Category: Fëmijët

  • FËMIJËT DALLOHEN ME SHTATË CILËSI!

    FËMIJËT DALLOHEN ME SHTATË CILËSI!

    Fëmijët dallohen nga të tjerët me shtatë cilësi:

    E para: Ata nuk mërziten për risk.

    E dyta: Kur sëmuren nuk shprehin pakënaqësi nga caktimi i Allahut.

    E treta: Zilia nuk gjen rrugë deri në zemrat e tyre.

    E katërta: Ata garojnë për në pajtim.

    E pesta: Ata hanë bashkërisht.

    E gjashta: Ata frikohen edhe nga frika më e vogël.

    E shtata: Sytë e tyre u lotojnë!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • KALITJA E FËMIJËVE PËR AGJËRIM!

    KALITJA E FËMIJËVE PËR AGJËRIM!

    Rubejia bint Muavidh  për agjërimin e Ashurës tha: “E agjëronim Ditën e Ashurës dhe i nxitnim fëmijët tanë që ta agjëronin, u punonim lodra nga leshi dhe, kur qante ndonjëri për ushqim, ia jepnim lodrën të hutohej derisa të vinte koha e iftarit.”

    Prej shprehjeve që ndihmojnë në kalitjen e fëmijëve për agjërim:

    I dashuri juaj Pejgamberi ﷺ agjëronte.

    Edhe ne kur ishim fëmijë si ju agjëronim.

    Çdoherë që duan ta prishin agjërimin është mirë të këshillohen për durim.

    Mirë është t’ua kujtojmë herë pas here shpërblimin e agjërimit..

    Dr. Muhamed Salih el-Munexhid

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • ZEMRAT QË NDJEJNË DHEMBJE E QË NUK FLASIN

    ZEMRAT QË NDJEJNË DHEMBJE E QË NUK FLASIN

    Në spital e sollën një rast urgjent dhe me shpejtësi u thirr kirurgu i spitalit. Para se të hyjë në sallën e operacionit u ballafaqua me prindin e të sëmurit, i cili i tha:

    – Pse u vonove?! A e di se jeta e birit tim është në rrezik të madh?! Ti a nuk ke ndjenja?!

    – Shpresoj të qetësohesh dhe të më lësh rahat të hy për ta kryer operimin. Ji i sigurt se biri yt është nën përkujdesjen e Allahut! – ia ktheu mjeku duke buzëqeshur.

    – Sa i ftohtë që je! Po të ishte në pyetje biri yt, a do të ishe kaq i qetë?! Sa lehtë është t’i këshillosh të tjerët!

    Mjeku u largua nga prindi i të sëmurit dhe hyri në sallën e operimit. Më pas, pas dy orëve, doli dhe i tha prindit:

    – Operacioni doli i suksesshëm, falë Allahut. Biri yt do të jetë mirë, kurse mua më fal se kam takim tjetër, – më pas u largua pa mos dëgjuar asnjë pyetje nga prindi i të sëmurit.

    Kur doli motra medicinale, prindi i të sëmurit e pyeti atë:

    – Çfarë është gjendja e këtij mjeku të çuditshëm dhe mendjemadh?!

    Ajo ia ktheu duke iu përgjigjur:

    – Biri i tij ka ndërruar jetë në një aksident me makinë, mirëpo kur e thirrëm dhe i treguam për gjendjen e birit tënd, nuk hezitoi për të ardhur e për ta operuar. Pasi e operoi atë, nxitoi për të shkuar në varrimin e birit të vet.

    Me të vërtetë ka zemra që ndjejnë, mirëpo nuk flasin! Prandaj, mos gjyko para se të dish gjendjen e të tjerëve!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

     

  • TI E KE MUNDËSINË PËR TA RESPEKTUAR NËNËN TËNDE

    TI E KE MUNDËSINË PËR TA RESPEKTUAR NËNËN TËNDE

     Një djalosh rrëfen dhe thotë:

    Gjatë periudhës kur isha më i ri, shpesh largohesha nga shtëpia dhe rrija deri vonë jashtë. Kjo gjë e hidhëronte tepër nënën time. Nuk haja në shtëpi, shumicën e ditës e kaloja duke fjetur dhe natën kthehesha shumë vonë, pasi që flinte nëna ime. Nuk i lash zgjidhje tjetër, vetëm se të fillojë të më shkruajë nga një letër para se të flinte dhe ta ngjisë atë në derën e frigoriferit. Letra ishte një lloj udhëzimi për të më njoftuar për vendin dhe llojin e ushqimit që duhet të haja kur të kthehem.

     Me kalimin e ditëve, letra filloi të rritet dhe kërkesat të shtohen. Nëna filloi nga unë të kërkojë që edhe rrobat e palara t’i vë në një vend të posaçëm dhe t’i veshë ato të pastrat, dhe, po ashtu, më njoftonte për takimet e rëndësishme që kisha brenda ditës. Në këtë gjendje, më kaloi një periudhë e gjatë e rinisë time, derisa një natë kur u ktheva në shtëpi, e gjeta letrën të ngjitur në derën e frigoriferit. Mirëpo, më erdhi mërzi ta lexoj atë dhe rashë për të fjetur. Në mëngjes, u habita kur prindi im më zgjoi nga gjumi, ndërsa atij po i rridhnin lotët nga sytë! Ai më tha: “Nëna jote ndërroi jetë!”

    Sa dhembje të madhe më dha ky lajm! Megjithatë, e mbajta veten, derisa e varrosëm nënën dhe i pritëm njerëzit për ngushëllim. Në mbrëmje, u ktheva në shtëpi, kurse në gjoksin tim kishte mërzi të madhe dhe pikëllim të papërshkruar. U shtriva në krevatin tim dhe papritmas m’u kujtua diçka! M’u kujtua letra e nënës time që qe e vendosur në derën e frigoriferit. U ngrita shpejt, shkova në kuzhinë, e mora letrën dhe fillova ta lexoj. Këtë herë më kaploi një mërzi shumë e madhe! Në letër nuk kishte urdhra, as njoftime, as këshilla. Në të ishte shkruar vetëm kjo: “Po ndjehem e lodhur! Diçka nuk jam mirë! Kur të kthehesh, më zgjo që të më dërgosh në spital.”

    Shumë e dhembshme! Ky djalosh e humbi mundësinë për ta respektuar nënën e tij, mirëpo ti ende e ke këtë mundësi. Prandaj, shfrytëzoje këtë shans të artë dhe mos lejo që ta humbësh atë!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • NJË METODË E BUKUR PËR TA EDUKUAR FËMIJËN

    NJË METODË E BUKUR PËR TA EDUKUAR FËMIJËN

    – Kur fëmijën tënd e kreh, lajmëroje se atë e bën për shkak se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush ka flokë, le t’i nderojë (mirëmbajë) ato”.

    – Kur fëmijën tënd e parfumon, lajmëroje atë se e bën sepse dëshiron që të shkosh rrugës së të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i cili ka thënë: “Më janë bërë të dashura nga dynjaja parfumi dhe gratë, kurse namazi më është bërë kënaqësi e syrit tim”.

    – Kur fëmija niset për në shkollë, rikujtoja hadithin e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i cili ka thënë: “Kush merr një rrugë për të kërkuar dituri, Allahu për hir të asaj rruge do t’ia lehtësojë rrugën për në Xhenet”.

    – Kur fëmijës tënd i buzëqeshësh, lajmëroje se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Buzëqeshja në fytyrë të vëllait tënd, është sadaka (lëmoshë)”. 

    – Kur fëmijën tënd e lavdëron, lajmëroje se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Fjala e mirë është lëmoshë”.

    – Kur fëmijës i jep nga ushqimi yt, lajmëroje se atë e veprove duke u mbështetur në traditën e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i cili ka thënë: “Hedhja e ujit nga kova jote në kovën e vëllait tënd është lëmoshë”.

    – Kur jeni në ndonjë ndeje ku ka të vjetër në moshë, kërko nga fëmija yt respektimin e tyre, sepse në këtë mënyrë e respektojmë fjalën e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i cili ka thënë: “Nuk është nga ne ai që nuk e mëshiron të voglin dhe që nuk e respekton të moshuarin”.

    Në këtë formë lidhi sjelljet e fëmijës tënd me traditën e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe po ashtu mësoja hadithet e tij.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • BABAI IM ËSHTË MË I MIRI

    BABAI IM ËSHTË MË I MIRI

    Kur i arrita të katërtat, babai im ishte më i miri.

    Kur i arrita të gjashtat, babai im i njeh të gjithë njerëzit.

    Kur i arrita të dhjetat, babai im është i mrekullueshëm, po morali i tij është si i ngushtë.

    Kur i arrita të dymbëdhjetat, babai im ishte i butë me mua kur isha i vogël.

    Kur i arrita të katërmbëdhjetat, babai im filloi të bëhet shumë i ndjeshëm.

    Kur i arrita të gjashtëmbëdhjetat, babai im nuk po mund të ec me kohën e tashme.

    Kur i arrita të tetëmbëdhjetat, babai im për çdo ditë më duket se po bëhet më i rëndë.

    Kur i arrita të njëzetat, shumë rëndë t’ia fali prindit tim, po habitem se si nëna ime mundi ta bartë dhe të jetojë me të.

    Kur i arrita të njëzetepestat, babai im për çdo temë më kundërshton.

    Kur i arrita të tridhjetat, shumë rëndë të pajtohem me të, dhe po e pyes veten se gjyshi im a ka pasur problem me babin tim kur ka qenë i ri.

    Kur i arrita të dyzetat, babai im më edukoi në këtë jetë me shumë kritere, dhe patjetër edhe unë të bëj të njëjtën gjë.

    Kur i arrita të dyzet e pestat, unë po habitem se si babai im arriti të na edukojë të gjithëve.

    Kur i arrita të pesëdhjetat, shumë rëndë t’i edukoj dhe t’i udhëheq fëmijët e mi, sa është lodhur babai im që të na edukojë dhe të na ruan!

    Kur i arrita të pesëdhjetepestat, babai im kishte qenë largpamës për shumë gjëra për ne, babai im ishte i dalluar dhe i butë

    Kur i arrita të gjashtëdhjetat, babai im është më i miri!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • FËMIJËT DALLOHEN ME SHTATË CILËSI!

    FËMIJËT DALLOHEN ME SHTATË CILËSI!

    Fëmijët dallohen nga të tjerët me shtatë cilësi:

    E para: Ata nuk mërziten për risk.

    E dyta: Kur sëmuren nuk shprehin pakënaqësi nga caktimi i Allahut.

    E treta: Zilia nuk gjen rrugë deri në zemrat e tyre.

    E katërta: Ata garojnë për në pajtim.

    E pesta: Ata hanë bashkërisht.

    E gjashta: Ata frikohen edhe nga frika më e vogël.

    E shtata: Sytë e tyre u lotojnë!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • RREGULLA NË EDUKIMIN E FËMIJËVE TANË

    RREGULLA NË EDUKIMIN E FËMIJËVE TANË

    1. Fëmija yt gënjen tepër: ti e llogarit ashpër.
    2. Fëmija yt nuk posedon vetëbesim: ti nuk e inkurajon.
    3. Fëmija yt flet pak: ti nuk bisedon me të.
    4. Fëmija yt vjedh: ti nuk ia ke mësuar artin e dhënies dhe flijimit.
    5. Fëmija yt është frikacak: ti atë e mbron tepër.
    6. Fëmija yt nuk i respekton të tjerët: ti atë nuk e respekton dhe nuk e ul zërin tënd.
    7. Fëmija yt gjithë është nervoz: ti nuk i lavdëron aftësitë e tij.
    8. Fëmija yt është koprrac: ti mos bashkëpuno me të.
    9. Fëmija yt e sulmon tjetrin: ti je ndaj tij i ashpër.
    10. Fëmija yt është i dobët: ti e përdor metodën e kërcënimit.
    11. Fëmija yt është xheloz: ti e neglizhon.
    12. Fëmija yt bën problem: ti nuk e përqafon dhe nuk e puthë.
    13. Fëmija yt nuk i nënshtrohet urdhrave tua: ti e tepron në kërkesa.
    14. Fëmija yt është i mbyllur në vetvete: ti je i preokupuar.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • FËMIJA ËSHTË PASQYRA E EDUKATËS TËNDE!!

    FËMIJA ËSHTË PASQYRA E EDUKATËS TËNDE!!

    Mos thuaj, i biri nuk më respekton, por thuaj, çfarë bëja me prindërit e mi!

    Mos thuaj, i biri ka moral të keq, por thuaj, nuk dija si ta edukoj!

    Mos thuaj, i biri më urren, por thuaj, nuk e mësova se si të do!

    Mos thuaj, i biri nuk flet me mua, por thuaj, unë më herët nuk i dëgjoja fjalët e tij!

    Mos thuaj, i biri nuk është burrë, por thuaj, nuk e shihja atë përveçse si fëmijë!

    Mos thuaj, i biri është dështak, po thuaj, nuk u përkujdesa për të asnjë ditë!

    Mos thuaj, i biri nuk mundet të punon asgjë, por thuaj, nuk i mbjella besim që të punon!

    Mos thuaj, i biri bën dua kundër meje, por thuaj, nuk bëja për të dua!

    Mos thuaj, i biri është i paqartë, por thuaj, kur u ula me të që t’ia qartësoj gjërat!

    Mos thuaj, i biri nuk po rrinë në shtëpi, por thuaj, sjellja ime me të është të rrahurit dhe të bërtiturit!

    Mos thuaj, i biri është i paarsimuar, por thuaj, nuk u interesova asnjëherë se çfarë mësoi në shkollë!

    Mos thuaj, biri im, unë jam prindi yt, por thuaj, biri im, ti je i biri im!

    Prezenca e moralit dhe edukatës së keqe në mesin e fëmijëve tanë, nuk është diç tjetër, përveçse të eduku­arit e gabuar dhe mangësia në edukatë nga disa prin­dër!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • SI TA PËRMBASH VETEN QË MOS TA RRAHËSH FËMIJËN TËND!!

    SI TA PËRMBASH VETEN QË MOS TA RRAHËSH FËMIJËN TËND!!

    Zemërimi është një ndër faktorët më kryesorë që e nxitën prindin ta rrah fëmijën e vet dhe më vonë të ndjejë keqardhje!

    Si ta përmbash veten në ato momente dhe situata kur je i zemëruar që mos të ngresh dorë ndaj fëmijës tënd?! Këto janë disa porosi se si ta përmbash veten në ato momente:

    1. Përkujdesu që mos ta harrosh kërkimin e mbrojtjes tek Allahu nga shejtani i mallkuar dhe mësoje veten që kjo të bëhet shprehi ditore!
    2. Vendose veten në vendin e fëmijës, ktheju fëmijërisë tënde, dhe se si nëna jote bënte durim me ty dhe ishte e butë me gabimet e tua!
    3. Pyete veten, se ti, a do që ta largosh mllefin nga vetja duke e rrah fëmijën tënd?! Nëse qëllimi yt është që ti ta shërosh gjoksin tënd, i cili është mbushur me mllef dhe zemërim nga gabimi i tij apo nga ajo që nuk rrinë urtë, atëherë dije se ti nuk ja ke qëlluar me këtë rrahje dhe nuk ke të drejtë mbi të. A nëse do që me rrahjen tënde ta edukosh atë, dije se ka shumë mjete tjera të edukimit para rrahjes, si shikimi i mrrolur, apo privimi i tij nga disa lojëra, etj.
    4. Kur do t’i biesh, rikujtoje herën e fundit kur u pendove dhe ndjeje keqardhje për rrahjen e tij dhe si shpresoje që mos ta kishe rrahur!
    5. Mundesh të bësh marrëveshje me burrin apo gruan që të ndalon kur dëshiron ta rrahësh fëmijën tënd, e sidomos atëherë kur nga zemërimi nuk mund ta përmbash veten fare.
    6. Mos e harro në ato momente dobësinë e fëmijës para teje, ai është i dobët dhe frikohet nga çdo lëvizje që e bën!

    Mos harro se të rrahurit tënd ka mundësi t’i le pasoja tërë jetën fëmijës tënd, dhe më vonë, ti të jesh ai që do të akuzosh veten tërë jetën për pasojat e tij!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU