Category: Familja & jeta bashkëshortore

  • GRUAJA I PËRNGJAN NDËRTESËS!!

    GRUAJA I PËRNGJAN NDËRTESËS!!

    Gruaja para martesës mbështetet mbi shtylla të shumta në jetën e saj. Shtylla e parë mundet të jetë familja e saj, shtylla e dyta mundet të jenë shoqet e saj, shtylla e tretë të jenë studimet apo puna e saj dhe shtylla e katërt të jenë aktivitetet e saj. Ekziston edhe një shtyllë tjetër, e ajo është shtylla e fesë dhe shtylla e shpirtit. E sheh atë të lumtur në jetën e saj, e mbështetur mbi të gjitha ato shtylla, ku nëpërmjet tyre e ngrit vetveten dhe e bën të lumtur.

    Mirëpo, pas martese i largon të gjitha këto shtylla që ta vendos vetëm se një shtyllë, e ajo është burri i saj.

    Mirëpo, a keni dëgjuar se është ngritur një ndërtesë vetëm se mbi një shtyllë!!

    Kjo grua tërë kohën e saj e kalon në parehati dhe pasiguri, për arsye se është mbështetur vetëm se mbi një shtyllë. Nëse burri e divorcon apo e neglizhon apo nuk e respekton, e sheh të thyer dhe të mërzitur. Kjo është krejtësisht normale, shtylla mbi të cilën është mbështetur ka ikur nga ajo apo një pjesë e asaj shtylle është bërë e tjetërkujt.

    Prandaj le të jetë burri yt vetëm se një shtojcë e bukur e jetës tënde, ku me të së bashku do të jetosh çaste të lumtura shtojcë, duke i ruajtur edhe shtyllat e tjera në jetën tënde.

    Baraspeshoi gjërat, më të mirat dhe më të drejta nga to janë të mesmet. Bëje veten të lumtur, derisa të kesh mundësi t’i bësh të lumtur edhe ata që i ke përreth.

    Jeta është më e madhe se sa ta përkufizosh vetëm se në “burrë”.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • SI T’IA BËSH FAMILJES GRUAN TËNDE TË DASHUR?!

    SI T’IA BËSH FAMILJES GRUAN TËNDE TË DASHUR?!

    Çështja e gruas dhe familja e burrit të saj me kali­min e viteve ende vazhdon të jetë një ndër proble­matikat që ballafaqohen me të bashkëshortët, e sido­mos ata të porsamartuarit.

    Ka nga gratë të cilat dëshirojnë që burrin ta bëjnë të lumtur dhe tentojnë që t’i afrohen atij duke ia respektuar familjen dhe duke e respektuar dhe e da­shur atë. Ka nga gratë që sillen mirë me familjen e burrit dhe nëpërmjet tyre dëshirojnë ta fitojnë këna­qësinë e Allahut dhe të fitojnë shpërblime dhe për këtë mirësjellje nuk dëshirojnë falënderime e as shpërblime nga ana e njerëzve. Ka nga gratë që para martesës së tyre në vetvete bartin zemërim dhe urrejtje ndaj familjes së burrit dhe menjëherë pas martesës fillon ta nxjerr apo ta zbrazë atë që e ndjen në zemrën e saj dhe tenton të mbisundon në shtëpi. Ka nga gratë që shohin në burrat e tyre sjellje të keqe ndaj familjarëve të tyre dhe për këtë arsye edhe ato u hakmerren burrave nëpërmjet sjelljeve të keqe ndaj familjeve të tyre.

    Në vazhdim do t’i sjelli shkurtimisht disa këshilla të rëndësishme, për përmirësimin e kësaj çështjeje me qëllim që gruaja të bëhet më e dashur në familjen e burrit të saj:

    1. Burri pasi që ta zgjedh gruan e ndershme, e cila e kupton fjalën bamirësi, duhet t’ia qartësojë gruas nga fillimi i martesës së tyre, se kënaqësia e prindërve të tij do të jetë çelës i cili e hapë derën e zemrës së tij, nëse ajo dëshiron të hyjë në atë zemër. Kjo do ta bëjë gruan që nga fillimi i martesës ta vlerësojë dhe ta nderojë familjen e tij.
    2. Gruaja nuk duhet të detyrohet të veprojë gjëra të cilat nuk mundet t’i përballojë vetëm e vetëm të kënaqet familja, po detyrohet që shërbimin e saj ndaj tyre ta bëjë që të burojë nga brendësia e saj, pra të jetë shërbim që ajo dëshiron me vet dëshirë ta kryen.
    3. Burri duhet të nxitojë dhe të ngutet për në përmirësimin e raporteve mes tyre, prindërve dhe gruas, që nga fillimi i martesës, duke i lajmëruar prindërit se ajo i do dhe i lavdëron sikurse i do dhe lavdëron prindërit e saj. Dhe e kundërta, të shkojë ta lajmërojë gruan e tij se familja dhe prindërit e tij, të gjithë, e lavdërojnë atë dhe e respektojnë dhe çdo herë gëzohen me takimin e saj.
    4. Burri nëse i blen gruas së vet diçka që ky e do ose ajo vet e dëshiron, mirë është që t’ia qartësojë se kjo ide ka qenë e prindërve të tij, dhe e kundërta, nëse dëshiron që t’i dhurojë prindërve ndonjë dhuratë t’i lajmëron ata se kjo ka qenë ide e saj. Kjo lind dashuri dhe afrim mes tyre.
    5. Burri duhet të jetë i kujdesshëm nga bartja e fshehtësive të shtëpisë së tyre dhe të familjes së tij. Shumë nga gratë dëshirojnë t’i ruajnë fshehtësitë e tyre, e veçanërisht nga jeta e tyre private, dhe mos t’ua tregojnë të tjerëve, kështu që nëse burri i shpalos ato atëherë ka mundësi që ajo të ndjen ndaj familjes së tij një lloj urrejtje. Shpalosja e fshehtësive shkakton armiqësi e urrejtje, dhe dëmi është aq i madh sa nuk mundet të numërohet.
    6. Nuk duhet që të dyja palët të ndërhyn në punët e tjetrës. Burri duhet të jetë i kujdesshëm që të mos ndërhyjë familja në problemet e tij me gruan e vet, me qëllim që të mos bie gruaja e tij në një pozitë të keqe dhe jo të lakmuar para familjareve. Po ashtu duhet të jetë i kujdesshëm mos ta kritikojë para prindërve apo familjarëve, për arsye se kjo e bën të turpërohet.
    7. Burri duhet që ta respektojë dhe nderojë familjen e gruas së tij, në veçanti prindërit e saj, gjë që e nxit gruan të sillet me prindërit dhe familjen e tij në më­nyrë reciproke.
    8. Burri detyrohet t’i plotësojë nevojat e shtëpisë, fëmijëve, gruas dhe familjes së tij. Ndodh nganjëherë e kundërta e saj, ku burri nuk i plotëson ato dhe shejtani e shfrytëzon këtë derë dhe depërton shumë lehtë deri tek gruaja dhe i shkakton ngushtim në gjoks ndaj familjes së tij dhe i largon nga ata.
    9. Burri gjithmonë kur vëren ngushtim në gjoksin e saj ndaj familjes së tij, duhet që t’ia rikujtojë Allahun dhe t’ia rikujtojë se, nuk është respektues i lidhjeve farefisnore ai që i shkëput ato. Te çdo grua në bren­dësinë e saj ka hajr dhe mirësi dhe ndoshta këshilla asaj i bën dobi dhe ua fal të tjerëve padrejtësitë dhe bëhet e mëshirshme.
    10. Burri duhet ta falënderojë gruan e tij me fjalë falënderimi, si Allahu të shpërbleftë, kur e sheh se ajo sillet mirë ndaj familjarëve të tij. Kjo pa dyshim se ia ngrit moralin dhe ia shton ambiciet dhe e stimulon që sa më shumë ta shtojë mirësinë ndaj tyre. Po ashtu duhet t’ia bëjë me dije se ajo me mirësjellje n dhe respektin që ia bën familjes dhe prindërve të tij, vetëm se ia ka pushtuar zemrën atij.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • POROSIA E PRINDIT PËR BIRIN E PORSAMARTUAR

    POROSIA E PRINDIT PËR BIRIN E PORSAMARTUAR

    Ibën Hanbeli, Allahu e mëshiroftë, ia dha disa porosi birit të tij të porsamartuar dhe i tha: O biri im, dije se lumturia e shtëpisë tënde do të varet nga dhjetë cilësi që duhet t’ia japish gruas tënde, prandaj mësoi nga unë dhe përkujdesu për to.

    E para dhe e dyta: Biri im dije se gratë duan që t’ua shprehish dashurinë që e ndjen ndaj tyre dhe mos u bëj koprrac ndaj gruas tënde, po shprehe dashurinë që e ndjen ndaj saj. Nëse nuk ia shpreh ndjenjat e tua, dije se mes teje dhe saj do të vendossh pengesë apo perde e cila do të ndikon që të ftohen raportet dhe të zvogëlohet dashuria mes jush.

    E treta: Gratë e urrejnë burrin e ashpër e të egër dhe e keqpërdorin të butin e të dobëtin, për këtë arsye çdo cilësie përshtatja vendin e saj të duhur. Kjo sjell dashuri dhe mbjell rehati shpirtërore.

    E katërta: Gratë e duan nga burrat e tyre atë që e duan burrat nga gratë e tyre, sa i përket fjalëve të mira, pamjes së bukur dhe pastërtisë së rrobave dhe parfumit të mirë. Ti vepro në të gjitha rastet ashtu. Nëse dëshiron t’i afrohesh gruas tënde dhe djersët të rrjedhin nëpër trup dhe rrobave tua u vjen era e keqe, largohu nga ajo. Nëse i afrohesh në këtë gjendje dije se zemra e saj do të tërhiqet dhe refuzon edhe nëse ajo të nënshtrohet. Në këtë rast do të nënshtrohet trupi i saj dhe do të ik nga ti zemra e saj.

    E pesta: Shtëpia është mbretëria e gruas dhe ajo në të ndjehet se ka hipur mbi fronin e saj dhe se është zonjusha e saj. Mjerë për ty nëse ti e shkatërron atë mbretëri ku ajo jeton. Mjerë për ty nëse tenton ta largosh nga froni i saj. Nëse ti e vepron këtë gjë dije se je futur në konflikt me të dhe dije se nuk ka armiqësi më të rreptë për një mbretëri se sa kur ndokush tenton t’ia merr fronin edhe nëse atij i duket ndryshe.

    E gjashta: Gruaja do ta përfitojë burrin e saj dhe mos ta humb familjen e saj. Mjerë për ty nëse e vendos veten me familjen e saj në një peshojë, ose ti ose familja e saj.

