molotovë ndaj institucioneve, fillimisht ndaj selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë, ndërkohë janë shënuar edhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

    Protestuesit më pas kanë marshuar në disa akse rrugore dhe kanë protestuar edhe para selisë së sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, Ministrisë së Brendshme, Bashkisë së Tiranës dhe së selisë së partisë në pushtet, Partisë Socialiste (PS), duke hedhur edhe molotovë dhe tymuese.

    Gjatë protestës që ka zgjatur disa orë, policia ka hedhur gaz lotsjellës, duke i shpërndarë protestuesit. Gjithashtu, disa nga protestuesit kanë dëmtuar edhe mbrojtëset metalike të institucioneve, stacione të autobusëve, kazanë të mbeturinave, si dhe objekte të tjera.

    Disa punonjës policie kanë mbetur të dëmtuar nga molotovi dhe sendet e tjera të hedhura ndaj tyre. Në një reagim, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë ka konfirmuar se paraprakisht “nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj policisë, janë dëmtuar 10 punonjës policie”.

    Në lidhje me protestën u angazhuan qindra forca policore shtesë, si dhe u bllokuan disa akse rrugore në kryeqytet për qarkullimin.

    Vendimi për protestën është marrë pas dënimit me 1 vit burg të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, për veprën penale “kallëzim i rremë”.

    Gjithashtu, PD-ja kërkon krijimin e një qeverie teknike me qëllim mbikëqyrjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që janë planifikuar të mbahen në vitin 2025.

    PD-ja pretendon se vendimi i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i datës 26 shtator për dënimin e deputetit Salianji është i padrejtë dhe politik. Salianji është akuzuar nga autoritetet se disa vite më parë ka publikuar një audio-përgjim të rremë në lidhje me trafikun drogës dhe përfshirjen e të afërmeve të ish-zyrtarëve.

  • Xhamia “Vëllazërimi”, nga Kremsi i Austris, festoi 30 vjetorin e themelimit të saj.

    Xhamia “Vëllazërimi”, nga Kremsi i Austris, festoi 30 vjetorin e themelimit të saj.

    Më 6 tetor 2024, u shënua 30 vjetori i themelit të xhamisë “Vëllazërimi”, në Krems, manifestim ky që solli në kujtesë fillesat e para të organizimit fetar dhe kombëtar në këtë qytet, plot 30 vite funksionimi dhe veprimtarie për të mirë të fesë dhe kombit, në mënyrë që të sjell një copëz të vendlindjes, këtu në mërgim.

    Vullnetarë dhe dashamirë morën përsipër që t’i prijnë kësaj pune dhe të shkruajnë historinë, gjë e cila do të ngel një gjurmë e pashlyer në jetën e shumë njerëzve të këtij nënqielli.

    Kjo ngjarje u shënua në praninë e shumë mysafirëve, imamëve, kryetarëve të xhamive, institucioneve të jetës publike dhe shumë anëtarëve të kësaj xhamie.

    Hapja e programit u bë me leximin e Kur’anit Fisnik, nga Hfz. Mahir Zeqiri, për të vazhduar moderimi i këtij programi nga dy të rinjtë e xhamisë, në dy gjuhë, shqipe dhe gjermane.

    Mysafirët, në emër të xhamisë i përshëndeti kryetari i xhamisë, ztr. Abdulvahit Ademi, i cili ju dëshiroi mirëseardhje dhe njëherit i falënderoi ata për pjesëmarjen e tyre e në të njrjtçn kohë edhe ua tregoi pak historinë e xhamisë, se si është themeluar, nga kush u themelua ajo dhe tregoi poashtu se, gjatë ketyre viteve, nëpër çfarë veshtirësish kanë hasur ata dhe po ashtu tregoj edhe për projektet që planifikohen për të ardhmen.

    Fjalë rasti në këtë ngjarje mbajti, kryetari i Komunitetit Shqiptar në Austri, Vahidin ef. Beluli, Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Austrinë e Ulët ztr. Murat Katik i cili përfaqësoi edhe Kryetarin e Bashkësisë Islame të Austrisë, ztr. Ümit Vural.

    Po ashtu, xhamia kishte ftuar edhe mysafirë nga vendlindja, konkretisht, muftiun e shkupit, Dr. Qenan Ismaili dhe Dr. Zekerija Bajrami, si dhe imamin e parë të kesaj xhamie ztr.Rushan Bajrami i cili iu drejtuar të pranishmëve, në mesin e të cilëve ishte edhe ish-imami, Rrahim Kamili.

    Eventi u mbyll me një lexim nga Kurani Fisnik, recituar nga Hfz. Mahir Zeqir, si dhe me një koktej rasti të përgatitur nga anëtarët e xhamisë.

  • Kur marrim abdes dhe nuk mund të heqim shaminë, a lejohet mes’hi mbi shami?

    Kur marrim abdes dhe nuk mund të heqim shaminë, a lejohet mes’hi mbi shami?

    Pyetje: Kam një pyetje: Kur marrim abdes dhe nuk kemi mundësi të heqim shaminë, a lejohet mes’hi mbi shami? Allahu të shpërbleft!

    Falënderimi i takon Allahut.
    Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij.

    ▣— Dhënia mes’h kokës është prej shtyllave të abdesit dhe nuk llogaritet abdesi i saktë vetëm se me mes’hun e kokës.

    ▣ Allahu e ka përmendur këtë në Kuran:
    (وامسحوا برؤوسكم)
     “Dhe jepni mes’h kokës (me duar të lagët)” (Maide: 6).

    ▣—Dhe nuk ka dyshim që origjina është se  mes’hu është mbi kokë dhe jo sipër shamisë.

    ▣—Ndërsa përsa i përket dhënies mes’h mbi shami, mendimi më i saktë është që lejohet, nëse gruaja e ka të vështirë ta heqë shaminë për t’i dhënë mes’h kokës poshtë shamisë. Ky është mendimi i shejhul- islam Ibn Tejmijeh dhe e mbron këtë mendim edhe Ibn Uthejmijn nga dijetarët bashkëkohore -Allahu i mëshiroftë-.

    ▣—Dhe ky është mendimi më i saktë, sepse bazohet në hadithin e Bilalit – radiAllahu anhu-,  në cilin thotë:  “Se Profeti -alejhi selam- i dha mes’h mesteve dhe çallmës”. [Trasmetuar nga Muslimi, nr 275].

    ▣—Dhe nuk ka asnjë ndryshim mes çallmës së burrit dhe shamisë së gruas, përkundrazi ndoshta gruaja mund ta ketë më të nevojshme në disa raste dhënien mes’h shamisë  sidomos kur përreth saj mund të ketl burra dhe ka frikë ta heqë shaminë.

    ▣—Kështuqë, lejohet dhënia mes’h i kokës mbi shami nëse gruaja e ka të vështirë heqjen e shamisë: qoftë kjo nga frika se mos dikush ia shikon flokët, ose është i ftohtë i madh…., e të tjera arsye që mund të jenë shkak për vështirësinë e heqjes së shamisë.

    Allahu e di më së miri!

    /AdelinaKucana/

  • YouTube zgjeron Shorts nga 1 në 3 minuta

    YouTube zgjeron Shorts nga 1 në 3 minuta

    Platforma lançoi funksionalitetin e shkrirjes së videove në fillim të 2024 ku përdoruesit mund të heqin audio, të përdorin video si sfond apo të presin një pjesë të Shorts.

    YouTube Shorts do të bëhen më të gjata. Duke prej datës 15 Tetor platforma do të rrisë limitin e videove nga 1 një minutë në 3 minuta.

    TikTok, konkurrenti më i madh i Shorts, lejon video deri në 10 minuta dhe prej mëse dy vitesh. Përditësimi i ri duhet të funksionojë me çdo YouTube Shorts që kanë format katror ose drejtkëndor dhe nuk do të ndihkojë te asnjë prej videove të regjistruara përpara datës 15 Tetor.

    YouTube gjithashtu ka lançuar disa përditësime të tjera si paraqitjen paraprake të komenteve në Shorts. Gjithashtu kompania po punon për të lejuar përdoruesit të marrin klipe nga YouTube dhe ti shkrijnë së bashku me videot e regjistruara nga kamera.

    Platforma lançoi funksionalitetin e shkrirjes së videove në fillim të 2024 ku përdoruesit mund të heqin audio, të përdorin video si sfond apo të presin një pjesë të Shorts.

    Së fundi nëse nuk e pëlqen këtë format përmbajtjeje, YouTube ju ofron përdoruesve një opsion për të reduktuar shfaqjen e tyre.

  • Pse ju dhembin më shumë kockat në ditë shi dhe si t’i qetësoni

    Pse ju dhembin më shumë kockat në ditë shi dhe si t’i qetësoni

    Gjatë sezonit të shirave, nivelet e lagështirës rriten, dhe bashkë me trysninë në ajër dhe ndryshimin e papritur të temperaturave, ato shkaktojnë dhimbje të nyjeve, ngurtësim të muskujve si dhe dhimbje të lëndimeve më të hershme tek shumica e njerëzve.

    Kockat ju dhëmbin më tepër gjatë shirave, gjë që e vështirëson kryerjen e aktiviteteve të zakonshme. Gjithashtu ekspertët mjekësorë shpjegojnë se nivelet e shtuara të lagështirës në ajër mund të trashin gjakun, të rrisin tensionin në enët e gjakut si dhe ta bëjnë më të vështirë për trupin të furnizohet me gjak.

    Në vazhdim, ditët e lagështa mund të shkaktojnë dehidratim, gjë që prodhon më pak akumulim lëngjesh rreth e rrotull nyjeve, që gjithashtu mund të shtojë dhimbjen. Këto faktorë, ndikojnë edhe në përkeqësimin e artritit.

    Një pjesë e madhe e njerëzve, sidomos ata mbi 60 vjeç ankohen për dhimbje ose bllokim muskujsh.

    Këto janë mënyrat më të mira për t’ju ndihmuar të lehtësoni dhimbjen e muskujve dhe nyjeve tuaja.

    Masazhimi i zonave të prekura me vaj të ngrohtë ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

    Njerëzit që vuajnë nga probleme me nyjet apo kockat këshillohen mos të përdorin kondicioner pasi kjo mund ta përkeqësojë dhimbjen.

    Aktiviteti fizik është provuar të sjellë mirësi nga më të ndryshmet për shëndetin e njeriut në përgjithësi, por sidomos për dhimbjet dhe bllokimet e lidhura me kockat dhe muskujt.

    Mos harroni të bëni ecje në mëngjes, shtriqni muskujt – një praktikë e njohur si stretching – mund të praktikoni joga me fokus ushtrimet e frymëmarrjes dhe diafragmës për të ripozicinuar qëndrimin tuaj dhe të shtyllës suaj kurrizore, ushtroni këmbët tuaja ose praktikoni xhiro me biçikletë në mënyrë që t’i mbani nyjet, kyçet, kockat e muskujt tuaj në formë.

    Vitamina E mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve. Njihet si anti-oksidant që e mbron trupin.

    Vitamina E gjithashtu ju ndihmon të ulni inflamacionin. Arrat, frutat e thata, zarzavatet jeshile, farat dhe peshku janë një burim i mirë i vitaminës E.

    Mos harroni të hani drithëra të plota, bajame, arra dhe fruta. Shmangni sheqerin, ëmbëlsirat, ushqimet me përbërës artificial apo përdorimin e shpeshtë të turshive.

    Coca Cola, pije me gaz, ushqime me shumë vaj, të procesuara apo të konservuara mund ta përkeqësojnë dhimbjen. Supa e nxehtë mund t’ju ndihmojë për të ulur inflamacionin në trup.

    Pini sa më shumë ujë për të qenë të hidratuar dhe për të përmirësuar elasticitetin e nyjeve tuaja.
    Ulni konsumimin e sodium-it për të kontrolluar akumulimin e ujit dhe inflamacionin në trup.

    Një dietë e pasur në kalcium dhe proteina mund të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në shëndetin tuaj.

    Mungesa e vitaminës D dhe B12 mund të shkaktojë ndjesinë e mpirjes, dhimbjes apo edhe dridhjen e nyjeve tuaja.

    Burime të vitaminës D janë peshku më yndyrë si salmoni, mishi i kuq, mëlçia, e verdha e vezës etj., ndërsa burime të vitaminës B12 janë mishi, peshku, vezët dhe bulmeti.

  • Parandalohet futja në treg e mallrave me afat të skaduar

    Parandalohet futja në treg e mallrave me afat të skaduar

    Dogana e Kosovës ka njoftuar se në terminalin doganor në Vërmicë, oficerët doganorë kanë arritur të zbulojnë mallra me afat të skaduar brenda një maune gjatë një kontrolli të detajuar.

    U identifikuan mallra me afat të skaduar si: çamçakëz, ëmbëlsira, biskota, erëza.

    U konfiskuan mbi 3000 paketime.

    “Një subjekt importues kishte paraqitur për zhdoganim një ngarkesë tregtare, e cila u përzgjodh për kontroll bazuar në analizën e riskut të kryer nga Dogana e Kosovës. Gjatë këtij kontrolli, në praninë e inspektorëve fitosanitarë, zyrtarët doganorë identifikuan disa mallra me afat të skaduar përdorimi, përfshirë: produkte furrtarie, çamçakëzë, ëmbëlsira gomuara, biskota, erëza. Një pjesë e këtyre produkteve ishte ngarkuar në mes të ngarkesës së tipit frigo, ndërsa pjesa tjetër ishte e fshehur në fund të ngarkesës, të kamufluar me mallra me afat të rregullt përdorimi. Pas këtij zbulimi, subjektit importues iu ngrit kundërvajtje doganore sipas nenit 244, paragrafi 1, pika 1.2 të Kodit Doganor dhe Akcizave të Kosovës (KDAK), ndërsa mallrat (mbi 3000 paketime) iu nënshtruan konfiskimit”, thuhet nga Dogana e Kosovës.

  • Tërheqja e ujit zbulon përmasat e fatkeqësisë në Jabllanicë të BeH-së, kërkimet për viktima vazhdojnë

    Tërheqja e ujit zbulon përmasat e fatkeqësisë në Jabllanicë të BeH-së, kërkimet për viktima vazhdojnë

    Me tërheqjen e një pjese të ujit dhe të shtresës së parë të materialit të grumbulluar, baltës dhe gurëve, mëngjesin e sotëm në dritë dolën përmasat e fatkeqësisë që preku Jabllanicën e Poshtme, zonën më të prekur nga përmbytjet në Bosnjë e Hercegovinë (BeH), raporton Anadolu.

    Ekipet e forcave të armatosura të BeH-së, mbrojtja civile e entiteteve dhe kantoneve, shërbimi i shpëtimit malor dhe vullnetarë të shumtë duke përdorur makineri të rëndë po përpiqen të largojnë pasojat e fatkeqësisë në kohën më të shkurtër të mundshme.

    Banorët e Jabllanicës së Poshtme, të cilët humbën fqinjët, të afërmit dhe pronat, sot kanë vizituar vendbanimin e shkatërruar me shpresën se të paktën një nga të zhdukurit do të gjendet i gjallë.

    Mlladen Kuliq, udhëheqësi i ekipit USAR të Administratës Republike për Mbrojtjen Civile të BeH-së nga entiteti Republika Srpska, informoi se dje pasdite dhjetë anëtarë të RUCC-së arritën në Jabllanicë të Poshtme për të punuar në operacionet e kërkim-shpëtimit.

    Kuliq tha se sipas të dhënave fillestare në këtë lokacion janë rreth 15-16 viktima, por ky numër ende nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe se kërkimet për të zhdukurit vazhdojnë në pjesën jugore të zonës.

    “Në rrëzë të vetë lokacionit, ku është liqeni, ka ende viktima në automjete dhe ndërtesa”, tha ai.

    Duke kujtuar se në shkurt të vitit 2023 ai ishte pjesë e ekipeve të shpëtimit pas tërmeteve shkatërruese në Türkiyen jugore, Kuliq tha se situata e tmerrshme e parë në Türkiye mund të shihet pjesërisht edhe në Jabllanicë të Poshtme.

    “Duke marrë parasysh se ashtu si në tërmete, edhe vala e përmbytjeve shkatërroi edhe ndërtesat plotësisht, këtu situata të kujton pjesërisht fatkeqësinë ku ishim në Türkiye, në Kahramanmaraš”, tha Kuliq.

  • Kosovë, tre të rinj humbën jetën në aksident pasi bien me veturë në Liqenin e Badovcit

    Kosovë, tre të rinj humbën jetën në aksident pasi bien me veturë në Liqenin e Badovcit

    Tre meshkuj të moshës së re kanë hubur jetën në një aksident pasi ranë me veturë në Liqenin e Badovcit në rrugën Gjilan-Prishtinë, transmeton Anadolu.

    Nga Policia e Kosovës konfirmuan se aksidenti me tre viktima ndodhi të shtunën rreth orës 11 të natës.

    “Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Policia ka nisur hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident.

    Për këtë rast ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili u dërgoi mesazh familjarëve të viktimave.

    “Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetës së tre të rinjve në aksidentin në Liqenin e Badovcit. Këto janë momente të rënda për familjet dhe të afërmit e tyre dhe në këto çaste dhimbjeje, dua t’u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutemi që të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të madhe”, shkroi Rama.

  • NXËNIA PËRMENDSH E KURANIT MES VENDOSMËRISË DHE METODËS SË NXËNIES PËRMENDSH 

    NXËNIA PËRMENDSH E KURANIT MES VENDOSMËRISË DHE METODËS SË NXËNIES PËRMENDSH 

    Shumë të rinj, pasi e kuptojnë vlerën e nxënies përmendsh të Kuranit, mundohen ta realizojnë këtë synim. Madje, çdo mysliman e di paraprakisht këtë fakt, pa i folur fare për vlerat e Kuranit. Secili mysliman ëndërr e ka të bëhet hafëz i Kuranit, pavarësisht se sa serioz është në realizimin e saj.

    Në kësi rasti i riu shpeshherë pyet: Cila është metoda më e mirë për ta nxënë përmendsh Kuranin? Si ta mësoj Kuranin? Dua të bëhen hafëz, po cila është rruga?

    Të gjitha këto pyetje janë serioze që kërkojnë përgjigje dhe i ndihmojnë të riut ta realizojë synimin e tij. Ai mendon se me gjetjen e përgjigjes do të zgjidhet enigma që e turbullon: Si ta mësojë Kuranin, kur ai u orvat dhe u lodh, por megjithatë… Pastaj kjo e nxit t’i kërkojë mënyrat e nxënies përmendsh të Kuranit me shpresë se do ta gjejë përgjigjen e duhur dhe zgjidhjen për enigmën që e huton.

    Se ka kritere të rëndësishme që e ndihmojnë hafëzin të ecën në këtë rrugë, këtu s’ka dyshim. Mosnjohja e këtyre kritereve ia vështirëson atij më tepër rrugën, i marrin kohë dhe mund, madje mund t’ia harxhojnë kohën për kot, por megjithatë faktori kryesor dhe më i rëndësishëm nuk mbeten këto kritere. E vërtetë është që përgjegjësia e mosnjohjes së këtyre kritereve e vonon procesin e nxënies përmendsh të Kuranit apo e dobëson atë, por nuk mund të themi se realizimi i këtyre kritereve është zgjidhja magjike për ta arritur synimin. Kjo çështje nuk mund të jetë kështu.

    E ke parasysh një njeri i cili qëndron poshtë një kodre të lartë dhe prej tij kërkohet të hipën lart në këmbë. Ai interesohet për çdo rrugë që e çon deri në kulm dhe njerëzit ia japin një hartë precize të shkojë sipas saj. A mendon ti që ka për të arritur deri te synimi i tij nëse mungojnë ambicia e aspiratat e larta dhe serioze që e çojnë përpara dhe i japin fuqi t’i bartë vështirësitë?

    Kur do ta realizosh një projekt ekonomik, njëherë e paraqet një listë të caktuar të gjërave që nevojiten dhe në fund e paraqet koston e harxhimeve dhe të gjithë hapat e nevojshëm që çojnë deri në realizim, por kjo listë nuk ka për të të ndihmuar gjë, nëse ti nuk posedon aftësi apo gatishmëri për t’u marrë me realizimin e projektit.

    E njëjta është me nxënien përmendsh të Kuranit, ka rrugë të gjata dhe të shkurtra. Ai që e merr këtë rrugë, prej tij kërkohet ambicie dhe vendosmëri, seriozitet dhe durim. Kërkohet ta ndajë një pjesë të kohës së tij e të merret veç me Kuranin. I nevojitet ta bëjë një renditje të prioriteteve në jetën e tij, që ky projekt të jetë në ballë të prioriteteve dhe t’ia kushtojë një periudhë të mjaftueshme kohore.

    Kjo e tëra nuk do të thotë ta lëmë anash kujdesin për ta gjetur rrugën më të përshtatshme dhe mënyrën më të mirë si të arrijmë deri të nxënia përmendsh e Kuranit. Këtu nuk duhet të harrohen mësimet nga përvojat e hafëzëve që kanë ecur nëpër këtë rrugëtim, por, para së gjithash, njeriu duhet të ketë nijet të sinqertë dhe vendosmëri serioze, ambicie të lartë dhe të fillojë me hapat veprues.

    (Pjesë nga libri: “Nxënia përmendsh e Kuranit” – është i përkthyer në shqip)

    Dr. Muhamed ed Duvejshi

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • Xhamia e Re në Winterthur Mirëpret Besimtarët për Faljen e Parë të Xhumasë

    Xhamia e Re në Winterthur Mirëpret Besimtarët për Faljen e Parë të Xhumasë

    Sot, Xhamia e re Shqiptare në Winterthur hapi dyert e saj për faljen e parë të Xhumasë, një moment historik për komunitetin mysliman shqiptar në qytet. Namazi i mëngjesit shënoi fillimin e aktiviteteve në këtë xhami të sapondërtuar, e cila është një arritje e madhe për besimtarët. Pas kësaj, në mesditë u krye falja e Xhumasë, e drejtuar nga imami Ismaijl Alili, i cili mbajti edhe hutben.

    Në hutben e tij, Imami Alili falënderoi të gjithë ata që kontribuan në ndërtimin e kësaj xhamie dhe theksoi rëndësinë e kujdesit për komunitetin dhe mjedisin përreth, veçanërisht në lidhje me përdorimin e parkingjeve. Ai ftoi besimtarët që ta shohin këtë si një mundësi për të forcuar lidhjet e tyre shpirtërore dhe për të vazhduar faljen në këtë ambient të ri e të përkushtuar.

    Muezini i parë që thirri për falje ishte Irfan Musliu, ndërsa për Xhumanë këtë rol e mori Enis Alili. Atmosfera ishte e mbushur me emocion dhe mirënjohje nga të gjithë të pranishmit.

    Në një intervistë ekskluzive me F. Havziun, Nënkryetar i Xhamisë Shqiptare të Winterthurit, ai ndau mendimet e tij për këtë ditë të veçantë.

    Pytja: Si ndiheni sot, në ditën e parë të faljes në xhaminë e re?
    Përgjigja: Sot ishte Xhumaja e parë që falet në këtë xhami që e kemi ndërtuar me myslimanët. Është një ndjenjë e veçantë, emocionet nuk përshkruhen, ngase e falim namazin aty ku e kemi themeluar me duart tona.

    Pytja: Çfarë kuptimi ka kjo ditë për Xhaminë e Winterthurit dhe myslimanët në Winterthur?
    Përgjigja: Kjo ditë do të mbetet histori dhe nuk do të harrohet lehtë nga secili prej nesh, ngase përfundimisht Winterthuri u pasurua me një xhami që i përmbush kushtet e myslimanëve këtu.

    Pytja: Përveç funksioneve fetare, çfarë roli do të luajë xhamia në komunitet?
    Përgjigja: Xhamia është një vendtakim për të gjithë shqiptarët këtu. Nuk është vetëm për të mbajtur lidhjet shpirtërore, por për të ndërtuar edhe një urë të veçantë mes veti dhe institucioneve komunale.

    Pytja: Cilat janë veçoritë arkitekturore ose kulturore të xhamisë së re, për të cilat jeni veçanërisht krenar?
    *Përgjigja:* Është punuar një dizajn i brendshëm unik, me një shkrim të veçantë, ndryshe nga ato që kemi parë në xhamitë e tjera.

    Pytja: Si mund të mësojnë të interesuarit më shumë rreth xhamisë dhe aktiviteteve të saj?
    Përgjigja: Ne jemi aktivë në rrjetet sociale si Facebook, Instagram, TikTok dhe gjithashtu kemi një faqe zyrtare në internet.

    Kjo ditë shënon fillimin e një kapitulli të ri për myslimanët shqiptarë në Winterthur, me xhaminë e re që do të shërbejë si një pikë referimi shpirtërore dhe kulturore për komunitetin.