Category: Probleme shpirtërore & shoqërore

  • FRIKA PREJ ALLAHUT

    FRIKA PREJ ALLAHUT

    Frika prej Allahut e ruan njeriun që të mos bjerë në haram. Si shembull do të përmendim rrëfimin e atyre tre vetave që hynë në shpellë dhe pas hyrjes së tyre ra një shkëmb i madh te hyrja e shpellës dhe e mbylli atë. Nuk kishin si të dilnin prej aty, u bllokuan brenda. Njëri prej tyre tha: “O Allah! E dashuroja një vajzë, ajo ishte njeriu më i dashur për mua se çdo kush tjetër, e doja për vete, por ajo nuk më lejoi. Një vit mbretëronte uria dhe erdhi tek unë të më kërkonte të holla për borxh. Ia dhashë njëqind e njëzet dinarë, me kusht që të më dorëzohej, ashtu si i dorëzohet gruaja burrit të saj. Kur iu afrova, ajo (duke qarë) më tha: ‘Frikësoju Allahut, nuk të lejohet të ma marrësh virgjërinë pa të drejtë.’ Më erdhi turp dhe u largova prej saj, edhe pse ishte njeriu më i dashur tek unë. Të hollat ia lashë dhe nuk i mora. O Allah! Nëse këtë vepër e bëra për hir të Fytyrës Sate, na e lehtëso gjendjen që jemi.” Shkëmbi lëvizi edhe pak nga hyrja e shpellës…”

    Hasan El-Basrij, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Ishte një grua që merrej me imoralitet. Ishte gruaja më e bukur në kohën e saj, ai që donte t’i afrohej duhej të paguante njëqind dinarë (ari). Një burrit i pëlqeu shumë, por për t’iu afruar u desh të punonte derisa i tuboi të hollat. Ajo i tha: ‘Jepja të hollat administratorit tim t’i numërojë.’ Pasi i numëroi dhe u vërtetua që sasia ishte e saktë, i dha leje të hynte brenda. Shtëpia ishte e rregulluar mirë dhe shtratin e kishte prej ari. I tha: ‘Eja këtu.’ Burri u afrua, por në atë moment iu kujtua qëndrimi para Allahut, e kapi frika dhe iu fik dëshira që t’i afrohej. Tha: ‘Më lër të dal dhe do të t’i jap njëqind dinarë.’ Ia ktheu: ‘Çfarë të gjeti ty?’ Burri i tha: ‘Kur të pashë më pëlqeve, punova dhe u mundova derisa i tubova të hollat që të vija te ti. Kur arrita në shtëpinë tënde, ndodhi ajo që ndodhi. Ajo që më nxiti mos të të afrohem është frika prej Allahut, e kujtova qëndrimin tim para Allahut.’ Gruaja i tha: ‘Nëse je i sinqertë në këtë që po e thua, nuk dua burrë tjetër përveç teje!’ Burri i tha: ‘Më lër të dal jashtë.’ Ajo i tha: ‘Të jap leje, veç nëse më jep premtimin se do të më martosh.’ Ai i tha: ‘Jo, derisa nuk dal prej këtu.’ Ajo i tha: ‘Më jep besën para Allahut që vjen dhe më marton.’ Ai i tha: ‘Ndoshta.’ I mori rrobat, doli jashtë dhe shkoi në vendbanimin e tij. Gruaja ndjeu keqardhje, u pendua për gjynahet e saj, i shkoi pas derisa arriti te vendbanimi i tij. I pyeti njerëzit për emrin dhe shtëpinë e tij. I treguan dhe e udhëzuan ku të shkonte. Njerëzit shkuan te dera e tij dhe i thanë se ka ardhur një mbretëreshë po interesohet për ty. Doli jashtë dhe kur e pa, shpërtheu në lot, qante me ngashërim dhe ra i vdekur! Ajo u mërzit dhe të pranishmëve u tha: ‘A ka dikë të afërt?’ I thanë: ‘Po, e ka një vëlla, është njeri i varfër.’ Gruaja i tha vëllait të atij burrit: ‘Do të martohem me ty për hir të dashurisë ndaj vëllait tënd.’ U martuan dhe ia lindi shtatë djem.”

    Një earabë (banor i shkretëtirës) thotë: “Një natë të errët dola jashtë, rrugës e takova një grua të bukur dhe dëshirova t’i afrohesha. Më tha: ‘Mjerë për ty! Ku e ke mendjen, pasi ndalesat fetare po i shpërfill?!’ I thashë: ‘Pasha Allahun, tani nuk na sheh askush përveç këtyre yjeve.’ Ajo ia ktheu: ‘E ku është Krijuesi i yjeve?’ ”

    Dr. Muhamed el-Munexhid

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

    (Pjesë nga libri “Frenat”, është i përkthyer në gjuhën shqipe)

  • ILAÇI I ZEMËRIMIT

    ILAÇI I ZEMËRIMIT

    Pasi zemërimi vjen nga padurimi i shpirtit, si dhe është shkak që shejtani të dominojë mbi njeriun dhe ta marrë nën kontrollin e tij, njohja e metodave për ta shëruar zemërimin bëhet e patjetërsueshme, me qëllim që të ndalohet dëmi i tij.

    Nga ato metoda përmendim:

    1. Njohja e vlerës së mposhtjes së zemërimit.

    Njohja e vlerës së një gjëje çon deri në kërkim për ta arritur atë.

    Sehl ibën Muadh ibën Enes El-Xhuhenij përcjell nga babai i tij, e ai nga Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, se ka thënë: “Kush e mposht zemërimin e tij, duke e pasur mundësinë që ta nxjerrë atë, Allahu do ta thërrasë para të gjitha krijesave në Ditën e Kiametit, do t’i thotë të zgjedhë nga hyritë e Xhenetit cilat i dëshiron.”

    Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, përcjell se Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, se ka thënë: “Nuk ka gëlltitje me shpërblim më të madh tek Allahu se gëlltitja e zemërimit të atij robi, i cili e mposhti zemërimin vetëm për hir që e kërkon Fytyrën e Allahut.”

    2. Largimi nga çdo gjë që e shkakton zemërimin dhe përpjekja e shpirtit për ta larguar atë.

    Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se një burrë i tha Pejgamberit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të: “Më porosit (këshillo) diçka?” I tha: “Mos u zemëro.”, duke e përsëritur disa herë: “Mos u zemëro.”

    Ibën Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Fjalët që ia tha Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, i përmbajnë dy mundësi:

    Mundësia e parë: Qëllimi i tij të jetë që i këshilluari detyrimisht të kapet për shkaqet që e detyrojnë moralin e mirë, si: fisnikëria, bujaria, butësia, turpi, modestia, durimi, mosdëmtimi i tjetrit, falja, mposhtja e zemërimit, buzëqeshja dhe të ngjashme me to prej moralit të lavdëruar. Nëse shpirti edukohet me këto virtyte dhe i bëhen tabiate të tij, kjo e detyron shpirtin që ta largojë zemërimin, atëherë kur arrihen shkaqet e ndodhjes së tij.

    Mundësia e dytë: Qëllimi i tij të jetë që, nëse vjen deri te zemërimi i tij, të mos veprojë sipas zemërimit, por të mundohet që mos ta nxjerrë jashtë dhe mos ta lejojë që të veprojë nën ndikimin e tij.”

    3. Kërkimi i mbrojtjes së Allahut nga shejtani i mallkuar.

    Shejtani është zanafilla e çdo belaje dhe nxitësi për në çdo sherr. Allahu thotë: “Nëse djalli përpiqet të të shtyjë drejt së keqes, kërko strehim tek Allahu, se vërtet, Ai dëgjon dhe di gjithçka.” (El-Earaf: 200)

    Sulejman ibën Sured përcjell se në prani të Pejgamberit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, u fjalosën dy burra njëri me tjetrin, derisa njërit iu skuq fytyra dhe iu ngritën damarët e qafës nga zemërimi. Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, tha: “Vërtetë, unë e di një fjalë, po ta thotë, do t’i kalojë ajo që e gjen nga zemërimi i tij! Të thotë: Eudhu bilahi mine shejtani rraxhim (kërkoj mbrojtjen e Allahut nga shejtani i mallkuar).” Kur e lajmëruan atë që u zemërua për këto fjalë, tha: “Unë nuk jam i çmendur!”

    4. Heshtja në momentin e zemërimit dhe burgimi i gjuhës.

    Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ka thënë: “Mësojini të tjerët, lehtësoni dhe mos vështirësoni. E, nëse ndodh që të zemërohesh, hesht e, nëse ndodh që të zemërohesh, hesht e, nëse ndodh që të zemërohesh, hesht.”

    5. Ndryshimi i gjendjes.

    Ebu Dheri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, na tha: “Kur ndonjëri prej jush zemërohet dhe ai është në këmbë, le të ulet që t’i kalojë zemërimi, ose përndryshe, le të shtrihet.”

    6. Njohja e rezultateve dhe pasojave që i jep zemërimi.

    Njeriu, në momentin e zemërimit, mund të ndodhë që ta humbë më të shtrenjtën që e posedon. Sa herë zemërimi ka qenë shkak që të vijë deri te ndarja në mes bashkëshortëve, e të privohen fëmijët, e të mos jepen të drejtat, e të tejkalohen kufijtë, e të dhunohen të dobëtit dhe vëllezërit myslimanë?

    Kur i mençuri e kupton se ku e çon zemërimi dhe cilat janë pasojat e tij, ruhet dhe e mban veten.

    – Muaviu ibën Ebu Sufjani kur u zemërua e rikujtoi hadithin:

    Muavije ibën Ebi Sufjan, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, një herë ua kishte ndalur rrogat njerëzve për dy apo tre muaj (të hollat që i merrnin të gjithë njerëzit prej arkës shtetërore). Kur hipi në minber ta mbante hutben, Ebu Muslimi i tha: “O Muavije! Kjo pasuri nuk është jotja, e as e babait tënd, e as e nënës sate.” Muavije u tha njerëzve që të qëndronin në vend, ai zbriti prej minberit dhe mori abdes, pastaj u kthye dhe tha: “E tha të vërtetën Ebu Muslimi! E kam dëgjuar Pejgamberin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, duke thënë: ‘Zemërimi vjen prej shejtanit, shejtani është prej zjarrit, ndërsa uji e fik zjarrin. Andaj, nëse zemërohet ndonjëri prej jush, le të marrë abdes’; tash shkoni merrni rrogat tuaja, Allahu ju bekoftë!”

    Dr. Muhamed el-Munexhid

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

    (Pjesë nga libri “Frenat”, është i përkthyer në gjuhën shqipe).

  • DISA NJOHURI RRETH GRUAS

    DISA NJOHURI RRETH GRUAS

    -Thuhet se tek gruaja janë tri bukuri:

    1. Bukuri që nuk e sheh vetëm se zemra e burrit.

    2. Bukuri që e shohin sytë dhe nuk e ndjejnë zemrat.

    3. Bukuri, e cila pakësohet apo shtohet, sipas përkujdesjes së gruas për zbukurimin e saj dhe për mirëmbajtjen e vetes së saj!

    – Zemrat e grave janë tri:

    1. Zemër e cila e synon zemrën e burrit.

    2. Zemër e cila e synon xhepin e burrit.

    3. Zemër e cila është e hapur për çdo burrë.

    – Kurse mendja e grave është katër:

    1. Mendje e cila logjikon dhe punon.

    2. Mendje e cila logjikon po nuk punon.

    3. Mendje e cila punon pa logjikuar.

    4. Mendje e cila nuk punon dhe nuk logjikon.

    – Një grua e moshuar në moshë, e cila në pamje dukej e re dhe e bukur si të ishte në moshë të re, u pyet se çfarë preparate për zbukurim përdor?!

    U përgjigj: Për buzët e mia e përdori të vërtetën dhe të drejtën.

    Për zërin tim e përdori namazin.

    Për sytë e mi e përdori mëshirën dhe afërsinë.

    Për duart e mia e përdori bamirësinë.

    Për këmbët e mia qëndrueshmërinë në fe.

    Për zemrën time: dashurinë.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • DITA E XHUMA – RREGULLA DHE DOBI

    DITA E XHUMA – RREGULLA DHE DOBI

    1. Allahu i dalloi krijesat ndërmjet tyre në vlerë dhe i ngriti disa në shkallë të larta karshi disa të tjerave: “Zoti yt krijon ç’të dojë dhe zgjedh lirisht…” (El-Kasas: 67)

    Disa ditë dhe muaj i favorizoi karshi disa të tjerëve, dita e xhuma është dita më e mirë e javës, dita e Kurbanit Bajramit është dita më e mirë e vitit, ndërsa nga netët, nata e Kadrit është nata më e mirë në mesin e tyre.

    1. Dita e xhuma në gjuhën arabe është quajtur me emrin “el-xhumua” shkaku se buron nga fjala arabe “el-xhem’u”[1], që do të thotë tubim ose grumbullim i myslimanëve një herë në çdo javë. Po ashtu thuhet se është quajtur me këtë emër, ngase Allahu në këtë ditë e ka përfunduar krijimin e çdo gjëje dhe në këtë ditë janë grumbulluar krijesat.[2]
    2. Allahu për myslimanët e zgjodhi ditën e xhuma, për në këtë ditë i udhëzoi dhe me këtë ditë i veçoi.

    Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thotë: “Popujt që ishin para nesh Allahu i shmangu nga dita e xhumasë. Çifutëve ua dha ditën e shtunë, të krishterëve ua dha ditën e diel, pastaj na udhëzoi neve për në ditën e xhuma. Kështu që dita e xhuma vjen para së shtunës dhe së dielës. Ato njëjtë edhe në ditën e Kiametit do të jenë mbrapa nesh. Ne jemi të fundit nga banorët (umetet) e dynjasë, mirëpo të parët në ditën e Kiametit, që do të merremi në llogari.”[3]

    Në një transmetim tjetër: “Ne jemi të fundit (nga umetet) dhe të parët (që do të merremi në llogari) në ditën e Kiametit edhe pse atyre para nesh u janë dhënë Librat hyjnorë. Kjo është dita (dita e xhuma) që janë detyruar t’i zbatojnë ritet e fesë së tyre, por ata ranë në kundërshtim dhe u përçanë në lidhje me të, kurse neve Allahu na udhëzoi për në këtë ditë (ditën e xhuma). Të gjithë njerëzit janë mbrapa nesh, (dita e shenjtë) te çifutët është të nesërmen (të shtunën) dhe te të krishterët është pasnesër (të dielën).”[4]

    1. Dita e xhuma për myslimanët është festë javore. Ajo është zonja e ditëve dhe dita më e mirë tek Allahu si dhe dita më e mirë në të cilën lind dielli, ashtu siç lajmëroi Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, dhe tha: “Dita më e mirë në të cilën lind dielli është dita e xhuma. Në këtë ditë u krijua Ademi, në këtë ditë u fut në Xhenet, në këtë ditë doli nga Xheneti dhe nuk ka për të ndodhur Kiameti, përveçse në ditën e xhuma.”[5]
    2. Dita e xhuma është ‘dëshmitari’ në të cilin u betua Allahu në suren El-Buruxh dhe thotë: “Për dëshmitarin dhe për atë që dëshmohet.” (El-Buruxh: 3). Kur Allahu betohet në diçka nënkupton që ajo është madhështore.

    Profeti, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thotë: “Dita e premtimit është dita e Kiametit, dita që për atë dëshmohet është dita e Arafatit dhe dita e dëshmitarit është dita e xhuma.”[6]

    Shumica e komentuesve të Kuranit janë të këtij mendimi se dita e xhuma është dita e dëshmitarit.

    Është quajtur me këtë emër, sepse kjo ditë do të dëshmojë për çdonjërin se çka ka vepruar në këtë ditë, si dhe po ashtu çdo ditë tjetër (dëshmon).[7]

    1. Nga vlerat e ditës së xhuma është se kush vdes ditën apo natën e xhuma, Allahu e mbron nga sprova e varrit, d.m.th. nga ndëshkimi dhe marrja në pyetje. Kjo është shenjë nga shenjat e përfundimit të mirë.

    Profeti, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thotë: “Çdo mysliman që vdes ditën e xhuma apo natën e xhuma Allahu e mbron nga sprova e varrit.”[8]

    1. Dita e xhuma është ditë feste për myslimanët, nuk parapëlqehet të veçohet me agjërim, shkaku se myslimani gjatë kësaj dite ka nevojë për energji e cila e ndihmon dhe e përkrah për adhurim. Veçohet myslimani, i cili agjëron dhe agjërimi i tij qëllon në këtë ditë si shembulli i atij i cili e agjëron një ditë dhe një ditë jo, dhe agjërimi i tij i bie të jetë në ditën e xhuma, ose ai i cili e agjëron ditën e Arafatit apo ditën e Ashurës dhe agjërimi i këtyre ditëve bie në ditën e xhuma.[9]

    Ka ardhur ndalesë që dita e xhuma të veçohet me agjërim, përveç kur asaj dite i shtohet një ditë para apo mbrapa. Xhuvejrije bint El-Harith, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, përcjell se një ditë xhumaje ajo mbante agjërim dhe i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, hyri në dhomën e saj dhe i tha: “Dje a mbajte agjërim?” – Iu përgjigj: “Jo.” – Profeti, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, i tha: “E ditën e nesërme a do të agjërosh?” – Iu përgjigj: “Jo.” – “Atëherë mos agjëro as sot.” – i tha Profeti, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të.[10]

    Në një hadith tjetër: “Askush nga ju të mos e agjërojë ditën e xhuma, përveç nëse agjëron bashkë me të një ditë para apo mbrapa.”[11]

    Me një transmetim tjetër: “Mos e veçoni me namaz nate natën e xhuma nga netët e tjera, dhe mos e veçoni me agjërim ditën e xhuma nga ditët e tjera, përveç nëse ndonjëri nga ju agjëron dhe agjërimi i tij përputhet me këtë ditë.”[12]

    1. Namazi i xhumasë është një nga detyrimet më të mëdha dhe më të vërtetuara të Islamit. Detyrshmëria e tij është nga veprat e domosdoshme që duhet të dihen nga feja islame.

    Ibën El-Kajimi, Allahu e mëshiroftë, tha: “Namazi i xhumasë është një nga detyrimet më të vërtetuara të Islamit dhe një nga vendmbledhjet më të mëdha të myslimanëve. Ai është grumbullimi më i madh dhe më i detyruar se çdo takim dhe grumbullim tjetër, në përjashtim të vendmbledhjes dhe takimit në Arafat.”[13]

    Allahu thotë: “O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe pezulloni tregtinë! Kjo, që ta dini, është më mirë për ju!” (El-Xhumua: 9). Allahu në këtë ajet e urdhëroi myslimanin të nxitojë për në faljen e namazit të xhumasë dhe e ndaloi të bëjë tregti pasi të thirret ezani i xhumasë, shkaku që shitblerja të mos e shmang nga namazi i xhumasë.

    1. Namazi i xhumasë është detyrim individual për çdo mashkull mysliman, të rritur, me mendje të shëndoshë, të lirë dhe jo rob, të shëndoshë dhe jo të sëmurë, vendas dhe jo udhëtar, i cili e dëgjon ezanin dhe nuk ka ndonjë arsye të shëndoshë sheriatike, që e arsyeton mosfaljen e tij.
    2. Namazi i xhumasë nuk detyrohet për gruan, të sëmurin, udhëtarin, fëmijën dhe robin.
    3. Nëse për namazin e xhumasë prezanton një i rritur,[14] i cili bën pjesë në grupin e atyre që me sheriat nuk iu detyrohet xhumaja (si p.sh. udhëtari, – sh.p.-), namazi i xhumasë i pranohet dhe ai nuk duhet ta falë namazin e drekës.
    4. Urdhërohet fëmija që ta falë namazin e xhumasë kur t’i ketë shtatë vjet dhe detyrohet me forcë (rrihet) kur t’i ketë dhjetë, bazuar në hadithin e Profetit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, i cili thotë. “Urdhëroni (mësoni) fëmijët tuaj ta falin namazin kur t’i kenë shtatë, e nëse nuk e falin namazin kur t’i kenë dhjetë, jini më të ashpër me ta (rrihni lehtë), dhe ndajini në shtretër (të veçantë).”[15]
    5. Ai që e dëgjon ezanin e xhumasë dhe është nga ata që i detyrohet falja e namazit të xhumasë, e ka për detyrë t’i përgjigjet thirrjes së ezanit për namaz dhe nuk lejohet të mungojë, përveçse me arsye.

    Arsyet që e lejojnë mosprezencën në namazin e xhumasë janë po të njëjtat arsye që e lejojnë mosprezencën në namazin me xhemat, pra, xhumaja bie shkaku i të njëjtave arsye që bie namazi me xhemat, si: rënia e shiut shumë derisa rrobat të lagen dhe të bëhen qull, i ftohti i ashpër, rruga e baltosur dhe e palëvizshme, frika për veten, pasurinë dhe familjen dhe të tjera. Ai që nuk e fal xhumanë, patjetër e ka ta falë namazin e drekës.[16]

    1. Ai që detyrohet ta falë namazin e xhumasë, nëse e braktis dhe nuk e fal pa ndonjë arsye sheriatike, bën mëkat nga mëkatet e mëdha. Ka ardhur paralajmërim i ashpër dhe kërcënues për zemrën e tij, si: shkujdesja dhe vulosja e zemrës së tij, Allahu na ruajttë.

    Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thotë: “Nëse njerëzit nuk e ndërpresin mosfaljen e namazit të xhumasë, Allahu do t’ua vulosë zemrat e tyre ose do t’i bëjë nga të shkujdesurit.”[17]

    Në një hadith tjetër: “Kush nuk i fal tri xhumaja pa ndonjë arsye sheriatike, Allahu ia vulos zemrën e tij.”[18]

    Imami Ibën Abdulber, Allahu e mëshiroftë, tha: “Vulosja e zemrave nënkupton stampimin e tyre, ky është kërcënim i rëndë, sepse atij që i vuloset dhe i stampohet zemra, më nuk e dallon të mirën dhe nuk e mohon të keqen.”[19]

    Dhe tha: “Dijetarët janë unikë se kush nuk i fal tri xhumaja pa arsye sheriatike, është mëkatar dhe dëshmia e tij nuk pranohet.”[20]

    1. Atij që i detyrohet falja e xhumasë, nuk i lejohet të udhëtojë pasi të thirret ezani i xhumasë, përveç në raste domosdoshmërie, sepse xhumaja për të tashmë është obliguar, si dhe nuk i lejohet atij të angazhohet me diçka që e pengon dhe e largon nga namazi i xhumasë, dëfrimi apo tregtia. Allahu na urdhëroi të nxitojmë për faljen e xhumasë dhe thotë: “O besimtarë, kur të thirreni për (ta falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe pezulloni tregtinë! Kjo, që ta dini, është më mirë për ju!” (El-Xhumua: 9)

    Këtu veçohet ai që dëshiron të udhëtojë dhe ka frikë se po i ikën përcjellja (shokët). Kjo është arsye që e rrëzon obligimin e faljes së xhumasë dhe namazit me xhemat.

    Njëjtë është rasti me atë që ka frikë se aeroplani do të fluturojë dhe udhëtimi do t’i ikën, ose koha e udhëtimit të anijes ka ardhur dhe të ngjashme me to.

    Po ashtu në këtë rast veçohet edhe ai që mund të arrijë ta falë xhumanë në ndonjë xhami gjatë rrugës së tij.

    Ai që udhëton para se të hyjë koha e xhumasë (d.m.th. paradite) për të nuk ka pengesë, por nëse e vonon udhëtimin pas xhumaje kjo për të do të ishte më e mirë, që të mos i ikën mirësia e madhe e xhumasë.

    1. Atij që i ikën namazi i xhumasë, patjetër duhet ta falë namazin e drekës. Nëse ka pasur arsye për mosfaljen e xhumasë, atëherë nuk ka mëkat, a nëse nuk ka pasur arsye, atëherë ka bërë mëkat nga mëkatet e mëdha.
    2. Përkujdesja për pesë kohët e namazit dhe për namazin e xhumasë është me vlerë të madhe dhe është shkak për faljen e mëkateve. Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thotë: “Pesë kohët e namazit, xhumaja deri në xhumanë tjetër, Ramazani deri në Ramazanin tjetër, janë shlyese të mëkateve të bëra në mes tyre, për ata që nuk kanë bërë mëkate të mëdha.”[21]

    Hadithi nënkupton se këto vepra i shlyejnë të gjitha mëkatet, përveç atyre të mëdhave, ndërsa mëkatet e mëdha shlyhen me pendim apo me mëshirën e Allahut.

    Çdonjëra nga këto tri adhurime i shlyejnë mëkatet. Kur gjejnë mëkate të vogla i shlyejnë ato, e kur nuk gjejnë mëkate të vogla dhe as të mëdha, robit i shkruhen të mira dhe i rriten shkallët, e kur gjejnë ndonjë mëkat të madh apo mëkate të mëdha, shpresohet që ato t’i pakësojnë. Mirësia e Allahut me të vërtete është e madhe.[22]

    1. Dita e xhuma është dita ku njerëzit grumbullohen dhe rikujtohen për dynjanë dhe ahiretin e tyre.

    Urtësia nga ligjërimi i namazit të xhumasë qëndron në faktin se Allahu “për çdo umet e bëri të ligjshme një ditë në javë, që në të t’i kushtohen adhurimit dhe të grumbullohen për t’ua rikujtuar dynjanë dhe ahiretin, shpërblimin dhe ndëshkimin, dhe me këtë grumbullim ta rikujtojnë grumbullimin në ditën e Kiametit, kur do të qëndrojnë para Allahut. Dita që e meritoi këtë grumbullim dhe rikujtim të tyre u bë dita e xhuma, e njëjta ditë që në të Allahu do t’i grumbullojë krijesat e Tij në ditën e Kiametit. Allahu ia rezervoi këtë ditë umetit tonë shkaku i vlerës dhe prestigjit që e ka ky umet, në dynja grumbullimin e tyre e bëri të ligjshëm në këtë ditë për t’iu nënshtruar Atij dhe në ahiret e përcaktoi grumbullimin e tyre së bashku me umetet e tjera në këtë ditë që ta fitojë dinjitetin dhe prestigjin kundrejt umeteve të tjera. Pra, kjo është dita e ligjëruar për t’u grumbulluar në dynja dhe dita e përcaktuar për t’u grumbulluar në ahiret.”[23]

    1. Nga udhëzimi i Pejgamberit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ka qenë madhështimi dhe të nderuarit e ditës së xhuma, të dalluarit e saj me adhurime të veçanta për këtë ditë[24], si leximi i sures Es-Sexhde dhe El-Insan në namazin farz të sabahut, pastrimi për xhuma, veshja e rrobave më të mira, parfumosja, shkuarja herët në xhami, angazhimi me adhurime vullnetare, si: me namaz, dhikër dhe lexim të Kuranit derisa të vijë imami, pastaj leximi i sures El-Kehf natën dhe ditën e xhuma, kërkimi i orës ku në të pranohet lutja dhe nuk ka mysliman që e lut Allahun në këtë kohë, vetëm se Allahu ia jep atë që e kërkon, pastaj dërgimi i salavateve për Pejgamberin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, natën dhe ditën e xhuma, si dhe adhurime dhe rregulla të tjera të pëlqyera që është mirë për myslimanin të përkujdeset që t’i veprojë ato.
    2. Pëlqehet natën apo ditën e xhuma të lexohet surja El-Kehf. Profeti, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thotë: “Kush e lexon suren El-Kehf në ditën e xhuma, e ndriçon një dritë prej asaj xhumaje e deri në xhumanë tjetër.”[25]

    Me një transmetim tjetër: “Kush e lexon suren El-Kehf në ditën e xhuma, e ndriçon një dritë mes tij dhe shtëpisë së lashtë (Qabesë).”[26]

    Me një transmetim: “Kush e lexon suren El-Kehf natën e xhuma…”[27]

    1. Natën dhe ditën e xhuma pëlqehen salavatet e shpeshta për Pejgamberin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të.

    Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thotë: “Dita më e mirë në mesin e ditëve tuaja është dita e xhuma. Në këtë ditë u krijua Ademi, në këtë ditë ndërroi jetë, në këtë ditë i fryhet surit dhe njerëzit ngrihen nga varret. Shtoni gjatë ditës së xhuma salavatet për mua, sepse ato do të paraqiten para meje.”[28]

    Me një transmetim tjetër: “Shtoni salavatet për mua natën dhe ditën e xhuma. Kush bën një herë salavate për mua, Allahu ia kthen me dhjetë.”[29]

    Ibën El-Kajimi, Allahu e mëshiroftë, tha: “I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, është krijesa më e mirë dhe dita e xhuma është dita më e mirë. Salavatet për të në ditën e xhuma e kanë një veçori që nuk e kanë në ditët e tjera, përfshirë këtu edhe urtësi të tjera, ndër to: çdo mirësi që e ka arritur umeti i tij në dynja dhe ahiret, e ka arritur nëpërmjet Profetit të tyre, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të. Allahu nëpërmjet Profetit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, umetit të tij ia bashkoi mirësitë e dynjasë dhe ahiretit. Dinjiteti dhe prestigji më i madh që u arrin atyre është në ditën e xhuma. Në këtë ditë është ringjallja e tyre për në shtëpitë dhe pallatet e tyre në Xhenet, në këtë ditë është ‘dita e tepricës’[30] pasi të hyjnë në Xhenet. Kjo ditë për ta është ditë feste në dynja, në këtë ditë Allahu u përgjigjet kërkesave dhe nevojave të tyre dhe nuk e kthen lutjen e atij që i lutet. Të gjithë këtë mirësi umeti i tij e mësuan dhe e arritën për shkak të të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, prandaj edhe nga falënderimi, respekti dhe nga dhënia sadopak e hakut që e kemi ndaj tij, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, është që t’i shtojmë salavatet gjatë natës dhe ditës së xhuma.”

    1. Larja e trupit për namazin e xhumasë është tepër e pëlqyer dhe ky mendim është i shumicës së dijetarëve, ndër ta edhe katër imamët (Ebu Hanifes, Malikut, Shafiut dhe Hanbeliut). Një grup dijetarësh anojnë kah mendimi se larja e trupit për namazin e xhumasë është detyrim, ndër ta dijetarët e medh’hebit Dhahirij si dhe është thënie e imam Ahmedit dhe disa dijetarëve të tjerë. Ata argumentohen me hadithin: “Guslli (larja e trupit) i ditës së xhuma është detyrim për çdonjërin që ka hyrë në moshën madhore.”[31]

    Dijetarët e shumicës thonë që hadithi nënkupton se guslli është sunet i vërtetuar për atë që ka hyrë në moshën madhore, dhe për këtë argument është hadithi: “Kush merr abdes në ditën e xhuma ka vepruar mirë dhe sipas sunetit, kurse marrja e gusllit është më e mirë.”[32]; dhe po ashtu argumentohen edhe me argumente të tjera.

    Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, për më të saktë e zgjodhi mesataren e dy thënieve, dhe ajo është se detyrohet guslli në ditën e xhuma për atë që ka djersë ose i vjen era e keqe dhe kështu dëmtohen të tjerët prej tij.[33] Kjo thënie është e fortë në argumentim.

    1. Koha e gusllit të xhumasë fillon prej pas lindjes së agimit dhe kush pastrohet para kësaj kohe nuk ia ka qëlluar sunetit.

    Ajo më e mira është që guslli të vonohet deri para se të dalë për në xhuma, kështu që shkuarja për në xhuma të jetë menjëherë pas larjes së trupit. [34]

    1. Nëse bashkohen guslli i xhumasë dhe guslli i xhunubllëkut, mjafton të merret një gusëll nëse nijeti bëhet i përbashkët.

    Nëse myslimani e bën nijet që me pastrimin e trupit ta largojë vetëm xhunubllëkun dhe pastrimi bëhet pas lindjes së agimit, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve ky gusëll është i vlefshëm edhe si gusëll i xhumasë, sepse ai e ka larë trupin e tij, dhe sipas kuptimit gjeneral të hadithit ajo që synohet është pastrimi i trupit dhe në këtë rast është arritur ky synim me këtë gusëll.

    Mirëpo nëse e bën nijet vetëm gusllin e xhumasë, nijeti i tij nuk është i vlefshëm edhe për gusllin e xhunubllëkut, kjo ngase guslli i xhumasë nuk merret për shkak të papastërtisë, ndërsa guslli i xhunubllëkut detyrohet për shkak të papastërtisë, prandaj patjetër duhet që nijeti të jetë prezent për ta larguar këtë papastërti.[35]

    1. Guslli i xhumasë pëlqehet në veçanti për ata që prezantojnë për namazin e xhumasë, burra apo gra, edhe nëse janë nga ata që nuk iu obligohet falja e xhumasë, sepse guslli merret shkaku i namazit e jo shkaku i ditës dhe qëllimi i marrjes së gusllit është të pastrohet trupi dhe të largohet era e keqe, që të mos dëmtohen të tjerët.

    Ata që nuk shkojnë për ta falur namazin e xhumasë, si: gratë, fëmijët, udhëtari dhe i sëmuri, s’ka nevojë për gusëll.

    Nëse shkon për xhuma ndonjëri nga ata që nuk i obligohet ta falë namazin e xhumasë, guslli në këtë rast pëlqehet për të. Në këtë aludon ajo që kuptohet nga kuptimi i përgjithshëm i hadithit.

    1. Nga rregullat dhe gjërat që pëlqehen të veprohen në ditën e xhuma janë: parfumosja, larja e trupit, zbukurimi dhe pamja e mirë, rregullimi i flokëve, veshja e rrobave më të mira që i posedon njeriu dhe përdorimi i misvakut.

    Profeti, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thotë: “Një njeri që pastrohet në ditën e xhuma, e pastron veten e tij me sa të mundet[36], i lyen flokët me vaj[37] ose parfumohet nga parfumet e shtëpisë së tij, shkon në xhami dhe nuk shkakton ndarje mes dy vetave (që janë ulur), falet ashtu siç e ka urdhëruar Allahu dhe pastaj dëgjon me vëmendje atë që thotë imami, do t’i falen të gjitha mëkatet nga e xhumaja deri në xhumanë tjetër.”[38]

    Me një transmetim tjetër: “Kush pastrohet ditën e xhuma dhe rregullohet sa më mirë që është e mundshme, parfumoset nga parfumet e shtëpisë së tij, pastaj shkon në xhami dhe nuk shkakton ndarje në mes njerëzve (që janë ulur) duke kaluar në mes tyre, falet ashtu siç e ka urdhëruar Allahu, pastaj hesht kur del imami në minber derisa ta falë namazin, për të do të jetë shlyerje e mëkateve të xhumasë që është prezent dhe xhumasë së kaluar”; me transmetim shtoi: “edhe për tri ditë të tjera shtesë.”[39]

    Me një transmetim tjetër: “Guslli (larja e trupit) i ditës së xhuma është detyrim për çdonjërin që ka hyrë në moshën madhore, si dhe përdorimi i misvakut dhe parfumosja për atë që gjen parfum në shtëpinë e tij.”[40]

    1. Nga sunetet e braktisura të ditës së xhuma është shkuarja herët në xhami dhe shpërblimi për këtë është i madh. Profeti, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thotë: “Kush lahet ditën e xhuma sikurse lahet kur pastrohet nga xhunubllëku, pastaj shkon në xhami, në orën e parë (herët) sikurse të ketë bërë për kurban një deve, kush shkon në orën e dytë sikurse të ketë bërë për kurban një lopë, kush shkon në orën e tretë, sikurse të ketë bërë për kurban një dash me brirë, kush shkon në orën e katërt, sikurse të ketë bërë për kurban një pulë, kush shkon në orën e pestë, sikurse të ketë bërë për kurban një vezë. Kur vjen imami dhe hip në minber melaqet ulen ta dëgjojnë fjalimin e tij.”[41]

    Profeti, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thotë: “Kur vjen dita e xhuma, te çdo derë e xhamisë qëndrojnë melaqe që i regjistrojnë ata që vijnë njërin pas tjetrit dhe kur imami ngjitet në shkallët e minberit, melaqet i mbyllin fletushkat dhe ulen ta dëgjojnë fjalimin e imamit.”[42]

    1. Pesë orët e xhumasë (të cekura në hadith) fillojnë pas lindjes së diellit e deri në arritjen e imamit për namaz dhe nuk është kusht që ato orë të jenë sipas kohëve të orës që njihen te njerëzit (60 minuta – sh.p.-).

    Për ta ditur saktësisht kohën e saj, kohën e ndan në pesë pjesë prej lindjes së diellit e deri në ezanin e dytë të xhumasë, kështu që çdo pjesë nga këto pesë pjesë është për qëllim me fjalën ‘orë’ të cekur në hadith[43].[44]

    1. Kanë ardhur argumente për vlerën e shkuarjes herët në xhuma se ka shpërblim të madh që nuk duhet të braktiset dhe lihet. Profeti, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thotë: “Kush lahet mirë në ditën e xhuma, pastaj niset herët për të shkuar në xhami, ecën duke mos hipur në ndonjë mjet, i afrohet imamit dhe e dëgjon me vëmendje pa folur, për çdo hap të bërë për në xhami e merr shpërblimin sikur të ketë agjëruar dhe të jetë falur natën për një vit.”[45]

    Ky shpërblim është i madh. Për çdo hap e fiton shpërblimin e një viti agjërim dhe namaz nate, edhe atë me bërjen e një vepre të lehtë, si: shkuarja herët në xhuma, afrimi afër imamit dhe dëgjimi i hutbes me vëmendje pa folur.

    Prandaj disa dijetarë thanë: “Nuk kemi dëgjuar në sheriat ndonjë hadith të saktë që të përfshijë një shpërblim të ngjashëm me këtë të përmendur në hadith.”[46]

    1. Nisja herët për në xhuma është dobiprurëse dhe nëpërmjet saj realizohen shumë dobi, ndër to: zbatimi i sunetit, mundësia për t’u ulur në rreshtin e parë, prezenca afër imamit, mundësia për të bërë adhurime vullnetare para namazit të xhumasë, leximi i Kuranit e në veçanti leximi i sures Kehf, angazhimi me dhikër dhe me dërgimin e salavateve për të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të.
    2. Ai që niset për në xhuma pëlqehet të ecën dhe jo të hipën në ndonjë mjet transporti, përveç nëse ka arsye, sëmundje dhe të ngjashme me të, dhe të pastrohet mirë e të niset herët dhe t’i afrohet imamit e të mos flasë, sepse për çdo hap që e bën do ta fitojë shpërblimin e një viti agjërim dhe namaz nate, duke u bazuar në hadithin e mëhershëm ku Profeti, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thotë: “Kush lahet mirë në ditën e xhuma, pastaj niset herët për të shkuar në xhami, ecën duke mos hipur në ndonjë mjet, i afrohet imamit dhe e dëgjon me vëmendje pa folur, për çdo hap të bërë për në xhami e merr shpërblimin sikur të ketë agjëruar dhe të jetë falur natën për një vit.”[47]
    3. Ecja rrugës për në xhuma duhet të jetë me qetësi dhe me modesti, besimtari rrugës nuk duhet t’i gërshetojë gishtat e tij, sepse ai (llogaritet se) është në namaz. Gjatë ecjes është mirë që t’i ngushtojë hapat dhe t’i shtohen të mirat e tij, si dhe të shtojë në të përmendurit e Allahut dhe ta ulë shikimin e tij.[48]

    Rrugës për në xhami pëlqehet ta thotë duanë e shkuarjes për në xhami: “O Allah ndriçoje zemrën time, ndriçoje gjuhën time, ndriçoje dëgjimin tim, ndriçoje shikimin tim, ndriçoje prapa meje, ndriçoje para meje, ndriçoje mbi mua, ndriçoje nën mua. O Allah më ndriço mua.”[49]

    1. Nxitimi për në namazin e xhumasë i ka dy kohë: kohën e detyrimit dhe kohën e vlerës.

    Koha e detyrimit është koha kur thirret ezani i xhumasë pasi imami ngjitet në shkallët e minberit. Këtu besimtari duhet të nxitojë dhe ta braktisë tregtinë, ashtu siç Allahu thotë: “O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe pezulloni tregtinë! Kjo, që ta dini, është më mirë për ju!” (El-Xhumua: 9)

    Ndërsa koha e vlerës është prej kur lind dielli, sa më herët që shkon për në xhuma është më mirë dhe ka më shumë vlerë.[50]

    1. Të gjithë dijetarët janë të pajtimit se për besimtarin pëlqehet kur të shkojë në xhuma të jetë sa më afër imamit që ta arrijë mirësinë e rreshtit të parë, të heshtë dhe ta dëgjojë me vëmendje hutben.[51] Profeti, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thotë: “Kush lahet mirë në ditën e xhuma, pastaj niset herët për të shkuar në xhami, ecën duke mos hipur në ndonjë mjet, i afrohet imamit dhe e dëgjon me vëmendje pa folur, për çdo hap të bërë për në xhami e merr shpërblimin sikur të ketë agjëruar dhe të jetë falur natën për një vit.”[52]

    Këtë mirësi nuk e arrin, përveç atij që i afrohet imamit dhe e dëgjon me vëmendje, pra, patjetër duhet të jenë bashkë këto të dyja. Nëse dëgjon me vëmendje mirëpo është larg imamit, ose është afër imamit mirëpo nuk dëgjon me vëmendje, nuk e arrin këtë shpërblim.[53]

    1. Ai që shkon për xhuma pëlqehet të falë namaz vullnetar të përgjithshëm sa të dojë, derisa të vijë imami dhe të fillojë me hutben.

    Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thotë: “Një njeri që pastrohet në ditën e xhuma, e pastron veten e tij me sa të mundet, i lyen flokët me vaj ose parfumoset nga parfumet e shtëpisë së tij, shkon në xhami dhe nuk shkakton ndarje mes dy vetave (që janë ulur), falet sa të mundet ashtu siç e ka urdhëruar Allahu dhe pastaj dëgjon me vëmendje atë që thotë imami, do t’i falen të gjitha mëkatet nga e xhumaja deri në xhumanë tjetër.”[54]

    Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thotë: “Ai i cili e pastron trupin ditën e xhuma, pastaj niset për ta falur namazin, i fal ato që është i detyruar t’i falë, e dëgjon hutben me vëmendje derisa të kryhet, pastaj falet me imamin, Allahu ia fal mëkatet nga kjo xhuma deri në xhumanë tjetër dhe për tri ditë të tjera shtesë.”[55]

    1. Ai që prezanton në xhuma pëlqehet që të angazhohet me dhikër, lexim të Kurani, me dërgimin e salavateve për të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, dhe me përpjekje në adhurim, derisa të vijë imami.
    2. Pas namazit të xhumasë pëlqehet të falen dy apo katër rekate vullnetare, bazuar në hadithin e Profetit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, i cili tha: “Kush e fal xhumanë, pas saj le t’i falë katër rekate.”[56]

    Abdullah ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, përcjell se Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, pas faljes së xhumasë nuk falte namaz derisa kthehej në shtëpi dhe i falte dy rekate.”[57]

    Me një transmetim tjetër: “Pasi Abdullah ibën Omeri, e fali xhumanë u kthye në shtëpi dhe i fali dy rekate, dhe më pas tha: “I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, vepronte kështu.”[58]

    Disa dijetarë mendojnë që besimtari është i lirë të zgjedhë në mes dy dhe katër rekateve për t’i falur pas xhumasë.

    Disa dijetarë të tjerë i bashkuan të dy hadithet dhe thanë: “Nëse i fal në xhami atëherë i fal katër, e nëse i fal në shtëpi i fal dy”; kjo është zgjedhje e Ibën Tejmijes dhe nxënësit të tij Ibën El-Kajim, Allahu i mëshiroftë.[59]

    1. Në ditën e xhuma pëlqehet përpjekja në lutje, shpeshtimi i saj dhe të kërkuarit nga Allahu mirësitë e dynjasë dhe ahiretit, në kohën kur pranohen lutjet, duke shpresuar që ta takojë këtë kohë.

    Koha kur pranohen lutjet është veçori e ditës së xhuma. Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, e përmendi ditën e xhuma dhe tha: “Në këtë ditë gjendet një orë, nëse e takon një rob mysliman duke u falur (lutur) dhe kërkon prej Allahut diç, Allahu ia jep atë”, dhe pastaj bëri një shenjë me dorën e tij për të treguar se kjo orë është e shkurtër.[60]

    Dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme për këtë kohë dhe ato që shpresohet të jenë sa më afër së vërtetës janë dy:[61]

    Mendimi i parë: Koha e pranimit është në orën e fundit pas namazit të ikindisë, bazuar në hadithin e Profetit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, i cili tha: “Kërkojeni atë në orën e fundit pas namazit të ikindisë.”[62]

    Mendimi dytë: Koha e pranimit fillon prej momentit kur ulet imami në hutbe dhe vazhdon deri kur mbaron namazi, bazuar në hadithin e Profetit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, i cili tha: “Kërkojeni atë prej kur të ulet imami e deri kur mbaron namazi.”[63]

    1. Allahu e fshehu kohën e pranimit të lutjes në ditën e xhuma, ashtu siç e fshehu natën e Kadrit në dhjetë netët e fundit të Ramazanit, me qëllim që myslimanët të lakmojnë dhe të përpiqen në kërkimin e saj dhe të garojnë në mes tyre për në vepra të mira.

    Kjo është e njëjtë sikurse e fshehu “emrin e Tij të madh tek emrat, e fshehu kënaqësinë e Tij në adhurime që të lakmojnë dhe të shkojnë pas të gjitha të tjerave, e fshehu zemërimin e Tij në mëkate që të largohen nga të gjitha të tjerat dhe e fshehu ndodhinë e Kiametit që të përpiqen në adhurime dhe të jenë të kujdesshëm nga ndodhia e tij.”[64]

    1. Në ditën e xhuma pëlqehet që t’i kushtohet kohë adhurimit dhe të lihen anash angazhimet e dynjasë që të përfitohet hairi dhe bereqeti që janë në të, sepse kjo ditë “është ditë adhurimi, pozita e saj në mesin e ditëve është si Ramazani në mesin e muajve dhe koha e pranimit të lutjeve në të është si nata e Kadrit në Ramazan.

    Prandaj kush e bën një ditë xhumaje të shëndoshë (me adhurimet specifike) dhe pa mëkate (shpëton nga mëkatet e mëdha), atëherë do të ketë një javë të shëndoshë, kush bën një ramazan të shëndoshë (me adhurimet specifike) dhe pa mëkate të mëdha (shpëton nga mëkatet e mëdha), atëherë do të ketë një vit të shëndoshë, kush bën haxh të shëndoshë (me adhurimet specifike) dhe pa mëkate të mëdha (shpëton nga mëkatet e mëdha), atëherë do të ketë një jetë të shëndoshë.

    Pra, dita e xhuma është peshorja e javës, Ramazani është peshorja e vitit dhe haxhi është peshorja e jetës.”[65]

     

    E lusim Allahun që të na japë sukses dhe mbarësi për atë që Ai e do dhe Atë e kënaq, dhe të na bëjë nga ata që ua pranon veprat dhe të na përfshijë në faljen dhe mëshirën e Tij.

    Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.

     

    Dr. Muhamed Salih el-Munexhid

    Libri “Sezonet e adhurimit” ( i përkthyer në gjuhën shqipe)

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

    [1] Tubim, mbledhje, grumbullim apo bashkim (sh.p.)

    [2] Shih: Tefsir Kurtubij (18/97), Ibën Kethir (8/119), Lisanul Arab (8/58).

    [3] Muslimi (856).

    [4] Buhariu (876), Muslimi (855).

    [5] Muslimi (854).

    [6] Tirmidhiu (3339), dhe hadithin e vlerësoi të dobët, ndërsa shejh Albani e vlerësoi si të mirë.

    [7] Shih: Et-Tefsir El-Basit, El-Vahidij (23/380), Tefsir El-Bagavij (8/378), Ibën Kethir (8/365).

    [8] Tirmidhiu (1074), shejh Albani e ka vlerësuar të mirë.

    [9] Shih: El-Mugni, Ibën Kudame (4/426), El-Mexhmua, Imam Neveviu (6/437) dhe komenti i tij i Sahihul Muslim (8/19), Fetava Ibën Uthejmin (20/51).

    [10] Buhariu (1986).

    [11] Buhariu (1985), Muslimi (1144).

    [12] Muslimi (1144).

    [13] Zadul Mead, Ibën El-Kajim (1/364).

    [14] I cili ka arritur moshën që duhet t’i zbatojë urdhrat fetarë (sh.p.)

    [15] Ebu Davud (495), shejh Albani e saktësoi hadithin.

    [16] Shih: El-Mugni, Ibën Kudame (2/376, 3/218), El-Mexhmua, Imam Neveviu (4/203,489), El-Insaf, Imam El-Mavardij (2/300).

    [17] Muslimi (865).

    [18] Ebu Davud (1052), Tirmidhiu (500), Nesaiu (1369), Ibën Maxhe (1125), shejh Albani hadithin e saktësoi.

    [19] El-Istidhkar (2/55).

    [20] El-Istidhkar (2/56).

    [21] Muslimi (233).

    [22] Shih: Sherh Nevevij ala Muslim (3/113), El-Mexhmua (7/382).

    [23] Zadul Mead, Ibën El-Kajim (1/407).

    [24] Zadul Mead, Ibën El-Kajim (1/363).

    [25] Shënon Hakimi (2/399), hadithi gjendet edhe në Sahih El-Xhami’ (6470).

    [26] Imam Bejhakiu në Shuabul Iman (2220, 2777), hadithi gjendet edhe në Sahih El-Xhami’ (6471), ndërsa imam Nesaiu, Bejhakiu dhe Ibën El-Kajimi si më të saktë e vlerësojnë se hadithi është meukuf (zinxhiri përfundon tek sahabiu, – sh.p.-) dhe zinxhiri i tij përfundon tek Ebu Seid El-Hudrij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij.

    [27] Imam Darimiu (3450), si hadith meukuf dhe zinxhiri i përfundon tek Ebu Seid El-Hudrij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij.

    [28] Ebu Davudi (1047), Nesaiu (1374), Ibën Maxhe (1085), shejh Albani e saktësoi hadithin.

    [29] Bejhakiu në El-Kubra (3/353), shejh Albani e vlerësoi të mire hadithin në Es-Sahiha (1407).

    [30] Dita e tepricës është dita kur i shfaqet Allahu besimtarëve në Xhenet. Allahu thotë: “Aty do të kenë çfarë të duan – e prej Nesh (do të kenë) edhe më shumë.” (Kaf: 35) Enes ibën Malik, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: “I paraqitet Allahu besimtarëve në Xhenet çdo xhuma.”(sh.p.)

    [31] Buhariu (858), Muslimi (846).

    [32] Ebu Davud (354), Tirmidhiu (497), Nesaiu (1380), shejh Albani e vlerësoi të mirë.

    [33] Shih: El-Ihtijarat El-Fik’hije (fq. 17), El-Insaf, Imam El-Merdavij (1/247).

    [34] Shih: El-Mugni (3/227), El-Mexhmua (4/534), Fetava Ibën Uthejmin (16/142).

    [35] Shih: El-Mugni (3/228), Fetava Ibën Baz (12/406), Fetava Ibën Uthejmin (14/302, 16/137).

    [36] Për qëllim është pastrim sa të mundet i trupit dhe largim i papastërtisë, dhe këtu përfshihet edhe prerja e thonjve dhe largimi i qimeve në vendet e turpshme dhe nënsqetulla, të gjitha këto janë nga pastrimi. (sh.a.)

    [37] I lyen me vaj qimet e flokëve apo të mjekrës duke i krerë ato. (sh.a.)

    [38] Buhariu (883).

    [39] Ebu Davudi (343), shejh Albani e vlerësoi të mire.

    [40] Buhariu (880), Muslimi (846).

    [41] Buhariu (881), Muslimi (850).

    [42] Buhariu (3211), Muslimi (850).

    [43] Si shembulli: lindja e diellit është në ora 6 të mëngjesit dhe ezani i xhumasë thirret në ora 13 në mesditë, kështu që në mes tyre ka 7 orë. Këto 7 orë i ndan në pesë pjesë dhe i bie që çdo pjesë të jetë 1 orë e 40 minuta (7:5=1.4). Pastaj e llogarit prej te lindja e diellit që është në ora 6 dhe e shumon me 1 orë e 40 minuta dhe del që koha e parë të jetë prej ora 6 e deri në ora 7.40. Koha e dytë fillon në ora 7.40 dhe përfundon në 9.20, dhe kështu me radhë. (sh.p.)

    [44] Shih: El-Istidhkar, Ibën Abdulbir (2/6), Fet’hul Barij, Ibën Rexheb (8/100), Fetava Ibën Uthejmin (16/140).

    [45] Ebu Davud (345), Tirmidhiu (496), Nesaiu (1381), Ibën Maxhe (1087), hadithi është në Sahih Et-Tergib (690).

    [46] E përcjell El-Mul’la Alij El-Karij nga disa imam, shih: Mirkatul Mefatih (3/1035).

    [47] Ebu Davud (345), Tirmidhiu (496), Nesaiu (1381), Ibën Maxhe (1087), Sahih Et-Tergib (690).

    [48] Shih: El-Mugni (3/167).

    [49] Buhariu (6316), Muslimi (763).

    [50] Shih: El-Mugni (3/164).

    [51] Shih: El-Mexhmua, Imam Neveviu (4/546).

    [52] Ebu Davud (345), Tirmidhiu (496), Nesaiu (1381), Ibën Maxhe (1087), Sahih Et-Tergib (690).

    [53] Shih: Hashijetu Es-Sindij ala sunen Ibën Maxhe (1/338).

    [54] Buhariu (883).

    [55] Muslimi (857).

    [56] Muslimi (881).

    [57] Buhariu (937), Muslimi (882) dhe shtojca e shënuar është e tij.

    [58] Muslimi (882).

    [59] Shih: El-Mugni, Ibën Kudame (3/248), Zadul Mead (1/425).

    [60] Buhariu (935), Muslimi (852).

    [61] Zadul Mead (1/377, 382), Fet’hul Barij, Ibën Haxheri (2/416, 421).

    [62] Ebu Davudi, (1048), shejh Albani e saktësoi.

    [63] Muslimi (853).

    [64] Tefsir El-Bagavij (8/490).

    [65] Zadul Mead (1/386).

  • PREJ SHKAQEVE QË ÇOJNË DERI NË MOSRESPEKTIMIN E PRINDËRVE

    PREJ SHKAQEVE QË ÇOJNË DERI NË MOSRESPEKTIMIN E PRINDËRVE

    – Injoranca dhe mosdija. Injoranca është sëmundje vrasëse, ndërsa injoranti është armik i vetvetes. Njeriu kur e injoron realitetin e respektimit të prindërve, kur e injoron shpërblimin dhe dënimin e tij në dynja dhe ahiret, shumë lehtë mund të bie në mëkatin e mos-respektimit të prindërve.

    – Edukata e keqe dhe jo e drejtë. Prindërit kur nuk i edukojnë fëmijët e tyre në devotshmëri, mirësi dhe respekt, pa dyshim se fëmijët më vonë do të rebelohen ndaj prindërve të tij.

    – Kundërshtimi në vepra. Ndodh që prindi fëmijën e tij ta merr ta mësojë se duhet të falet, nuk duhet të gënjejë, të jetë i drejtë, e kështu me radhë, mirëpo ai vet si prind nuk i vepron këto vepra. Kur fëmija sheh se prindi nuk falet ndërsa ai e nxit atë që të falet, kur e vëren se gënjen, ndërsa nxit në fisnikëri dhe në besnikëri, mos të prese se ai fëmijë do ta dëgjon dhe respekton urdhrin dhe këshillën e tij.

    – Shoqëria e keqe e fëmijëve. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Njeriu është në fenë e shokut te vet, pra kini kujdes cilin e merrni për shok”. Shoqëria është një ndër shkaqet kryesore që ta shkatërron edukatën e fëmijës dhe për këtë shkak prindi duhet të jetë i kujdesshëm se me kë shoqërohet fëmija i tij.

    – Mosrespektimi i prindit ndaj prindërve të vet. Zakonisht kjo është një prej shkaqeve kryesore të mosrespektimit të prindërve. Kur fëmija e sheh prindin se nuk i respekton prindërit e vet, atëherë edhe ai kur ta arrin ata pleqërinë nuk do t’i respektojë dhe po ashtu nuk duhet harruar edhe faktin se shpërblimi vjen sipas veprës që e vepron.

    – Dallimi mes fëmijëve. Njeriu nuk mundet që t’i dojë fëmijët në masë të njëjtë dhe kjo nuk bie në kundërshtim me fenë e Allahut. Shembull më të mirë e kemi Jakubin, alejhi selam, i cili e donte Jusufin, alejhi selam, më së shumti se sa fëmijët e tjerë. Problemi ndodh atëherë kur prindi nuk ia jep të gjithë fëmijëve të vet të drejtat proporcionalisht dhe e favorizon njërin para tjetrit, kjo nuk lejohet në fenë e Allahut dhe kjo është një prej shkaqeve që fëmija më vonë të rebelohet kundër prindërve të tij.

    – Morali i keq i gruas. Allahu mund ta sprovojë njeriun me ndonjë grua e cila posedon moral të keq, nuk i frikohet Allahut, nuk i respekton të drejtat dhe e nxit burrin që të rebelohet kundër prindërve, apo t’i nxjerr prej shtëpisë, apo mos t’i respektojë, e kështu me radhë.

    – Mospasja e përvojës si prind. Disa fëmijë nuk e kuptojnë realitetin se çka do të thotë të jesh prind. Për këtë shkak i vëren se nuk u intereson për ndjenjat e prindit dhe mërzitë e tij, natën vonohen apo ndoshta nuk u tregojnë aspak se ku shkojnë, ndërsa prindi i shkretë i pret tanë natën deri sa të kthehen dhe t’i sheh se janë mirë. Mirëpo kur bëhen ata vetë prindër atëherë i vërejnë gabimet dhe gjurmët e gabimeve të tyre tek fëmijët e tyre.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • DISA PREJ DUKURIVE TË MOSRESPEKTIMIT TË PRINDËRVE

    DISA PREJ DUKURIVE TË MOSRESPEKTIMIT TË PRINDËRVE

    – Pikëllimi dhe bërja e prindërve për të qarë, qoftë ajo me vepër apo me thënie.

    – Vrazhdësia ndaj tyre, edhe atë me ngritjen e zërit dhe thënien e fjalëve jo të hijshme, ndërsa Allahu na porosit dhe thotë: “mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti”. (El-Isra: 23)

    – Zemërimi dhe irritimi prej urdhrave të tyre. Allahu na edukoi dhe na mësoi që t’i largohemi kësaj vepre: “mos u thuaj atyre as “uh!”(El-Isra: 23)

    – Urdhërimi i tyre. Ka prej njerëzve të cilët i urdhërojnë nënat që t’i pastrojnë shtëpitë, t’i lajnë rrobat, të përgatitin ushqim, e kështu me radhë. Kjo vepër nuk i ka hije të veprohet posaçërisht nëse ajo është e sëmurë, plakë ose e pamundur. Nëse nëna ngrihet vetë dhe i kryen këto vepra vullnetarisht nuk ka gjë, fëmijës i takon atëherë ta falënderojë dhe të bëjë lutje për të.

    – Refuzimi i ushqimit të cilin e përgatit nëna. Kjo vepër në vete i përmban dy ndalesa. E para, nënçmimi i ushqimit dhe kjo nuk lejohet. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, nuk ka nënçmuar asnjëherë asnjë lloj ushqimi, atij kur i pëlqente e hante kur nuk i pëlqente nuk e hante. Ndalesa e dytë është në atë se kjo vepër aludon në moral të ulët me nënën tënde.

    – Lënia e ndihmës së tyre rreth nevojave të shtëpisë. Disa fëmijë këtë vepër e shohin si mangësi në burrëri dhe vepër jo të lavdëruar. Disa vajza i shohin nënat e tyre se si mundohen duke i kryer punët e shtëpisë dhe asnjëherë nuk ngrihen që t’i ndihmojnë, madje ka prej tyre që flasin në telefon me shoqet e tyre me orë të tëra dhe aspak nuk u shkon mendja t’i dalin në krah nënave të tyre.

    – Mosmarrja dhe mosrespektimi i mendimit të prin-dërve. Ka disa fëmijë të cilët nuk këshillohen me prindërit për çështjet e tyre kryesore në jetë, si mar¬tesa, fejesa, shkollimi, etj. I vëren se si këshillohen me shokët e tyre, me të afërmit të tyre, me gratë e tyre dhe harrojnë se prindërit e tyre e kanë kaluar këtë periudhë të jetës më herët se ata dhe kanë përvojë të mjaftueshme që ta këshillojnë fëmijën e tyre për atë problem.

    – Nxitja e problemeve para prindërve, edhe atë qoftë me vëllezërit, me gruan, me fëmijët apo me dikë tjetër.

    – Qortimi i prindërve para njerëzve dhe përmendja e mangësive të tyre. Ka prej fëmijëve kur dështon në ndonjë çështje, si në shkollë për shembull, i akuzon prindërit se ata janë fajtor për dështimin e tij në jetë dhe se ata nuk i kanë kushtuar rëndësi të veçantë pro-blemeve të tij, e kështu me radhë. Është e vërtetë se ndonjëherë prindërit mund të jenë shkaktar, mirëpo jo gjithmonë. Prandaj njeriu gabimet e veta duhet t’ia adresojë vetvetes e jo të tjerëve dhe të tentojë që të kërkojë ndihmë prej prindërve të vet që ata t’i ndih-mojnë dhe ta këshillojnë me atë çka është më mirë për të.

    – Mallkimi i prindërve dhe sharja e tyre. Kjo veprohet në mënyrë direkte ose në mënyrë indirekte duke ia sharë ndokujt tjetër prindin e në fakt me këtë vepër e shanë prindin e vet. Abdullah ibën Amru, Allahu qoftë i kënaqur me të, na përcjell se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Prej mëkateve të mëdha është sharja e njeriut prindërit e vet”. Tha njëri prej atyre që ishin prezent: “O i Dërguar i Allahut, a ka njeri i cili e shan prindin e vet?”. Pejgamberi, alejhi salatu ue selem, iu përgjigj: “Po. Kur njeriu e shan babën e ndokujt e ka sharë babën e vet dhe kur njeriu e shan nënën e ndokujt e ka sharë nënën e vet”.

    – Humbja e autoritetit të prindërve. Ka prej fëmijëve të cilët ia humbin autoritetin prindërve duke ua cekur mangësitë, duke i treguar të tjerëve për të metat e prin¬dërve të tyre në moral, e kështu me rrallë dhe kjo padyshim se është prej mosrespektimit të prindërve.

    -Kërkesat e tepërta prej anës së fëmijëve. Ka fëmijë të ndikuar prej rrethit ku jetojnë i kërkojnë prindërve të tyre gjëra të ndryshme, si blerjen e veturës, blerjen e shtëpisë, martesën e tij, e kështu me radhë. Prindi i shkretë ndoshta nuk ka mundësi që t’ia plotësojë kër-kesat e tij, prandaj detyrohet që të punojë orë shtesë vetëm e vetëm ta kënaq të birin e vet.

    – Dhënia përparësi gruas para prindërve. Ka prej njerëzve të cilët i nënshtrohen urdhrit të gruas, kurse urdhrat dhe nevojat e prindërve i anashkalojnë. Po ashtu ka prej tyre që ia shfaqin dashurinë gruas para prindërve, a prindërit e mjerë asnjëherë ndoshta nuk dëgjojnë prej fëmijës së tyre fjalë të ëmbla se sa i do ata dhe sa i respekton ata.

    – Të distancuarit prej tyre dhe mbarja e përmendjes së prejardhjes së tyre. Kjo është një prej dukurive më ne¬gative të mosrespektimit të prindërve. Disa fëmijëve kur i rritet pozita e tyre shoqërore, bëhen drejtorë apo ministra apo arrin deri në ndonjë pozitë të lartë, turpërohen prej përmendjes së prindërve të tyre e veçanërisht nëse ata janë të paarsimuar. Kjo aludon në mendje të sëmurë, moral të devijuar dhe besim të dobësuar. Harron i mjeri se ai prind të cilin i vjen turp ta përmend ka punuar ditë e natë që ta arsimon, ha¬rron i mjeri se nëna e tij ka qenë ajo e cila ia ka larë rrobat, e ka ushqyer, etj., vetëm se ai të arrin deri në këtë pozitë të cilën mendon se e ka arrit me djersët e veta dhe pa ndihmën e askujt.

    – Vendosja e tyre në shtëpi pleqsh. Me këtë vepër arrihet kulmi i çdo të keqes dhe ai i cili e bën këtë vepër pa dyshim se kurrë nuk do të sheh mirësi. Sot numri i këtyre shtëpive rritet në mesin tonë si rezultat i kërkesave të mëdha që i bëjnë fëmijët për prindërit e tyre, mirëpo mos të harrojnë se si veprojnë sot me prin-din ashtu do të veprojë fëmija me të kur të plaket.

    – Rrahja e tyre, largimi prej tyre në pleqëri dhe shpresa për vdekjen e tyre. Ka prej fëmijëve që i rrahin prindërit e tyre dhe ka prej atyre që mezi presin të vdesin që t’ia marrin pasurinë ose të lirohen prej tyre nëse janë të sëmurë apo të varfër.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • MUAJI SHABAN – RREGULLA DHE DOBI

    MUAJI SHABAN – RREGULLA DHE DOBI

    1. Muaji Shaban është muaji i tetë me radhë nga muajt hixhri dhe është në mes të muajit Rexheb dhe Ramazan.

    Është quajtur me këtë emër, sepse në këtë muaj arabët shpërndaheshin për të kërkuar ujë.

    Sipas të tjerëve e ka marrë këtë emër shkaku i shpërndarjes së fiseve nëpër shpella.

    Sipas disa të tjerëve e ka marrë këtë emër, shkaku se është në mes Rexhebit e Ramazanit dhe i ndan ata.

    Shumësi i fjalës Shaban në gjuhën arabe është: Sheabiin dhe Shabanat.[1]

    1. Muaji Shaban është muaj i bekuar dhe në të pëlqehet të shpeshtohet agjërimi, por njerëzit e neglizhojnë, ngase është në mes Rexhebit dhe Ramazanit.

    Usame ibën Zejd, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, thotë se e pyeta të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, dhe i thashë: “O i Dërguar i Allahut! Nuk të kam parë të agjërosh ndonjë muaj tjetër sikurse e agjëron muajin Shaban?”  Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, u përgjigj: “Muaji Shaban është muaj të cilin njerëzit e anashkalojnë, ngase është në mes të muajit Rexheb dhe Ramazan. Ky është muaj që ngriten veprat te Zoti i botëve dhe unë dëshiroj që të më ngriten veprat duke qenë me agjërim.”[2]

    1. Agjërimi vullnetar i Pejgamberit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, në muajin Shaban ishte më tepër se në çdo muaj tjetër, ngase e agjëronte një pjesë të madhe të muajit.

    Aisha, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, thotë: “S’e kam parë kurrë të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, të agjërojë një muaj të plotë, përveç Ramazanit dhe s’e kam parë atë të agjërojë në ndonjë muaj më shumë se në muajin Shaban.”[3]

    Me një transmetim tjetër: “E agjëronte krejt Shabanin, përveç një pjese të vogël.”[4]

    1. Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, nuk agjëronte radhazi dy muaj, përveç Shabanit dhe Ramazanit, ai e agjëronte shumicën e Shabanit dhe më pas e vazhdonte agjërimin e Ramazanit, ashtu siç thotë Umu Seleme, Allahu qoftë i kënaqur prej saj: “S’e kam parë Pejgamberin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, duke agjëruar radhazi dy muaj, përveç Shabanit dhe Ramazanit.”[5]
    2. Agjërimin e Shabanit njerëzit e anashkalojnë, sepse para tij është muaji i shenjtë Rexheb dhe në përgjithësi agjërimi i muajve të shenjtë pëlqehet dhe nuk duhet të krijohet mendim se Rexhebi është më i vlefshëm dhe ka specifikë që e veçon karshi muajve të tjerë të shenjtë si dhe pas Shabanit vjen muaji i bekuar i Ramazanit dhe njerëzit duke u preokupuar me këta dy muaj e neglizhojnë Shabanin, kurse agjërimi në muajin Shaban është i preferuar apo i pëlqyer.
    3. Hadithi i Pejgamberit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të: “Muaji Shaban është muaj të cilin njerëzit e anashkalojnë, ngase është në mes të muajit Rexheb dhe Ramazan”, aludon në atë se adhurimi në kohë, që njerëzit e neglizhojnë është i vlefshëm, e kjo është vepër që Allahu e dëshiron dhe Atë e kënaq. Kjo ishte arsyeja që disa nga të parët tanë të mirë ta pëlqejnë faljen e nafileve (namaz vullnetar) në mes të namazit të akshamit dhe të jacisë, e ndër të tjera thoshin: “Kjo është koha e neglizhencës”. Edhe namazi në pjesën e tretë të natës është më i vlefshëm se në kohët e tjera, shkaku se njerëzit në këtë kohë janë të shkujdesur nga të përmendurit e Allahut, ndërsa Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thotë: “Allahu më afër robit të Vet është në pjesën e tretë të natës. Nëse mund të jesh nga ata që e përmendin Allahun në pjesën e tretë të natës, atëherë mos e neglizho këtë kohë.”[6] Prandaj edhe pëlqehet që të përmendet Allahu nëpër vendet e dëfrimit dhe zhurmës dhe ku ata që e përmendin Allahun janë të paktë, si: tregu dhe vendtubime dëfrimi.[7]
    4. Nga dobitë e adhurimit në kohët që i neglizhojnë njerëzit është se ibadeti i njeriut nuk u bie në sy të tjerëve dhe fshehja e ibadetit, e sidomos atij vullnetar, është më afër sinqeritetit, kurse kur punët e mira bëhen haptazi atëherë rrezikohet sinqeriteti nga syefaqësia.
    5. Agjërimi i muajit Shaban është më i vlefshëm, sesa agjërimi i muajve të shenjtë, sepse muaji Shaban me Ramazanin është si pozita e namazeve vullnetare të rregullta (revatib) me farzet. Pra, vlera e Shabanit është më e madhe, sepse është para Ramazanit ku agjërimi në të është farz (detyrim). Ashtu sikurse namazet vullnetare të rregullta (revatib) që janë më të vlefshme se namazet vullnetare të përgjithshme, ashtu edhe agjërimi para dhe pas Ramazanit është më i vlefshëm, sesa agjërimi që vjen më larg Ramazanit.[8]
    6. Hadithin e Pejgamberit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të: “Agjërimi më i vlefshëm pas agjërimit të Ramazanit është ai në muajin e shenjtë Muharrem dhe namazi (vullnetar) më i vlefshëm pas namazit farz është namazi i natës”[9]; dijetarët thonë se hadithi për qëllim e ka agjërimin vullnetar të përgjithshëm. Andaj nga agjërimet vullnetare të përgjithshme më i vlefshëm është agjërimi në Muharrem dhe më pas në muajt e tjerë të shenjtë, kurse nga namazet vullnetare të përgjithshme më i vlefshëm është namazi i natës.

    Agjërimi i Shabanit që është para Ramazanit dhe i gjashtë ditëve të Shevalit që janë pas Ramazanit, në mënyrë absolute janë më të vlefshme sesa agjërimi vullnetar (sepse gjenden para dhe pas farzit), sikurse namazi i natës i cili në përgjithësi është më i vlefshëm, por sunetet kur falen para apo pas farzeve në këtë moment kanë më shumë shpërblim dhe vlerë sesa namazi nafile i përgjithshëm. Kjo për shkak se koha dhe momenti ia japin këtë vlerë të çastit.[10]

    1. Shabani është muaj, ku në të ngriten veprat vjetore për tek Allahu, ashtu siç erdhi në hadith: “Ky është muaj që ngriten veprat te Zoti i botëve dhe unë dëshiroj që të më ngriten veprat duke qenë me agjërim.” Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, dëshiroi që veprat e tij të ngriten duke qenë me agjërim, me qëllim që veprat të pranohen dhe gradat të rriten. Prandaj myslimanit nuk i mbetet tjetër, përveçse të ecën gjurmëve të Pejgamberit të tij, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, dhe ta shpeshtojë agjërimin në muajin Shaban.
    2. Janë tri lloje të ngritjes dhe prezantimit të veprave tek Allahu, ashtu siç aludojnë argumentet sheriatike:[11]

    Lloji i parë: Ngritja ditore; për çdo ditë veprat ngriten dy herë, një herë brenda natës dhe një herë brenda ditës, ashtu siç erdhi në hadith: “Tek Allahu ngritet vepra e natës para veprës së ditës dhe vepra e ditës para veprës së natës.”[12]

    Vepra e ditës ngritet në fund të ditës, kurse vepra e natës në fund të natës. Melaqet i ngrisin veprat e natës në fund të natës para se të fillojë dita dhe veprat e ditës i ngrisin në fund të ditës para se të fillojë nata, ashtu siç erdhi në hadith: “Melaqet ndërrohen te ju natën e ditën dhe ato bashkohen në namazin e sabahut dhe në namazin e ikindisë…”[13]

    “Kush gjendet gjatë kësaj në adhurim do të begatohet në riskun dhe në veprën e tij.”[14]

    Prandaj qante Ed-Dahaku, Allahu e mëshiroftë, në fund të ditës dhe thoshte. “Nuk e di se çfarë më është ngritur nga veprat për tek Allahu.”[15]

    Lloji i dytë: Prezantimi javor; dy herë brenda javës prezantohen veprat, ditën e hënë dhe ditën e enjte, ashtu siç erdhi në hadith: “Veprat e njerëzve prezantohen dy herë brenda javës, ditën e hënë dhe ditën e enjte, dhe Allahu ia fal çdo robi besimtar, përveç atij që ka armiqësi me vëllain e tij mysliman. Melaqeve u thuhet: ‘Lërini ata dy derisa të kthehen dhe të pajtohen’.”[16]

    Ibrahim En-Nahaij, Allahu e mëshiroftë, ditën e enjte qante pranë gruas së tij dhe ajo qante pranë tij, e i thoshte: “Sot prezantohen veprat tona para Allahut.”[17]

    Lloji i tretë: Ngritja vjetore; veprat e një viti ngriten përnjëherë në muajin Shaban, ashtu siç aludon hadithi i Pejgamberit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të: “Muaji Shaban është muaj ku në të ngriten veprat te Zoti i botëve.

    Është edhe një ngritje tjetër e veprave, ajo e pasvdekjes. Kur të përfundojë exheli, veprat e jetës në tërësi ngriten dhe prezantohen para Allahut dhe me këtë mbyllen edhe fletushkat e veprave. Ky është prezantimi i fundit.

    1. Në çdo ngritje dhe prezantim të veprave ka urtësi që vetëm Allahu i Madhëruar e di. Shpallja vjen nga Allahu dhe atë na e përcolli i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, dhe neve na mbetet nënshtrimi dhe dorëzimi.
    2. Për myslimanin është e pëlqyer që në kohët e ngritjes dhe prezantimit të veprave para Allahut të shtojë nga nënshtrimet dhe adhurimet, si: ta agjërojë ditën e hënë dhe të enjte ashtu siç ishte udhëzimi i të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ta shpeshtojë agjërimin e Shabanit dhe të shtojë nga punët e mira natën dhe ditën e ngritjes së veprave, të afrohet tek Allahu me ato vepra që për Allahun janë të dashura dhe Atë e kënaqin.
    3. Myslimani nuk duhet të harrojë se gjatë këtij muaji veprat e tij, të mirat dhe të këqijat, ngriten tek Allahu, prandaj kujdes se çfarë vepra po zgjedh që të ngriten tek Allahu, sepse ato mund të jenë shkak për shpërblim ose ndëshkim, disa nga to mund të pranohen e disa të tjera mund edhe të refuzohen, Allahu na ruajttë.
    4. Muaji Shaban është si parahyrje për Ramazanin dhe si stërvitje për agjërimin e tij, prandaj edhe në Shaban sikurse në Ramazan e ligjshme është agjërimi dhe leximi i Kuranit, me qëllim që gatishmëria të shtohet për pritjen e Ramazanit dhe shpirtrat të kaliten në ibadet.

    Kjo duhet të jetë arsye për myslimanin që të nxitojë për në ibadet në muajin Shaban dhe të parapërgatitet për Ramazan, që kur të hyjë Ramazani të mos gjejë vështirësi në agjërim, sepse ai paraprakisht vetëm se është stërvitur për agjërim dhe e kanë ndier ëmbëlsinë dhe kënaqësinë e agjërimit në Shaban, ndërsa pritet që kur të hyjë në Ramazan të jetë i fortë dhe me përplot aktivitet.[18]

    1. Ankohen disa se e kanë vështirë të agjërojnë, ta falin namazin e teravive dhe të lexojnë Kuran në Ramazan, këtë vështirësi e gjejnë shkaku se ata nuk bëjnë agjërim dhe namaz nate, përveçse në Ramazan. Përse ata nuk e stërvitin dhe kalitin veten në muajin Shaban?

    Shpirti, kur mësohet me rehati dhe me gjumë i vjen rëndë dhe lodhet të qëndrojë në namazin e teravive pa stërvitje dhe parapërgatitje!

    Ebu Bekër El-Belhij, Allahu e mëshiroftë, thoshte: “Muaji Rexheb është muaji i mbjelljes, muaji Shaban është muaji i ujitjes së farës dhe muaji Ramazan është muaji i korrjes.”

    Dhe thoshte: “Shembulli i muajit Rexheb është sikurse era, shembulli i Shabanit është sikurse reja dhe shembulli i Ramazanit është sikurse shiu.”[19]

    Ai që nuk mbjell në Rexheb dhe nuk ujit në Shaban, si mendon që të korrë në Ramazan?! Si shpreson ta shijojë ëmbëlsinë e ibadetit në Ramazan kur ai për veten s’ka bërë asgjë para Ramazanit?!

    Prandaj të nxitojmë para se të na ikin koha dhe mundësia. Jahja ibën Muadh, Allahu e mëshiroftë, thoshte: “Nuk e qaj veten nëse vdes, por e qaj kur më ikën ajo për të cilën kam nevojë.”[20]

    1. Të parët tanë të mirë i kushtoheshin leximit të Kuranit në Shaban dhe thoshin: “Muaji Shaban është muaji i lexuesve (të Kuranit).”[21]
    2. Shabani është mundësi për t’i ndihmuar të varfrit, të ngratët për t’u dhënë sadaka, që kjo ndihmë dhe përkrahje t’i forcojë për agjërimin e Ramazanit dhe faljen e teravive.
    3. Ndër gabimet e përhapura është që disa njerëz zeqatin e tyre duhet ta japin në Rexheb apo Shaban, kurse ata e vonojnë deri në Ramazan, duke menduar se kjo është më e vlefshme dhe shpërblehen më shumë!

    Nuk lejohet që të vonohet nxjerrja e zeqatit, pasi janë plotësuar dy kriteret për nxjerrjen e tij, plotësimi i një viti të plotë pasi paraprakisht është arritur sasia e duhur për zeqat, sepse kjo është padrejtësi ndaj fukarenjve dhe është vonim i hakut të tyre, si dhe është mëkat që bëhet ndaj Allahut për shkak të tejkalimit të kufijve të Tij.

    Kurse përshpejtimi i tij dhe nxjerrja e tij para kohe lejohet nëse kanë nevojë të varfrit dhe të ngratët.

    1. Kujt i kanë mbetur ditë të paagjëruara nga Ramazani i kaluar, detyrohet t’i agjërojë në Shaban para se të vijë Ramazani përderisa ka mundësi, nuk i lejohet atij pa arsye ta vonojë kompensimin e ditëve të mbetura deri pas Ramazanit.

    Aisha, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, tha: “Kisha ditë të paagjëruara nga Ramazani dhe nuk kisha mundësi t’i kompensoja, përveçse në Shaban”; Dhe transmetuesi thotë: Shkaku i vonimit të kompensimit ishte angazhimi i saj nga ose me Pejgamberin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të.[22]

    Ibën Haxheri, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Nga përkujdesja e saj që në Shaban t’i kompensojë ditët e paagjëruara të Ramazanit të kaluar përfitojmë se nuk lejohet të vonohet kompensimi deri atëherë, saqë të fillojë Ramazani tjetër.”[23]

    1. Kujt i kanë mbetur ditë të paagjëruara, me arsye që e kanë penguar të agjërojë, derisa ka hyrë Ramazani tjetër, këto ditë i kompenson pasi të kalojë Ramazani dhe përveç kompensimit nuk detyrohet me diç tjetër.

    Kjo është sikurse rasti i një të sëmuri që sëmundja e tij ka qenë e vazhdueshme deri në Ramazanin tjetër dhe nuk ka mundur t’i kompensojë ditët e paagjëruara, ky nuk ka mëkat për vonimin e kompensimit, sepse ka arsye dhe atij, përveçse kompensimit nuk i detyrohet diç tjetër.

    Nëse kompensimin e ka vonuar pa ndonjë arsye sheriatike derisa ka hyrë Ramazani tjetër, ky ka bërë mëkat, sepse pa ndonjë arsye nuk i ka kompensuar ditët e paagjëruara dhe ka pritur të vijë Ramazani tjetër. Dijetarët janë të një mendimi se ato ditë duhet t’i kompensojë, mirëpo kanë mendime të ndryshme se përveç kompensimit a duhet ta shpaguajë vonimin e kompensimit?

    Një grup thanë që duhet të kompensojë dhe të shpaguajë për vonimin e kompensimit dhe shpagimi bëhet duke e ushqyer një të ngratë për çdo ditë. Kjo është thënie e imam Malikut, Shafiut dhe Ahmedit, Allahu i mëshiroftë, si dhe përcillen në lidhje me këtë gjurmë nga disa sahabë, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre.

    Disa të tjerë thanë që duhet të kompensojë dhe jo të shpaguajë. Kjo është thënie e Ebu Hanifes dhe si më të saktë e zgjodhi edhe Ibën Uthejmini, Allahu i mëshiroftë, nga dijetarët bashkëkohorë.[24]

    1. Nuk lejohet të festohet nata e mesme e Shabanit (nata e Beratit), të veçohet me namaz nate, të veçohet dita e saj me agjërim, të veçohet me vizitën e varrezave ose me dhënien e sadakasë për shpirtrat e të vdekurve ose me ndonjë lloj adhurimi tjetër, sepse kjo e tëra është nga risitë.

    Nuk ka hadith të saktë që mund të mbështetemi në të dhe që aludon në vlerën e natës së mesme të Shabanit, por të gjitha hadithet janë të dobëta apo të shpikura, edhe pse ka dijetarë që i kanë vlerësuar disa hadithe si të sakta, por e vërteta është se ato janë të dobëta apo të shpikura.

    Hadithet që përcillen për faljen e namazit në natën e mesme të Shabanit janë ose të dobëta ose të shpikura dhe gënjeshtër mbi Pejgamberin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, sepse asnjë hadith nga ta nuk është vërtetuar se është nga Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, apo nga sahabët, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre.[25]

    1. Nuk ka pengesë për atë që e ka traditë namazin e natës, të ngritet në natën e mesme të Shabanit dhe të falë namaz nate sikurse është falur në netët e mëhershme, pa bindje dhe mendim se kjo natë është e veçantë ose që duhet të shtohen veprat e mira dhe përpjekja në të.
    2. Veçimi i ditës së mesme të Shabanit me agjërim nuk është i ligjshëm, përveç për atë që e ka traditë të agjërojë vullnetarisht, si ditën e hënë dhe të enjte, dhe nuk beson që agjërimi i kësaj dite është i vlefshëm, e ndërkohë përputhet dita e agjërimit vullnetar të tij me ditën e mesme të Shabanit.

    Hadithi që përcillet dhe inkurajon në agjërimin e ditës e mesme të Shabanit është i dobët dhe nuk është i saktë.

    1. Dita e mesme e Shabanit bën pjesë në ditët e bardha të muajit, që pëlqehen të agjërohen për çdo muaj (dita e 13-të, e 14-të dhe e 15-të e muajve hënorë), prandaj kush ia bashkëngjit ditës së trembëdhjetë dhe të katërmbëdhjetë edhe ditën e mesme të Shabanit, pa besim dhe mendim se kjo ditë, si ditë e mesme e Shabanit, ka veçori dhe specifika, (dhe këto ditë i agjëron si ditë të bardha të muajit) vetëm se ia ka qëlluar sunetit.

    Kurse ai që e veçon ditën e mesme të Shabanit me agjërim, për të nuk mund të thuhet se e ka agjëruar një ditë nga ditët e bardha, sepse ai këtë ditë nuk e ka veçuar me agjërim vetëm se për shkak besimit të tij se kjo ditë e Shabanit është më e vlefshme karshi ditëve të tjera dhe kjo gjë është e ndaluar.[26]

    1. Hadithin “Kur të plotësohet gjysma e Shabanit, mos agjëroni pas asaj ditë”[27], shumica e dijetarëve e dobësojnë. Dijetarët e mëdhenj si Abdurrahman ibën Mehdij, imam Ahmedi, Ebu Zura’ Er-Razij, dhe të tjerë, për këtë hadith thonë se është hadith munker (i urryer dhe i pabazë në fe).[28]

    Duke u bazuar në këtë themi që agjërimi pasi të plotësohet gjysma e Shabanit nuk urrehet, mirëpo ndalohet vetëm një ose dy ditë para Ramazanit.

    1. Ata që thonë, ky është mendim i medh’hebit shafiit, për hadithin se është i vërtetë dhe se ndalohet agjërimi pas gjysmës së Shabanit, nga kjo ndalesë e veçojnë atë që e ka traditë të agjërojë vullnetarisht, si atë që e agjëron ditën e hënë dhe të enjte, dhe këtij i lejohet të agjërojë edhe pas gjysmës së Shabanit.

    Si dhe ndalesa nuk e përfshin edhe atë që e filloi agjërimin para mesit të Shabanit dhe e vazhdoi edhe pas gjysmës së Shabanit, sepse Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, e agjëronte krejt Shabanin, përveç një pjese të vogël.[29]

    Nga ndalesa veçohen edhe ata që pas gjysmës së Shabanit i kompensojnë ditët e mbetura të Ramazanit të kaluar.[30]

    1. Agjërimi vullnetar një ose dy ditë para Ramazanit ndalohet, përveç për atë që e ka traditë agjërimin vullnetar (të hënën dhe të enjten, ose ditët e bardha etj.) ose duhet ta kompensojë agjërimin e betimit ose i kanë mbetur ditë të paagjëruara të Ramazanit të kaluar dhe duhet t’i kompensojë, ose e vazhdon agjërimin që e ka filluar më herët. Kjo duke u bazuar në hadithin: “Mos i paraprini Ramazanit me agjërim një ose dy ditë para, përveç atij që ka qenë duke agjëruar (agjërimi vullnetar si të hënën dhe enjten etj.), ai le të agjërojë.”[31]
    2. Agjërimi i ditëve të fundit të Shabanit i ka tri situata:

    E para: Të agjërojë me nijet të Ramazanit, si masë kujdesi dhe sigurie për Ramazan. Kjo është e ndaluar.

    E dyta: Të agjërojë me nijet të zotimit, kompensimit ose shpagimit, e të ngjashme me to. Këtë e lejuan shumica e dijetarëve.

    E treta: Të agjërojë me nijet të agjërimit vullnetar të përgjithshëm. Kjo urrehet dhe nuk parapëlqehet, përveç për atë që e ka traditë agjërimin vullnetar (si ditën e hënë dhe të enjte, tri ditët e bardha etj.) dhe dita e agjërimit të tij përputhet me fundin e Shabanit, ose ka agjëruar edhe më herët se dy ditët e fundit dhe kështu nuk e ndërpren agjërimin, por e vazhdon me Ramazanin.[32]

    1. Urtësia e ndalesës që të agjërohet një ose dy ditë para Ramazani[33] është bërë si masë kujdesi që të mos i shtohen Ramazanit ditë që nuk janë pjesë e tij, sikurse ka ndodhur më herët tek ithtarët e librit (te të krishterët dhe çifutët), të cilët i shtuan ditët e agjërimit të tyre duke u dhënë përparësi mendjes dhe dëshirave të tyre.

    Si dhe për ta ndarë agjërimin e detyruar dhe atij vullnetar, kjo ndarje e tillë është e ligjshme. Prandaj ndaloi Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, të bashkohet namazi i detyruar me atë vullnetar, pa i ndarë ato me fjalë ose largim nga vendi ku e ka falur farzin.[34]

    1. Nëse njerëzve u pamundësohet pamja e hënës në ditën e tridhjetë të Shabanit, kjo ditë quhet dita e dyshimit.

    Është quajtur me këtë emër, sepse dyshohet në të, në është dita e fundit e Shabanit apo dita e parë e Ramazanit?

    Kjo ditë ndalohet të agjërohet, përveç për atë që e ka traditë agjërimin vullnetar, si të hënën dhe të enjten, dhe dita e agjërimit të tij përputhet me ditën e tridhjetë të Shabanit, bazuar në hadithin e Amarit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij: “Kush agjëron në ditën e dyshimit (ditën e tridhjetë të Shabanit) vetëm se i ka bërë mëkat Pejgamberit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të.”[35]

    1. Në muajin Shaban kanë ndodhur disa raste dhe ndodhi të mëdha, ndër to:

    – U detyrua agjërimi i Ramazanit në vitin e dytë hixhri.

    – U ndryshua drejtimi i Kiblës prej Bejtul Makdesit (xhamisë së Aksasë) në drejtim të Mesxhidul Haram (Qabesë) në vitin e dytë. (Disa të tjerë thonë që kjo ka ndodhur në muajin Rexheb. Disa të tretë thonë që ka ndodhur në muajin Xhumada El-Ahira).

    – U martua Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, me Hafsën, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, në vitin e tretë hixhri.

    – Ndodhi beteja e Beni El-Mustalikut në vitin e pestë hixhri.

    – Ndodhi beteja e Tebukut në vitin e nëntë hixhri. Kjo betejë ndodhi në Rexheb dhe Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, u kthye në Medine në Ramazan. Disa të tjerë thonë që kjo ndodhi në Shaban.

    Si dhe ndodhi të tjera…

     

    E lusim Allahun e Madhërishëm të na japë sukses, që ta veprojmë atë që Ai e dëshiron dhe Atë e kënaq, dhe e lusim Allahun të na e mundësojë ta arrijmë Ramazanin me shëndet të mirë dhe me iman.

    Falënderimi  i takon Allahut, Zotit të botëve.

    Dr. Muhamed Salih El-Munexhid

    Pjesë e librit “Sezonet e adhurimet” ( i përkthyer në shqip )

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

    [1] Shih: Tefsir Ibën Kethir (4/147), Lisanul Arab (1/502).

    [2]Nesaiu (2357), shejh Albani e vlerësoji si të mirë në Es-Sahiha (1898).

    [3]Buhariu (1969), Muslimi (1156).

    [4]Buhariu (1970), Muslimi (1156).

    [5]Tirmidhiu (1970), Nesaiu (2352), shejh Albani e saktësoi.

    [6]Tirmidhiu (3579), Nesaiu (572), shejh Albani e saktësoi.

    [7]Shih: Letaif El-Mearif, Ibën Rexheb (fq. 131).

    [8]Shih: Letaif El-Mearif, Ibën Rexheb (fq. 34, 129).

    [9]Muslimi (1163).

    [10]Shih: Letaif El-Mearif, Ibën Rexheb (fq. 34, 129).

    [11]Shih: Tehdhib Sunen Ebi Davud, Ibën El-Kajim (3/199), Tarikul Hixhretejni (fq, 75), Letaif El-Mearif, Ibën Rexheb (fq. 126).

    [12]Muslimi (179).

    [13]Buhariu (555), Muslimi (632).

    [14]Fet’hul Bari, Ibën Haxher (2/37).

    [15]Shih: Letaif El-Mearif, Ibën Rexheb (fq. 127).

    [16]Muslimi (36).

    [17]Shih: Letaif El-Mearif, Ibën Rexheb (fq. 127).

    [18]Shih: Letaif El-Mearif, Ibën Rexheb (fq. 134).

    [19]Shih: Letaif El-Mearif, Ibën Rexheb (fq. 121).

    [20]Hiljetul Eulija (10/51), Es-Sijer (13/15).

    [21]Shih: Letaif El-Mearif, Ibën Rexheb (fq. 135).

    [22]Buhariu (1950), Muslimi (1950).

    [23]Fet’hul Bari (4/191).

    [24]Shih: El-Mugni, Ibën Kudame, (4/400), El-Mexhmua, Imam Neveviu (6/366), Letaif El-Mearif, Ibën Rexheb (fq. 134), Esh-Sherh El-Mumtia, Ibën Uthejmin (6/445).

    [25]Shih: El-Minar El-Munif, Ibën El-Kajim (fq. 95), Letaif El-Mearif, Ibën Rexheb (fq. 137), El-Fevaid El-Mexhmua, Imam Esh-Sheukani (106), Fetava Ibën Baz (1/186), Fetava El-Lexhnetu Ed-Daime (3/61).

    [26]Shih: Iktida Es-Siratal Mustekim, Ibën Tejmije (2/138), Letaif El-Mearif, Ibën Rexheb (fq. 136), Fetava Ibën Baz (1/186, 191), si dhe kështu dha fetva edhe shejh Ibën Xhibrin.

    [27]Ebu Davud (2337), Tirmidhiu (738), Ibën Maxhe (1651).

    [28]Shih: Letaif El-Mearif, Ibën Rexheb (fq. 135).

    [29]Buhariu (1970), Muslimi (1156).

    [30]Shih: El-Mexhmua, Imam Neveviu (6/399), Rijadu Es-Salihin (fq. 354), Tehdhib sunen Ebi Davud, Ibën El-Kajim (2/20), Letaif El-Mearif, Ibën Rexheb (fq. 131).

    [31]Buhariu (1914), Muslimi (1082).

    [32]Shih: Sherh Nevevij ala Muslim (7/194), Letaif El-Mearif, Ibën Rexheb (fq. 144).

    [33]Shih: Letaif El-Mearif, Ibën Rexheb (fq. 144).

    [34]Muslimi (883).

    [35]Buhariu mualakan në formë të vërtetimit (3/27), dhe e vazhdoi: Ebu Davudi (2334), Tirmidhiu (676), Nesaiu (2188), Ibën Maxhe (1645), shejh Albani e saktësoi.

  • TËRMETET – DISPOZITA DHE RREGULLA

    TËRMETET – DISPOZITA DHE RREGULLA

    1. Tërmetet dhe vullkanet, eklipsi i Diellit dhe eklipsi i Hënës, furtunat dhe vërshimet, retë dhe era, nata dhe dita, dielli dhe hëna, të nxehtët dhe të ftohtët, yjet dhe orbita; këto të gjitha janë shenja nga shenjat e Allahut të Madhëruar që aludojnë në njëshmërinë e Tij, në të besuarit në një Zot të vetëm dhe në veprimtarinë e Tij, përjetshmërinë e Tij dhe se Ai është Mbajtësi i gjithçkaje me fuqinë e madhe të Tij, me sundimin dhe drejtimin e përsosur të Tij, në të merituarit e adhurimit vetëm të Tij, të Cilit nuk i përshkruhet ortak dhe se nuk i takon adhurimi askujt tjetër me të drejtë përveç Atij, dhe të gjitha krijesat kanë nevojë për Të, i binden dhe i përulen Atij. Natyra në gjithë këtë nuk ka ndikim, as fuqi dhe çfarëdo që na godet nuk ka mundur të mos na godiste dhe çfarëdo që nuk na ka goditur as që ka mundur të na godiste.

    Allahu në disa ajete thotë: “Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës, ka shenja për mendarët…” (Ali Imran: 190)

    “Në Tokë ka shenja për ata që besojnë me bindje, po edhe në vetet tuaja – a nuk e shihni vallë?” (Edh-Dharijat: 20-21)

    “A nuk e shohin ata mbretërinë e qiejve e të Tokës dhe gjithçka që ka krijuar Allahu, duke menduar se mund t’u jetë afruar fundi?! Në çfarë Shpallje tjetër do të besojnë pas kësaj?!” (El-Earaf: 185)

    “Allahut nuk mund t’i shpëtojë asgjë, as në qiej, as në Tokë. Ai është vërtet i Gjithëdijshëm dhe i Fuqishëm për çdo gjë.” (Fatir: 44)

    1. Allahu i begatoi robërit e Vet me shumë begati dhe njëra begati që ndër to llogaritet e madhe dhe një numër i madh i njerëzve e neglizhojnë është begatia e qëndrueshmërisë së tokës. Allahu thotë: “Allahu është Ai që jua ka bërë Tokën vendbanim e qiellin kulm…” (Gafir: 64)

    Dhe po ashtu thotë: “A ka më të mirë se Ai që e ka bërë Tokën të qëndrueshme, ka bërë në të lumenj, ka ngritur në të male dhe ka bërë midis dy deteve pengesë të padukshme?! Vallë, a ka krahas Allahut, zot tjetër?! Jo, por shumica e tyre janë të paditur.” (En-Neml: 61)

    D.m.th. që Allahu e bëri Tokën të jetë stabile, të qetë dhe të qëndrueshme, të mos tundet dhe të mos dridhet e shkundet bashkë me banorët e saj. Po të ishte toka jostabile dhe e paqëndrueshme, nuk do të ekzistonte jetesë dhe askush nuk do të dëshironte të jetonte në të, por Allahu me dhuntinë dhe mëshirën e Tij e bëri Tokën të jetë si shtrat dhe si shtrojë e gjerë, e përqendruar dhe që nuk dridhet e shkundet.”[1]

    Ashtu siç Allahu thotë: “Ai ka vendosur male të palëvizshme në Tokë, që ajo të mos tundet bashkë me ju dhe ka krijuar lumenj e rrugë për të arritur aty ku synoni.” (En-Nahl: 15)

    1. Në dridhjen e tokës apo në tërmete, që me to Allahu i provon robërit e Tij, ka mësim dhe rikujtim për krijesat se Allahu i begatoi me Tokë të qëndrueshme, të rrafshët, si shtrojë e gjerë që krijesat të vendosen dhe të jetojnë mbi të, t’u mundësohet të mbjellin dhe të ndërtojnë në të dhe të përfitojnë nga të mirat e saj, ashtu siç Allahu thotë: “A nuk jua kemi bërë Tokën si shtrat, e malet si shtylla?!” (En-Nebe: 6-7)

    Po ashtu thotë: “Vallë, a nuk i shohin devetë, se si janë krijuar?! Po qiellin, se si është ngritur?! Po malet, se si janë vënë të patundura?! Po Tokën, se si është shtrirë?!” (El-Gashije: 17-20)

    1. Ibën El-Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Meditoje dhe përsiate krijimin e Tokës ashtu si është, ajo u krijua statike dhe e palëvizshme që të jetë si shtrat dhe e qëndrueshme për kafshët, bimët, sendet dhe objektet dhe të ecin nëpër të njerëzit e kafshët për nevojat e tyre, të rehatohen duke u ulur, të pushojnë duke fjetur dhe të kenë mundësi për t’i punuar punët e tyre.

    Po të ishte Toka që dridhej dhe lëkundej, krijesat nuk do të mund të jetonin dhe të gjenin rehatinë, as të qëndrojnë mbi të objekte dhe shtëpi, as të ndërtohet dhe të tregtohet dhe as të mbillet dhe të përfitohet ndonjë dobi. Si mund të jetojnë krijesat në komoditet kur toka poshtë këmbëve të tyre u dridhet?!

    Merr mësim nga tërmetet që tokën e shkundin, edhe pse dridhjet nuk zgjasin shumë, se si i detyrojnë krijesat t’i braktisin shtëpitë dhe të ikin prej tyre?!

    Allahu për këtë na paralajmëroi në disa ajete ku thotë: “Ai ka vendosur male të palëvizshme në Tokë, që ajo të mos tundet bashkë me ju…” (En-Nahl: 15)

    Dhe thotë: “Allahu është Ai që jua ka bërë Tokën vendbanim e qiellin kulm…” (Gafir: 64.)

    Dhe thotë: “Është Ai që Tokën e ka bërë shtrat për ju…” (Ta Ha: 53)[2]

    1. Dridhja e shpeshtë e tokës, përhapja e tërmeteve dhe përsëritja e shpeshtë e tyre është nga shenjat e vogla të Kiametit. Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thoshte: “Nuk do të ndodhë Kiameti derisa të mos humbet dituria, të shpeshtohen tërmetet, të afrohet (shkurtohet) koha, të paraqiten fitnetë dhe të shtohet ‘el-herxh’, që është vrasja dhe vrasja dhe derisa t’ju shtohet pasuria dhe t’ju teprojë.”[3]
    2. Tërmetet e dynjasë janë shenja nga shenjat e Allahut që na e rikujtojnë Ditën e Kiametit dhe vështirësitë e ahiretit, si dhe janë shenja nga shenjat e afrimit të ndodhisë së Kiametit dhe na e rikujtojnë atë.

    Allahu thotë: “O njerëz, frikësojuni Zotit tuaj, sepse dridhja e Orës (së Kiametit), është vërtet një ngjarje e madhe! Ditën, që do ta shihni atë, çdo grua me fëmijë në gji do ta harrojë fëmijën e saj dhe çdo grua shtatzënë do ta hedhë barrën e vet. Njerëzit do t’i shihni si të dehur, ndonëse ata nuk do të jenë të dehur, por dënimi i Allahut është i ashpër.” (El-Haxh: 1-2)

    Po ashtu Allahu thotë: “Kur të dridhet Toka me tronditjen e saj (të fundit), kur të nxjerrë barrët nga brendia e saj e njeriu të thotë: “Ç’po i ndodh asaj?!” Atë Ditë ajo do të tregojë lajmet e saj, sepse Zoti yt e ka frymëzuar atë. Atë Ditë njerëzit do të paraqiten grupe-grupe, që t’u tregohen veprat e tyre.” (Ez-Zelzele: 1-6)

    Dhe po ashtu thotë: “Kur Toka të dridhet fuqishëm, malet të thërrmohen copë-copë e të shndërrohen në pluhur të shpërndarë.” (El-Vakia: 4-6.); që nënkupton se toka do të tundet, dridhet dhe çrregullohet, malet do të shkatërrohen e do të thërrmohen copë-copë dhe do të shndërrohen sikurse në pluhur të shpërndarë.

    1. Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, na lajmëroi se tërmetet do të ndodhin më shpesh në anën e lindjes, si në Irak dhe në shtetet e tjera dhe për këtë tha: “Atje do të ndodhin tërmetet e fitnetë dhe atje do të paraqitet ‘briri shejtanit’[4].”[5] Kjo është në përgjithësi dhe kjo nuk nënkupton që tërmetet nuk do të ndodhin edhe në perëndim dhe në anët e tjera të botës.
    2. Ndodhja e tërmeteve ka shkaqe dhe urtësi dhe këto të dyja nuk bien ndesh njëra me tjetrën dhe nuk ka kundërshtim në mes shkakut dhe urtësisë. Myslimani i mençur dhe me zemër të gjallë nuk ngatërron në mes tyre. Ai nuk angazhohet vetëm se me shkakun material duke e braktisur urtësinë hyjnore, sikurse që veprojnë ateistët materialistë, që nuk e besojnë në Allahun dhe që merren vetëm me shkaqet, e braktisin meditimin dhe përsiatjen në madhështinë e Allahut dhe urtësinë e Tij, ashtu siç Allahu thotë: “Ata e dinë vetëm anën e dukshme të kësaj jete, ndërsa për jetën tjetër janë të pakujdesshëm.” (Er-Rum: 7); dhe po ashtu thotë: “Eh, sa shumë shenja ka në qiej dhe në Tokë, pranë të cilave ata kalojnë pa ua vënë veshin!” (Jusuf: 105)
    3. Nga urtësitë e tërmeteve, eklipsit të Diellit dhe të Hënës është se ato janë shenja që Allahu i dërgon për t’i frikësuar njerëzit, që t’i kthehen me pendim Atij. Allahu thotë: “Ne dërgojmë shenja vetëm për t’i frikësuar njerëzit.” (El-Isra: 59.)

    Katade, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Allahu i frikëson njerëzit me çfarëdo nga shenjat e Tij, kështu që ata të qortohen, apo të rikujtohen, apo t’i kthehen me pendim Allahut.”

    Më pas tha: “Na patën treguar se qyteti i Kufes ishte dridhur nga tërmeti në periudhën e Ibën Mesudit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe ai kishte thënë: “O ju njerëz! Allahu po ju qorton dhe po ju ndëshkon, prandaj largojeni qortimin e Allahut prej jush.”[6]; d.m.th. kërkoni nga Allahu që ta largojë qortimin e Tij prej jush, duke i braktisur mëkatet dhe duke u penduar, duke kërkuar falje dhe duke iu kthyer Allahut.

    Allahu thotë. “Thuaj: “Ai ka fuqi t’ju ndëshkojë prej së larti ose nga poshtë këmbëve tuaja, ose t’ju përçajë në grupe e të vuani nga duart e njëri-tjetrit. Shih si ua shpjegojmë shpalljet, që ata të mund të kuptojnë!” (El-Enam: 65)

    Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thotë. “Dielli dhe hëna nuk zihen për shkak të vdekjes apo të lindjes së ndokujt, por ato janë shenja të Allahut që me to i frikëson robërit e Tij.”[7]

    1. Sipas asaj që lajmërojnë shkencëtarët e gjeologjisë, nga shkaqet e ndodhjes së tërmeteve është dobësimi i kores së tokës në vendin ku ndodh tërmeti, apo shtypja ajrore në brendësi të tokës ku më pas e dridh tokën që e ka afër, si dhe shkaqe të tjera.

    Këto shkaqe nuk e mohojnë faktin se tërmetet janë shenjë e Allahut për t’i frikësuar me të njerëzit.

    Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, thoshte: “Tërmetet janë shenjë që me të Allahu i frikëson robërit e Tij, ashtu siç i frikëson me eklips dhe me shenja të tjera. Ndodhitë kanë shkaqe dhe urtësi, dhe vetë fakti se tërmetet janë shenja që me të Allahu i frikëson njerëzit, është një nga urtësitë e ndodhjes së tërmeteve.”[8]

    Abdulaziz ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë, thoshte: “Tërmetet janë shenja që ekziston mundësia të dihet ndodhja e tyre me llogari dhe prognozë, mirëpo kjo nuk mund ta mohojë faktin se ato janë edhe frikësim dhe paralajmërim nga Allahu për njerëzit. Allahu i krijon shenjat dhe i rregullon shkaqet e saj sikurse dielli që lind dhe perëndon në kohë të caktuar, dhe po ashtu hëna dhe yjet, këto të gjitha janë shenja nga shenjat e Allahut të Madhëruar. Fakti se Allahu shenjave u krijoi shkaqe, siç e përmendin dijetarët e astronomisë, nuk e mohon realitetin se ato janë frikësim dhe paralajmërim nga Allahu për njerëzit.”[9]

    1. Nuk ka gjë nëse ndodhjen e tërmetit e ndërlidh me shkaqet e tij, sikurse të thuhet shkak për ndodhien e tërmetit ka qenë kjo dhe kjo gjë, mirëpo njëkohësisht duhet pasur kujdes që të mos harrohet urtësia e ndodhjes së tij dhe të mos harrohet se Allahu është Krijuesi i tij dhe Ai që e rregulloi dhe përcaktoi ndodhinë e tij. Kjo mënyrë e meditimit dhe rikujtimit e ngjall frikën dhe përuljen në zemër dhe kthimin me pendim, ashtu si do dhe është i kënaqur Allahu.
    2. Tërmetet, eklipsi i Diellit dhe i Hënës dhe shenjat e tjera të Allahut, në esencë janë frikësim për njerëzit dhe paralajmërim për ta dhe rikujtim për t’iu kthyer me pendim Allahut, mirëpo ky frikësim mund të vijë edhe si ndëshkim shkaku i mëkateve. Për këtë njerëzit janë urdhëruar që gjatë eklipsit të strehohen dhe mbrohen me namaz, lëmoshë, istigfar dhe lutje, që mos t’u bjerë ndëshkimi që Allahu paralajmëroi prej Tij dhe i frikësoi me eklips, tërmete dhe të ngjashme me to dhe kjo gjë aludon se tërmetet dhe të ngjashmet me të janë paralajmërim dhe frikësim për zbritjen e ndëshkimeve si rezultat i veprimit të shkaqeve që bëjnë për t’i merituar ato ndëshkime.[10]
    3. Tërmetet ndodhin te myslimanët edhe te jomyslimanët. Ajo që ndodh nga tërmetet shkatërruese dhe të ngjashmet me to në tokat e myslimanëve, mund të jetë sprovë për banorët e saj dhe Allahu me këto sprova t’ua shlyejë mëkatet dhe t’ua ngrisë shkallët. Po ashtu mund të jetë ndëshkim, shkaku i mëkateve ose gjynaheve, apo mund të jetë sprovë për disa dhe ndëshkim për disa të tjerë, edhe përskaj faktit se jetojnë në të njëjtin vend dhe tokë.

    Allahu thotë: “Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit.” (El-Bekare: 155)

    Po ashtu Allahu thotë: “Ne ju vëmë në provë me të keqe dhe me të mirë dhe te Ne do të ktheheni.” (El-Enbija: 35)

    Profeti, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thoshte: “Është për t’u çuditur me çështjen e besimtarit. Çdo çështje e tij është e mirë për të. Nëse atij i vjen një e mirë, ai e falënderon Allahun dhe kjo është e mirë për të. Nëse atij i bie një sprovë, ai bën durim dhe kjo është e mirë për të.”[11]

    Allahu në ajete të tjera thotë: “Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë; por Ai fal shumë.” (Esh-Shura: 30)

    “Shkatërrimi në tokë dhe në det është shfaqur si pasojë e punëve të këqija të njerëzve, kështu që (Allahu) do t’i bëjë “të shijojnë” pjesë nga ajo që kanë punuar, me qëllim që ata të kthehen (në përmirësim).” (Er-Rum: 41)

    “A jeni të sigurt se kush është në qiell, nuk do ta bëjë Tokën t’ju kapërdijë, kur të fillojë të dridhet papritmas?” (El-Mulk: 16)

    “A janë të sigurt ata që bëjnë plane djallëzore se Allahu nuk do t’i fusë në tokë ose që dënimi nuk do t’u vijë andej nga nuk e presin?” (En-Nahl: 45)

    Përcillet një transmetim i vërtetë se në kohën kur Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ishte udhëheqës i myslimanëve u dridh toka derisa u ça dhe u hap. Omeri e mbajti një fjalim para njerëzve dhe u tha: “Bëtë mëkat? Sa shpejt që e bëtë atë! Nëse këtu ndodh sërish tërmeti, unë do të iki nga mesi juaj.“[12]

    1. Nga mëshira e Allahut e gjerë kur ndodhin tërmete është se të vdekurit nga tërmetet llogariten dëshmor, ashtu si erdhi në hadith: “Dëshmorët janë pesë: ai që vdes nga murtaja, ai që vdes nga dhembjet e barkut, ai që mbytet në ujë, ai që vdes nën diçka që shembet (tërmetet dhe të ngjashme) dhe ai që vdes në rrugë të Allahut.”[13]
    2. Gjatë paraqitjes së shenjave të mëdha frikësuese dhe jo të zakonshme, si: eklipsi i Diellit dhe i Hënës, tërmetet, rrufetë, furtunat dhe erërat e fuqishme të frikshme dhe të vazhdueshme, vërshimet shkatërruese, zbardhja e natës apo nxirja e ditës, dhe të ngjashme me to, pëlqehet strehimi në namaz dhe në të gjitha këto raste namazi është vepra më e mirë që njeriu mbrohet me të nga fatkeqësitë dhe sprovat.

    Ky është mendimi i medhhebit hanefij, dhe përcillet si mendim edhe i imam Ahmedit, dhe ajo që anon dhe e zgjodhi si më të saktë Ibën Tejmije, Allahu i mëshiroftë.[14]

    Profeti, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, kur e mundonte ndonjë çështje, falte namaz.[15]

    Tërmetet dhe shenjat e tjera të Allahut janë shembuj që me to Allahu i frikëson njerëzit, prandaj në këto raste e ligjshme është të veprohet sikurse ajo që veprohet në rastin e eklipsit të Diellit dhe Hënës, ku pëlqehet që myslimani të falë namaz, ashtu si erdhi në hadith: “Dielli dhe hëna janë dy shenja nga shenjat e Allahut, me to i frikëson robërit e Tij , …nëse shihni që është paraqitur diçka nga to, falni namaz dhe lutjuni Allahut derisa t’jua largojë atë që ju ka goditur.”[16]

    1. Dijetarët janë në dilemë në mes vete se kur ndodhin tërmetet a falet namaz i veçantë dhe a duhet që njerëzit të mblidhen për namaz apo secili ta falë veç e veç?

    Disa dijetarë mendojnë që kur ndodh tërmet, e ligjshme është të falet namaz me xhemat dhe namazi të falet ashtu si falet namazi i eklipsit, pra të falen dy rekate dhe në çdo rekat të bëhen nga dy rukuja dhe dy sexhde.

    Ky është mendimi i medhhebit hanbelij për çdo herë që ndodh tërmet i vazhdueshëm dhe Ibën Tejmije e ka mendimin se kjo vlen jo vetëm për tërmetet, por për çdo shenjë nga shenjat e Allahut, dhe këtë mendim si më të saktin e zgjodhi dijetari Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë.[17]

    Përcillet argument i saktë nga Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se kur ndodhi tërmet në Basra, ai fali namaz dhe e zgjati qëndrimin në këmbë, pastaj shkoi në ruku, pastaj e ngriti kokën nga rukuja dhe e zgjati qëndrimin në këmbë, pastaj shkoi në ruku, pastaj e ngriti kokën nga rukuja dhe e zgjati qëndrimin në këmbë, pastaj shkoi në ruku dhe në sexhde. Pastaj u ngrit për në rekatin e dytë dhe e fali njëjtë sikurse rekatin e parë, kështu që namazi i tij u fal me gjashtë rukuja dhe katër sexhde.

    Ibën Abasi pasi që e përfundoi namazin tha: “Kështu falet namazi i shenjave që i dërgon Allahu.”[18]

    Dijetarët shafiitë e pëlqejnë që gjatë ndodhjes së tërmeteve namazin ta falë çdonjëri veç e veç e forma e namazit të jetë sikurse e namazeve të tjera, dhe t’i luten Allahut me përulje.[19]

    1. Kur të ndodhin tërmete dhe shenja të tjera të mëdha pëlqehet frikërespekti dhe përulja para Allahut, kthimi kah Allahu dhe largimi nga mëkatet, ngutja për në pendim dhe istigfar, këmbëngulja në lutje dhe dua, bërja e dhikrit, dhënia e sadakasë dhe bërja e veprave të tjera me qëllim që ato të jenë shkak të largohet ndëshkimi dhe fatkeqësia.

    Allahu thotë: “Shkatërrimi në tokë dhe në det është shfaqur si pasojë e punëve të këqija të njerëzve, kështu që (Allahu) do t’i bëjë “të shijojnë” pjesë nga ajo që kanë punuar, me qëllim që ata të kthehen (në përmirësim).” (Er-Rum: 41)

    Po ashtu thotë: “Vetëm sikur të përuleshin kur u erdhi ndëshkimi Ynë! Por zemrat e tyre u bënë gur, ndërsa djalli ua paraqiste si të bukura veprat e tyre të këqija.” (El-Enam: 43)

    Dhe thotë: “Por Allahu nuk do t’i ndëshkonte ata, përderisa ti ishe në mesin e tyre dhe Allahu nuk do t’i ndëshkojë ata, përderisa ata i kërkojnë falje Atij.” (El-Enfal: 33)

    Në hadithin ku flitet për eklipsin e diellit Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thoshte: “Këto shenja që Allahu i dërgon për njerëzit, nuk ndodhin shkaku i vdekjes apo i lindjes së ndokujt, por Allahu me to i frikëson robërit e Tij. Prandaj, nëse shihni diçka nga to, strehohuni në të përmendurit e Allahut, lutuni dhe kërkoni falje prej Tij.”[20]

    Në një hadith tjetër: “Nëse e vëreni eklipsin e Diellit, lutjuni Allahut dhe bëni tekbir, faluni dhe jepni lëmoshë.”[21]

    Kur ndodhi tërmet në qytetin e Kufes në periudhën e Ibën Mesudit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ai tha: “O ju njerëz! Allahu po ju qorton dhe po ju ndëshkon, prandaj largojeni qortimin e Allahut prej jush.”[22]; d.m.th. largojuni mëkateve me pendim e istigfar dhe kthim tek Allahu.

    Ibën Rexheb, Allahu e mëshiroftë, thoshte: “Përcillet për një grup dijetarësh të Shamit që gjatë tërmeteve njerëzit i urdhëronin me pendim dhe istigfar dhe për këtë të mblidhen bashkërisht…”

    Përcillet për Omer ibën Abdulazizin, Allahu e mëshiroftë, se u shkroi banorëve të qyteteve dhe u tha: “Me këto tërmete Allahu i qorton njerëzit. Më herët u shkrova banorëve të një vendi duke u thënë kështu dhe kështu, dhe të dalin në këtë ditë kështu dhe kështu, prandaj kush e ka mundësinë të japë sadaka, le të japë menjëherë, ngase Allahu thotë: “I shpëtuar është ai që pastrohet.” (El-Eala: 14)[23]

    1. Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Prej sunetit në shkaqet e hairit dhe të sherrit është që njeriu gjatë shkaqeve të dukshme të hairit të veprojë vepra të mira që me to Allahu ta sjellë hairin, kurse te shkaqet e dukshme të sherrit të veprojë adhurime që me to Allahu ta largojë sherrin.”[24]
    2. Nuk ka argument në sunet se pëlqehet të bëhet dhikër apo dua të veçantë kur ndodhin tërmetet, por myslimani i lutet Allahut me lutje të përgjithshme që vetë i zgjedh dhe në to përfshihet kërkimi i mëshirës dhe i ndihmës nga Allahu, dhe lutet me lutje ku në to kërkohet largimi i vështirësive, me qëllim që Allahu ta largojë fatkeqësinë nga njerëzit.
    3. Gjatë ndodhjes së tërmetit apo edhe pas ndodhjes së tij, i lejohet të mos prezantojë në namazin e xhumasë dhe në namazin me xhemat, atij që frikësohet për veten apo familjen apo për atë që e shoqëron apo për pasurinë e tij, sepse dridhja e tokës është një lloj frikësimi.[25]
    4. Ai që frikësohet për veten, familjen apo pasurinë e tij gjatë ndodhjes së tërmeteve dhe të ngjashme me to, i lejohet t’i bashkojë namazet, duke bashkuar drekën me ikindinë dhe në mes akshamit dhe jacisë, përderisa braktisja e bashkimit të namazeve është e vështirë për të.[26]
    5. Njohja e gjendjes klimatike dhe hulumtimi rreth saj, njohja e kohëve të eklipsit të Diellit dhe të Hënës, e zbritjes së shiut, e ndodhjes së tërmeteve dhe fryrjes së erërave dhe pritshmëria e tyre që të ndodhin, nuk bëjnë pjesë në shtënien e fallit sipas yjeve apo pretendimit të njohjes të së ardhmes, sepse ato informata bazohen në gjëra që perceptohen mbi prova dhe në studime universale në ligjet e Allahut, kështu që nganjëherë mund të qëllohet e nganjëherë të gabohet, dhe këtu s’ka të bëjë me besimin se yjet kanë ndikim në gjendjet tokësore.

    Kjo që u cek më lart nuk bie ndesh dhe nuk e mohon faktin që eklipsi i Diellit, i Hënës apo tërmetet janë shenja nga shenjat e Allahut që me to i frikëson robërit e Tij, që ata t’i kthehen Zotit të tyre dhe të përqendrohen në adhurimin e Tij.[27]

    E lusim Allahun të na japë suksese në atë që e do dhe është i kënaqur me të dhe kërkojmë mbrojtje tek Ai nga sprovat e dukshme dhe ato të padukshme.

    Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve.

     

    DR. MUHAMED SALIH EL MUNEXHID

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

    [1] Tefsir Ibën Kethir (6/203).

    [2] Miftah Darus Seade (2/619), me ndryshim të lehtë.

    [3] Buhariu (1036), dhe Muslimi (157) një pjesë të hadithit.

    [4] Do të paraqiten fitnetë e para dhe devijimet dhe risitë në fe, dhe po ashtu edhe ndodhi dhe ende sot e kësaj dite është vend i vrasjeve dhe fitneve. (sh.p.)

    [5] Buhariu (1037).

    [6] Tefsir Et-Taberij (14/638.)

    [7] Buhariu (1044), Muslimi (901).

    [8] Mexhmual Fetava (24/264).

    [9] Fetava ue Risail Ibën Baz (30/290), shkurtimisht.

    [10]Miftah Darus Seade, Ibën El-Kajimi (2/1411), Fetava Ibën Uthejmin (16/320), dhe Fetava Nur ala Derb.

    [11] Muslimi (2999).

    [12] Ibën Ebi Shejbe në ‘El-Musanef’ (8330), El-Bejhakiu në El-Kubra (3/476).

    [13] Buhariu (653), Muslimi (1914).

    [14] Shih: Bedaiu Es-Senaiu, El-Kesanij (1/282), Keshaf El-Kina’a, El-Buhutij (2/66).

    [15] Ebu Davudi (1319), shejh Albani e vlerësoi hadithin si të mirë.

    [16] Buhariu (1041), Muslimi (911).

    [17] Shih: El-Ihtijarat El-Ilmije (fq. 84), Keshaf El-Kina’a, El-Buhutij (2/66), Esh-Sherh El-Mumti (5/195).

    [18] Bejhakiu në Es-Sunen El-Kubra (3/478) dhe e vlerësoi si të saktë.

    [19] Shih: El-Um, imam Shafiut (2/535), El-Mexhmua, imam Neveviu (5/55), Nihajetul Muhtaxh, Er-Remlij (2/412).

    [20] Buhariu (1059), Muslimi (912).

    [21] Buhariu (1044), Muslimi (901).

    [22] Tefsir Et-Taberij (14/638).

    [23] Fet’hul Barij (9/251).

    [24] Mexhmual Fetava (35/170).

    [25] Shih: El-Mexhmua, imam Neveviu (4/206), El-Insaf, El-Maverdij (2/303).

    [26] Shih: Arsyetimet e bashkimit të dy namazeve: El-Insaf, El-Maverdij (2/336), Keshaf El-Kina’a (2/5).

    [27] Shih: Fetava El-Lexhnetu Daime (1/634, 635, 8/323), El-Kaul Mufid, Ibën Uthejmin (1/531).

  • RREZIKU I PADREJTËSISË

    RREZIKU I PADREJTËSISË

    Frikohuni Allahut dhe largohuni padrejtësisë. Çdo ditë dëgjoni për përfundimet e zullumqarëve dhe shikoni me sytë e juaj se çfarë ndëshkime u dërgon Allahu atyre dhe familjeve të tyre duke ua shkatërruar pasuritë, shtëpitë dhe duke ua zhdukur gjurmët sikur se të mos kishin qenë prezentë asnjëherë më herët. Këto pamje le të mbeten mësim për ju, i lumtur është ai i cili merr mësim prej të tjerëve.

    Padrejtësia ndahet në tre lloje:

    Lloji i parë: Padrejtësia mes robit dhe Zotit të tij, e ajo është shirku. Allahu, azze ue xhel, thotë: Pa dyshim, idhujtaria është një padrejtësi shumë e madhe”. (Llukman: 13) Këtë lloj padrejtësie Allahu e falë vetëm se me pendim të sinqertë. Në rast se robi vdes pa u penduar prej këtij mëkati Allahu nuk do t’ia falë asnjëherë në ahiret. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij”. (En-Nisa: 48), dhe “Sigurisht, atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut, Allahu do t’ia ndalojë Xhenetin dhe strehim i tij do të jetë Zjarri. Për keqbërësit nuk ka ndihmës”. (El-Maide: 72)

    Lloji i dytë: Padrejtësia që ia bën njeriu vetvetes me veprimin e mëkateve duke e përjashtuar këtu shirkun. Në këtë rast njeriu është vet shkaktar për fitimin e  zemërimit të Allahut ndaj tij dhe dënimin e tij. Allahu, azze ue xhel, thotë: “O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë e mbikëqyrin engjëj të fuqishëm e të ashpër, të cilët kurrë nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut, por i zbatojnë menjëherë ato”. (Et-Tehrim: 6) Ky lloj i padrejtësisë është nën vullnetin e Allahut, si të do ia falë robit të Tij e si të do e dënon. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë”. (En-Nisa: 48)

    Lloji i tretë: Padrejtësia mes njerëzve duke ia cenuar njëri tjetrit shenjtërinë e gjakut, nderit dhe pasurisë. Ky lloj i padrejtësisë nuk falet, përveç se kur do ta falë ai që i është bërë padrejtësi. Në rast se i dëmtuari nuk dëshiron që t’ia fal dëmtuesit, atëherë i jepet mundësia të kërkon që dëmtuesi të dënohet në dynja dhe ahiret.

    Imam Muslimi, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij e shënon një hadith prej Ebu Hurejres, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Do t’u hakmerreni Ditën e Kiametit mes vete (dëmtuesi do t’i kthejë padrejtësitë me dhurimin e të mirave tek i dëmtuari dhe do t’i marrë të këqijat), derisa edhe kafshët do të hakmerren mes vete delja pa brirë do të hakmerret ndaj deles me brirë”.

    Imam Buhariu dhe Muslimi, Allahu i mëshiroftë, në librat e tyre e shënojnë një hadith tjetër prej Ebu Hurejres, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: ‘‘Kush i ka bërë një padrejtësi vëllait të vet në nderin e tij a diku tjetër, le t’i kërkojë falje atij për sot, para asaj kur nuk do të ketë dinarë e as dërhemë: por nëse nuk do të ketë vepra të mira, atëherë do t’i merren mëkatet e të dëmtuarit dhe do t’i jepen atij (që ka bërë zullum)”.

    Imam Muslimi, Allahu e mëshiroftë, po ashtu e shënon një hadith tjetër prej Ebu Hurejres, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “A e dini kush është i falimentuar (muflis)?” I thanë: “I falimentuar te ne është ai i cili nuk ka as para, as mall”. Tha: “I falimentuar i umetit tim është ai që vjen në Ditën e Gjykimit me namaz, me zekat, me agjërim dhe vjen me mëkatin e sharjes së një personi, me shpifje të një tjetri, me ngrënien e pasurisë së një tjetri, me gjakderdhjen e një personi, me rrahjen e një tjetri, kur t’u jepen atyre prej veprave të mira të këtij dhe nëse harxhohen mirësitë e tij para se t’u paguhen borxhet, atëherë do të merren prej mëkateve të tyre dhe do t’i ngarkohen këtij, pastaj ky do të hidhet në zjarr”.

    O muslimanë, nuk lejohet marrja e pasurisë së muslimanit përveç se me lejen dhe me dëshirën e plotë të tij. Shenjtëria e pasurisë së muslimanit është e barabartë me shenjtërinë e gjakut dhe nderit të tij, prandaj nuk të lejohet marrja e pasurisë së tij dhe vendbanimi në shtëpinë e tij pa lejen dhe dëshirën e tij. Profeti, salallahu alejhi ue selem, thotë: “Kush bën zullum (dhunë, padrejtësi) sa një pëllëmbë tokë, do të jetë i ngarkuar me shtatë (do ta bartë në qafë në Ditën e Gjykimit)”.

    Disa prej njerëzve mendojnë se gjykimi i sunduesit apo gjyqtarit në favor të tij kundër vëllait të vet musliman ia jep të drejtën që t’ia merr pasurinë apo t’ia largojë vetes përgjegjësinë e marrjes së asaj pasurie. Kjo është gabim. Gjyqtari është njeri i cili mund të gabojë dhe t’ia qëllojë, por ti në rast se e di se nuk je meritor për atë pasuri detyrohesh që të largohesh prej saj. Ky është i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, i cili u thoshte njerëzve: “Vërtet unë jam njeri, ju në konfliktet tuaja më drejtoheni mua. Është e mundshme që ndonjëri prej jush është më i aftë që t’i shtrojë argumentet e veta dhe unë të gjykoj në dobi të tij, sipas asaj që kam dëgjuar. Andaj kujt t’ia shqiptoj të drejtën e vëllait të tij, vërtet ia kam shkëputur një pjesë të zjarrit (të Xhehenemit)”.

    Ky hadith është prej argumenteve më të qarta se gjykimi i gjykatësit nuk e bën të ndaluarën hallall dhe nuk mund të jetë arsye për zullumqarin që nëpërmjet këtij gjykimi ta arsyetojë marrjen e pasurisë së huaj. Profeti, salallahu alejhi ue selem, thotë: “Kush e padit tjetrin në të kotë dhe e dinë atë, do të jetë Allahu i zemëruar me të derisa ta largojë atë padi”.

    Këtij zullumqari i cili fshihet pas kësaj “perdeje” po t’ia kishte marrë ndokush pasurinë e tij me të njëjtin pretekst do t’i vinte shumë keq, do të ndjente në vete dhembje, do të kërkonte prej gjyqtarit që përsëri ta rishikojë çështjen e tij dhe do ta rriste zërin tërë ditën e natën kundër atij që i ka bërë padrejtësi.

    Prandaj, o ju robër të Allahut, frikojuni Allahut dhe frikojuni padrejtësisë dhe të gjitha llojeve të saj dhe dijeni se padrejtësia Ditën e Kiametit do të shumëfishohet: “Sigurisht, të padrejtët do ta shohin se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes)”. (Esh-Shuara: 227) Përfundimi i zullumqarëve është i keq, dënimi i tyre në ahiret është me zjarr të xhehenemit dhe Allahu u kërcënohet me mallkim dhe me dënim të dhembshëm. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Mallkimi i Allahut qoftë mbi të padrejtët”. (Hud: 18), dhe “Ne kemi përgatitur për mohuesit keqbërës një zjarr, që do t’i rrethojë nga të gjitha anët (si çadra). Nëse do të kërkojnë ndihmë, do t’u jepet një ujë si xehja e shkrirë, që do t’ua përcëllojë fytyrat. Sa pije e tmerrshme është ajo e sa strehim i keq është ai (zjarri)”! (El-Kehf: 29)

     O ti njeri i padrejtë e dëmtues, mos mendo se Allahu nuk do të hakmerret dhe nuk do të  ndëshkojë për ato padrejtësi e dëme që ua kë bërë njerëzve, të cilët nuk gdhihen në mëngjes vetëm se të zemëruar prej teje dhe nuk flenë natën vetëm se duke bërë dua kundër teje. Dije se duaja e të dëmtuarit ngrihet mbi qiej dhe mes saj dhe mes Allahut nuk ka hixhab: “Vallë, a nuk e di ti se çfarë ka bërë Zoti yt me fisin Ad, banorë të Iremit me pallate shumështyllëshe, të atillë që nuk janë krijuar askund tjetër në tokë si ata?! Dhe me fisin Themud, që gdhendi shkëmbinjtë në luginë (për të bërë shtëpi)? Dhe me Faraonin, njeriun e hunjve (ku torturonte njerëzit)? Të gjithë këta shkelën çdo kufi në vendet e tyre, duke shtuar atje shthurjen dhe korrupsionin, prandaj Zoti yt lëshoi mbi ata kamxhikun e dënimit. Vërtet, Zoti yt është gjithnjë në pritë!”. (El-Fexhr: 6-14)

    Mjerë për ata që bëjnë padrejtësi ata janë të humbur në dynja, ndërsa në ahiret i pret dënim i dhembshëm. Do të kërkojnë ndihmë që t’ju lehtësohen vuajtjet, mirëpo nuk do t’ju përgjigjet askush. Për ta nuk do të ketë pushim, nuk do të ketë rehati, nuk do të ketë ndihmës dhe mëshirë, për ta do të ketë vetëm se dënim dhe dënim. Do të pendohen prej veprave të tyre dhe do t’ju rrjedhin lot si lumenj kur o t’ju kujtohen padrejtësitë dhe dëmet që ua bënin njerëzve, mirëpo ky pendim do të jetë i shumë vonuar.

    Allahu, azze ue xhel, thotë: “Mos mendo kurrsesi që Allahu nuk e vëren atë që bëjnë keqbërësit! Ai vetëm ua shtyn (dënimin) deri në Ditën, kur sytë e tyre do të zgurdullohen (nga tmerret që do të shohin), dhe, duke vrapuar me kokë lart, nuk do të mund t’i lëvizin sytë, ndërsa zemrat e tyre do të jenë të zbrazëta (nga tmerri). Ti (o Muhamed) paralajmëroji njerëzit për Ditën që atyre do t’u vijë dënimi e keqbërësit do të thonë: “O Zoti ynë, na lër edhe për pak kohë! Ne do t’i përgjigjemi thirrjes Tënde dhe do t’i pasojmë të dërguarit!” Por atyre do t’u thuhet: “Vallë, a nuk betoheshit më parë se s’do të kishte zhdukje për ju? Ju banuat në vendbanimet e atyre që e kishin ngarkuar veten me gjynahe dhe e kishit të qartë se si kishim vepruar me ta. Dhe Ne ju kishim treguar shumë shembuj.” Ata kurdisin dredhitë e tyre, por Allahu i di dredhitë e tyre. Edhe sikur prej dredhive të tyre të shembeshin malet, ata nuk do t’ia dalin mbanë. As mos mendo se Allahu nuk do t’ua mbajë premtimin e Vet të dërguarve. Allahu është vërtet i Plotfuqishëm dhe i Zoti për shpagim. Ditën, kur Toka do të ndërrohet me tokë tjetër, por edhe qiejt, të gjithë do të dalin para të Vetmit dhe Ngadhënjyesit Allah. Dhe atë ditë do t’i shohësh keqbërësit të lidhur në pranga; rrobat do t’i kenë prej katrani e zjarri do t’ua mbështjellë fytyrat, (Kështu do të jetë) në mënyrë që Allahu të shpërblejë cilindo për atë që ka punuar. Allahu është vërtet i shpejtë në llogari. Ky (Kur’an) është shpallje e qartë për njerëzit, me qëllim që ata të marrin paralajmërim nëpërmjet tij, që ta dinë se Allahu është Një Zot i Vetëm dhe që të këshillohen njerëzit e mençur!” (Ibrahim: 42-52)

    Shejh Dr. Salih El Feuzan

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • SA HUMBJE E MADHE PËR TË PAJKUDESSHMIT!

    SA HUMBJE E MADHE PËR TË PAJKUDESSHMIT!

    Pakujdesia ndaj përmendjes së Allahut është humbje e madhe, me pasoja të rënda dhe që çon në zemërngurtësi.

    Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell për Pejgamberin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, të ketë thënë: “Kur ulet një popull me një vend dhe nuk e përmend Allahun dhe nuk i dërgon salavate të Dërguarit të Tij, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, për të kjo është humbje. E, nëse do Allahu, e dënon dhe, nëse do, e fal.”

    Imam Tirmidhiu, Allahu e mëshiroftë, pasi e shënoi hadithin tha: “Kuptimi i fjalës në hadith ‘humbje’ për qëllim është humbje dhe pikëllim (në dynja dhe ahiret). Kuptimi i fjalës ‘e, nëse do Allahu, atë e dënon’ për qëllim është i dënon me mëkatet e mëhershme dhe mangësitë e tyre të mëvonshme.”

    Imam Et-Tibij, Allahu e mëshiroftë, për fjalët “e, nëse do Allahu, ata i dënon” thotë se janë nga aspekti i shtrëngimit dhe i ashpërsisë, ngase ekziston mundësia që të burojë prej gjuhëve të tyre ndonjë fjalë që e detyron dënimin.

    Kur pjesëmarrësit e mexhlisit janë të pakujdesshëm ndaj përmendjes së Allahut, gjuhët e tyre janë më afër që të rrëshqasin në mëkate dhe ta meritojnë dënimin. E më këtë atyre u plotësohet humbja.

    Nga mirësitë e dhikrit është ruajtja e gjuhës nga zararet dhe nga rënia në gjynahe shkatërruese. Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thotë: “A thua njerëzit hidhen në zjarr me fytyra të tyre për diç tjetër pos për shkak të të korrurave të gjuhëve të tyre?”

    Pjesë nga libri: “DOMETHËNIET DHE KUPTIMET E DHIKRIT” – MUHAMED EL-MUNEXHID (Është e përkthyer në shqip).

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Need Help? Send a WhatsApp message now

Click one of our representatives below

Kushtrim Guraj
Kushtrim Guraj

Technical support

I am online

I am offline

Merlinda Guraj
Merlinda Guraj

Marketing support

I am online

I am offline