Category: Pyetje & Përgjëgjje

  • Jetoj në një shtet të krishterë, si të veproj me fëmijët që i dërgoi në kopsht në kohen kur e krishtlindjet po vijnë?

    Jetoj në një shtet të krishterë, si të veproj me fëmijët që i dërgoi në kopsht në kohen kur e krishtlindjet po vijnë?

    Pyetje: Jetoj në një shtet të krishterë, fëmijët i dërgoi në kopsht, por gjatë kohës që krishindjet po vijnë ata bëjnë disa punime dore, vizatime në lidhje me këtë tematikë. Dhe më pas caktojnë një ditë për të festuar dhe u japin dhurata.
    A duhet t’i pranoj dhurata?
    Cili duhet të jetë qëndrimi im, gjendem në vështirësi?

    Përgjigje:
    Me Emrin e Allahut, Mëshirplotit, Mëshiruesit!

    Vërtet jetesa si musliman në një vend jomusliman i ka vështirësitë e veta, mirëpo ajo që kërkohet nga besimtari është që gjithmonë të mundohet ta ruajë fenë e tij dhe fenë e pasardhësve të tij.
    Ajo që kërkohet prej nesh është që, fillimisht, me rastin e dërgimit të fëmijëve tanë nëpër këto çerdhe apo shkolla, t’i njoftojmë edukatorët e fëmijëve tanë se ne i përkasim besimit Islam, e rrjedhimisht, të kërkojmë prej tyre që të na kursejnë fëmijët tanë nga punimet që kanë të bëjnë direkt me këto festa. Kam dëgjuar përsonalisht raste kur edukatorët në vendet perëndimore janë treguar të kujdesshëm në këtë aspekt dhe kanë pasur kujdes që të mos i detyrojnë fëmijët muslimanë të bëjnë diçka që bie ndesh me fenë e tyre.
    E, nëse kjo nuk ndodh, atëherë ne duhet të jemi të vetëdijshëm se, nëse ne i edukojmë fëmijët tanë në shtëpi për gjërat të cilat nuk na përkasin si besimtarë muslimanë, atëherë edhe fëmijët do ta kuptojnë këtë gjë dhe këto gjëra do t’i shohin si gjëra që janë të detyruar t’i bëjnë por nuk u përkasin atyre, dhe do të vie koha kur do t’i braktisin me vetëdëshirë ato. Por, gjithmonë duhet që ta kemi brengë edukimin e tyre të mirëfilltë sipas edukatës Islame.
    Kurse, sa i përket pranimit të dhuratave gjatë festave të tyre, kjo parimisht është e lejuar, mirëpo nuk lejohet pranimi i gjërave të ndaluara si alkooli, mishi i derrit, apo mishi që nuk na lejohet ta hamë, gjegjësisht mishi në të cilin nuk është përmendur Emri i Allahut gjatë therjes së tij. Një gjë të tillë e ka përmendur edhe kolosi i dijes, shejhul islam ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë!), i cili thotë: “Sa i përket pranimit të dhuratave nga ta, në ditët e festave të tyre, e kemi përmendur më parë rastin e Ali ibn Ebu Talibit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i cili, kur dikush i solli një dhuratë për festën e Nejruzit të asaj kohe, ai e pranoi atë.”
    Allahu e di më së miri!

    Hekuran Helshani

  • A lejohet të falem në shtëpi me një mbulesë që i thekson pjesët e trupit?

    A lejohet të falem në shtëpi me një mbulesë që i thekson pjesët e trupit?

    Gruaja, edhe kur të falet duke qenë vetëm, duhet ta ketë mbulesën e gjerë e cila nuk ia thekson pjesët e trupit. Disa dijetarë thonë se më së miri për të është që edhe në shtëpi të falet me xhilbab (me mbulesë të gjerë); ashtu siç del prej shtëpisë, ashtu duhet të falet në shtëpi. E nëse mbulesa ia thekson pjesët e trupit, kjo nuk është e lejuar. Namazi, in shaa Allah, i pranohet, mirëpo ai ka mangësi për aq sa i theksohen pjesët e trupit. Ngjashëm vlen dhe për burrat nëse veshin pantallona të ngushta. Ka mendime të dijetarëve se ai që falet me pantallona të ngushta, duke iu përshkruar avreti, nuk i pranohet namazi. Mirëpo, mendimi më i saktë është se i pranohet, in shaa Allah, por ai është i mangët.

     

     

    Hoxhë Lulzim Perçuku
  • Si i thuhet atij që kthehet nga haxhi?

    Si i thuhet atij që kthehet nga haxhi?

    Imam Ibën Ebu Shejbe, në “Musanef”-in e tij shënon:
    Libri mbi haxhin:
    Ç’i thuhet atij që kthehet nga umreja?
    -Na ka treguar Ibën Uleje nga Halidi se Ebu Kilabeh takoi një person i cili po kthehej nga umreja dhe i tha atij: pranuar qoftë vepra!
    -Na ka treguar Abdullah b. Idris nga Maliku i cili ka thënë: Talha e takoi Hamadin dhe i tha: pranuar qoftë adhurimi!

    Për atë që kthehet nga haxhi:

    Na ka treguar Vekiu, nga Sufjani, nga Lejthi nga dikush që ka dëgjuar Ibën Omerin i cili i thoshte atij që kthehej nga haxhi: Allahu ta pranoftë adhurimin, ta zmadhoftë shpërblimin dhe ta kompensoftë shpenzimin!

    Ebu Mahmud thotë:
    Në këtë zinxhirë trnsmetimi ka dobësi për shkak Lejth Ebu Sulejmit i cili e ka transmetuar nga tjetër kush përveç Ata-ut, Muxhahidit dhe Tavusit si dhe për shkak mospërcaktimit të identitetit të atij nga i cili transmeton, mirëpo nuk prish punë të merret si argument ndihmës (shahid) sidomos në kapitullin e haxhit ngase ishte nga më të diturit rreth haxhit, pastaj, bëhet fjalë për lutje, Allahu është më i dituri.

    Është përmendur nga imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, siç theksohet në ” Metalib ulin-nuha” se i ka thënë njërit: Allahu e pranoftë haxhin tënd, i pastroftë punët tua, na furnizoftë neve dhe juve të kthehemi përsësëri në Qabe!

    Ibën Rexhebi në “Letaiful Mearif” thotë:
    “Haxh i pranuar është ai haxh në të cilin mblidhen veprimet e mira duke u larguar nga mëkatet. Nuk ka lutje më të mirë që haxhiu mund ta bëjë për vete apo dikush për haxhiun se sa lutja që haxhi të jetë i pranuar. Për këtë, është e ligjshme që haxhiu kur t’i përfundoj adhurimet e haxhit dhe lirohet nga ihrami duke gjuajtur me guralecë Xhemretul Akabenë, ditën e therrjes së kurbanit (10 dhulhixhe), të lutet: o Allah, bëje haxh të pranuar, veprim të shpërblyer dhe mëkate të falura!
    Një lutje e tillë është transmetuar nga thëniet Ibën Mes’udit dhe Ibën Omerit, poashtu edhe si hadithe profetike.
    Poashtu, për atë që vjen nga haxhi thuhet kjo lutje – që haxhi i tij të jetë i pranuar.
    Në një transmetim thuhet: kur Ademi alejhi selam e bëri haxhin, melekët i thanë: o Adem, qoftë haxh i pranuar, ne e kemi bërë haxhin në këtë shtëpi të zotit dy mijë vjet para teje.

    Poashtu të parët tanë për atë që kthehej nga haxhi thoshin lutje.
    Kur kreu haxhin Halid Sl- Hadhdha, Ebu Kilabeh i tha: qoftë vepër e pranuar, që d.m.th. Allahu e bëftë veprën tënde të pranuar!

    Abdulkadër b. Mahmud b. Abdulkadër Arnauti
    Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri / albislam.com

  • Borxhdhënësi a duhet të japi zeqat?

    Borxhdhënësi a duhet të japi zeqat?

    Përgjigje: Ai që i ka dhënë borxh dikujt nuk e ka detyrim të ja­pi zeqat për atë pasuri përderisa nuk i kthehet, sepse atë pasuri nuk e ka në duart e veta.

    Nëse i ka dhënë borxh ndonjë të pasuri (prej të cilit shpreson kthi­min e borxhit), atëherë duhet të japi zeqat për atë pasuri çdo vit.

    Nëse e jep zeqatin së bashku me pasurinë që ka, e ka kryer de­ty­ri­min.

    E nëse nuk e jep me pasurinë që ka, atëherë e ka detyrim që kur t’ia kthe­jë të hollat ai i pasuri të japi zeqatin për atë pasuri për të gjitha vitet e ka­luara.

    Kjo, për shkak se të pasurit mundet t’ia kërkosh borxhin kur të du­ash, e moskërkimi në këtë rast ka ndodhur me pëlqimin e bor­xhdhë­në­sit.

    Ndërsa nëse borxhmarrësi është i varfër, apo është i pasur, mi­rëpo nuk mundet që t’i kthejë, atëherë nuk e ka detyrim që të ja­pi zeqat për atë pasuri çdo vit, ngase atë pasuri nuk mund ta zo­tërosh, All-llahu, azze ue xhel-le, ka thënë: “Po në qoftë se ai (bor­xhliu) është në gjendje të vështirë, atëherë bëni një pritje de­ri sa të vijë në një çlirim”. (el-Bekare 280).

    Pasi nuk mund ta marri këtë pasuri dhe të përfitojë me të, atë­herë nuk duhet të japi zeqat.

    Kur t’ia kthejnë borxhin, atëherë:

    Disa dijetarë thonë: Duhet të pret plotësimin e një viti e pas­taj të japi ze­qat.

    E disa tjerë thonë: Jep zeqat për një vit, e kur të kalojë edhe një vit jep sërish e kështu me radhë. Kjo është më e sigurtë, uAlla­hu A’lem.

    Burimi: albislam.com /  MUHAMED IBN SALIH UTHEJMIN

  • Cili është kufiri që ndan kujdesin e duhur për fenë nga ekstremizmi dhe neglizhenca?

    Cili është kufiri që ndan kujdesin e duhur për fenë nga ekstremizmi dhe neglizhenca?

    Pyetje: “Cili është kufiri që personi e tejkalon në lidhje me kujdesin që ka për fenë, dhe kështu kjo të konsiderohet ekstremizëm? Çfarë është përkufizimi i ekstremizmit dhe cili është kufiri i neglizhencës/lëshimit në lidhje me fenë?”

    Përgjigje: “Kufiri të cilin nëse një person e tejkalon në lidhje me fenë dhe që kjo të konsiderohet ekstremizëm është çdo gjë më e tepërt sesa që është e ligjësuar. Ekstremizmi është (i definuar si): “Të tepruarit në diçka dhe rëndimi i vetes me të.”Profeti salallahu alejhi ue selem e ka ndaluar ekstremizmin kur ai thotë:

    إياكم و الغلو في الدين فإنما أهلك من كان قبلكم الغلو في الدين

    “Jua tërheq vërejtjen kundër ekstremizmit në fe se vërtet ata që ishin para jush u shkatërruan për shkak të ekstremizmit në fe.”

    Ahmedi dhe të tjerë me zinxhir të shëndoshë të transmetimit.

    Sa për neglizhencën/lëshimin në fe, atëherë kjo është e definuar në këtë mënyrë: ‘Lënia në mangësi në kryerjen e asaj që Allahu e ka bërë obligim duke kryer disa mëkate, si: zinaja, përgojimi, shpifja; ose braktisja e disa gjërave që janë bërë të detyrueshme, si: respektimi i prindërve, ruajtja e lidhjeve farefisnore, marrja e selamit dhe të ngjashme (si këto).’

    I gjithë suksesi vjen prej Allahut. Salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë familjen e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij!”

     

    “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
    Burimi: “Fetaual-‘Akideh” 641/597
  • A janë ëndrrat për prindërit e vdekur një shenjë e mirë apo e keqe?

    A janë ëndrrat për prindërit e vdekur një shenjë e mirë apo e keqe?

    Pyetje:
    Kam një shqetësim. Prindërit më kanë vdekur, por çdo natë i shoh në ëndërr dhe flas me ta. Kam filluar të shqetësohem nga kjo. A thua vallë kjo është shenjë e mirë për ta apo shenjë e keqe? Çfarë mendoni?

    Përgjigjja:
    Ëndrrat janë të ndara në tre kategori:

    1. Ëndërr e mirë që vjen nga All-llahu.
    2. Ëndërr e keqe që vjen nga shejtani.
    3. Ëndërr që vjen nga ndikimi i mendimeve dhe preokupimeve gjatë ditës.

    Ajo që përshkruan ti, si duket, vjen nga mendimet e shumta për prindërit e tu. Nuk mund ta dish me saktësi se në çfarë gjendje janë ata tani, përveç nga e kaluara, domethënë nëse ata kanë besuar në All-llahun, kanë falur namazet, kanë agjëruar dhe kanë kryer obligimet islame, padyshim se gjendja e tyre është e mirë në varr dhe do të jetë e mirë edhe në jetën e përhershme të Ahiretit.

    Por, nëse nuk i kanë kryer detyrat dhe obligimet që u ka dhënë All-llahu, atëherë ti mund të bësh për ta:

    1. Të lutesh për ta.
    2. Të japësh sadaka në emrin e tyre.
    3. Të ndërtosh një xhami në emrin e tyre.
    4. Të ndihmosh botimin e një libri.
    5. Të shpërndash ndonjë ligjëratë fetare ndër muslimanët.
    6. Të ndihmosh me bursë një student, etj.

    Kjo do të thotë, të bësh vepra të mira për shpirtin e prindërve të tu. Por më e rëndësishmja është të bëhesh ti një besimtar i sinqertë dhe i devotshëm, duke zbatuar të gjitha obligimet islame. Kjo është mënyra më e mirë për t’i ndihmuar prindërit e tu, sepse çdo vepër e mirë që do ta bësh në jetën tënde, do t’u shkojë automatikisht atyre.

    All-llahu e di më sc miri.

    Hoxhë Bekir Halimi

  • A lejohet kur shkon dikush në umre apo haxh t’i thuash bëri selam Pejgamberit(alejhi selatu ue selam)?

    A lejohet kur shkon dikush në umre apo haxh t’i thuash bëri selam Pejgamberit(alejhi selatu ue selam)?

    Pyetje: A lejohet kur shkon dikush në umre apo haxh t’i thuash bëri selam të Dërgrait të Allahut, se e dëgjova një arabe t’i thotë një motrës që u nis sot pë në umre?

    Përgjigje:

    Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
    Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.

    • Ky veprim nuk lejohet, sepse çdokush mund të thotë salavate për Profetin, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, në çdo vend, dhe Zoti i Madhëruar ka siguruar që këto salavate t’i përcillen Profetit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, me anë të disa melaikëve, që e kanë këtë detyrë të tyre. Prandaj, kushdo që përshëndet me salavate Profetin, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, në çdo vend, me siguri do t’i arrijë përshëndetja e tij, pa pasur nevojë që të porosisë askënd që shkon në Medine.

    ●Tregon Abdullah bin Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Zotit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
    “Allahu ka melaike që gjezdisin në tokë, më përcjellin mua selamin e umetit tim.”
    [Transmetohet nga Nesa’i, nr.1282, dhe e ka saktësuar shejh Albani në “Sahih Al-Tergib”, nr. 1664.]

    • E njëjta pyetje i është drejtuar Komisionit të Përhershëm të fetvave dhe është përgjigjur:

    “Që njeriu t’i thotë dikujt bëji selam të Dërguarit të Zotit, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, apo dikujt tjetër prej të vdekurve, nuk është e ligjëruar, por përkundrazi është bidat. Dhe Profeti, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:
    “Çdo bidat është devijim dhe çdo devijim është në zjarr”.

    ● Është detyrë braktisja e këtij veprim dhe t’i lajmërojmë ata që e veprojnë atë se nuk lejohet. Është mirësia e Allahut ndaj nesh duke i bërë salavatet dhe selamet tona për Profetin tonë Muhamedin, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, kudo që jemi në lindje dhe në perëndim, ta arrijnë atë.

    ● Është vërtetuar se Profeti, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:
    “Allahu ka melaike që gjezdisin në tokë, më përcjellin mua selamin e umetit tim”
    [Transmetohet nga Imam Ahmedi, Nesaiu dhe të tjerët.]

    ●Ai, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:
    “Nga ditët tuaja më të mira është xhuma, prandaj në këtë ditë shtoni sa më shumë dërgimin e salavateve për mua, sepse salavatet që ju dërgoni më arrijnë kudo që të jeni.”

    ● Dhe, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:
    “Mos ma bëni varrin vend festimi, as shtëpitë tuaja mo i bëni varre, dhe dërgoni salavate për mua, sepse salavatet tuaja do të më arrijë kudo që të jeni.”
    Dhe hadithet me këtë kuptim janë të shumta.”

    [Shejh Abdul-Aziz bin Baz, Shejh Abdul -Aziz Ali Shejh, Shejh Abdullah bin Gadjan, Shejh Salih El-Feuzan, Shejh Bekr Ebu Zeid.
    “Fetva të Komisionit të Përhershëm”, (vëll 16, fq 29, 30).]

    dr. Adelina Kucana

  • Kur marrim abdes dhe nuk mund të heqim shaminë, a lejohet mes’hi mbi shami?

    Kur marrim abdes dhe nuk mund të heqim shaminë, a lejohet mes’hi mbi shami?

    Pyetje: Kam një pyetje: Kur marrim abdes dhe nuk kemi mundësi të heqim shaminë, a lejohet mes’hi mbi shami? Allahu të shpërbleft!

    Falënderimi i takon Allahut.
    Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij.

    ▣— Dhënia mes’h kokës është prej shtyllave të abdesit dhe nuk llogaritet abdesi i saktë vetëm se me mes’hun e kokës.

    ▣ Allahu e ka përmendur këtë në Kuran:
    (وامسحوا برؤوسكم)
     “Dhe jepni mes’h kokës (me duar të lagët)” (Maide: 6).

    ▣—Dhe nuk ka dyshim që origjina është se  mes’hu është mbi kokë dhe jo sipër shamisë.

    ▣—Ndërsa përsa i përket dhënies mes’h mbi shami, mendimi më i saktë është që lejohet, nëse gruaja e ka të vështirë ta heqë shaminë për t’i dhënë mes’h kokës poshtë shamisë. Ky është mendimi i shejhul- islam Ibn Tejmijeh dhe e mbron këtë mendim edhe Ibn Uthejmijn nga dijetarët bashkëkohore -Allahu i mëshiroftë-.

    ▣—Dhe ky është mendimi më i saktë, sepse bazohet në hadithin e Bilalit – radiAllahu anhu-,  në cilin thotë:  “Se Profeti -alejhi selam- i dha mes’h mesteve dhe çallmës”. [Trasmetuar nga Muslimi, nr 275].

    ▣—Dhe nuk ka asnjë ndryshim mes çallmës së burrit dhe shamisë së gruas, përkundrazi ndoshta gruaja mund ta ketë më të nevojshme në disa raste dhënien mes’h shamisë  sidomos kur përreth saj mund të ketl burra dhe ka frikë ta heqë shaminë.

    ▣—Kështuqë, lejohet dhënia mes’h i kokës mbi shami nëse gruaja e ka të vështirë heqjen e shamisë: qoftë kjo nga frika se mos dikush ia shikon flokët, ose është i ftohtë i madh…., e të tjera arsye që mund të jenë shkak për vështirësinë e heqjes së shamisë.

    Allahu e di më së miri!

    /AdelinaKucana/

  • Çfarë këshille i jepet dikujt që dëshiron të martohet, por nuk ka mundësi?

    Çfarë këshille i jepet dikujt që dëshiron të martohet, por nuk ka mundësi?

    Pyetja: “Te ne në xhami është mbajtur një program në të cilin kanë diskutuar djemtë të rinj me ata që janë më të shtyrë në moshë për hadithet e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) rreth martesës dhe se ata duhet t’ua lehtësojnë rrethanat e martesës të rinjve. Kjo temë hapi shumë diskutime ku baballarët janë të interesuar më shumë për gjendjen dhe komoditetin e dy të martuarve, sidomos pas lindjes së fëmijëve.

    Të rinjtë sot nuk e përfundojnë fakultetin vetëm se kur i mbushin 21 apo 23 vjet për nxënësit e fakultetit të mjekësisë dhe nuk mund t’ju përballojnë harxhimeve të martesës, prandaj cila do të ishte këshilla juaj praktike me të cilët do t’i këshillonit shumë të rinj myslimanë në perëndim të cilët dëshirojnë ta plotësojnë gjysmën e besimit të tyre?

    Përgjigja:

    Falënderimi i takon Allahut…

    Së pari: Diskutimi rreth çështjeve fetare dhe kalimi i kohës me këtë është prej gjërave më të dobishme me të cilat e angazhon njeriu veten e tij. Ngase kërkimi i diturisë është obligim dhe ibadet (adhurim), përderisa e kalon kohën e tij duke përfituar për vete dhe duke përfituar të tjerët nga ai. E nëse diskutuesit nuk kanë të qartë diçka atëherë, i drejtohen me pyetje dijetarëve.

    Së dyti: Këshilla për ata që jetojnë në vendet jo islame është të shpërngulen në vendet islame ku nuk gjenden sprovat e dynjasë dhe e femrave që gjenden në ato vende dhe duhet që mes tyre pastaj të zgjedh vendet më të mira. Dhe e këshillojmë ta lerë çdo ambient në të cilin frikësohet se devijon qoftë ai ambient banimi, pune apo studimi.

    Dhe e këshillojmë ta shpejtoj martesën dhe të zgjedh gruan e mirë e cila nuk e rëndon me mehr (dhurata e martesës) të lartë e as me kërkesat e saj.

    Dhe e këshillojmë që nëse nuk ka mundësi të martohet ta ruaj shikimin dhe dëgjimin e tij nga të ndaluarat dhe të mos shkoj në vendet e ndaluara e as të mos prekë atë që nuk e ka të lejuar ta prekë. Le t’i ndihmon vetes në këtë me namaz, agjërim, lutje dhe shoqëri të mirë dhe le të merret me atë që i bën dobi sikurse kërkimi i diturisë, mësimi përmendësh i Kuranit dhe thirrja në rrugë të Allahut, ngase nëse nuk e angazhon vetën tënde me respekt ndaj Allahut, të angazhon me mëkat ndaj Tij. Së treti: Këshilla për përgjegjësit (kujdestarët) e të rinjve dhe të rejave është që të mos konsiderojnë studimet pengesë dhe barrierë për martesën.

    Kur ka qenë martesa pengesë në arritjen e diturisë?! Bile realiteti dhe përvoja dëshmojnë të kundërtën, ngase martesa ndihmon në përkushtimin e mendjes dhe çiltërsinë e shpirtit. E mbi të gjitha përmes martesës nxiton të përmbush urdhrin e Pejgamberit (lavdërimi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) për martesën e të rinjve.

    Si dhe përgjegjësit nuk duhet t’i rëndojnë të rinjtë me shumë kërkesa të cilat llogariten si lloj luksi dhe teprimi dhe le të përkufizohen në kërkesat e tyre vetëm në atë që ka nevojë gruaja dhe shtëpia. Si dhe le ta dinë se martesa është prej shkaqeve të cilat sjellin rizkun furnizimin.

    Allahu i lartësuar thotë: “Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit) edhe robërit e robëreshat tuaja që janë të ndershëm e të ndershme. Nëse janë të varfër, All-llahu i begaton nga mirësitë e Tij, All-llahu është bujar i madh, i gjithëdijshëm.” (En Nur. 2)

    E Allahu e dimë më së miri

    /Shejh Salih El Munexhid/

  • A është hallall ushqimi i cili përgatitet në të njëjtën enë në të cilën përgatitet edhe mishi i derrit?

    A është hallall ushqimi i cili përgatitet në të njëjtën enë në të cilën përgatitet edhe mishi i derrit?

    Pyetja:

    A është e lejuar të hahet ushqimi i cili përgatitet në të njëjtën enë në të cilën përgatitet edhe mishi i derrit?

    ***

    Përgjigjja:

    Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Nëse ena e përdorur për të përgatitur mishin e derrit, pastrohet dhe është e pastër, atëherë lejohet të përdoren dhe lejohet të hamë nga ato ushqime, por nëse nuk pastrohen dhe bëhet përzierja e gjellëve ose diçka e ngjashme me këtë, atëherë nuk është e lejuar.

    Trajtimi i kësaj meseleje te dijetarët bëhet kur ata flasin rreth ushqimeve të ithtarëve të librit (krishterët dhe çifutët) dhe gjatë komentimit të ajetit: “Sot u lejuan për ju ushqimet e mira, edhe ushqimet (të therrurat) e ithtarëve të librit janë të lejuara (hallall) për ju, edhe ushqimet (të therrurat) tuaja janë të lejuara për ta (u janë lejuar).” (Maide, 5). Allahu e di më së miri!

    Alaudin Abazi

Need Help? Send a WhatsApp message now

Click one of our representatives below

Kushtrim Guraj
Kushtrim Guraj

Technical support

I am online

I am offline

Merlinda Guraj
Merlinda Guraj

Marketing support

I am online

I am offline