Category: Poezi

  • SOT PËR SOT

    SOT PËR SOT

    SOT PËR SOT

    po jetojmë me ni kohë dreqit
    Po i besohet sot ma t’keqit
    I pa dishmi po sundon
    Njoni tjetrin sot se don

    Gjith kto t’mira duken shkret
    Ka Liri por nuk ka shtet
    I forti doptin e shkelë
    Ja merr bukën e përgëdhelë

    Peshqit I hanë peshkaqeni
    Ma shum drejta sot ka Qeni
    I ka humbur njerit vlera
    Shpejt Parfumit po I del era

    Duhesh me bo budallija
    Për me të dashtë ma shum shoqnija
    Duhesh sot me u konë kuller
    Nuk dojnë femrat kur ske kerr

    Sot Dashni nuk ka t’vërtetë
    Kur ske pare nuk ke jetë
    Sot maj keqi e merr t’mirën
    Se aj ja plotëson dëshirën

    Askush sot s’vet për familje
    Kur ka pare nuk ka lidhëje
    Njoni tjetrin se bon mall
    Ndarja sot u bo normal

    Pse s’lujnë fmija në sokak
    Nuk ka mbetë Rahmet as pak
    Dikon paret po e tranojnë
    Tash Europa qyshë po thojnë

    Shoktë e mi me mu po tallen
    Pse n’Xhami po shkoj po falem
    Thojnë na sjemi besimtar
    S’jem Arab jemi Shiptar

    E kanë harru edhe Zotin
    As me Hoxhën as me Popin
    Një njeri që s’beson n’Zot
    Si ti besojmë atij sot.

    Veli Beqiri

  • PËR ALLAH

    PËR ALLAH

    A mendon se ke me vdekë
    Mos e le at vëlla me hjekë
    Pasunija vjen e shkon
    Ta jep Zoti se m’shliron

    Shum njerz t’mirat i harrojnë
    Por Melaqet i shënojnë
    Bone ni t’mirë për Allah
    A ke shpirt a ke gjunah

    Nëse m’jep mos ma përmend
    Se pomë sillet krejt ky vend
    Ska nevojë me ditën krejtë
    E din Zoti të shpërbleftë

    Sa sevape ke fitu
    Qato ty kanë me t’shpëtu
    Qato dalin n’Ahiret
    Ke bo punë t’mirë për Xhehnet

    Shum njerz t’mirat i harrojnë
    Por Melaqet i shënojnë
    Bone ni t’mirë për Allah
    A ke shpirt a ke gjunah.

    Veli Beqiri

  • O TËRMET

    O TËRMET

    Për qdo dit numri po rritet

    Sa njeri për ju mërzitet
    Ka shum t’vdekur e t’lënduar
    Mos i mbajë lidhë ato duar

    O Tërmet, O Tërmet
    N’ket Dunja as gjë s’më mbet
    Pasurinë prap e fitoj
    Pa familje si t’jetoj

    Njerz të mirë ju na ndihmoni
    Me lutë Zotin mos harroni
    O Allah ty t’qofsha falë
    A e kom un dikon gjallë

    Sa fëmi kan mbetë Jetim
    Qka po shohim boll trishtim
    Ata print e vet i dojnë
    Me lot në sy i kërkojnë

    Asgjë s’bëhet pa thonë Zoti
    Për Ty lutet robi i joti
    O Allah mos na sprovo
    Në Xhehnet Ti na bashko.

    Veli Beqiri

  • Aroma e Ramazanit ( Poezi )

    Aroma e Ramazanit ( Poezi )

    O ju njerëz a jeni zgjuar?
    Na ka ardhur muaji i bekuar
    Na ka ardhur muaji i Kuranit
    Muaji shenjtë i Ramazanit
    Zgjohu në syfyr me bismilah
    Bëj nijet për Allah
    Dita mirë ka për të të shkuar
    Ramazanin duke agjëruar
    Ki durim tridhjetë ditë
    Ramazani vjen një herë në vit
    Merr abdes fale sabahun
    Dërgoja në vend fjalën Allahut
    Është e thjeshtë, nuk është vështirë
    Sa të mundim të bëjm mirë
    Ky muaj na sjell pranverën
    Njeri tjetrit t’ja hapim derën
    Prite iftarin me gëzim
    Bën dua edhe urim
    Ky muaj ka hijeshi
    Në shtëpi edhe xhami
    O Allahu i lartësuar
    Me prit këtë muaj na e ke mundësuar
    Vetem ty të adhurojmë
    Dhe vetëm prej teje ndihmë kërkojmë

    Autor : Adnan Shemsidini

  • Prindërit

    Prindërit

    E kam menduar që kur
    t’ju përshkruaj me fjalë
    dashuria që kam për ju është e paparë.

    E lumtur si dielli
    që ju kam pranë
    jeta ime pa ju,
    do ishte pa fjalë.

    Jam shumë e lumtur,
    që qëndroj me ju,
    të jetoja e vetme,
    Do hidhesha në lum.

    Shkruar nga :

    Melisa Shemsidini

  • ALLAH T’LUTEM KTHEMA PAMJËN

    ALLAH T’LUTEM KTHEMA PAMJËN

    O Allah ma bon ilaqë,
    Në kët vend zemrën me knaqë,
    Allah t’lutem kthema pamjën,
    Se kam qef shum me pa Qabën,

    Syt e mi kurr skan pa dritë,
    Hem jam gzu hem jam mërzitë,
    A ka vend n’Botë ma të bukur,
    Veq Allahu na bon t’lumtur,

    Sa i madh qenka nijeti,
    Allahun e kam me veti,
    Kah t’shkoj a At n’Zemër e mbajë,
    Un po shoh me lot po qajë,

    Për her t’parë un po e shoh vetën,
    Mos u dëshproni me jetën,
    Sa e mirë qenka natyra,
    Na ka falë Zoti shum t’mira,

    Mos më mbani shokë për krah,
    Falëmderit o Allah,
    Çdo vend do ta vizitoj,
    Muhamedi ku jetoj.

    Veli Beqiri

  • Poezi Islame  “Një porosi”

    Poezi Islame “Një porosi”

    Poezi Islame

    Një porosi

    Jeta është për ty
    por vdes pa dëshir,
    Xhenneti fitohet
    me vepër të mirë.

    Pyetje: ka shumë
    në jetë e amshim,
    këtu të mbron gjyqi
    atje s‘ka lëshim.

    Në këtë botë vjenë
    me një porosi,
    për veprat e mira
    Allahu të shpërblen ty.

    Çdo vepër regjistron
    Një Engjull për ne,
    që e mbajm tërë jetën
    por kurrë nuk futet në dhe.

    Nëse lexoni! Kur‘anin
    do të bindeni vetë,
    çdo thënje e Zotit!
    është fjalë e vërtetë.!

    RTV PENDIMI
    26.01.2021

    Autore e tekstit ✍️
    Sadije Shala
    Zürich


  • Kush ishte PROFETI MUHAMED

    Kush ishte PROFETI MUHAMED

    Kush ishte PROFETI MUHAMED
    SalAllahu alejhi ue selem

    Ndër të gjithë njerëzit që jetuan në tokë
    Ai ishte njeriu më fisnik dhe më i bekuari
    Emri i tij ishte Muhamed
    Që do të thotë “shumë i lavdëruari”

    Ai ishte EL-AKIB
    Ai erdhi pas gjithë të tjerëve
    Ai është pejgamberi i fundit
    Ai është vula e të gjithë pejgamberëve

    Ai ishte EL HASHIR
    Në kuptimin e vërtetë të fjalës
    Kur kjo botë të shkatërrohet
    Njerëzit te këmbët e tij do të ringjallen

    Ai ishte EL-MAHI
    Sepse e fshiu mosbesimin e injorancën
    Në botën e mbushur me padituri e të këqija
    Solli diturinë, udhëzimin ,mirësinë dhe paqen

    Ai ishte SIRAXHUN MUNIR
    Udhërrëfyes më i drejtë ndonjëherë
    Pishtar ndriçues për të gjithë njerëzimin
    Ishte vula për të tjerët pejgamberë

    Ai ishte RAUF
    Njeri durimtar
    I këndshëm për shokët e tij
    I butë në vepra dhe në fjalë

    Ai ishte RAMETUN LIL ALEMIN
    Për botët u dërgua si mëshirë
    Për të gjitha krijesat
    Ai ishte mëshiruesi më i mirë

    Ai ishte EL-BESHIR
    Njeriu më i mëshirshëm që jetoi në tokë
    Ai e përcolli mesazhin e shpalljes hyjnore
    Solli shpëtimin për njerëzimin dhe këtë botë

    Ai ishte NEBIJUT-TEUBETI
    Profeti i pendesës ,shembulli më i mirë
    Ai ishte NEBBIJUR-RAHMETI
    Profeti që botës i solli paqe dhe mëshirë

    Ai ishte MUDHEKKIR
    Më i mirë përkujtues
    Ishte njeriu më i drejtë
    Më i miri këshillues

    Ai ishte EL-MUKAFFI
    Pasuesi i të gjithë profetëve , i fundit prej tyre
    I dërguar për të gjithë njerëzimin
    Pa dallim kombësie dhe ngjyre

    Edhe pse në moshë të re
    Të dy prindërit i kishte humbur
    Profeti Muhamed
    Gjithmonë mbeti një fëmijë i lumtur

    I padjallëzuar, fisnik ,inteligjent dhe i pastër
    Ai ishte i thjeshtë në fëmijëri e rini përherë
    Ai ishte i pafajshëm dhe njeri me karakter
    I tillë mbeti edhe kur Allahu gradoi pejgamber

    Për këtë botë u dërgua shpëtim dhe mëshirë
    Ai i thirri njerëzit në shpëtim në udhëzim
    Me fjalë të buta, me bujari dhe sjellje të mirë
    Me mesazhin e tij i solli lumturi në njerëzim

    Ai ishte njeriu më i veçantë qe jetoi ndonjëherë
    Më i larti në morale dhe në karakter
    Në uji Zem-Zem i ishte pastruar zemra
    Për hir të tij në mes ishte ndarë hëna

    Ai ishte njeriu më besnik që jetoi në këtë dynja
    Ishte dhe është shëmbëlltyrë për njerëzimin
    Ai arriti në perden e fundit Sidretu-l-Munteha
    Ai e solli në botë paqen edhe udhëzimin

    Nëse kërkoni shembull n’historinë e njerëzimit
    Mendoni vetëm për një moment
    Në gjithë historinë e njerëzimit që nga fillimi
    S’ka shembull më të mirë se Profeti Muhamed

    Autor
    Astrit M Dervishaj

     

     

  • Zëri yt larg jehon

    Zëri yt larg jehon

    Zëri yt që larg kumbonte e xhematin e tubonte fëmijë, gra, pleq e rini ti i jepje xhamisë aq hijeshi.

    Faleni namazin sikur të jetë i fundit këshilla të arta që nga shpirti burojnë porositë tua gjithmonë i kemi në mendje në mungesë të tyre ne gjith po lotojmë.

    I dashur me ne kryefamiljari çdo dert e mërzi me ty e konsultonin kurrë nuk përtove t’i përgjigjesh askujt këshillat tua dertliun shëronin.

    Baba i denjë aq i përkushtuar na ke rritur e na ke edukuar sot ndihem aq e dobët për ta kthyer siç e meriton veç lutjet tona lutem të jenë pranuar.

    Miq, familjarë e dashamirë të gjith për ty të dëshpëruar janë mërzitur dhe të kanë në dua sa më shpejtë të ju shohin të shëruar.

    Bija yte: Emine Bajrami

     

Need Help? Send a WhatsApp message now

Click one of our representatives below

Kushtrim Guraj
Kushtrim Guraj

Technical support

I am online

I am offline

Merlinda Guraj
Merlinda Guraj

Marketing support

I am online

I am offline