Category: Fëmijët

  • POROSI PËR ÇDO NJERI QË E DO PRINDËRIN E VET

    POROSI PËR ÇDO NJERI QË E DO PRINDËRIN E VET

    Kur ishe njëvjeçar, ajo të ushqente dhe të pastronte, kurse ti e falënderoje me të qarë gjatë natës.

    Kur ishe dyvjeçar, ajo të ushtroi të ecish, kurse ti e falënderoje me ikje kur ajo të kërkonte.

    Kur ishe trevjeçar, ajo të përgatiste ushqim të shijshëm, kurse ti e falënderoje me hedhjen e enëve në tokë.

    Kur ishe katërvjeçar, ajo ta jepte lapsin të mësosh vizatimin, kurse ti e falënderoje me ngjyrosjen e mure­ve.

    Kur ishe pesëvjeçar, ajo t’i vishte rrobat më të bukura për festën e Bajramit, kurse ti e falënderoje me përlyerjen e tyre.

    Kur ishe gjashtëvjeçar, ajo të regjistroi në shkollë, kurse ti e falënderoje me britmë, se unë nuk dua të shkoj.

    Kur ishe dhjetëvjeçar, ajo të priste nga shkolla që të përqafon, kurse ti e falënderoje me hyrjen tënde me shpejtësi të madhe në dhomën tënde.

    Kur ishe pesëmbëdhjetëvjeçar, ajo qante për suksesin tënd, kurse ti e falënderoje duke i kërkuar dhuratë për korrjen e atij suksesi.

    Kur ishe njëzetvjeçar, ajo shpresonte ta shoqërosh në vizitën e farefisit, kurse ti e falënderoje me ndejën tënde me shokë.

    Kur ishe njëzet e pesë vjeçar, të ndihmoi në financimin e martesës tënde, kurse ti e falënderoje duke u larguar sa më larg me banim nga ajo, së bashku me gruan tënde.

    Kur ishe tridhjetëvjeçar, të këshilloi me disa porosi rreth fëmijëve, kurse ti e falënderoje me fjalët, mos ndërhyn në çështjet e mia private.

    Kur ishe tridhjetë e pesë vjeçar, të lajmëronte të shkosh tek ajo dhe të drekoni së bashku, kurse ti e falënderoje me fjalën tënde, jam nxënë këto ditë.

    Kur ishe dyzetvjeçar, të lajmëroi se është e sëmurë dhe ka nevojë për përkujdesjen tënde, kurse ti e falën­deroje me fjalët, ka mundësi të infektohem nga sëmundje jote.

    Ti sot, pa marrë parasysh se sa vjeç që je, si e falënderove nënën tënde!!

    Nëse nënën e ke gjallë dhe afër teje, mos e lejo veten të ik ky shans i artë që ta respektosh, mos e harro dashurinë e saj dhe vepro për hir të arritjes së asaj dashurie, ngase ti, nuk ke në këtë dynja përveç se një nëne.

    Kur ajo do të ndërrojë jetë… a do të bëjë dobi pendimi yt, për ato fjalë dhe vepra që e zemëronin atë…

    Atëherë do të mbetesh i vetëm, pa nënë!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • POROSITË E PRINDIT PËR TË BIRIN, QË SYTË MI LOTUAN!!

    POROSITË E PRINDIT PËR TË BIRIN, QË SYTË MI LOTUAN!!

    Biri im i shtrenjtë! Kur të vijë dita e të më shohësh si plak… shpresoj të bësh durim ndaj meje dhe të më kuptosh.

    Nëse i bëj pis rrobat e mia gjatë të ngrënit ushqim… nëse nuk mundem të vishem vet…

    Rikujtoi ato orë që i kalova me ty për t’i mësuar këto gjëra…

    Nëse kur të flas i përsëris të njëjtat fjalë dhe të njëjtin fjalim mijëra herë… mos u nervozo në mua dhe mos më ndërprit… hesht dhe përmbaje veten kur i për­sëris fjalët dhe pyetjet.

    Biri im, ti kur ishe i vogël çdo herë i përsërisje fjalët dhe më pyetje, kurse unë të përgjigjesha me zemërgjerësi, derisa e kuptoje çdo gjë.

    Nëse nuk dëshiroj që të pastrohem… mos më sulmo, po rikujtoje kur ishe i vogël të ndjekja dhe t’i jepja me mijëra arsyetime vetëm që të pastrohesh.

    Kur më sheh se nuk mund t’i mësoj mjetet e reja teknologjike dhe të punoj me to… më jep kohë të mjaftueshme… dhe mos më shiko duke u buzëqeshur me sarkazëm…

    Rikujto se unë jam ai i cili të mësoi shumë gjëra t’i veprosh… si të hash… si t’i veshësh rrobat e tua… si të pastrohesh… si të ballafaqohesh me jetën.

    Nëse filloj ta humbi kujtesën dhe të ngatërrohen në fjalim… më jep kohë të mjaftueshme të rikujtohem nëse mundem… mos i humb nervat e tua… edhe nëse fjalimi im nuk është i rëndësishëm… detyrohesh të heshtësh.

    Kur nuk do të mundem të eci për shkak këmbëve të mia të sëmura, më jep dorën tënde… me të njëjtën dashuri dhe në të njëjtën mënyrë si unë kur ti jepja kur i bëje hapat e para të ecjes tënde.

    Kur të afrohet dita në të cilën do të them se jam i përmalluar për takimin me Allahun, mos u pikëllo dhe mos qaj, do ta kuptosh këtë realitet edhe ti një ditë nga ditët.

    Tento të kuptosh se vitet më janë afruar kah fundi dhe se një ditë nga ditët do të zbulosh se, edhe përskaj gabimeve të mia, unë gjithmonë për ty i dëshiroja gjërat më të mira.

    Më ndihmo të eci, më ndihmo ta kaloj rrugën time me dashuri dhe durim, ashtu si veprova unë me ty gjithmonë.

    Më ndihmo biri im të arrij deri në fund në paqe dhe rehati.

    Shpresoj që të mos ndjesh mërzi e as pamundësi, kur të më afrohen orët e fundit të jetës… atëherë detyrohesh të jesh pranë meje dhe të tentosh të më ruash dhe të përkujdesesh për mua… ashtu si veprova unë me ty në fillim të jetës tënde.

    Dhe të më përqafosh ashtu si të përqafova unë në fëmijëri.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • TI DHE FËMIJA YT

    TI DHE FËMIJA YT

    Mos i thuaj fëmijës tënd: Ngrihu dhe falu, se përndryshe do të shkosh në Xhehenem… po thuaj: Eja falu me mua, të jemi së bashku në Xhenet.

    Mos i thuaj fëmijës tënd: Ngrihu rregulloje dhomën tënde, e cila i përngjan bërllokut… po thuaj: A ke ne­vojë për ndihmë në rregullimin e dhomës tënde, ngase ti gjithmonë e preferon pastërtinë dhe rregullinë.

    Mos i thuaj fëmijës tënd: Ngrihu dhe mëso dhe leje lojën, ngase mësimi është më i rëndësishëm se sa loja… po thuaj: Nëse e përfundon mësimin më herët, do të bashkëngjitëm në lojë apo në ndonjë aktivitet që e preferon.

    Mos i thuaj fëmijës tënd: Ngrihu dhe pastroji dhëmbët dhe nuk është kusht që unë gjithmonë të rikujtoj… po thuaj: Unë jam i kënaqur që ti kujdesesh për pastërtinë e dhëmbëve tua, pa mos ta tërhequr vëmendjen.

    Mos i thuaj fëmijës tënd: Mos vizato mbi mur… po thuaj: Vizato mbi fletë dhe kur të mbarosh do ta marr fletën e vizatimit dhe do ta var në mur apo frigorifer.

    Mos i thuaj fëmijës tënd: Mos fli në anën e majtë… po thuaj: Na mësoi i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, të flemë në anën e dja­thtë.

    Mos i thuaj fëmijës tënd: Mos ha çokollatë që të mos prishen dhëmbët… po thuaj: Unë të lejova të hash një herë në ditë çokollatë, ngase ti je i shkathët, i pastron dhëmbët e tua.

    Çdo fjalë dhe vepër që buron nga ti, lë gjurmë të madhe te fëmija yt. Dije se fëmija yt është pasqyrë e jotja dhe e personalitetit tënd.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • VAJZA E PYETI PRINDIN, A ËSHTË MBULESA DETYRIM?!

    VAJZA E PYETI PRINDIN, A ËSHTË MBULESA DETYRIM?!

    Vajza e pyeti prindin e saj duke i thënë: Prindi im, mbulesa a është detyrim mbi gruan??

    Iu përgjigj: Bija ime, disa nga njerëzit thonë se mbulesa nuk është detyrim mbi gruan!!

    Vajza i tha: Atëherë, unë po mundesha të paraqes nga trupi im çka të dua!! Ta paraqes femërinë dhe bukurinë time dhe të krenohen me to para njerëzve!!

    Prindi iu përgjigj: Për mua nuk ka asnjë pengesë, asnjëherë. Paraqite nga trupi yt atë që të zbukuron në dynja… dhe do të bartsh mbi supet e tua ndëshkimin e Xhehenemit në ahiret!!

    A harrove, oj bija ime!! Po kush të furnizoi me begatinë e femërisë dhe të bukurisë dhe me begatitë e tjera? Ai është Allahu, i cili vetëm se Ai e meriton adhurimin. Ai të dhuroi çdo gjë nga begatitë me të cilat ti krenohesh. Ai meriton falënderim për këto dhurata e begati, edhe atë duke iu nënshtruar dhe respektuar urdhrat e Tij e jo duke i bërë gjynahe dhe mëkate haptazi dhe në vetmi.

    Ai t’i dhuroi begatit mirëpo ka fuqi edhe t’i merr dhe të të privojë nga to, nëse ti nuk i frikohesh Atij dhe nuk i respekton urdhrat e Tij.

    Ai e urdhëroi gruan ta mbulojë trupin e saj dhe ia bëri detyrim, që ta ruajë dhe mbrojë nderin e saj nga sytë e njerëzve dhe nga sytë e shpirtligjve.

    Bija ime, frikoju Allahut në vetvete, që Allahu të të furnizojë me atë që i frikohet Allahut në ty!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • POROSIA E PRINDIT PËR BIRIN E PORSAMARTUAR

    POROSIA E PRINDIT PËR BIRIN E PORSAMARTUAR

    Ibën Hanbeli, Allahu e mëshiroftë, ia dha disa porosi birit të tij të porsamartuar dhe i tha: O biri im, dije se lumturia e shtëpisë tënde do të varet nga dhjetë cilësi që duhet t’ia japish gruas tënde, prandaj mësoi nga unë dhe përkujdesu për to.

    E para dhe e dyta: Biri im dije se gratë duan që t’ua shprehish dashurinë që e ndjen ndaj tyre dhe mos u bëj koprrac ndaj gruas tënde, po shprehe dashurinë që e ndjen ndaj saj. Nëse nuk ia shpreh ndjenjat e tua, dije se mes teje dhe saj do të vendossh pengesë apo perde e cila do të ndikon që të ftohen raportet dhe të zvogëlohet dashuria mes jush.

    E treta: Gratë e urrejnë burrin e ashpër e të egër dhe e keqpërdorin të butin e të dobëtin, për këtë arsye çdo cilësie përshtatja vendin e saj të duhur. Kjo sjell dashuri dhe mbjell rehati shpirtërore.

    E katërta: Gratë e duan nga burrat e tyre atë që e duan burrat nga gratë e tyre, sa i përket fjalëve të mira, pamjes së bukur dhe pastërtisë së rrobave dhe parfumit të mirë. Ti vepro në të gjitha rastet ashtu. Nëse dëshiron t’i afrohesh gruas tënde dhe djersët të rrjedhin nëpër trup dhe rrobave tua u vjen era e keqe, largohu nga ajo. Nëse i afrohesh në këtë gjendje dije se zemra e saj do të tërhiqet dhe refuzon edhe nëse ajo të nënshtrohet. Në këtë rast do të nënshtrohet trupi i saj dhe do të ik nga ti zemra e saj.

    E pesta: Shtëpia është mbretëria e gruas dhe ajo në të ndjehet se ka hipur mbi fronin e saj dhe se është zonjusha e saj. Mjerë për ty nëse ti e shkatërron atë mbretëri ku ajo jeton. Mjerë për ty nëse tenton ta largosh nga froni i saj. Nëse ti e vepron këtë gjë dije se je futur në konflikt me të dhe dije se nuk ka armiqësi më të rreptë për një mbretëri se sa kur ndokush tenton t’ia merr fronin edhe nëse atij i duket ndryshe.

    E gjashta: Gruaja do ta përfitojë burrin e saj dhe mos ta humb familjen e saj. Mjerë për ty nëse e vendos veten me familjen e saj në një peshojë, ose ti ose familja e saj.

    E shtata: Gruaja është krijuar nga briri i lakuar. Kjo është fshehtësia e bukurisë së saj dhe fshehtësia se pse ajo është tërheqëse. Kjo nuk është mangësi në të. Ajo nëse gabon tento t’ia mbulosh atë të metë dhe t’ia falësh atë gabim dhe je i durueshëm me të. Nëse tenton ta drejtosh bririn e lakuar do të thyhet, kurse thyerja e tij është divorci. Kjo nuk do të thotë se nëse ajo gabon të lihet ashtu, po qe se e lejon të vazhdon ashtu atëherë ajo më shumë do të rebelohet kundër teje dhe nuk do të respekton dhe nuk do të sillet butë me ty. Prandaj gjithmonë je në mes.

    E teta: Gratë nga natyrshmëria e tyre janë mohuese të begative dhe të mirave që ua bëjnë burrat atyre. Nëse tanë jetën sillesh me to mirë e pastaj vetëm se njëherë e dëmton do të thotë: Nga ti nuk kam parë asnjë të mirë. Mos e lejo veten të biesh kurban i kësaj sjelljeje apo morali e ta urresh atë dhe të ikësh nga ajo. Ti nëse e urren këtë cilësi apo moral të keq të saj pa dyshim se te ajo të pëlqejnë cilësi tjera të mira që ajo i ka dhe i posedon.

    E nënta: Dije se gruaja kalon nëpër disa periudha të dobësisë trupore dhe të lodhjes shpirtërore, derisa Allahu në këtë periudhë nuk e ka ngarkuar me disa detyrime fetare. Nga ajo nuk kërkohet namazi assesi gjatë periudhës së menstruacioneve dhe lehonisë dhe po ashtu agjërimi edhe pse agjërimi pasi që ta kalojë këtë periudhë kërkohet të zëvendësohet. Në këtë periudhë qëndro pranë saj dhe bëhu i sjellshëm me të. Ashtu siç Allahu ia lehtësoi disa detyrime edhe ti bëhu i sjellshëm dhe mos kërko nga ajo shumë, zvogëloi kërkesat dhe urdhrat e tua.

    E dhjeta: Dije se gruaja te ti është amanet, prandaj mëshiroje dhe falja të metat dhe gabimet dhe ajo do të bëhet kënaqësia jote në dynja dhe ahiret.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • POROSIA E PRINDIT PËR BIJËN E PORSAMARTUAR

    POROSIA E PRINDIT PËR BIJËN E PORSAMARTUAR

    – Në ditën e martesës së saj e thirri prindi i saj dhe i tha:

    Bija ime, ti sot transferohesh tek dy duar të huaja. Në këtë natë do të mbulon një kulm i huaj në shtëpinë e një burri të huaj. Në këtë natë do të qëndroj afër krevatit tënd të pastër në shtëpinë time dhe nuk do ta nuhasë më aromën e pastërtisë mbi jastëkun tënd të bardhë. Për herë të parë gjatë jetës sime më rrjedhin lotët sikurse lumi. Sot nga sytë e mi më mungon fytyra e vajzës sime e cila do ta ndriçojë shtëpinë e re.

    Sot emocionet dhe ndjenjat e mia më kthejnë mbrapa dhe ma rikujtojnë atë ditë kur familja e nënës tënde ma dorëzoi vajzën e tyre duke iu rrjedhur lotët si lumi nga sytë e tyre. Unë mendoja se ato janë lot gëzimi. Nuk e dija deri më sot se ata i mundonte atë ditë ajo që sot mua më mundon dhe ajo që ma djeg shpirtin në këtë orë ata i digjte atë ditë dhe ajo që ma shtrëngon zemrën dhe shpirtin në këtë moment kur unë të dorëzoj me dy duart e mia te një njeri i huaj, ua shtrëngonte atyre shpirtin dhe zemrën atë ditë.

    Bija ime, më beso, se po t’i kisha pasur atë ditë kur e martova nënën tënde ndjenjat e prindit që i ndjej sot, do ta kisha harxhuar jetën time që ta bëj të lumtur nënën tënde ashtu si kam dëshirë sot që burri yt ta harxhon jetën e tij që ty të bëjë të lumtur. Në këtë moment pendohem për çdo moment që kaloi dhe në të e mundova dhe e ofendova nënën tënde. Sot e paramendoj të ardhmen dhe të parafytyroj se si qëndron para meje duke më thënë se burri im më mundon dhe ofendon. Nuk di çka të veproj? I lutem Allahut që të mos më mundon mua nëpërmjet teje.

    Vajza ime e vogël, njeriu gjithmonë krenohet se gruaja e tij e do. Prandaj përkujdesu ta paraqesësh dashurinë tënde para familjes së tij. Respektoje fa­miljen e tij se ai do që të krenohet para tyre se është martuar me një grua e cila e do dhe e respekton atë dhe familjen e tij.

