Category: Lajme

  • Ndërroi jetë babai i Hoxhës Ahmed Kalaja

    Ndërroi jetë babai i Hoxhës Ahmed Kalaja

    Me pikëllim të thellë, mësohet se Hoxhë Ahmed Kalas ka humbur babain e tij të dashur. Lajmi i trishtë ka prekur komunitetin dhe të gjithë ata që e njohin Hoxhën për devotshmërinë dhe përkushtimin e tij ndaj fesë dhe njerëzve. Në këto momente të vështira, familja e tij po kalon një periudhë zie, duke marrë mbështetje dhe ngushëllime nga miqtë, të afërmit dhe komuniteti më i gjerë.

    Lutemi që Allahu t’i japë durim dhe forcë Hoxhës dhe familjes së tij, si dhe shpirtit të babait të ndjerë t’i japë paqe të përjetshme.

  • Për SHBA-në, institucionet e Kosovës në veri janë plotësisht legjitime

    Për SHBA-në, institucionet e Kosovës në veri janë plotësisht legjitime

    Kushtetuta, sikurse edhe Institucionet e Kosovës janë plotësisht legjitime për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përfshirë edhe ato të shtrira në veri të vendit.

    Këtë qëndrim të ShBA’së e ka bërë të qartë sot Ambasadori Jeffrey Hovenier, në ceremoninë e shënimit të 25 vjetorit të NDI, duke shtuar se SHBA-ja është krenare për përkrahjen që ka dhënë në ndërtimin e tyre.

    “Qëndrimi i SHBA-së është i pandryshuar, është i qartë dhe s’do të ndryshojë. Kushtetuta e Kosovës është legjitime. Institucionet e Kosovës janë plotësisht legjitime. Jemi të lumtur për përkrahjen që kemi dhënë për ndërtimin e këtyre institucioneve”, ka deklaruar Hovenier.

    Këto deklarime duken sikur kundërpërgjigje ndaj deklarateve të fundit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

    Vuçiq të premten në një konferencë për media shpalli, siç e quajti ai planin e detajuar me shtatë pika për Kosovën. Ai tha se bazat dhe pikat e kontrollit të Policisë së Kosovës në veri janë ndërtuar “në mënyrë të paligjshme”.

    “Do doja të marrë ca minuta për të rikujtuar pozicionin e Qeverisë së SHBA-së për Kosovën. Po e bëj këtë sepse mendoj se është shumë e rëndësishme që të mos ketë keqkuptime apo keqprezenzim të pozicionit të SHBA-së. Më 2008, SHBA e njohu Kosovën si shtet sovran të pavarur dhe sovran. Ne e bëmë këtë gjë bazuar në zotimet e qarta të lidershipit të atëhershëm që ata do të implementojnë plotësisht zotimet e bëra në Planin e Ahtisarit për të ndërtuar një shtet demokratik, multietnik dhe gjithëpërfshirës. Qëndrimi i SHBA-së është i pandryshuar, është i qartë dhe s’do të ndryshojë”, shtoi Hovenier të martën, në Prishtinë.

    Nga ana tjetër, Vuçiq, në fundjavë, nga Beogradi ka kërkuar: shpalljen dhe mbajtjen e “zgjedhjeve lokale të lira dhe demokratike” në veriun e Kosovës, me pjesëmarrjen e OSBE’së dhe me mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian; kthimin e serbëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun, dhe kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre; tërheqjen e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga “bazat dhe pikat e kontrollit të ndërtuara në mënyrë të paligjshme” në veriun e Kosovës; tërheqjen e policisë nga të gjitha institucionet “të cilat nga viti 1999 deri në mbylljen e paligjshme në vitin 2024 ofronin shërbime vitale publike dhe administrative për qytetarët”; formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe; zbatimin e menjëhershëm të “garancive të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara nga 28 dhjetori i vitit 2022, dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë”, të arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe kryerjen e pagesave me shërbimeve postare me valutën serbë, dinar.

    What is Automated Hematology Analyzer in Mexico?
    Hematology Analyzer – Search Ads
    by Taboola
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë thirrje që kërkesat e Vuçiqit, të mos merren seriozisht pasi, siç tha ajo, ai nuk e do me të vërtetë rikthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, por vetëm dëshiron ta tërheqë vëmendjen e Perëndimit.

    “Kur Vuçiqi flet për rithikimin e tyre [serbëve në institucione], ai i prezanton ato vetëm si fjalë e retorikë për ta hequr vëmendjen e botës demokratike nga ajo që po ngjan në të vërtetë – që janë përpjekjet e tij, qeverisë së tij, ushtrisë së tij, në trajnimin e vazhdueshëm të forcave paramilitare, të cilat kanë qëllim vetëm dhunën”, tha Osmani gjatë një ngjarjeje në Prishtinë.

    Në fjalimin e tij, Hovenier ka thënë se dëshiron që të theksoj edhe një pikë kyçe e që lidhet me premtimin e Kosovës për të ndërtuar një shtet sovran, demokratik, të pavarur dhe multietnik, me mbrojtje të veçantë për komunitetet pakicë.

    Ambasadori Hovenier ka thënë se SHBA është krenare për rolin që ka luajtur për të ndihmuar Kosovën në avancimin e këtij vizioni dhe ka shtuar se janë duke vazhduar përpjekjet për të punuar edhe me Qeverinë aktuale duke kërkuar për bashkëpunim më të ngushtë për ta parë teksa i njëjti vizion realizohet.

    “Gjithashtu dua të theksoj një pikë kyçe, premtimin e Kosovës për një shtet sovran, demokratik, të pavarur dhe multietnik, me mbrojtje të veçantë për minoritetet. Jemi krenar për rolin që kemi luajtur për ndihmuar Kosovën për të avancuar këtë vizion. Po vazhdojmë përpjekjet për të punuar me qeverinë aktuale të Kosovës, duke kërkuar për bashkëpunim më të ngushtë për të parë këtë vizion të realizohet. Vizioni ynë është shumë i qartë, Kosova iu bashkohet shoqërive ku të gjithë njerëzit jetojnë në dinjitet dhe siguri, përfshirë edhe minoritetet. Prandaj, dua ta bëj të qartë. Ne kemi qenë pjesë e procesit tuaj për të ndërtuar dhe përkrahur një shtet të suksesshëm, sovran, demokratik dhe shtet multietnik. Përkushtimi jonë për këtë është i hekurt”, ka thënë Hovenier.

  • Osmani takon Naim Tërnavën, flasin për harmoninë dhe tolerancën fetare në Kosovë

    Osmani takon Naim Tërnavën, flasin për harmoninë dhe tolerancën fetare në Kosovë

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur sot kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnavën.
    Në këtë takim u diskutua për angazhimin e Bashkësisë Islame në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, traditën e tolerancës ndërfetare dhe nevojës për vazhdimin e kultivimit të saj.

    “Në një kohë ku paqja dhe mirëkuptimi global janë më të rëndësishme se kurrë, Kosova është krenare që vazhdon ta mbajë lart nivelin e tolerancës dhe harmonisë ndërfetare”, ka theksuar Presidentja Osmani në takim.

    Sipas njoftimit të Presidencës, në takim u potencua roli jetik i të gjitha bashkësive fetare dhe nevoja e një angazhimi të përbashkët kundër gjuhës së urrejtjes dhe në favor të tolerancës, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë.

  • Ministria ndan mjete shtesë, për ndërtimin e shtëpive në veri

    Ministria ndan mjete shtesë, për ndërtimin e shtëpive në veri

    Për punë shtesë për  ndërimin e shtëpive  në pjesën veriore të Mitrovicës,  Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shpërblyer grupin e operatorëve  ekonomikë Limitetproject , Roarchitecture, Rines, De & DD me çmimin e ofertës në vlerë prej 128 mijë eurosh.

    Ndarja e 128 mijë eurove shtesë është arsyetuar si “punë të paparapara”.

    Grupi i operatorëve:

    Sipas dosjes së tenderi të publikuar në platformën online E-prokurimi bëhet fjalë për ndërtimin e 11 shtëpive dhe 8 pronarëve të shtëpive. Në dosje të tenderit janë të publikuar edhe pronarët e shtëpive që janë të gjithë shqiptarë.

     

     

    Përfituesit:

  • Mbi 3 mijë kosovarë kërkuan azil në BE këtë vit, Kosova e Shqipëria kryesojnë në Ballkan

    Mbi 3 mijë kosovarë kërkuan azil në BE këtë vit, Kosova e Shqipëria kryesojnë në Ballkan

    Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova kryesojnë me një diferencë të dukshme krahasuar me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit për nga numri i kërkesave azil për në Bashkimin Europian, në gjysmën e parë të këtij viti.

    Raporti i fundit i Agjencisë Europiane për Azilin (EUAA) thotë se 3,778 kërkesa për azil u paraqitën për herë të parë në një vend të Bashkimit Europian nga shtetasit e Shqipërisë nga janari deri në qershor të këtij viti.

    Numri më i lartë i kërkesave për azil të shtetasve nga Shqipëria u regjistrua në Itali, Greqi dhe Francë

    Edhe numri i kërkesave për azil nga shtetasit e Kosovës në një vend të Bashkimit Europian ishte i lartë, duke shënuar 3,375 persona kërkesa në gjysmën e parë të këtij viti.

    Ndërkohë vendet e tjera të rajonit të Ballkanit kanë një numër më të ulët kërkesash të shtetasve të tyre të paraqitura për herë të parë për azil në një vend të Bashkimit Europian në 6 muajt e parë të këtij viti.

    Sipas raportit të EUAA shtetasit e Maqedonisë së Veriut paraqitën 1,872 kërkesa për azil , të Serbisë 1,660 kërkesa, të Bosnje Hercegovinës 750 kërkesa dhe të Malit të Zi 182 kërkesa.

    Nga të dhënat e publikuara më herët nga Agjencia Europiane për Azilin rreth 2,700 kërkesa të shtetasve nga Shqipëria të mbledhura gjatë vitit të shkuar janë në pritje për t`u shqyrtuar, ndërsa norma e njohjes së azilit është tejet e ulët për shtetasit shqiptarë duke mos e kaluar 3 për qindëshin e totalit të kërkesave që paraqiten në vendet e Bashkimit Europian.

    Ndërkohë, sipas një raporti të sapopublikuar të Agjencisë europiane të statistikave EUROSTAT, shtetasit nga Shqipëria përbëjnë gjithashtu numrin më të lartë të leje qëndrimeve të marra në një vend të Bashkimit Europian përgjatë vitit 2023 nga rajoni i Ballkanit.

    Sipas EUROSTAT 74,938 shtetas nga Shqipëria morën leje qëndrimi për herë të parë në një vend të Bashkimit Europian në vitin 2023, ndërsa nga Kosova ishin 45568 shtetas që u pajisën me leje qëndrimi.

    Sipas EUROSTAT rreth 41,760 shqiptarë morën leje qëndrimi për arsye familjare, 13,144 për arye të tjera të papërcaktuara, ndërsa 2,450 për arsye edukimi.

  • Kosova shpreh gatishmëri për ta ndihmuar Çekinë e cila po përballet me vërshime

    Kosova shpreh gatishmëri për ta ndihmuar Çekinë e cila po përballet me vërshime

    Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për ta ndihmuar Çekinë e cila po përballet me vërshime.

    Maqedonci ka njoftuar se i ka dërguar letër homologes, Jana Černochová tha se i ka shpreha gatishmërinë për t’iu ofruar ndihmë autoriteteve çeke përmes kapaciteteve të kërkim shpëtimit apo formave tjera të mbështetjes humanitare.

    “Në këto momente të vështira kur Republika Çeke po përballet me përmbytje, në letrën drejtuar homologes sime, Ministres së Mbrojtjes së Republikës Çeke, Jana Černochová, i shpreha gatishmërinë për t’iu ofruar ndihmë autoriteteve çeke përmes kapaciteteve të kërkim shpëtimit apo formave tjera të mbështetjes humanitare”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

    Ai ka thënë Kosova qëndron me Republikën Çeke në këtë kohë të rëndë për të dhe shpresojmë për tejkalim të kësaj gjendje të rëndë dhe kthim sa më të shpejtë në normalitet.

    Shërbimet e urgjencës janë në gatishmëri nga përmbytjet në Evropën Qendrore dhe Lindore pasi reshjet e rrëmbyeshme frynë lumenjtë dhe dëmtuan mijëra shtëpi.

    Stuhia Boris rezultoi vdekjeprurëse në Rumani, ku katër persona humbën jetën gjatë përmbytjeve në rajonin juglindor të Galatit. Në Republikën Çeke, përmbytjet kanë çuar në evakuime dhe 51,000 familje në zonat veriore të vendit janë goditur nga ndërprerjet e energjisë, thotë kompania çeke e energjisë CEZ.

  • Al Jazeera, për hapjen e Urës së Ibrit: U kundërshtua fort nga Quint dhe KFOR-i

    Al Jazeera, për hapjen e Urës së Ibrit: U kundërshtua fort nga Quint dhe KFOR-i

    Çështja e hapjes së Urës së Ibrit, çdo herë e më shumë po merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

    Ngjashëm ndodhi edhe sot, ku Al Jazeera, i ka dedikuar një artikull kësaj ure, që siç thotë, për hapjen e saj po haset në kundërshti të forta.

    ”Institucionet e Kosovës vazhdojnë përpjekjet e tyre për të forcuar pushtetin në veri. Heqja e dinarit dhe mbyllja e institucioneve paralele në Serbi u prit me indinjatë nga vendet perëndimore.

    Njoftimi për hapjen për trafik të urës kryesore në Mitrovicë shkaktoi edhe kundërshtime të forta nga vendet e Quint-it dhe KFOR-i”, thuhet ndër tjera.

    Në material, mes të tjerash, ka edhe prononcime të qytetarëve që thonë se mezi presin të hapet Ura.

  • Procesi arsimor në Gaza në klasat e shkatërruara nga lufta

    Procesi arsimor në Gaza në klasat e shkatërruara nga lufta

    Një grup mësuesish vullnetarë në Rripin e Gazës të pushtuar nga Izraeli filluan mbajnë mësim për nxënësit në klasat e shkatërruara nga lufta, raporton Anadolu.

    Sipas Ministrisë Palestineze të Arsimit, rreth 620.000 nxënës nuk janë në gjendje të ndjekin shkollimin në Gaza, ndërsa e ardhmja mbetet “e panjohur” për shumicën prej tyre për shkak të ofensivës së vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës.

    Që nga fillimi i ofensivës izraelite, palestinezët kanë filluar të përdorin si strehimore institucionet arsimore, si shkollat ​​dhe universitetet.

    Nxënësit dhe studentët palestinezë shprehin shqetësimin se viti shkollor do të vonohet edhe pas përfundimit të ofensivës izraelite, pasi shkollat ​​janë të mbipopulluara me të zhvendosur.

    Sipas autoriteteve lokale shëndetësore, në luftën e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës janë vrarë rreth 41.100 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, ndërsa janë plagosur rreth 94.800 të tjerë.

    Bllokada e vazhdueshme e enklavës ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, duke lënë pjesën më të madhe të rajonit në gërmadha.

    Izraeli përballet me akuza për gjenocid për veprimet e tij në Gaza në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

  • Kryesia e BIK-ut diskuton për sulmet ndaj vlerave Fetare dhe Kombëtare, si dhe përgatitjet për vitin e ri Shkollor

    Kryesia e BIK-ut diskuton për sulmet ndaj vlerave Fetare dhe Kombëtare, si dhe përgatitjet për vitin e ri Shkollor

    Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e saj të rregullt, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.

    Në këtë mbledhje Kryesia diskutoi për situatën aktuale, sidomos për paraqitjen e disa lëvizjeve me fushata tendencioze, që atakojnë vlerat tona fetare dhe kombëtare, e të cilat po sulmojnë harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare në vendin tonë, vlerë kjo e kombit shqiptar, e njohur botërisht. Myftiu Tërnava me këtë rast tha se këto paraqitje me këtë gjuhë të urrejtjes po prishin harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare.

    Këtu u potencua edhe roli destruktiv i disa mediave dhe portaleve të caktuara, të cilat po u japin hapësirë mediatike individëve tendenciozë dhe injorantë.

    Po ashtu gjatë kësaj mbledhje u diskutua edhe për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor në medresenë e mesme “Alauddin” dhe në Fakultetin e Studimeve Islame.

    Më pas Kryesia diskutoi edhe lëndë të tjera dhe mori vendime në bazë të kompetencave që i takojnë. /Rtv Pendimi/

  • Gjermania: Armëpushimi në Gaza nevojitet “më urgjentisht se kurrë”

    Gjermania: Armëpushimi në Gaza nevojitet “më urgjentisht se kurrë”

    Gjermania e ka përshkruar sulmin ajror vdekjeprurës në “zonën e sigurt humanitare” të shpallur në Gazën jugore si “të tmerrshëm”, duke theksuar se zbatimi i një armëpushimi është “më urgjent se kurrë”, transmeton Anadolu.

    “Raportet për shumë vdekje pas sulmit ajror izraelit në Al-Mawasi janë të tmerrshme. Ushtria izraelite është e detyruar të mbrojë sa më mirë popullsinë civile”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë.

    Ky incident, theksoi ministria gjermane, tregon se nuk ka “zgjidhje ushtarake” për Gazën.

    “Ne kemi nevojë për një armëpushim humanitar dhe lirimin e pengjeve më urgjentisht se kurrë, në mënyrë që vdekja të përfundojë”, thuhet në reagimin e ministrisë.

    Duke theksuar se “askund nuk është sigurt” në enklavë, ministria tha se, “Hapësira humanitare po zvogëlohet vazhdimisht. Njoftimet për evakuim zbatohen në 86 për qind të zonës. Infrastruktura humanitare dhe magazinat gjithashtu duhet të lihen pas”.

    Ai tha se përgatitjet e nevojshme për dimër nuk mund të bëhen në këto kushte.

    Ministria gjithashtu akuzoi Hamasin për përdorimin e “civilëve si mburoja njerëzore”, duke e quajtur atë “të neveritshme dhe një krim”.

    Të paktën 40 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën në sulmin ajror dje herët në një kamp tende në zonën al-Mawasi pranë Khan Younisit, të cilën Izraeli e përcaktoi si një “zonë të sigurt humanitare” për civilët e zhvendosur në Gaza.

    Izraeli ka vrarë të paktën 40 mijë palestinezë në Gaza, kryesisht gra dhe fëmijë, pas sulmit ndërkufitar nga Hamasi tetorin e kaluar. Bombardimi e ka kthyer territorin në rrënoja dhe ka çuar në vuajtje të rënda njerëzore. Bisedimet për t’i dhënë fund konfliktit vazhdojnë përmes ndërmjetësve, por pa rezultat.