Category: Lajme

  • Kuzhina humanitare “Bereqeti” në Pejë, çdo ditë ushqen 300 nevojtarë

    Kuzhina humanitare “Bereqeti” në Pejë, çdo ditë ushqen 300 nevojtarë

    Kuzhina humanitare “Bereqeti” në Pejë që është funksionale që nga viti 2015. Aty shërbehen me ushqim çdo ditë rreth 300 nevojtarë.

    Shkurte Lajçi e cila jeton e vetme prej katër vitesh ushqehet nga kjo kuzhinë.

    “Jetoj e vetme në Pejë. Faleminderit prej tyre që po na japin bukë. Ushqehem këtu prej katër vitesh dhe asnjëherë nuk kam pasur problem”, deklaron e moshuara për RTV Dukagjinin.

    Falënderimet ndaj tre hoxhallarëve që e mbajnë kuzhinën humanitare janë të shumta.

    “Ushqehem në këtë kuzhinë humanitare nga fillimi i saj. Jam shumë i kënaqur me shërbimin që na ofrojnë. Çdo gjë është në rregull. Higjiena është në nivel. Ju falënderohem edhe hoxhallarëve dhe të gjithë donatorëve”, deklaron Shkelzen Spahija, përcjell Telegrafi.

    Pandemia ka prekur edhe kuzhinën në  disa dimensione. Hoxhë Ermir Gega thotë se janë mbajtur falë donatorëve por që sipas tij në pandemi numri i atyre që kanë kërkuar ndihmë është shtuar ndjeshëm.

    “Pandemia ka prekur çdo sektorë përfshirë edhe bamirësinë dhe shoqatën tonë, mirëpo njerëzit e shtuan dëshirën për të ndihmuar të tjerët. Kërkesat janë shtuar shumë por falë bamirësve edhe gjatë pandemisë por edhe tash ia kemi dalë”, deklaroi Ermir Gega.

    Pos ushqimeve Gega thotë se shpërndajnë edhe veshmbathje dhe dru për ngrohje gjatë stinës së dimrit.

    Hoxha është falënderues ndaj të gjithë atyre që tregojnë zemërgjerësi dhe nuk ngurrojnë të ndihmojnë të tjerët./Telegrafi/

  • Turqia ofron ndihmë për fermerët në Shkodër

    Ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli, gjatë vizitës në Shqipëri vizitoi edhe Qarkun e Shkodrës, duke marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të ndihmave të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) për fermerët e ndikuar nga përmbytjet e muajve të fundit, raporton Anadolu Agency(AA).

    Në ceremoninë e dorëzimit të 60 tonë koncentrat për bagëtitë e familjeve të prekura nga përmbytjet të mbajtur para selisë së Prefekturës së Shkodrës ishin të pranishëm edhe Sabri Demiri, kryekëshilltari i Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Shqipërisë, Milva Ekonomi, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, koordinatorja e TIKA-s në Tiranë, Dr. Emine Gizem Başkan, dhe zyrtarë të tjerë.

    Në një deklaratë për mediat gjatë dorëzimit të ndihmave të TIKA-s, ministri Pakdemirli theksoi se ndodhen pranë vëllezërve shqiptarë me donacione të ndryshme.

    “Këto nuk janë të vetmet gjëra që ne kemi bërë në fushën e ndihmave në vendin miqësor dhe vëllazëror, Shqipëri. Siç e dini, spitali ynë do të hapet shumë shpejt. Paralelisht, në muajt e verës do t’i dorëzojmë edhe 522 banesat për vëllezërit shqiptarë të prekur nga tërmeti”, tha Pakdemirli.

    Duke iu referuar marrëveshjes Turqi-Shqipëri për grantin mbi përmbytjet, ministri Pakdemirli tha se me marrëveshjen në fjalë parashikohet që shumë shpejt Shqipërisë në fushën e bujqësisë t’i vijë një paketë pajisjesh dhuratë për nevojat që kanë zonat e prekura nga fatkeqësitë natyrore.

    Ai tha se me homologen shqiptare Ekonomi kanë diskutuar detajisht për ndihmat që Turqia dhuron nën direktiva të presidentit Recep Tayyip Erdoğan, në veçanti për gjërat që mund të bëhen për fermerët dhe prodhuesit shqiptarë.

    “Ne do të vazhdojmë të transferojmë mbështetjen tonë teknike, njohuritë dhe përvojën për vëllezërit tanë shqiptarë në të gjitha aspektet”, shtoi ministri turk.

    Në deklaratën për mediat, ministrja Ekonomi, duke theksuar se bashkëpunimi me shtetin turk synon edhe për të çuar përpara zhvillimin strategjik të bujqësisë, tha se për ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë kjo ishte një ditë e veçantë, sepse, sipas saj, panë nga afër gjithë mbështetjen që sjell bashkëpunimi me Ministrinë e Bujqësisë së Turqisë.

    “Ky është një moment i rëndësishëm i bashkëpunimit që do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Natyrisht, për ne situata e vaditjes dhe kullimit, bonifikimi në përgjithësi, i tokës bujqësore mbetet një prioritet për të cilin do të diskutojmë me homologët tanë turq dhe do ta kemi këtë në vëmendje për disa zona të veçanta siç është zona e Shkodrës”, tha Ekonomi.

    Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, duke shprehur falënderimet për institucionet turke, tha: “Mirënjohje për përgjigjen e shpejtë që i dhatë prefekturës për të mbështetur në këto ditë të vështira Qarkun e Shkodrës, pikërisht me atë që ishte më e domosdoshme në këtë periudhë, bazën ushqimore për bagëtitë”.

    TIKA ka kontribuar me 60 tonë koncentrat për bagëtitë e familjeve të prekura nga përmbytjet e muajve të fundit në Qarkun e Shkodrës.

    Delegacioni nga Turqia gjatë vizitës në Shkodër vizitoi edhe Xhaminë e Plumbit, për të cilën mes Turqisë dhe Shqipërisë është nënshkruar një protokoll bashkëpunimi për restaurimin e saj. Gjatë vizitës, ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, i shpjegoi ministrit turk

  • Drejtori për diasporë Ekrem Simnica priti në takim Xheladin Leka imam në Zvicërr

    Më 22 shkurt Drejtori për diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Mr. Ekrem Simnica priti në takim imamin Xheladin ef. Leka imam në xhaminë Oaza në Spreitenbach të Zvicërrës. Drejtori në emër të Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava përshëndeti dhe uroi për kontributin që është duke dhënë mërgata për si dhe Kosovën. Ai më këtë rast konfirmoi edhe një herë përkushtim i tij dhe i institucionit të BIRK-ut, ruajtja e raporteve të mira dhe forcimi i tyre në të ardhmen, ndërmjet BIRK-ut dhe mërgatës sonë.
    Nga ana e tij, imami Xheladin ef. Leka imam në xhaminë Oaza në Spreitenbach të Zvicërrës, falënderoidrejtorin Simnica për pritjen dhe angazhimin e tyre për shqiptarët tanë në diasporë, duke potencuar se bashkëpunimi, komunikimi dhe bashkëveprimi i aktiviteteve fetare me xhaminë Oaza në Spreitenbach të Zvicërrës

  • Thyhet nga hajnat xhamia me dy minare në Gjakovë (VIDEO)

    Është thyer nga hajnat xhamia me dy minare e njohur si “Xhamia e Qylit” në Gjakovë.

    Rasti ka ndodhur rreth orës 22:00.

    Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar imami i xhamisë Abdurrahman Bejtullahu.

    “Kur kam ardhur për ta falë sabahun dhe e kam parë xhamin thyer në katin e parë. E kam parë kasafortën e thyer dhe dy dollapë të librave”.

    Bejtullahu tha se sipas pamjeve të kamerave është i njëjti person i cili ka kryer vjedhje edhe para disa vjetësh në këtë xhami.

    “Ai e ka thyer xhamin e podrumit, ka kontrolluar dhe pasi nuk ka parë asgjë e ka thyer edhe xhamin e katit të parë. Kemi gjetë edhe njolla të gjakut. Në bazë të pamjeve nga kamerat është i njëjti person i cili ka kryer vjedhje edhe para disa vjetësh”.

    Ai theksoi se rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës.

    “Ai i ka marrë diku rreth 70 euro që i kanë lënë bëmirësit.Rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës. Kanë ardh tre ekipe në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë shënimet”.

    Klan Kosova ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje.

  • Jemen, 334 të burgosur janë vrarë në burgje gjatë 6 viteve të fundit

    Organizata për të Drejtat e Njeriut “Rights Radar” në Jemen njoftoi se 334 të burgosur janë vrarë në burgjet e Jemenit gjatë konfliktit 6 vjeçar në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Organizata publikoi një raport mbi vdekjet në burgje me titullin “Jemen … Vdekjet nën torturë”.

    “Që nga fillimi i luftës në Jemen në mars të vitit 2015, të paktën 334 persona janë vrarë në burgje si rezultat i torturave ose neglizhencës së qëllimshme mjekësore”, thuhet në njoftim.

    Në njoftim thuhet se 271 persona, përfshirë 10 fëmijë dhe 3 gra, u torturuan për vdekje në burgje dhe qendra të paraburgimit ndërsa 28 të tjerë humbën jetën për shkak të neglizhencës së qëllimshme mjekësore dhe 35 vdiqën menjëherë pasi u lanë të lirë për shkak të torturave ose neglizhencës së qëllimshme mjekësore.

    Huthit dhe Këshilli i Tranzicionit Jugor janë në krye të listës

    Në njoftim gjithashtu thuhet se Huthit e mbështetur nga Irani ishin në krye të listës me 205 vdekje ndërsa forcat separatiste të Këshillit të Tranzicionit Jugor (GGK) të mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), kishin shkaktuar 55 vdekje.

    Poashtu u rekomandua që Kombet e Bashkuara (OKB) të ndërmarrin hapa të menjëhershëm dhe të shpejtë për të parandaluar vrasjet torturuese dhe rrëmbimet me forcë.

    Ndërsa nuk ka informacione të qarta për numrin e të burgosurve dhe të rrëmbyerve midis palëve në Jemen.

    Jemeni, ku paqëndrueshmëria politike ka mbizotëruar për një kohë të gjatë, është skenë e përplasjeve midis Huthive të mbështetur nga Irani dhe forcave qeveritare.

    Në Jemen, Huthit kanë kontrolluar kryeqytetin Sana dhe disa qytete që nga shtatori i vitit 2014. Ndërsa forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite kanë mbështetur qeverinë e Jemenit kundër Huthive që nga marsi 2015.

  • Turqi, i jepet lamtumira e fundit dijetarit të shquar Muhammed Emin Saraç

    Sot në Stamboll iu dha lamtumira e fundit dijetarit të shquar të hadithit, tefsirit dhe fikhut, Muhammed Emin Saraç, i cili ndërroi jetë në moshën 92-vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).

    Namazi i xhenazes u fal në Xhaminë historike Fatih, ku Saraç për 65 vite kishte dhënë mësime në fushën tefsirit, hadithit dhe fikhut, me prani të shumë figurave të larta nga sfera politike dhe fusha të tjera, përfshirë edhe presidentin e vendit, Recep Tayyip Erdoğan.

    Lutja gjatë ceremonisë u lexua nga kreu i Kryesisë së Çështjeve Fetare, Ali Erbaş.

    Në një fjalë rasti, presienti Erdoğan tha se gjatë vizitave që ia kishte bërë dijetarit, kishte përfituar shumë.

    “Falënderoj Zotin dhe jam i lumtur që e kisha mundësinë ta njoh nga afër. Lus Zotin të na ringjallë së bashku në botën e amshueshme”, theksoi Erdoğan.

    I lindur në vitin 1929 në provincën Tokat, Saraç ka dhënë mësime të tefsirit, hadithit dhe fikhut për 65 vite në Xhaminë Fatih në Stamboll dhe ka pasur qindra nxënës si nga Turqia, ashtu edhe nga jashtë.

    Ai ka marrë mësimë nga dijetarë të shumtë të shquar që nga fëmijëria, si dhe nëntë vite në Egjipt.

    Saraç po ashtu ka përfaqësuar Turqinë në shumë takime jashtë vendit, ndërsa mbante kontakte në fushën e dijes me Egjiptin, Sirinë, Jordaninë, Palestinën, Kuvajtin, Indinë, Pakistanin dhe vendet e tjera islame.

    Saraç ndërroi jetë në një spital në Stamboll ku po trajtohej për komplikime të lidhura me moshën.

  • Turqi, ndërron jetë dijetari i shquar i hadithit, Muhammed Emin Saraç

    Muhammed Emin Saraç, një nga dijetarët e shquar të Turqisë në fushën e hadithit, ka ndërruar jetë në një spital ku po trajtohej për shkak të komplikimeve të lidhura me moshën, njoftoi dje familja e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

    “Prijësi i familjes sonë, hoxha i nderuar Emin Saraç, pak më parë u bashkua me mëshirën e Zotit. Allahu e bëftë prej banorëve të xhenetit”, njoftoi familja në një deklaratë.

    I lindur në vitin 1929 në provincën Tokat, Saraç ka dhënë mësime të tefsirit, hadithit dhe fikhut për 65 vite në xhaminë historike Fatih në Stamboll dhe ka pasur qindra nxënës si nga Turqia, ashtu edhe nga jashtë.

    Ndërkohë, pas lajmit për vdekjen e dijetarit, presidenti Recep Tayyip Erdoğan publikoi një mesazh ngushëllimi.

    “Lus Allahun e Madhërishëm ta mëshirojë hoxhën tonë Muhammed Emin Saraç, dijetarin shumë të vlefshëm të Islamit, për të cilin kemi dëshmuar se bëri përpjekje të mëdha në çdo fazë të jetës së tij për ta fituar kënaqësinë hyjnore”, shkroi presidenti turk në median sociale.

  • Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion nga Unioni i Qendrave Islame Shqiptare nga Gjermania

    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga drejtori i Diasporës, Ekrem ef. Siminca, pritën në takim Mensur ef. Halili, kryetar i Unionit të Qendrave Islame Shqiptare njëherësh imam në xhaminë Duseldorf-Gjermani dhe Baki Mustafi, anëtar i kryesisë së Unionit njëherësh edhe arkëtar i Kryesisë se këtij Unioni dhe kryetar i Qendrës Islamike të Shqiptarëve në Shtutgart të Gjermanisë.
    Myftiu Tërnava falënderoi z. Halilin dhe z. Mustafin dhe nëpërmes tyre tërë mërgatën tonë shqiptare që gjendet në diasporë për kontributin e tyre dhënë për mirëqenien dhe jetën e përgjithshme fetare të shqiptarëve atje, e në veçanti në Gjermani.
    Ai shprehu gatishmërinë e tij, por edhe të institucionit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës që bashkëpunimi i mirë që ka mbretëruar deri më tani, ndërmjet BIK-ut dhe diasporës të vazhdojë edhe më tutje në realizimin e projekteve të përbashkëta.
    Nga ana e tij, z. Mensur ef. Halili u shpreh tejet falënderues për mikpritjen dhe për angazhimin e Myftiut Tërnava dhe Bashkësisë Islame të Kosovës për ruajtjen e komunikimit e bashkëpunimit me shqiptarët e diasporës.
    Të dyja palët u pajtuan që bashkëpunimi dhe komunikimi duhet të vazhdohet në të mirë të popullit tonë.

  • Myftiu Tërnava priti në takim imamin Xhelal Kaloshi dhe anëtarin e Qendrës Islame “Asr”, Ismail Mustafi

    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga drejtori i Diasporës Ekrem ef. Siminca, pritën në takim imamin e Bashkësisë Islame Shqiptare “Asr”, Xhelal ef. Kaloshin dhe anëtarin e Qendrës Islame “Asr”, Ismail Mustafi.
    Myftiu Tërnava falënderoi imamin Kaloshi dhe z.Mustafin si dhe nëpërmes tyre tërë Bashkësinë Islame Shqiptare për punën dhe angazhimin e tyre dhënë për mërgatën tonë atje. Ai tha se mbetet synim dhe përkushtim i tij dhe i institucionit të BIK-ut, ruajtja e raporteve të mira dhe forcimi i tyre në të ardhmen, ndërmjet BIK-ut dhe mërgatës sonë.
    Nga ana e tij, imami Kaloshi dhe anëtari iQendrës Islame “Asr”, Ismail Mustafi.falënderuan përzemërsisht Myftiun Tërnava dhe institucionit e BIK-ut për pritjen dhe angazhimin e tyre për shqiptarët tanë në diasporë, duke potencuar se bashkëpunimi, komunikimi dhe bashkëveprimi i aktiviteteve fetare ndërmjet BIK-ut dhe mërgatës duhet të vazhdojë edhe më tutje në të mirë popullit tonë.

  • Trembëdhjetë ëmbëlsira, në trembëdhjetë vjetorin e pavarësisë

    Aktivitet simbolik i Sektorit të Gruas pranë KBI Podujevë, me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë.

     

Need Help? Send a WhatsApp message now

Click one of our representatives below

Kushtrim Guraj
Kushtrim Guraj

Technical support

I am online

I am offline

Merlinda Guraj
Merlinda Guraj

Marketing support

I am online

I am offline