    Bija ime, kur burri yt zemërohet pranoje zemërimin e tij me qetësi dhe kur gabon shëroje gabimin e tij me durim dhe kur atij i ngushtohet dynjaja zgjeroja atë me gjoksin tënd. Dije se ti je kurorë mbi kokën e tij e zbukuruar me xhevahire ose me thera që ia gjakosin kokën e tij.

    E dashura ime, bëhu për të tokë e nënshtruar dhe ai për ty do të bëhet qiell dhe bëhu për të shtrat e ai për ty do të bëhet si shtyllë. Ruaja nderin dhe syrin e tij dhe përkujdesu që të mos nuhat nga ti përveç se të mirën dhe të mos dëgjojë nga ti vetëm se të kënd­shmen dhe të mos shikojë syri i tij vetëm se të bukurën.

    Bija ime rikujtoje se sa u lodha për ty dhe me sa mund të edukova me edukatën më të mirë. Për këtë arsye bëhu shëmbëlltyrë e mirë që të shihet në ty morali ynë i mirë.

    E lus Allahun e Madhëruar që të të sjell lumturi në jetë.

    Vajza ia kap prindit dorën, i rrjedhin lot nga sytë e saj dhe i thotë: Prindi im, sa shumë të dua dhe sa shpresoj që burri im të jetë si ti.

    Prindi im, unë tani nuk posedoj diçka tjetër përpos lutjes sime për ty: O Zot, bëje prindin tim banor nga banorët e Xhenetit dhe shpërbleje për të gjitha mundimet e tij që i kishte me mua dhe mundësona që të takohemi së bashku me familjet e tona në Xhenetin Tënd.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • FËMIJËT TANË DHE NAMAZI

    FËMIJËT TANË DHE NAMAZI

    Fëmijët janë bukuria dhe shkëlqimi i kësaj bote, ndërsa ecja e tyre në rrugë të drejtë është dritë dhe kënaqësi e vërtet për sytë e prindërve.

    Për të qarë është gjendja në xhamitë tona të cilat janë boshe pa prezencën e të rinjve. Të rralla janë ato xhami ku përveç pleqve falen edhe të rinj. Kjo, pasha Allahun, nuk është mirë për neve dhe tregon se ka devijime në edukatë fetare dhe se kjo është dobësi e prin­dërve. Nëse nuk falen sot, kur do të falen ata të rinj në xhemat me muslimanët!?

    Pasi që mëkati më i madh dhe përgjegjësia më e madhe bie mbi prindërit, atëherë së pari e rikujtoj veten e pastaj të gjithë për­gje­gjësit e familjeve të cilët e morën mbi supe amanetin, me fjalët e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem: “Çdonjëri prej jush është bari (kujdestar) dhe çdonjëri është përgjegjës për kopenë e tij. Burri është bari për shtëpinë e tij dhe përgjegjës për kopenë e tij. Gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe përgjegjëse për kopenë e saj.”

    Allahu, azze ue xhel, na njofton në Kur’an dhe thotë: O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë e mbikëqyrin engjëj të fuqishëm e të ashpër, të cilët kurrë nuk i kundër­shtojnë urdhrat e Allahut, por i zbatojnë menjëherë ato.  (Et-Tahrim: 6)

    Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë! Ne nuk të kërkojmë ty ndonjë ushqim: jemi Ne që të ushqejmë! Përfundimi i lumtur qëndron në frikën ndaj Allahut. Taha: 132)

    Në një hadith të qartë të cilin na e rrëfen i Dërguari i këtij Umeti Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, i porosit të gjithë prindërit: “Urdhërojini fëmijët tuaj që të falin namazin në moshën shtatë vjeçare dhe qëllojini (rrihni) që të falen kur të mbushin dhjetë vjeç dhe ndajini nga njëri-tjetri në shtrat.”

    Prej këtij udhëzimi profetik dhe fisnik mësojmë se edukimi i fëmijës për namaz duhet të jetë shkallë-shkallë dhe serioz. Fëmija thirret në moshën shtatë vjeçare ta fal namazin, mirëpo nuk rrihet vetëm se atëherë kur i mbush dhjetë të plota. Periudha tre vjeçare duhet të jetë e mjaftueshme që t’i ngulitet në zemër dashuria ndaj namazit dhe brenda kësaj periu­dhe ai thërritet mbi pesëmijë herë për faljen e namazit! Ai që i përgjigjet kësaj thirrjeje vazhdimisht brenda tri viteve, a ka nevojë që ta rrahësh pas pesëmijë namazeve!? Të paktë janë ata prindër që e praktikojnë porosinë profetike dhe kanë nevojë për edukim pasi t’i mbushë fëmija i tij dhjetë vjet. Numri i shumtë i namazeve dhe shkuarja e tij e shpeshtë në xhami brenda këtyre viteve, do të jenë shkak për bërjen e namazit pjesë të programit ditor të tij.

    Sot shumica e njerëzve i rrahin fëmijët e tyre për çështje të kota dhe banale të cilat nuk e arrijnë në vlerë gradën e namazit. Kush e mendon gjendjen e namazit të sabahut dhe sa prej fëmijëve dhe të rinjve prezantojnë në faljen e tij, do të mërzitet për gjendjen e Umetin të Islamit!

    Ku janë prindërit të cilët janë të detyruar t’i zgjojnë fëmijët e tyre?

    Abdullah ibën Abasi, radijallahu anhu, na rrëfen se kishte shkuar te tezja e tij Mejmuneh, radijallahu anha, dhe pasi që u errësua erdhi i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe i pyeti: “A u fal djaloshi?” – I thanë: “ Po, o i Dërguar i Allahut u fal.”

    Ibën Omeri, radijallahu anhu, thonte: “Fëmijës i mësohet namazi atëherë kur e dallon të djathtën e tij prej të majtës.”

    Të parët tanë i vështronin me vëmendje fëmijët e tyre se a e falnin namazin dhe i pyesnin rreth saj.

    Nga Aisha, radijallahu anha, na përcillet të ketë thënë: “Sahabët i merrnin fëmijët e tyre në xhami, që të falen me ta. Njëkohësisht u jepnin ushqime të shijshme vetëm e vetëm që t’i inkurajojnë ata të vijnë në xhami e të falen me ta.

    Muxhahidi, Allahu e mëshiroftë, na njofton se njëri prej sahabëve e kishte pyetur birin e tij: “A u fale me ne? A e arrite tekbirin fillestar? – Ju përgjigj: “Jo” -Atëherë i tha: “Biri im je privuar prej një mirësie të madhe sa njëqind deve të gjitha syzezë.”

    Prindër!

    Mos lejoni që nesër të dalin prej duarve të juaja fëmijë që nuk falen dhe të bëheni mëkatar për nxjerrjen e tij në këtë Ummet si jobesimtar prej prin­dërve musliman edhe atë me pakujdesi dhe mëshirë përmbysëse.

    I frikoheni ftohtit dhe nuk e zgjoni prej gjumi për namazin e sabahut, i frikoheni nxehtit dhe nuk e lejoni të shkon në namazin e ikindisë! Allahu, azze ue xhel, thotë: Thuaju: “Zjarri i Xhehenemit është edhe më i nxehtë!” Veç sikur të kuptonin!”(Et-Teube: 81)

    Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Kush e neglizhon edukimin e fëmijës së tij atë çka i bën dobi, vetëm se i ka bërë padrejtësi. Shumica e fëmijëve kanë devijuar në besim dhe moral, si rezultat i neglizhencës së prindërve për t’ua mësuar atyre fenë dhe rregullat e saj. Prandaj, i humbën dhe i shkatërruan kur ishin të vegjël, dhe kështu si bënë dobi as vetes së tyre e as prindërve kur u rritën të mëdhenj.”

    Prindër!

    Kujdesia për faljen e fëmijëve në xhami ka shumë dobi, prej saj:

    – Largimi i përgjegjësisë para Allahut, azze ue xhel, dhe mbrojtja prej mëkatit pas ngulitjes së dashurisë ndaj namazit dhe urdhrit për faljen e tij.

    Ibën Tejmijje, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Kush është përgjegjës i fëmijës apo jetimit apo robit dhe nuk e urdhëron në faljen e namazit, atëherë përgjegjësi dënohet dhe i tërhiqet vërejtje me rrahje të rëndë për shkak se i ka bërë mëkat Allahut dhe Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem.”

    – Shpresa për shpërblim për atë që e vepron fëmija i tij.

    Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Kush thërret në udhëzim, ai do të ketë shpërblimin e tij dhe shpërblimin e atyre që do e veprojnë pas tij, duke mos e pakësuar aspak shpërblimin e tyre.”

    – Ndjenja se i biri është nën mbrojtjen dhe kujdesin e Allahut, azze ue xhel, tërë ditën.

    Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Kush e fal namazin e sabahut me xhemat është nën mbrojtjen e Allahut.”

    – Largimi i fëmijës kur të rritet prej rrethit të jobesimtarëve dhe munafikëve.

    Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: Marrëveshja mes nesh dhe atyre është namazi, kush e le atë vetëm se ka bërë kufër.”

    Nuk ka namaz më të vështirë për munafikët se namazi i sabahut dhe jacisë. Po ta dinin se çfarë vlere dhe të mirash ka në to, do të vinin po qe nevoja edhe duke u zvarritur.”

    – Rritja e fëmijës në mirësi dhe në rrugë të drejtë që të bëhet thesar për të dy prindërit pas vdekjes së tyre.

    Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, mirësinë dhe drejtësinë e fëmijës e bëri kusht për t’i bërë dobi prindërve: Kur njeriu vdes, atij i ndërpritet puna, përveç tre gjërave: Lëmosha e vazhdueshme, dija nga e cila përfitohet pas tij, apo fëmija i mirë që lutet për të.”

    Zoti im, bëj që unë dhe pasardhësit e mi të kryejmë përherë namazin! O Zoti ynë, na i prano lutjet! (Ibrahim: 40)

    – Këto janë disa shkaqe të cilat ndihmojnë që fëmija yt ta fal namazin:

    1. Së pari ti, o prind, duhet të jesh shëmbëlltyrë për fëmijën tënd duke qenë prej atyre që e falin namazin dhe kujdesen për të. Fëmija kur t’i mbush të shtatat dhe fillon t’i dallon gjërat merre me vete në xhami për faljen e namazit, se fëmija rritet ashtu si e mëson prindi i tij.
    2. Jepi përparësi çështjeve të ahiretit para atyre të dunjasë dhe ngulite këtë besim në mendjen dhe zemrën e fëmijës tënd. Mos të bëhen provimet shkollore më të rëndësishme se falja e namazit dhe mos të bëhet përsëritja për në shkollë më e rëndësishme se shkuarja në xhami. Nuk është krenari që fëmija yt të bëhet njeri me pozitë dhe me famë ndërsa ai është prej munafikëve ose jobesimtarëve që nuk prezantojnë në faljen e namazit. Mjafton të jesh krenar kur e di se i biri ushqehet prej asaj çka e fiton dora e tij dhe ai e fal namazin, kurse bashkimi i dy çështjeve pa dyshim se është më e mira.
    3. Bëhu durimtar dhe këmbëngulës se kjo çështje është e rëndë dhe lodhëse: Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë! (Taha: 132), dhe përgëzohu se fundi është i ëmbël: “Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona. Vërtet, Allahu është me punëmirët!” (El-Ankebut: 69)
    4. Lexoja dhe mësoja fëmijës tënd hadithet që flasin mbi namazin. Sqaroja dispozitat e sheriatit për atë që nuk e fal namazin dhe çfarë dënimi e pret në dunja dhe ahiret. Tregoi se ai që e fal dhe kujdeset për të është prej atyre që Allahu i do dhe i mbron dhe shpërblimi i tij është xheneti. Mos i thuaj se ti je ende i vogël dhe se ka kohë për ty kur do të falesh, por mësoja formën e faljes, dispozitat e saj dhe dobitë e saj se ajo i ndihmon në formimin e personalitet.
    5. Nxitni ata me shpërblime dhe dhurata të ndryshme për çdo namaz që e falin. Më kujtohet një prind i cili fëmijëve të tij për çdo namaz të sabahut të cilin e falnin në xhami u dhuronte të holla dhe si fryt i kësaj metode njëri prej fëmijëve iu bë një prej dije­tarëve më të mëdhenj. Po ashtu më kujtohet një plakë e cila dilte me birin e saj në namazin e sabahut çdo ditë, dhe Allahu e fisnikëroi plakën me birin e saj dhe ia bëri prej hafizëve të Kur’anit dhe një prej imamëve të njohur dhe e bëri njeriun që më së shumti e respekton nënën e tij.

    Abdullah ibën Mesudi, radijallahu anhu, thonte: “Kujdesuni që fëmijëve mos t’u ikë koha e namazit. Pastaj bëjani atyre shprehi të mirën, sepse e mira duhet të bëhet traditë.”

    1. Lutu për fëmijën tënd në çdo kohë dhe tento që ndonjëherë ai t’i dëgjon lutjet e tua për namaz dhe udhëzim dhe begati. Prej lutjeve të profetëve dhe njerëzve të mirë ishte lutja: Zoti im, bëj që unë dhe pasardhësit e mi të kryejmë përherë namazin! O Zoti ynë, na i prano lutjet! (Ibrahim: 40)
    2. Shoqëro fëmijën tënd me njerëz të mirë besimtarë që e lexojnë Kur’anin dhe e falin namazin me xhemat.
    3. Mendo çdo herë kur dëshiron të blesh shtëpi që ajo të jetë afër xhamisë se ajo të ndihmon shumë në nënshtrim ndaj Allahut, dhe posaçërisht i ndihmon fëmijës tënd në faljen e namazit.
    4. Mendo ndonjëherë se fëmija yt të cilin e do mund të bëhet lëndë djegëse në rast se nuk falet: O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. (Et-Tahrim: 6)
    5. Bëhu serioz dhe këmbëngulës në urdhërimin e tyre për faljen e namazit. Kujdesu që t’i zgjosh prej gjumi në namazin e sabahut dhe merri të gjitha sebepet e mundshme, se fëmija kur e sheh se prindi ka seriozitet në këtë çështje atëherë edhe ai do ta merr çështjen me seriozitet. Bashkëpuno me imamin e xhamisë që ta nxit fëmijën tënd dhe të tjerëve në faljen e namazit dhe t’i përcjell ata se a prezantojnë rregullisht në xhami.

    O ju prindër muslimanë, kjo rrugë është e rëndë dhe lodhshme, por më e lodhshme dhe më e mërzitshme është kur ta shohësh fëmijën tënd të devijuar, me alkool dhe me drogë në duart e tij, prandaj lufto se mundi ytt në fund do të shpërblehet: “Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona. Vërtet, Allahu është me punëmirët!” (El-Ankebut: 69)

    E lus Allahun, azze ue xhel, që t’i përmirësojë dhe drejtojë familjet dhe pasardhësit tanë dhe t’i bëjë kënaqësi dhe drita e syve të prindërve.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • VAJZA JOTE ËSHTË BËRË GRUA, A E BESON?!

    VAJZA JOTE ËSHTË BËRË GRUA, A E BESON?!

    Ekziston një ditë, një moment, një çast, kur çdo baba dhe nënë e paramendojnë se është i largët dhe besojnë, se nuk do të vijë shumë shpejt. Ajo ditë është kur ata e shohin vajzën – që dikur zvarritej – para tyre si nuse, e cila niset për në shtëpinë e burrit të saj dhe fillon jetën e saj të re, të përbërë prej një familjeje me anëtarë të rinj.

    Shumica e prindërve vajzat e tyre gjithmonë i traj­tojnë si fëmijë. Prandaj përgatitja e tyre për atë ditë të rëndësishme në shumicën e rasteve është vetëm në aspektin material, kjo më tepër duke blerë disa nevoja për nusen dhe për dasmën. Ata harrojnë një çështje, që është më e rëndësishme, më e rrezikshme dhe është shkak për lumturinë e vazhdueshme në jetën e fëmijës së tyre, e ajo është mësimi i asaj me atë që: çka do të thotë të jesh bashkëshorte.

    Ata mendojnë, se para tyre kanë shumë kohë për t’ia mësuar e shpjeguar asaj çdo send rreth martesës, dhe për atë shkak e neglizhojnë ngulitjen e botëkup­timit të fjalës bashkëshorte, qëllimet, mjetet dhe elementet përbërëse të saj. Harrojnë se në shoqëri ekzistojnë çerdhe edukimi dhe faktorë ndikues, ku t’i edukojnë fëmijët e tyre me të njëjtat tematika, por me një pasqyrë krejtësisht të kundërt që e lejon Islami dhe e dëshirojnë prindërit muslimanë për fëmijët e tyre. Si rezultat i kësaj vjen një brez i ri vajzash, të cilat prej çështjeve të martesës dinë vetëm për fustanin e bardhë, termin “nuse”, përgatitjen e shtëpisë bashkë­shortore dhe radhitjen e mobilieve të asaj shtëpie. Kur vjen ajo ditë që e ëndërron çdo vajzë, këto mbretëresha fillojnë jetën e tyre bashkëshortore, por me bindje dhe mendime të formuara dhe ndikuara prej faktorëve të jashtëm. Ato bindje në shumicën e rasteve janë se mar­tesa është një aventurë e ëmbël, me shumë udhëtime dhe shëtitje. Ajo ka bindjen se bashkëshorti e dashuron atë deri në atë gradë, saqë vepron çdo send që ajo dëshiron për të realizuar kënaqësinë e plotë që ajo ëndërron. Mendon se s’ka nevojë të ndërhyjë askush dhe të veprojë asgjë për shpëtimin e kësaj marrëdhënie bashkëshortore dhe se ajo thjesht shkon tek ai për t’u kënaqur me një jetë të re, të sigurt, të qetë dhe të kënaqshme.

    Shumica e njerëzve e neglizhojnë edukimin dhe përgatitjen e vajzave për një jete të re me një burrë, që nuk e njeh më herët dhe nuk ia njeh karakterin dhe tiparet e tij. Ky burrë do të bëhet gjatë natës dhe ditës njeriu më i rëndësishëm në jetën e saj, kënaqësia e tij dhe respektimi i tij do të bëhet për bashkëshorten derë prej dyerve të Xhenetit. Pas kësaj nuk mbetet për atë grua gjë tjetër veçse përkujdesja për pesë kohët e namazit, të agjërojë një muaj në vit dhe të mbrojë nderin e saj, derisa të thërritet në Ditën e Gjykimit dhe të zgjedhë cilën derë të dëshirojë ajo prej Xhenetit. Na përcjell imam Ahmedi nga Abdurrahman ibën Aufi, i cili thotë: Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ajo grua që i fal pesë kohët e namazit, agjëron Ramazanin dhe e respekton burrin e saj, i thuhet hyn në Xhenetin e Allahut prej cilës derë dëshiron”. Po ashtu hadithin e përcjell Ibën Hibani në Sahihun e tij, dhe Shejh Albani thotë se hadithi është i vërtetë. Për këtë shkak ajo obligohet të përgatitet me të vërtetë dhe seriozisht për martesën. Duhet të veprojë, të mendojë dhe të kontribuojë rreth asaj, se si ta arrijë këtë shpërblim të madh, i cili ecën paralelisht dhe i përgjigjet gjithë asaj që e veprojnë burrat prej nën­shtrimeve, si xhihadin, namazin me xhemat dhe ditën e Xhumasë.

    Një ditë shkoi Esma bint Jezid ibën es-Seken el-Ensarije, radijallahu anha, e njohur edhe me emërtimin hatibja (ligjëruesja) e grave, tek Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut. Allahu të dërgoi për të gjithë njerëzit, burra dhe gra dhe ne të besuam ty dhe Zotin tënd. Ne gratë jemi të përku­fizuara, të mbyllura mes katër mureve, jemi mbajtëse dhe kujdestare e shtëpive tuaja, bartëse e fëmijëve tuaj, por ju o burra u dalluat dhe u parapëlqyet ndaj nesh me prezencën e bashkësisë dhe xhemateve, me prezencën e xhenazes, me vizitën e të sëmurëve, pastaj u dalluat dhe u parapëlqyet ndaj nesh me shkuarjen në Haxh pas Haxhi, dhe më e madhe se kjo, shkuarjen në luftë për hir të Allahut. Një burrë prej jush, kur merr rrugën për në Haxh, apo Umre, apo Xhihad, ne mbesim në shtëpitë tuaja, kujdesemi për pasurinë tuaj, edukojmë fëmijët tuaj, qepim rrobat tuaja. Prandaj, a marrim pjesë edhe ne gratë në atë çka ua ka dhënë Allahu prej të mirave dhe shpërblimeve? – Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, u kthye me trupin e tij, dhe tha: ”A dini ndonjë grua, që ka pyetur për çështjet e fesë së saj më mirë sesa kjo grua”.

    Gratë thanë: O i Dërguari i Allahut, nuk e kemi paramenduar, se një grua mund të bëjë një pyetje të tillë. Pastaj Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, tha: “Oj ti Esma, kupto prej meje atë çka do të them. Tregoju gjithë grave të tjera, se ajo grua që është bashkëshorte e mirë ndaj burrit të saj, e respekton dhe i nënshtrohet urdhrave të tij, ia plotëson të gjitha dëshirat e tij, është e barabartë me krejt atë që vepron burri”. U kthye Esmaja dhe e madhëronte në vete Allahun duke përsëritur fja­linë: “Është e barabartë me krejt atë që vepron burri, është e barabartë me krejt atë që vepron burri”. (Bejhakiu, në librin e tij Shuab el Iman)

    Të parët që duhen dhe detyrohen të kujdesen për këtë edukatë të dëshiruar dhe synuar janë prindërit. Ata janë të parët që do të mallkohen dhe akuzohen, në rast se e neglizhojnë dhënien e kësaj edukate vajzës së tyre, dhe janë të parët që do të mallkohen nga ana e vajzës së tyre, kur ajo nuk do të mund ta kryejë rolin e saj të duhur si bashkëshorte. Si rezultat i kësaj edukate ajo ndoshta do të kthehet në shtëpinë e babës së saj, por me një epitet të ri, si e shkurorëzuar apo e ndarë. Sipas një studimi zyrtar, viti i parë i martesës është viti kur edhe ndahet më shumë burri prej gruas së tij. Në vazhdim do t’i përmendim disa manifestime të negli­zhencës në edukatën e fëmijëve rreth botëkuptimit të fjalës bashkëshortësi dhe disa parafytyrime të gabuara të grave rreth martesës dhe nevojave të saj.

    – Te disa njerëz ekziston një bindje, që martesa nuk ka rëndësi të madhe dhe nuk është e domosdoshme, derisa vajza është e lumtur, e respektuar, e qetë në shtëpinë e babës së saj, dhe nuk i mungon as sendi më i vogël. Shpërndarja e këtij besimi në mesin e vajzave vjen si pasojë e dëgjimit të problemeve martesore dhe ankesave të disa grave të divorcuara, prej të cilave disa janë të vërteta, por në shumicën e rasteve janë gënje­shtra, vetëm që ta mbrojnë veten prej fjalëve të njerëzve. Ky është edhe shkaku i largimit të vajzave prej idesë së martesës, posaçërisht kur është e re dhe me përvojë të pakët, dhe kur mbështetet në edukatën e shoqeve të saj dhe mjeteve të informimit, duke mos e harruar këtu edhe neglizhencën dhe preokupimin e prindit, që ta përmirësojë atë ideologji të gabuar.

    – Disa prej vajzave martesën e njohin thjesht vetëm si ceremoni dhe protokoll. Kur përmendet martesa ajo fillon të flasë vetëm për anën materiale që nuk vlen aspak. E neglizhon dhe e harron, askush s’ia tërheq vërejtjen asaj për anët e tjera martesore, e që pa dyshim gjurmët e saj janë më të mëdha në jetën bashkëshortore, si p.sh.: menaxhimi dhe administrimi i punëve shtëpiake, mënyra e sjelljes me burrin dhe me familjen e tij, mënyra e veprimit të saj në fazën e re që do të ballafaqohet me të. Disa prej vajzave pasi martohen nuk dëshirojnë të binden se gjendja e tyre është ndryshuar dhe se nuk është më vajza e babit, por është bërë bashkëshorte, e cila është përgjegjëse për veprat dhe sjelljet e saj para njerëzve. Njerëzit në shumicën e rasteve i pranojnë dhe i falin disa vepra dhe gabime prej një vajze të pamartuar, në krahasim me një grua të martuar, ku nuk pranohen veprat dhe gabimet e saj aq lehtë, po sikur ta kishte kaluar edhe vetëm një natë si e martuar.

    – Shumica e vajzave në ëndrrat e tyre e imagjinojnë bashkëshortin me cilësi dhe veti të plota, që realisht ato veti nuk gjenden tek asnjë njeri asnjëherë. Prandaj lindin edhe problemet kur vjen një djalosh e kërkon dorën e saj dhe ajo e refuzon për shkak se nuk i përngjan princit të ëndrrave të saj. Ndonjërin e refu­zon se është i varfër, tjetrin se është i vogël, apo hundën e ka të madhe, është i trashë, e kështu me radhë, kurse prindërit e saj për fat të keq e mbështesin plotësisht dhe e respektojnë lirinë e të drejtës së saj në zgjedhjen e burrit të vet. Në vazhdim ajo e humb shansin për t’u martuar me një burrë, i cili e respekton, e nderon, ia mbron dynjanë dhe fenë e saj, ia plotëson të drejtat e saj dhe ia ngre pozitën asaj tek Allahu.

    – Në disa shtëpi është nëna ajo, e cila merr përgjegjësinë e plotë për përkujdesjen e shtëpisë. Ajo gatuan, pastron, ia drejton dhe ia rregullon vajzës shtratin, ia lan rrobat dhe çka është më e keqja nuk e mëson vajzën e tyre për përgjegjësitë e saj ndaj shoqë­risë, si pjesëmarrjet, urimet, ngushëllimet, lidhjet farefisnore etj. Prandaj shumë shpejt pasi ajo martohet ballafaqohet me një problem shumë të madh. Ajo detyrohet t’i kryejë personalisht të gjitha këto detyra, në shtëpi apo jashtë saj, e pastaj ndoshta edhe lind fëmijë, e nuk di se si ta ushqejë, e ta pastrojë, dhe në fund detyrohet që ta thërrasë nënën e saj që ta ndih­mojë dhe të plotësojë rolin e saj në përgjegjësisë e për­kujdesjes së shtëpisë së vajzës së vet. Sa i përket bu­rrave të këtyre vajzave në kësisoj rastesh hasim burra që bëjnë durim me gratë e tyre, hasim burra që nuk bëjnë durim dhe fillojnë problemet mes tyre, ku mund të përfundojnë edhe me ndarje mes bashkëshortëve, e në fund ata që akuzohen janë prindërit, e në veçanti nëna.

    – Janë disa vajza, të cilat besojnë se martesa është ëndërr e ëmbël, fillimi i një tregimi për një dashuri të bukur, dhe se ajo është porta e lumturisë, duke mos u munduar aspak për arritjen e saj dhe se martesa është vetëm aventurë, kënaqësi, dashuri, rehati etj. Të gjitha këto premtime janë fjalë dhe ide, që i ngulitin djemtë në mendjen e vajzave dhe mosreagimi i prindërve në përmirësimin e këtyre ideve të gabuara bëhet shkaktar i problemeve bashkëshortore. Kur ajo vajzë e porsa­martuar ballafaqohet me realitetin, ajo sheh se krejt ato premtime ishin ëndrra dhe iluzione.

    Pra, martesa është një përgjegjësi e vazhdueshme në jetë dhe nuk është vetëm kënaqësi, por është edhe vepër dhe këmbëngulje në arritjen e lumturisë, e cila ndoshta dallon prej asaj që e ka parafytyruar një vajzë, mirëpo lumturia në martesë ka shumë forma dhe lloje të tjera plotësisht të kundërta me atë që e parafy­tyrojnë vajzat në mendjen e tyre.

    JAHJA EL BULINI

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • PESË THEMELET IMANORE NË EDUKIMIN E FËMIJËVE

    PESË THEMELET IMANORE NË EDUKIMIN E FËMIJËVE

    Për ta filluar një proces edukator të saktë dhe preciz, kemi nevojë që ta fillojmë në formë të pla­nifikuar dhe shkencor, po ashtu kemi nevojë për precizitet dhe saktësi në zgjidhjen e mjeteve dhe meto­dave të përshtatshme për çdo person në veçanti.

    Islami e ka themeluar metodologjinë e tij të madhe edukatore në një formë që i përshtatet çdo individi, si do që të jenë cilësitë e tija. Neve na mbetet që ta hulumtojmë dhe meditojmë brendësinë dhe kuptimet e kësaj metodologjie, që të arrijmë në zgjidhjen e çdo problemi edukator, dhe shërimin e çdo sëmundjes që paraqitet te fëmijët tanë, dhe po ashtu tek ne të moshuarit.

    Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, themeloi metodologji edukatore dhe shkollë familjare të rrallë, unike në kultivimin dhe edukimin e fëmijëve. Po ashtu vendosi rregulla edukatore teorike të cilat i dëshmoi me sukses të madh praktika, dhe e tërë bota ende vazhdon ta dëshmon superioritetin e kësaj edukate.

    Mundemi t’i veçojmë dhe numërojmë themelet më të rëndësishme, në disa themele të përgjithshme, me të cilat i edukoi Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, fëmijët e tij dhe urdhëroi në edukimin e fëmijëve të Ummetit mbi këto themele.

    1. Themeli Akaidik (Ideologjik): Ky themel përfaqëson boshtin kurrizor e çdo mendimi, dhe prapavijën e domosdoshme të çdo sjelljeje. Po ashtu përfaqëson mbështetjen kryesore në lëkundjet dhe ndërrimet e kushteve të ndryshme jetësore. Për atë shkak Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, e vendosi themelin ideologjik si themel të parë në metodologjinë e edukimit të fëmijëve, se kur e kaplon zemrën dhe besimin e njeriut, dyshimi dhe dobësia, i lëkund dhe çrregullon pjesët pasuese të saj, si mendimin, sjelljen dhe konceptin. Prandaj, e vërejti Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, se obligohet përforcimi i besimit në zemrat e fëmijëve prej moshës fëmijërore, kështu që ata fëmijë më vonë të rriten me palëkundshmëri të dalluar në ideologji dhe metodologji.

    Me themel ideologjik këtu nënkuptojmë, atë çka mundet të vendoset dhe përforcohet në zemrën e fëmijëve, prej besimit në Zotin e tyre, prej besimit në emrat dhe cilësitë e Tij,  prej kuptimit të qenurit rob i Tij, pastaj besimit në profecitë, librat qiellorë, ditën e fundit, kaderin, fshehtësitë dhe të padukshmet. Pra, ky themel i përfshin të gjitha anët e jetës, dhe të gjithë Pejgamberët në thirrjen e tyre në njësim dhe besim të Allahut, kanë ardhur me këtë themel.

    Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ishte i kuj­desshëm në mbjelljen e besimit të pastër në Allahun azze ue xhel në zemrat e fëmijëve të tij dhe fëmijëve të Ummetit dhe s’lejonte që të bien viktima të epsheve të tyre, apo ideologjive të ndryshme, që t’i largojnë prej rrugës së drejtë.

    Vërejmë se si Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ecte në rrugë, i hipur në kafshën e tij dhe pas tij një vogëlush i quajtur ibën Abas, radijallahu anhu, e mësonte mësime për besim të pastër, duke i thënë: “O djalosh, do t’i mësoj disa fjalë: Ruaje fenë e Allahut, Allahu do të ruajë ty. Ruaje fenë e Allahut, Allahun do ta gjesh para teje. Kur të kërkosh, kërko prej Allahut. Nëse kërkon ndihmë, kërko prej Allahut. Dije, sikur tërë populli të tubohej që të të ndihmojnë në diç, nuk do të të ndihmonin, përveç atë çka të ka caktuar Allahu. E nëse do të tubo­heshin që në diç të të bëjnë dëm, nuk do të të dëmtonin, përveç në atë çka Allahu tash më të ka caktuar. Janë ngritur lartë penat dhe janë tharë faqet (d.m.th. çdo gjë është caktuar dhe mbaruar)”. (Tirmidhiu) Pra, e vërejmë se si ai mbjell në zemrën e këtij vogëlushi lidhje të fortë me Allahun e tij, mbështetjen në Atë, besimin në prezencën a Tij, ruajtjen e fesë së Tij dhe mos frika prej njerëzve kur ai vepron me fenë e Allahut azze ue xhel.

    1. Themeli i dytë edukator, Dituria: Në edukatë rëndësia e këtij themeli vjen për shkak se dituria përfaqëson çelësin e madh për kuptimin dhe ndër­timin e rezistencës morale, dhe lloji i diturisë së pra­nuar për njeriun formon animet, tendencat dhe bindjet e tij, në drejtim të asaj çka e rrethon atë, prej gjallesave dhe kozmosit.

    Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ishte i kujdesshëm t’ua mësojë atyre diturinë e dobishme dhe t’ua vërtetojë se nevoja e tyre për diturin s’është më e vogël se nevoja e tyre për ushqim dhe pirje. Prandaj, u thoshte atyre duke i nxitur, se: “Dijetarët janë pasardhësit e të Dërguarve”. (Ebu Davudi), dhe i më­sonte që të kërkojnë mbrojtje tek Allahu prej diturisë që s’bën dobi, kështu që njeriu të frikohet dhe mos shpreson mendjemadhësisë dhe lavdërimin mes nje­rëzve. Duaja që ua mësonte atyre ishte: “O Zot, kërkoj mbrojtjen tënde prej diturisë që s’bën dobi dhe prej zemrës që s’frikohet”. (Muslimi)

    1. Themeli i tretë, Të qenurit rob i sinqertë për Allahun dhe largimi prej mëkateve dhe gjynaheve: Edukata prodhuese patjetër duhet të posedon përmbajtje të brendshme të sinqertë dhe cilësi individuale të dalluara, që të mundet ta ndërton brendësinë e personalitetit tek fëmijët.Pastaj, ai fëmijë mundet ta jeton jetën e tij si i sinqertë e jo rrenacak, si i pastër e jo i njollosur dhe fëlliqur, dhe gjithmonë të jetë në lidhje me Zotin e tij dhe të ndjen në brendësinë e tij se Ai e kontrollon, dhe kështu të drejtohet sjellja dhe ideologjia e tij, dhe të drejtohen shpresat dhe ambiciet e tij.

