Category: Familja & jeta bashkëshortore

  • ÇUDI ME ATË BURRË, I CILI KËRKON DHE NUK JEP!!

    ÇUDI ME ATË BURRË, I CILI KËRKON DHE NUK JEP!!

    Çudi me atë burrë, i cili kërkon grua të ndershme, kurse ai vet nuk është i tillë!!

    Çudi me atë burrë, i cili kërkon tek ajo turpin, kurse e mbyt në vetveten e tij!!

    Çudi me atë burrë, i cili kërkon dhe nuk jep!!

    Të japish para se të marrësh, është dhënie…

    Kurse të japish pasi të marrësh, është tregti…

    Prandaj, mos bën tregti me cilësitë e shtrenjta, e ta humbësh moralin tënd…

    Po depono në vetvete cilësi të pëlqyera…

    Allahu do ta mundësojë të bashkohesh me grua të mirë dhe besnike!

    Ki frikë Allahun në vetvete dhe Allahu do ta dhurojë gruan e ndershme!

    Dhe rikujto gjithmonë ajetin: “burrat e ndershëm janë për gra të ndershme”. (En-Nur: 26)

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • GRUAJA DUHET TA MËSOJË KËTË!!

    GRUAJA DUHET TA MËSOJË KËTË!!

    A e di se… i pari që e banoi Haremin e Mekës ka qenë grua, dhe ajo është Haxheri!

    A e di se… i pari që e siguroi dhe e qetësoi të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kur i erdh shpallja ishte grua, dhe ajo është Hatixhja!

    A e di se… i pari që e flijoi gjakun në rrugë të Allahut ishte grua, dhe ajo është Sumeja, nëna e Amarit!

    A e di se… Allahu e zbriti një sure në Kur’an, e cila titullohet Nisa (surja e grave), dhe ajo është surja e tretë në Kur’an për nga gjatësia!

    A e di se… “Ju porosis me gratë e juaja të silleni mirë”! Këto fjalë i tha i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, në hutben e lamtumirës dhe e përsëriti tri herë: Ju porosis me gratë e juaja të silleni mirë! Ju porosis me gratë e juaja të silleni mirë! Ju porosis me gratë e juaja të silleni mirë!

    A e di se… i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush i ka tri vajza dhe i strehon ato, iu siguron ushqim dhe i mëshiron, për të bëhet obligim hyrja në Xhenet”. Njëri nga të pranishmit pyeti: ‘Po ai i cili ka dy vajza?’ I Dërguari i Allahut tha: “Po, edhe ai, i cili ka dy vajza”. E nëse e ka një, o i Dërguar i Allahut?! I Dërguari i Allahut tha: “Po, edhe ai, i cili e ka një vajzë”.

    A e di se… Xheneti është nën këmbët e nënave tona!

    A ka fisnikëri dhe respekt më të madh se kjo për gruan!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • A DO TA DISH SE KUR NUK JE BURRË I MIRË!!

    A DO TA DISH SE KUR NUK JE BURRË I MIRË!!

    1. Kur mendon se roli i gruas është anësor dhe se ajo është thjesht një shërbëtore, kur ti nuk e respekton rolin e saj në shtëpi, që ajo përkujdeset për fëmijët e tu, për edukatën dhe arsimimin e tyre, duke mos i lënë anësh edhe punët e shtëpisë… dije se ti nuk je burrë i mirë!!
    2. Kur gruaja e lodh veten në përgatitjen e ushqimit të cilin ti e preferon, t’i pastron rrobat, t’i hekuros ato dhe nga ti nuk e dëgjon asnjë fjalë falënderimi… dije si ti nuk je burrë i mirë!!
    3. Kur gruaja jote nervozohet nga lodhja e punës që e bën brenda shtëpisë dhe jashtë saj (ku të ndihmon ty për nevojat e përditshme të jetës), kur nervozohet nga lodhja e fëmijëve dhe kërkesave të tyre të cilat nuk kanë fund, nga presioni i jetës së përditshme, dhe ti, nuk ia zbut atë nervozë dhe nuk bën sabër me të, dhe ndoshta edhe e divorcon… dije se ti nuk je burrë i mirë!!
    4. Kur ulesh ti me gruan dhe veshja jote është e keqe, të vjen era e keqe, flokët i ke të parregulluara dhe asaj i drejtohesh e i thua që të rregullohet për ty… dije se ti nuk je burrë i mirë!!
    5. Kur ti i përhap fshehtësitë e tua dhe të gruas para shokëve… dije se ti nuk je burrë i mirë!!
    6. Kur ti e ndalon gruan ta vizitojë farefisin, duke e ditur se ajo e ka për detyrë ta vizitojë farefisin dhe ta respektojë prindin… dije se ti nuk je burrë i mirë!!
    7. Kur ti e privon gruan nga agjërimi dhe namazi vullnetar, dhe kur ti e pengon me diçka kur ajo fillon të lexojë Kuran… dije se ti nuk je burrë i mirë!!
    8. Kur ajo dëshiron të merr pjesë në mendimin tënd sa i përket ndonjë problemi që ka ndodhur në lidhje me fëmijët, apo ajo kërkon nga ti t’i tregosh se çka do që të gatuajë dhe të hash, dhe ti ia kthen shpinën dhe fillon të lexosh gazetë… dije se ti nuk je burrë i mirë!!
    9. Kur ti mendon se çështjet duhet të shikohen vetëm se nga prizma e botëkuptimit tënd dhe harron se gruaja duhet të trajtohet si njeri, e cila i ka të drejtat e saj dhe mbi të ti ke detyrime, dhe se jeta është një udhëtim ku në të marrin pjesë të dy bashkëshortët, dhe se mëshira, dashuria dhe butësia, janë themeli i jetës bashkëshortore… dije se ti nuk je burrë i mirë!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • KUR SHTËPITË BËHEN KOPSHTE TË XHENETIT NË TOKË!!

    KUR SHTËPITË BËHEN KOPSHTE TË XHENETIT NË TOKË!!

    Nëse gruaja gjithmonë e rikujton, se burri i saj ia mundësoi ta ndjen lumturinë më të madhe të jetës së saj, atëherë kur ai e kërkoi dorën e saj!!

    Nëse burri gjithmonë e rikujton, se gruaja ia dhuroi atij ndjenjat më të bukura të lumturisë gjatë jetës së tij, atëherë kur ajo pranoi të jetë gruaja e tij!!

    Nëse ata dy e rikujtojnë, se njëri-tjetrit ia dhuruan atë që askush tjetër nuk ua dhuroi asnjëherë, atëherë të gjithë shtëpitë do të bëhen kopshte të Xhenetit në tokë!

    O Zot, mbushi shtëpitë e muslimanëve me dashuri dhe afërsi, dhe furnizoji ato me burra të ndershëm dhe gra të ndershme.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • PSE GRATË QAJNË!!

    PSE GRATË QAJNË!!

    I biri e pyeti nënën: Pse po qan!

    Iu përgjigj: Qaj ngase jam grua…

    I biri i tha: Unë nuk po e kuptoj këtë!!

    Nëna e përqafoi dhe i tha se ti këtë nuk do ta kuptosh asnjëherë…

    I biri pastaj e pyeti prindin e vet: Pse qan nëna ime pa asnjë arsye?

    Prindi iu përgjigj: Të gjitha gratë qajnë pa asnjë arsye…

    I biri u rrit dhe u bë burrë dhe ende mbeti pa e ditë se pse qajnë gratë!!

    Në fund e pyeti një dijetar të urtë: Pse qajnë gratë!!

