Category: Familja & jeta bashkëshortore

  • LUMTURIA BASHKËSHORTORE

    LUMTURIA BASHKËSHORTORE

    Rrëfehet për një çift bashkëshortor se, një natë nga netët kishin mosmarrëveshje mes tyre dhe kur zgjohen në mëngjes gruaja ia përgatit ushqimin burrit të saj para se të shkojë ai në punë, por kësaj here ia vendos mbi tavolinë dhe ajo nuk ulet me të, sikurse e kishin traditë ditëve tjera. Burri e sheh ushqimin para tij, mirëpo nuk mundte të fillojë të hanë. Nuk kishte oreks që të hajë vet, pa gruan. Shikonte ka kuzhina mos po vjen gruaja të hajë me të sikurse ditëve tjera, mirëpo ajo del nga kuzhina me bukë në dorë dhe iu afrua tavolinës, por nuk mundi të ulet me të në një tavolinë, sepse ditën e djeshme ai e kishte nënçmuar dhe nuk i kishte kërkuar falje, kurse atë e kishte penguar inati dhe mendjemadhësia të kërkojë falje.

    Gruaja u kthye prapë në kuzhinë dhe filloi të lajë enët e kuzhinës dhe ndërkohë e dëgjoi derën se u mbyll. E kuptoi se burri shkoi në punë. U kthye te tavolina dhe e vërejti se ushqimi kishte mbetur ashtu si e kishte shtrirë. Tha në vete: Normalisht, ai do që unë t’ia presë vezën si çdo ditë, mirëpo ti nuk e meriton, sepse ti nuk e respekton sjelljen time dhe atë që bëj për ty, më nënçmon dhe nuk më kërkon falje!!

    Filloi ta pastrojë tavolinën, e zemëruar dhe e pikëlluar. Gjatë pastrimit i gjen dy trëndafili, njëri i bardhë e tjetri i kuq. Ishin vendosur mbi një letër dhe në të burri kishte shkruar:

    Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

    Deri te trëndafili më i bukur i jetës sime, deri te gruaja ime e dashur, deri te shpirti im dhe dashuria ime e përhershme..

    Selamualejkumuerahmetullahiuebereketuhu…

    E dashura ime…

    Sa ishte e madhe dëshira ime që sot të më shoqë­rosh në kafjall, e kur u privova nga kjo, nuk munda të ha pa prezencën tënde… Sa ishte e madhe dëshira ime që ta shoh buzëqeshjen tënde që isha të mësuar ta shoh për çdo mëngjes para se të shkoj në punë. Gruaja ime dhe e dashura ime… shejtani ishte që ndërhyri mes meje dhe kërkimit ndjesë kur gabova ndaj teje, prandaj a e pranon faljen time?!

    Sytë e gruas u mbushën lot, e përqafoi letrën dhe filloi ta puthë, e të qajë dhe të përsërit: Ti mua më fal burri im i dashur!

    Pastaj si bleta në shpejtësi shkoi në kuzhinë dhe e përgatiti drekën që e preferonte burri i saj dhe e zbukuroi shtëpinë derisa u bë një bahçe e bukur. Ven­dosi trëndafila dhe qirinj, e parfumoi me aroma të mira e të këndshme dhe e priti burrin e zbukuruar me rrobat më të bukura të saj. Ndërkohë hyri burri dhe e pritën njëri-tjetrin të buzëqeshur dhe filluan të flasin mes vete me fjalor të mëshirës dhe dashurisë dhe të kënaqësisë!

    ———————————-

    Kjo është thirrje për çdo burrë dhe grua që të provojnë të mbjellin lumturinë bashkëshortore dhe t’i zgjedhin problemet familjare dhe bashkëshortore me porosi dhe letra ku në to kërkohet falje e sinqertë.

    Kjo e tëra, që ata dy të jetojnë në një shtëpi të qetë, larg ndërhyrjeve të njerëzve në përgjithësi, e larg ndërhyrjes së familjes në veçanti!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • KUSH NUK E KUPTON FEMRËN NUK IA DI ASAJ VLERËN!!

    KUSH NUK E KUPTON FEMRËN NUK IA DI ASAJ VLERËN!!

    Dy bashkëshortët u pajtuan mes vete që mos t’ia hapin derën askujt që vjen në vizitë të tyre! Dhe me të vërtetë, familja e burrit erdhën në vizitë, trokitën në derë dhe të dy bashkëshortët e shikuan njëri-tjetrin se çfarë të veprojnë, mirëpo vendimi vetëm se ishte marrë dhe nuk e hapën derën.

    Nuk shkoi pak dhe ia arritën familja e gruas dhe trokitën në derë! Burri e shikoi gruan dhe asaj filluan t’i rrjedhin lotët dhe të thotë: Pasha Allahun, nuk mund të përballoj që prindërit e mi të qëndrojnë në prag të derës, e unë mos ta hapi derën!

    Burri heshti dhe e uli kokën, kurse gruaja e hapi derën!!

    Kaluan disa vite dhe u furnizuan me katër fëmijë djem, më vonë u furnizuan edhe me të pestin fëmijë, i cili ishte vajzë. Prindi për lindjen e saj u gëzua tej mase! Njerëzit e pyetën të habitur se pse po gëzohesh për vajzën kaq shumë, kurse për lindjen e djemve nuk je gëzuar kështu?!

    U përgjigj: Kjo është ajo që do të ma hapë derën!

    Kush nuk e kupton femrën nuk ia di asaj vlerën!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • GRUAJA MARTOHET PËR FE E JO PËR BUKURI!!

    GRUAJA MARTOHET PËR FE E JO PËR BUKURI!!

    Një ditë prej ditëve, më erdhi përgjegjësi i një familjeje të ndershme që e pata njoftuar më herët dhe ma shprehu dëshirën e vet që ta marton vajzën e tij për mua. U pajtova të dal dhe të shoh vajzën, sipas krite­reve që i jep Islami, por ajo nuk më pëlqeu fare, nuk ishte e bukur dhe ishte e vjetër në moshë!

    Vendosa që të mos e martoj! Ajo i ndjeu shenjat e pakënaqësisë sime në fytyrën time, mirëpo para se të largohet e mbuloi fytyrën e saj dhe më tha: Ti je burri i fundit në jetën time që do ta sheh fytyrën time dhe nuk do të martohem më asnjëherë!!

    U ngrita dhe u largova nga vendi dhe arrita në shtëpinë time, por nuk mund të bëj gjumë! Ndoshta nuk besoni, fillova të ndjej dashuri të çuditshme ndaj saj që më bëri ta harroj pamjen e saj, dhe mu rikujto­nin fjalët e saj, dhe thash pasha Allahun, fytyrën e saj nuk ka për ta parë asnjë dhëndër tjetër përveç meje!

    Nuk kisha durim të pres dhe trokita në derën e prindit të saj në ora tre të mëngjesit! E hapi derën dhe i thash të nesërmen dua fejesë me vajzën tënde! Të nesërmen kur u fejuam prindi i saj më përqafoi, filloi të qajë dhe më tha: Allahu t’i largoftë brengat ashtu si ma largove brengën time.

    I thash: Kjo do të jetë me lejen e Allahut gruaja ime në dynja dhe Xhenet!

    U ktheva në shtëpi të pushoj dhe e lajmërova shokut tim të më ndihmojë në ceremoninë e martesës dhe dhuratave, dhe pas një periudhe shumë të shkur­tër u martova me të. Ditën e martesës vajza më tha: E di se më martove prej mëshirës ndaj meje, mirëpo pasha Allahun nuk do të pendohesh asnjë herë!

    Dhe me të vërtetë, Allahu e bëri në sytë e mi të jetë gruaja më e bukur e dynjasë dhe më furnizoi me tri vajza, të cilat janë kënaqësia e jetës sonë!

    Ajo me të vërtetë u bë Xheneti im në dynja, as nuk e ngrit zërin ndaj meje, as nuk më ofendon, as nuk zemërohet me mua, dhe sjellja e saj është më e mira!

    Ngjarjen time të jetës pata dëshirë ta ndaj me ju dhe të jetë mësim, për të gjithë ata që i japin përparësi bukurisë para fesë dhe moralit. E vërtetë është se edhe unë gabova, por Allahu ma mundësoi të mos vazhdoj në atë gabim dhe ta martoj një grua që ka fe dhe moral, të jetë kënaqësia e syve të mi në dynja dhe me lejen e Allahut edhe në Xhenet!

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Femra martohet për katër gjëra: për pasurinë e saj, nderin e saj, bukurinë dhe fenë e saj. Zgjidhni atë që është fetare, që të keni begati”.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • GRUAJA QË E DINTE KUR’ANIN PËRMENDËSH!!

    GRUAJA QË E DINTE KUR’ANIN PËRMENDËSH!!

    Përmendet për një burrë se ia mësonte Kur’anin gruas së tij për çdo ditë! Dhe një ditë nga ditët, burri duke hulumtuar pas disa gjërave personale nëpër shtëpi, e gjen një kuti, të cilën nuk e kishte pas parë asnjëherë më herët në shtëpi! E mori dhe e hapi, dhe në të gjeti disa diploma dhe lëvdata, për nxënien e Kur’anit përmendësh, edhe atë me emër të gruas së tij! Burri u habit, mbeti pa fjalë dhe tha në vete: Si është e mundur që gruaja ime të jetë hafëze e Kur’anit, dhe të jetë e vlerësuar nga dijetarë eminentë, e unë mos ta di?!

    E pyeti të gruan: Si është e mundur të jesh hafëze kur unë tash jam duke ta mësuar Kur’anin?!

    Iu përgjigj: I dashuri im, ti asnjë ditë nuk më pyete se, a di nga Kur’ani diçka apo jo, andaj nuk të tregova asnjëherë!

    E shfrytëzova këtë shans që ti të ma mësosh Kur’anin, ashtu si ia mëson fëmijës tënd, që nëse gaboj të mbetesh me mua dhe të përsërisim bashkërisht, kurse kur t’ia qëlloj, të më sjellësh dhurata që të më nxitësh të mësoj më tepër dhe në fund të më për­qafosh!

    Burri nga gëzimi filloi të qajë dhe tha: Falënderimi i takon Allahut që më furnizoi me grua të ndershme!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • KAPU PËR DORËN E ATIJ QË E DO!!

    KAPU PËR DORËN E ATIJ QË E DO!!

    – Përmendet se një vajzë e vogël, së bashku me prindin e saj plak, ishin duke e kaluar një urë! Prindi, si gjithmonë i mëshirshëm, frikohet për vajzën e vet se do të bie nga ura, dhe i thotë: E dashura ime, më kap për dorën time fort, që të mos biesh në lum! Vajza iu përgjigj pa asnjë dyshim: Jo prindi im, ti kapu për do­rën time!

    Prindi habitet dhe ia kthen: A ekziston ndonjë dallim në fjalët që t’i thash?!

    Përgjigjja e vajzës ishte e shpejtë dhe i tha: Nëse unë kapesha për dorën tënde, kishte mundësi që të mos kapem mirë, dhe të më rrëshqet dora e të bie, mirëpo, nëse ti kapej për dorën time, ti nuk do ta liroje dorën që të rrëshqet nga ti! Asnjëherë, kurrë!!

    – Kështu është kur i beson atij që e do më shumë se sa i beson vetvetes, dhe je më shumë i sigurt, që jetën tënde ta lësh në duart e tij se sa në duart e tua!

    Kapu për dorën e atij që e do, para se të presësh nga ata që të kapen për duart e tua!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • FRYTI I GRUAS SË NDERSHME!!

    FRYTI I GRUAS SË NDERSHME!!

    Një djalosh, i cili u rrit me gjynahe dhe mëkate, e martoi një grua të ndershme. Kjo grua, ia lind disa fëmijë, ku ndër ta do ta lindë edhe një fëmijë shurdh­memec!!

    Nëna e vet përkujdesej për të që të merr edukatë të mirë. Ia mësoi namazin dhe të kapurit për xhami, prej fëmijërisë së tij! Kur i arriti të shtatat nga mosha e vet, filloi t’i sheh veprat e prindit të vet dhe t’i dallon gabimet dhe mëkatet e tij! Atëherë, edhe pse ishte në atë moshë, filloi ta këshillojë të prindin me shenja, dhe ato këshilla t’ia përsërit shpesh, me qëllim që ta bind, e t’i largohet veprave të shëmtuara dhe t’i kapet nama­zit! Mirëpo, mundi i tij çdo herë mbaronte pa sukses!!

    Një ditë nga ditët, erdhi i biri, dhe u fut në dhomë ku gjendej prindi i vet. Zëri ju kishte pas marrë dhe lotët i rridhnin nëpër fytyrë! Iu afrua të prindit, e vendosi Kur’anin para tij dhe e hapi në suren Merjem! E vendosi gishtin e tij te fjala e Allahut:“O babai im, unë kam frikë se mos të vjen ndonjë dënim nga i Gjithëmëshirshmi e kështu të bëhesh i afërm i djallit”. (Merjem: 45)

    Djaloshi filloi të qajë me të madhe, derisa edhe prindi i vet u ndikua nga të qarit e tij dhe filloi të qajë edhe ai së bashku me të!!

    Allahu deshi që nëpërmjet të birit t’i hap drynat e zemrës së tij! I biri, i fshiu lotët nga fytyra e prindit të vet, e puthi, e mori dhe së bashku, të dy, shkuan në xhami!

    Ky është fryti i gruas së ndershme! Prandaj, martohu me grua të ndershme e fetare!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • ZEMRA E MIRË E GRUAS NUK THYHET PËR NJË GABIM!!

    ZEMRA E MIRË E GRUAS NUK THYHET PËR NJË GABIM!!

    Pas një dite të gjatë dhe të rëndë nga puna, nëna ime e vendosi ushqimin para prindit tim në tavolinë, dhe pranë tij kishte bukë, mirëpo buka ishte e djegur më tepër se sa duhet!

    Më kujtohet se situatën e vëzhgova gjatë, që ta shoh se prindi im, a do ta vërejë bukën e djegur apo jo! S’kam fare dyshim se ai e vërejti bukën e djegur, po prapë e shtriu dorën dhe e mori një copë bukë, i buzë­qeshi nënës sime dhe më pyeti se si ishte dita ime në shkollë?!

    Nuk më kujtohet se si iu përgjigja, po më kujtohet mirë, se copën e bukës e lyente me gjalpë dhe marmelatë dhe e hante krejt!

    Pasi që u largova nga tavolina e bukës, atë natë, më kujtohet se e dëgjova nënën time duke iu arsyetuar prindit tim, për bukën që e kishte pas djegur, dhe asnjëherë nuk e harroj përgjigjen e prindit tim që ia dha nënës sime:

    “E dashura ime! Mos e tepro me arsyetim! Ti e di se unë nganjëherë kam dëshirë që buka të jetë pak më tepër e djegur dhe me të ushqimi të bëhet më i shijshëm!”.

    Atë natë, para se të shkoj të bie në gjumë, shkova ta puthi prindin tim ta përshëndeti dhe s’munda pa e pyetur se, a është e vërtetë se ai e do që buka nga­njëherë të jetë më tepër e djegur?!

    Më afroi kah gjoksi i tij dhe m’i tha disa fjalë të cilat kërkojnë meditim:

    “Biri im! Nëna jote, sot kishte një punë të rëndë dhe është ligështuar e lodhur pak si tepër. Dhe një copë bukë, e djegur pak si më tepër, nuk bën dëm asgjë”.

    Jeta është e stërmbushur me gjëra të mangëta! S’ka njeri, i cili është i përsosur, pa mangësi dhe pa të meta! E jona mbetet të mësohemi se si ta pranojmë atë mangësi në gjëra, dhe si t’i pranojmë të metat e të tje­rëve. Kjo është prej gjërave më kryesore në ndërtimin e lidhjeve dhe forcimin e vazhdueshëm të tyre!

    Një bukë e djegur më tepër, nuk duhet ta thyejë një zemër të mirë! Le të arsyetohemi mes vete, ngase çdo njëri nga ne, nuk e di gjendjen e të tjetrit!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • E KE MUNDËSINË TA RESPEKTOSH NËNËN TËNDE!!

    E KE MUNDËSINË TA RESPEKTOSH NËNËN TËNDE!!

    Rrëfen një djalosh dhe thotë: Gjatë periudhës kur isha më i ri, shpesh largohesha nga shtëpia dhe rrija deri vonë jashtë. Kjo e hidhëronte tepër nënën time. Nuk haja në shtëpi, shumicën e ditës e kaloja duke fjetur dhe natën u kthehesha shumë vonë, pasi që flinte nëna ime. Nuk i lash zgjidhje tjetër, përveç se para se të flejë të fillojë të ma shkruajë një letër dhe atë ta ngjitë në derën e frigoriferit. Letra ishte një lloj udhëzimi që të më njoftojë për vendin e ushqimit dhe llojin e tij, që kur të kthehem ta marrë dhe të ha.

    Me kalimin e ditëve letra filloi të rritet dhe kërkesat të shtohen. Nëna filloi nga unë të kërkojë që edhe rrobat e palara t’i vendosi në një vend të posaçëm dhe t’i veshi ato të pastrat, dhe po ashtu të më njoftojë për takimet e rëndësishme që i kisha brenda dite!

    Në këtë gjendje më kaloi një periudhë e gjatë e rinisë sime, derisa një natë kur u ktheva në shtëpi, si zakonisht e gjeta letrën të ngjitur në derën e frigo­riferit. Më erdhi mërzi ta lexoj dhe shkova të fle!! Në mëngjes, u habita kur prindi im më zgjoi nga gjumi dhe e pashë se lotët i rridhnin nga sytë. Më tha: Nëna jote ka ndërruar jetë!!

    Sa dhembje të madhe më dha ky lajm! Prapë e mbajta veten, derisa e varrosëm dhe i pritëm njerëzit për ngushëllim. Në mbrëmje u ktheva në shtëpi dhe në gjoksin tim kishte mërzi të madhe dhe pikëllim të pa përshkruar. I shtrirë në krevatin tim papritmas mu kujtua diçka! Mu kujtua letra e nënës time e ngjitur në derën e frigoriferit! U ngrita shpejt dhe shkova te ku­zhina, e mora letrën dhe fillova ta lexoj! Këtë herë më kaploi një mërzi tepër e madhe! Në letër nuk kishte urdhra, e as njoftime, e as këshilla! Në të ishte e shkru­ar vetëm se kjo: “Po ndjehem e lodhur. Diçka nuk jam mirë! Kur të kthehesh më zgjo që të më dërgosh deri në spital!!”.

    Ky djalosh e humbi mundësinë ta respektojë nënën e vet, mirëpo ti e ke këtë mundësi. Prandaj shfrytëzoje, mos e lejo veten ta humbësh këtë mundësi të artë!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • ÇKA JANË DREDHITË E GRAVE!!

    ÇKA JANË DREDHITË E GRAVE!!

    Një burrë iu afrua një gruas afër një pusi, dhe e pyeti: Çka janë dredhitë e grave?

    Gruaja u ndal te pusi dhe filloi të qajë me zë të lartë, saqë ta dëgjojnë banorët e fshatit!

    I hutuar dhe i frikuar e pyeti: Ç’të bëri të qash dhe pse?!

    U përgjigj: Po qaj të vijnë banorët e fshatit dhe të vrasin, ngase ti do të më dëmtosh!!

    I tha: Unë nuk erdha deri këtu që të dëmtoj, po e pata një përshtypje se je e mençur andaj të pyeta dhe nuk e kisha për qëllim të flas me ty, e as që kisha nijet të keq ta përfitoj zemrën nga fakti se je grua e bukur!

    Derisa ai fliste, arritën banorët e fshatit!!

    Kur u afruan, gruaja u tha: Ky burrë, më shpëtoi atëherë kur rashë në pus! Njerëzit filluan ta falën­derojnë dhe u gëzuan me të dhe e shpërblyen për atë vepër madhështore!

    Burri u çudit dhe e pyeti gruan: Ku qëndron urtësia e asaj që e veprove!

    Gruaja u përgjigj: Kështu është gruaja… nëse e dëmton, të vret, e nëse e bën të kënaqur të bën të lumtur!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • KY BURRË IDEAL!!

    KY BURRË IDEAL!!

    Përcillet nga një vëlla musliman, se rrugës duke u kthyer për në shtëpi, erdhi deri te në një mosma­rrëveshje mes tij dhe gruas së vet. Kjo nuk ishte hera e parë që ziheshin njëri me tjetrin, edhe më herët kishin pasur mospajtime. Mirëpo këtë herë, gruaja kërkoi nga burri i saj ta divorcojë. Kjo e zemëroi tej mase burrin. Ai e nxori një letër nga xhepi dhe në të shkroi: “Po… unë filan filani… e pohoj edhe atë me vetëdije të plotë… se gruan time e mbaj si grua… dhe nuk e zëven­dësoj asnjëherë me grua tjetër!!”

    E mori letrën dhe e vendosi në zarf dhe ia dorëzoi gruas së vet… dhe doli nga shtëpia i zemëruar…

    Gruaja nuk dinte gjë se çka ka në brendësinë e zarfit, dhe kur e pa se kishte ra në një pozitë të pa lakmuar, nuk dinte se çka të bëjë… ku të shkojë dhe çka të thotë? Si erdhi deri te divorci?! Të gjitha këto pyetje i silleshin dhe i përsëriteshin në mendjen e saj!!

    Papritmas burri hyn në shtëpi… dhe menjëherë shkon në dhomën e tij, pa ia thënë gruas asnjë një fjalë.

    Ajo kur e pa, i shkoi pas deri në dhomë… filloi të troket në derë… kurse burri me një zë të lartë ia ktheu, se çka dëshiron?!

    Gruaja iu përgjigj me zë të ulët dhe të thyer: Të lutem, hape derën, dëshiroj të flas me ty!!

    Pas disa minutave dhe pas disa trokitjeve në derë, burri e hapi derën e dhomës së tij… dhe gruaja kërkoi nga ai ta pyet ndonjë dijetar për problemin e saj… dhe se ajo është e penduar, edhe atë fortë… dhe se ajo çka ndodhi ka qenë gabim… dhe se ajo nuk e ka pas për qëllim atë!!

    Burri ia kthehu: Ti a je e penduar dhe atë vjen keq për atë që ndodhi?!

    Gruaja ia kthehu: Po, po, si jo!! Pasha Allahun, unë nuk e pata për qëllim atë që e thash. Mua më vjen shumë keq për atë që ndodhi dhe nuk do ta përsëris më fare me lejen e Allahut!

    Burri i tha: Merre zarfin dhe hape dhe shiko se çka ka në brendësinë e tij!

    Gruaja e hapi zarfin dhe kur e lexoi letrën, nga gëzimi i madh e përqafoi të burrin dhe tha: “Pasha Allahun, kjo fe është madhështore… divorcin e bëri të jetë në dorën e burrit… po të kishte qenë në dorën e gruas, deri më tani do të kisha divorcuar 20 herë”.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Need Help? Send a WhatsApp message now

Click one of our representatives below

Kushtrim Guraj
Kushtrim Guraj

Technical support

I am online

I am offline

Merlinda Guraj
Merlinda Guraj

Marketing support

I am online

I am offline