Category: Lajme

  • Kosova drejt zgjidhjes përmes zgjedhjeve të 14 shkurtit apo drejt një krize tjetër?

    Republika e Kosovës është në prag të zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare, të planifikuar të mbahen më 14 shkurt, pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se formimi i qeverisë së qershorit të vitit të kaluar ishte jo-kushtetues, vendim i cili shënoi rrëzimin e qeverisë së vendit për herë të dytë brenda vitit 2020, shkruan Anadolu Agency (AA).

    Pas luftës së Kosovës në vitin 1999, vendi ka mbajtur shtatë zgjedhje parlamentare, respektivisht në vitet 2001, 2004, 2007, 2010, 2014, 2017 dhe 2019, por ato nga viti 2010 e këndej të gjitha të parakohshme. Kjo tregon një paqëndrueshmëri serioze politike në vend sa i përket koalicioneve qeverisëse, të cilat kryesisht janë arritur me vështirësi dhe me një shumicë të thjesht në parlament, pas çka kanë dështuar si pasojë e qëndrimeve të kundërta për çështje të ndryshme në politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit.

    Kuvendi i Kosovës përbëhet nga një dhomë 120-anëtarëshe, prej të cilave 10 janë të rezervuara për përfaqësuesit serb dhe 10 për përfaqësuesit e pakicave të tjera në vend. Pasi vendi ka një sistem multi-partial, me shumë parti dhe sistem të përfaqësimit proporcional dhe vende të garantuara për përfaqësuesit e pakicave, deri më tani asnjë parti nuk ka arritur e vetme të sigurojë një shumicë parlamentare dhe kryesisht mosmarrëveshjet brenda koalicioneve të shumicës kanë çuar në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

    Zgjedhjet e fundit të 6 tetorit të vitit 2019 u shpallën pasi kryeministri i atëhershëm, Ramush Haradinaj, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dha dorëheqje kur u ftua nga Gjykata Speciale për Krime Lufte në Hagë në cilësinë e të dyshuarit. Ai për dorëheqjen u arsyetua se atje do të paraqitet si qytetar dhe jo si kryeministër i Kosovës.

    Në zgjedhjet e 6 tetorit, për herë të parë pas themelimit në vitin 2004, Lëvizja Vetëvendosje me kandidat për kryeministër kryetarin e saj, Albin Kurti, e cila grumbulloi më shumë vota, arriti të sigurojë një shumicë parlamentare në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) të Isa Mustafës, e cila kandidat për kryeministër kishte Vjosa Osmanin, si dhe me disa subjekte të pakicave.

    Që në fillim të bisedimeve për koalicion midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së kishte mos përputhje për ndarjen e posteve. Ata formuan grupe punuese nga të dyja palët për të afruar programin e qeverisë dhe në fillim të muajit shkurt të vitit 2020 ata arritën një marrëveshje pas çka në Kuvend u votua qeveria e re.

    Brenda një viti dy qeveri të rrëzuara

    Mosmarrëveshjet midis koalicionit qeverisës vazhduan edhe më tej dhe pothuajse dy muaj më vonë, më 25 mars të vitit 2020, qeveria e kryesuar nga Kurti u rrëzua në një votë mosbesimi, e iniciuar nga partneri i saj qeverisës, LDK, e cila nuk u pajtua me vendimin e kryeministrit për shkarkimin e ministrit të brendshëm nga radhët e LDK-së.

    Ish-kryeministri Kurti, në lidhje me vendimin për shkarkimin e ministri Agim Veliu u arsyetua se ai përhapi panik gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) dhe “nuk qëndroi në një linjë me kabinetin qeveritar sa i përket shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme” në vend.

    Më vonë, pasi vendi për një kohë u drejtua nga një qeveri teknike, më 3 qershor të të njëjtit vit, me një shumicë të thjeshtë prej 61 votash u miratua qeveria e re e vendit me kryeministër Avdullah Hotin, të propozuar nga LDK-ja, e cila arriti marrëveshje koalicioni me AAK-në, Nismën Socialdemokrate, Listën Serbe, si dhe parti të tjera të pakicave. Kjo lëvizje erdhi pasi presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi, më 30 prill mori vendim për t’ia propozuar Kuvendit të Kosovës kandidatin e ri të LDK-së për formimin e qeverisë, respektivisht Hotin.

    Qeveria e re nuk u pranua nga Lëvizja Vetëvendosje, me arsyetimin se ajo duhej të formohet përmes zgjedhjeve të reja parlamentare dhe sipas tyre ajo qeveri e kryesuar nga Hoti ishte jo-kushtetuese dhe “pa fituar kurrë në zgjedhje”.

    Menjëherë pas votimit të qeverisë së re, më 11 qershor Lëvizja Vetëvendosje dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese “anti-kushtetueshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit të deputetit Etem Arifi” në seancën parlamentare për votimin e qeverisë së re, duke u bazuar në nenin e Kushtetutës së Kosovës, e cila thotë se mandati i deputetit “humb ose bëhet i pavlefshëm” nëse i njëjti është dënuar për ndonjë vepër penale me vendim gjyqësor në 3 vitet e fundit.

    Arifi, një deputet i Partisë së Ashkalinjëve për Integrim (PAI), derisa ka votuar pro themelimit të qeverisë së re me kryeministër Hotin, ka qenë i shpallur fajtor nga Gjykata e Apelit për veprën penale të mashtrimit me subvencione me 1 vit e 3 muaj burgim efektiv, por vuajtja e dënimit i ishte shtyrë për disa muaj.

    Më 22 dhjetor të vitit 2020, pas shqyrtimit të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje, Gjykata Kushtetuese mohoi votën e deputetit Arifi, vendimtare në shumicën e thjeshtë të qeverisë së Hotit me mbështetjen e 61 deputetëve, si dhe urdhëroi presidentin e vendit të shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në afat prej 40 ditësh.

    Ushtruesin e detyrës president të vendit tashmë e kishte marrë kryeparlamentarja Osmani nga radhët e LDK-së, që pasoi dorëheqjen e Thaçit ndaj të cilit u ngrit akuza për krime lufte në Gjykatën Speciale për Krime Lufte në Hagë. Osmani, e cila nuk kishte qëndrime të njëjta me politikat e partisë së saj dhe shfaqte mbështetje në politikat e lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, më 7 janar të këtij viti pa mëdyshje shpërndau legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe shpalli zgjedhjet e parakohshme parlamentare për më 14 shkurt të këtij viti.

    Ky vendim i presidentes në detyrë po ashtu udhëzoi Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) të ndërmarrë veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

    Paraqitja e pengesave vazhdon edhe në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit

    Në procesin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit, KQZ ka kontestuar kandidimin për deputet të dhjetëra kandidatëve nga disa parti politike në vend, ndër të cilët është edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti, duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ndalon kandidimin e të gjithë atyre që kanë qenë të dënuar në tre vitet e fundit, ashtu si në rastin e deputetit Arifi nga radhët e PAI-t, vota e të cilit u mohua dhe shpalli si jo-kushtetuese qeverinë e kryesuar nga Hoti.

    Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Kurti nuk do të mund të kandidojë për deputet deri në shtator të vitit 2021, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli atë fajtor për dy vepra penale, respektivisht “për përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm dhe për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, veprime këto që lidhen me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015.

    Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli Kurtin fajtor në janar të vitit 2018, dënim i cili u vërtetua nga Gjykata e Apelit më 18 shtator të vitit 2018. Për veprat në fjalë, ndaj Kurtit u shqiptua një dënim prej 1 vit e gjashtë muaj burgim me kusht.

    Sipas Kurtit, partia e të cilit paraqiti ankesa ndaj vendimit të KQZ-së në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe në Gjykatën Supreme, ankesa të cilat u mohuan, institucionet e shtetit duhet ta ndjekin “vullnetin e popullit të vetëdijesuar të Kosovës si asnjëherë më parë dhe jo t’i vihen përballë tij”. Ai po ashtu ka këmbëngulur se në zgjedhjet e 14 shkurtit do të jetë bartës i listës së partisë së tij, duke përsëritur këtë qëndrim edhe në fushatën zgjedhore që filloi më 3 shkurt dhe do të vazhdojë deri më 12 shkurt, dy ditë para zgjedhjeve.

    Ndërsa presidentja në detyrë, Osmani, vendimin e KQZ-së e ka quajtur “të paprecedentë me agjendë politike që me çdo kusht nuk duhet të përsëritet”. Ajo po ashtu ka theksuar se si presidente e vendit ka për detyrim që të sigurojë “funksionimin kushtetues të institucioneve të Kosovës”, ndërkohë presidenca në reagimin e saj ndaj vendimit të KQZ-së deklaroi se “dënimi me kusht nuk krijon pasoja juridike”.​​​​​​​

    Së fundmi, më 14 janar, pas mosmarrëveshjeve brenda LDK-së që çoi në ndarjen e rrugëve të Osmanit dhe kësaj partie politike, Osmani nënshkroi marrëveshje me Kurtin për të kandiduar së bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe pas nënshkrimit në një konferencë të përbashkët për media u njoftua se Kurti do të kandidojë për kryeministër, ndërsa Osmani për presidente.

    Në fletë votimin e miratuar nga KQZ për zgjedhjet e 14 shkurtit, lista e kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë 110 numra, por në të do të figurojnë vetëm 107 emra të kandidatëve për deputetë, kjo pasi Kurtit dhe dy anëtarëve të tjerë të kësaj partie iu pamundësua pjesëmarrja me vendim të prerë nga Gjykata Kushtetuse, në numrin rendor të të cilëve në listën zgjedhore do të mbetet hapësira bosh pa emrat e tyre.

    Sipas analizave të bëra në debate në mediat vendore nga njohës të rrethanave kushtetuese, Kurti dhe të tjerët që u është mohuar e drejta e kandidimit për deputet, nuk do të mund të bëhen pjesë e legjislativit në Kuvend, por, ata do të mund të ushtrojnë çfarëdo detyre zyrtare në ekzekutivin e vendit.

    Pra, në rast të fitores së Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti do të mund të ushtrojë postin e kryeministrit, ashtu sikurse edhe kandidatët tjerë për deputetë të mbetur jashtë liste të cilët mund të emërohen në pozita të larta qeveritare. Por kjo mund të ndodh deri në momentin që ndonjë person apo subjekt politik të paraqesë kërkesë për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së tyre në Gjykatë Kushtetuese, vendimi i të cilës mbetet i paqartë nëse më pas mund t’i shkarkojë ata ose jo.

  • Identifikohet një tjetër viktimë e gjenocidit në Srebrenicë

    Një viktimë e luftës së fundit në Bosnjë dhe Hercegovinë u identifikua në mjediset e projektit të identifikimit të Podrinjes në Tuzla, konfirmoi për Anadolu Agency (AA) Emza Fazliç, zëdhënëse e Institutit për Personat e Zhdukur në BeH.

    “Bëhet fjalë për një viktimë të kombësisë boshnjake që u zhduk në zonën e Srebrenicës në vitin 1995”, tha Fazliç.

    Sipas saj, identiteti i viktimës së pari u përcaktua me metodën e ADN-së, kurse sot identiteti u konfirmua edhe zyrtarisht nga anëtarët e familjes.

    “U identifikua Vejsil (Abdullah) Hamzabegoviç, i lindur në vitin 1939 në Glode të Zvornikut. Mbetjet e tij mortore u gjetën në varrezën masive Pusmuliç në vitin 2009”, theksoi Fazliç.

  • Arbnora Fejza – Idrizi synon t’a thyej një rekord të ri botëror për të tretën herë

    Arbnora Fejza – Idrizi synon t’a thyej një rekord të ri botëror për të tretën herë

    Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka vizituar në Skenderaj artisten e dy rekordeve Guinness, Arbnore Fejza-Idrizi, e cila po synon që në vigjile të përvjetorit të Pavarësisë të arrijë edhe një rekord të ri botëror për Kosovën.

    Ministrja Haradinaj-Stublla tha se ishte kënaqësi e madhe të shihte pamjen mahnitëse të flamurit tonë me të cilin synohet të thyhet një rekord tjetër botëror.

    “Artistja e dy rekordeve Guinness, znj.Arbnore Fejza-Idrizi bashkë me nxënës vullnetarë nga Skënderaj, kanë realizuar Mozaikun më të Madh me Origami në Botë, Flamurin e dashur të Republikës sonë, duke vendosur me mjeshtri të rrallë 127,400 letra origami”, bëri të ditur Haradinaj-Stublla.

    Shefja e diplomacisë kosovare, me këtë rast tha se përkushtimi i secilit prej nesh në ngritjen e imazhit të Kosovën, do ta bëjë shtetin tonë edhe më krenar përkrah vendeve demokratike të botës, të cilave trembëdhjetë vite më parë iu bashkua edhe Republika e Kosovës.

  • Myftiu Tërnava po merr pjesë në Konferencën me Imamët e Zvicrrës

    Krytari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef Tërnava po merr pjesë në Konferencën me Imamët e Zvicrrës të organizuar nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër dhe kryetari i tij, H. Hfz. Mehas ef. Alija, në platformën online zoom.Në këtë konferencë po merr pjesë edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut H.hfz. Shaqir ef. Fetai.
    Dy kryetarët referojnë për ballafaqimin e Bashkësive Islame me pandeminë globale COVID-19.

  • OKB: Situata humanitare në veri të Etiopisë është e tmerrshme

    Kombet e Bashkuara (OKB) bënë të ditur se situata humanitare në rajonin verior Tigray në Etiopi është e tmerrshme dhe shpejtë po përkeqësohet, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Në raportin e Zyres së Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Çështjeve Humanitare (OCHA) theksohet se në shumë rajone në provincën Tigray, ku është kryer operacion ushtarak kundër Frontit rebelues për Çlirim të Popullit Tigray (TPLF), nuk kanë mund të dërgojnë ndihmë humanitare.

    Sipas raportit, ndonëse ndikimi i plotë i luftës ende nuk është i dukshëm, punëtorët humanitarë në terren thanë se uria është në rritje dhe se furnizimet me ujë dhe furnizimet mjekësore janë urgjentisht të nevojshme.

    Informacionet për krime të tilla si dhuna kundër civilëve dhe rrëmbimi, kthimi i detyruar i refugjatëve dhe personave të zhvendosur dhe dhuna seksuale vazhdon të arrijnë, ndërsa është vënë re se ky informacion nuk mund të konfirmohej për shkak të kufizimeve të qasjes në pjesë të ndryshme të zonës.

    “Ndonëse kanë kaluar tre muaj nga lufta në Tigray, situata humanitare në tërë rajonin është e frikshme dhe vazhdon të përkeqësohet shpejtë”, theksohet në raport.

    Etiopia më 4 nëntor shpalli gjendje të jashtëzakonshme në rajonin verior Tigray pasi kryeministri urdhëroi ushtrinë që t’i kundërvihet Qeverisë rajonale, për të cilën pohon se gjatë mbrëmjes kreu sulm vdekjeprurës ndaj bazës ushtarake.

    Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme gjashtëmujore vijoi pas deklaratës nga zyra e kryeministrit Abiy Ahmed se me sulmin e Frontit për Çlirim të Popullit i armatosur mirë Tigray ka “kapërcyer vijën e kuqe”.

  • Medreseja Alauddin ndihmohet nga Turqia

    Medreseja e Mesme “Alauddin” në Prishtinë ka pranuar një donacion nga shkolla e binjakëzuar në Ankara, ku përmes Dijanetit të Turqisë, në ambientet e Medresesë në Prishtinë është bërë dhurimi i këtij donacioni.
    Ky donacion përfshinë 20 tabela të mençura së bashku me projektor, 400 kuranë e libra dhe broshura të tjera është pajisur nga sot kjo shkollë, me anë të së cilave synohet të përmirësohet edhe më tutje mësim-nxënia.
    Në këtë eveniment mori pjesë edhe vetë Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava i cili çmoi lartë bashkëpunimin shumë të ngushtë me shtetin mik të Kosovës, Turqinë e cila nuk ka ndihmuar jo vetëm BIRK-un por kanë ndihmuar në të gjitha sektorët e jetës në Kosovë. “Kanë ndihmuar në nivele qendrore dhe lokale, në restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore, xhamive që kanë një karakter shumë domethënës për të kaluarën dhe për të ardhëm tonë këtu në këtë nënqiell. “Të mos jemi falënderues për Turqinë nuk është e drejtë andaj në emër të krejt kësaj i falënderoj dhe lus zotin që t’i shpërblej më të gjitha të mirat e Tij. Janë duke punuar dhe investuar në restaurimin e xhamive në Prishtinë, Gjakovë, Pejë , Rahovec, Skenderaj e vende tjera. Ky është një investim jashtëzakonisht i madh ku pemës këtyre investimeve ne kemi arritur objekteve gjashtë shekullorë tu zgjasim jetën deri në amshueshmëri. Andaj edhe me anë të këtij donacioni që kanë sjellur këtu në Medrese do të kenë mundësi që nxënësit tanë të përvetësojnë ditur e njohuri më shpejt dh enë mënyrën më bashkëkohore. Andaj Drejtoria e medresesë dhe Kryesia e BIRK-ut nuk do të kursej të investoj në këtë drejtim”-tha myftiu Tërnava.
    Me këtë rast në emër të nxënësve dhe stafit arsimor shprehu falënderime drejtori Medresesë Alauddin Fadil ef. Hasani i cili me këtë rast vlerësoi lartë këtë donacion nga ambasada dhe Dijaneti i Turqisë. Ai po ashtu nuk la pa përmendur edhe ndihmat e tjera që i kanë ardhur Medresesë Ministria e Arsimit dhe Dijaneti dhe luti Zotin që tua shpërbleje këtë të mirë dhe që është domethënëse për Medresenë. Atasheu për çështje fetare në Ambasadën e Turqisë, z. Nevzat Akin me këtë rast potencoi bashkëpunimin dhe raportet shumë të mira mes MM Aluddin dhe asaj ne Turqi. “ Ky donacion është si rezultat i bashkëpunimit shumë të mirë mes Medresesë Alauddin dhe Medresesë në Ankara ku kemi sjellur disa mjete por edhe nga Dijaneti i Turqisë pas kërkesës së Medresesë në Prishtinë ku kemi sjellur 400 kuranë dhe me këtë rast i falënderoj të gjithë ata që kanë ndihmuar në sjelljen e këtij donacioni”-tha mushaviri Akin, i cili po me këtë rast tha para të pranishmëve se tani janë duke vazhduar bursat e shkollimit për në Turqi po ashtu edhe nga vetë Dijaneti dhe me këtë rast jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në Turqi.
    Pjesë e këtij evenimenti ishte edhe z.Sherefedin Turan këshilltarë për arsim i ambasadës së Turqisë në Kosovë, nga ana e tij konfirmoi gatishmërinë që Turqia do të vazhdoj të përkrah ndihmën për nxënësit kosovarë.’Bazuar në mundësitë tona mundohemi që të ndajmë për studim dhe arsimim tuajin me të gjitha mundësitë që ne kemi në dispozicion. Jemi të gatshëm për ju dhe për këtë arsye jemi këtu. Të dashur nxënës e dimë se dituria është arma kryesore në ditët e sotme andaj i tërë personeli arsimor këtu bënë përpjekjet që ju të arrini atë, por duhet dhe kjo varet nga puna juaj që të arrini në jetë:-tha z.Turan.
    Mysafirët premtuan e ndihma të tilla nuk do të ofrojnë për nxënësit e Medresesë në shërbim të ngritjes dhe avancimit të mësim nxënies.

  • Hoxhë Dr.Zekerija Bajrami kthehet në shtëpi me gjendje të përmisuar.

    Hoxhë Dr.Zekerija Bajrami kthehet në shtëpi me gjendje të përmisuar.

     

    Pas disa problemeve me shëndetin tani Hoxhë Dr. Zekerija Bajramit i përmirësohet shëndeti dhe kthehet në shtëpi.
    Ndërkaq sa i përket kthimit në xhami dhe me ligjërata do të na njoftojnë me kohë.
    Kështu ka lajmëruar i biri i hoxhës , hoxhë Omer Bajrami në rrjetin social facebook, ja postimi i tij i plotë:

    “Falenderimi i takon Allahut për çdo gjë!

    Sot baba është kthyer në shtëpi, me shëndet të përmirësuar.

    Në emër të familjes, ju falenderojmë të gjithëve (mjekë, hoxhallarë, xhematlinj, dashamirë, familjar, etj.) për kujdesin dhe interesimin e vazhdueshëm.

    Ju bëjmë me dije se me urdhër të mjekut, baba nuk mund të takohet me njerëz, përderisa do të vazhdojë ende me terapi në shtëpi, për një kohë të caktuar.

    Gjithashtu, në të njëjtën kohë, telefonatat me zë, mund të jenë në dëm të shëndetit të tij.

    Për rikthyerjen e tij në xhami dhe në ligjeratë, do të ju njoftojmë me kohë inshaAllah.

    Allahu ju shpërbleftë të gjithëve.

    Hoxhë Omer Bajrami”

  • Sarajeva shënon 27-vjetorin e masakrës në Tregun e Markales

    Në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës është përkujtuar 27-vjetori i masakrës në Tregun e Markales në të cilën humbën jetën 68 civilë në sulmin me mortajë të kryer nga Ushtria e Republikës së Serbisë (VRS) gjatë luftës së Bosnjës, raporton Anadolu Agency (AA).

    Në ceremoninë përkujtimore të 27-vjetorit të masakrës në Tregun e Markales në Sarajevë, të kryer nga ushtarët serbë më 5 shkurt të vitit 1994 mori pjesë edhe anëtari kroat i Presidencës së BeH-së, Zheljko Komshiq si dhe autoritete kantonale, të afërmit e viktimave dhe të mbijetuarit nga sulmi.

    Komshiq duke theksuar se si kjo ceremoni e përkujtimit të masakrës së Markales ashtu edhe ceremonitë tjera përkujtuese të viktimave janë mbajtur në mënyrë të ndryshme dhe se mbajtja e ceremonive përkujtuese në përvjetorin e masakrave janë tregues të solidaritet dhe ndjeshmërisë.

    “Viktimat e masakrës në Tregun e Markales ishin civilë të pafajshëm. Kjo tregon sesa tragjedi të tmerrshme kanë përjetuar ata. Një nga obligimet e banorëve të Sarajevës është që mos të lejojnë të harrohen këta viktima”, tha ai.

    Një i mbijetuar i masakrës, Hasan Banda u shpreh se dhimbjen ende e ka të freskët. “Unë erdha rastësisht në treg në ditën kur ndodhi masakra. Doja t’u blija diçka fëmijëve të mi. Në atë moment, goditi mortaja. Dëgjova njerëz që qanin dhe ulërinin. Kur u zgjova 4-5 orë më vonë, isha në spital”, tha ai.

    Banda gjithashtu tha se ajo që ka ndodhur ndoshta mund të falet por në asnjë mënyrë nuk mund të harrohet.

    Ceremonia përkujtimore u mbajt në Teatrin Kombëtar të Sarajevës me pjesëmarrje të kufizuar për shkak të mospërhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19). Në ceremoninë e organizuar nga Kantoni i Sarajevës pjesëmarrësit shkuan edhe tek Tregu i Markales ku vendosën lule tek memoriali i viktimave.

    Dy masakrat në Tregun e Markales

    Masakra e parë në Tregun e Markales ndodhi më 5 shkurt të vitit 1994 ku humbën jetën 68 persona dhe 144 tjerë u plagosën ndërsa masakra e dytë ndodhi në të njëjtin vend më 28 gusht 1995 ku u vranë 43 civilë dhe 75 tjerë u plagosën.

    Gjatë luftës së Bosnjës, Sarajeva ishte e rrethuar për 44 muaj me radhë ku u vranë 11.541 persona prej të cilëve 1.601 fëmijë.

  • Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z. Thomas Kolly

    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly i cili shoqërohej nga zëvendës ambasadorja, znj. Pauline Menthonnex Gacaferri.

    Myftiu Tërnava e njohu ambasadorin Kolly me historikun, punën dhe angazhimin permanent të Bashkësisë Islame të Kosovë përgjatë viteve, që Kosova të jetë një vend i sigurt dhe paqësor, ku të gjithë qytetarët do të jetonin në paqe mes vete, si dhe e njohu atë për rolin dhe kontributin që BIK-u jep në drejtim të mbarëvajtjes së jetës fetare në vend.

    Temë diskutimi ishte edhe përkushtimi i vazhdueshëm i Kryesisë së BIK-ut dhe administratës së saj në terren në përballje me pandeminë globale COVID-19, si dhe bashkëpunimi që kanë pasur me institucionet shtetërore në luftimin e kësaj sëmundje ngjitëse, në mënyrë që të tejkalohet sa më lehtë dhe më me pak pasoja.

    Myftiu Tërnava po ashtu çmoi dhe vlerësoi raportet shumë të mira që kanë me shtetin e Zvicrës, gjegjësisht ambasadën e saj në Kosovë, duke vënë në spikamë ndihmën shumë të madhe që ka dhënë dhe po jep shteti dhe populli zviceran në zhvillimin e Kosovës në të gjitha sferat, në veçanti në përmirësimin e jetës së qytetarëve kosovarë.

    Nga ana e tij, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly falënderoi Myftiun për pritjen dhe potencoi edhe njëherë kontributin që po jep Myftiu Tërnava dhe BIK-u për luftimin e pandemisë, si dhe për ruajtjen e raporteve të mira ndërmjet komuniteteve fetare që jetojnë në Kosovë.

  • Nëna siriane kërkon ndihmë pasi fëmija e saj rrezikon të humbasë shikimin

    Një nënë siriane në Turqi ka bërë thirrje për mbështetje financiare për të përballuar shpenzimet e trajtimit dhe operacionit për fëmijën e saj, shikimi i të cilit është dëmtuar për shkak të një tumori në tru, raporton Anadolu Agency (AA).

    Familja e fëmijës 18 muajsh, Abdullah Dilli, tetë vjet më parë u largua nga dhuna në Halep të Sirisë dhe aktualisht janë vendosur në provincën qendrore turke Kayseri.

    Fëmija, i lindur në rajonin qendror, siç njofton nëna e tij, Emine Dilli, filloi të humbasë shikimin gjashtë muaj më parë.

    Duke folur për AA, Emine thotë se Abdullah ka humbur shikimin e plotë në syrin e tij të djathtë dhe rrezikon verbërinë e plotë nëse nuk trajtohet urgjentisht.

    Por kostoja për operacionin e tij të planifikuar të syve në Spitalin Universitar Gazi në Ankara dhe ilaçi i syve nuk janë të përballueshme për familjen e varfër me katër fëmijë.

    “Ne kërkojmë ndihmë që ai të mos humbasë syrin e majtë. Ne kemi shpenzuar të gjitha paratë që kemi pasur”, tha Emine.

    Humbja e shikimit për shkak të tumorit në tru është graduale, duke filluar me shikim të paqartë, shikim të dyfishuar ose një njollë të verbër në rritje.

    Infrastruktura e kujdesit shëndetësor në Siri është në vështirësi për shkak të luftës civile që filloi që në fillim të vitit 2011 kur regjimi i Bashar al-Assadit u përplas me protestat pro-demokratike.

Need Help? Send a WhatsApp message now

Click one of our representatives below

Kushtrim Guraj
Kushtrim Guraj

Technical support

I am online

I am offline

Merlinda Guraj
Merlinda Guraj

Marketing support

I am online

I am offline