Category: Familja & jeta bashkëshortore

  • DASHURIA NË HALLALL DHE NË HARAM!!

    DASHURIA NË HALLALL DHE NË HARAM!!

    Motra ime, dashuria në të lejuarën është një furnizim i bukur i cili është nisur drejt teje, mos e lodh veten duke e kërkuar atë.

    Zemra jote është më e shtrenjtë sesa t’ia dorëzosh atij që nuk të marton.

    Rikujtoje emrin e Allahut “Vigjilues”, largohu nga ajo që të pasionon dhe mos e lejo veten të mashtrojnë fjalët e ëmbla.

    Dashuria në haram i shëmbëllen ujit të kripur, i cili nuk e shuan etjen, por e shton atë deri në shkallën e etjes së fortë.

    Kurse dashuria në hallall i shëmbëllen ujit të ëmbël, i cili ta shuan etjen dhe të ngop… me dashuri dhe me mëshirë.

    Kush e le një gjë për hir të Allahut, i zëvendësohet me diçka më të mirë se ajo.

    Je e bindur në Allahun dhe ruaje zemrën tënde dhe ndjenjat e tua për atë që i meriton, të cilin ta ka caktuar Allahu për burrë në hallall, e jo për atë që dëshiron të luan me ty.

    Ruaji ato për atë që ta ka caktuar Allahu për burrë në kohën e duhur dhe në kohën e përshtatshme për ty dhe le të bëhet parulla jote: Nëse përmbaheni, kjo është edhe më mirë!” (En-Nisa: 25)

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • GRUAJA I PËRNGJAN NDËRTESËS!!

    GRUAJA I PËRNGJAN NDËRTESËS!!

    Gruaja para martesës mbështetet mbi shtylla të shumta në jetën e saj. Shtylla e parë mundet të jetë familja e saj, shtylla e dyta mundet të jenë shoqet e saj, shtylla e tretë të jenë studimet apo puna e saj dhe shtylla e katërt të jenë aktivitetet e saj. Ekziston edhe një shtyllë tjetër, e ajo është shtylla e fesë dhe shtylla e shpirtit. E sheh atë të lumtur në jetën e saj, e mbështetur mbi të gjitha ato shtylla, ku nëpërmjet tyre e ngrit vetveten dhe e bën të lumtur.

    Mirëpo, pas martese i largon të gjitha këto shtylla që ta vendos vetëm se një shtyllë, e ajo është burri i saj.

    Mirëpo, a keni dëgjuar se është ngritur një ndërtesë vetëm se mbi një shtyllë!!

    Kjo grua tërë kohën e saj e kalon në parehati dhe pasiguri, për arsye se është mbështetur vetëm se mbi një shtyllë. Nëse burri e divorcon apo e neglizhon apo nuk e respekton, e sheh të thyer dhe të mërzitur. Kjo është krejtësisht normale, shtylla mbi të cilën është mbështetur ka ikur nga ajo apo një pjesë e asaj shtylle është bërë e tjetërkujt.

    Prandaj le të jetë burri yt vetëm se një shtojcë e bukur e jetës tënde, ku me të së bashku do të jetosh çaste të lumtura shtojcë, duke i ruajtur edhe shtyllat e tjera në jetën tënde.

    Baraspeshoi gjërat, më të mirat dhe më të drejta nga to janë të mesmet. Bëje veten të lumtur, derisa të kesh mundësi t’i bësh të lumtur edhe ata që i ke përreth.

    Jeta është më e madhe se sa ta përkufizosh vetëm se në “burrë”.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • SI T’IA BËSH FAMILJES GRUAN TËNDE TË DASHUR?!

    SI T’IA BËSH FAMILJES GRUAN TËNDE TË DASHUR?!

    Çështja e gruas dhe familja e burrit të saj me kali­min e viteve ende vazhdon të jetë një ndër proble­matikat që ballafaqohen me të bashkëshortët, e sido­mos ata të porsamartuarit.

    Ka nga gratë të cilat dëshirojnë që burrin ta bëjnë të lumtur dhe tentojnë që t’i afrohen atij duke ia respektuar familjen dhe duke e respektuar dhe e da­shur atë. Ka nga gratë që sillen mirë me familjen e burrit dhe nëpërmjet tyre dëshirojnë ta fitojnë këna­qësinë e Allahut dhe të fitojnë shpërblime dhe për këtë mirësjellje nuk dëshirojnë falënderime e as shpërblime nga ana e njerëzve. Ka nga gratë që para martesës së tyre në vetvete bartin zemërim dhe urrejtje ndaj familjes së burrit dhe menjëherë pas martesës fillon ta nxjerr apo ta zbrazë atë që e ndjen në zemrën e saj dhe tenton të mbisundon në shtëpi. Ka nga gratë që shohin në burrat e tyre sjellje të keqe ndaj familjarëve të tyre dhe për këtë arsye edhe ato u hakmerren burrave nëpërmjet sjelljeve të keqe ndaj familjeve të tyre.

    Në vazhdim do t’i sjelli shkurtimisht disa këshilla të rëndësishme, për përmirësimin e kësaj çështjeje me qëllim që gruaja të bëhet më e dashur në familjen e burrit të saj:

    1. Burri pasi që ta zgjedh gruan e ndershme, e cila e kupton fjalën bamirësi, duhet t’ia qartësojë gruas nga fillimi i martesës së tyre, se kënaqësia e prindërve të tij do të jetë çelës i cili e hapë derën e zemrës së tij, nëse ajo dëshiron të hyjë në atë zemër. Kjo do ta bëjë gruan që nga fillimi i martesës ta vlerësojë dhe ta nderojë familjen e tij.
    2. Gruaja nuk duhet të detyrohet të veprojë gjëra të cilat nuk mundet t’i përballojë vetëm e vetëm të kënaqet familja, po detyrohet që shërbimin e saj ndaj tyre ta bëjë që të burojë nga brendësia e saj, pra të jetë shërbim që ajo dëshiron me vet dëshirë ta kryen.
    3. Burri duhet të nxitojë dhe të ngutet për në përmirësimin e raporteve mes tyre, prindërve dhe gruas, që nga fillimi i martesës, duke i lajmëruar prindërit se ajo i do dhe i lavdëron sikurse i do dhe lavdëron prindërit e saj. Dhe e kundërta, të shkojë ta lajmërojë gruan e tij se familja dhe prindërit e tij, të gjithë, e lavdërojnë atë dhe e respektojnë dhe çdo herë gëzohen me takimin e saj.
    4. Burri nëse i blen gruas së vet diçka që ky e do ose ajo vet e dëshiron, mirë është që t’ia qartësojë se kjo ide ka qenë e prindërve të tij, dhe e kundërta, nëse dëshiron që t’i dhurojë prindërve ndonjë dhuratë t’i lajmëron ata se kjo ka qenë ide e saj. Kjo lind dashuri dhe afrim mes tyre.
    5. Burri duhet të jetë i kujdesshëm nga bartja e fshehtësive të shtëpisë së tyre dhe të familjes së tij. Shumë nga gratë dëshirojnë t’i ruajnë fshehtësitë e tyre, e veçanërisht nga jeta e tyre private, dhe mos t’ua tregojnë të tjerëve, kështu që nëse burri i shpalos ato atëherë ka mundësi që ajo të ndjen ndaj familjes së tij një lloj urrejtje. Shpalosja e fshehtësive shkakton armiqësi e urrejtje, dhe dëmi është aq i madh sa nuk mundet të numërohet.
    6. Nuk duhet që të dyja palët të ndërhyn në punët e tjetrës. Burri duhet të jetë i kujdesshëm që të mos ndërhyjë familja në problemet e tij me gruan e vet, me qëllim që të mos bie gruaja e tij në një pozitë të keqe dhe jo të lakmuar para familjareve. Po ashtu duhet të jetë i kujdesshëm mos ta kritikojë para prindërve apo familjarëve, për arsye se kjo e bën të turpërohet.
    7. Burri duhet që ta respektojë dhe nderojë familjen e gruas së tij, në veçanti prindërit e saj, gjë që e nxit gruan të sillet me prindërit dhe familjen e tij në më­nyrë reciproke.
    8. Burri detyrohet t’i plotësojë nevojat e shtëpisë, fëmijëve, gruas dhe familjes së tij. Ndodh nganjëherë e kundërta e saj, ku burri nuk i plotëson ato dhe shejtani e shfrytëzon këtë derë dhe depërton shumë lehtë deri tek gruaja dhe i shkakton ngushtim në gjoks ndaj familjes së tij dhe i largon nga ata.
    9. Burri gjithmonë kur vëren ngushtim në gjoksin e saj ndaj familjes së tij, duhet që t’ia rikujtojë Allahun dhe t’ia rikujtojë se, nuk është respektues i lidhjeve farefisnore ai që i shkëput ato. Te çdo grua në bren­dësinë e saj ka hajr dhe mirësi dhe ndoshta këshilla asaj i bën dobi dhe ua fal të tjerëve padrejtësitë dhe bëhet e mëshirshme.
    10. Burri duhet ta falënderojë gruan e tij me fjalë falënderimi, si Allahu të shpërbleftë, kur e sheh se ajo sillet mirë ndaj familjarëve të tij. Kjo pa dyshim se ia ngrit moralin dhe ia shton ambiciet dhe e stimulon që sa më shumë ta shtojë mirësinë ndaj tyre. Po ashtu duhet t’ia bëjë me dije se ajo me mirësjellje n dhe respektin që ia bën familjes dhe prindërve të tij, vetëm se ia ka pushtuar zemrën atij.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • POROSIA E PRINDIT PËR BIRIN E PORSAMARTUAR

    POROSIA E PRINDIT PËR BIRIN E PORSAMARTUAR

    Ibën Hanbeli, Allahu e mëshiroftë, ia dha disa porosi birit të tij të porsamartuar dhe i tha: O biri im, dije se lumturia e shtëpisë tënde do të varet nga dhjetë cilësi që duhet t’ia japish gruas tënde, prandaj mësoi nga unë dhe përkujdesu për to.

    E para dhe e dyta: Biri im dije se gratë duan që t’ua shprehish dashurinë që e ndjen ndaj tyre dhe mos u bëj koprrac ndaj gruas tënde, po shprehe dashurinë që e ndjen ndaj saj. Nëse nuk ia shpreh ndjenjat e tua, dije se mes teje dhe saj do të vendossh pengesë apo perde e cila do të ndikon që të ftohen raportet dhe të zvogëlohet dashuria mes jush.

    E treta: Gratë e urrejnë burrin e ashpër e të egër dhe e keqpërdorin të butin e të dobëtin, për këtë arsye çdo cilësie përshtatja vendin e saj të duhur. Kjo sjell dashuri dhe mbjell rehati shpirtërore.

    E katërta: Gratë e duan nga burrat e tyre atë që e duan burrat nga gratë e tyre, sa i përket fjalëve të mira, pamjes së bukur dhe pastërtisë së rrobave dhe parfumit të mirë. Ti vepro në të gjitha rastet ashtu. Nëse dëshiron t’i afrohesh gruas tënde dhe djersët të rrjedhin nëpër trup dhe rrobave tua u vjen era e keqe, largohu nga ajo. Nëse i afrohesh në këtë gjendje dije se zemra e saj do të tërhiqet dhe refuzon edhe nëse ajo të nënshtrohet. Në këtë rast do të nënshtrohet trupi i saj dhe do të ik nga ti zemra e saj.

    E pesta: Shtëpia është mbretëria e gruas dhe ajo në të ndjehet se ka hipur mbi fronin e saj dhe se është zonjusha e saj. Mjerë për ty nëse ti e shkatërron atë mbretëri ku ajo jeton. Mjerë për ty nëse tenton ta largosh nga froni i saj. Nëse ti e vepron këtë gjë dije se je futur në konflikt me të dhe dije se nuk ka armiqësi më të rreptë për një mbretëri se sa kur ndokush tenton t’ia merr fronin edhe nëse atij i duket ndryshe.

    E gjashta: Gruaja do ta përfitojë burrin e saj dhe mos ta humb familjen e saj. Mjerë për ty nëse e vendos veten me familjen e saj në një peshojë, ose ti ose familja e saj.

    E shtata: Gruaja është krijuar nga briri i lakuar. Kjo është fshehtësia e bukurisë së saj dhe fshehtësia se pse ajo është tërheqëse. Kjo nuk është mangësi në të. Ajo nëse gabon tento t’ia mbulosh atë të metë dhe t’ia falësh atë gabim dhe je i durueshëm me të. Nëse tenton ta drejtosh bririn e lakuar do të thyhet, kurse thyerja e tij është divorci. Kjo nuk do të thotë se nëse ajo gabon të lihet ashtu, po qe se e lejon të vazhdon ashtu atëherë ajo më shumë do të rebelohet kundër teje dhe nuk do të respekton dhe nuk do të sillet butë me ty. Prandaj gjithmonë je në mes.

    E teta: Gratë nga natyrshmëria e tyre janë mohuese të begative dhe të mirave që ua bëjnë burrat atyre. Nëse tanë jetën sillesh me to mirë e pastaj vetëm se njëherë e dëmton do të thotë: Nga ti nuk kam parë asnjë të mirë. Mos e lejo veten të biesh kurban i kësaj sjelljeje apo morali e ta urresh atë dhe të ikësh nga ajo. Ti nëse e urren këtë cilësi apo moral të keq të saj pa dyshim se te ajo të pëlqejnë cilësi tjera të mira që ajo i ka dhe i posedon.

    E nënta: Dije se gruaja kalon nëpër disa periudha të dobësisë trupore dhe të lodhjes shpirtërore, derisa Allahu në këtë periudhë nuk e ka ngarkuar me disa detyrime fetare. Nga ajo nuk kërkohet namazi assesi gjatë periudhës së menstruacioneve dhe lehonisë dhe po ashtu agjërimi edhe pse agjërimi pasi që ta kalojë këtë periudhë kërkohet të zëvendësohet. Në këtë periudhë qëndro pranë saj dhe bëhu i sjellshëm me të. Ashtu siç Allahu ia lehtësoi disa detyrime edhe ti bëhu i sjellshëm dhe mos kërko nga ajo shumë, zvogëloi kërkesat dhe urdhrat e tua.

    E dhjeta: Dije se gruaja te ti është amanet, prandaj mëshiroje dhe falja të metat dhe gabimet dhe ajo do të bëhet kënaqësia jote në dynja dhe ahiret.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • POROSIA E PRINDIT PËR BIJËN E PORSAMARTUAR

    POROSIA E PRINDIT PËR BIJËN E PORSAMARTUAR

    – Në ditën e martesës së saj e thirri prindi i saj dhe i tha:

    Bija ime, ti sot transferohesh tek dy duar të huaja. Në këtë natë do të mbulon një kulm i huaj në shtëpinë e një burri të huaj. Në këtë natë do të qëndroj afër krevatit tënd të pastër në shtëpinë time dhe nuk do ta nuhasë më aromën e pastërtisë mbi jastëkun tënd të bardhë. Për herë të parë gjatë jetës sime më rrjedhin lotët sikurse lumi. Sot nga sytë e mi më mungon fytyra e vajzës sime e cila do ta ndriçojë shtëpinë e re.

    Sot emocionet dhe ndjenjat e mia më kthejnë mbrapa dhe ma rikujtojnë atë ditë kur familja e nënës tënde ma dorëzoi vajzën e tyre duke iu rrjedhur lotët si lumi nga sytë e tyre. Unë mendoja se ato janë lot gëzimi. Nuk e dija deri më sot se ata i mundonte atë ditë ajo që sot mua më mundon dhe ajo që ma djeg shpirtin në këtë orë ata i digjte atë ditë dhe ajo që ma shtrëngon zemrën dhe shpirtin në këtë moment kur unë të dorëzoj me dy duart e mia te një njeri i huaj, ua shtrëngonte atyre shpirtin dhe zemrën atë ditë.

    Bija ime, më beso, se po t’i kisha pasur atë ditë kur e martova nënën tënde ndjenjat e prindit që i ndjej sot, do ta kisha harxhuar jetën time që ta bëj të lumtur nënën tënde ashtu si kam dëshirë sot që burri yt ta harxhon jetën e tij që ty të bëjë të lumtur. Në këtë moment pendohem për çdo moment që kaloi dhe në të e mundova dhe e ofendova nënën tënde. Sot e paramendoj të ardhmen dhe të parafytyroj se si qëndron para meje duke më thënë se burri im më mundon dhe ofendon. Nuk di çka të veproj? I lutem Allahut që të mos më mundon mua nëpërmjet teje.

    Vajza ime e vogël, njeriu gjithmonë krenohet se gruaja e tij e do. Prandaj përkujdesu ta paraqesësh dashurinë tënde para familjes së tij. Respektoje fa­miljen e tij se ai do që të krenohet para tyre se është martuar me një grua e cila e do dhe e respekton atë dhe familjen e tij.

    Bija ime, kur burri yt zemërohet pranoje zemërimin e tij me qetësi dhe kur gabon shëroje gabimin e tij me durim dhe kur atij i ngushtohet dynjaja zgjeroja atë me gjoksin tënd. Dije se ti je kurorë mbi kokën e tij e zbukuruar me xhevahire ose me thera që ia gjakosin kokën e tij.

    E dashura ime, bëhu për të tokë e nënshtruar dhe ai për ty do të bëhet qiell dhe bëhu për të shtrat e ai për ty do të bëhet si shtyllë. Ruaja nderin dhe syrin e tij dhe përkujdesu që të mos nuhat nga ti përveç se të mirën dhe të mos dëgjojë nga ti vetëm se të kënd­shmen dhe të mos shikojë syri i tij vetëm se të bukurën.

    Bija ime rikujtoje se sa u lodha për ty dhe me sa mund të edukova me edukatën më të mirë. Për këtë arsye bëhu shëmbëlltyrë e mirë që të shihet në ty morali ynë i mirë.

    E lus Allahun e Madhëruar që të të sjell lumturi në jetë.

    Vajza ia kap prindit dorën, i rrjedhin lot nga sytë e saj dhe i thotë: Prindi im, sa shumë të dua dhe sa shpresoj që burri im të jetë si ti.

    Prindi im, unë tani nuk posedoj diçka tjetër përpos lutjes sime për ty: O Zot, bëje prindin tim banor nga banorët e Xhenetit dhe shpërbleje për të gjitha mundimet e tij që i kishte me mua dhe mundësona që të takohemi së bashku me familjet e tona në Xhenetin Tënd.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • O TI BURRË, A E VEPRON KËTË?!

    O TI BURRË, A E VEPRON KËTË?!

    O ti burrë, të drejtohem vetëm se ty??

    Gruaja është me ndjenja të buta dhe në shpirt është e ndjeshme. Posedon aq dashuri sa që nëse u shpërndahet zemrave të burrave do t’ju mjaftonte. Krijesë të cilën Allahu e krijoi të bukur dhe të ëmbël dhe të dashur… të cilën e krijoi vetëm se për ty. Po, paramendoje këtë… Allahu gruan nuk e krijoi vetëm se për ty, o biri i Ademit. Ka raste kur gruaja kalon nëpër periudha të dobësisë dhe ndryshon me ndryshimin e kohës dhe vendit. Ka mundësi të ndikohet nga ajo që e godet nga pikëllimi, mërzia apo mallëngjimi dhe të hulumtojë pas kënaqësisë dhe pas gjoksit në të cilin do të ngushëllohet. Kthehet në të majtë e në të djathtë dhe nuk e gjen askënd përveç teje, o ti burrë. Ajo nga ti do që ta ringjallësh dhe t’i japish fuqi që të vazhdojë të dhurojë dhe të shkëlqejë.

    Nganjëherë nga ajo rrjedhin lot… dhe mjerë ti nëse ato lot i pret me qeshje dhe me tallje. Mjerë për ty nëse thua se ato lot të saj janë lot krokodili. Mjerë për ty dhe mjerë për ty, të pretendosh se është mashtrim apo trillim. Ato lot janë lot të sinqerta… me to del dhembja e saj, me to del dashuria e saj dhe me to del fisnikëria e saj. Mjerë për ty të bien ato lot nga syri i saj… e ti të mos lëvizsh, mjerë për ty dhe mjerë për ty.

    Mos luaj me ndjenjat e saj… apo të pakësosh nga dhembjet e saj… apo të largohesh nga pikëllimi i syve të saj, të cilat pushojnë kur ty të shikojnë. Mjerë për ty ta lash me lotët e saj e ti të mos të qash me të, qoftë ajo me puthje apo me përqafim apo me fjalë që ia kthejnë asaj rehatinë. Bëje që ajo të shtrihet mbi kraharorin tënd deri sa t’i mjaftojë dhe deri sa të buzëqesh dhe deri sa të ndjehet si femër.

    Mjerë për ty nëse ajo e shtrin dorën e saj ta prek gjoksin tënd… dhe ty nuk të gjen. Në këtë rast dhe vetëm se këtu bëhu njeriu më i mirë… këtu bëhu burri më i mrekullueshëm.

    Mjerë për ty nëse këtu nuk i gjen ndjenjat e tua.

    Mjerë për ty nëse këtu nuk i gjen të shtrira duart e tua.

    Mjerë për ty nëse nuk të gjen ty në këtë rast.

    Mjerë për ty… nëse ajo i rikujton lotët e saj dhe të qeshurin tënd, dhembjen e saj dhe kryelartësinë tënde dhe dobësinë e saj dhe talljen tënde.

    Mjerë për ty nëse ajo nuk të konsideron asgjë. Ti sa do të përpiqesh pas kësaj, ti je asgjë. A dëshiron të jesh në jetën e gruas asgjë?!

    Mjerë për ty të veprosh kështu dhe të shkon burrëria jote.

    O ti burrë, kjo krijesë nuk ka askënd pas Allahut, përveç teje.

    Të lutem, të lutem… mos e nënçmo. Ajo është gruaja jote.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • MOTRA IME, XHENETI ËSHTË MË MERITOR!!

    MOTRA IME, XHENETI ËSHTË MË MERITOR!!

    Asija ishte gruaja e Faraonit jobesimtar mirëpo ajo e fitoi pallatin e saj në Xhenet.

    Gruaja e Nuhit dhe Lutit ishin gra të pejgamberëve mirëpo u bën nga banoret e Xhehenemit dhe burrat e tyre nuk ju bën fare dobi.

    Merjemi nuk u martua asnjëherë dhe u bë zonjusha e grave të botëve.

    A e di ti se shpëtimi dhe fitorja në dynja dhe në ahiret nuk varet nga martesa.

    Ndoshta një burrë i mirë të ndihmon, mirëpo mosprezenca e tij nuk të dëmton.

    Motra ime mos u mërzit për çështjen e martesës… Xheneti është më meritor të preokupohesh me të.

     Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • MBULESA IME

    MBULESA IME

    Krenohem me hixhabin tim edhe pse për mua thonë se ti je e prapambetur.

    Unë jam krenare në mbulesën time edhe pse më thonë se ti je e paditur.

    Unë ata i arsyetoj, për arsye se po ta kishin shijuar ëmbëlsinë dhe kënaqësinë e mbulesës do të më kishin luftuar me shpata.

    Po ta kishin ditur ata vlerën e kënaqësisë dhe rehatisë të cilën unë e ndjej, do ta kishin ndryshuar mendimin e tyre dhe atëherë do ta dinin se kush është i prapambetur dhe i paditur dhe do të pendoheshin.

    Nëse hixhabi dhe mbulesa ime janë prapambeturi dhe padituri atëherë e lus Allahun që ta ma shtojë prapambeturinë dhe paditurinë.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • KUR PËRMALLOHET BURRI PËR GRUAN E TIJ?!

    KUR PËRMALLOHET BURRI PËR GRUAN E TIJ?!

    – Njëra nga gratë thotë:

    Një ditë nga ditët burri im i nervozuar më tha: Do të shkoj me shokët e mi të drekoj, a dëshiron të blej për ty diçka?

    I thash: Shumë mirë, mirëpo mos u vono për arsye se rryma do të ndërpritet.

    I çuditur nga përgjigjja më tha: Kush të tregoi ty se rryma do të ndalet?!

    Iu përgjigja: Unë. Ti nga momenti kur del nga shtëpia errësohet çdo gjë dhe nga momenti kur futesh në shtëpi ndriçohet çdo gjë.

    Burri u buzëqesh nga fjalët e gruas së tij dhe pasi që e kuptoi se për çka e ka për qëllim doli nga shtëpia mirëpo i mallëngjyer për të u kthyer sa më shpejt te gruaja e tij.

    – Një grua tjetër thotë:

    Nëse dëshiroja ta zgjoj burrin nga gjumi për ta falur namazin i laja duart me ujë derisa të më ftoheshin dhe i parfumoja me parfumin që e preferonte më së shumti. Kur ia prekja trupin e nxehtë me duart e mia të ftohta dhe e nuhaste erën e parfumit zgjohej nga gjumi edhe nëse ishte në gjumë të thellë.

    – Një grua tjetër thotë:

    Burri im ishte mësuar që çdo herë kur udhëtonte me shokët e tij t’ia fus në rrobat e tij një letër ku në të i përshkruaj ndjenjat të cilat i ndjeja unë dhe fëmijët gjatë kohës kur ishte larg shtëpisë. Një ditë nuk isha e kënaqur nga udhëtimi i tij dhe nga zemërimi i madh nuk i shkrova asnjë letër. Kur u kthye nga udhëtimi më habiti papritmas më thënë: Nuk e kam lënë asnjë pëllëmbë vend të çantës sime duke e kërkuar letrën tënde.

    Madje çantën e kontrollova tri herë dhe secilën herë thosha ndoshta ajo e ka venduar këtu dhe unë nuk e shoh më mirë ta kontrolloj përsëri.

    Kur i dëgjova fjalët e burrit tim u pendova shumë për veprën që e bëra dhe në fytyrën e burrit e vërejta një farë mërzie. Nga ajo ditë e vendosa që herëve tjera mos ta ndërpres këtë traditë të mirë që e bëja deri atë ditë.

    – A ka më mirë për një grua se të arrin deri në atë gradë sa që burri i saj të përmallohet për të dhe mezi të pret që të kthehet në shtëpi e ta sheh?!

    – A ka më mirë për një grua se t’i shëmbëllen një druri i cili i bën hije burrit të saj dhe e mbron nga nxehti i dynjasë?!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • KUR E DO NJË GRUA BURRIN E SAJ?!

    KUR E DO NJË GRUA BURRIN E SAJ?!

    – E pyeti një burrë një njeri të urtë dhe të mençur duke i thënë: Si ta di se gruaja ime më do?

    – Iu përgjigj duke i thënë: Ajo nëse i vepron këto katërmbëdhjetë vepra je i sigurt se ajo të do.

    – Burri tha: E cilat janë ato vepra?

    -Iu përgjigj duke i thënë:

    1. Ajo e do jetën tënde dhe i do ata që të duan.
    2. Ajo nuk zemërohet kur e kundërshton në mendime.
    3. Ajo ndikohet nga hidhërimi dhe pikëllimi yt.
    4. Ajo gjithmonë tenton të krijojë momente që me ty të flet.
    5. Ajo këshillohet me ty çdoherë kur tenton që ta bëjë një vepër apo të merr një vendim.
    6. Ajo gëzohet për dhuratën që ia dhuron sado qoftë ajo e thjeshtë.
    7. Ajo tenton që ta lehtësojë gjendjen apo vullnetarisht të veprojë diçka nga veprat e tua.
    8. Ajo pikëllohet kur ti mungon.
    9. Ajo përkujdeset të veprojë çdo gjë që ty të kënaq dhe nuk e përsërit atë vepër që ty të hidhëron.
    10. Asaj nuk i pengojnë të hyrat e tua materiale të dobëta.
    11. Ajo i duron pengesat për hir tëndin.
    12. Ajo tenton që të të shoqërojë në mendime dhe në preokupime dhe tenton të depërtojë në botën tënde dhe të përkujdeset për punën tënde.
    13. Asaj nuk i vjen turp nga puna dhe veprimtaria jote.
    14. Ajo të ndihmon që sa më tepër t’i afrohesh Allahut dhe ta adhurosh dhe t’i nënshtrohesh Atij.

    – Nëse këto vepra i vepron atëherë dije se ajo të dojë.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

Need Help? Send a WhatsApp message now

Click one of our representatives below

Kushtrim Guraj
Kushtrim Guraj

Technical support

I am online

I am offline

Merlinda Guraj
Merlinda Guraj

Marketing support

I am online

I am offline