Category: Pyetje & Përgjëgjje

  • A lejohet tregtia e duhanit në Islam?

    Pyetje: Unë e di shumë mirë cili është gjykimi islamit për duhanin, mirëpo a është e lejuar tregtia me duhanin?

    Përgjigje: Ka një hadith nga Profeti (salallahu alejhi ue selam) që thotë: “Allahu kur e ndalon diçka ndalon edhe tregtimin e asaj gjëje.” Kështu që gjykimi mbi tregtimin e duhanit apo cigareve është si gjykimi i pirjes së duhanit apo cigares. Në qoftë se ne do të themi që është haram dhe kjo është më e sakta dhe më e drejta dhe kjo është një çështje për të cilën nuk e di që të ketë debat apo diskutim tek medh’hebet. Pavarsisht se në fillim fare kur është shfaqur duhani për herë të parë në botën islame, në fillim fare ka pasur prej dijetarëve që kanë thënë është diçka e urryer, e papëlqyeshme, sepse kanë qenë të painformuar mbi dëmet e duhanit. Pra, kanë thënë është e urryer se nuk e imagjinonin dot një burrë musliman të rrijë duke thithur dhe duke nxjerrë tym, pra diçka e urryer, diçka nuk është burrërore, sepse i kanë pas matur gjërat edhe me burrëri në atë kohë, kurse tani është bërë duhani shenjë burrërie, pra kanë ndyshuar kohët. Mirëpo më vonë kur dijetarët filluan të hulumtojnë mbi dëmet që sillte duhani mbi shëndetin, të gjitha medh’hebet kanë rënë në një mendim unanim që është haram pirja e duhanit, pavarsisht se mund të ketë keqcitime nga disa dijetarë të hershëm. Kështu që gjykimi mbi të është se është haram. Atëherë mbi këtë themi që edhe tregtia me duhanin përsëri është haram, sepse Zoti kur e ndalon diçka ndalon edhe fitimin prej asaj gjëje.

    Dr. Imam Ahmed Kalaja

  • A lejohet leximi i Kuranit nëpërmjet telefonit dhe cilat sure i shkojnë të vdekurit?

    Pyetje: Kam dy pyetje, a mund të lexoj Kur’an nëpërmjet telefonit dhe cilat sure nga Kur’ani i shkojnë të vdekurit?

    (A mund të lexoj Kur’an nëpërmjet telefonit?)

    Absolutisht, nuk përbën asnjë lloj problemi, nuk është patjetër që kur lexohet Kur’ani duhet të lexohet në libër, mund të lexohet edhe në aplikacion.

    (Cilat sure nga Kur’ani i shkojnë të vdekurit?)

    Nuk ka ndonjë argument në fenë tonë për një sure specifike që shkon sevapi për të vdekurin. Çdo pjesë e Kur’anit në qoftë se e lexon fëmija për prindërit e tij, ose bijtë, bijat, nipërit, mbesat, nuk ka problem. Ndërsa për njerëzit e tjerë është çështje medh’hebesh, ka prej medh’hebeve që e lejojnë dhe ka prej medh’hebeve që thonë nuk ka argument dhe ky është mendimi më i saktë.

    Dr. Imam Ahmed Kalaja

  • A lejohet të varim në muret e shtëpisë panorama me Kuran dhe përmbajtje fetare? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

    Pyetje: A lejohet që të mbajmë një panoramë me përmbajtje Kurani ose diçka siç është Meka dhe Medina në dhomën e gjumit?

    Përgjigje: Kurani jo. Kurani ka zbritur për t’u lexuar. Kurani ka zbritur që të meditohet. Kurani ka zbritur si gjëja më e shtrenjtë dhe më e shenjtë në jetën e besimtarit, nuk ka zbritur Kurani për të zbukuruar muret, as që të bëhet panorama, sepse dijetarët e numërojnë këtë prej zhvlerësimit të arsyes së zbritjes së Kuranit. Ndërsa panorama me Mekën dhe Medinën, apo Mekën dhe Medinën bashkë, xhaminë Aksa, xhaminë Blu, xhaminë Hagia Sofia, s’ka asnjë problem, mbushe me panorama me xhamia s’ka asnjë lloj problemi, por Kuran jo.

    Nëse dua të vendos një ajet Kuranor si këshillë për veten time dhe fëmijët e mi nuk ka problem, një hadith që është këshillë s’ka asnjë problem, por edhe kjo nuk është e këshillueshme, nuk është e mirë domethënë.

    Kështu që, Kurani ka zbritur për t’u mësuar, për t’u besuar, për t’u lexuar, për t’u vepruar, për t’u edukuar me të, për t’u arbitruar tek ai dhe për t’u kuruar me të. Këto janë detyrat e zbritjes së Kuranit dhe nuk ka ardhur Kurani që me të të bëhen panorama apo që të shkruhet anije, nëse e shikon duket si anije, por në fakt kur e sheh me vëmendje është sure Kurani që e kanë bërë në formën e anijes, ose e bëjnë Kuranin si një njeri duke falur namaz; kjo është zhvlerësim i plotë i arsyes se përse Zoti e solli Kuranin në tokë.

    Dr. Imam Ahmed Kalaja

  • Çfarë lutje preferohet kur vizitojmë prindërit tanë që kanë ndërruar jetë?

    Pyetja: Çfarë lutje preferohet kur vizitojmë prindërit tanë që kanë ndërruar jetë?

    Përgjigja: Kur vizitojmë njerëzit tanë në varreza ka dy gjëra: e para bëjmë lutjen e varrezave. Pra kur futemi në varreza themi: “Es-selamu alejkum ehled-dijari minel-mu’minine vel-muslimin, ue inna inshaaAll-llahu bikum lahikun, entum lena selef ue inna inshaaAll-llahu bikum lahikun, jegfirullahu lena ue lekum.” Kjo është lutja që bëhet kur futesh në varreza, edhe nëse varreza është e përzier siç ndodh në Tiranë apo në disa qytete të Shipërisë që janë të përziera, bëhet e njëjta lutje, sepse i shkon vetëm besimtarëve dhe muslimanëve. Ndërsa kur shkon tek varri që po viziton i afërm apo dikush tjetër ti i lutesh Zotit për personin: “Zot fale, Zot mëshiroje, Zot bëja varrin kopsht prej kopshteve të Xhenetit, o Zot ngrija gradët sa më lart në Xhennet, o Zot falja gjynahet, pastroje nga gjynahet, lartësoje!” Pra lutje dhe dua që atij të vdekurit inshaAllah i bëjnë dobi në momentin që ti lutesh për të. Dr. Imam Ahmed Kalaja

     

  • A lejohet falja e namazit me rroba pune?

    Pyetje: A lejohet që të falemi me rrobat e punës tek puna?

    Përgjigje: Kur themi ne që rrobat duhet të jenë të pastërta, nënkutohet që duhet të jenë të pastërta nga papastërtitë dhe nuk kemi për qëllim që të jenë pa pluhur, të jenë pa baltë, të jenë pa vaj, të jenë pa bojë, apo me diçka tjetër që merret personi, s’ka lidhje. Kështu që mund të falet njeriu me rrobat e punës nuk ka asnjë lloj problemi, nëse përlyerja nuk është përlyerje pisllëku që nuk lejon faljen e namazit, por nëse është papastërti me kuptimin e pisllëkut: baltës, pluhurit apo kimikateve që mund të përdorë personi nuk ka asnjë lloj problemi fetarisht.

    Dr. Imam Ahmed Kalaja

  • A i lejohet femrës të vërë deodorant për sqetulla?

    A i lejohet femrës të vërë deodorant për sqetulla?

    Pyetja:

    A i lejohet femrës të vërë deodorant për sqetulla, për të sqaruar më mirë atë që është si lloj sapuni, jo spray, duke ditur se kjo nuk lëshon ndonjë aromë të madhe, por parandalon kundërmimin e nënsqetullave.

    Përgjigjja:

    Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Përdorimi i preparateve me aromë kundër djersës në sqetulla është i lejuar për femra, pa marrë parasysh se çfarë lloji janë ato, pasi aroma e këtillë nuk është mbi rroba dhe era e vënë nuk ka mundësi të shpërndahet. Allahu e di më së miri!
    Hoxhë Alaudin Abazi

    /klubikulturor

Need Help? Send a WhatsApp message now

Click one of our representatives below

Kushtrim Guraj
Kushtrim Guraj

Technical support

I am online

I am offline

Merlinda Guraj
Merlinda Guraj

Marketing support

I am online

I am offline