    E shtata: Gruaja është krijuar nga briri i lakuar. Kjo është fshehtësia e bukurisë së saj dhe fshehtësia se pse ajo është tërheqëse. Kjo nuk është mangësi në të. Ajo nëse gabon tento t’ia mbulosh atë të metë dhe t’ia falësh atë gabim dhe je i durueshëm me të. Nëse tenton ta drejtosh bririn e lakuar do të thyhet, kurse thyerja e tij është divorci. Kjo nuk do të thotë se nëse ajo gabon të lihet ashtu, po qe se e lejon të vazhdon ashtu atëherë ajo më shumë do të rebelohet kundër teje dhe nuk do të respekton dhe nuk do të sillet butë me ty. Prandaj gjithmonë je në mes.

    E teta: Gratë nga natyrshmëria e tyre janë mohuese të begative dhe të mirave që ua bëjnë burrat atyre. Nëse tanë jetën sillesh me to mirë e pastaj vetëm se njëherë e dëmton do të thotë: Nga ti nuk kam parë asnjë të mirë. Mos e lejo veten të biesh kurban i kësaj sjelljeje apo morali e ta urresh atë dhe të ikësh nga ajo. Ti nëse e urren këtë cilësi apo moral të keq të saj pa dyshim se te ajo të pëlqejnë cilësi tjera të mira që ajo i ka dhe i posedon.

    E nënta: Dije se gruaja kalon nëpër disa periudha të dobësisë trupore dhe të lodhjes shpirtërore, derisa Allahu në këtë periudhë nuk e ka ngarkuar me disa detyrime fetare. Nga ajo nuk kërkohet namazi assesi gjatë periudhës së menstruacioneve dhe lehonisë dhe po ashtu agjërimi edhe pse agjërimi pasi që ta kalojë këtë periudhë kërkohet të zëvendësohet. Në këtë periudhë qëndro pranë saj dhe bëhu i sjellshëm me të. Ashtu siç Allahu ia lehtësoi disa detyrime edhe ti bëhu i sjellshëm dhe mos kërko nga ajo shumë, zvogëloi kërkesat dhe urdhrat e tua.

    E dhjeta: Dije se gruaja te ti është amanet, prandaj mëshiroje dhe falja të metat dhe gabimet dhe ajo do të bëhet kënaqësia jote në dynja dhe ahiret.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • POROSIA E PRINDIT PËR BIJËN E PORSAMARTUAR

    POROSIA E PRINDIT PËR BIJËN E PORSAMARTUAR

    – Në ditën e martesës së saj e thirri prindi i saj dhe i tha:

    Bija ime, ti sot transferohesh tek dy duar të huaja. Në këtë natë do të mbulon një kulm i huaj në shtëpinë e një burri të huaj. Në këtë natë do të qëndroj afër krevatit tënd të pastër në shtëpinë time dhe nuk do ta nuhasë më aromën e pastërtisë mbi jastëkun tënd të bardhë. Për herë të parë gjatë jetës sime më rrjedhin lotët sikurse lumi. Sot nga sytë e mi më mungon fytyra e vajzës sime e cila do ta ndriçojë shtëpinë e re.

    Sot emocionet dhe ndjenjat e mia më kthejnë mbrapa dhe ma rikujtojnë atë ditë kur familja e nënës tënde ma dorëzoi vajzën e tyre duke iu rrjedhur lotët si lumi nga sytë e tyre. Unë mendoja se ato janë lot gëzimi. Nuk e dija deri më sot se ata i mundonte atë ditë ajo që sot mua më mundon dhe ajo që ma djeg shpirtin në këtë orë ata i digjte atë ditë dhe ajo që ma shtrëngon zemrën dhe shpirtin në këtë moment kur unë të dorëzoj me dy duart e mia te një njeri i huaj, ua shtrëngonte atyre shpirtin dhe zemrën atë ditë.

    Bija ime, më beso, se po t’i kisha pasur atë ditë kur e martova nënën tënde ndjenjat e prindit që i ndjej sot, do ta kisha harxhuar jetën time që ta bëj të lumtur nënën tënde ashtu si kam dëshirë sot që burri yt ta harxhon jetën e tij që ty të bëjë të lumtur. Në këtë moment pendohem për çdo moment që kaloi dhe në të e mundova dhe e ofendova nënën tënde. Sot e paramendoj të ardhmen dhe të parafytyroj se si qëndron para meje duke më thënë se burri im më mundon dhe ofendon. Nuk di çka të veproj? I lutem Allahut që të mos më mundon mua nëpërmjet teje.

    Vajza ime e vogël, njeriu gjithmonë krenohet se gruaja e tij e do. Prandaj përkujdesu ta paraqesësh dashurinë tënde para familjes së tij. Respektoje fa­miljen e tij se ai do që të krenohet para tyre se është martuar me një grua e cila e do dhe e respekton atë dhe familjen e tij.

    Bija ime, kur burri yt zemërohet pranoje zemërimin e tij me qetësi dhe kur gabon shëroje gabimin e tij me durim dhe kur atij i ngushtohet dynjaja zgjeroja atë me gjoksin tënd. Dije se ti je kurorë mbi kokën e tij e zbukuruar me xhevahire ose me thera që ia gjakosin kokën e tij.

    E dashura ime, bëhu për të tokë e nënshtruar dhe ai për ty do të bëhet qiell dhe bëhu për të shtrat e ai për ty do të bëhet si shtyllë. Ruaja nderin dhe syrin e tij dhe përkujdesu që të mos nuhat nga ti përveç se të mirën dhe të mos dëgjojë nga ti vetëm se të kënd­shmen dhe të mos shikojë syri i tij vetëm se të bukurën.

    Bija ime rikujtoje se sa u lodha për ty dhe me sa mund të edukova me edukatën më të mirë. Për këtë arsye bëhu shëmbëlltyrë e mirë që të shihet në ty morali ynë i mirë.

    E lus Allahun e Madhëruar që të të sjell lumturi në jetë.

    Vajza ia kap prindit dorën, i rrjedhin lot nga sytë e saj dhe i thotë: Prindi im, sa shumë të dua dhe sa shpresoj që burri im të jetë si ti.

    Prindi im, unë tani nuk posedoj diçka tjetër përpos lutjes sime për ty: O Zot, bëje prindin tim banor nga banorët e Xhenetit dhe shpërbleje për të gjitha mundimet e tij që i kishte me mua dhe mundësona që të takohemi së bashku me familjet e tona në Xhenetin Tënd.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • O TI BURRË, A E VEPRON KËTË?!

    O TI BURRË, A E VEPRON KËTË?!

    O ti burrë, të drejtohem vetëm se ty??

    Gruaja është me ndjenja të buta dhe në shpirt është e ndjeshme. Posedon aq dashuri sa që nëse u shpërndahet zemrave të burrave do t’ju mjaftonte. Krijesë të cilën Allahu e krijoi të bukur dhe të ëmbël dhe të dashur… të cilën e krijoi vetëm se për ty. Po, paramendoje këtë… Allahu gruan nuk e krijoi vetëm se për ty, o biri i Ademit. Ka raste kur gruaja kalon nëpër periudha të dobësisë dhe ndryshon me ndryshimin e kohës dhe vendit. Ka mundësi të ndikohet nga ajo që e godet nga pikëllimi, mërzia apo mallëngjimi dhe të hulumtojë pas kënaqësisë dhe pas gjoksit në të cilin do të ngushëllohet. Kthehet në të majtë e në të djathtë dhe nuk e gjen askënd përveç teje, o ti burrë. Ajo nga ti do që ta ringjallësh dhe t’i japish fuqi që të vazhdojë të dhurojë dhe të shkëlqejë.

    Nganjëherë nga ajo rrjedhin lot… dhe mjerë ti nëse ato lot i pret me qeshje dhe me tallje. Mjerë për ty nëse thua se ato lot të saj janë lot krokodili. Mjerë për ty dhe mjerë për ty, të pretendosh se është mashtrim apo trillim. Ato lot janë lot të sinqerta… me to del dhembja e saj, me to del dashuria e saj dhe me to del fisnikëria e saj. Mjerë për ty të bien ato lot nga syri i saj… e ti të mos lëvizsh, mjerë për ty dhe mjerë për ty.

    Mos luaj me ndjenjat e saj… apo të pakësosh nga dhembjet e saj… apo të largohesh nga pikëllimi i syve të saj, të cilat pushojnë kur ty të shikojnë. Mjerë për ty ta lash me lotët e saj e ti të mos të qash me të, qoftë ajo me puthje apo me përqafim apo me fjalë që ia kthejnë asaj rehatinë. Bëje që ajo të shtrihet mbi kraharorin tënd deri sa t’i mjaftojë dhe deri sa të buzëqesh dhe deri sa të ndjehet si femër.

    Mjerë për ty nëse ajo e shtrin dorën e saj ta prek gjoksin tënd… dhe ty nuk të gjen. Në këtë rast dhe vetëm se këtu bëhu njeriu më i mirë… këtu bëhu burri më i mrekullueshëm.

    Mjerë për ty nëse këtu nuk i gjen ndjenjat e tua.

    Mjerë për ty nëse këtu nuk i gjen të shtrira duart e tua.

    Mjerë për ty nëse nuk të gjen ty në këtë rast.

    Mjerë për ty… nëse ajo i rikujton lotët e saj dhe të qeshurin tënd, dhembjen e saj dhe kryelartësinë tënde dhe dobësinë e saj dhe talljen tënde.

    Mjerë për ty nëse ajo nuk të konsideron asgjë. Ti sa do të përpiqesh pas kësaj, ti je asgjë. A dëshiron të jesh në jetën e gruas asgjë?!

    Mjerë për ty të veprosh kështu dhe të shkon burrëria jote.

    O ti burrë, kjo krijesë nuk ka askënd pas Allahut, përveç teje.

    Të lutem, të lutem… mos e nënçmo. Ajo është gruaja jote.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • MOTRA IME, XHENETI ËSHTË MË MERITOR!!

    MOTRA IME, XHENETI ËSHTË MË MERITOR!!

    Asija ishte gruaja e Faraonit jobesimtar mirëpo ajo e fitoi pallatin e saj në Xhenet.

    Gruaja e Nuhit dhe Lutit ishin gra të pejgamberëve mirëpo u bën nga banoret e Xhehenemit dhe burrat e tyre nuk ju bën fare dobi.

    Merjemi nuk u martua asnjëherë dhe u bë zonjusha e grave të botëve.

    A e di ti se shpëtimi dhe fitorja në dynja dhe në ahiret nuk varet nga martesa.

    Ndoshta një burrë i mirë të ndihmon, mirëpo mosprezenca e tij nuk të dëmton.

    Motra ime mos u mërzit për çështjen e martesës… Xheneti është më meritor të preokupohesh me të.

     Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • MBULESA IME

    MBULESA IME

    Krenohem me hixhabin tim edhe pse për mua thonë se ti je e prapambetur.

    Unë jam krenare në mbulesën time edhe pse më thonë se ti je e paditur.

    Unë ata i arsyetoj, për arsye se po ta kishin shijuar ëmbëlsinë dhe kënaqësinë e mbulesës do të më kishin luftuar me shpata.

    Po ta kishin ditur ata vlerën e kënaqësisë dhe rehatisë të cilën unë e ndjej, do ta kishin ndryshuar mendimin e tyre dhe atëherë do ta dinin se kush është i prapambetur dhe i paditur dhe do të pendoheshin.

    Nëse hixhabi dhe mbulesa ime janë prapambeturi dhe padituri atëherë e lus Allahun që ta ma shtojë prapambeturinë dhe paditurinë.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • KUR PËRMALLOHET BURRI PËR GRUAN E TIJ?!

    KUR PËRMALLOHET BURRI PËR GRUAN E TIJ?!

    – Njëra nga gratë thotë:

    Një ditë nga ditët burri im i nervozuar më tha: Do të shkoj me shokët e mi të drekoj, a dëshiron të blej për ty diçka?

    I thash: Shumë mirë, mirëpo mos u vono për arsye se rryma do të ndërpritet.

    I çuditur nga përgjigjja më tha: Kush të tregoi ty se rryma do të ndalet?!

    Iu përgjigja: Unë. Ti nga momenti kur del nga shtëpia errësohet çdo gjë dhe nga momenti kur futesh në shtëpi ndriçohet çdo gjë.

    Burri u buzëqesh nga fjalët e gruas së tij dhe pasi që e kuptoi se për çka e ka për qëllim doli nga shtëpia mirëpo i mallëngjyer për të u kthyer sa më shpejt te gruaja e tij.

    – Një grua tjetër thotë:

    Nëse dëshiroja ta zgjoj burrin nga gjumi për ta falur namazin i laja duart me ujë derisa të më ftoheshin dhe i parfumoja me parfumin që e preferonte më së shumti. Kur ia prekja trupin e nxehtë me duart e mia të ftohta dhe e nuhaste erën e parfumit zgjohej nga gjumi edhe nëse ishte në gjumë të thellë.

    – Një grua tjetër thotë:

    Burri im ishte mësuar që çdo herë kur udhëtonte me shokët e tij t’ia fus në rrobat e tij një letër ku në të i përshkruaj ndjenjat të cilat i ndjeja unë dhe fëmijët gjatë kohës kur ishte larg shtëpisë. Një ditë nuk isha e kënaqur nga udhëtimi i tij dhe nga zemërimi i madh nuk i shkrova asnjë letër. Kur u kthye nga udhëtimi më habiti papritmas më thënë: Nuk e kam lënë asnjë pëllëmbë vend të çantës sime duke e kërkuar letrën tënde.

    Madje çantën e kontrollova tri herë dhe secilën herë thosha ndoshta ajo e ka venduar këtu dhe unë nuk e shoh më mirë ta kontrolloj përsëri.

    Kur i dëgjova fjalët e burrit tim u pendova shumë për veprën që e bëra dhe në fytyrën e burrit e vërejta një farë mërzie. Nga ajo ditë e vendosa që herëve tjera mos ta ndërpres këtë traditë të mirë që e bëja deri atë ditë.

    – A ka më mirë për një grua se të arrin deri në atë gradë sa që burri i saj të përmallohet për të dhe mezi të pret që të kthehet në shtëpi e ta sheh?!

    – A ka më mirë për një grua se t’i shëmbëllen një druri i cili i bën hije burrit të saj dhe e mbron nga nxehti i dynjasë?!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • KUR E DO NJË GRUA BURRIN E SAJ?!

    KUR E DO NJË GRUA BURRIN E SAJ?!

    – E pyeti një burrë një njeri të urtë dhe të mençur duke i thënë: Si ta di se gruaja ime më do?

    – Iu përgjigj duke i thënë: Ajo nëse i vepron këto katërmbëdhjetë vepra je i sigurt se ajo të do.

    – Burri tha: E cilat janë ato vepra?

    -Iu përgjigj duke i thënë:

    1. Ajo e do jetën tënde dhe i do ata që të duan.
    2. Ajo nuk zemërohet kur e kundërshton në mendime.
    3. Ajo ndikohet nga hidhërimi dhe pikëllimi yt.
    4. Ajo gjithmonë tenton të krijojë momente që me ty të flet.
    5. Ajo këshillohet me ty çdoherë kur tenton që ta bëjë një vepër apo të merr një vendim.
    6. Ajo gëzohet për dhuratën që ia dhuron sado qoftë ajo e thjeshtë.
    7. Ajo tenton që ta lehtësojë gjendjen apo vullnetarisht të veprojë diçka nga veprat e tua.
    8. Ajo pikëllohet kur ti mungon.
    9. Ajo përkujdeset të veprojë çdo gjë që ty të kënaq dhe nuk e përsërit atë vepër që ty të hidhëron.
    10. Asaj nuk i pengojnë të hyrat e tua materiale të dobëta.
    11. Ajo i duron pengesat për hir tëndin.
    12. Ajo tenton që të të shoqërojë në mendime dhe në preokupime dhe tenton të depërtojë në botën tënde dhe të përkujdeset për punën tënde.
    13. Asaj nuk i vjen turp nga puna dhe veprimtaria jote.
    14. Ajo të ndihmon që sa më tepër t’i afrohesh Allahut dhe ta adhurosh dhe t’i nënshtrohesh Atij.

    – Nëse këto vepra i vepron atëherë dije se ajo të dojë.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • ZBUKURIMI I LEJUAR DHE AI I NDALUAR

    ZBUKURIMI I LEJUAR DHE AI I NDALUAR

    Allahun e falënderoj, prej Tij falje dhe ndihmë kërkoj. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç se Allahut dhe se Muhamedi, biri i Abdullahit dhe robi i Allahut, është rob dhe i dërguari i Tij, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë ata që i përcjellin me të mira deri Ditën e Kiametit.

    Zbukurimi në kufijtë e të lejuarës është çështje e kërkuar sepse Allahu është i bukur dhe e do bukurinë. Zbukurimi bëhet në përmirësimin e trupit me marrjen e asaj që duhet të merret dhe me lënien e asaj që duhet të lihet.

    Ajo çka duhet të merret nga trupi e qartësoi i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, me një hadith të cilin na e përcjell Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur nga ai:

    “Pesë sende janë nga natyra e fitres (natyrshmërisë së pastër): Pastrimi i vendeve të turpshme (mënjanimi i qimeve), bërja synet (rrethprerja), shkurtimi i mustaqeve, mënjanimi i qimeve nga nënsqetullat, shkurtimi i thonjve”.

    Këto pesë gjëra janë nga traditat e vjetra të cilat i zgjodhën të Dërguarit dhe në të u pajtuan të gjitha legjislacionet, për arsye se me lënien e këtyre gjërave shëmtohet dhe deformohet trupi dhe i përngjan kaf­shëve dhe jobesimtarëve dhe është shkak për mble­dhjen e fëlliqësirave dhe prezencën e erës së keqe. Me pastrim të vendeve të turpshme nënkuptojmë mënja­nimin e qimeve nga pjesët intime të trupit dhe është e lejuar të përdoret çfarëdo forme vetëm që të arrihet qëllimi dhe mos të jetë e dëmshme për trupin, prandaj lejohet shkulja, prerja rruajtja ose ndonjë formë tjetër. Me bërjen synet është për qëllim prerja e lafshës që mbulon organin e mashkullit për arsye se mbetja e saj bën që të mblidhen papastërti përreth organit dhe me atë të shkaktohen sëmundje të ndryshme. Me shkur­tim të mustaqeve është për qëllim shkurtimi i tyre e jo rruajtja e tyre. Me shkulje të qimeve të sqetullave është për qëllim mënjanimi i qimeve nga sqetullat dhe lejohet shkulja, rruajtja apo prerja e tyre. Me prerjen e thonjve është për qëllim prerja apo shkurtimi i tyre.

    Ajo që ligjësohet të mbetet është mjekra ashtu siç ka ardhur në librat e imam Buharit dhe Muslimit, Allahu i mëshiroftë, se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Prisni (shkurtoni) mustaqet tuaja dhe lëshoni (rrisni) mjekrat tuaja, ndryshoni nga idhujtarët”. Me një transmetim tjetër: ““Shkurtoni mustaqet tuaja dhe lëshoni mjekrat tuaja, ndryshoni nga zjarrputistët”, dhe me një transmetim tjetër: “Kundër­shtoni jobesimtarët, shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrat”. Të gjitha transmetimit aludojnë se lëshimi i mjekrës është detyrim kurse rruajtja e saj haram, ashtu siç është shkurtimi i mustaqeve detyrim dhe zgjatja e tyre haram, mirëpo shejtani ua zbukuroi shumicës së njerëzve imitimin e jobesimtarëve në këtë vepër dhe kundërshtimin e traditës së të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, dhe filluan t’i rruajnë mjekrat e tyre dhe t’i zgjasin mustaqet e tyre. Po ashtu një grup njerëzish e kundërshtojnë traditën e të Dërguarit, alej­hi salatu ue selam, sa i përket ngjyrosjes së mjekrës dhe qimeve të bardha në të. Prej Sunetit është që mjekra mos të ngjyroset me ngjyrë të zezë, por të ngjyroset me ngjyra tjera dhe ngjyrosja me ngjyrë të zezë është e ndaluar dhe është një lloj mashtrimi sepse dëshiron të paraqitesh më i ri në moshë në sytë e të tjerëve.

    Disa grave shejtani ua zbukuron rruajtjen e vetullave kurse këtë e ka ndaluar rreptësisht i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, dhe e ka mallkuar atë që e vepron dhe atë që ia vepron ndokujt tjetër ashtu siç ceket edhe në një hadith se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, i ka mallkuar të gjithë ato femra që i shkulin vetullat dhe ato që kërkojnë t’ua shkulin të tjerët vetullat. Ato pretendojnë se me shkuljen e vetu­llave zbukurohen a në fakt kjo është ndryshim i krije­sës së Allahut dhe kjo është një nga veprat që urdhëron shejtani për t’i vepruar ashtu siç e cekë edhe Allahu në Kur’an: e pastaj do t’i urdhëroj që të ndryshojnë krijesëne Allahut”.(En-Nisa: 119) Po ashtu shejtani ua zbukuroi disa grave dhe disa të rinjve zgjatjen e thonjve, vepër e cila bie në kundërshtim me traditën e pastër të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, ku tradita e tij ka qenë shkurtimi i thonjve. Të gjitha këto vepra që i veprojnë duke filluar nga rruajtja e mjekrës, zgjatja e mustaqeve, rritja e thonjve, shkulja e vetu­llave, ngjyrosja e mjekrës me ngjyrë të zezë, ata mendojnë se janë nga zbukurimi a në fakt ajo është shëmtim dhe deformim i pamjes së birit të Ademit dhe kundërshtim me natyrshmërinë, mirëpo shejtani ua zbukuroi këto vepra dhe ua bërë t’iu duket sikurse janë të mira ashtu siç tha Allahu në Kur’an: “A është ai, që veprat e veta të këqija i duken të mira (si ai që është i udhëzuar në rrugën e drejtë)?” (Fatir: 8)

    Nga zbukurimi që e ka ligjësuar Allahu dhe i Dër­guari i Ti, alejhi salatu ue selam, është zbukurimi në rroba dhe veshje. Allahu i Madhëruar thotë: “O bijtë e Ademit, Ne ju dërguam rroba që të mbuloni vendet e turpshme, si edhe për zbukurim; por, petku i devotshmërisë është më i miri. Këto janë disa shenja të Allahut, që ju të merrni këshillë”. (El-A’raf: 26) Allahu në këtë ajet na bëri me dije se robërve të Tij u dërgoi rroba që të mbulojnë vendet e turpshme si dhe për ta zbukuruar pamjen e jashtme të tyre dhe ua rikujtoi se petku i devotshmërisë i cili ia zbukuron robit pamjen e jashtme dhe të brendshme është petku më i mirë dhe tha. por, petku i devotshmërisë është më i miri”. (El-A’raf: 26) Allahu i Madhëruar në një ajet tjetër tha: “O bijtë e Ademit, vishuni përshtatshëm kudo dhe kurdo që të faleni!” (El-A’raf: 31), dhe na bëri me dije se besimtarët janë të urdhëruar që t’i veshin rrobat më të bukura dhe më të mira kur të dalin para Allahut në namaz.

    Burrave u ndalohet veshja e mëndafshit dhe arit. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, me një hadith thotë: Ari dhe mëndafshi janë lejuar për gratë (femrat) e Ummetit tim dhe janë ndaluar për burrat”. Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, një ditë shikon në dorën e njërit prej shokëve të tij një unazë floriri, pasi ia heq nga dora dhe ia hedh në tokë thotë: “Njëri nga ju ka vendosur në gishtin e tij një rreth prej zjarri dhe ka ardhur këtu në mesin tonë”. Pasi që shkoi i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, i thanë njeriut që ta merr unazën dhe përfiton diçka tjetër nga ai, mirëpo ai u përgjigj: “Jo, pasha Allahun, nuk e marr më kurrë pasi që e hodhi i Dërguari i Allahut”.

    Sot shumë nga burrat i pasojnë verbërisht traditat e popullit dhe rrethit ku jetojnë dhe në duart e tyre mbajnë unaza ari edhe pse i lexojnë apo i dëgjojnë argumentet se ajo në duart e tyre është zjarr i xhehe­nemit, mirëpo shejtani ua zbukuron këtë vepër të ligë ashtu siç ua zbukuron edhe shumë grave veshjen e rrobave të shkurta apo të ngushta ose të tejdukshme të cilat nuk e mbulojnë trupin dhe i paraqesin pjesët e trupit të tyre. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, me një hadith thotë: “Ka dy lloje të banorëve të Zjarrit që ende nuk i kam parë: njerëz me kamxhik si bishti i lopës, me të cilin i rrahin njerëzit dhe gratë që janë të veshura, mirëpo të zhveshura, të cilat ecin me një ecje tërheqëse (joshëse, provokuese) dhe me diçka në kokat e tyre që duken si gungat e devesë, të anuara në një anë. Ata nuk do të hyjnë në Parajsë (Xhenet) dhe as që do ta nuhatin aromën e saj, edhe pse aroma e saj mund të nuha­tet prej sa e sa larg”.

    Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, rreth kuptimit të fjalës “të veshura, mirëpo të zhveshura”, thotë se qëllimi është për ato gra që veshin rroba që ia përshkruan lëkurën ose i paraqet disa pjesë të trupit të saj, ato janë të veshura me rroba mirëpo në realitet të zhveshura. Kjo i shëmbëllen plot nga grave të sotme bashkëko­hore të cilat veshin rroba të tejdukshme, të ngushta, të shkurta dhe i paraqesin bukuritë dhe trupat e tyre para burrave të huaj, Allahu na ruajttë.

    O ju burra, frikojuni Allahut për gratë e juaja sepse ju jeni kryefamiljar dhe përgjegjës për to dhe do të llogariteni para Allahut. Dhe, o ju gra, frikojuni Allahut se edhe ju do të llogariteni para Allahut.

    O ju njerëz, pastrimi dhe zbukurimi i trupit dhe i rrobave janë nga çështjet e kërkuara dhe të preferuara me Islam dhe i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, e përshkroi rrugën e kërkuar në to me fjalë dhe me vepra. Allahu i Madhëruar tha: “Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm”. (El-Ahzab: 21) Neve nuk na lejohet që ta përshkruajmë për vetveten apo të importojnë nga jobesimtarët traditat dhe adetet të cilat e kundërshtojnë udhëzimin e të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, ashtu siç edhe veprojnë shumë nga ata që i përngjasojnë jobesimtarët në traditat, adhurimet dhe adetet e tyre. Nga udhëzimi i të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, ishte që t’i shkurtojë mustaqet dhe ta lëshojë mjekrën dhe Enesi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell dhe thotë se: “Na ka kufizuar Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, në shkurtimin e mustaqeve, në rruajtjen e qimeve nga pjesët intime, në shkuljen e qimeve nga sqetullat dhe në prerjen e thonjve që të mos i lëmë ato më shumë se dyzet ditë”.

    I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, e pël­qente misvakun dhe e përdorte atë edhe kur ishte agjërueshëm, edhe kur merrte abdes, edhe para nama­zi, edhe kur hynte në shtëpi. I donte shumë parfumet dhe miskun dhe i përdoret shumë ato dhe ndaloi ngrënien e ushqimeve që japin erë të keqe si hudhrën, qepën, etj., para se të shkojë muslimani në xhami.

    E ligjësoi pastrimin e trupit ditën e Xhuma me që­llim të largimit të erës së keqe nga djersët dhe gjërave tjera, dhe zakonisht ai, alejhi salatu ue selam, dhe shokët e tij i vishnin rrobat që thureshin nga pam­buku, e ndoshta edhe nga leshi dhe liri. Udhëzimi i tij në veshje ka qenë që të vesh atë që kishte mundësi ta vesh nga rrobat e pambukut nganjëherë, e nga leshi dhe liri herëve tjera. Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë. “Ata që ia ndalojnë vetvetes atë që ua ka lejuar Allahu nga veshjet, pijet dhe gratë me qëllim asketizmi dhe adhurimi, dhe po ashtu nga ana tjetër ata që nuk veshin vetëm se rroba të mira dhe të shtrenjta dhe nuk hanë vetëm se ushqimet më të mira dhe i braktisin rrobat dhe ushqimet e dobëta nga mendjemadhësia dhe kryelartësia, këto dy grupe e kundërshtojnë udhë­zimin e të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam”.

    Për këtë arsye disa nga selefi thoshin se i urrenin rrobat e famës qofshin ato të shtrenjta apo të lira. Përcillet me një hadith se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Kush e vesh një rrobë fame në dynja, Allahu do t’ia vesh ditën e Gjykimit një rrobë poshtërimi dhe do të ja kall zjarrin asaj”. Ky dënim vjen për arsye se veshja e tyre ka qenë për famë dhe mendjemadhësi dhe kryelartësi, si dhe veshja e rrobave të lira nëse vishet me qëllim fame pronari i saj do të dënohet, kurse nëse vishet me qëllim modestie atëherë kjo është e lavdërueshme. E njëjta vlen edhe për rrobat e shtrenjta, nëse ajo vishet me qëllim zbukurimi dhe paraqitjes së begatisë së Allahut atëherë bëhet e lavdërueshme. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, me një hadith të cilin e përcjell ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thotë: “S’do të hyjë në Xhenet ai që ka në zemrën e tij mendjemadhësi sa një thermi (apo sa pesha e një milingone). Një burrë reagoi: “Vërtet që burri ka dëshirë ta ketë veshjen dhe mbathjet e mira”. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, tha: “Vërtet, Allahu është i bukur dhe e do bukurinë. Mendjemadhësi është të refuzosh të vërtetën dhe të përçmosh njerëzit”.

    O ju robër të Allahut, shejtani luajti me të bijtë e Ademit sa i takon çështjes së veshjes dhe i bëri të bien në kundërshtime me parimet fetare duke ia bërë një grupit të dashur zhveshjen në emër të qytetërimit dhe përparimit ashtu siç ua zbukuroi mushrikëve tavafin në Qabe duke qenë lakuriq dhe se ajo është adhurim që do të shpërblehen për të dhe se Allahu i urdhëroi që ashtu të veprojnë ashtu siç tha edhe Allahu në Kur’an: “Kur ata bëjnë një vepër të shëmtuar, thonë: “Ne i kemi gjetur prindërit tanë që i bënin, por edhe Allahu na ka urdhëruar kështu”. Thuaj: “Allahu nuk urdhëron të bëhen vepra të pahijshme! Përse thoni për Allahun atë që nuk e dini?”. (El-A’raf: 28)

    Allahu ua ktheu atyre duke ua bërë me dije se zbulimi i vendeve të turpshme është imoralitet të cilën Allahu e urren.

    Një grupit tjetër shejtani ua zbukuroi zbulimin e auretit gjatë lojërave sportive duke e konsideruar këtë si art dhe filluan t’i zbulojnë këmbët dhe vendet e turpshme të tyre.

    O ju muslimanë, frikojuni Allahut dhe kapuni për litarin e Islamit i cili nuk këputet kurrë dhe mos i imitoni jobesimtarët në traditat dhe adetet e tyre për arsye se ato e kundërshtojnë fenë e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam.

    Shejh Dr. Salih El Feuzan

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

Need Help? Send a WhatsApp message now

Click one of our representatives below

Kushtrim Guraj
Kushtrim Guraj

Technical support

I am online

I am offline

Merlinda Guraj
Merlinda Guraj

Marketing support

I am online

I am offline