    Dijetari iu përgjigj: Kur Allahu e krijoi gruan, i bëri të ketë shpatulla shumë të forta, e ta bartë barrën e botës…

    I bëri asaj të ketë krahë të butë, e të jep rehati…

    I dha asaj fuqi të brendshme ta përballon lindjen e fëmijëve dhe ta përballojë refuzimin që ia bëjnë asaj kur ata të rriten…

    I dha asaj qëndrueshmëri t’i përballojë vështirësitë e familjes dhe të përkujdeset për ta… dhe të mbetet e heshtur në kushtet më të vështira, edhe atë pa u ankuar fare…

    Edhe atëherë kur të gjithë dështojnë dhe pikëllohen, ajo mbetet e heshtur…

    I dha asaj dashuri ndaj fëmijëve të saj që nuk përfundon dhe ajo dashuri nuk ndryshon edhe nëse ata ia kthejnë me të keqe dhe i shkaktojnë asaj dhembje…

    Dhe në fund…

    I dha asaj lot, t’i rrjedhin kur ka nevojë dhe ta nxjerr barrën e kësaj përgjegjësie të madhe… që më vonë të mundet ta vazhdojë udhëtimin më tutje…

    Kjo është pika e vetme e dobët e saj…

    Prandaj, respektoni lotët e grave të botës… edhe nëse ato dalin pa asnjë sebep!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • NËNA E BURRIT, ÇELËS NGA ÇELËSAT E LUMTURISË BASHKËSHORTORE!!

    NËNA E BURRIT, ÇELËS NGA ÇELËSAT E LUMTURISË BASHKËSHORTORE!!

    A e di se nëna e burrit tënd është çelës nga çelësat e lumturisë bashkëshortore?!

    Merri këto këshilla se si të sillesh me nënën e burrit tënd, dhe me këtë të fitosh një nga çelësat e lumturisë tënde bashkëshortore:

    1. Largoju ankesave drejtuar burrit tënd për atë që e vepron nëna e vet:

    Ngase kjo është shumë e rëndë për burrin dhe ai bie në një pozitë shumë të keqe mes dy palëve të rëndësishme në jetën e tij, nënën dhe gruan e vet. Prandaj, kujdesu që ai të dëgjojë çdo gjë që e buzëqesh dhe nxit lumturi në shpirtin e tij dhe ia pakëson lodhjet dhe mundimet, kurse ankesa ka mundësi të jep rezultate jo të lavdëruara!

    1. Fol për vjehrrën tënde mirë:

    Pa marrë parasysh para saj apo larg saj, para burrit të saj apo familjes së saj, apo edhe të huajve, ngase kështu e ndjen vjehrra se kjo grua e do me të vërtetë dhe me sinqeritet.

    1. Të vizituarit e saj dhe interesimi për gjendjen e saj:

    Nëse ajo banon në shtëpi tjetër, atëherë vizitoje dhe interesohu për gjendjen e saj. Kjo është respekt dhe nder i madh për të, dhe kjo do të afron më tepër tek ajo, madje të bëhesh edhe më e dashur se bijat e saj.

    1. Respektoje lidhjen e veçantë mes burrit tënd dhe nënës së vet:

    Kjo do të thotë lëri asaj hapësirë me burrin tënd, nëse burri yt i flet diçka nënës së tij në vesh apo e kundërta, mos u lodh që ta dish se çka i tha asaj. Nga sjellja e mirë dhe respekti, është ta kuptosh se ajo çështje ty nuk të intereson!

    1. Mbjell në shpirtrat e fëmijëve tuaj dashurinë ndaj gjyshes dhe gjyshit të tyre:

    Mësoji ata që ta respektojnë vjehrrën tënde dhe të sillen mirë me të. T’i ndihmojnë nëse ka nevojë për ndihmë, t’i japin dhurata dhe gjëra tjera që aludojnë në respekt të veçantë ndaj saj!!

    1. Jepi përparësi kërkesave të vjehrrës tënde:

    Vjehrra e jote është grua e moshuar, ka qëndruar zgjuar dhe është lodhur dhe ka dhënë shumë për fëmijët e saj. Prandaj, e patjetërsueshme është të ndjesh se nevojat dhe kërkesat e saj janë parësore për t’u realizuar.

    1. Takoje vjehrrën tënde e buzëqeshur dhe me buzëqeshje të sinqertë:

    Buzëqeshja ka ndikim magjik, ajo mbjell dashuri në zemër dhe i largon problemet dhe mospajtimet mes vete.

    Gruaja e vetëdijshme mundet të mësojë shumë nga vjehrra e saj, nëse e përmirëson sjelljen e vet. Mirëpo nëse sillet keq me të, do ta humb rehatinë e saj dhe ardhmërinë e saj. Islami na urdhëron që ta respektojmë të madhin.

    Dhe në fund, rikujto se sa herë që imani yt është i thellë dhe i sinqertë, edhe sjellja e jote me nënën e burrit tënd do të jetë më e mirë!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • DHJETË POROSI NGA GRATË PËR BURRAT!!

    DHJETË POROSI NGA GRATË PËR BURRAT!!

    O ti burrë, gruaja është me ndjenja të buta dhe në shpirt e ndjeshme. Nga ti, kërkohet të sillesh me të me butësi dhe të jesh më romantik. Nëse nuk e di se si, ajo në vazhdim t’i drejton dhjetë këshilla romantike, për të cilat ti ke nevojë për to:

    1. Mos tento ta gënjesh gruan, ngase ajo, do ta dallojë se e gënjen nga zëri yt!
    2. Mos e anashkalo gruan, kur ajo, më së shumti ka nevojë për ty!
    3. Mos e pyet për atë se sa ty të do, vetëm se atëherë, kur ti i pari ia paraqet asaj dashurinë tënde që e ndjen ndaj saj!
    4. Mos e tradhto gruan! Zemra e saj është si qelqi, nëse thyhet nuk mund më të rikthehet në formën e saj të mëparshme!
    5. Nëse gruaja qesh, dije se ajo në shoqërimin tënd rehatohet!
    6. Nëse ajo të thërret, dije se ajo ka qenë e pikëlluar dhe ka dashur ta dëgjojë zërin tënd që të qetësohet, edhe pse ajo nuk ta ka shprehur pikëllimin e saj!
    7. Nëse ajo është e lumtur, ti shoqëroje në lumturinë e saj. Nëse është e pikëlluar, pyete që ta qetësosh, e jo për t’i dhënë zgjidhje!
    8. Zemra e gruas nuk e do një burrë, vetëm se atëherë kur i beson atij!
    9. Gruaja, shumë rëndë e shfaq mërzinë e saj, dhe nëse e sheh se nga sytë e saj i rrjedhin lot, dije se ajo është në gjendje të rëndë mërzie!
    10. Dhe për në fund, bëhu për gruan shoku më i sinqertë, baba i mëshirshëm dhe vëlla i butë. Nëse ajo lidhet me ty, dije se ajo ka sakrifikuar njerëzit më të shtrenjtë të saj dhe zgjodhi shoqërimin tënd, para shoqërimit të tyre!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • JU POROSIS, ME GRATË E JUAJA TË SILLENI MIRË!!

    JU POROSIS, ME GRATË E JUAJA TË SILLENI MIRË!!

    Nëse e sheh nënën tënde, rikujtoje se Xheneti është tek këmbët e saj!

    Nëse e sheh gruan tënde, rikujtoje se më të mirët, janë ata që janë më të mirët me gratë e tyre!

    Nëse e sheh vajzën tënde, rikujtoje se ajo është mbrojtja jote nga zjarrmi i Xhehenemit!

    Rikujtoji porositë e të dashurit tonë, Muhamedit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • SI TA BËSH BURRIN TË LUMTUR KUR AI ËSHTË LARG SHTËPISË!!

    SI TA BËSH BURRIN TË LUMTUR KUR AI ËSHTË LARG SHTËPISË!!

    Burri yt nuk kërkon nga ti asgjë të veçantë, por ai kërkon nga ti të përkujdesesh për disa gjëra të thjeshta që do të bëjnë të lumtur ty, fillimisht, e pastaj edhe atë së bashku me ty. Prandaj përcjelli këto këshilla dhe nuk do të pendohesh asnjëherë:

    1. Bëje të ndjehet se ai është mbret në jetën tënde dhe se nuk ka burrë sikurse ai në botë. Kudo të jesh me të, ku ka burra përreth, ule kokën tënde dhe ule shikimin tënd, pastaj thuaji atij, pse ta shikoj tjetrin, kur sytë e mi nuk shohin bukuri dhe sjellje më të mirë se sa tuat?!
    2. Paraqite përkujdesjen tënde dhe frikën e vazhdueshme për të, derisa edhe nëse mes jush ka mospajtime, mos harro ta qetësosh kur të niset për në punë apo kur të kthehet në shtëpi. Përgatitja ushqimin të cilin ai e preferon dhe tento që të jetë i kënaqur me gatimin tënd!
    3. Prite kur të vjen në shtëpi duke qenë e zbukuruar dhe parfumuar dhe buzëqeshur. Shtoja atyre edhe përqafimin e tij kur hy apo kur del nga shtëpia, pa e anashkaluar edhe lutjen për të dhe përcjelljen e tij deri te dera!
    4. Mos e përmend familjen e tij vetëm se për të mirë, edhe nëse sjellja e tyre ndaj teje është e keqe, ti ktheja atyre me të mirë. Nëse burri ka mospajtim me familjen e vet, ti tento t’ia afrosh ata, e jo t’i largosh nga njëri-tjetri!
    5. Përkujdesu për shtëpinë dhe pastërtinë dhe rregullimin e saj. Përkujdesu për mikpritjen e mysafirëve ashtu si i ka hije, dhe po ashtu duhet të përkujdesesh për pastërtinë e fëmijëve.
    6. Kur ai niset për në udhëtim, shkruaji atij një letër ku në të e shpreh pikëllimin tënd për të. Parfumoji rrobat e fjetjes së tij me parfumin tënd që ta bësh të të rikujtojë gjatë udhëtimit.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • TË FALËNDEROJ NËNË, QË JE NËNA IME!!

    TË FALËNDEROJ NËNË, QË JE NËNA IME!!

    U rritëm… dhe e zbuluam se ilaçet nuk ishin lëngje!

    U rritëm… dhe e zbuluam se gjyshi im nuk kthehet për së dyti, ashtu si thoshte nëna ime!

    U rritëm… dhe e zbuluam se ka gjëra të cilat të frikojnë më tepër se errësira!

    U rritëm… deri në atë gradë sa e vërejtëm se pas qeshjes së nënën sime, qëndronin një mijë lot… dhe pas fuqisë së prindit tim, një mijë sëmundje!

    U rritëm… dhe e zbuluam se problemet e tona, më nuk zgjidhen me një copë ëmbëlsirë apo një fustan apo një çantë… dhe se prindërit e tanë më nuk na e kapin dorën ta kalojmë rrugën apo pengesat e jetës!

    U rritëm… dhe e zbuluam se ne nuk jemi të vetmit që jemi rritur, po janë rritur edhe prindërit e tanë me ne, dhe atyre ju është afruar edhe fundi apo edhe kanë ndërruar jetë!

    U rritëm shumë… dhe e vërejtëm se vrazhdësia e nënën sime ishte dashuri dhe zemërimi i saj dashuri dhe ndëshkimi i saj dashuri!

    U kërkoj ndjesë të gjithëve se… nëna ime është feneri i parë i jetës sime… dhe se ajo është më e shtrenjta e zemrës sime!

    Çdo rrugë më drejton kah dashuria e saj… dhe ajo është e dashura ime!

    Kërkoj ndjesë nga të gjithë… se pa marrë parasysh se sa ju dua, po asnjëherë nuk do t’ju dua ashtu si e dua nënën time!

    Ajo është gruaja, e cila nuk do të përsëritet më në këtë jetë!

    Të falënderoj nënë, që je nëna ime!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU