Category: Familja & jeta bashkëshortore

  • DUA QË DHEMBJEN TA NDJEJMË TË DY BASHKËRISHT!

    DUA QË DHEMBJEN TA NDJEJMË TË DY BASHKËRISHT!

    Burri e shoqëronte gruan në dhomën e lindjes, e kur e pa se ajo ndjen dhembje, e vendosi dorën brenda gojës së saj dhe i tha: Nëse ndjen dhembje, shtrëngoje dorën time me dhëmbët e tua!

    Me të vërtetë, ajo çdo dhembje që e ndjente ia shtrëngonte dorën me dhëmbët e saj!

    Pasi që doli nga salla e lindjeve, i pëshpëriti në vesh: Pse e bëre këtë?!

    U përgjigj: Sepse të dua dhe nuk dua që ta ndjesh dhembjen vet, pa mos e ndjerë edhe unë.

    E vendosa dorën time duke qenë i bindur se, me sa fuqi do ta shtrëngosh dorën time dhe unë do ta ndjej dhem­bjen e shtrëngimit tënd, aq është edhe fuqia e dhembjes që ti e ndjen.

    Këtë e bëra sepse të dua shumë, sinqerisht të kam dashur, dhe me lejen e Allahut, gjithmonë kam për të dashur!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • DASHURIA E SINQERTË NUK ËSHTË FJALË, POR VEPRA

    DASHURIA E SINQERTË NUK ËSHTË FJALË, POR VEPRA

    Një burrë dhe gruaja e vet, tepër të varfër, jetonin me një shtëpi të mjerë! Një natë prej netëve gruaja kërkon nga burri t’i blen krehëse flokësh që t’i kreh flokët e saj të gjata. Burri e shikoi, mirëpo në sytë e tij u vërejt pikëllim, dhe asaj i tha: Nuk mund ta blej! Edhe ora ime e dorës ka nevojë për një rrip dhe nuk mundem ta blej.

    Gruaja nuk polemizoi fare me të burrin dhe i buzë­qeshi në fytyrë!

    Të nesërmen, burri pasi që e kreu punën, shkoi në shitore dhe e shiti orën e tij me një çmim të lirë dhe ia bleu gruas krehrin që e kërkoi nga ai.

    Kur u kthye në mbrëmje në shtëpi, me krehrin në dorë, e pa se gruaja i kishte pas shkurtuar tepër flokët e saj, dhe në dorën e saj e mbante një rrip për orë dore!

    E shikuan njëri-tjetrin dhe sytë e tyre filluan t’u lotojnë, jo se ajo që e vepruan u shkoi për koti, po për shkak se ata dy e donin njëri-tjetrin me të njëjtën masë dhe të dy deshën që për njëri-tjetrin ta realizojnë të njëjtën gjë!

    Rikujto gjithmonë se, kur e do dikë apo je i dashur nga dikush, duhesh të mundohesh ta bësh të lumtur në të gjitha mënyrat, qoftë ajo edhe më dhuratë të lirë apo një fjalë të bukur.

    Dashuria e sinqertë nuk është fjalë po vepra!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • NËNA JOTE TË MOS PREZANTOJË NË DASËM NËSE DO QË TË MARTOHEM ME TY!

    NËNA JOTE TË MOS PREZANTOJË NË DASËM NËSE DO QË TË MARTOHEM ME TY!

    Një i ri, me profesion mjek, shkon në shtëpinë e familjes së shokut ta kërkon dorën e vajzës së tyre, por vajzës pasi që ju sqarua gjendja e tij në tërësi, e kushtëzoi më një kusht të rëndë për t’u martuar me të, që nëna e tij të mos prezantojë në dasmën e tyre!

    Djali u hutua nga ky kusht dhe s’dinte çfarë të bën. Mendoi një periudhë dhe e vendosi të këshillohet me një nga profesorët e tij universitar.

    Shkoi në zyrë të tij dhe kur e takoi ia paraqiti rastin dhe profesori i habitur i tha: E pse ky kusht?!

    U turpërua dhe i tha: Prindi më ka ndërruar jetë kur isha vetëm se njëvjeçar, e nëna ime, për të mbijetuar dhe për të më shkolluar ka punuar si punëtore e thjeshtë, i lante rrobat e njerëzve. Kjo e kaluar e saj më shkakton shumë probleme dhe unë tani dua të filloj një jetë të re!

    Profesori i tha: E kam për ty një kërkesë të vogël… e ajo është që ti të shkosh në shtëpi dhe t’ia lash duart nënës tënde, e pastaj të nesërmen kthehu dhe takohemi dhe ta jap mendimin tim!

    Me të vërtetë, kur shkoi në shtëpi kërkoi nga e ëma t’i lajë duart e saj. Sa filloi t’ia lajë duart, nga pamja e tyre, i rrjedhën lotët! Ishte hera e parë që i vërejti se sa ishin rrudhë, dhe se në to ishin disa varrë dhe ma­vijosje dhe kur lageshin me ujë, nëna ndjente dhembje dhe kishte ethe!

    Pasi që i lau duart e nënës, s’kishte durim ta prese të nesërmen dhe takimin me profesorin, po e mori telefonin dhe i telefonoi prindit të vajzës dhe i tha: Të falënderoj për çdo gjë, unë pasi që mendova mirë vendosa për çështjen time, e vendimi im është se, unë nuk do ta flijoj nënën time për hir të tashmes sime, sepse ajo e flijoi jetën e saj për hir të ardhmes sime!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • DASHURIA IME PËR TY DO  TË MBETET PËRGJITHMONË

    DASHURIA IME PËR TY DO TË MBETET PËRGJITHMONË

    Ishte një burrë i martuar me gruan e vet për dyzet vite me radhë, dhe për çdo vjet, në ditën e martesës së tyre, burri ia dhuronte gruas një trëndafil dhe kartelë, ku në të shkruante se, “dashuria ime për ty shtohet për çdo ditë”.

    Pas një kohe burri sëmuret dhe nga sëmundja ndërron jetë.

    Ishte shumë e rëndë për gruan kur erdhi dita e martesës së tyre, ngase ishte hera e parë pas sa viteve, ta pret atë ditë pa burrin e saj dhe pa trëndafilin dhe kartelën e tij!

    Në atë ditë, herët në mëngjes, trokiti dera! Gruaja e hapi derën dhe para saj qëndronte postieri me trëndafil në dorë!

    U befasua tepër, dhe menjëherë shkoi në shitoren e trëndafilave, dhe shitësit i tha: Unë nuk kam porositur të më dërgohen trëndafila!

    Shitësi ia kthehu: Burri yt, para se të ndërrojë jetë erdhi tek unë, e më pagoi çmimin e trëndafilit, më porositi ta dërgoj në këtë ditë, së bashku më këtë kartelë!

    Gruaja e mori kartelën, e hapi, dhe në të shkruante: “Dashuria ime për ty do të mbetet përgjithmonë”.

    Sa besnikëri e bukur dhe e vërtetë!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • KY ËSHTË DALLIMI MES HALLALLIT  DHE HARAMIT

    KY ËSHTË DALLIMI MES HALLALLIT DHE HARAMIT

    Nëna ime një ditë kur isha i vogël më tha: A mundesh ta shqiptosh fjalën “hallall”, dhe buzët e tua të mos mbyllen gjatë shqiptimit, po të vazhdojnë të mbeten të hapura?!

    E bëra dhe ia arrita ta shqiptoj pa mos i bashkuar buzët fare!

    Pastaj më tha: A mundesh ta shqiptosh fjalën “haram” dhe të mbeten buzët e tua të hapura??

    E provova disa herë po nuk munda! I thash i mërzitur: Nuk po mundem, dhe sado që po përpiqem, në fund buzët po mbyllen!

    Nëna qeshi dhe më tha: Biri im, ky është dallimi mes hallallit dhe haramit!

    Biri im, harami është mbyllje dhe vuajtje, kurse hallalli është hapje dhe lumturi. Zgjidh cilën të duash; ose do të hapen dyert e dynjasë dhe ahiretit, ose do të mbyllen të dyja botët në fytyrë!

    Nga ajo ditë, kur e bëja një haram, nëna i mbyllte buzët dhe fytyra ju vrenjte, kurse kur e veproja një hallall, i hapte buzët me buzëqeshje!

    Më tha: Biri im, nëse do që ta shohësh buzëqeshjen e nënës tënde, gjithmonë vepro me hallall!

    U rrita dhe gjithmonë përpiqesha që asnjëherë mos ta humbi buzëqeshjen e saj!

    Ide e mirë edukatore për ta edukuar fëmijën se si të shkojë pas hallallit dhe ta urrejë haramin.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • SA SHUMË MAJMUNË DHE SA PAK LUANA KA NË DITËT E SOTME!

    SA SHUMË MAJMUNË DHE SA PAK LUANA KA NË DITËT E SOTME!

    Të dy bashkëshortët së bashku shkuan në kopshtin zoologjik, dhe në të, e panë një majmun i cili po lozte me gruan e vet!

    Gruaja burrit i tha: Sa pamje e mrekullueshme dashurie mes tyre!!

    Kur shkuan së bashku te kafazi i luanit, e panë se luani rrinte i heshtur, kurse gruaja e tij ishte pak më larg se ai.

    Gruaja burrit i tha: Sa pamje e shëmtuar dashurie mes tyre!!

    Burri ia kthehu: Merre këtë gotë të zbrazët, hidhe në drejtim të gruas së tij dhe shikoje se çfarë do të bën!

    Kur e hodhi gotën e zbrazët, luani u ngrit menjëherë dhe filloi të bërtet me zë që ta mbrojë gruan e vet!

    Kurse kur e hodhi gotën e zbrazët te kafazi i majmunit, majmuni iku me vrap, që të mos goditet dhe e la gruan e vet të vetme!

    Burri gruas i tha: Mos u mashtro me atë që e paraqesin njerëzit para teje! Ka nga ata që i mashtrojnë njerëzit me ndjenjat e tyre të rrejshme dhe, ka nga ata, që me ndjenjat e tyre të sinqerta dashurie, mbrohen dhe ruhen në thellësi të zemrave!

    Sa shumë majmunë dhe sa pak luanë ka në ditët e sotme!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • NËNË KËTË VAJZË E DUA PËR GRUA!

    NËNË KËTË VAJZË E DUA PËR GRUA!

    Djali kërkonte nuse të martohet, i thotë nënës së vet të shkojë te filan shtëpia, sepse atje ishte një vajzë që e do për grua!

    Nëna ia kthen: Biri im, ajo vajzë nuk është për ty, ti je një djalë që jeta të shkoi në studime, kurse ajo nuk posedon diplomë. Ti je nga familje e njohur dhe pasa­nike, kurse ajo nga një familje e shtresës së ulët. Krahas gjitha këtyre, bija e filanit është më e bukur, ajo është për ty!!

    Djaloshi heshti derisa e përfundoi nëna e vet dhe i tha: Nëna ime, ajo për të cilën ti thua se nuk është për mua, unë e shoh se ajo është gruaja e vetme, e cila ka mundësi të më bën të lumtur. Ajo që thua se nuk posedon diplomë fakulteti, atë e mësoi jeta diçka që nuk e mëson nëpër librat e shkollës. Ajo që thua për të se familja e saj janë të varfër, ajo nuk ka nevojë për shërbëtorë, si ne, por ajo punon vet! Ajo nuk kërkon tepër, ngase e di se çfarë është skamja, dhe është respektuese e prindërve të vet dhe i do ata shumë, edhe pse ata nuk patën mundësi t’ia plotësojnë ëndrrat e jetës!

    Unë atë e kam parë, ajo ecën rrugës e turp­shme, nuk e ngrit shikimin e saj në haram dhe posedon moral dhe sjellje. Kurse për bukuri, unë atë ë e zgjodha që ka shpirt, shpirti i saj është Xhenet dhe kjo më mjafton!

    Mua më pëlqeu, i thash vetes se do ta martoj, ia përcolla një lajm se do ta kërkoj dorën e saj, nuk dua që premtimin tim ta thyej dhe nuk dua që atë ta nënçmoj. Unë kam motër, nesër do të kem edhe vajzë dhe ka mundësi që ndokush të luan me to, nëse unë sot luaj me të!

    Nëna i buzëqeshi dhe i tha: Sa krenare që jam me ty biri im!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • DASHURIA MES NUSES DHE VJEHRRËS!!

    DASHURIA MES NUSES DHE VJEHRRËS!!

    Vajza martohet dhe pas martesës së saj shkon të jeton me burrin e saj dhe nënën e tij. Pas një periudhe të shkurtër fillojnë zënkat dhe mosmarrëveshjet mes nuses dhe vjehrrës. Nusja e akuzonte vjehrrën se tepër e kritikon dhe e nervozon, derisa nuk kishte më ditë paqeje mes tyre!

    Burri kishte pas ra në hall të madh. Për çdo ditë zënka dhe probleme në shtëpi, derisa filloi të mërzitet tepër se s’dinte si ta zgjidh problemin mes tyre.

    Nusja, pasi që i humbi durimi, vendosi të shkojë deri në barnatore dhe të blejë ilaç që në vete përmban diçka vdekjeprurëse. Farmacisti ishte miku i familjes së saj, kështu që, ia sqaroi gjendjen atij hollësisht dhe çfarë do nga ai. Nga ai kërkoi disa ilaçe që do t’ia zhdu­kin para syve vjehrrën e saj. Farmacisti pasi që e dëgjoi me vëmendje hyri në magazinën e ilaçeve, dhe pas disa minutave, i solli një shishe të vogël me ilaç brenda, dhe i tha: Nuk është prej urtësisë ta përdorësh helmin shpejt, sepse ashtu do të futsh shumë dyshime, kështu që do ta jap këtë ilaç që ndikon gradualisht dhe duhet ta përdorësh për çdo ditë!

    Duhesh që për çdo dy ditë t’i përgatitësh ushqim me mish, qoftë ai pule apo lope, dhe t’i hedhësh nga disa pika helm në ushqim. Kurse ti, brenda kësaj periudhe sillu me të me butësi dhe me dashuri, mos u fut në problem me të fare, çfarëdo të jenë situatat!

    Nusja u gëzua tepër me këtë zgjidhje dhe shpejtoi për në shtëpi që sa më shpejt të fillojë ta zbatojë urdhrin e farmacistit.

    Kaluan ditë e muaj, dhe ajo, ishte e përpiktë në sjelljen e saj dhe në zbatimin e ilaçit, dhe gjithnjë i rikuj­tonte këshillat e mjekut, të jetë e butë dhe e sjell­shme me vjehrrën e saj dhe ta respektojë atë si nënën e saj.

    Pasi që kaluan gjashtë muaj u ndryshua atmosfera në familje tërësisht. Ajo sillej mirë me të, derisa filloi ta ndryshojë mendimin për të, dhe filloi të përhapet në shtëpi atmosferë dashurie dhe shoqërie mes tyre, dhe filluan që njëra-tjetrën ta ndryshojnë për në të mirë, dhe vjehrra iu bë nuses si nënë e saj, kurse nusja për vjehrrën si bija e saj.

    Burri fluturonte nga gëzimi dhe e vëzhgonte gjen­djen në familje vazhdimisht.

    Gruaja pas kësaj periudhe shkoi te farmacisti, mirë­po këtë herë, jo për të kërkuar nga ai helm, po këtë herë t’i thotë, më ndihmo ta ndërpres helmin që mos ta mbysë vjehrrën time, sepse ajo është shumë e mirë me mua dhe tash atë e dua si nënën time. Të lutem nuk dua që ajo të vdes!

    Farmacisti u buzëqesh, e tundi kokën dhe i tha: Bija ime, unë asnjëherë nuk të kam dhënë helm. Ajo shishe në vete nuk përmbante helm, po ujë të thjeshtë!! Helmi i cili ishte shumë afër të shkatërron qëndronte në mendjen tënde, dhe tash, falë­nde­rimi i takon Allahut, u vërtetove se vjehrra jote nuk do të vdes nga helmi!

    Sillu me njerëzit ashtu si do ti vet të sillen ata me ty, të keqen ktheje me të mirë, udhëhiqi njerëzit me mirësi dhe mos u ngut në gjykim!

    Disa e komentojnë sjelljen e mirë si frikë, ngase ata nuk janë edukuar ta respektojnë tjetrin në jetë, disa e komentojnë mirësinë si budallallëk, ngase ata nuk shohin më larg se zemra e tyre e zezë.

    Ti sheh më larg, sepse ti në fakt nuk pret gjë tjetër, përveç shpërblimit nga Allahu!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • TI A NUK I XHELOZON?!

    TI A NUK I XHELOZON?!

    Isha e ulur në klasë duke lexuar në libër, kur më erdhi mësuesja dhe e buzëqeshur më tha: A nuk i xhe­lozon?! – E lashë librin dhe e pyeta se pse?!

    Më tha: Gjithë ato vajza përreth teje, të parfumova dhe me rroba të mira, apo më shkurt të them, ato janë duke u kënaqur në rininë e tyre, e ti, a nuk e do atë që e bëjnë ato dhe a nuk i xhelozon?!

    U buzëqesha dhe i thashë: Po, unë xhelozoj, edhe unë jam krijesë e Allahut dhe në brendësi i posedoj të gjitha ndjenjat njerëzore, mirëpo, pyetja më kryesore është se pse të xhelozoj dhe kujt t’i xhelozoj?!

    Unë i xhelozoj asaj motre që ma tejkalon me hapa drejt Allahut!

    I xhelozoj asaj motre, që e lexon Kur’anin dhe e përfundon atë, dhe bëhet prej hafizeve të Kur’anit!

    I xhelozoj asaj motre, që e mbulon trupin, ashtu si do dhe është i kënaqur Allahu.

    I xhelozoj asaj motre apo nëne, që e flijoi për këtë fe, fëmijën e saj apo burrin e saj, duke i mbrojtur simbolet e kësaj feje.

    I xhelozoj më tepër asaj motre që e fitoi dëshminë në rrugë të Allahut!

    I xhelozoj më tepër dhe më tepër, asaj motre që Allahu ia mundësoi ta ketë përfundimin e mirë dhe fytyra e saj i ndriçon duke qenë e vdekur.

    Pra, xhelozia ime nuk është si ajo që sillet nëpër mendjen tënde. Unë i dua ato vajza të gjitha dhe e lus Allahun që të më bashkon me to në dynja dhe në Xhenet!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • LUMTURIA BASHKËSHORTORE

    LUMTURIA BASHKËSHORTORE

    Rrëfehet për një çift bashkëshortor se, një natë nga netët kishin mosmarrëveshje mes tyre dhe kur zgjohen në mëngjes gruaja ia përgatit ushqimin burrit të saj para se të shkojë ai në punë, por kësaj here ia vendos mbi tavolinë dhe ajo nuk ulet me të, sikurse e kishin traditë ditëve tjera. Burri e sheh ushqimin para tij, mirëpo nuk mundte të fillojë të hanë. Nuk kishte oreks që të hajë vet, pa gruan. Shikonte ka kuzhina mos po vjen gruaja të hajë me të sikurse ditëve tjera, mirëpo ajo del nga kuzhina me bukë në dorë dhe iu afrua tavolinës, por nuk mundi të ulet me të në një tavolinë, sepse ditën e djeshme ai e kishte nënçmuar dhe nuk i kishte kërkuar falje, kurse atë e kishte penguar inati dhe mendjemadhësia të kërkojë falje.

    Gruaja u kthye prapë në kuzhinë dhe filloi të lajë enët e kuzhinës dhe ndërkohë e dëgjoi derën se u mbyll. E kuptoi se burri shkoi në punë. U kthye te tavolina dhe e vërejti se ushqimi kishte mbetur ashtu si e kishte shtrirë. Tha në vete: Normalisht, ai do që unë t’ia presë vezën si çdo ditë, mirëpo ti nuk e meriton, sepse ti nuk e respekton sjelljen time dhe atë që bëj për ty, më nënçmon dhe nuk më kërkon falje!!

    Filloi ta pastrojë tavolinën, e zemëruar dhe e pikëlluar. Gjatë pastrimit i gjen dy trëndafili, njëri i bardhë e tjetri i kuq. Ishin vendosur mbi një letër dhe në të burri kishte shkruar:

    Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

    Deri te trëndafili më i bukur i jetës sime, deri te gruaja ime e dashur, deri te shpirti im dhe dashuria ime e përhershme..

    Selamualejkumuerahmetullahiuebereketuhu…

    E dashura ime…

    Sa ishte e madhe dëshira ime që sot të më shoqë­rosh në kafjall, e kur u privova nga kjo, nuk munda të ha pa prezencën tënde… Sa ishte e madhe dëshira ime që ta shoh buzëqeshjen tënde që isha të mësuar ta shoh për çdo mëngjes para se të shkoj në punë. Gruaja ime dhe e dashura ime… shejtani ishte që ndërhyri mes meje dhe kërkimit ndjesë kur gabova ndaj teje, prandaj a e pranon faljen time?!

    Sytë e gruas u mbushën lot, e përqafoi letrën dhe filloi ta puthë, e të qajë dhe të përsërit: Ti mua më fal burri im i dashur!

    Pastaj si bleta në shpejtësi shkoi në kuzhinë dhe e përgatiti drekën që e preferonte burri i saj dhe e zbukuroi shtëpinë derisa u bë një bahçe e bukur. Ven­dosi trëndafila dhe qirinj, e parfumoi me aroma të mira e të këndshme dhe e priti burrin e zbukuruar me rrobat më të bukura të saj. Ndërkohë hyri burri dhe e pritën njëri-tjetrin të buzëqeshur dhe filluan të flasin mes vete me fjalor të mëshirës dhe dashurisë dhe të kënaqësisë!

    ———————————-

    Kjo është thirrje për çdo burrë dhe grua që të provojnë të mbjellin lumturinë bashkëshortore dhe t’i zgjedhin problemet familjare dhe bashkëshortore me porosi dhe letra ku në to kërkohet falje e sinqertë.

    Kjo e tëra, që ata dy të jetojnë në një shtëpi të qetë, larg ndërhyrjeve të njerëzve në përgjithësi, e larg ndërhyrjes së familjes në veçanti!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

Need Help? Send a WhatsApp message now

Click one of our representatives below

Kushtrim Guraj
Kushtrim Guraj

Technical support

I am online

I am offline

Merlinda Guraj
Merlinda Guraj

Marketing support

I am online

I am offline