Category: Familja & jeta bashkëshortore

  • BURRI IM I DASHUR KUPTOJE MIRË GRUAN!

    BURRI IM I DASHUR KUPTOJE MIRË GRUAN!

    Gruaja kur flet, dije se nuk e ka për qëllim atë që e thotë!

    Kjo do të thotë se kur ajo thotë: Ti me mua nuk flet fare! Ajo për qëllim e ka: Më ka marrë malli të flas me ty!

    Nëse thotë: Ti mua nuk më dëgjon, e ka për qëllim: Ti mua më dëgjon, mirëpo, atë që e dua është për­krahja shpirtërore dhe pjesëmarrja, pra, mua më dëgjo dhe me mua fol!!

    Kur thotë: Ti nuk më do si më herët… për qëllimi e ka, më bëj të ndjehem se më do më tepër!

    E kështu me radhë… burri im i dashur!

    Gruaja nuk e ka për qëllim atë që e thotë me fjalë, po hulumtoje kuptimin e asaj që qëndron pas asaj që ajo e flet!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • DISA FJALË PËSHPËRITËSE PËR BURRIN DHE GRUAN!

    DISA FJALË PËSHPËRITËSE PËR BURRIN DHE GRUAN!

    – Disa fjalë pëshpëritëse për burrat:

    Mos u lëkund në kërkimin e faljes kur e dëmton gruan.

    Shikoje në sy dhe shprehja ato fjalë keqardhjeje, që ajo t’i lexon nga sytë e tu, e t’i dëgjojë me veshët e saj dhe t’i ndjejë me zemrën e saj.

    Dije se dashuria nuk vazhdon, përveçse kur themeli i saj është respekti dhe nderi!

    – Disa fjalë pëshpëritëse për gruan:

    Ji e bindur në jetën tënde dhe mos i merr lakmi të tjerëve se si jetojnë. Kënaqu me gjithë atë që e posedon dhe përkujdesu që atë ta zbukurosh dhe ta përmirësosh.

    Gjithnjë rri e buzëqeshur. Ti je drita e shtëpisë dhe parfumi i saj.

    Bëje që zemra jote të posedojë dry, edhe atë vetëm se me një çelës, që e posedon burri yt!!

    Ju të dy jeni ata që do ta bëni shtëpinë të lumtur!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

     

  • PËRMALLIMI PËR TË DASHURIT TANË

    PËRMALLIMI PËR TË DASHURIT TANË

    Kur në zemër ndjejmë përmallim dhe na rikujtohen momente…

    Kjo nuk ndodh vetëm se për të dashurit tanë që i jetuam me ta disa ditë…

    Dhe momentet me ta ishin me të vërtetë të mrekullueshme!

    Nuk ka më mirë se kur largësisë që na ndan, pa dëshirën tonë, t’i bashkëngjitet mendja që rikujton…

    … zemra që ndjen…

    … ndjenjat që nuk ndryshohen…

    … lutjet e vazhdueshme që nuk ndalen!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • VËLLA, MOS U MARTO!!

    VËLLA, MOS U MARTO!!

    Mos u marto derisa ta mësosh botëkuptimin e jetës.

    Mos u marto derisa ta mësosh realitetin e martesës.

    Mos u marto derisa ta mësosh se si t’i mbrosh të drejtat e gruas tënde.

    Mos u marto derisa nuk e gjen një grua që mund t’i përballojë jetës me ty, në rehati dhe vështirësi.

    Mos u marto derisa nuk e mëson se si të mbash përgjegjësinë.

    Mos u marto derisa nuk e gjen veten se përkujdeset më shumë për fenë tënde sesa për dynjanë tënde.

    Mos u marto derisa nuk i mëson të drejtat e gruas tënde mbi ty. Ajo nuk është një copë prej mobilieve që e vendos në shtëpi për zbukurim, e as shërbëtore që e ke sjellë për ta pastruar shtëpinë, por ajo është shoqëruesi yt në çdo gjë.

    Mos u marto derisa të gjesh veten se je bërë shëmbëlltyrë e mirë që do të mund fëmijët e tu ta pasojnë.

    Mos u marto derisa nuk e gjen veten se mundesh të diskutosh për gjëra me gruan tënde.

    Mos u marto derisa nuk je në gjendje të bësh durim me gruan tënde dhe derisa ta kuptosh se jeta mes jush do të jetë e përbashkët, e jo të jesh egoist dhe ta shikosh vetëm se veten.

    Mos u marto derisa nuk je i sigurt se i mbart në vete “kuptimet e njerëzisë”.

    Mos u marto vetëm se atëherë kur bëhesh burrë, e jo thjeshtë mashkull.

    Nëse mendon se me gjitha ato që i cekëm më lart janë të rënda dhe se do të mbetesh pa martuar, ta rikujtoj se martesa është besëlidhje e rëndë dhe se gruaja jote nuk është lojë që lozet me të, por është krijesë që duhesh të përkujdesesh për të, dhe se do të japish llogari para Allahut për të, kështu që përgatitu mirë para se të martohesh, ngase martesa nuk është vetëm se epsh, po është përgjegjësi dhe mirëkuptim dhe respekt.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • NËNA IME DHE PERIUDHAT E JETËS SIME!

    NËNA IME DHE PERIUDHAT E JETËS SIME!

    Kur jemi të vegjël përqafimi i saj është bota jonë.

    Kur rritemi pakëz, të kapurit për një pjesë të fustanit të saj është, udhërrëfyesi ynë.

    Kur i arrijmë të shtatat, ajo është siguria jonë kur kthehemi nga shkolla.

    Në të dhjetat, ajo është grua, kurse ne, thithim nga fjalët e saj dhe sjelljet e saj, atë që lë gjurmë në personalitetin tonë.

    Në të dymbëdhjetat, bëhet shok në ndonjë moment, dhe armik kur zemërohet, mirëpo nuk mundemi të flemë pa buzëqeshjen e saj.

    Në të katërmbëdhjetat, ikim nga ajo me pretekste qesharake që ta vërtetojmë pavarësinë tonë.

    Në të gjashtëmbëdhjetat, e gjejmë se ajo është brez dhe ne jemi një brez tjetër.

    Në të tetëmbëdhjetat, nuk gëzohemi për suksesin tonë, përveçse me gëzimin e syve të saj dhe lotët e kre­narisë së saj.

    Në të njëzetat, ndoshta e përshëndesim që të shkojmë në studime apo mendojmë se e kemi harruar nga dashuria e madhe e periudhës nëpër të cilën kalojmë.

    Në të njëzetekatërtat, turpërohemi nga puthja e saj, apo dashuria e saj, apo përkujdesja e saj për ne, me pretekst se tani më jemi të rritur!

    Në të tridhjetat, angazhohemi me gratë e tona dhe fëmijët e tanë, e asaj, ose i lajmërohemi në telefon ose nganjëherë e vizitojmë.

    Në të tridhjetepestat, ajo na bashkon në një vend, në një tryezë së bashku me familjen, dhe tentojmë të gjejmë një baraspeshë mes angazhimit nga ajo dhe respektit të saj.

    Në të dyzetat, brenda kohe na befasojnë momentet e ringjalljes së kujtimeve; e dua nënën time, dua të kthehem në përqafimin e saj dhe t’i rikujtoj ushqimet e saj dhe fjalët e saj qesharake.

    Pas dyzetave, zbulojmë befasisht se ne jemi bërë një kopje e saj, e atë që e refuzonim nga udhëzimet e saj e përsërisim me fëmijët tanë, dhe atë që e neglizhonim nga urtësia e saj apo e injoronim nga këshillat e saj e hasim fuqishëm, ngase ajo ecën në gjakun dhe në çdo qelizën tonë.

    Nëna ime… të dua edhe në fëmijërinë time edhe atëherë kur rritem!

    O Zot, çdo sekondë që e kalon nëna ime nga jeta e saj mëshiroje, hapja dyert e rehatisë dhe qetësisë dhe bëje nga banoret e Xhenetit!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • DALLIMI MES – AI DHE AJO –

    DALLIMI MES – AI DHE AJO –

    – Ajo: E lind fëmijën e saj me sa vështirësi dhe, pas një jave, e gjen të qëndrojë e ngritur, duke e mbajtur fëmijën e saj në njërën dorë, e me dorën tjetër e përgatit ushqimin. Në të njëjtën kohë, përkujdeset për fëmijët tjerë, i përgatit për në shkollë, rregullon shtë­pinë dhe bëhet gati për vizitën e familjes së burrit në darkë tek ajo.

    – Ai: Gjatë teshtimës së parë nga moti i ftohët, e sheh se e ka kapluar lodhja, e nuk ka fuqi të punon dhe merr pushim të hapur nga puna e tij. Për vete kërkon ushqime të posaçme, e ilaçe të posaçme, e sjellje të posaçme dhe mbulohet me një qosh ditën e natën.

    Pas gjithë kësaj, burri e akuzon gruan se është e përkëdhelur!!

    – Ajo: I ndihmon fëmijës në kryerjen e detyrave të shkollës, diskuton me burrin e saj për një temë të re, i përgjigjet motrës së saj në telefon që ta qetëson pasi që është grindur me burrin e saj dhe ia tërheq vërejtjen bijës së saj, e cila është në periudhën e pubertetit, për gjuhën e saj të gjatë, dhe gjithë këtë e bën e fokusuar dhe me koncentrim të njëjtë!

    – Ai: Do të lexon ndonjë lajm në gazetë dhe iu bërtet “Heshtni më lëni të qetë të fokusohem”.

    Ajo: Shkon në punë herët në mëngjes dhe kthehet në drekë për ta përgatitur drekën, shkon në mbledhje prindërore që të flet me mësuesen për gjendjen e fëmijës së saj, ta merr fëmijën e saj për në terminin me mjekun, e viziton shpejt nënën e saj dhe kthehet e buzëqeshur, e qetë, që t’i kryejë detyrimet e saj bashkëshortore.

    Ai: Shkon në punë në mëngjes dhe, kthehet nga puna i nervozuar, e duke e mallkuar punën dhe punëtorët! E gjen çdo gjë gati, e ha drekën, e pastaj fle­në, pas gjumi del me shokët, e kthehet natën dhe ulet e shikon televizion, i fokusua në çdo program dhe emision, dhe në fund, shkon në krevatin e tij duke thënë “ju nuk e dini se çfarë lodhje ndjej”!

    – Ajo: Nuk fle para se të jetë e sigurt për anëtarët e shtëpisë, e vë kokën e saj mbi jastëk përplot brenga, e probleme, e pyetje: sëmundja e fëmijës, mësimi vajzës, termin i djalit me stomatologen, ngushëllimi i fqinjës, çfarë të gatuaj nesër… dhe kështu, në këtë gjendje e zë gjumi.

    – Ai: Zhytet në gjumë para se ta vë kokën mbi jastëk, e gërhitja e tij e lartë e zgjon krejt familjen, e nganjëherë edhe fqinjët, e kur zgjohet në mëngjes thotë: “I këputur jam, nuk kam fjetur mirë mbrëmë!!”.

    Ai: Burrë!

    Ajo: Xheneti është nën këmbët e saj!

    – Sa e mrekullueshme dhe e bukur që je ti “Ajo”! Dhe ajo më e bukura është se, këto fjalë të vërteta dhe të mrekullueshme janë të shkruara nga “Ai”!

    Përcillni këto fjalë tek “Ajo” që ta din vlerën e saj në Islam!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • RREGULLA NË EDUKIMIN E FËMIJËVE TANË

    RREGULLA NË EDUKIMIN E FËMIJËVE TANË

    1. Fëmija yt gënjen tepër: ti e llogarit ashpër.
    2. Fëmija yt nuk posedon vetëbesim: ti nuk e inkurajon.
    3. Fëmija yt flet pak: ti nuk bisedon me të.
    4. Fëmija yt vjedh: ti nuk ia ke mësuar artin e dhënies dhe flijimit.
    5. Fëmija yt është frikacak: ti atë e mbron tepër.
    6. Fëmija yt nuk i respekton të tjerët: ti atë nuk e respekton dhe nuk e ul zërin tënd.
    7. Fëmija yt gjithë është nervoz: ti nuk i lavdëron aftësitë e tij.
    8. Fëmija yt është koprrac: ti mos bashkëpuno me të.
    9. Fëmija yt e sulmon tjetrin: ti je ndaj tij i ashpër.
    10. Fëmija yt është i dobët: ti e përdor metodën e kërcënimit.
    11. Fëmija yt është xheloz: ti e neglizhon.
    12. Fëmija yt bën problem: ti nuk e përqafon dhe nuk e puthë.
    13. Fëmija yt nuk i nënshtrohet urdhrave tua: ti e tepron në kërkesa.
    14. Fëmija yt është i mbyllur në vetvete: ti je i preokupuar.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • FËMIJA ËSHTË PASQYRA E EDUKATËS TËNDE!!

    FËMIJA ËSHTË PASQYRA E EDUKATËS TËNDE!!

    Mos thuaj, i biri nuk më respekton, por thuaj, çfarë bëja me prindërit e mi!

    Mos thuaj, i biri ka moral të keq, por thuaj, nuk dija si ta edukoj!

    Mos thuaj, i biri më urren, por thuaj, nuk e mësova se si të do!

    Mos thuaj, i biri nuk flet me mua, por thuaj, unë më herët nuk i dëgjoja fjalët e tij!

    Mos thuaj, i biri nuk është burrë, por thuaj, nuk e shihja atë përveçse si fëmijë!

    Mos thuaj, i biri është dështak, po thuaj, nuk u përkujdesa për të asnjë ditë!

    Mos thuaj, i biri nuk mundet të punon asgjë, por thuaj, nuk i mbjella besim që të punon!

    Mos thuaj, i biri bën dua kundër meje, por thuaj, nuk bëja për të dua!

    Mos thuaj, i biri është i paqartë, por thuaj, kur u ula me të që t’ia qartësoj gjërat!

    Mos thuaj, i biri nuk po rrinë në shtëpi, por thuaj, sjellja ime me të është të rrahurit dhe të bërtiturit!

    Mos thuaj, i biri është i paarsimuar, por thuaj, nuk u interesova asnjëherë se çfarë mësoi në shkollë!

    Mos thuaj, biri im, unë jam prindi yt, por thuaj, biri im, ti je i biri im!

    Prezenca e moralit dhe edukatës së keqe në mesin e fëmijëve tanë, nuk është diç tjetër, përveçse të eduku­arit e gabuar dhe mangësia në edukatë nga disa prin­dër!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • DISA NJOHURI RRETH GRUAS

    DISA NJOHURI RRETH GRUAS

    – Thuhet se tek gruaja janë tri bukuri:

    Bukuri që nuk e sheh vetëm se zemra e burrit.
    Bukuri që e shohin sytë dhe nuk e ndjejnë zemrat.
    Bukuri, e cila pakësohet apo shtohet, sipas përkujdesjes së gruas për zbukurimin e saj dhe për mirëmbajtjen e vetes së saj!

    – Zemrat e grave janë tri:

    Zemër e cila e synon zemrën e burrit.
    Zemër e cila e synon xhepin e burrit.
    Zemër e cila është e hapur për çdo burrë.

    – Kurse mendja e grave është katër:

    Mendje e cila logjikon dhe punon.
    Mendje e cila logjikon po nuk punon.
    Mendje e cila punon pa logjikuar.
    Mendje e cila nuk punon dhe nuk logjikon.

    – Një grua e moshuar në moshë, e cila në pamje dukej e re dhe e bukur si të ishte në moshë të re, u pyet se çfarë preparate për zbukurim përdor?!

    U përgjigj: Për buzët e mia e përdori të vërtetën dhe të drejtën.

    Për zërin tim e përdori namazin.

    Për sytë e mi e përdori mëshirën dhe afërsinë.

    Për duart e mia e përdori bamirësinë.

    Për këmbët e mia qëndrueshmërinë në fe.

    Për zemrën time: dashurinë.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • ÇFARË ËSHTË DASHURI PËR GRUAN!!

    ÇFARË ËSHTË DASHURI PËR GRUAN!!

    Dashuri; ta rikujtosh që ta fal namazin kur është e zënë.

    Dashuri; të interesohesh për të kur je në kulmin e preokupimit tënd, dhe ta shohësh si gruaja e vetme në dynja, edhe nëse nuk është më e bukura.

    Dashuri; të qash para saj, jo nga mangësia e burrërisë tënde, po duke e pranuar dhe pohuar të qenit e saj nënë që t’i lind fëmijët dhe t’i edukojë ata!

    Dashuri; të dëgjosh fjalimin e saj, sado që është i parën­dësishëm.

    Dashuri; të kapesh fort për të dhe mos të largohesh, kur ajo, kërkon nga ti të largohesh prej saj.

    Dashuri; të bëhesh për të babë dhe shokë para se të jesh i dashuri i saj.

    Dashuri; të mbash me vete nga parfumi i saj dhe të nuhatësh erën dhe ta rikujtosh atë.

    Dashuri; të ecish me të nën shi, nën diell dhe nën borë, sepse ajo është nevojtare që të jetë çdo kohë me ty!

    Dashuria; nuk është nyje e ndërlikuar, po ajo është prej gjërave të thjeshta, për të cilat ti mendon se janë të kota dhe të pavlerë!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU