Category: Pyetje & Përgjëgjje

  • Sa i madh është mëkati i atyre që nuk e falin namazin?

    Sa i madh është mëkati i atyre që nuk e falin namazin?

    Pyetja:

    Sa i madh është mëkati i atyre që nuk e falin namazin?

    ***

    Përgjigjja:

    Mëkati i atyre që nuk e falin namazin llogaritet prej mëkateve më të mëdha pas shirkut, ngase namazi është shtylla e dytë e fesë, shtylla pas dëshmisë (shehadeti).

    Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Islami është ngritur mbi pesë shtylla:

    1. Mbi dëshminë se s’ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamediështë i Dërguari i Tij,

    2. Faljen e namazit,

    3. Dhënien e zekatit,

    4. Kryerjen e haxhit dhe

    5. Agjërimin e Ramazanit.” [1]

    Allahu i Madhëruar në Kuranin famëlartë e tregon urdhërin për namaz: “… fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat…” (Ankebut :45) dhe në një ajet tjetër e tregon realitetin e atyre që nuk e falin namazin, se gjenden në xhehenem dhe kur pyeten: “Çka u solli juve në Sekar?”
    Ata thonë: “Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz);” (Mudethir: 4243)

    Falni namazin e jepni zekatin dhe lutuni bashkë me ata që luten.” (elBekare: 43)

    Shumë njerëz nuk e dinë se sa e rëndësishme është të falen pesë namazet ditore dhe sa në rrezik është gjendja e atyre që nuk falen. Të tillët sikur nuk i kanë dëgjuar asnjëherë hadithet kërcënuese e tmerruese të Pejgamberit ﷺ. Ai i bekuar, ﷺ, ka thënë: “Ndërmjet njeriut dhe shirkut ose kufrit është lënia e namazit.” [2]
    Në një hadith tjetër thuhet: “Ndërmjet robit dhe kufrit është lënia e namazit.” [3]
    “Ndërmjet kufrit dhe besimit është lënia e namazit.” [4]
    “Marrëveshja mes nesh (muslimanëve) dhe tyre (hipokriteve) është namazi, kush e lë atë ka mohuar.” [5]

    – Lalikaa’i, ka thënë: “I mjafton si turp lënësit të namazit që dijetarët kanë mospajtim rreth tij, a është ai musliman apo është qafir?!” [6]

    Dijetari i njohur i hadithit, Ahmed Ibn Hanbeli, lënësin e namazit e konsideronte kafir/jomusliman dhe kjo përmendet në ethere/gjurmë si mendim i shumë prej dijetarëve të selefit.

    Disa vdesin e kurrë nuk shkojnë në xhami, dhe atyre ju falet namazi i xhenazes kur të vdesin. Disa rregullisht e falin namazin e bajramit, disa e falin xhumanë, e disa edhe ndonjë namaz tjetër. Por, pak janë ata që i falin çdo ditë pesë namazet, edhe më pak janë ata që namazet i falin në xhami. Në disa vende, për fat të keq, imamët vetëm e thirrin ezanin dhe falën vetëm. Ka shumë arsye për mos falje, prej të cilave janë edhe këto: injoranca, dembelizmi, humbja e kohës në gjëra të parëndësishme, si seritë, filmat, lojërat, shpenzimi i kohës nëpër kafene me shoqëri, të cilëve harami ju duket normal sikurse hallalli, etj. Ndërsa krenohen se dinë diçka rreth Islamit, thonë se po punojnë, se dhe puna është farz. Është e vërtetë se puna është farz dhe një nga ibadetet më të rëndësishme, por dita ka 24 orë, ndërsa çdo namaz zgjat vetëm nga 10 minuta. Pra, a nuk mund të ndajmë vetëm kaq kohë për namaz, për Krijuesin tonë?! Subhanallah, sa jemi mosmirënjohës, kurse Allahu i Madhërishëm na ka nderuar me begati të panumërta. Shpesh mburremi se si paraardhësit tanë janë falur rregullisht, madje e kanë thyer akullin për të marrë abdes dhe gusël, e haxhillëkun e kanë kryer edhe atëherë kur udhëtimi deri në Mekë dhe kthimi kanë zgjatur gjysmë viti e më shumë.

    Mirëpo, sikur këto kanë qenë ibadete vetëm për ta dhe jo edhe për ne. Ne dimë edhe tërë botën ta vizitojmë por haxhillëkun nuk e kryejmë. Nga disa prej tyre, thuhet: “hajt se ka kohë, edhe për namaz edhe për haxhillëk.” Kurse të tillët sikur kanë harruar se vdekja mund të na vjen sonte ose nesër!

    Çka po presim dhe çka po shpresojmë?! Njerëzit e mençur nuk e lënë asnjë farz/obligim për nesër.

    Shpesh mund t’i dëgjojmë edhe fjalët: “Jeto dhe kënaqu sa je i ri, sepse kur të vdesësh, mbaron çdo gjë!” Atëherë, vërtet mbaron çdo gjë! Atëherë duhet të shkohet para Krijuesit për të dhënë llogari për çdo gjë që kemi lëshuar, ndërsa është dashur ta kryejmë! Atëherë do të duam që të kthehemi dhe t’i falim të gjitha namazet, por do të jetë tepër vonë. Prandaj, tani këtu, të punojmë në mënyrë që atje t’i vjelim frutat. Xheneti fitohet këtu, aktivisht dhe me djersë, por gjithashtu edhe Xhehenemi.

