Category: Familja & jeta bashkëshortore

  • SI SILLEJ I DËRGUARI I ALLAHUT, LAVDIA DHE PAQJA E ALLAHUT QOFSHIN MBI TË, ME GRATË E VETA

    SI SILLEJ I DËRGUARI I ALLAHUT, LAVDIA DHE PAQJA E ALLAHUT QOFSHIN MBI TË, ME GRATË E VETA

    – I ndihmonte në punët e shtëpisë:

    Është pyetur Aisha, Allahu qoftë i kënaqur me të, se çfarë bënte i Dërguari i Allahut, në shtëpi? U përgjigj: Ishte gjithnjë në shërbim të familjes, ndërsa kur vinte koha e namazit dilte për t’u falur”.

    – E lavdëronte:

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thoshte: “Vlera e Aishes ndaj grave tjera është si vlera e theridit ndaj të gjitha ushqimeve”.

    (Theridi është një ushqim i vjetër arabë. Përbëhet nga buka, mishi dhe corba. Të gjitha këto vendosen në një enë e pastaj piqen. Shërbehet i nxehtë.)

    – E paraqiste dashurinë ndaj saj:

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, për Hatixhen, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: “Më është dhuruar dashuria e saj”.

    – I shikonte të mirat e saj:

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thoshte: “Besimtari nuk e urren besimtaren (gruan e tij). Nëse urren tek ajo një cilësi, do të pëlqejë një cilësi tjetër”.

    – Nuk përdorte dhunë dhe nuk e godiste:

    Aisha, Allahu qoftë i kënaqur me të, thoshte: “I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, asnjëherë kurrë nuk i ka ra asnjë gruas”.

    – E vendoste kafshatën e bukës tek goja e saj:

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thoshte: “Askush nga ju nuk shpenzon e që Allahu të mos e shpërblejë atë për atë gjë, madje edhe për një kafshatë buke që ju e vendosni në gojën e gruas tuaj”.

    – Pinte nga ena e saj:

    Aisha, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell: “Njëherë, përderisa isha me të përmuajshmet, fillova të pija, pastaj ia dhashë (gotën) të pinte të Dërguarit, lavdia dhe paqja i Allahut qofshin mbi të, kurse ai vendosi gojën mu në vendin që kisha pirë unë dhe filloi të pinte, mandej nisa të ha një copë mishi e pastaj ia dhashë të Dërguarit, lavdia dhe paqja i Allahut qofshin mbi të, e ai e vendosi gojën e tij në vendin që kisha ngrënë unë”.

    – Ishte aq i thjeshtë saqë bënte gara me gruan e tij:

    Aisha, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell: Dola me Pejgamberin e Allahut në disa udhëtime të tij. Në atë kohë isha vajzë e re dhe truphollë. I Dërguari i Allahut më tha mua: “Eja të garojmë!” Garova me të dhe fitova. Nuk më foli më për këtë gjë një kohë të gjatë derisa u plotësova në trup dhe harrova këtë gjë. Kur dola me të një herë tjetër në disa udhëtime të tij. Ai sërish më tha: “Eja të garojmë!” Garova me të, mirëpo kësaj here ai ishte ngadhënjimtari. Atëherë, ai filloi të qeshte dhe thoshte: “Një me një”.”

    – Nuk i përhapte fshehtësitë e saj:

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: Njeriu më i keq dhe me pozitë më të ulët tek Allahu në Ditën e Kiametit, është ai i cili i afrohet gruas së tij dhe ajo i afrohet atij, e pas këtij afrimi (kontaktit seksual), ata (burri dhe gruaja) përhapin fshehtësitë e njëri-tjetrit.”

    – E lavdëronte atë që sillet mirë me familjen e vet:

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Më të mirët ndër jush janë ata të cilët janë më të mirët ndaj grave të tyre”.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • MOTËR KUJDES NGA KJO DASHURI!

    MOTËR KUJDES NGA KJO DASHURI!

    Ki kujdes nga dashuria që i verbëron sytë!

    Ki kujdes nga dashuria që shejtanin e kënaq!

    Ki kujdes nga dashuria që nuk është i kënaqur me të Allahu dhe i Dërguari i Tij, paqja dhe mëshira e Alla­hut qofshin mbi të!

    Ki kujdes nga dashuria që ta humb besimin dhe dashurinë e familjes dhe shokëve!

    E mjera ti të derdhësh lot për të! Lotët e tua janë të shtrenjta dhe me vlerë!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • A KE MUNDËSI TA SHPËRBLESH NËNËN TËNDE?!

    A KE MUNDËSI TA SHPËRBLESH NËNËN TËNDE?!

    Allahu e mëshiroftë atë grua që sytë e saj derdhën lot nga lodhja dhe vështirësitë!

    Allahu e mëshiroftë atë grua që e shtrydhi jetën e saj në një gotë që t’i jep të pijë fëmijës së saj!

    Allahu e mëshiroftë atë grua që nuk flinte tërë natën për ta mbikëqyrë fëmijën e vogël që nuk fle!

    Allahu e mëshiroftë atë grua që lotët e saj ia tejkalonin lotëve të bijve të saj kur vinin te ajo të ankohen!

    Allahu e mëshiroftë atë grua që çdo herë kur e zgjonin nga gjumi brengat dhe frika për fëmijët e saj, qante para Zotit të saj dhe i lutej Atij për ta dhe bënte sexhde me shumë dua!

    Allahu e mëshiroftë atë grua që filloi dhe jetoi dhe ndërroi jetë nën flamurin e dhënies dhe bujarisë…

    Dhe nuk kërkoi asgjë si shpërblim dhe nuk u ankua asnjëherë dhe nuk e anashkaloi dashurinë e saj asnjë ditë nga ditët!

    A ka mundësi ta shpërblen ndokush nënën e vet me atë që e meriton?!!

    Përveç se Allahut askush tjetër jo!

    Zoti ynë, shpërbleji nënat e tona me Xhenetin më të lartë dhe mundësona bashkimin me to në Xhenet!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • SJELLJA E MIRË E PËRFITON ZEMRËN E GRUAS!!

    SJELLJA E MIRË E PËRFITON ZEMRËN E GRUAS!!

    Kur gruaja bën shaka me ty, edhe ti ktheja me shaka dhe bëje të qeshë!

    Kur ajo dyshon në ty, distancohu për shkurt që t’i japish kohë të mendojë!

    Kur ajo të thotë se ti i pëlqen, ajo me të vërtetë ndjenjat i ka edhe më të forta se sa i paraqet!

    Kur ajo ta shtrëngon dorën, shtrëngoja edhe ti dorën e saj!

    Kur ajo të lajmëron për ndonjë fshehtësi, ruaje mirë dhe mos e lajmëro askënd!

    Kur ajo të shikon në sy, mos u kthe derisa të kthehet ajo nga ti!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • SI TA PËRMBASH VETEN QË MOS TA RRAHËSH FËMIJËN TËND!!

    SI TA PËRMBASH VETEN QË MOS TA RRAHËSH FËMIJËN TËND!!

    Zemërimi është një ndër faktorët më kryesorë që e nxitën prindin ta rrah fëmijën e vet dhe më vonë të ndjejë keqardhje!

    Si ta përmbash veten në ato momente dhe situata kur je i zemëruar që mos të ngresh dorë ndaj fëmijës tënd?! Këto janë disa porosi se si ta përmbash veten në ato momente:

    1. Përkujdesu që mos ta harrosh kërkimin e mbrojtjes tek Allahu nga shejtani i mallkuar dhe mësoje veten që kjo të bëhet shprehi ditore!
    2. Vendose veten në vendin e fëmijës, ktheju fëmijërisë tënde, dhe se si nëna jote bënte durim me ty dhe ishte e butë me gabimet e tua!
    3. Pyete veten, se ti, a do që ta largosh mllefin nga vetja duke e rrah fëmijën tënd?! Nëse qëllimi yt është që ti ta shërosh gjoksin tënd, i cili është mbushur me mllef dhe zemërim nga gabimi i tij apo nga ajo që nuk rrinë urtë, atëherë dije se ti nuk ja ke qëlluar me këtë rrahje dhe nuk ke të drejtë mbi të. A nëse do që me rrahjen tënde ta edukosh atë, dije se ka shumë mjete tjera të edukimit para rrahjes, si shikimi i mrrolur, apo privimi i tij nga disa lojëra, etj.
    4. Kur do t’i biesh, rikujtoje herën e fundit kur u pendove dhe ndjeje keqardhje për rrahjen e tij dhe si shpresoje që mos ta kishe rrahur!
    5. Mundesh të bësh marrëveshje me burrin apo gruan që të ndalon kur dëshiron ta rrahësh fëmijën tënd, e sidomos atëherë kur nga zemërimi nuk mund ta përmbash veten fare.
    6. Mos e harro në ato momente dobësinë e fëmijës para teje, ai është i dobët dhe frikohet nga çdo lëvizje që e bën!

    Mos harro se të rrahurit tënd ka mundësi t’i le pasoja tërë jetën fëmijës tënd, dhe më vonë, ti të jesh ai që do të akuzosh veten tërë jetën për pasojat e tij!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • NËNA E POROSIT DHE E KËSHILLON TË BIRIN!!

    NËNA E POROSIT DHE E KËSHILLON TË BIRIN!!

    Biri im i shtrenjtë!

    Një ditë prej ditëve, do të më shohësh si plakë dhe sjelljet e mia, nuk do të jenë më si më parë. Të lutem, më jep pak nga koha e jote dhe nga durimi yt që të më kuptosh!

    Kur të më dridhen duart dhe të më bie ushqimi mbi gjoks dhe kur nuk do të kem më fuqi t’i veshi rrobat e mia, bëhu i durueshëm me mua, rikujtoji ato vite që i kalova duke ta mësuar atë që sot unë nuk mund ta veproj më!

    Kur rrobat të më bëhen pis dhe nuk do të më vjen më era e mirë, rikujtoji momentet e fëmijërisë, kur shumë herë tentoja që të pastroj dhe të dukesh i bukur dhe me erë të mirë.

    Mos e qesh me mua kur e sheh se nuk i kuptoj dhe nuk i di gjërat që i posedon gjenerata jote, por bëhu syri dhe truri im që t’i arrij gjërat që më ikën!

    Unë të edukova dhe unë isha ajo që të mësova si ta ballafaqosh jetën, e tash si vjen dhe më thua se kjo duhet e kjo nuk duhet?!

    Mos u bezdis nga memoria ime e dobët dhe fjalët e mia që dalin me vështirësi kur flas me ty, ngase lumturia ime nga të folurit me ty, tani është vetëm se të jem me ty!

    Kur këmbët nuk do të më mbajmë më dhe do të kërkoj prej teje të më dërgosh deri ndonjë vend, bëhu i butë me mua, rikujto se kur ishe i vogël të kapsha për dore dhe të mësoja se si të ecish. Mos të vjen turp të më kapish për dore, sepse nesër do të kërkosh që ndokush të kap për dore kur t’i arrish vitet e mia!

    Dije se jeta ime është kah fundi dhe për këtë arsye qëndro me mua dhe mos u bëj kundër mua!

    Kur të kujtohet diçka nga gabimet e mia, dije se unë nuk kam pasur për qëllim përveç se të mirën tënde, dhe ajo më e mira që mundesh ta veprosh tani është të m’i falësh gabimet e mia dhe t’i mbulosh të metat e mia!

    Të qeshurit tënd dhe buzëqeshja jote ende vazhdojnë të më gëzojnë, prandaj mos me privo nga shoqërimi yt!

    Isha me ty kur linde dhe qëndro tani me mua kur të vdes!

    O Zot, mëshiroji të gjitha nënat e muslimanëve!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • A DO TA DISH SE KUR NUK JE BASHKËSHORTE E MIRË!!

    A DO TA DISH SE KUR NUK JE BASHKËSHORTE E MIRË!!

    1. Kur burri hyn në shtëpi dhe ti nuk e le çdo gjë që e ke në dorë, nuk shkon ta presësh, nuk i buzëqeshësh në fytyrë dhe nuk e qetëson nga lodhja e tij, dije se ti nuk je bashkëshorte e mirë!
    2. Kur burri yt nuk ha ushqim nga duart e tua dhe del e blen ushqimin në restorant dhe rrobat e tij nuk i lan përveç rrobalarësit, dije se ti nuk je bashkëshorte e mirë!
    3. Kur burri yt zemërohet, e ti ia kthen një fjalë me dhjetë të tjera dhe e ngrit zërin ndaj tij, dije se ti nuk je bashkëshorte e mirë!
    4. Kur je në shtëpi me burrin tënd, ty të vjen erë e keqe, rrobat i ke të parregulluara dhe të pahekurosura, dije se ti nuk je bashkëshorte e mirë!
    5. Kur ia përhap fshehtësitë e shtëpisë, nënës apo motrës apo shoqes tënde, dije se ti nuk je bashkëshorte e mirë!
    6. Kur e nxit burrin kundër familjes së tij dhe nuk i ndihmon atij në respektin e tyre, dije se ti nuk je bashkëshorte e mirë!
    7. Kur vjen koha e namazit dhe ti nuk e zgjon burrin për namaz, nuk e urdhëron për adhurime tjera, nuk kërkon nga ai t’i le haramet dhe t’i ndihmosh në pen­dim dhe kërkim faljeje, dije se ti nuk je bashkë­shorte e mirë!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • SI T’IA PËRFITOSH ZEMRËN GRUAS!!

    SI T’IA PËRFITOSH ZEMRËN GRUAS!!

    1. Gjatë hyrjes në shtëpi fillo me selam!

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Betohem në Zotin se nuk do të hyni në Xhenet pa mos besuar, nuk do të besoni plotësisht pa mos e dashur njëri-tjetrin. Doni t’ju tregoj diçka që nëse e bëni do ta doni njëri-tjetrin?! – Shpërndajeni selamin në mesin tuaj!”.

    1. Buzëqeshi në fytyrën e saj!

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Buzëqeshja në fytyrën e vëllait tënd musliman është sadaka”.

    Po si do të jetë kur buzëqeshësh në fytyrën e gruas tënde?!!

    1. Pastroje gojën gjatë hyrjes në shtëpi me misvak!

    Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, thotë se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kur hynte në shtëpi fillonte me përdorimin e misvakut.

    1. Thirre me emër të veçantë dhe përkëdhelës!

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e thërriste Aishen, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, me emër përkëdhelës Aish.

    1. Lavdëroje atë nëse e bën një vepër që e meriton të lavdërohet!

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kush nuk i falënderon njerëzit, nuk e falënderon as Allahun”.

    1. Zbukurohu për të!

    IbënAbasi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thotë: Unë kam dëshirë që të zbukurohem për gruan time ashtu si kam dëshirë që ajo të zbukurohet për mua!!

    1. Jepi dhurata nganjëherë!

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Dhuroni njëri-tjetrit dhurata që të duheni”.

    1. Ndihmoji në punët e shtëpisë!

    E pyetën Aishen, Allahu qoftë i kënaqur me të, se çfarë bënte Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të,në shtëpi dhe ajo tha: “Ai ishte njeri si të gjithë njerëzit. Ai i bënte vetë punët e tij; qepte rrobat, milte bagëtitë”.

    1. Arsyetoje për disa mangësi të saj!

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Besimtari nuk e urren besimtaren. Nëse nuk i pëlqen një sjellje e saj, mund t’i pëlqejë një tjetër sjellje”.

    1. Sillu mirë me gruan dhe loz me të!

    Që nënkupton të përkujdesesh për të dhe mos ta lëndosh apo ta dëmtosh!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • MOTËR TI JE AJO QË VENDOS PËR VETVETEN!!

    MOTËR TI JE AJO QË VENDOS PËR VETVETEN!!

    Sa mirë që është për një femër të jetë mbretëreshë, me një kohë kur janë shtuar robëreshat!

    Të jetë e shtrenjtë, me një kohë kur vajzat janë bërë të lira!

    Të jetë e turpshme, me një kohë ku turpi ka hum­bur!

    Të posedojë zemër të gjallë, nga e cila burojnë dashuria dhe pastërtia, e të mos jetë zemra e saj e lirë, që e posedon kush të mundet dhe të do!

    Të jetë si trëndafili, i cili e përhap erën e saj të dëlirësisë dhe turpit, dhe të mos jetë si lulet e tjera!

    Të jetë e pastër dhe e ndershme, me një kohë ku ka humbur nderi dhe pastërtia!

    Të jetë e kapur për fe, me një kohë ku haramet janë shtuar, dhe të kapesh për fe është si ta mbash një gacë në dorën tënde!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • MOTËR MARTOHU ME KËTË DJALË!!

    MOTËR MARTOHU ME KËTË DJALË!!

    Nëse ta kërkon dorën një djalë, i cili, ka moral dhe ka fe, martoje!

    Nëse ta kërkon dorën një djalë, i cili, me nënën dhe me motrën e vet sillet si me mbretëresha, martoje!

    Nëse ta kërkon dorën një djalë, i cili, me të miturin sillet si të jetë baba i tij, martoje!

    Nëse ta kërkon dorën një djalë, që e fal namazin nga frika e llogarisë para Allahut, e jo nga frika e njerëzve apo nga humbja e reputacionit, martoje!

    Nëse ta kërkon dorën një djalë, i cili, e do mbulesën tënde, dhe është i kënaqur të ketë për grua, para se të sheh të zbukuruar me kozmetikë, martoje!

    Nëse ta kërkon dorën një djalë, i cili, e do namazin e natës, martoje!

    Nëse ta kërkon dorën një djalë, i cili, qan se një fëmijë mbetet jetim, martoje!

    Nëse ta kërkon dorën një djalë, i cili, pikëllohet për gjendjen e muslimanëve, martoje!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Need Help? Send a WhatsApp message now

Click one of our representatives below

Kushtrim Guraj
Kushtrim Guraj

Technical support

I am online

I am offline

Merlinda Guraj
Merlinda Guraj

Marketing support

I am online

I am offline