Category: Pyetje & Përgjëgjje

  • Cilat janë shkaqet e rënies së besimit?

    Cilat janë shkaqet e rënies së besimit?

    Përgjigja: Falënderimi i takon Allahut. Shkaqet e rënies së besimit janë si më poshtë:

    Shkaku i parë: Padituria rreth emrave dhe cilësive të Allahut. Ajo çon në dobësim të besimit, sepse nëse dija e një personi për emrat dhe cilësitë e Allahut zvogëlohet atëherë dhe besimi i tij bie në nivel më të ulët.

    Shkaku i dytë: Distancimi nga meditimi mbi faktet kozmike dhe juridike të Zotit. Kjo sjellje shkakton rënie besimi, ose më së paku shkaton ngecjen dhe mungesën e rritjes së tij.

    Shkaku i tretë: Gjynahet janë shkak i rënies së besimit sepse gjynahu ka efekte të mëdha në zemër dhe në besim, andaj Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Imorali në momentin kur bën imoralitet nuk mund të jetë besimtar.”

    Shkaku i katërt: Braktisja e bindjes. Braktisja e bindjes është shkak i dobësimit të besimit. Nëse bindja është e detyrueshme dhe ai e lë atë pa arsyetim, atëherë është një mangësi për të cilën do të fajësohet dhe dënohet. Nëse bindja nuk është e detyrueshme apo është e detyrueshme por e ka lënë me arsyetim, atëherë konsiderohet mangësi për të cilën njeriu nuk fajësohet e nuk dënohet.

    Për këtë arsye, Pejgamberi alejhi selam tregoi që gratë janë të mangëta në arsye dhe në fe. Arsyeja e mungesës së fesë së saj është se nëse ajo ka menstruacione nuk falet e nuk agjëron.

    Gruaja nuk fajësohet për lënien e namazit dhe të agjërimit gjatë menstruacioneve, por është urdhëruar që ta bëjë këtë. Kështu që në këtë rast ajo lë një veprim që një burrë e kryen dhe kjo i konsiderohet mangësi në këtë aspekt.

    Burimi: Përmbledhja e fetvave dhe shkrimeve të shejh Muhamed bin Salih el Uthejmin, vëll. 1, fq. 52.
    https://udhaebesimtareve.com/
    Përktheu: Arjan Haskasa

  • ÇKA DUHET TË THEMI KUR TESHTIJMË?

    ÇKA DUHET TË THEMI KUR TESHTIJMË?

    Pejgamberi ﷺ thotë:

    Kur teshtini, thoni:

    الْحَمْدُ لِلَّهِ.

    Elḥamdu lil-lãh!

    (Lavdia i takon Allahut).

    Kurse vëllai ose shoku i pranishëm duhet t’i thotë:

    يَرْحَمُكَ اللَّهُ.

    Jerḥamukall-llãh!

    (Të mëshiroftë Allahu!).

    Nëse i pranishmi pra, i thotë:

    Jerḥamukall-llãh!, atëherë teshtitësi duhet t’ja kthejë me lutjen:

    يَهْدِيكُمُ اللَّهُ وَيُصْلِحُ بَالَكُمْ.

    Jehdĩkumull-llãhu we juṣliḥ bãlekum.

    (Allahu ju udhëzoftë dhe ju përmirësoftë gjendjen!).[1]

     

    KUR NJË JOBESIMTAR TESHTIN DHE THOTË  ‘ELḤAMDU LIL-LÃH!’

    يَهْدِيكُمُ اللَّهُ وَيُصْلِحُ بَالَكُمْ.

    Kur një jobesimtar teshtin dhe thotë: ‘Elḥamdu lil-lãh!’, i thuhet: Jehdĩkumull-llãhu we juṣlih bãlekum.

    (Allahu ju udhëzoftë dhe jua përmirësoftë gjendjen!).[2]

    Seid el Kahtani – MBUROJA E MUSLIMANIT – (Dhikri i Kuranit dhe Sunetit)


    [1]Buhariu.

    [2]Tirmidhiu (Sahih Ebu Davud).

  • Si duhet të pastrohemi nga papastërtia?

    Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimi

    Papastërtia ndahet në dy lloje:

    1• Papastërti Hukmije – e cila bie në një gjë të pastërt dhe e bën atë të papastërt.
    Pastrimi nga papastërtitë hukmije realizohet me largimin e saj, larjen e saj apo me mënyra të tjera të pastrimit, siç është rasti i papastërtisë së urinës (e madhe apo e vogël) pastrimi nga e cila realizohet me larjen e saj.

    2• Papastërti Ajnije – do të thotë që në vetvete është e papastër dhe nuk mundet të realizohet pastërtia e saj si mishi i derrit dhe bajga.
    Pastrimi nga papastërtitë ajnije, nuk mund të realizohet, sepse ajo në vetvete mbetet e papastër, ashtu siç është rasti i papastërtisë së derrit.

    Në varësi, se ku bie papastërtia ka edhe mënyrat për pastrimit të saj.

    1. Nëse ndonjë papastërti bie në tokë, cila është mënyra e pastrimit të saj?

    Pastrimi i saj realizohet në dy mënyra:
    Mënyra e parë: Nëse p.sh urina bie në tokë, pastrimi i saj bëhet me larjen e saj, ashtu si Profeti sal-la Allahu alejhi ue selam urdhëroi të sillej një kovë ujë dhe të derdhej sipër urinës së beduinit, i cili urinoi në xhami. Kjo mënyrë është e mjaftueshme nëse shpejton në pastrimin e tokës apo
    vendit ku ka rënë urina.

    Mënyra e dytë: Nëse lihet pa u pastruar dhe lihet derisa të thahet, ajo llogaritet e pastër, nëse largohet gjurma dhe papastërtia nga ai vend.
    Argument për këtë kemi:
    “Në kohën e Profetit sal-la Allahu alejhi selam, kishte qen që vinin në
    xhami dhe urinonin, mirëpo Profetit sal-la Allahu alejhi selam asnjëherë
    nuk ka urdhëruar që të hidhej ujë sipër urinës së qenve, sepse llogaritej se
    vendi pastrohej me tharjen e saj.

    • Për largimin e papastërtive mjafton vetëm një larje. Papastërtia largohet me largimin e erës dhe nëse nuk është e mundur kjo, atëherë largohet me largimin e gjurmës (ngjyrës) së papastërtisë.

    Argument për këtë kemi hadithin:
    “Kur një sahabije e pyeti Profetin sal-la Allahu alejhi selam, se ndonjëra prej nesh nuk ka vetëm se një rrobë të vetme, në të cilën bie gjaku i menstruacioneve, çfarë duhet bërë dhe Profeti sal-la Allahu alejhi selam e urdhëroi atë që ta fërkonte, ta lante, ta thante dhe pastaj ta përdorte edhe nëse do të mbeste gjurma e menstruacionit “.

    2- Nëse kjo papastërti bie në enë, mjafton një larje për largimin e saj, me përjashtim të rastit të jargëve të qenit, ku duhet larë shtatë herë, herën e parë me dhe.

    3- Çdo papastërti që mund të bjerë në këpucë , pastrimi i saj realizohet me fshirjen e saj për toke.

    4- Disa mënyra për largimin e papastërtive nga rrobat:

    • Siç u permend më lart, pastrimi i rrobës. nga gjaku i menstruacioneve realizohet me fërkim, larje dhe tharje.
    • Sa i përket urinës së foshnjeve që ushqehen vetëm me qumësht gjiri, largohet me larje urina e foshnjes fëmër, ndërsa e foshnjes mashkull largohet me spërkatje me ujë.

    Argument eshte hadithi: “Profeti sal-la Allahu alejhi ue selam ka thënë: lahet rroba nga urina e foshnjes vajzë dhe spërkatet pak me ujë nga urina e foshnjes djalë “

    • Medhiu largohet me fërkim dhe me hedhje të një grushti ujë.

    Sehl ibën Hanif e ka pyetur Profetin sal-la Allahu alejhi ue selam, se si të veproj, sepse kam sasi të madhe të medhiut dhe më bie në rrobat e mia? Profeti sal-la Allahu alejhi ue selam i tha: të mjafton të marrësh një grusht me ujë dhe ta spërkatësh atë mbi vendin ku ka rënë dhe ta fërkosh pak “.

    • Sa i përket rrobës së femrës, për pjesën e fundme që prekë tokën, kemi hadithin e Ummu Selemes:

    “Ummu Seleme ka pyetur Profetin sal-la Allahu alejhi ue selam, se ka prej grave që pjesën e fundme të rrobës e kanë shumë të gjatë dhe mund të ecë në vendet që mund të jenë të papastra, çfarë të bëjë, Profeti sal-la Allahu alejhi ue selam ka thënë që e pastron atë dheu që vjen pas”. Do të thotë që toka është pastruese për pjesën e fundit të hixhabit, fustanit.

    • Për largimin e papastërtive, a duhet të përdoret patjetër vetëm uji dhe a lejohet largimi i papastërtive të bëhet me gjëra të tjera?

    Për këtë çështje dijetarët kanë dhënë dy mendime.
     Mendimi i parë është që patjetër duhet të përdoret vetëm uji dhe se nuk largohet papastërtia vetëm se me ujë.
    Ky është mendim i Medh’hebit Malik dhe atij Ahmed dhe Medh’hebit të ri Shaffij. Për këtë, ata marrin për argument:
    1- Ajeti kuranor ne te cilin Allahu thote:
    “Dhe ju zbret juve nga qielli ujë që ju të pastroheni me të”.
    2- Hadithin që Profeti sal-la Allahu alejhi selam urdhëroi për urinën e beduinit t’i hidhej ujë.
    Shoukani e përkrah këtë mendim dhe thotë që duke qenë se uji është origjina për pastrimin e papastërtive dhe fakti që Allahu e ka zbritur nga qielli të pastër, nuk mund të përdorim diçka tjetër përveç ujit, vetëm nëse kjo argumentohet me argument fetar.
     Mendimi i dytë: është që lejohet pastrimi i papastërtive me çdo tjetër që e largon papastërtinë dhe nuk është e domosdoshme që të jetë vetëm uji.
    Ky është mendimi i Medh’hebit të Ebu Hanifes, dhe një transmetim tjetër i Medh’hebit Malik dhe Ahmed dhe i Medh’hebit të vjetër Shafij.
    Këtë mendim e ka përzgjedhur edhe Shejhul islam Ibn Tejmije dhe i Shejhut ibn Uthejmini rahimuLlah. Argumentet per kete mendim:
    1. Fakti që uji është i pastër dhe pastrues, nuk do të thotë që patjetër duhet të përdoret vetëm ky dhe se nuk gjëra të tjera për pastrim.

    2. Feja jonë ka urdhëruar për largimin e papastërtive me ujë vetëm në disa çështje të caktuara dhe nuk ka urdhëruar që të përdoret uji në të gjitha çështjet.
    3. Feja jonë ka lejuar që disa papastërti të largohen edhe me gjëra të tjera përveç ujit, siç është p.sh rasti i pastrimit pas kryerjes së nevojës fiziologjike që bëhet me gurë apo me çdo gjë që mund ta largojë atë, pastaj pastrimi i këpucës me dhe (fërkim me tokë) dhe i rrobës së gjatë të femrës me pjesën tjetër të tokës.

    Dhe ky eshte mendimi me i sakte, qe pervec ujit ka edhe gjera te tjera qe mund te perdoren per pastrim. Përveç ujit që largojnë papastërtinë janë edhe: dielli, era, fërkimi, letrat higjenike…etj.

    Verejtje:

    – Nuk lejohen të përdoren ushqimet dhe pijet për largimin e papastërtisë, sepse kjo konsiderohet shpërdorim i pasurisë, përveç në raste të domosdoshme.
    – Ndërsa hadethi (i vogël apo i madh) nuk largohet përveç se me ujë, pra abdesi dhe gusli nuk kryhet me tjetër, vetëm se me ujë dhe në rast se nuk gjendet ujit, atëherë kalohet në tejemmum me dhe.

    5- Pastrimi i pusit dhe gjalpit të kulluar dhe gjërave të ngashme me to :
    “U pyet Profeti sal-la Allahu alejhi ue selam për një mi që kishte rënë në një enë me gjalpë të kulluar dhe ai tha: Nxirrne miun dhe hidhne pjesën e gjalpin përreth vendit ku ka rënë miu, ndërsa pjesën e mbetur mund ta hani, sepse llogaritet e pastër. (Muttefekun alejhi)

    Të gjithë dijetarët kanë mendim unanim, se nëse një kafshë e ngordhur bie në një enë që ka ushqim me përmbajtje të ngurtë, atëherë duhet hedhur vetëm pjesa që ka prekur kjo kafshë dhe pjesa përreth.

    6- Pastrimi i gjërave me sipërfaqe të lëmuara, nga papastërtitë siç janë: pasqyrat, pllakat etj mund të pastrohen vetëm me fshirje.

    Përgatiti: Adelina Kuçana Allkoçi

  • Ç’është Gibeti (Përgojimi)?

    Ç’është Gibeti (Përgojimi)?

    Imam Neveviu [Allahu e mëshiroftë], ka thënë:

    Përgojimi është të përmendësh për vëllaun tënd,
    një gjë që ai e urren, qoftë ajo në trupin e tij,
    në fenë e tij, në jetën e tij, në moralin e tij,
    në pasurinë e tij, në fëmijët e tij, në prindërit e tij,
    në bashkëshorten e tij, në veshjen e tij, në ecjen e tij,
    e të tjera, dhe qoftë ajo duke e thënë atë me fjalë, apo duke e shkruar, apo duke bërë me shenjë, qoftë me sy, apo me dorë, apo me kokë, e të ngjashme me këtë.

    ( El-Edhkar 336 )

  • Sjellja e burrit ndaj gruas gjatë kohës së ciklit

    Sjellja e burrit ndaj gruas gjatë kohës së ciklit

    Pyetje:A ka ndonjë argument fetar që këshillon burrat të jenë më të kuptueshëm me gratë gjatë periudhës së ciklit?

    Përgjigje: Nuk di të ketë ndonjë argument të veçantë prej Kuranit apo Sunetit rreth kësaj çështjeje. Mirëpo, argumentet janë të përgjithshme të cilat e obligojnë burrin të sillet mirë me gruan e tij.

    Dhe,kuptohet që kjo çështje është më e konfirmuar gjatë periudhës së ciklit menstrual, për shkak të gjendjes emocionale nëpër të cilën kalon gruaja gjatë kësaj kohe.

    Hoxhë Lulzim Perçuku

  • A duhet ta ndërroj udhën nëse shoh diçka të keqe?

    A duhet ta ndërroj udhën nëse shoh diçka të keqe?

    Pyetje: Çfarë mund të na thoni në lidhje me disa njerëz, po edhe besimtarë muslimanë, ndërrojnë kahen e tyre, gjegjësisht ndërrojnë qëndrimin e tyre kur i ndodh ndonjë gjë, apo kur i del diçka përpara, si për shembull macja (e zezë).

    Përgjigje: Besimtari musliman, i cili i ka besuar Allahut dhe ka besuar në kada dhe kader, nuk bën ta njollosë besimin e tij me kësi far paragjykimesh. Mushrikët mekas e kanë pasur nga besimi i tyre, që para se të udhëtojnë, të shohin një zog nga do të fluturojë. Nëse ka fluturuar nga ana e djathtë, kanë udhëtuar, e nëse ka fluturuar nga ana e majtë e kanë shtyrë udhëtimin. Në gjuhën arabe zogut i thonë “tajr” dhe nga kjo e kanë quajtur “tijere” këtë bindje të tyre. Me ardhjen e Islamit kjo besëtytni është zhdukur në mesin e arabëve muslimanë. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, në lidhje me këtë ka thënë: “Et-tijeretu (oguri) është shirk”. Po ashtu ka thënë: “Zogu fluturon sipas kaderit”, për t’u treguar atyre se zogu nuk fluturon për t’u treguar njerëzve, se a duhet të udhëtojnë, apo jo. Kështu duhet që një herë e përgjithmonë muslimanët të kuptojnë se edhe macja (e zezë) bredh sipas kaderit të Allahut e jo për t’i dhënë shenjë dikujt se duhet të kthehet nga rruga që ka marrë, apo jo.

  • Cilat janë sunetet e Fitër Bajramit?

    Cilat janë sunetet e Fitër Bajramit?

    Pyetja:

    Cilat janë sunetet e Fitër Bajramit?

    ***

    Përgjigjja:

    1. Tekbiret të thuhen që nga nata e Bajramit e derisa të fillojë imami namazin.

    2. Të jepet zekati i fitrit para namazit (kjo është koha e fundit; bën para namazit të Bajramit një apo dy ditë).

    3. Të hajë hurma para se ta falë sabahun dhe këtë ta bëjë tek (1, 3 apo 5 hurma).

    4. Zbukurimi dhe parfumosja (përveç te gratë jo) gjatë shkuarjes për në namaz.

    5. Larja e tërësishme e trupit. Është vërtetuar nga Ibn Omeri, njashtu edhe Neveviu e ka përcjellë se dijetarët janë unikë se një gjë e tillë është e rekomanduar.

    6. Të shkojë nga një rrugë (për namaz të bajramit) dhe të kthehet nga një tjetër.

    7. Shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ kur takoheshin në ditë Bajrami i thoshin njëri-tjetrit: “Tekabbel Allahu minna ve minke – Allahu na pranoftë neve dhe ty!” (Ibn Haxheri e vlerëson si hasen)

    Najif Jahja

    Përktheu: Burim Koçinaj

  • Si mund ta gjejmë natën e Kadrit?

    Si mund ta gjejmë natën e Kadrit?

    Kërkimi i natës së Kadrit

    Prej urtësisë së Allahut të Gjithëdijshëm është që të mos jetë e përcaktuar qartë se kur është nata e Kadrit. Për këtë arsye i Dërguari i Allahut Muhamedi (alejhissalatu uesselam) na ka porositur duke na thënë: “Kërkojeni atë në dhjetë ditëshin e fundit të Ramazanit, në netët teke.” Transmetoi Ahmedi. Sidoqoftë, shumica e dijetarëve islamë janë të mendimit se nata e Kadrit është në natën e 27 të Ramazanit, kjo sipas argumenteve të tërthorta, të marra së bashku, që japin shenjë më shumë për këtë natë. Gjithsesi, besimtari i mirë është ai që ndjek traditën profetike dhe tregon përkushtim e devotshmëri duke iu lutur Allahut të Madhëruar në të gjitha netët.

    Mustafa Terniqi / “Udhërrëfyesi Islam”

  • Cila janë disa gjëra që pengojnë lutjet të pranohen?

    Cila janë disa gjëra që pengojnë lutjet të pranohen?

    Pengesat e pranimit të lutjes:

    › Ngrënia, pirja dhe veshja haram. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Dijeni se Allahu është i Mirë dhe nuk pranon përveç se veprën e mirë. Allahu i urdhëroi besimtarët me atë që i urdhëroi të Dërguarit, “O të dërguar! Hani nga të lejuarat dhe bëni vepra të mira” Muminun 51, dhe: “O besimtarë! Hani nga ushqimet e lejuara që ju kemi dhënë” Bekare 172. Pastaj përmend një burrë i cili ka udhëtuar gjatë në shkretëtirë me flokë të shprishura, i pluhurosur, i cili i kthen duart kah qielli e thotë: “O Zot, o Zot!” (kërkon ta shpëtojë nga gjendja e vështirë, e këputur), por që ushqimi i tij është haram, pija e tij është haram, veshja e tij është haram, atëherë si t’i përgjigjet Allahu atij?

    › Kur lutja bëhet për të bërë një mëkat, apo për t’u shkëputur lidhjet farefisnore, apo ngutja në përgjigje. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Allahu vazhdimisht i përgjigjet lutjes së robit të Tij, përderisa nuk lutet për diçka që është mëkat, apo për të shkëputur lidhjet me faresifin, apo nuk ngutet për të marrë përgjigjen.” E kanë pyetur se çfarë do të thotë kjo dhe ka thënë: “Thotë: “E luta Allahun, e luta Allahun, por nuk më përgjigjet!”

     Mosurdhërimi në të mirë dhe mosndalimi në të keqe. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im! Do të urdhëroni për të mira dhe do të ndaloni prej të këqijave, ose përndryshe shumë shpejt mund t’iu vijë dënim prej Allahut, e pastaj ju do ta lutni Allahun e Ai nuk do t’iu përgjigjet lutjeve!”

    › Mëkatet. Nëse umeti islam nuk urdhërojnë në të mirë dhe nuk ndalojnë nga e keqja, atëherë shtohen mëkatet dhe kjo është pastaj prej pengesave për pranimin e lutjes. Dijetarët kanë thënë: “Si të shpresojmë që lutjet tona të marrin përgjigje ndërkohë që ne ua kemi mbyllur rrugën me mëkate?!” Mëkatet janë prej pengesave kryesore për pranimin e lutjeve.

     

    /Hoxhë Lulzim Perçuku – udhezimi.com/

  • LUTJA KUR VIZITOJMË TË SËMURIN

    LUTJA KUR VIZITOJMË TË SËMURIN

    لَا بأْسَ، طَهُورٌ إِنْ شَاءَ اللَّهُ.

    Lã be’se ṭahũrun in-shã-All-llãh.

    (Mos u mërzit, )se kjo sëmundje nuk është mundim për të keqen tënde, por) pastrim gjynahesh, në dashtë Allahu!).[1]

    أَسْأَلُ اللَّهَ الْعَظيمَ رَبَّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ أَنْ يَشْفِيَكَ.

    Es’elull-llãhel ‘aḍhĩm rabbel ‘arshil ‘aḍhĩm en jeshfijeke. (shtatë herë)

    (Lus Allahun e Madhërishëm, Zotin e arshit madhështor, që të të shërojë).[2]

    Seid el Kahtani – MBUROJA E MUSLIMANIT – (Dhikri i Kuranit dhe Sunetit)


    [1]Buhariu.

    [2]Pejgamberi ﷺ thotë: «Nuk ka musliman që viziton një të sëmurë të cilit nuk i ka ardhur exheli (afati i vdekjes) dhe i lexon atij shtatë herë lutjen: «…», veçse ka për t’u shëruar». Tirmidhiu dhe Ebu Davudi (Sahih Tirmidhi).

Need Help? Send a WhatsApp message now

Click one of our representatives below

Kushtrim Guraj
Kushtrim Guraj

Technical support

I am online

I am offline

Merlinda Guraj
Merlinda Guraj

Marketing support

I am online

I am offline