    Megjithatë, sjellja e një numri të madh të cilët falen dhe vijnë në xhami është e çuditshme. Gjatë hutbes ata flasin, madje edhe në telefon përgjigjen. Disa kapërcejnë mbi rreshta që të përgjigjen në thirrje, ndërsa disa të tjerë, ia ulin volumin për të thënë se janë në xhuma. Kush mund të thërras gjatë kohës së xhumasë? Do të thotë, që namazin e xhumasë ai nuk e fal! Disa lidhën në namaz dhe shikojnë, madje edhe kthehen për të parë se kush po hyn, shikojnë orën, ju hapet goja dhe mezi presin që të përfundohet namazi dhe sa më shpejt të dalin nga xhamia. Ulën pranë derës, ashtu që prej tyre nuk mund të hyhet brenda. Ata dëgjojnë kur ju thuhet se ka shpërblim nëse lëvizin përpara, por sikur janë të shurdhër. E derën aq shumë e përplasin, saqë do të donin që fare të mos ekzistonte.

    Ndërsa ata që nuk falen, shpesh i dëgjojmë duke thënë: “Unë nuk falem, por jam më i mirë, më besoni, se gjysma e atyre njerëzve që falen dhe shkojnë në xhami!” Ose: “Unë jam i mirë në shpirt, kam zemër të pastër dhe askujt nuk ja mendoj të keqen!” “Kur i shoh të gjithë ata që shkojnë në xhami, nuk ka mundësi që unë të shkoj!” “Vetëm kur filani dhe fisteku të ndalen së shkuari në xhami, atëherë unë do të filloj të shkoj!” “Zoti ju jep atyre që punojnë, e ti bacë, falu gjithë ditën, s’ka nafakë!” “Më e rëndësishme është të punosh se sa të falësh!” “Shikoje atë, deri dje ishte komunist, kurse tani falet dhe futet në safin e parë!” “Oh, lehtë e ka ai të falet, edhe ashtu nuk bën asgjë!” “Nëse ai punon si unë, do ta pyesja bacë, a do të falej!”

    Por këta njerëz e mashtrojnë veten e tyre dhe kërkojnë arsyetim të mos falen, të mos shkojnë në xhami dhe mos t’i kryejnë ibadetet tjera, e koha shkon pa kthim, kurse vdekja na përgjon si një dragua, ndërsa varri është duke pritur të na gëlltisë si krokodili. Atëherë pendimi do të jetë vonë. Mos të mashtrohemi, nuk ka asnjë arsyetim. Nuk na shfajëson as mosha, as sëmundja, as varfëria, as angazhimi dhe as ndonjë gjë tjetër. Ekziston vetëm një arsyetim i vlefshëm, e ai është vetëm nëse njeriu është i çmendur.

    Është shumë me siklet kur dikë prej tyre e pyesësh kah është kibla në shtëpi, kurse ata thonë: “Nuk e di, gjyshi kthehej këndej!” Me gjyshin, do të thotë është zhduk edhe kibla, natyrisht, edhe namazi!

    O Zot, na jep mendje të shëndoshë dhe zemër të pastër që me vetëdije Ty të adhurojmë dhe të bëjmë ibadet, që Ti të je i kënaqur me neve dhe ne me Ty.

    Megjithatë, pavarësisht nga sjelljet e njerëzve, me ta duhet të jemi të kujdesshëm, të sjellshëm dhe tu dëshirojmë atyre atë që dëshirojmë edhe për vete.

    Kam lexuar se në një xhemat një xhematliu rastësisht i kishte cingëruar telefoni. Imami dhe xhemati e kishin qortuar pas namazit. Pas kësaj, ai kurrë më nuk kishte shkuar në xhami. Kishte shkuar në kafene. Atje pa dashje e kishte derdhur pijen. Kamerieri ja kishte ofruar edhe një pije tjetër falas. Që atëherë ai gjithmonë shkonte atje!

    Me fjalët dhe veprimet tona mund të bëjmë shumë, ose pozitivisht ose negativisht. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Lehtësoni e mos vështirësoni, përgëzoni e mos refuzoni.” [7]

    Është lehtë dikën ta largosh nga xhamia, por është e vështirë që ta sjellësh në xhami. Por edhe kur ta sjellim, është vështirë ta mbajmë në xhami. Prandaj, ta kërkojmë atë që është e mirë te njerëzit, jo të keqen. Sepse, nëse dikush bie në sexhde, ai në fakt ka të mira. Pyetjet margjinale dhe mospajtimet duhet t’i zgjidhim në atë mënyrë që Allahu të jetë i kënaqur. Provokimit në çdo mënyrë duhet t’i shmangemi.

    Ndonjëherë njerëzit e kanë pranuar Islamin vetëm në bazë të asaj që i kanë parë muslimanët se si po sillen mirë dhe me devotshmëri dhe si janë të drejtë. Ndërsa sot, si janë duke u sjellur muslimanët, nevoja për përmirësim lë shumë për të dëshiruar

    Sot, ka shumë prej atyre që me veprimet dhe fjalët e tyre njerëzit i largojnë nga Islami. Kërkojnë gabime e mangësi te njerëzit dhe i shpallin jobesimtarë. Të tillët, por edhe të gjithë ne, gjithmonë duhet t’i kemi parasysh fjalët e Pejgamberit ﷺ: “Lehtësoni e mos vështirësoni, përgëzoni e mos refuzoni.”Vetëm kështu njerëzit mund t’i tërheqim në xhemat dhe në xhami. Dhe atë, nëse ata e meritojnë mëshirën e Allahut të Madhërishëm.

    Nëse njerëzit nuk i tërheq fjala e mirë e me buzëqeshje, ngrysja dhe fjala e vrazhdë, me siguri, edhe më shumë do t’i largojë. Andaj, le të jemi të kujdesshëm!

    Allahu i Plotfuqishëm, i shpërbleftë ata që do të veprojnë sipas saj! Amin!

    —————————

    [1] Buhariu (8)

    [2] Muslimi (82)

    [3] Ebu Davudi (4679)

    [4] Tirmidhiu (2618)

    [5] Tirmidhiu (2621)

    [6] Sherh Usuul I’tikaad Ehlis-Sunneh, fq 204.

    [7] Buhariu (69) dhe Muslimi (1732)

  • Cilat janë format më të mira për dhënien dhe kthimin e përshëndetjes së selamit?

    Cilat janë format më të mira për dhënien dhe kthimin e përshëndetjes së selamit?

    Pyetja:

    Cilat janë format më të mira për dhënien dhe kthimin e përshëndetjes së selamit?

    ***

    Përgjigjja:

    Falënderimi i takon Allahut.

    Së pari: Myslimani mund ta kufizojë përshëndetjen kur e fillon atë thjesht në thënien “Es-selamu alejkum (paqja qoftë mbi ju). Por nëse shton “ue rahmetullah (dhe mëshirën e Allahut),” është më mirë. Dhe nëse ai gjithashtu i shton asaj “ve barakatuhu (dhe bekimet e Tij),” kjo është edhe më mirë. Dhe ai që përshëndetet mund ta kufizojë përgjigjen e tij në përshëndetje duke thënë të njëjtën gjë.Por nëse i shton kësaj, është më mirë, sepse Allahu i Lartësuar thotë: Kush përshëndeteni me ndonjë përshëndetje, ju ktheni përshëhdetje edhe më të mirë, ose kthejeni ashtu. Allahu llogarit për çdo send.” (Nisa’: 86). Transmetohet nga Ibn Abbasi se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) erdhi tek Profeti ﷺ kur ai ishte në një dhomë të sipërme të tij, dhe ai tha: El-salamu’alejke resul-Allah, a mund të hyjë Umeri? [1]
    Transmetohet se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur një njeri takon vëllain e tij musliman, le të thotë Es-selamu alejkum ue ramatullahi ue berakatuhu (paqja,
    mëshira e Allahut dhe bekimet e Tij qoftë mbi ju). [2]
    Transmetohet nga Imran ibn el-Husejn (Allahu qoftë i kënaqur me të) se ai ka thënë: Erdhi një njeri te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: Es-selamu alejkum. Ai ia ktheu përshëndetjen, pastaj u ul dhe Profeti ﷺ tha: “Dhjetë (që do të thotë dhjetë hasenate ose shpërblime për një vepër të mirë).” Erdhi një burrë tjetër dhe tha: Es-selamu alejkum ue rahmetullah. Ai ia ktheu përshëndetjen, pastaj u ul. Pejgamberi ﷺ tha: “Njëzet”. Erdhi një burrë tjetër dhe tha: Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu. Ai ia ktheu përshëndetjen, pastaj u ul. Profeti ﷺ tha: “Tridhjetë”. [3]
    Transmetohet se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “Xhibrili të përcjell selamin”.Thashë: Dhe paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. [4] Neveviu në kapitullin se si të jepet përshëndetja e selamit ka thënë:Rekomandohet që ai që e nis përshëndetjen të thotë: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu”, duke përdorur formën shumës të përemrit (-kum, që do të thotë ti), edhe nëse marrësi i përshëndetjes është vetëm një.person. Dhe ai që përgjigjet duhet të thotë: “Ue alejkum es-selam ue rahmetullahi ue berakatuhu”, me lidhëzën “ua”, do të thotë “dhe” në frazën “ue alejkum (dhe mbi ty)”.

    islamqa.info

    —————————————-

    [1] Ebu Davudi (5203)

    [2] Tirmidhiu (2721)

    [3] Ebu Davudi (5195) dhe nga Tirmidhiu (2689)

    [4] Buhariu (3045) dhe Muslimi (2447)

    [5] Rijad es-Salihin f. 446

  • Pse e hanë muslimanët mishin, kur ai mund ta bëjë njeriun agresiv?

    Pse e hanë muslimanët mishin, kur ai mund ta bëjë njeriun agresiv?

    Pyetja:

    Përse Islami i lejon muslimanët që të konsumojnë ushqim jo-vegjetativ pasi ngrënia e kafshëve mund ta bëjë njeriun agresiv, mizor dhe të egër?

    ***

    Përgjigjja:

    1. Vetëm kafshët barngrënëse janë të lejuara për t’u ngrënë.

    Pajtohem me atë se çfarëdo ushqimi që konsumon njeriu ajo ka efekt në sjelljet e tij. Kjo është njëra prej arsyeve që Islami e ndalon ngrënien e kafshëve mishngrënëse, siç janë: luani, tigri, leopardi, etj., kafshë të cilat janë të egra dhe mizore. Konsumimi i mishit të këtyre kafshëve mesa duket mund ta bëjë njeriun të rebeluar dhe agresiv. Feja islame lejon vetëm të ngrënit e kafshëve barngrënëse, si: lopa, dhia, delja, etj. Këto kafshë janë të urta dhe të qeta. Muslimanët ushqehen me mishin e kafshëve të buta dhe të qeta për arsye se muslimanët janë paqedashës dhe njerëz kundër dhunës dhe terrorit.

    2. Kurani thotë se Muhamedi e ndalon atë që është e dëmshme.

    Lavdiploti në Kuranin Famëlartë thotë: “…Ai do t’i urdhërojë ata të bëjnë vepra të mira dhe do t’i ndalojë nga të këqijat; do t’ua lejojë të mirat e do t’ua ndalojë të këqijat, duke i liruar nga barrët e rënda dhe vështirësitë që kanë pasur.” (Araf: 157).

    “Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj.” (Hashr: 7).

    Për muslimanin, thënia e Muhamedit është e mjaftueshme për ta bindur atë se Allahu xh.sh., nuk dëshiron që qeniet njerëzore të hanë disa lloje mishi, ndërkohë që atyre u lejon disa lloje të tjera.

    3. Hadithi i Muhamedit e ndalon që të ushqehemi me mishin e kafshëve mishngrënëse.
    [1].

    Muhamedi e ka ndaluar të ngrënit e këtyre llojeve:

    a. Kafshët e egra, të cilat kanë dhëmbë shqyes, fjala vjen mishi i kafshëve mishngrënëse. Këto kafshë i takojnë familjes së maceve, siç janë: luani, tigri, macet, qentë, ujqit, hienat.

    b. Disa kafshë të fëlliqura të cilat sjellin sëmundje, si minjtë dhe lepujt me kthetra (me thonj të mëdhenj).

    c. Disa zvarranikë, si gjarpërinjtë, krokodilët, etj.

    d. Zogjtë grabitqarë me kthetra, si për shembull, huti, shqiponja, sorrat, qukapiku, etj.

    Si rrjedhojë, deri më tani nuk kemi hasur në ndonjë të dhënë shkencore e cila argumenton se të ushqyerit me mish (ushqime jo-vegjetative) mund të shkaktojë agresivitet te njeriu.

    Dr. Zakir Naik
    Përktheu: Feim Dragusha

  • A ka raste kur divorci nuk është valid?

    A ka raste kur divorci nuk është valid?

    Pyetja:

    A ka raste kur divorci nuk është valid?

    ***

    Përgjigjja:

    Falënderimi i takon Allahut.

    Çfarë është divorci jovalid? Nëse një burrë e shkurorëzon gruan e tij gjatë një periudhe të pastërtisë në të cilën ka kryer marrëdhënie me të, ky është shkurorëzim i ri (talaq bid‘i) dhe është haram. Mënyra sunet e shkurorëzimit nënkupton lëshimin e një shkurorëzimi (talakut) gjatë një periudhe të pastërtisë në të cilën ai nuk ka pasur marrëdhënie me të, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “O Pejgamber! Kur të shkurorëzoni gratë, divorcojini ato në Iddah (periudhat e përcaktuara) dhe numëroni (me saktësi) Iddah-in e tyre (periudhat e pritjes). (Talak1)
    Hatib esh-Sharbini ka thënë: “Kjo do të thotë, në kohën kur mund të fillojë idati i tyre (periudha e pritjes). Kjo mund të jetë vetëm gjatë një periudhe pastërtie në të cilën ai nuk ka pasur marrëdhënie me të. [1] A ka rëndësi divorci i ri? Fukahatë ndryshojnë në mendime nëse ky divorc i ri (talaq bid‘i) llogaritet si i tillë. Shumica janë të mendimit se ajo llogaritet si e tillë. Disa janë të mendimit se ai nuk llogaritet si i tillë, duke përfshirë Ibn Tejmijen. Ai u pasua nga një numër dijetarësh. Në Fetava el-Lejne ed-Daime (20/58) thuhet: “Shkurorëzimi i ri (talak bid’i) është i disa llojeve, si kur burri e divorcon gruan gjatë menstruacioneve të saj, ose nifas (gjakderdhje pas lindjes), ose gjatë një periudhe pastërtie në të cilën ai ka pasur marrëdhënie me të. Pikëpamja e saktë është se kjo nuk llogaritet si divorc.” Bazuar në këtë, nëse jeni divorcuar nga gruaja juaj gjatë një periudhe të pastërtisë në të cilën keni pasur marrëdhënie me të, nuk llogaritet si e tillë. Divorci i trefishtë Fukahatë ndryshojnë në mendime në lidhje me shkurorëzimin e trefishtë. Pikëpamja më e saktë është se shkurorëzimi i trefishtë llogaritet si divorc i vetëm (talaq), pavarësisht nëse e ka thënë me një frazë të vetme, si p.sh. “Ti je i divorcuar tri herë”, apo e ka thënë me tri fraza të veçanta, si p.sh. “Je i divorcuar, je i divorcuar, je i divorcuar”; dhe pavarësisht nëse kjo ka ndodhur në një seancë apo në disa raste ndërmjet të cilave ai nuk e ka marrë atë mbrapsht ose nuk ka bërë një kontratë të re martese me të. Kjo është pikëpamja e favorizuar nga Ibn Tejmije dhe që konsiderohet më e mundshme për të qenë e saktë nga Shejh Ibn Uthejmin. Ata cituan si dëshmi transmetimin nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) i cili tha: Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, Ebu Bekri dhe dy vitet e para të kalifatit të Omerit, divorci i trefishtë u llogarit si një. Pastaj Omer ibn Hattabi tha: Njerëzit janë nxituar në një çështje në të cilën duhet të marrin kohën e tyre. Unë jam duke menduar t’i mbaj ato në të. Kështu ai e bëri atë të detyrueshme për ta. [2]
    Shejh Ibn Uthejmin ka thënë: “Pikëpamja e saktë në lidhje me të gjitha këto çështje është se nuk ekziston diçka e tillë si divorci i trefishtë, përveç nëse janë tre shkurorëzime ndërmjet të cilave burri e merr përsëri gruan ose lidh një kontratë të re martese me të; përndryshe nuk llogariten si tre shkurorëzime. Ky ishte mendimi i favorizuar nga Ibn Tejmije dhe është mendimi i saktë.” [3] Kështu duhet t’ju bëhet e qartë se një shkurorëzimi i lëshuar gjatë një periudhe të pastërtisë në të cilën burri ka pasur marrëdhënie me gruan e tij nuk llogaritet si i tillë. Bazuar në këtë, asnjë divorc i tillë nuk duhet të llogaritet në rastin tuaj. Allahu e di më së miri.

    islamqa

    ——————————–

    [1] Tefsir (4/310)

    [2] Muslimi (1472)

    [3] Sherh el-Mumti‘, 13/94

  • A lejohet të luajmë me telefon gjatë hutbes?

    A lejohet të luajmë me telefon gjatë hutbes?

    Pyetja:

    A lejohet të luajmë me telefon gjatë hutbes?

    ***

    Përgjigjja:

    Për ta dëgjuar përgjigjen nga hoxha i nderuar Bedri Lika, klikoni më poshtë:

    https://youtu.be/TnXr-qsyAwI

  • Si të mbrohemi nga hijet?

    Si të mbrohemi nga hijet?

    Pyetja:

    Si të mbrohemi nga hijet (magjistarët e xhindëve që mund të ndikojnë në imagjinatën e njeriut ose që mund t’i shfaqen e t’i fusin frikën)?

    ***

    Përgjigjja:

    Së pari, t’i mbështetemi Allahut të Lartësuar në të gjitha punët. Kush i mbështet Allahut, Ai ka për ta ruajtur dhe për t’ia rregulluar punët. Allahu i Lartësuar thotë: “Bisedat e fshehta janë vetëm nga shejtani, me qëllim që t’u sjellë dhimbje dhe pikëllim besimtarëve, por ai nuk mund t’i dëmtojë ata aspak, por veçse me vullnetin e Allahut. Vetëm tek Allahu le të mbështetën besimtarët.” (Muxhadele: 10)

    Së dyti, të bëjmë dhikrin e mëngjesit e të mbrëmjes, dhikrin e fjetjes dhe zgjimit nga gjumi, dhikrin e udhëtimit, dhikrin kur ndalemi në ndonjë vend në udhëtim, por edhe llojet e tjera të dhikreve të caktuara nga Pejgamberi ﷺ në kohë, vende dhe raste të ndryshme. Llojet e dhikrit i gjejmë në librin “Mburoja e muslimanit” ose në librin “Sahihul kelimi tajjibi”.

    Së treti, të këndojmë Kuran.

    Së katërti, të këndojmë ajetin Kursijj. Në kohën e Pejgamberit ﷺ, Ubejj Ibn Kabi zuri një xhind të shfaqur në formën e një kafshe që i merrte hurmat, dhe e pyeti:“Çfarë na mbron prej jush?” Xhindi iu përgjigj:”Ky ajet: ajeti Kursijj”. Ubejji e la të lirë. Në agim shkoi tek i Dërguari i Allahut dhe e njoftoi. I Dërguari ﷺ i tha:”Të vërtetën e ka thënë i ndyri”. [1]

    Së pesti, për të larguar hijet mund të këndojmë edhe ezanin. Pejgamberi thotë:“Kur thirret ezani për namaz, shejtani largohet duke lëshuar gazra, në mënyrë që të mos dëgjoj ezanin. Kur mbaron ezani, kthehet. Kur thirret ikameti, ikën përsëri.” [2]
    Suhejl Ibn Ebu Salihu tregon: “Më dërgoi im atë (Ebu Salih el Semmani, një tabiin) për te fisi Benu Harithe. Me vete kisha një shok, të cilit i thirri dikush në emër nga një kopsht. Shoku u ngjit lart për të parë se kush e thirri, por nuk pa gjë. I tregova babait këtë që na kishte ndodhur, dhe ai tha:”Nëse do ta të më kishte shkuar mendja se ti do të hasje diçka të tillë, nuk do të kisha dërguar, por kur të dëgjosh ndonjë zë, thirr ezanin për namaz, sepse unë kam dëgjuar Ebu Hurejren të tregojë se i Dërguari i Allahut ﷺ, ka thënë:“Kur thërritet ezani, shejtani largohet duke lëshuar gazra.” [3]
    Umer Ibn Hattabi, kur e pyetën për hijet, ka thënë:”Askush nuk mund të shëndrrohet nga forma e tij (origjinale), në të cilën e ka krijuar Allahu i Lartësuar, por edhe xhindët kanë magjistarë, njësoj si magjistarë tuaj (magjistarë njerëz). Prandaj kur të vëreni diçka të tillë, thirrni ezanin!” [4]

    Shejh Ibn Uthejmin, “Komenti i librit të Teuhidit”

    ————————-

    [1] Ibn Hibani. Shejh Albani thotë se hadithi është i saktë.

    [2] Buhariu, 608; Muslimi, 389

    [3] Muslimi, 389

    [4] “Musannaf”, Ibn Ebi Shejbe, 28742. Ibn Haxheri në Fet’hul Bari (6/344) thotë se zingjiri është i saktë.

  • A ka ndonjë lutje të veçantë për mos ndarje?

    A ka ndonjë lutje të veçantë për mos ndarje?

    Pyetja:

    A ka ndonjë lutje të veçantë për mos ndarje?
    Megjithëse unë nuk dua që të ndahemi pothuajse jemi në fazën e fundit të ndarjes nga i fejuari.

    ***

    Përgjigjja:

    Fal namaz sa më shumë dhe sa herë të biesh me ballin në sexhde lutju Zotit për këtë gjë, lutju Allahut (xhele xhelaluhu) kur të jesh me ballin në sexhde, nuk ka gjë më të mirë sesa lutja kur të jesh me ballin në sexhde, ose natën, ose mes ezanit dhe ikametit, ose agjëro dhe bëj lutje kur të çelësh iftarin, ose jep sadaka dhe kur të japësh sadaka bëj lutje, ose lexo Kuran, pra bëj vepra të mira sa më shumë dhe lutju Zotit që kjo gjë mos të prishet. Madje unë do të të sygjeroja që të thuash: “O Allah, o Zot, nëse është e hajrit ta vazhdojmë, e nëse nuk është e hajrit le të vazhdojë gjithsecili në rrugën e tij.” Sepse ndonjëherë ne mendojmë se është më e hajrit që të vazhdojë, por Zoti e din të vërtetën, kështu që më mirë është t’ia lejmë Zotit, pra, të bëjmë vepra të mira dhe të lutemi: “O Zot nëse është më e hajrit për të vazhduar na e mundëso që mos të prishet , e nëse nuk është e hajrit për të vazhduar o Zot na ftoh prej njëri-tjetrit, na largo edhe gjithsecili të shohi jetën e tij.

    Allahu e di më së miri.

    Dr. Imam Ahmed Kalaja

  • Cilat vepra të nxjerrin nga feja Islame?

    Cilat vepra të nxjerrin nga feja Islame?

    Pyetja:

    Cilat vepra të nxjerrin nga feja Islame?

    ***

    Përgjigjja:

    Veprat të cilat të nxjerr nga islami janë shumta, por e para është shirku:

    Allahu i Madhëruar i tregon fjalët e Llukmanit të urtë, në Kuranin famëlartë ku thotë: “..idhujtaria është padrejtësi më e madhe!” (Llukman13)

    Allahu i Madhëruar thotë: “S’ka dyshim se Allahu nuk falë (mëkatin) ti përshkruhet Atij shok (idhujtarinë)..” (Nisa48)
    Allahu thotë: “Thuaju: “Ejani t’ju lexoj çfarë ju ka urdhëruar Allahuqë të mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim)…” (Enam151)
    Dhe thotë: “…dhe mos vër zot tjetër me Allahun, se do të hidhesh në Xhehenem.”
    (Isra: 39)

    Anuluesi i dytë është: Vendosja mes tij dhe Allahut ndërmjetësues, u lutet atyre, kërkon ndërmjetësim prej tyre dhe kërkon mbështetjen e tyre, i tilli ka bërë kufër.

    Anuluesi i tretë është: Kushdo që nuk i konsideron mushrikët jobesimtarë, ose ka dyshim për kufrin e tyre, mosbesimin e tyre, ose i konsideron të sakta rrugët dhe besimet e tyre, i tilli ka bërë kufër.

    Anuluesi i katërt është: Kushdo që beson se udhëzimi i dikujt tjetër veç Muhamedit ﷺ është më i përsosur, sesa udhëzimi i tij dhe gjykimi i ndonjë tjetri është më i mirë sesa gjykimi i tij, si për shembull ai që e parapëlqen gjykimin e Tagutëve para gjykimit të tij, atëherë i tilli është qafir.

    Anuluesi i pestë është: Kushdo që urren diçka me të cilin erdhi Pejgamberi ﷺ, edhe nëse punon në përputhje me të, ai ka bërë kufër (mohuar).

    Anuluesi i gjashtë është: Kushdo që tallet me ndonjë pjesë së fesë së Pejgamberit ﷺ ose me shpërblimet apo dënimet e saj, ka kryer vepër kufri. Argument për këtë fjala e Allahut: Thuaj: “A me Allahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni?”Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasi që (shpallët se) besuat, keni mohuar. (Teube: 6566)

    Anuluesi i shtatë është: Magjia, e cila përfshin formula magjike që e bëjnë një njeri të urrejë diçka që e kërkon (sarf) ose të dojë diçka të cilën ai nuk e kërkon (atf’). Dhe, kushdo që e kryen atë apo është i kënaqur që të kryhet ajo gjë, ai ka bërë kufër (mohuar).
    Argument për këtë fjala e Allahut: Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt(magjinë) para se t’i thonin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fé!” (Bekare: 102)

    Anuluesi i tetë është: Përkrahja dhe ndihmesa e mushrikëve (kufarëve) kundër muslimanëve. Argument për këtë fjala e Allahut: E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar. (Maide: 51)

    Anuluesi i nëntë është: Kushdo që beson se është e lejuar për disa persona të jenë të lirë nga zbatimi i sheriatit të Muhamedit ﷺ, ashtu siç Khidri ishte i lirë nga sheriati i Musait, atëherë ky është jobesimtar.

    Anuluesi i dhjetë është: Largimi nga feja e Allahut duke mos e mësuar apo duke mos e zbatuar atë (është një vepër kufri). Argument për këtë fjala e Allahut: E kush është më zullumqar se ai që këshillohet me ajetet e Zotit të vet, e pastaj u kthen shpinën atyre? Ne me siguri do të hakmerremi kundër kriminelëve. (Sexhde: 22)

    Nuk ka asnjë dallim në lidhje me (kryerjen e ndonjërit nga) këta anulues, midis atij që bën shaka, atij që është serioz dhe atij që bën kështu nga frika. Megjithatë, ai që i kryen ato, për shkak të imponimit apo detyrimit me forcë, është i justifikuar. Të gjitha këto (dhjetë) çështje përmbajnë rrezikun më të madh dhe ndodhin shumë shpesh, kështu që muslimani duhet të ketë kujdes dhe të frikësohet mos këto veprime i bijnë atij. Allahu na ruajttë nga këto gjëra të cilat sjellin Zemërimin e Tij dhe Ndëshkimin e Dhimbshëm. Selati dhe selamin qofshin për më të mirin e krijesave të Tij, Muhamedin ﷺ.

    Imam Et-Temimi, “Dhjetë anuluesit e islamit”

    Përktheu: Alban M.

  • Falja e borxhit dikujt a konsiderohet dhënie e zekatit?

    Falja e borxhit dikujt a konsiderohet dhënie e zekatit?

    Pyetja:

    Një musliman i ka dhënë dikujt borxh dhe tani a quhet sikur e ka dhënë zekatin nëse ja fal borxhin atij?

    ***

    Përgjigja:

    Mendimi i katër shkollave të njohura të Fikhut Islam për këtë është se:
    Nuk lejohet që dikush i cili i ka dhënë borxh dikujt tjetër t’ia falë atij atë borxh, duke e konsideruar këtë veprim si dhënie zekati. Disa nga argumentet që këta dijetarë kanë dhënë për këtë vendim janë:
    – Zekati është e drejtë e Allahut dhe nuk lejohet që njeriu ta japë atë për interes, apo të përfitoj prej tij, por nëse ai e fal borxhin dhe e konsideron si zekat pasurie apo fitri përfiton prej kësaj duke ruajtur pasurinë.
    – Praktika e të Dërguarit (alejhi salatu ue selam) për zekatin ka qenë e tillë që pasi ua merrte atë të pasurve ua jepte të varfërve, kështu kanë vepruar dhe kalifët e drejtë pas tij. Nuk përcillet nga asnjëri prej tyre se e ka lejuar këtë gjë, qoftë për ata që ishin gjallë apo kishin vdekur dhe kishin borxhe pa larë.
    – Ky veprim përfshihet nga ajeti kuranor: “Dhe mos synoni të jepni prej pasurisë së pavlefshme..” Bekare: 267
    Borxhi konsiderohet si shumë e humbur dhe futet në pasurinë e pavlefshme. Pasuria që njeriu nuk e zotëron nuk është si ajo që zotëron dhe e ka në dorë, pra është pasuria që ka në dorë ajo prej së cilës ai duhet të japë zekat.
    -Njerëzit një veprim të tillë nuk e lejojnë në marrëdhëniet monetare dhe shitblerjet mes tyre, kështu që për më tepër diçka e tillë nuk ka sesi të lejohet në borxhin ndaj Allahut, siç është zekati.
    – Ky veprim i hap rrugën kujtdo që nuk ka shpresë në kthimin e borxhit që ta falë borxhin me nijet zekati, duke ruajtur pasurinë nga nxjerrja e zekatit, duke u kthyer kështu këtë veprim në një lloj hileje.
    Nisur nga kjo që thamë mund të themi se në këtë rast duhet të pritet borxhliu derisa të krijohet mundësia e kthimit të borxhit, siç thotë Allahu i Lartësuar: “E nëse është në vështirësi, atëherë të pritet derisa t’i lehtësohet. Bekare: 280
    Por, nëse e ke mundësinë e nxjerrjes së zekatit, lejohet që t’ia japësh borxhliut, nëse ai është prej atyre që meritojnë zekat, dhe më pas ai ta kthen borxhin, por pa rënë për këtë gjë dakord më parë dhe pa ia kushtëzuar atij këtë gjë.
    Ekziston dhe një mendim i dytë në këtë çështje që e lejon faljen e borxhit me nijet zekati, mendim të cilin e përkrahin Hasen el Basri dhe Ata ibn Ebi Rabaha, të dy këta prej tabiinëve, si dhe disa dijetare të tjerë.
    Por, gjithsesi siç argumentuam, mendimi më i saktë është mendimi i parë i shumicës së dijetareve.
    Allahu e di më së miri.
    Komisioni i Pyetje & Përgjigjeve pranë LHSH
  • A lejohet festimi i Vitit të Ri kalendarik?

    A lejohet festimi i Vitit të Ri kalendarik?

    Pyetja:

    Akush nuk mund ta mohojë faktin se rituali festiv i vitit të ri përbën përngjasim me jobesimtarët dhe është i mbushur me paganizma, rite dhe mëkate që bien ndesh kryekëput me fenë islame. Por pyetja ime qëndron në faktin se a mundet dikush që ta festojë apo përjetojë vitin e ri i zhveshur nga qëllimi (nijeti) i përngjasimit me jobesimtarët dhe larg mëkateve të rënda që bëhen në të? Po kështu a lejohet urimi i tij po mbi principin paraprak dhe së paku a lejohet që për mirësjellje t’ua kthejmë urimin atyre që na e urojnë atë?

    ***

    Përgjigja:

    Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

    Koha dhe vendi janë veç dy rrethanorë të ngurtë që nuk bën të madhërohen përveçse kur i ka madhëruar sheriati (ligji islam).

    Së pari: Festimi i vitit të ri është i ndaluar për muslimanët, pasi ai përbën përngjasim me jobesimtarët dhe është i tejmbushur me paganizma, rite dhe mëkate të rënda që bien ndesh kryekëput me fenë islame

    Festimi i vitit të ri është padyshim jolegjitim (i ndaluar për muslimanët), pasi ai përbën qartazi përngjasim me jobesimtarët (jomuslimanët), duke qenë se rituali i tij festiv i përket traditave të veçanta të jobesimtarëve dhe duke qenë se ai spikat karakteristika dhe rite të tyre të veçanta për ta. Po kështu dihet me siguri fakti se rituali festiv i vitit të ri është i tejmbushur me paganizma, rite dhe mëkate të rënda që bien ndesh kryekëput me fenë islam.

    Më konkretisht, argumentet e fuqishme që mbështesin mendimin e saktë juridik islam ndalues të festimit të vitit të ri janë si vijon:

    Argumenti i parë: Origjina pagane romako-persiane e vitit të ri

    Dita e Vitit të Ri, përkon më 1 janar, dita e parë e vitit në kalendarin modern Gregorian / Julian. Në Romën parakristiane nën kalendarin Julian, dita iu kushtua Janusit / “perëndisë së portave dhe fillesave”, sipas të cilit është emërtuar edhe Janari; por sipas almanakëve (fermerëve të lashtë romakë), Juno / “perëndeshë e lashtë romake, mbrojtëse dhe këshilltare speciale e shtetit” ishte hyjnia tutoriale (kujdestare) e muajit Janar.

    Argumenti i dytë: Simbolet pagane dhe e mbinatyrshmja në festën e vitit të ri

    a. Bredhi i vitit të ri

    Prej simboleve pagane të pandashme të këtij rituali festiv është edhe bredhi i vitit të ri / krishtlindjeve, që përkon me besëtytnitë pagano-fetare.

    b. Baba Dimri / Santa Klausi

    Tjetër simbol i pandashëm i ritualit të vitit të ri, është prania e personazhit me fuqi të mbinatyrshme të plakut të vitit të ri (të emërtuar si shenjtori Santa Klaus), hyjnizimi i të cilit spikatet qartë në pretendimin e jetës së tij të mbinatyrshme, njohjen dhe përmbushjen e dëshirave të çdonjërit etj.

    Argumenti i tretë: Tejmbushja e vitit të ri me besëtytni.

    Së dyti: Festimi i vitit të ri pa bërë mëkate dhe pa qëllimin e jobesimtarëve

    Nëse dikush do pretendonte se nuk ka problem të festohet apo përjetohet nga muslimanët rituali i vitit të ri po qe se nuk shoqërohet me mëkate dhe qëllimin e përngjasimit me jobesimtarët ose festimit të festave të tyre që bëjnë në krye të viteve, bazuar në rregullin normativ islam të spikatur në transmetimin autentik profetik “veprat varen tek qëllimet (nijetet)”, të tillit i thuhet se qëllimi në këtë rast nuk merret në konsideratë, bazuar në transmetimet autentike profetike referente që e ndalojnë qartë të tillë gjë.

    Së treti: Dispozita e urimit apo kthimit të urimit të vitit të ri

    Mendimi i saktë i juristëve muslimanë është se muslimani/ja nuk duhet t’ia urojë tjetrit i pari Vitin e Ri; ndërsa nëse dikush e uron, në varësi të personit dhe situatës, ose nuk i flet fare, ose përçon tek ai këndvështrimin e tij me urtësi, ose kur duhet medoemos t’i kthejë një përgjigje, kjo përgjigje nuk duhet të jetë e njëjtë me sojin e urimit të vitit të ri, porse lypset të jetë në formën e një duaje apo urimi që na vjen për shtat ne muslimanëve, për shembull: “Zoti na bëftë njerëz të hajrit dhe të udhëzuar etj.”.

    Allahu e di më mirë.

    Alaudin Abazi

Need Help? Send a WhatsApp message now

Click one of our representatives below

Kushtrim Guraj
Kushtrim Guraj

Technical support

I am online

I am offline

Merlinda Guraj
Merlinda Guraj

Marketing support

I am online

I am offline