Category: Konvertime

  • Francezja 24-vjeçare Elodle Moreno pranoi Islamin në Türkiye

    Francezja 24-vjeçare Elodle Moreno, e cila kishte ardhur për pushime në Tekirdağ të Türkiyes, u konvertua në Islam dhe mori emrin “Sibel”, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Moreno, e frymëzuar nga një shoqe e saj në Tekirdağ, filloi të hulumtojë rreth fesë islame.

    Duke vendosur të bëhej muslimane më vonë, Moreno aplikoi tek Myftiu i Provincës.

    Në Myftini u mbajt një ceremoni konvertimi për Morenon. Myftiu i Tekirdağ-ut, İsmail İpek, i cili dha informacione për parimet themelore të Islamit në ceremoni, përgëzoi vajzën e re që vendosi të bëhet muslimane.

    Elodle, e cila deklaroi shehadetin (fjalët e dëshmisë), pranoi Islamin në prani të dëshmitarëve dhe mori emrin “Sibel”.

    Myftiu Ipek i dha Sibelit një “çertifikatë konvertimi”, Kuran dhe libra të ndryshëm fetarë.

  • Një shtetase gjermane konvertohet në islam në Prizren

    Një shtetase gjermane është konvertuar në islam në një xhami në Prizren.

    Lajmin e ka dhënë në rrjetet sociale një imam nga ky qytet duke thënë se sot “me 07.08.2022 në xhaminë tonë Ebu Bekri r.a. – Prizren, ndodhi një gëzim i madh, ku një shtetase gjermane është udhëzuar në Islam”.

    Ai ka shkruar se çiftit të ri i uron bashkëjetesë të lumtur në rrugën e Allahut.

    Emri i shtetases gjermane nuk është bërë i ditur teksa duket në foto e shoqëruar nga imami dhe bashkëshorti i saj shqiptar./TV Malisheva

  • Gjermanja Zhakline ( Sara) pranon islamin në Xhaminë Aksa Leverkusen

    Gjermanja Zhakline ( Sara) pranon islamin në Xhaminë Aksa Leverkusen

    Sot në xhaminë MESXHIDI AKSA Leverkusen pranoi Islamin pranë imamit Hoxhë Hasan Baftijari një vajzë gjermane e quajtur Zhaklin, pasi Imami i spjegojë rreth Islamit , u diskutua gjerë e gjatë rreth fesë islame , dhe pasiqë u konstatua së me bindje dëshiron ta pranojë Islamin dhe pa imponim vajza shqiptojë shehadetin-deklaraten Islame duke u bërë muslimane .Tani e tutje Zhaklini do quhet Sara.
    Allahu e forcoftë Sarën në Islam!
    26.05.2022-Leverkusen

  • Seedorf bëhet mysliman

    Ish-futbollisti i njohur, Clarence Seedorf, është konvertuar në mysliman.

    Kështu ka bërë të ditur vetë Seedorf, i cili tha se për këtë meritat i ka gruaja e tij, Sophia Makramati.

    “Një falënderim të veçantë për të gjithë mesazhet e mira për të gjithë ata që më kanë uruar, pasi i jam bashkuar familjes myslimane. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur t’u bashkohem të gjithë vëllezërve dhe motrave në të gjithë botën, sidomos të dashurës sime Sophia, e cila më ka mësuar më shumë dhe më thellë rreth rëndësisë së Islamit”, ka shkruar Seedorf, transmeton Klankosova.tv.

    Ai më tej tha se nuk e ka ndërruar emrin dhe do të vazhdojë ta mbajë emrin, me të cilin e kanë pagëzuar prindërit e tij.

  • Akademiku japonez i cili u konvertua në fenë Islame ua mëson Islamin studentëve të tij

    Akademiku japonez, Naoki Yamamoto, i cili u konvertua në fenë Islame 12 vjet më parë dhe u vendos në Turqi, jep arsim fetar në Stamboll për studentët që u konvertuan në Islam në vendin e tij.

    Akademiku japonez 32-vjeçar Kayyim Naoki Yamamoto, i cili erdhi në Konya për të marrë pjesë në Kongresin Ndërkombëtar të Konvertimit, për Anadolu Agency (AA) shpjegoi se si është njoftuar me Islamin.

    Yamamoto tha se morali dhe mësimet shoqërore në Islam ndikuan tek ai dhe tha se ai u bë musliman 12 vjet më parë.

    Duke theksuar se ai vendosi të vinte në Turqi për të mësuar rreth urdhrave dhe ndalimeve, rregullave dhe historisë së Islamit, Yamamoto tha se ai në qendrën arsimore në Stamboll studioi turqishten, arabishten dhe persishten, Kuranin dhe shkencat islame.

    Në Japoni rritet numri i të konvertuarve në Islam

    Ai tha se vazhdon studimet akademike si anëtar i Fakultetit të Doktoraturës në Universitetin Marmara. “Pas takimit me Islamin, kishte njerëz që më uruan. Unë u konvertova në fenë Islame me rastin e mësuesit tim në universitetin në Japoni, i cili u konvertua në musliman. Numri i muslimanëve në Japoni po rritet. Ka shumë studentë që konvertohen në fenë Islame”, tha Yamamoto.

    “Çdo vit vijnë studentë të rinj. Të jesh musliman është shumë e lehtë në Japoni, por të jetosh si musliman është e rëndësishme. Informacioni për Islamin në Japoni mungon shumë. Është e vështirë të jetosh me identitetin musliman”, thekson akademiku japonez.

    “Ne po përgatisim intelektualë muslimanë”

    “Pasi u bëra musliman kam ardhur në Turqi për të mësuar si bëhen adhurimet, çka është hallall dhe çka është haram”, thotë Yamamoto.

    “Përjetova një lumturi të madhe kur u bëra musliman. Tash po drejtoj një projekt, duke sjellë japonezët e konvertuar në Islam në Turqi. Ua mësoj Islamin dhe kulturën. Ata gjithashtu mësojnë turqisht, arabisht dhe persisht. Ne trajnojmë intelektualë muslimanë, u japim atyre mundësi trajnimi. Aktualisht kam 5 studentë të rinj musliman”, tha ai.

    Yamamoto trego se rregullisht takohen në ambiente private dhe në sallën e studimit të një fondacioni. “Ne zhvillojmë mësime me programin e edukimit online. Këta studentë do t’i kryejnë këto aktivitete edukative edhe kur të kthehen në Japoni. Studentët e mi do të stërviten që muslimanët atje të mos privohen nga dituria. Edhe ata tjerëve dhe kështu do të vazhdojnë në këtë rrugë”, tha ai.

    “Unë do ta shpjegoj Islamin kur të kthehem në Japoni”

    Një nga studentët e Yamamoto-s, 24-vjeçari, Hussein Jumpei Watanabe, i ardhur nga Nagoya e Japonisë tha se ai u bë musliman 5 vjet më parë.

    Watanabe tha se i kishte bërë shumë përshtypje gjendja e muslimanëve që jetojnë në kohë të vështira në Siri dhe Irak. “Teksa doja t’i njihja ata, u njoftova me Islamin. Aktualisht jam duke mësuar gjuhën në Turqi. Unë studioja shkencat sociale në vendin tim. Kur të kthehem në Japoni do ta shpjegoj Islamin”.

  • I riu gjerman pranon Islamin pas ndikimit nga gjyshja shokut të tij

    Shtetasi gjerman, 21-vjeçari Kacper Wlad Yslaw, ka pranuar Islamin duke u kthyer në musliman pasi u ndikua nga gjyshja e shokut të tij të ngushtë, raporton Anadolu Agency (AA).

    Şahin Güven, myftiu i qytetit turk Kayseri, i cili ka folur në ceremoninë e pranimit që u zhvillua në myftini, theksoi se brenda 5 viteve kanë zhvilluar gjithsej rreth 30 ceremoni për pranimin e Islamit dhe se në dy vitet e fundit Islamin e kanë zgjedhur kryesisht të rinj.

    Güven ka shpjeguar historinë se si Yslaw ka zgjedhur fenë Islame.

    “Gjyshja Hanife Çeri, e shokut të tij Mustafa me të cilin njëkohësisht Yslaw është edhe komshi në rajonin ku banojnë në Gjermani, ka folur vazhdimisht me Kacper, e ka dashur atë si djalin e saj dhe e ka trajtuar si nipin e saj. Kjo gjyshe e cila ka ndërruar jetë javën e kaluar është arsyeja më e madhe që Kacper ka zgjedhur Islamin. Kacper është shprehur se ‘edhe unë dua ta shpall se jam bërë musliman’. Madje ai është bërë musliman duke e shqiptuar vetë shehadetin. Kacper ka përfunduar shkollën e mesme dhe pas kthimit të tij në Gjermani ai do të vazhdojë arsimin në drejtësi”, shpjegoi Güven.

    Hanife Çeri e thërriste Kacper-in me emrin “Ali Osman”, tha myftiu Güven, i cili bëri të ditur se pas kësaj ai do të përdorë këtë emër.

    Ndërsa Kacper tha se ka bërë kërkime rreth Islamit pasi 75-vjeçarja Hanife Çeri, e cila tashmë ka ndërruar jetë, i kishte thënë “Eja tek Allahu, Islami do të japë një jetë më të mirë se ajo që ke besuar më parë”.

    Kacper theksoi se shumë persona në Poloni ku jeton edhe familja e tij janë kundër islamit.

    “Kur dëgjuan që un do të bëhesha musliman më kundërshtuan, por unë nuk i besoj atyre që thonë të tjerët pasi kam krijuar besimin tim. Në Kur-an kam gjetur ato që kam pasur përbrenda kohë më parë. Forca që marr duke u falur dhe pas faljes me bën edhe më të fortë” tha Kacper.

    Kacper shqiptoi shehadetin bashkë me myftiun Güven i cili më pas i shpjegoi atij kushtet e Islamit dhe besimit (imanit).

    Në fund të ceremonisë, Güven i dhuroi Kacper-it një Kur-an dhe përkthimin e tij në gjuhën gjermane.

  • Ylli i NBA-së, Kyrie Irving, zbuloi se agjëron gjatë Ramazanit

    Basketbollisti i Brooklyn Nets, Kyrie Irving, tha se si anëtar i komunitetit musliman ai agjëron gjatë Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA).

    Pas fitores së Nets ndaj Boston Celtics (109:104), Irwing tha se ai po agjëron në emër të Allahut dhe se ndihet i bekuar për shkak të kësaj.

    “Unë nuk dua ta bëj publike, por njerëzit bëjnë shumë pyetje. Po, vëllezërit e mi muslimanë, edhe unë jam në muajin e Ramazanit. Kaq do të doja të them. Unë do të vazhdoj t’i bindem Allahut”, tha Irving.

    Irving është referuar shpesh si “Ramadan Kyrie” nga publiku amerikan i basketbollit në ditët e fundit dhe ai tha se është i lumtur që është anëtar i komunitetit musliman.

    “Jam i lumtur se bëj gjërat e duhura, agjërimi i Ramazanit është një prej tyre. Unë me të vërtetë ndihem i lumtur dhe i qetë që po e bëj këtë”, tha Irving.