Category: Familja & jeta bashkëshortore

  • MOS I SHKATËRRONI GRATË E JUAJA!!

    MOS I SHKATËRRONI GRATË E JUAJA!!

    U ul burri në mesin e familjarëve të vet, krenar me vetveten dhe me mendimin e vet para të gjithëve, dhe gruaja në atë moment e jep mendimin e saj, kundërpërgjigjja e tij ishte: Çfarë është ky budallallëk?!

    Madje, nuk i mjaftoi kjo, po filloi që t’i komentojë përpjekjet e tij të përhershme, se ato janë më të mira në aspekt të logjikuarit dhe të menduarit.

    Fëmijët e vërejtën reagimin e prindit dhe kjo i bëri që në sytë e tyre, nëna, t’u duket si budalla! Kjo i bëri që ata të mos kenë besim tek ajo dhe në mendimin e saj dhe ajo të mos jetë e fuqishme që ato gjëra që i sheh të drejta në përmirësimin e gjendje familjare t’i realizo­jë, ngase ajo në sytë e fëmijëve të saj është “budalla”, e cila, ballafaqohet me lloje të ndryshe kritikash dhe akuzash nga prindi i tyre.

    Ky qëndrim përsëritet me format e ndryshme. Herë me paraqitjen e saj si të dobët, e cila ka nevojë që i biri i saj, i cili i ka arritur të pesëmbëdhjetat, ta mbrojë dhe ta shoqërojë në blerjen e gjërave, e herë se ajo nuk di se si të sillet me fëmijët e saj kur ata gabojnë! Dhe e tëra kjo të bëhet para syve të fëmijëve, deri në atë gradë, saqë ajo të mos respektohet nga fëmijët!

    Kjo thyerje do të thotë shkatërrim i një pjese të rëndësishme nga shtyllat e familjes, dhe me këtë, bara­spesha familjare të destabilizohet nga aspekti i ardhmë­risë dhe nga aspekti i edukimit të brezit të ardhshëm!

    Me plot kuptim e themi se me thyerje nënkuptojmë humbjen e busullës në shtëpi!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • JETA JOTE BASHKËSHORTORE ËSHTË E SHTRENJTË, MOS E SHKATËRRO!!

    JETA JOTE BASHKËSHORTORE ËSHTË E SHTRENJTË, MOS E SHKATËRRO!!

    Gruaja e mençur, e vendos sheqerin në çdo gjë që ia thotë burrit, dhe e largon kripën, nga çdo gjë që ia thotë asaj burri!

    Në këtë mënyrë e vazhdon jetën!!

    Begati e madhe e Allahut është nëse asaj i jepet mendje­mpreh­tësia, që ajo të mendojë para se të punojë! Në këtë mënyrë, ajo nuk e shkatërron jetën e saj bashkëshortore dhe e përballon çdo fjalë që ia thotë burri, në momente nervoze dhe zemërimi! Filli­misht, këtë e bën duke shpresuar shpërblim tek Allahu, e pastaj, për ta mos humbur jetën e saj në momente ze­mërimi dhe nervoze.

    Ki kujdes motër që mos ta humbësh jetën dhe mbretërinë tënde, për hir të egos dhe dinjitetit tënd!

    Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, e cek se një njeri i tha të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, më porosit me diçka! I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i tha: “Mos u zemëro!”. Dhe ia përsëriti disa herë duke i thënë: “Mos u zemëro!”.

    Pra, bëje urtësinë dhe durimin nga cilësitë e moralit tënd!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • KJO S’ËSHTË BURRËRI PËR GRUAN!!

    KJO S’ËSHTË BURRËRI PËR GRUAN!!

    S’është nga burrëria ta bësh gruan të qajë!

    S’është nga burrëria gruan ta mashtrosh!

    S’është nga burrëria gruan ta gënjesh!

    Burrëri, është ta mbrosh dhe të frikohesh për të, madje, edhe më shumë se sa për vetveten!

    Burrëri, është të jesh i sinqertë me të, para se të jesh i sinqertë me veten tënde!

    Burrëri, është të jesh burrë për të, e jo kundër saj!

    Femra është amanet! Ajo nuk është krijuar asnjëherë për ta nënçmuar!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • DISA FJALË PËR FEMRËN QË MASHKULLI DUHET T’I MËSOJË!!

    DISA FJALË PËR FEMRËN QË MASHKULLI DUHET T’I MËSOJË!!

    – Femra kur hesht para atij që e do, i vijnë fjalët në formën e lotëve!

    – Femra në fillim frikohet të të afrohet dhe në fund qan kur largohesh nga ajo, të paktë janë ata që e kuptojnë femrën!

    – Femra nuk e do nga ti të pamundurën, ajo e do nga ti, të jesh si ai burrë që e parafytyron dhe e do ti për motrën tënde.

    – Femra është si kafeja, nëse e neglizhon bëhet e ftohët, derisa edhe në ndjenjat e saj.

    – Femra; ose intrigë e madhe, ose dashuri e madhe! Ti je ai që e përcakton, o mashkull! Nëse ti i bën intriga edhe ajo ta kthen me intriga! E nëse e do, edhe ajo do të do, madje fortë!

    – Sipas asaj sa e do femrën, ajo xhelozon. Prandaj, çdo femër që xhelozon tmerrësisht, dije se ajo të do tmerrësisht.

    – Femra; ajo do të sillesh gjithmonë me të si fëmijë, sado që rritet!

    – Mos “trokit” në derën e zemrës së femrës, nëse ti nuk i bartë me vete çantat e “përkujdesjes”!

    – Kur femra xhelozon; vizato mbi dorën e saj një puthje, që ajo të ndjejë se është begatia më e madhe e Allahut që e posedon!

    – Femra; edhe kur është e egër, asaj nuk i mungojnë ndjenjat e butësisë dhe mëshirës!

    – Femra; është e ndjeshme, i frikohet qortimit dhe turpërohet nga vërejtja. Kujdesu për të, o ti i cili e do!

    – Nuk mundet t’i përballojë çmendurisë së femrës dhe xhelozisë së saj, vetëm se ai burrë që e do atë sinqerisht!

    – Nuk është turp dhe e metë, që burri të mësojë diçka nga zemra e femrës, që t’ia shton atij edhe më tepër njerëzimin dhe butësinë!

    – Femra; i frikohet tradhtisë, humbjes dhe mun­gesës, dhe nuk mund ta harrojë me lehtësi mungesën e atij që e ka dashur, dhe vazhdon ta përcjell nga larg!

    – Femra mund ta edukojë fëmijën pa prind, mirëpo mashkulli nuk mund ta edukojë fëmijën pa nënë!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • KJO S’ËSHTË BURRËRI PËR GRUAN!!

    KJO S’ËSHTË BURRËRI PËR GRUAN!!

    S’është nga burrëria ta bësh gruan të qajë!

    S’është nga burrëria gruan ta mashtrosh!

    S’është nga burrëria gruan ta gënjesh!

    Burrëri, është ta mbrosh dhe të frikohesh për të, madje, edhe më shumë se sa për vetveten!

    Burrëri, është të jesh i sinqertë me të, para se të jesh i sinqertë me veten tënde!

    Burrëri, është të jesh burrë për të, e jo kundër saj!

    Femra është amanet! Ajo nuk është krijuar asnjëherë për ta nënçmuar!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • SI TË JAPIN GRATË SADAKA!!

    SI TË JAPIN GRATË SADAKA!!

    Gratë zakonisht janë edukatorët në shtëpi, dhe plot nga to, nuk punojnë dhe nuk kanë të ardhura mujore! Kur dëgjojnë për vlerën dhe mirësitë e sadakasë, ndjejnë dhembje, dhe shpresojnë, dhe thonë: Si të nxjerrim ne sadaka, kur s’kemi të holla?!

    Mbi të gjitha, gratë janë të urdhëruara të nxjerrin sadaka me hadith të qartë, ku i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “O ju gra! Jepni sadaka dhe shpeshtoni istigfarin (kërkim faljen)! Unë ju pash se ju jeni më së tepërmi nga banorët e Xhehenemit”.

    Kjo edhe më tepër ua shton mërzinë dhe frikën për vetveten e tyre!

    Cila është zgjidhja?!

    Zgjidhja është shumë e lehtë!

    Meritat dhe begatitë e Allahut janë të gjëra, dhe të mëdha, dhe fisnikëria e Allahut s’ka fund. Allahu nuk e bëri që sadakaja të jetë e përkufizuar vetëm se në të holla, po e bëri që çdo derë të hajrit të jetë sadaka!!

    Çdo tekbir (Allahu ekber) është sadaka, çdo tehlil (la ilaheil-lallah) është sadaka, çdo tesbih (subhnallah) është sadaka, çdo tehmid (elhamdulilah) është sadaka.

    Thirrja jote në të mirë dhe ndalimi yt nga e keqja është sadaka. Hape për çdo ditë e-mailin tënd, dhe dërgoi të gjithë atyre që i njeh ndonjë fjalë të mirë, ngase fjala e mirë është sadaka.

    Buzëqeshu në fytyrën e burrit tënd, të fëmijëve tu dhe të motrave muslimane, ngase kjo është sadaka. Dy rekate te namazit të duhasë janë të barabarta me 360 sadaka.

    Jepi selam shoqeve tua dhe motrave muslimane, ngase kjo është sadaka. Largimi i pengesave nga rruga është sadaka. Ndaloje nga vetja bërjen e sherrit, kjo është sadaka.

    Ushqe të varfrin dhe të mjerin, kafshën apo zogun, ngase kjo është sadaka.

    Ndihmoje tjetrin me trup apo me të holla, kjo është sadaka. Shpreso shpërblim nga ajo që të vidhet, ngase kjo është sadaka.

    Kërko dituri, dhe mësoi të tjerët dhe përhape atë, kjo është sadaka. Dhënia ujë atij që është i etur është sadaka.

    Mos e harro rregullin e artë kur ta bësh një vepër; në të të ketë sinqeritet dhe vepra të jetë vetëm se për hir të Allahut.

    Dhe rikujto se sadakaja e fikën gjynahun, ashtu si e fik uji zjarrin!

    Pra, le të japim sadaka për vetveten dhe ta shpëtojmë atë nga zjarri i Xhehenemit!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • GRUAJA IME, TI JE DHURATA MË E BUKUR E ALLAHUT PËR MUA!!

    GRUAJA IME, TI JE DHURATA MË E BUKUR E ALLAHUT PËR MUA!!

    Gruaja e pyeti të burrin e saj, dhe i tha: A jam unë e bukur? – Burri iu përgjigj: Jo!!

    E pyeti të burrin: A do që të jem me ty përgjithmonë? – Iu përgjigj: Jo!!

    E pyeti të burrin: A mendon për mua ndonjë kohë, madje për një çast? – Iu përgjigj: Jo!!

    E pyeti të burrin: A të pëlqej? – Iu përgjigj: Dihet se jo!!

    E pyeti të burrin: A më do? – Iu përgjigj: Dihet se jo!!

    E pyeti të burrin: A do të qash për mua, nëse unë largohem nga ti? – Iu përgjigj: Dihet se jo!!

    E pyeti të burrin: A je i përgatitur të bësh një vepër për hir timin? – Iu përgjigj: Jo!!

    Atëherë tha: Zgjidh tash!! Ose unë ose jeta jote!! – U përgjigj: Jeta ime!!

    Ajo u nis të ik larg, mirëpo, ai ia kapi krahun, dhe kërkoi nga ajo të mbetet me të, dhe i tha:

    Shkaku se pse nuk je e bukur, është se ti je e mrekullueshme!

    Shkaku se pse nuk dua të qëndroj me ty për­gjithmonë, është se unë kam nevojë që ti të qëndrosh me mua përgjithmonë!

    Shkaku se pse nuk të mendoj, është se ti, nuk më largohesh nga mendja asnjëherë!

    Shkaku se pse ti nuk më pëlqen, është se unë të dua fortë, e jo vetëm që më pëlqen!

    Shkaku se pse ti nuk më duhesh, është se unë kam nevojë për ty më shumë se sa mendon!

    Shkaku se pse nuk do të qajë për ty, është se unë nga mërzia mendoj se do të vdes, para se të qaj!

    Shkaku se pse nuk do ta bëj një vepër për ty, është se unë do të bëj shumë gjëra për ty, e jo vetëm se një!

    Shkaku se pse e zgjodha jetën time e jo ty, është se ti, ti je jeta ime!

    Ti je gruaja ime e shtrenjtë dhe dhurata ime më e bukur nga Allahu i Madhëruar!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • KUSH ËSHTË “DEJUTH”?

    KUSH ËSHTË “DEJUTH”?

    Ai krenohet e lavdërohet me gruan e tij dhe me bukurinë dhe stolitë e saj!

    Nuk e ruan dhe nuk e mbron nga sytë e burrave!

    Ajo del bashkërisht me burrin, e zbukuruar, e parfumuar, me rroba të tejdukshme, gjysmë e zhveshur, si të jetë mall, i cili prezantohet për shitje!!

    Rri së bashku me burra, e shoqëron kush do nga burrat, kurse burri i saj nuk mërzitet aspak, si mos të jetë e ndershme!

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, thotë: “Nuk hy në Xhenet dejuthi”.

    Dejuth është ai që nuk e mbron nderin e familjes së vet, dhe s’ka aspak xhelozi për mahremat e vet, si për gruan e tij, për vajzën e tij, për motrën e tij, për nënën e tij, etj.

    Tek disa burra humbi xhelozia, dhe me të, humbi edhe turpi tek gratë e tyre!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • LETËR KUSHTUAR GRUAS!!

    LETËR KUSHTUAR GRUAS!!

    Gruaja ime!

    Që të jesh në zemrën time dhe të më shtohet dashuria ndaj teje, ruaje Allahun dhe frikoju Atij. Ji në dijeni se Ai të mbikëqyr dhe nënshtroju vetëm se Atij. Më respekto dhe bëhu krahu i im, e jo armiku im. Mos polemizo me mua kur jam nervoz. Shikoji të mirat e mia dhe mos e tepro në përmendjen e të këqijave të mia! Mos dil nga shtëpia pa lejen time dhe mos e fut brenda përveç se atij që unë dua. Ruaji fshehtësitë e mia dhe mbuloji të metat e mia. Kujdesu për bukurinë tënde dhe përkujdesu për pastërtinë e shtëpisë tënde. Edukoji fëmijët me besim e moral të mirë dhe mos të preokupojnë fëmijët e çështjet e shtëpisë nga unë! Edhe unë kam nevojë për ty, si ata! Respektoje fa­miljen time, sillu mirë me prindërit e mi, ji më e afërt me ta dhe mbuloji të metat dhe gabimet e tyre.

    Kërkoj nga Allahu të ndihmojë në realizim e të gjitha këtyre kërkesave!

    Edhe unë duhet të përkujdesem për personalitetin tënd dhe për nevojat e tua! Duhet të mos jem i ashpër dhe i keq ndaj teje. Rikujto se me respektin që ma bën, të llogaritet adhurim tek Allahu dhe kërkoje këna­që­sinë e Allahut duke më kënaqur mua!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • DHURATË PËR ÇDO BURRË QË E NEGLIZHOI DASHURINË NDAJ GRUAS!!

    DHURATË PËR ÇDO BURRË QË E NEGLIZHOI DASHURINË NDAJ GRUAS!!

    1. A e di se ajo kur të telefononte shpesh, kjo ishte sinjal për ty, se ajo do të flet vetëm se me ty, e jo me të tjerë!
    2. A di se ajo do të gjejë më të mirë se ti, ngase mësoi nga plagët e saj se si të zgjedh!
    3. A e di se gruaja të cilës i është bërë padrejtësi, kur do burri t’i kthehet asaj përsëri, dije se koha e tij vetëm se ka kaluar!
    4. A e di se gruaja e ka “shqisën e gjashtë” më të fuqishme se sa të burrit, dhe ajo shumë lehtë e dallon se burri, a është ndryshuar apo e tradhton!
    5. A e di se gruaja është më durimtare dhe më shumë përballon nga ti, dhe nëse ajo largohet nga ti, dije se ajo ka qenë pas një mijë tentativave nga ana e saj për falje dhe ndjesë!
    6. A e di se ajo kur lëndohet, në shumicën e rasteve e preferon heshtjen!
    7. A e di se ajo kur zemërohej dhe të qortonte, kjo do të thotë se ajo shumë të donte!
    8. A e di se ti kur e lëndoje dhe i jepje plagë në shpirt dhe zemër, ajo shpresonte dhe ishte e udhës që ti të ndryshosh për ka e mira, e jo ta neglizhosh!
    9. A e di se ajo nuk i harron gabimet e tua, sado kohë që të kalojë, po ajo bëhet se i harron, dhe pikëllimi i saj është prezent në zemër, dhe kur lëndohet nga ti, ajo atëherë i rikujton të gjitha plagët e kaluara!
    10. Kush e humb dashurinë e një gruaje të sinqertë, vetëm se e ka humbur gjithë dynjanë!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU