Category: Familja & jeta bashkëshortore

  • KUSH NUK E KUPTON FEMRËN NUK IA DI ASAJ VLERËN!!

    KUSH NUK E KUPTON FEMRËN NUK IA DI ASAJ VLERËN!!

    Dy bashkëshortët u pajtuan mes vete që mos t’ia hapin derën askujt që vjen në vizitë të tyre! Dhe me të vërtetë, familja e burrit erdhën në vizitë, trokitën në derë dhe të dy bashkëshortët e shikuan njëri-tjetrin se çfarë të veprojnë, mirëpo vendimi vetëm se ishte marrë dhe nuk e hapën derën.

    Nuk shkoi pak dhe ia arritën familja e gruas dhe trokitën në derë! Burri e shikoi gruan dhe asaj filluan t’i rrjedhin lotët dhe të thotë: Pasha Allahun, nuk mund të përballoj që prindërit e mi të qëndrojnë në prag të derës, e unë mos ta hapi derën!

    Burri heshti dhe e uli kokën, kurse gruaja e hapi derën!!

    Kaluan disa vite dhe u furnizuan me katër fëmijë djem, më vonë u furnizuan edhe me të pestin fëmijë, i cili ishte vajzë. Prindi për lindjen e saj u gëzua tej mase! Njerëzit e pyetën të habitur se pse po gëzohesh për vajzën kaq shumë, kurse për lindjen e djemve nuk je gëzuar kështu?!

    U përgjigj: Kjo është ajo që do të ma hapë derën!

    Kush nuk e kupton femrën nuk ia di asaj vlerën!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • GRUAJA MARTOHET PËR FE E JO PËR BUKURI!!

    GRUAJA MARTOHET PËR FE E JO PËR BUKURI!!

    Një ditë prej ditëve, më erdhi përgjegjësi i një familjeje të ndershme që e pata njoftuar më herët dhe ma shprehu dëshirën e vet që ta marton vajzën e tij për mua. U pajtova të dal dhe të shoh vajzën, sipas krite­reve që i jep Islami, por ajo nuk më pëlqeu fare, nuk ishte e bukur dhe ishte e vjetër në moshë!

    Vendosa që të mos e martoj! Ajo i ndjeu shenjat e pakënaqësisë sime në fytyrën time, mirëpo para se të largohet e mbuloi fytyrën e saj dhe më tha: Ti je burri i fundit në jetën time që do ta sheh fytyrën time dhe nuk do të martohem më asnjëherë!!

    U ngrita dhe u largova nga vendi dhe arrita në shtëpinë time, por nuk mund të bëj gjumë! Ndoshta nuk besoni, fillova të ndjej dashuri të çuditshme ndaj saj që më bëri ta harroj pamjen e saj, dhe mu rikujto­nin fjalët e saj, dhe thash pasha Allahun, fytyrën e saj nuk ka për ta parë asnjë dhëndër tjetër përveç meje!

    Nuk kisha durim të pres dhe trokita në derën e prindit të saj në ora tre të mëngjesit! E hapi derën dhe i thash të nesërmen dua fejesë me vajzën tënde! Të nesërmen kur u fejuam prindi i saj më përqafoi, filloi të qajë dhe më tha: Allahu t’i largoftë brengat ashtu si ma largove brengën time.

    I thash: Kjo do të jetë me lejen e Allahut gruaja ime në dynja dhe Xhenet!

    U ktheva në shtëpi të pushoj dhe e lajmërova shokut tim të më ndihmojë në ceremoninë e martesës dhe dhuratave, dhe pas një periudhe shumë të shkur­tër u martova me të. Ditën e martesës vajza më tha: E di se më martove prej mëshirës ndaj meje, mirëpo pasha Allahun nuk do të pendohesh asnjë herë!

    Dhe me të vërtetë, Allahu e bëri në sytë e mi të jetë gruaja më e bukur e dynjasë dhe më furnizoi me tri vajza, të cilat janë kënaqësia e jetës sonë!

    Ajo me të vërtetë u bë Xheneti im në dynja, as nuk e ngrit zërin ndaj meje, as nuk më ofendon, as nuk zemërohet me mua, dhe sjellja e saj është më e mira!

    Ngjarjen time të jetës pata dëshirë ta ndaj me ju dhe të jetë mësim, për të gjithë ata që i japin përparësi bukurisë para fesë dhe moralit. E vërtetë është se edhe unë gabova, por Allahu ma mundësoi të mos vazhdoj në atë gabim dhe ta martoj një grua që ka fe dhe moral, të jetë kënaqësia e syve të mi në dynja dhe me lejen e Allahut edhe në Xhenet!

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Femra martohet për katër gjëra: për pasurinë e saj, nderin e saj, bukurinë dhe fenë e saj. Zgjidhni atë që është fetare, që të keni begati”.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • GRUAJA QË E DINTE KUR’ANIN PËRMENDËSH!!

    GRUAJA QË E DINTE KUR’ANIN PËRMENDËSH!!

    Përmendet për një burrë se ia mësonte Kur’anin gruas së tij për çdo ditë! Dhe një ditë nga ditët, burri duke hulumtuar pas disa gjërave personale nëpër shtëpi, e gjen një kuti, të cilën nuk e kishte pas parë asnjëherë më herët në shtëpi! E mori dhe e hapi, dhe në të gjeti disa diploma dhe lëvdata, për nxënien e Kur’anit përmendësh, edhe atë me emër të gruas së tij! Burri u habit, mbeti pa fjalë dhe tha në vete: Si është e mundur që gruaja ime të jetë hafëze e Kur’anit, dhe të jetë e vlerësuar nga dijetarë eminentë, e unë mos ta di?!

    E pyeti të gruan: Si është e mundur të jesh hafëze kur unë tash jam duke ta mësuar Kur’anin?!

    Iu përgjigj: I dashuri im, ti asnjë ditë nuk më pyete se, a di nga Kur’ani diçka apo jo, andaj nuk të tregova asnjëherë!

    E shfrytëzova këtë shans që ti të ma mësosh Kur’anin, ashtu si ia mëson fëmijës tënd, që nëse gaboj të mbetesh me mua dhe të përsërisim bashkërisht, kurse kur t’ia qëlloj, të më sjellësh dhurata që të më nxitësh të mësoj më tepër dhe në fund të më për­qafosh!

    Burri nga gëzimi filloi të qajë dhe tha: Falënderimi i takon Allahut që më furnizoi me grua të ndershme!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • GRUAJA E NDERSHME, SA BEGATI E MADHE!!

    GRUAJA E NDERSHME, SA BEGATI E MADHE!!

    Ishte një njeri i varfër dhe e punonte një punë modeste. Një ditë nga ditët, papritmas i erdhi prindi i gruas, dhe i tha:

    “Ki frikë Allahun! Bliji gruas tënde pak bukë, djathë, fasule dhe mos e tepro me mish! Ajo e ka tep­ruar në ngrënien e mishit, e yndyrës dhe pemëve!!”.

    Burri i mahnitur thotë: E hapa gojën, po nuk dija çka t’i përgjigjem! Nuk e kuptoja se çka po flet, çka po synon me këto fjalë, derisa e takova gruan time, dhe e pyeta! Ishte një surprizë e madhe për mua, e cila e dridhi tokën poshtë këmbëve të mia!

    Gruaja e tij çdo herë kur shkonte tek familja e saj, ata i ofronin mish, pemë dhe ushqime të yndyrshme, dhe çdo herë thoshte se nuk e dua, ngase jam e ngopur nga ky lloj i ushqimit, dhe se burri i saj nuk e pengon ta ha fare këtë ushqim, madje ai i sjell në shtëpi shpesh dhe e nxit ta hajë, derisa e ka tepruar me këto ushqi­me! Ajo u tha se e ka marrë malli për bukë, për fasule, dhe për ushqime të ngjashme, dhe për to është përmalluar!!

    Në fakt, realiteti ishte krejtësisht ndryshe! Ajo në shtëpinë e burrit mishin nuk e shihte vetëm se një herë në muaj apo në dy muaj, dhe ushqimi më i shpe­shtë tek ata ishte buka dhe djathi. Burri i saj me shumë mund arrinte ta shuajë urinë e tij dhe të gruas, mirëpo gruaja e ndershme dëshiroj që ta rrit burrin tek familja e saj, dhe t’ia bëjë atyre të madh në sytë e tyre!!

    Ajo e duronte urinë dhe varfërinë dhe nuk donte që t’ia shpreh askujt varfërinë dhe nevojat e tyre, po ajo duronte dhe e shtrëngonte barkun e saj, dhe e rikuj­tonte burrin me premtimet e Allahut për ata që bëjnë durim!

    Sa begati e madhe që është gruaja e ndershme dhe durimtare!!

    Shtëpia; themeli i saj nuk është çimentoja apo guri… po gruaja e ndershme!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • LETËR NGA BURRI I DASHURUAR!!

    LETËR NGA BURRI I DASHURUAR!!

    Gruaja ime!

    Patjetër ta dish se, gratë më të mira janë, të devot­shmet e adhurueset: Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij”. (El-Huxhurat: 13)

    Më beso se më e mira ndër gratë, nuk është ajo që ka bukuri, e as ajo që ka pasuri, e as ajo që posedon shërbëtore, e as që ajo posedon tokë!

    Jo, pasha Allahun! Nuk është qëllimi në atë çka posedon “filania” nga kozmetika, nga parfumet e shtre­njta apo rrobat e mira dhe të shtrenjta!

    Filania “e devotshmja”, kjo është më e larta, më e mira dhe më plota tek Allahu, edhe nëse ajo është e zezë, e shkurtër, ka të meta apo nuk ka flokë të buta e të mira!

    Pasha Allahun! Gruaja e cila ka devotshmëri dhe i frikohet Allahut, ajo është fitimtarja të nesërmen, atë ditë kur tubohen të gjitha krijesat: Vërtet, për punëdrejtët është përgatitur e mira (Xheneti)”.(En-Nebe: 31)

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • SA MADHËSHTORE QË ËSHTË ZEMRA E NJË NËNE!!

    SA MADHËSHTORE QË ËSHTË ZEMRA E NJË NËNE!!

    Djali merr vendim të prerë që ta largojë nënën e vet plakë nga jeta e tij! E hipi mbi shpinën e tij dhe u nis drejt një kodre të madhe! Rrugës për në kodër, kalonte nëpër male me shumë pemë dhe rrugica të egra. Nëna, e cila ishte mbi shpinën e të birit, rrugës i këpuste de­gët e pemëve dhe gjethet e tyre dhe i hidhte në tokë! Pasi që arrin në maje të kodrës, i biri e le nënën të vetme, pa ushqim dhe pije, me qëllim që sa më shpejt të vdes!

    E merr rrugën për t’u kthyer në shtëpi, mirëpo ndalet i hutuar! E kuptoi se rrugën e kishte humbur dhe nuk di si të kthehet! Në ato momente, nëna e thërret me gjithë butësi dhe mëshirë duke i thënë: “O biri im, nga frika për ty që mos ta humbsh rrugën kur të kthehesh, rrugës i hidhja në tokë degët dhe gjethet e pemëve, që kur të kthehesh të shkosh sipas gjurmëve të tyre, dhe të mbërrish mirë e shëndoshë deri në shtëpi! Shko, o biri im!!”.

    Djali kur e pa këtë qëndrim të nënës së vet, e vërejti gabimin e tij dhe sytë iu mbushën lot. E mori nënën, përsëri e hipi mbi shpinë dhe e dërgoi në shtëpi, por këtë herë duke e nderuar dhe respektuar.

    Për çudi!! Ai mendonte në vdekjen e saj, kurse ajo në sigurinë e tij!!

    Sa madhështore që është zemra e nënës!!

    O Zot, ruaji nënat e tona dhe prindërit tanë!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • GRUAJA ËSHTË SI KËPUCA!!

    GRUAJA ËSHTË SI KËPUCA!!

    Një ditë nga ditët një dijetar ishte ulur me një grup njerëzish. Në mexhlis u paraqitëm shumë tema, e ndër to, disa nga të pranishmit e paraqitën edhe temën e martesës dhe grave.

    Njëri nga ta tha:

    Gruaja është si këpuca… burri mund ta ndërrojë dhe ta zëvendësojë, derisa ta gjejë numrin e për­shtat­shëm për të!!

    Të pranishmit të habitur nga fjalët e tij, shikuan kah dijetari dhe i thanë: Cili është mendimi i juaj për këto fjalë?!

    U përgjigj: Atë që e tha vëllai ynë është e vërtetë plotësisht! Gruaja i përngjan këpucës në sytë e atij që veten e sheh si këmbë, dhe ajo është kurorë në sytë e atij që e sheh veten si kokë!

    Mos e qortoni atë që flet, po shikoni se si e sheh ai vetveten fillimisht!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • KAFEJA E HIDHËT DHE FEJESA E VAJZËS

    KAFEJA E HIDHËT DHE FEJESA E VAJZËS

    Ishte një vajzë shumë e bukur dhe e pamartuar, jo se nuk kishte oferta për martesë, ata që i propozonin martesë ishin të shumtë dhe shtoheshin për çdo ditë, mirëpo ajo refuzonte çdo ofertë.

    Kur vinte ndonjë djalë me ofertë, prindi e ftonte t’u shërbejë kafe me qëllim që ta sheh atë që i propozon martesë, mirëpo çdo herë në fund e lajmëronte se nuk dëshiron të martohet me atë djalë.

    Prindi filloi të zhgënjehet nga çështja e saj, mirëpo nga dashuria e madhe që e ndjente ndaj saj, nuk e mundonte me fjalë që mos t’ia lëndojë zemrën, edhe pse në vetvete e mundonin fort refuzimet e saj të çdo oferte që i vinte për çdo ditë.

    Një ditë nga ditët, erdhi një djalë me një ofertë të re për martesë. Në pamje ishte një djalë i ri, i pashëm dhe i edukuar. Vajza pasi që e shërbeu me kafe, doli ta lajmërojë prindin e saj, se ky është ai të cilin e do për burrë dhe me të është e kënaqur ta shoqërojë.

    Këtë herë prindi i saj nuk mundi ta fsheh gëzimin e tij, dhe i tha: Bija ime, më njofto se çka vërejte te ky djalë, kurse te tjerët nuk e vërejte?! Ty të erdhën oferta nga më të pasur dhe më me pozitë se ky, dhe të gjitha i refuzove!!

    Vajza, të cilës Allahu i kishte pas dhënë bukuri dhe mençuri, iu përgjigj: O prindi im, kur kërkoje nga unë që të shërbej kafe me qëllim që të më sheh djali që ka ardhur të ma kërkojë dorën, unë i shërbeja kafe të hidhët, pa sheqer. Ai në ato momente i mbante sytë tek unë, i mahnitur nga bukuria ime, por kur e shijonte kafen e hidhët, largonte shikimin nga unë, harronte prezencën time dhe nuk më shikonte më. Kur e fillonte bisedën, fliste për pasurinë dhe për pozitën e tij në mesin e njerëzve. Kurse ky djalë kur e piu kafen, edhe pse ishte e hidhët, vazhdoi të më shikojë, buzëqeshi me mua dhe e piu deri në fund.

    Ndjeva se e kuptoi domethënien e kafes së hidhët dhe se e kuptoi se unë, dua që ndokush t’i ndajë me mua vështirësitë para gëzimit dhe pikëllimin tim para lumturisë.

    Ndjeva se ai e kuptoi se mëshira dhe dashuria mes dy vetave rriten kur jeta është e hidhët, para se të jetë e ëmbël, dhe se ato nuk zbehen nëse i dalin përpara pengesa në rrugë.

    E pranoi bukurinë time dhe seriozitetin tim dhe e piri kafen time të ithët. Pranoi të jemi së bashku në të ëmblën dhe në të hidhurën, kurse këtë nuk e kuptuan të tjerët.

    Prindi i saj foli dhe i tha: Bija ime, Allahu të bekoftë dhe diturinë dhe dritën ta shtoftë.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • MARTESA KA NEVOJË PËR GOMË QË FSHIN!!

    MARTESA KA NEVOJË PËR GOMË QË FSHIN!!

    Pasi që u martua i biri, prindi shkoi ta bekon në shtëpinë e tij. Pasi që u ul, kërkoi nga ai ta sjell një fletë dhe një laps.

    I biri iu përgjigj: Në byronë time kam shumë gjëra, por për momentin nuk kam laps dhe fletore… çka të nevojiten ato, o prindi im?!

    Prindi i tha: Zbrit poshtë dhe blej një laps, fletore dhe një gomë.

    I biri i çuditur fort zbriti deri në shitore, i bleu gjërat dhe kur u kthye iu ul afër prindit.

    Prindi i tha: Shkruaj.

    I biri: Çka të shkruaj?!

    Prindi: Shkruaj çka të duash!

    I biri e shkroi një fjali, kurse prindi ia kthehu, fshije!!

    I biri e fshiu.

    Prindi prapë i tha, shkruaj!!

    I biri i tha: Për hir të Allahut çka do?!

    Prindi prapë i tha, shkruaj!

    I biri e shkroi dhe prapë prindi i tha, fshije. I biri e mori dhe e fshiu.

    Pastaj prapë i tha, shkruaj.

    I biri i tha: Për hir të Allahut të kërkoj të më tregosh… pse të veproj kështu?!

    Prindi i tha: Shkruaj dhe ai prapë shkroi dhe në fund e urdhëroi ta fshijë dhe e fshiu.

    Prindi pastaj e shikoi të birin, e vendosi dorën mbi shpatullën e tij dhe i tha: O biri im, martesa ka nevojë për gomë që fshin!!

    Nëse ti gjatë martesës nuk mban me vete gomë, që me të t’i fshish disa qëndrime të gruas me të cilat nuk je i kënaqur, dhe nëse gruaja jote nuk mban me vete gomë, që me të t’i fshijë disa qëndrime tua me të cilat ajo nuk është e kënaqur, atëherë fleta e martesës do të nxihet për disa ditë!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • KY BURRË IDEAL!!

    KY BURRË IDEAL!!

    Përcillet nga një vëlla musliman, se rrugës duke u kthyer për në shtëpi, erdhi deri te në një mosma­rrëveshje mes tij dhe gruas së vet. Kjo nuk ishte hera e parë që ziheshin njëri me tjetrin, edhe më herët kishin pasur mospajtime. Mirëpo këtë herë, gruaja kërkoi nga burri i saj ta divorcojë. Kjo e zemëroi tej mase burrin. Ai e nxori një letër nga xhepi dhe në të shkroi: “Po… unë filan filani… e pohoj edhe atë me vetëdije të plotë… se gruan time e mbaj si grua… dhe nuk e zëven­dësoj asnjëherë me grua tjetër!!”

    E mori letrën dhe e vendosi në zarf dhe ia dorëzoi gruas së vet… dhe doli nga shtëpia i zemëruar…

    Gruaja nuk dinte gjë se çka ka në brendësinë e zarfit, dhe kur e pa se kishte ra në një pozitë të pa lakmuar, nuk dinte se çka të bëjë… ku të shkojë dhe çka të thotë? Si erdhi deri te divorci?! Të gjitha këto pyetje i silleshin dhe i përsëriteshin në mendjen e saj!!

    Papritmas burri hyn në shtëpi… dhe menjëherë shkon në dhomën e tij, pa ia thënë gruas asnjë një fjalë.

    Ajo kur e pa, i shkoi pas deri në dhomë… filloi të troket në derë… kurse burri me një zë të lartë ia ktheu, se çka dëshiron?!

    Gruaja iu përgjigj me zë të ulët dhe të thyer: Të lutem, hape derën, dëshiroj të flas me ty!!

    Pas disa minutave dhe pas disa trokitjeve në derë, burri e hapi derën e dhomës së tij… dhe gruaja kërkoi nga ai ta pyet ndonjë dijetar për problemin e saj… dhe se ajo është e penduar, edhe atë fortë… dhe se ajo çka ndodhi ka qenë gabim… dhe se ajo nuk e ka pas për qëllim atë!!

    Burri ia kthehu: Ti a je e penduar dhe atë vjen keq për atë që ndodhi?!

    Gruaja ia kthehu: Po, po, si jo!! Pasha Allahun, unë nuk e pata për qëllim atë që e thash. Mua më vjen shumë keq për atë që ndodhi dhe nuk do ta përsëris më fare me lejen e Allahut!

    Burri i tha: Merre zarfin dhe hape dhe shiko se çka ka në brendësinë e tij!

    Gruaja e hapi zarfin dhe kur e lexoi letrën, nga gëzimi i madh e përqafoi të burrin dhe tha: “Pasha Allahun, kjo fe është madhështore… divorcin e bëri të jetë në dorën e burrit… po të kishte qenë në dorën e gruas, deri më tani do të kisha divorcuar 20 herë”.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU