Category: Kuriozitete

  • Mane refuzon gjërat luksoze: Po të doja, mund të blija 10 makina Ferrari, 20 ora Rolex, ose dy avionë privatë, por për çfarë?

    Mane refuzon gjërat luksoze: Po të doja, mund të blija 10 makina Ferrari, 20 ora Rolex, ose dy avionë privatë, por për çfarë?

    Me Sadio Manen, janë tallur disa herë sepse mbante shpesh një telefon të thyer por funksional, ani se fiton miliona euro në vit.

    Mane iu është kundërpërgjigjur atyre që e kanë kritikuar se për të ardhur deri në këtë ditë ka punuar punë fizike dhe shumë gjëra të tjera.

    Sulmuesi senegalez ka thënë se ka tjetër mision në jetë, duke thënë se nuk ka mendjen te gjërat luksoze.

    “Pse duhet? Po të doja, mund të blija 10 makina Ferrari, 20 ora Rolex, ose dy avionë privatë, por për çfarë? Unë isha i uritur dhe më duhej të punoja në fusha ndërsa kisha etje. I mbijetova luftërave, urisë , urisë ekstreme, luajta futboll zbathur, nuk studioja dhe shumë më tepër”, ka theksuar Mane.

    “Por sot, falë asaj që fitoj nga futbolli, mund t’i ndihmoj njerëzit e mi. Kemi ndërtuar shkolla, spitale, fusha lojërash dhe kemi siguruar veshje, këpucë, dhe ushqim për njerëzit që jetojnë në varfëri ekstreme”.

    “Për më tepër, unë u jap 70 euro në muaj të gjithëve në një rajon shumë të varfër të Senegalit për të mbështetur ekonominë e familjes së tyre. Nuk është e nevojshme të tregosh një smartphone të gjeneratës së re, një Rolex ari, një makinë luksoze , vila luksoze dhe udhëtime me avion privat”.

    “Preferoj klasin ekonomik. Preferoj që njerëzit e mi te marrin pak nga ajo që më ka dhënë jeta. Kjo quhet luftë e nderuar kundër egoizmit, kundër varfërisë, kundër urisë kudo në botë, jo vetëm në vendin tim”.

    Ky tekst nxjerr në pah përulësinë dhe përkushtimin e Sadio Mane për të ndihmuar komunitetin e tij dhe ata në nevojë, duke zgjedhur t’i jap përparësi mirëqenies së tyre mbi pasurinë materiale dhe luksin. /Klankosova.tv.

  • A e dini se?

    A e dini se?

    Haremi i Mekës është ndërtesa më e madhe në botë dhe kushton 100 miliard dollar, ka hapësirë prej 356.800 m2.

    Hapësira përreth zë vend 1 milion m2 dhe gjatë vitit e vizitojnë 20 milion haxhilerë dhe umrexhi. Është e hapur 24 orë dhe nuk mbyllet kurrë. Ka 13.000 tualeta, të cilat pastrohen katër herë në ditë. Uji që tepron nga burimi i zemzemit deponohet në depon që nxë 1.700.000 shishe ujë prej 10 litrave. Ka 2000 kutia për amanete dhe me qindra ventilatorë për freskim brenda haremit. aty në 5 gjuhë të ndryshme. Shërbimi për njerëzit me nevoja të veçanta ofron 10.000 karroca të thjeshta që ndahen falas dhe 4000 karroca elektrike, për dy dhe tre persona. Falja e 5 kohëve të namazit në Harem vlejnë sa të ishe falur 277 vjet e 9 muaj e dhjetë ditë. O Allah! Ruaje këtë Shtëpi Tënde të Shenjtë, na e lehtëso vizitën e këtij vendi me nijet të haxhit dhe të umres!

    Në shërbimin higjienik të kësaj xhamie punojnë 1800 puntor higjienik, përdoren 40 makina elektrike për pastrimin e kësaj xhamie, ka 2000 korpa bërlloqesh, 40.000 tepiha, të cilat përbëjnë një gjatësi më të madhe se rruga Xhide-Mekë, 79 km. Ka depo rezervë për 15.000 tepiha.

    Ka 25.000 mbajtëse të ujit dhe llogaritet sistemi më i madh në botë për dhënie të ujit.

    Çdo ditë testohen nga 100 mostra spontane të ujit.

    Shkolla e Kuranit e Dy Haremeve është shkollë falas dhe ofron shërbimet e veta 24 orë pa ndërprerë, Jep diploma në dhjetë kiraete dhe nga kjo shkollë përfitojnë më shumë se 180 shtete. Brenda tre viteve ka patë më shumë se 500.000 testime.

    Pllakat e mermerit janë të atilla që e nuk e mbajnë nxehtësinë.

    Shërbimi i aplikacionit El-Maksad të orienton drejt çdo pjese të Haremit.

    Sistemi i zërimit mundësin e gabimit e ka 0%. Ka 6000 altoparlante, 4 sisteme të zërimit, punojnë 50 inxhinier të zërit. Hutbeja perkthehet aty për aty në pesë gjuhë të ndryshme.

    Brenda Haremit ka Kurana të përkthyerë në 65 gjuhë të ndryshme. Hutbeja e xhumas përkthehet aty për

    Ndahen 4 milion iftare dhe 500.000 pako hurmash pa bërthama brenda Haremit dhe po aq pako hurmash ndahen jashtë Haremit. Pas ngrënies së iftarit xhamia pastrohet për 2 minuta.

    Allahu na mundësofte Umre dhe Haxh sa më shpejtë!

    Bekir Halimi

  • NJË MËSIM PËR TË GJITHA ATO QË ENDE NUK KANË MUNDUR TË BËHEN NËNË

    NJË MËSIM PËR TË GJITHA ATO QË ENDE NUK KANË MUNDUR TË BËHEN NËNË

    Një elefant dhe një qen femër ngelën shtatzënë në të njëjtën kohë.

    Tre muaj më vonë, qeni femër lindi gjashtë këlyshë. Gjashtë muaj më vonë qeni femër ngeli përsëri shtatzënë dhe nëntë muaj më vonë ajo lindi edhe dhjetë këlyshë të tjerë. Procesi vazhdoi.

     

    Në muajin e tetëmbëdhjetë, qeni femër iu afrua elefantit femër duke pyetur: “A je e sigurtë që je shtatzënë? Ne ngelëm shtatzënë në të njëjtën ditë, unë tashmë kam lindur gati njëzet këlyshë tre herë dhe ata tani janë rritur dhe po bëhen qenë të mëdhenj kurse ti akoma shtatzënë, apo ndoshta nuk je fare. Çfarë po ndodh?”.

     

    Elefantja iu përgjigj: “Unë dua që ti të kuptosh diçka. Ajo që unë po mbaj nuk është një qenush, por një elefant. Unë lind vetëm një në dy vjet. Kur fëmija im të bjerë në tokë, toka do ta ndiejë atë, toka do të dridhet. Kur bebeja ime do të kalojë rrugës, njerëzit do të ndalen dhe do ta shikojnë me admirim. Pra ajo që mbaj unë tërheq vëmendjen. Pra, ajo që unë mbaj është shumë e madhe dhe e shkëlqyeshme “.

     

    Mos e humbni besimin kur shihni të tjerët të arrijnë suksesin e tyre më shpejtë. Gjithashtu mbani në mend që rruga e shkurtë nuk është një tregues për suksesin e vërtetë.

    Mos u bëni ziliçarë në sukseset e të tjerëve. Nëse nuk e keni arritur suksesin tuaj, mos u dëshpëroni.

    Thuani vetes “Koha ime do të vijë, e kur të vijë njerëzit do të ngazëllehen”./natalmedia/

     

    , ̈ ̈

    ̈ ̈

    .

  • Një ndër Muezinët më të vjetër në Kosovë

    Një ndër Muezinët më të vjetër në Kosovë

    NJË SHEMBULL I VEÇANTË!

    Ky është h. Rexhep Hajredini nga fshati Kuk, i cili tani është 97-vjeç, kurse detyrën e mejzinit në fshatin Kuk e kryen vullnetarisht që 40-vjet.
    Zoti xh.sh. i dhashtë shëndet, ndërsa për këtë kontribut të tij, e shpërbleftë me të mirat e Tij në dynja e ahiret.

    Marrë nga Hoxhë Kasam Muhameti

  • Karrocieri i vetëm i Prizrenit mban gjallë traditën shekullore

    Tradita e karrocës për shëtitje me kalë në Prizren të Kosovës, e cila është në prag të zhdukjes po mbahet gjallë prej tre brezash nga familja Pala që rreth një shekull e ushtrojnë këtë profesion.

    Karroca që del në shëtitje nëpër rrugët me kalldrëm të sheshit Shadërvan në qendër të qytetit, tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe huaj.

    Kadri Pala, i vetmi karrocier në këtë qytet i cili i ndjek gjurmët e gjyshit dhe babait të tij, për Anadolu Agency (AA) tha se karrocat në të kaluarën janë përdorur nga personalitetet e shquar të qytetit nëpër rrugët historike të Prizrenit.

    Ai theksoi se për shkak të krizës ekonomike pas luftës në Kosovë, ai i është kthyer profesionit të babait të tij dhe se është i kënaqur nga potenciali në rritje i turistëve në Prizren.

    Pala thotë se këtë profesion që e ka trashëguar nga gjyshi dhe babai i tij e vazhdon me kënaqësi.

    “Në periudhën kur nuk ka pasur automjete, babai im ka transportuar njerëzit e mëdhenj (personalitetet e shquar të qytetit). Përdorej për të sëmurët, në ceremonitë e synetit dhe martesave”, u shpreh ai

    Ai më tej tregon se karroca tashmë është shndërruar në simbolin e qytetit dhe se të paktën çdo turist që e viziton qytetin fotografohet, duke shtuar se me karrocën ai ka shëtitur edhe personazhe të rëndësishme edhe si Princi Charles.

    Pala shpjegon se me karrocën ai i shëtit turistët për rreth gjysmë orë në vendet e rëndësishme historike të qytetit.

    “Më parë kishte 7-8 karroca. Më pas dalë ngadalë u zhduk, por ne e ruajtëm karrocën. I shpjegoj veprat si Sinan Pasha, Namazgjau”, tha Pala.

  • Tre ditë në oqean pas përmbytjes së varkës! Nëna mban gjallë dy fëmijët duke u dhënë gji

    Një nënë, në plot kuptimin e fjalës. E mbetur në mes të oqeanit me dy fëmijët e saj, një djalë 6 vjeçar dhe e bija, vetëm 2 vjeçe. Tre ditë në oqean, përballë ekspozimit të rëndë të diellit e mungesës së ujit. Një sakrificë e madhe e një nëne të dëshpëruar, një sakrificë që i shpëtoi jetën dy fëmijëve të saj.

    Kjo është ngjarja që ndodhi pak ditë më parë pranë ujërave të një ishulli në Karaibe. Mariely Chacon, 40 vjeçe, ishte nisur në udhëtim me varkë me dy fëmijët, të shoqin dhe disa miq të saj. Niseshin nga Higuerote (Venezuela) drejt një ishulli (La Tortuga). Udhëtimin e kishin ndërmarrë më 3 shtator, por kurrë nuk mbërritën në destinacion. Kjo bëri që autoritetet të nisnin kërkimin për të gjetur varkën.
    Por në fakt varka ishte përmbytur, ndërsa njerëzit në të ishin marrë nga rrymat e oqeanit. Në ditën e tretë të kërkimeve, ekipet e shpëtimit u njoftuan nga një anije udhëtarësh. Këta të fundit kishin pikasur në oqean disa objekte që pluskonin në ujë e në to disa njerëz. Me të shkuar atje, ekipet e shpëtimit gjetën 40 vjeçaren me dy fëmijët, si dhe një 25 vjeçare e cila kujdesej për të miturit.
    Nëna kishte humbur jetën, ndërsa dy fëmijët ishin të djegur nga dielli. Fëmijët qëndronin në trupin e nënës së tyre, në një gomone të vogël shpëtimi, ndërsa 25 vjeçarja kishte hyrë në një frigorifer për t’i shpëtuar diellit.
    Në median e huaj u raportua duke cituar autoritetet, se nëna e ndjerë kishte pirë urinën e saj, për të mbajtur gjallë veten. Fëmijëve u kishte dhënë gji në mënyrë që ata të mos vdisnin prej dehidratimit ekstrem. Një zyrtar shpjegoi për median se 40 vjeçarja kishte humbur jetën disa orë para se ekipet e shpëtimit t’i gjenin.
    Ndërkohë për fatin e 5 udhëtarëve të tjerë (në varkë ishin në total 9 vetë), ende nuk është zbuluar gjë. Dy fëmijët e 25 vjeçarja u dërguan më tutje në spital për shërim, ndërsa më 11 shtator u bë ceremonia e varrimit të 40 vjeçares. ( Shqiptarët për Shqiptarët )

  • Zbulohen tre lloje të reja zogjsh në Turqi

    Tre lloje të reja zogjsh këtë vit janë zbuluar në një zonë të mbrojtur të provincës Hatay të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

    Me bukuritë e saj natyrore, zona ligatinore Milleyha e rrethit Samandag siguron një habitat natyror për zogjtë shtegtarë në jug të vendit.

    Zona e ligatinave strehon më shumë se 280 lloje zogjsh, përfshirë dallëndyshen me grykë, Larkun Dunn dhe natëgjata egjiptiane që u vunë re për herë të parë në zonë.

    Misel Atik, kreu i Shoqatës së Mbrojtjes së Mjedisit dhe Turizmit “Samandag”, tha për AA se zona është e një rëndësie të madhe pasi tërheq shumë lloje të rralla zogjsh.

    Emin Yogurtcuoglu, një vëzhgues i shpendëve deklaroi se zona Milleyha është një nga ligatinat më të rëndësishme të Turqisë.

    “Dallëndyshja me grykë me vija erdhi nga India, Laku i Dunn-it erdhi nga Gadishulli Arabik, ndërsa natëgjata egjiptiane u ndal këtu derisa ishte në rrugën e tij drejt shkretëtirave egjiptiane. Kjo është një ndalesë e domosdoshme për të gjithë zogjtë”, shtoi ai.

    Duke përmendur se ka 10.800 lloje të ndryshme shpendësh në botë, Yogurtcuoglu tha se nga një total prej 490 specie shpendësh të regjistruar në Turqi, 283 janë regjistruar në Milleyha.

  • Japoni, njëqindvjeçarët tejkalojnë shifrën 86.500

    Numri i personave njëqindvjeçarë në Japoni është rritur për herë të parë në një rekord prej 86.510, treguan sot të dhënat e qeverisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Numri i njëqindvjeçarëve meshkuj në Japoni u rrit mbi 10.000, duke u rritur vazhdimisht për 51 vjet, raportoi agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

    Japonia po përballet me një popullsi të plakur kryesisht për shkak të zgjerimit të infrastrukturës mjekësore dhe sociale në vend.

    Të dhënat treguan se numri i njëqindvjeçarëve është rritur me 6.060 nga një vit më parë.

    Japonia çdo vit ka shënuar 20 shtatorin si një festë për të shprehur “Respektin për të Moshuarit” në vend.

    Ministria gjithashtu zbuloi se gratë përbëjnë të paktën 88,4 për qind të totalit të përgjithshëm të 86.510 personave mbi 100 vjeç, madje 5.475 më shumë se një vit më parë, ndërsa shifra te burrat është rritur me 585, për të shkuar në 10.060.

    Qeveria japoneze kishte filluar një studim të qindvjeçarëve në vitin 1961, kur gjeti vetëm 153 njerëz mbi 100 vjeç.

    Provinca perëndimore Shimane ka numrin më të madh të qindvjeçarëve, e ndjekur nga provincat Kochi dhe Kagoshima.

  • Ndonjëherë thjesht duhet të thuash dëshirat e tua me zë të lartë

    Ndonjëherë thjesht duhet të thuash dëshirat e tua me zë të lartë

    Një dron i National Geographic u përplas në oborrin e një fshatari të varfër në Gana.
    Kur ekipi erdhi për të, burri pyeti me një buzëqeshje:
    – A keni një më të madh si ky që të më çojë në Mekë për të kryer Haxh?
    Gazetari i National Geographic publikoi një fotografi dhe këtë histori. Lajmi arriti deri në qeverinë saudite. Ata kontaktuan ambasadën e tyre në Gana, siguruan të gjitha shpenzimet e nevojshme dhe organizuan udhëtimin e dëshiruar.

    E shikoni, ndonjëherë thjesht duhet të thuash dëshirat e tua me zë të lartë …😤😤
    #samireademilutolli

  • Piloti italian në Stamboll thyen rekordin botëror për fluturimin më të gjatë përmes tunelit

    Piloti italian i Red Bull, Dario Costa ka hyrë në librin e rekordeve Guinness duke thyer rekordin botëror “për fluturimin më të gjatë me avion përmes tunelit”. Ai kaloi për 43.44 sekonda në tunelet T1 dhe T2 në autostradën Marmara Veriore në rajonin Çatalca në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

    Në një deklaratë nga Red Bull thuhet se sportisti i Red Bull, Dario Costa, një nga pilotët akrobatikë më kryesorë në botë ka thyer rekord botëror me kalimin nga tunelet T1 dhe T2 me një kohë 43.44 sekonda. Piloti italian në tunelin e parë të rrethuar plotësisht me beton bëri një ngritje me mjeshtëri dhe kaloi në hapësirën boshe që ndodhet mes dy tuneleve. Costa arriti një shpejtësi mesatare 245 kilometra në orë në tunelin e dytë dhe arriti të kalojë me sukses edhe tunelin e dytë me një fluturim në një lartësi të ulët prej më pak se 1.6 metra.

    Piloti Costa, për shkak të lartësisë së kufizuar brenda tunelit zhvilloi fluturimin deri në lartësinë 110 deri në 140 centimetra ndërsa arriti të menaxhojë me sukses një distancë të ngushtë prej rreth 4 metra mes dy majave të krahëve dhe mureve të tunelit.

    Ndërsa Costa përgatitej të hynte në grykën e ulët dhe të ngushtë në tunelin e dytë avioni u tij u përball me erërat anësore. Pavarësisht kësaj Costa nuk e humbi kontrollin dhe duke përfunduar pa gabime performancën e tij ai këtë sukses të arritur e festoi me një rrotullim 360 gradë.

    Mentorimin e Costa-s në projektin e emërtuar “Tunnel Pass” e mori përsipër sportisti i Red Bull, piloti i garave dhe shfaqjeve akrobatike, hungarezi legjendar i aviacionit Peter Besenyei.

    Gjithashtu në deklaratë përfshihen edhe fjalët e pilotit Costa, i cili duke bërë të ditur se më parë askush përfshirë edhe ai vetë nuk ka provuar të fluturojë brenda një tuneli.

    “Për këtë arsye në kokën time kishte një pikëpyetje nëse çdo gjë do të shkonte apo jo ashtu siç pritej. Kur ndeza motorin e dija që këtë punë duhet ta kryeja ashtu si duhej. Ndoqa të gjitha hapat që kisha projektuar në mendjen time. Kur hyra në tunel për shkak të erës anësore avioni lëvizi djathtas. Në atë moment për mua u ngadalësua çdo gjë. U përqendrova të kthej avionin në pozicionin e mëparshëm dhe çdo gjë më pas vazhdoi të shpejtohet në mendjen time”, tha Costa duke vazhduar:

    “Ky projekt ishte një udhëtim i pabesueshëm, shumë emocionues. Ky ishte një projekt që u vendos në zbatim me një ekip prej 40 personash dhe jo vetëm nga Dario Costa. Në performanca të tilla mund të arrini sukses duke punuar shumë. E morëm shpërblimin e kësaj pune të madhe. Për mua kjo është dëshmi se me të vërtetë mund të keni ëndrra të mëdha dhe se mund arrini sukses nëse bëni përpjekje”.

    Piloti 41-vjeçar Dario Costa, është piloti i parë italian i cili ka fituar kategorinë më të lartë të Kampionatit Akrobatik Italian dhe që ka arritur fitore duke marrë pjesë në Red Bull Air Race Challenger Class. Me mbi 20 vjet përvojë fluturimi dhe arritje në panumërta në aviacion, Costa deri më sot ka qëndruar në ajër mbi 5 mijë orë.