    Muadh ibën Xhebeli një ditë u fal me Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe pas namazit i tha Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, Muadhit: “O Muadh, pasha Allahun të dua për hir të Allahut, prandaj mos harro që pas çdo namazi të thuash: O Zoti im,  më ndihmo mua në përmendjen Tënde, në falënderimin ndaj Teje dhe në formën e mirë të adhurimit”. (Ebu Davudi)

    Pra, ai, sal-lallahu alejhi ue selem, i mësonte se adhurimi është mirësi, begati, dhe fisnikëri prej Allahut azze ue xhel, dhe s’është përpjekje prej njeriut ose aktivitet trupor, por është mbarësi Hyjnore. Të gjithë janë nevojtar për mbarësinë e Zotit të tyre që t’i lehtësohet adhurimi i pranuar. Po ashtu, e mësonte se adhurimi kërkon përhershmëri në kërkimin e ndihmës prej Allahut, se pa kërkimin e ndihmës prej Tij, mundet ta bën njeriun të gëzohet me veprat e tij, të bëhet kryelartë e në fund të shkatërrohet. Prandaj, ai, sal-lallahu alejhi ue selem, ngulit në zemrën e tij se besimtari kur e adhuron Allahun e tij duhet të kërkon ndihmë prej Tij, dhe të mbështetet në Atë, se Ai azze ue xhel është i cili e mbarëson njeriun në nënshtrimin e Tij.

    1. Themeli i katërt, Veprimi ose Zbatimi: Edukata e Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, është edukatë zbatuese që s’mjafton vetëm me fjalë, por vazhdimisht thirr në veprim dhe zbatim, prandaj s’ka dituri pa vepër, dhe s’ka këshillë pa shëmbëlltyrë, dhe s’ka koncept pa realizim. Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, ishte i kujdesshëm që të jenë mësimet e tija për fëmijët e tij edukatë e cila kalon prej fjalës në vepër ndërtimi ose në moral të pëlqyer ose në përmirësimin e sjelljes në të mirë.

    Pra,  puna në teorinë edukatore Muhamedane është nder, realitet, obligim dhe jetë, dhe është shkak i shpërblimit dhe mjet i dallimit mes njerëzve, thotë Allahu, azze ue xhel: “Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.” (Ez-Zelzele: 7-8)

    Zotërimi i një profesioni në mënyrë të përsosur për njeriun është vlera e besimit të lartë, siç ka ardhur në hadith: “Allahu e do çdonjërin prej jush, i cili kur punon e zotëron profesionin e vet”. (Taberaniu)

    Shkallën që e arritën dijetarët në Islam, nuk e arritën thjesht me diturin e tyre, por e arritën kur ia bashkëngjitën diturisë së tyre veprën, kështu që u bënë dijetarët më të aftit për përmirësimin në tokë.

    Po ashtu, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, i mësonte se vepër e dobishme dhe e kërkuar është ajo e cila ta ndërton Ahiretin dhe ta përmirëson dunjanë, e jo ajo e cila ta shkatërron dunjanë dhe Ahiretin, dhe se çdo individ e ka obligim ta zvogëlon papunësinë dhe pasivitetin prej rritjes, duke iu thënë: “Që ndonjëri prej jush ta marrë litarin dhe të mbledh dru dhe t’i vejë në shpinë, është më mirë për të sesa të shkojë te dikush që Allahu i ka dhënë pasuri dhe të kërkojë lëmoshë nga ai, i dha ai apo jo”. (Buhariu dhe Muslimi),  dhe i thotë atyre: “Nëse vjen dita e Gjykimit dhe një besimtar ka në dorë një fidan për të mbjellë para së të vijë ajo ditë, le ta mbjellë”. (Ahmedi)

    1. Themeli i pestë, Morali: Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, i mësonte se morali i mirë është kufi, i cili e mbron sjelljen prej devijimit, kriminalitetit dhe gabimit. Ai që s’posedon moral të mirë, s’ka sho­qëri dhe s’ka vëllazëri, ikin njerëzit prej tij dhe e urrej­në më të afërmit e tij.

    Ai i cili s’ka moral të mirë e mbisundon epshi i tij dhe bie në gabime, dhe çfarëdo diturie të mëson s’shfaqen në të gjurmët e asaj diturie. Edhe pse meto­dologjitë tjera jo islame e ndërtojnë një qytetar të sinqertë, të cilit s’intereson se çka veprojnë të tjerët, metodologjia islame tenton ta ndërton një njeri të sinqertë me moral të lartë, i cili ua do të tjerëve atë që e do për vete. Vet Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, e sheh se porosia e tij në përgjithësi kristalizo­het në një kuptim të vetëm, i cili është morali i mirë dhe edukata në atë moral, dhe thotë: “Jam dërguar që t’i përkryej vlerat morale”. (Ahmedi), dhe i nxit në kultivimin e moralit të lartë, duke thënë: “ Vërtet më i dashuri te unë prej jush dhe më i afërti te unë ditën Gjykimit do të jetë ai i cili është me moral më të mirë”. (Ahmedi)

    Autor: Halid Rushah

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • MOSRESPEKTI I PRINDËRIT NDAJ FËMIJËS

    MOSRESPEKTI I PRINDËRIT NDAJ FËMIJËS

    Çdo ditë dëgjojmë dhe shohim pamje dhe forma të ndryshme të mosrespektimit të prindërve nga ana e fëmijëve të tyre, kështu që në anën tjetër çdo herë rritet presioni ynë ndaj tyre, dhe i detyrojmë t’i respektojnë urdhëresat, detyrat dhe ndalesat, e në rast se nuk i respektojnë atëherë i etiketojmë si mosrespek­tues të prindërve. Po, Islami i ka urdhëruar fëmijët në respektimin e prindërve, dhe i detyroi atyre sjelljen e mirë ndaj tyre, dhe i ndaloi, bile e bëri mëkat të madh, mungesën e respektit ndaj tyre. Mirëpo, në anën tjetër Islami na urdhëroi me një mirësi tjetër, e ajo është mirësjellja jonë ndaj fëmijëve tanë dhe na ndaloi neve prindërve mosrespektimin e të drejtave të tyre.

    Përcillet prej një gjurme, se një njeri së bashku me të birin shkuan te Omer ibën Hatabi, radijallahu anhu, dhe i tha: “Biri im s’më respekton!” – Iu drejtua Omeri djaloshit: “A s’i druhesh Allahut për shkak mungesës së respektit ndaj prindit tënd?” – Djaloshi tha: “O prijësi i muslimanëve, a ka prindi ndaj fëmijës së tij detyrime?” – Iu përgjigj Omeri, radijallahu anhu: “Po, ai detyrohet t’ia zgjedh fëmijës nënën fisnike, ta emërtojë me emër të bukur, dhe t’ia mësojë Kur’anin.” – Djaloshi tha: “Pasha Allahun, nënën time nuk e ka zgjedhur fisnike, por ajo është Sindijeh, e ka blerë me katërqind dërhem, pastaj s’më ka emërtuar me emër të bukur, më quajti Xhual (bubu­rrec), dhe s’më mësoi prej Kur’anit asnjë ajet.” – U kthye Omeri kah prindi i tij, dhe i tha: “Ti thua i biri s’më respekton, mirëpo ti nuk e respektove atë para se të respektojë ai ty.”

    Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Kush e negli­zhon edukimin e fëmijës së tij atë çka i bën dobi, vetëm se i ka bërë padrejtësi. Shumica e fëmijëve kanë devijuar në besim dhe moral, s’i rezultat i neglizhencës së prindërve për t’ua mësuar atyre fenë dhe rregullat e saj. Prandaj, i humbën dhe i shkatërruan kur ishin të vegjël, dhe kështu s’i bënë dobi as vetes së tyre e as prindërve kur u rritën të mëdhenj.”

    Prandaj, o ti prind, mos përshpejto me qortim kur të rikujtoj se ke detyrime ndaj fëmijës tënd. Në rast se e neglizhojmë këtë anë, atëherë fëmijët s’janë fajtorë pse në mesin e tyre ekzistojnë të tillë që nuk respek­tojnë, devijojnë, inatosen, urrejnë, dhe këto veti s’i vërejmë vetëm se atëherë kur paraqiten. Shumë familje dhe shoqëri i mundon ky problem, ndërsa çdo prind dëshiron ta sheh fëmijën e vet në rrugë të drejtë, dhe me moral të mirë, por s’i ta arrimë këtë gradë kur ne i neglizhojmë fëmijët!

    Shumica e shtëpive tona s’i edukojnë fëmijët me elementet themelore të edukatës. Përcjellja, vështrimi, pajtimi, butësia, besa, shoqërimi, dhënia e shanseve, dhe disa prej kuptimeve themelore edukatore përafër­sisht s’ekzistojnë tek ne.

    Thotë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem,: “Çdonjëri prej jush është bari (kujdestar) dhe çdonjëri është përgjegjës për kopenë e tij. Imami është bari dhe përgjegjës për kopenë e tij. Burri është bari për shtëpinë e tij dhe përgjegjës për kopenë e tij. Gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe përgjegjëse për kopenë e saj.” (Buhari)

    Poashtu, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, u thonte shokëve të tij: “Kthehuni te familjet e juaja, jetoni me ta, mësoni ata, urdhëroni ata.” (Buhari)

    Babai shumicën e kohës është i preokupuar me punë dhe sjelljen e furnizimit për shtëpi, prandaj kur kthehet në shtëpi nuk sheh para tij vetëm se mangësi dhe s’kërkon gjë tjetër vetëm se disa orë gjumë që ta rehatojë trupin e tij prej lodhjes.

    E ëma tërë ditën mundohet me shpirt t’i plotësojë dëshirat e fëmijëve dhe t’i ushqejë me ushqim të mirë që të formojnë trupa të shëndoshë, dhe e harron ushqimin kryesor, ushqimin e besimit i cili duhet të ngulitet në zemrat e fëmijëve prej fëmijërisë.

    Prandaj, detyrohemi t’ua mësojmë fëmijëve tanë vetitë kryesore, madje duke filluar prej dashurisë ndaj Allahut, pastaj madhërimin, respektimin e Tij, shpresën tek Ai, frikën prej Tij, dhe mbështetjen tek Ai.

    Pastaj, detyrohemi t’ua mësojmë disa parime të sjelljes dhe moralit, ndërsa mësimi i tyre në fëmijëri e përforcon diturinë dhe njohjen. Si p.sh.: përdorimi i disa fjalëve të shkëputura prej haditheve që flasin për moral, edukatë dhe etikë, pastaj sjellja e mirë, respekti, dhe nderimi i të moshuarve, pastaj etikën e të folurit, s’i të folurit me zë të ulët dhe mosndërprerja e folësit, pastaj mësimi i disa çështjeve rreth adhurimeve dhe dispozitave, e në krye të saj lidhjen imanore me Allahun azze ue xhel.

    Formimi i një fëmije të shëndoshë s’do të thotë vetëm ndërtimi i trupit të shëndoshë, por pa tjetër duhet edhe ndërtimi i zemrës së shëndosh. Formimi i një zemre që e adhuron dhe i nënshtrohet Allahut, ndikon edhe në formimin e një trupi të shëndosh. Thotë Allahu, azze ue xhel: Cili është më i mirë, ai që themelet e godinës së vet i vë në përkushtimin ndaj Allahut dhe në kënaqësinë e Tij apo ai që themelet e godinës së tij i vë në bregun e gërryer dhe që rrokulliset me të në zjarrin e Xhehenemit” (Et-Teube: 109)

    Po ashtu prej elementeve kryesore që ndikojnë në ndërtimin e një fëmije të mirë, është ngulitja e dashurisë për namaz në zemrën e tij prej fëmijërisë. Kjo është edhe porosia e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, që prej moshës shtatë vjeçare t’ia mësojmë fëmijëve namazin, kurse në moshën dhjetë vjeçare t’i dënojmë me një dënim të lehtë kur e neglizhojnë atë, dhe ta kuptojnë se namazi s’është thjesht një detyrim që detyrohet ta kryejnë, por është një gjuhë kontakti mes tyre dhe Allahut azze ue xhel. S’duhet ta harrojmë faktin se fëmija do të përkujdeset për namazin, vetëm se atëherë kur e sheh se prindërit e tij përkujdesen për kryerjen e namazit. Ai gjithmonë i pason prindërit e tij dhe në rast se ata s’janë shëmbëlltyrë për fëmijën e tyre, atëherë prej ku do të marr mësim ai fëmijë?

    Imam Gazali, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Nuk rrënjoset morali fetar në shpirt, derisa të mësohet shpirti të jetojë me vepra të mira dhe të largohet prej të këqijave, të jetë këmbëngulës dhe i vazhdueshëm në kryerjen e veprave të mira, e t’i urrejë veprat e këqija dhe të ndjejë dhimbje kur i vepron. Morali i mirë fitohet me vepra të mira, me shikimin e njerëzve të mirë dhe shoqërimin e tyre, se ata janë me të vërtetë shoqërues të mirë dhe përmirësues në tokë. Baza e edukimit të fëmijës është ruajtja e tij prej shokëve të këqij. Çdo fëmijë lind me natyrshmëri të pastër, mirëpo ndikimi i rrethit dhe edukata, e krasitin moralin e tij. Çdo herë kur të paraqitet tek fëmija morali i mirë dhe vepra e mirë, duhet që ta shpërblejmë me një dhuratë që e gëzon dhe ta lavdërojmë tek njerëzit. Nëse paraqitet tek ai ndonjë vepër e keqe, së pari duhet ta neglizhojmë, por nëse paraqitet prapë qortohet fshehurazi, duke mos e tepruar me qortim çdo herë. Kjo ia lehtëson atij akuzat dhe nuk zemërohet. Është e pëlqyeshme që tek fëmija të mbetet frikërespekti prej prindit se do ta ndëshkojë.”

    Po ashtu, disa fëmijë vuajnë prej keqtrajtimeve të rënda nga ana e prindërve të tyre. Disa prindër i ndëshkojnë fëmijët e tyre me rrahje të fortë me shkop si dhe kemi dëgjuar se disa nëna i djegin fëmijët e tyre me pika qiri.

    Këta fëmijë s’i harrojnë torturat e prindërve, bile edhe e ruajnë fortë në mendjen e tyre, që më vonë bëhet shkaktar i sjelljes së tyre armiqësore ndaj tjerëve.

    Po ashtu, ndonjëherë atyre u shkaktohet gjendje e keqe shpirtërore, dhe s’i rezultat i saj u ekspozohen problemeve të ndryshme, siç është urinimi i padë­shiruar, që vjen s’i pasojë e përdorimit të forcës së tepërt për çdo gabim. Ndoshta mund të ndodh që fëmija të fillojë të gënjen në shumicën e rasteve për shkak frikës së ndëshkimit.

    Një shkrimtar perëndimor thotë: “Dëgjimi i plotë i tij dhe mos ndërprerja gjatë të folurit është hyrje e vërtetë për kthimin e tij prej gabimi pa marrë parasysh se sa inat posedon. Edhe njeriu më i paedukatë dhe i vrazhdët në fjalim, s’mundet e të mos ndikohet prej një folësi durimtar, të butë, i cili e dëgjon folësin kur irritohet dhe zemërohet.”

    Ka raste kur prindi e emërton fëmijën e tij me emër të bukur, por s’e thërret me të. Kur gabon e thërret me disa emra që ndikojnë negativisht në gjendjen shpirtërore të fëmijës, si p.sh: “I dështuar”,  “I zhgënjy­er”, “I humbur”. Këto thirrje i dobësojnë ambiciet e tij, kurse ne jemi të detyruar t’i përkrahim, t’i nxisim, t’i lavdërojmë, e sidomos para shokëve të tij dhe para moshatarëve të tij, dhe kjo ndikon pozitivisht në shpirtrat e tyre, i sjell lumturi dhe dëshirë për shtimin e veprave të mira.

    Po ashtu, vërejmë edhe ndikime ideologjike që tenton prindi t’ia imponojë fëmijës. Shembull, prindi është mjek dhe dëshiron që fëmija i tij të bëhet mjek si ai, gjë që e detyron fëmijën të planifikojë plane të caktuara, që ndoshta s’janë me plot dëshirën e tij. Prandaj, prindi duhet t’i respektojë aftësitë e tij, edhe në qoftë se janë të dobëta. Ndoshta fëmija është i dobët në mësime, mirëpo posedon talent për ndonjë gjë tjetër. Kështu që prindi duhet t’i vështrojë aftësitë dhe dhuntitë e fëmijës, që ta dijë se çka është më e përsosur për fëmijën e tij, dhe do ta vërejë se do të ketë rezultat hamendas.

    Sjellja e burrit më gruan e tij ndikon shumë në edukatën e fëmijëve. Vërejmë se s’i burri tallet më gruan e tij, e nënçmon para tyre, dhe normalisht se ajo do ta humb autoritetin e saj para fëmijëve. Ata nuk do ta dëgjojnë fjalën e saj dhe këshillën e saj, prandaj duhet që burri ta respektojë gruan e tij, e sidomos para fëmijëve që ata të marrin mësim se s’i duhet të jetë mirësjellja mes dy bashkëshortëve.

    Ndodh ndonjëherë që prindi për shkak problemeve joshtëpiake që e preokupojnë, të irritohet më tepër se sa duhet dhe të ndikojë negativisht në marrëdhëniet e tij me fëmijët. Prandaj, prindi është mirë ta pakësojë zemërimin e tij duke kërkuar ndihmë prej Allahut azze ue xhel duke kërkuar falje dhe istigfar, apo duke marrë abdes kur është në gjendje të irrituar.

    S’mund të realizojmë një shoqëri të përkryer dhe njerëz të përkryer që i respektojnë urdhëresat e Allahut, vetëm se duke e forcuar lidhjen e prindërve me Allahun azze ue xhel. Devotshmëria e prindërve është s’i mburojë preventive për fëmijët. Ajo është një prej shkaqeve që e lehtëson shpëtimin e ardhmërisë së fëmijëve, ku thotë Allahu, azze ue xhel: “ Le të druajnë nëse ata lënë pas vetes fëmijë të mitur, duke u brengosur për ta, le të kenë frikë Allahun dhe le të flasin drejt.” (En-Nisa: 9)

    Umejmeh El Xhabir

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU