Category: Pyetje & Përgjëgjje

  • A lejohet t’i pranojë paratë nga borxhliu i cili i ka fituar ato me kamatë?

    A lejohet t’i pranojë paratë nga borxhliu i cili i ka fituar ato me kamatë?

    Pyetja:

    Një i afërm më ka borxh dhe më ka thënë që një pjesë të parave do m’i jep nga kamata. A më lejohet t’i pranojë ato?

    ***

    Përgjigjja:

    Me Emrin e Allahut, Mëshirëplotit, Mëshiruesit!

    S’ka dyshim se kamata është prej shtatë mëkateve shkatërruese, prej mëkateve të mëdha në Islam, mirëpo dallon çështja nëse vetë personi merr kamatë apo është pjesëmarrës në të në ndonjë formë, apo është prej atyre që dikush i jep një sasi të hollash apo pasurie që ai e ka fituar me kamatë. Sa i përket rastit të dytë, rastit tënd, e ke të lejuar që ato para t’i marrësh dhe për ty janë hallall, kurse personi që i ka fituar në atë mënyrë ka bërë mëkat të madh prej të cilit duhet të pendohet. Mirëpo ti, e sidomos në rastin tënd kur je i papunë dhe ke nevojë për para, atëherë këto para për ty janë hallall dhe nuk do të merresh në përgjegjësi për to. Megjithatë, nëse do të ishe i punësuar dhe në gjendje të mirë ekonomike, dhe nuk ke nevojë që tani për tani personi në fjalë të ta kthej borxhin, atëherë nëse e di që ai ka mundësi të t’i kthejë para të tjera e jo ato që i ka fituar nga faidet kamatore, atëherë bën edhe të pritet.

    Imam Neveviu (Allahu e mëshiroftë!), në lidhje me situatën në fjalë thotë: “Kur ai t’i ketë dorëzuar – paratë nga pasuria haram – tek personi i varfër, për këtë të fundit nuk janë haram, përkundrazi janë hallall e të pastra.”
    Për këtë kemi argument rastin e Berirës (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e cila ishte një robëreshë të cilën Aishja, bashkëshortja e Pejgamberit ﷺ e kishte blerë dhe ajo i shërbente në shtëpi. Njëherë, kur ajo kishte sjellë ca mish të cilin asaj ia kishin dhënë si lëmoshë, dhe Pejgamberi deshi të hajë, Aishja i tregoi se ishte mish lëmoshe (sadaka) – e dihet mirëfilli se Pejgamberi nuk hante dhe nuk pranonte lëmoshë – atëherë, Pejgamberi ﷺ u përgjigj: “Për të ka qenë sadaka, kurse për ne është dhuratë.”
    Po ashtu, sikur çdo pasuri të cilën dikush na jep, do të interesoheshim se prej nga e ka fituar, hallall apo haram, pothuajse nuk do të mbetej pasuri të cilën do të mund ta pranonim. Edhe Pejgamberi ﷺ zhvillonte tregti me hebrenjtë e Medinës dhe pranonte dhuratat e tyre, ndonëse nuk ishte i sigurt se ata e kishin fituar atë pasuri në mënyrë të lejuar. Allahu e di më së miri!Hekuran Helshani

  • A lejohet t’i përdorim çorapet e përditshmërisë si meste?

    A lejohet t’i përdorim çorapet e përditshmërisë si meste?

    Pyetja:

    A lejohet t’i përdorim çorapet e përditshmërisë si meste?

    ***

    Përgjigjja:

    Jo, nuk lejohet t’i përdorim çorapet e përditshmërisë si meste, përpos nëse janë çorape të trasha të dimrit apo të lëkurës që janë enkas për meste. Përndryshe çorapet normale që i përdorim gjatë verës nuk i plotësojnë kushtet për t’u përdorur për meste.

    Dr. Shefqet Krasniqi

  • A të japim sadaka kur kemi shumë borxhe?

    A të japim sadaka kur kemi shumë borxhe?

    Pyetja:

    A duhet të ndalojë së dhëni sadaka në mënyrë që të ruaj paratë për të kthyer borxhet, edhe nëse borxhet janë shumë të mëdha?

    ***

    Përgjigjja:

    Meqë borxhi qenka kaq i madh, atëherë pagimi i borxhit është më i rëndësishëm sesa të jepet sadaka.

    Allahu e di më së miri.

    Shejh Asim El Hakim

  • Cilat janë normat kryesore rreth edukatës?

    Cilat janë normat kryesore rreth edukatës?

    Pyetja:Cilat janë normat kryesore rreth edukatës?

    ***

    Përgjigjja:

    Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

    Dije, – Allahu më udhëzoftë mua dhe ty drejt moralit më të përsosur, – se normat kryesore rreth edukatës janë dhjetë!
    E para: Kur takon një musliman, përshëndete duke i thënë: “Es Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu!” E, nëse të përshëndet ai ty, atëherë ktheja: “Ue alejkum selam ue rahmetullahi ue berakatuhu!”
    E dyta: Kur dëshiron të hysh diku, kërko leje duke qëndruar në të djathtë ose në të majtë të derës. Nëse të jep leje, hyn, e, nëse të thotë kthehu, kthehesh.
    E treta: Përmende Allahun kur fillon të hash dhe të pish duke thënë “Bismilah – Me emrin e Allahut”. Ha me të djathtën dhe para vetes! Kur e përfundon, lëpiji gishtërinjtë dhe thuaj “Elhamdulilah – Çdo falënderim i takon Allahut”.
    E katërta: Thuaj fjalë të mira rreth gjërave të hairit; ule zërin dhe fol ngadalë! Dëgjoje me vëmendje atë që të flet duke u kthyer nga ai e mos e ndërprit! E, në prani të më të madhit (të moshuarit), mos fol i pari.
    E pesta: Kur të shkosh për të fjetur, merr abdes, fli në anën e djathtë dhe lexoje Ajetul Kursinë (El Bekare, 255) një herë! Më pas bashkoji shuplakat e duarve dhe lexo në to suren el Ihlas (Kul huvellahu ehad) dhe dy mbrojtëset (suren el Felek dhe en Nas); pështyj në to dhe sa të kesh mundësi përshkoje trupin tënd me to. Këtë e bën tri herë.
    E gjashta: Kur të teshtish, mbuloje fytyrën me dorën ose me rrobën tënde! Më pas thuaj: “Elhamdulilah – Çdo falënderim i takon Allahut”. Nëse ndokush të thotë: “Jerhamuke Allahu – Allahu të mëshiroftë!”, ktheja: “Jehdikumullahu ue juslihu balekum – Allahu ju udhëzoftë dhe jua përmirësoftë gjendjen tuaj!”
    E shtata: Ndaloje hapjen e gojës aq sa ke mundësi; mbaje gojën me dorën tënde e mos thuaj: Ah e oh.
    E teta: Kur të shkosh në ndonjë ndenjë, ulu në fund! Mos u ul në mes të vendit me diell e hije! Mos i ndaj dy persona, përveçse me lejen e tyre! Askënd mos e ço prej vendit ku është ulur! Bëji vend atij që hyn dhe përmende në të Allahun, e më e pakta (që mund të bësh) është lutja për shlyerjen e gjynaheve kur mbaron takimi a kuvendi, e të thuash: “Subhaneke All-llahum-me ue bihamdike. Eshhedu en la ilahe il-la ente. Estagfiruke ue etubu ilejke – Larg të metave je Ti, o Allah! Ty të përket lavdia! Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje. Ty të kërkoj falje dhe te Ti pendohem!”
    E nënta: Jepja rrugës të drejtën e saj duke ulur shikimin, duke larguar pengesën, duke kthyer selamin, duke urdhëruar të mirën dhe duke ndaluar të keqen!
    E dhjeta: Vish rroba të bukura; më e mira është rroba me ngjyrë të bardhë. Rroba të mos jetë nën zogun e këmbës. Kur të vishesh, fillo me të djathtën e, kur të zhvishesh, nisja me të majtën!
    Shejh dr. Salih el Usajmi

    Përktheu: Burim Koçinaj
  • Kur ta lexojmë suren Kehf të premtën?

    Pyetja:

    Sipas Sunetit, kur është koha e duhur për të lexuar suren Kehf të premten? A duhet të lexohet pas sabahut dhe para namazit të xhuma apo në çdo kohë të ditës së xhuma? Gjithashtu, a është prej Sunetit leximi i sures Al-Imran të premten? Dhe nëse po, kur është koha e duhur për ta bërë këtë?

    ***

    Përgjigjja:

    • Virtytet e leximit të sures Kehf ditën e xhuma

    Ka hadithe sahih nga Profeti ﷺ në lidhje me virtytet e recitimit të sures Kehf gjatë ditës ose natës së xhumasë (e premte). Kjo përfshin:

    – Nga Ebu Seid el-Khudri, i cili ka thënë: “Kushdo që lexon suren Kehf natën e xhuma, do të ketë një dritë që do të shtrihet ndërmjet tij dhe Shtëpisë së Lashtë (Qabes). ” [1]

    – “Kushdo që e lexon suren Kehf në ditën e xhuma, do të ketë një dritë që do të shkëlqejë prej tij nga një e premte në tjetrën.” [2]

    – Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush e lexon suren Kehf në ditën e xhuma, do të ndriçojë një dritë për të nga nën këmbët e tij deri te retë e qiellit, e cila do t’i shkëlqej në Ditën e Kijametit dhe do t’i falen (mëkatet e tij) ndërmjet dy xhumave”. [3]

    • Kur të lexohet sureja Kehf të premten?

    Surja Kehf mund të lexohet gjatë natës ose ditën e xhuma. Nata e xhuma fillon nga perëndimi i diellit të enjten, ndërsa dita e xhuma përfundon në perëndim të diellit. Prandaj koha e leximit të kësaj sureje shtrihet nga perëndimi i diellit të enjten deri në perëndimin e diellit të premten.

    El-Menawi ka thënë:

    “El-Hafiz ibn Haxheri ka thënë në Amalinë e tij: “Në disa transmetime thuhet “dita e xhuma” dhe në disa transmetime thuhet “nata e xhuma”. Ata mund të pajtohen duke thënë se ajo që është menduar është dita që përfshin natën dhe anasjelltas.”[4]

    El-Menawi gjithashtu ka thënë:

    “Rekomandohet të lexohet gjatë ditës ose natës së xhuma, siç ka thënë Shafiu (Allahu e mëshiroftë). [5]

    • A duhet ta lexojmë suren Al Imran të premten?

    Nuk ka hadithe të vërteta në lidhje me leximin e sures Al Imran të premten. Të gjitha transmetimet që janë transmetuar në lidhje me të janë ose da’if xhiddan (shumë i dobët) ose mevdu’ (i trilluar).

    Ibn Abasi ka thënë: “Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kushdo që lexon suren në të cilën përmendet familja e Imranit (Al Imran) të premteve, Allahu dhe engjëjt e Tij do të dërgojnë bekime mbi të. atë derisa të perëndojë dielli.” [6]

    Dhe Tejmi ka transmetuar në Tergib se: “Kushdo që lexon suren Bekare dhe suren Al Imran natën e xhuma, do të ketë shpërblim si ai që është ndërmjet tokës së shtatë dhe qiellit të shtatë”.

    El-Menewi ka thënë, është gharib da’if xhiddan (i çuditshëm dhe shumë i dobët). [7]

    Allahu e di më së miri.

    Shejh Muhamed Salih El-Munexhid

    islamqa.com

    ————————————————————

    [1] Darimiu, 3407. Ky hadith u klasifikua si sahih nga Shejh Albani në Sahih El-Xhami, 6471.

    [2] Hakimi, 2/399; Bejhakiu, 3/249. Ibn Haxheri ka thënë në Tekhrij El-Adhkar se ky është një hadith hasen, dhe ai tha: “Ky është transmetimi më i fortë që është transmetuar në lidhje me leximin e sures Kehf.” Shih: Fejd El-Kadir, 6/198. Është klasifikuar si sahih nga Shejh Albani në Sahih El-Xhami’, 6470.

    [3] El-Mundhiri tha, këtë e transmeton Ebu Bekr ibn Mardevejh në Tefsirin e tij, me një isnad në të cilin nuk kishte asgjë të keqe. (El-Terhib ue’l-Terhib, 1/298)

    [4] Fejd El-Kadir, 6/199.

    [5] Fejd El-Kadir, 6/198.

    [6] Taberani në El-Mu’xhem El-Eusat, 6/191; dhe El-Kabir, 11/48. Ky hadith është daif xhiddan (shumë i dobët) ose mevdu. ‘ (i trilluar).

    Hejthemiu ka thënë: “Kjo është transmetuar nga Taberani në El-Ewsat ose el-Kabir, dhe [isnadi i saj] përfshin Talhah ibn Zejd El-Rikki, i cili është daif xhiddan (shumë i dobët).” (Mexhma’ul-Zevaid, 2/168).

    Ibn Haxheri tha: Talha është shumë i dobët dhe Ahmedi dhe Ebu Davudi e akuzuan atë për trillim të raporteve. (Shih Fajd el-Kadir, 6/199).

    Shejh Albani ka thënë: Është mevdu’ (i trilluar). Shih hadithin nr. 5759 në Da’if el-Xhami’.

    [7] Fejd El-Kadir, 6/199.

  • A lejohet të punohet në bankë në sektorin e IT-së?

    Pyetja:

    A lejohet të punohet në bankë në sektorin e IT-së, si dhe a lejohet puna në kompani dytësore që është e kontraktuar prej bankës?

    ***

    Përgjigjja:

    Falënderimi i takon vetëm Allahut të Lartësuar, përshëndetjet lëvdatat të Dërguarit të Tij.

    Fillimisht: Në parim lejohet ushtrimi i çdo pune e cila në esencë është hallall (e lejuar), përderisa me atë punë nuk përdoret si ndihmë për një punë tjetër haram.
    Së dyti: Puna në bankat komerciale, pjesë e së cilave është kamata; në pozitën e pjesëmarrësit në kontratën që përmban kamatë, nuk lejohet. Ngase një gjë e tillë konsiderohet ndihmesë nga afër në njërin nga mëkatet më të mëdha, që është kamata, pra, ndihmesë në mëkate dhe armiqësi, për çka ka ndaluar Allahu i Lartësuar: “…dhe mos e ndihmoni njëri tjetrin në mëkat e armiqësi…” (Maide: 2)
    Së treti: Puna në bankat komerciale, si mirëmbajtës (i rrjetit elektrik, mirëmbajtja e paisjeve, IT-së, e të ngjashme), konsiderohet ndihmesë jo nga afër në njërin nga mëkatet më të mëdha, që është kamata, pra, ndihmesë në mëkate dhe armiqësi. Pikërisht se këto punë konsiderohet ndihmesë jo nga afër në mëkat, ka bërë që dijetarët të mos kenë qëndrim të njëjtë në lidhje me dispozitën sheriatike për punë të tilla. Pjesa dërmuese e dijetarëve bashkëkohorë dhe akademive të jurispudencës islame, konsiderojnë se këto punë kanë efekt të madh në lehtësimin punëve që i kryejnë bankat komerciale dhe hyjnë në ajetin e lartëprmendur: “…dhe mos e ndihmoni njëri tjetrin në mëkat e armiqësi…” (Maide: 2) Si të tilla janë të ndaluara. Përderisa një pjesë e vogël e dijetarëve konsiderojnë që këto punë nuk kanë efekt të madh në punët e këtyre bankave dhe si të tilla nuk janë të ndaluara. Këshilla jonë për të gjithë ata që iu ofrohen punë të tilla (në sektorin e IT-së, si dhe në kompani dytësore që është e kontraktuar prej bankës), të mos punojnë, sepse në këtë mënyrë, së paku do të ruhen nga punët që janë të dyshimta; dyshim të fortë dhe do ta ruajnë fetarinë e tyre. Allahu e di më së miri.

    Hoxhë dr. Rasim Haxha

  • A lejohet konsumimi i ushqimeve që gatuhen me verë, shembull: midhjet gatuhen me verë të bardhë?

    Pyetja:

    A lejohet konsumimi i ushqimeve që gatuhen me verë, shembull: midhjet gatuhen me verë të bardhë?

    ***

    Përgjigjja:

    Falënderimi i takon vetëm Allahut të Lartësuar, përshëndetjet lëvdatat të Dërguarit të Tij.

    Muslimanit nuk i lejohet konsumimi i alkoolit në asnjë rrethanë normale; qoftë pak, qoftë shumë. Atij nuk i lejohet blerja e tij, as shitja e tij. Me një fjalë, ai duhet të qëndrojë larg alkoolit. Gjithashtu, atij nuk i lejohet as përdorimi i alkoolit për gatime, sikurse nuk i lejohet konsumimi i gatimeve të përgatitura me alkool. Bazuar në këtë, besimtari që posedon restaurant, gjelltore, e të ngjashme, nuk i lejohet përgatitja e ushqimeve me alkool, edhe nëse këtë ia kërkojnë klientët, madje atij nuk i lejohet as blerja e tij dhe mbajtja e tij në shtëpi apo restaurant. Gjithashtu besimtari duhet të ketë kujdes që mos të konsumojë ushqime që gatuhen me alkool. Ky është rregull i përgjithshëm, në bazë të të cilit duhet të veprojë çdo besimtar. Mirëpo, nëse besimtarit i servohen ushqime të gatuara me alkool, cfarë duhet të veprojë? Nëse ushqimet e gatuara me alkool, janë të përgatitura në zjarr, që i bie se zjarri bën që alkooli të avullohet, atëhere më e mira do të ishte që ky ushqim të mos konsumohet. Mirëpo nëse alkooli është avulluar i tëri dhe nuk ka mbetur asgjë prej tij në ushqim, konsumimi i tij nuk do të konsiderohej mëkat, porse herën tjetër ose nuk e frekuenton këtë restaurant, ose ia bën me dije që ushqimin e tij ta përgatisin pa alkool.
    Nëse alkooli nuk është avulluar i tëri nga ushqimi, vërehet prezenca e tij në ushqim, atëherë nuk lejohet konsumimi i atij ushqimi.  Nuk lejohet edhe konsumimi i ushqimeve që përgatiten me alkool dhe nuk gatuhen në zjarr, si: sallatat e ndryshme, pastat, kremat, e të ngjashme.
    Allahu e di më së miri.

    Hoxhë dr. Rasim Haxha

  • Nipi a trashëgon pasuri nga daja?

    Pyetja:

    Daja im e ka shitur shtëpinë por ka ndërruar jetë, pastaj kanë mbetur 3 motra, (nëna dhe dy tezet) por, pasi nëna ime ka vdekur para dy jave, tash kanë mbetur 2 motrat, gjegjësisht dy tezet, por paratë e shtëpisë të dajes i kanë marr dy tezet. Sipas dispozitave islame a me takon mua hisja e nënës sime?

    ***

    Përgjigjja:

    Me Emrin e Allahut, Mëshirplotit, Mëshiruesit!

    Së pari duhet të shikohet se a ka lënë ky dajë ndonjë vëlla ose ndonjë djalë? Ose, a ka lënë ndonjë djalë vëllai? Pastaj, nëse nuk lënë meshkuj, s’ka lënë vëllezër apo djem të tij, e as ka lënë djem të vëllait, e pastaj nuk ka lënë bija, nuk ka lënë grua, me një fjalë, nëse ky nuk e ka lënë askënd hiç prej këtyre, përpos këtyre tri motrave, atëherë po, pasuria u ndahet motrave. Por, nëse ka pasur edhe trashëgimtarë të tjerë, e që në këtë rast ka mundur të jetë edhe gruaja e dajës, fëmija e tij, djem apo vajza, djem të djemve, vëllezër, djem të vëllezërve, atëherë edhe këta futen në trashëgimi. E, nëse dikush prej tyre ka qenë gjallë kur daja ka kaluar në botën tjetër, atëherë ata janë hisenik në trashëgimi, e që nuk i përjashton motrat që ta marrin hisen e vetë, por dikush tjetër që trashëgon me ta pastaj ua ngushton hisen motrave.
    Sido që të jetë, po llogarsim se daja ka vdekur dhe ka lënë pas vetes vetëm këto tri motra, atëherë këto tri motrat duhet t’i marrin së bashku dy të tretat (2/3) e pasurisë së tij. Po çfarë të bëjmë me një të tretën e mbetur? Shumica e dijetarëve kanë thënë se edhe kjo pjesë në fund u kthehet këtyre motrave përderisa nuk janë gjetur trashëgimtarë të tjerë. Mirëpo, nëse pas vdekjes së dajës, ndonjëra prej këtyre tri motrave ka vdekur, pasi që i ka takuar hisja e saj në atë pasuri, edhe nëse nuk e ka pranuar ende atë pasuri për shkak të vonesës së ndarjes së hiseve, me fjalë të tjera, pasi ka vdekur daja, kanë kaluar një muaj dhe ende nuk është ndarë pasuria, ndërsa në këtë periudhë ka vdekur njëra prej trashëgimtareve, në këtë rast motrave, atëherë asaj i ka kaluar hisja e saj dhe është e qëndrueshme, edhe pse ende s’e ka pranuar; pra, në këtë rast, fillimisht i ndahet pasuria edhe kësaj që ka vdekur sikur të ishte gjallë, e pastaj ndahet pasuria e saj edhe një herë tek ata që ajo i ka lënë trashëgimtarë. Rrjedhimisht, juve që keni bërë pyetjen, ju takon të llogarisni pasurinë që i ka takuar nënës suaj, pasi që ajo ka qenë gjallë në kohën kur ka vdekur daja, dhe kjo pasuri pastaj duhet të ndahet ndër trashëgimtarët e nënës suaj. Nëse nëna juaj ka lënë djem dhe vajza, atëherë ndahet pasuria mes jush dhe nuk u mbetet më ndonjë hise tezeve, por nëse ju jeni vetëm vajza, gjegjësisht nëna juaj nuk ka lënë djem, atëherë një pjesë e hises kthehet edhe tek ato dy tezet që kanë mbetur.
    Allahu e di më së miri!

    Hoxhë dr. Rasim Haxha

  • Kur bëhet obligim haxhi?

    Pyetja:

    Kur bëhet obligim haxhi?

    ***

    Përgjigjja:

    Falënderimi i takon Allahut.

    Kushtet e obligimit të haxhit

    Dijetarët (Allahu i mëshiroftë) kanë deklaruar kushtet e obligimit të haxhit, të cilat nëse plotësohen, e bëjnë të detyrueshme për njeriun kryerjen e haxhit dhe pa to Haxhi nuk është i detyrueshëm. Janë pesë kushte të tilla: të jesh musliman, të jesh i shëndoshë, të jesh i rritur, të jesh i lirë dhe të jesh në gjendje ta bësh atë. Të qenit musliman Kjo vlen për të gjitha ibadetet, sepse adhurimi i bërë nga jobesimtari nuk është i vlefshëm. Allahu thotë (interpretim i kuptimit): “Dhe asgjë nuk e pengon që t’u pranohet kontributi i tyre, përveç se ata nuk besuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij.” (Tevbe54)
    Sipas hadithit të Muadhit, kur Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) e dërgoi atë në Jemen, ai tha: “Ju po shkoni te njerëzit nga ithtarët e Librit. Thirr ata të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar tjetër (me meritë) përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Allahut. Nëse të binden në këtë, thuaju atyre se Allahu i ka urdhëruar pesë namaze çdo ditë dhe natë. Nëse ata të binden në këtë, atëherë thuaju atyre se Allahu ka urdhëruar që t’u merret lëmosha (zekati) nga të pasurit e tyre dhe t’u jepet të varfërve të tyre.” (Rënë dakord) Pra, jobesimtari është urdhëruar së pari të hyjë në Islam. Nëse bëhet musliman, atëherë i themi të falet, të japë zekatin, të agjërojë, të kryejë haxhin dhe të gjitha detyrat e tjera të Islamit. Të jesh me mendje të shëndoshë dhe të jesh i rritur Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Lapsi ngrihet nga tre (dhe nuk i regjistron veprat e tyre): nga ai që fle, derisa të zgjohet; nga një fëmijë derisa të arrijë pubertetin dhe nga ai që është i çmendur derisa të vijë në vete.” [1]
    Pra, një fëmijë nuk është i obliguar të kryejë haxhin, por nëse prindërit e tij e marrin për haxh, haxhi i tij është i vlefshëm; fëmija do të ketë shpërblimin e haxhit dhe prindërit e tij gjithashtu do të kenë shpërblim. Kur një grua ngriti një fëmijë dhe pyeti: “A ka haxh për këtë?” Pejgamberi ﷺ tha: “Po, dhe do ta keni shpërblimin”. [2]

    Të jesh i lirë

    Haxhi nuk është i detyrueshëm për një rob, sepse ai është i hutuar nga detyrat e tij ndaj zotërisë së tij. Të jesh në gjendje ta bësh atë, Allahu thotë: “Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); Allahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit.” (Ali Imran: 97) Kjo përfshin aftësinë fizike dhe financiare. Ajo që nënkuptohet me të qenit i aftë fizikisht është se njeriu është i shëndoshë në trup dhe mund të përballojë vështirësitë e udhëtimit për në Shtëpinë e Shenjtë të Allahut.

    Kuptimi i aftësisë financiare në haxh

    Të jesh i aftë financiarisht do të thotë që dikush ka fonde të mjaftueshme për të shkuar në Shtëpinë e Shenjtë të Allahut dhe për t’u kthyer përsëri.
    Komisioni i Përhershëm për Fetva tha (11/30): “Të jesh i aftë për të kryer haxhin do të thotë që njeriu të jetë i shëndoshë në trup dhe të ketë mjete transporti për të arritur në Shtëpinë e Shenjtë të Allahut qoftë me avion, makinë apo kafshë hipur, ose duke marrë me qira mjete të tilla, sipas situatës së tij, dhe se ai ka mjaftueshëm. dispozitat për të shkuar atje dhe për t’u kthyer. Kjo duhet të jetë tepricë e asaj që ai duhet të shpenzojë për ata për të cilët është i detyruar të shpenzojë, derisa të kthehet nga haxhi. Një grua duhet gjithashtu të ketë një burrë ose mahrem me të cilin të udhëtojë në Haxh ose Umre. Paratë që ai përdor për të arritur në Shtëpinë e Shenjtë duhet të jenë të tepërta për nevojat e tij themelore, shpenzimet që i janë urdhëruar nga Sheriati dhe ato që i nevojiten për të shlyer borxhet e tij. Ajo që nënkuptohet me borxhe këtu janë gjërat që ai i ka ndaj Allahut, siç janë shlyerjet, dhe ajo që u detyrohet njerëzve të tjerë. Haxhi i atij që është në borxh Nëse një person ka borxh dhe nuk ka para të mjaftueshme për të bërë haxhin dhe për të shlyer borxhin, atëherë ai duhet të paguajë më parë borxhin dhe nuk ka pse të shkojë në haxh.

    Disa mendojnë se arsyeja është se ai nuk ka kërkuar leje nga ai të cilit i ka borxh paratë dhe nëse ai i jep leje, atëherë nuk ka asgjë të keqe. Nuk ka asnjë bazë për këtë mendim, përkundrazi arsyeja është të qenit në borxh. Dihet se nëse huadhënësi i jep leje debitorit që të shkojë në haxh, kjo nuk do të thotë që borxhi hiqet dhe ai nuk do ta ketë kryer detyrën e tij për shkak të kësaj leje. Prandaj, borxhliut duhet t’i thuhet: Shlyeje borxhin tënd fillimisht, pastaj nëse të mbetet mjaft, shko në haxh; përndryshe Haxhi nuk është i detyrueshëm në rastin tuaj. Nëse vdes borxhliu i cili nuk ka shkuar në haxh për shkak të borxhit të tij, atëherë ai do ta takojë Allahun me Islamin e tij të plotë dhe jo të munguar, sepse haxhi nuk ishte i detyrueshëm për të, ashtu siç nuk janë obligim zekati dhe haxhi për atë që është i varfër. Por nëse ai bën haxhin para se ta shlyejë borxhin dhe pastaj vdes para se ta shlyejë atë, atëherë ai është në rrezik, sepse edhe shehidit i falet çdo gjë përveç borxhit, po për këdo tjetër? Kuptimi i shpenzimit të urdhëruar nga Sheriati Ajo që nënkuptohet me shpenzimet e urdhëruara për të nga sheriati është ajo që ai është obliguar nga sheriati të shpenzojë për veten dhe familjen e tij, pa qenë as ekstravagant dhe as koprrac. Nëse ai është me mjete mesatare dhe dëshiron të tregojë shenja pasurie si blerja e një makine të shtrenjtë në mënyrë që të duket i pasur, dhe ai nuk ka para të mjaftueshme për të kryer haxhin, atëherë ai duhet të shesë makinën dhe t’i përdorë ato për të kryer. Haxhi, dhe ai duhet të blejë një makinë që i përshtatet situatës së tij. Shpenzimi i tij për këtë makinë nuk është një lloj shpenzimi i miratuar në sheriat, por është ekstravagancë, e cila është e ndaluar në Islam. Ajo që nënkuptohet me i aftë financiarisht është se ai duhet të ketë mjaftueshëm për familjen e tij derisa të kthehet, dhe të ketë të ardhura pasi të kthehet për t’u kujdesur për veten dhe ata për të cilët shpenzon, si qira nga prona, rroga dhe biznesi. fitimet etj. Prandaj, ai nuk ka pse të përdorë kapitalin e biznesit të tij, fitimin e të cilit ai e shpenzon për veten dhe familjen e tij, për të bërë haxhin, nëse kjo humbje e kapitalit do të rezultojë në një humbje fitimi që nga ana tjetër do të thotë se familja e tij bën nuk kanë mjaft.
    Komisioni i Përhershëm për Fetva (11/36) u pyet për një burrë që ka një shumë parash në një bankë islame dhe të ardhurat e tij vinin nga fitimet në ato para që i dhanë mjaftueshëm për të jetuar një mënyrë jetese të moderuar. A është i detyruar të bëjë haxhin duke përdorur atë kapital, duke e ditur se kjo do të ndikonte në të ardhurat e tij mujore dhe do t’i rriste financat në mënyrë të padurueshme? Ata u përgjigjën: 
    “Nëse gjendja jote është ashtu siç e përshkruan ti, nuk je i obliguar ta kryesh haxhin sepse nuk je në gjendje ta kryesh atë në mënyrën e kërkuar nga sheriati. Allahu thotë (interpretim i kuptimit): “Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); Allahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit.” (Ali Imran: 97)
    Dhe Ai thotë: “Dhe (Allahu) nuk ju ka vënë ndonjë vështirësi në fe.” (Haxh78)
    Kuptimi i nevojave themelore Ajo që nënkuptohet me nevojat themelore është ajo për të cilën një person ka shumë nevojë në jetën e tij dhe pa të cilat është shumë e vështirë për të, siç janë librat për kërkuesin e dijes. Pra, ne nuk i themi: Shiti librat dhe përdori paratë për të shkuar në haxh, sepse këto janë nevoja elementare për të. Në mënyrë të ngjashme, nëse një personi ka nevojë për veturën e tij, ne nuk i themi, shisni atë dhe përdorni paratë për të shkuar në haxh. Por nëse ai ka dy makina dhe nuk i duhen njëra prej tyre, atëherë ai duhet të shesë njërën prej tyre dhe t’i përdorë paratë për të shkuar në haxh. Po kështu, një mjeshtër nuk ka nevojë të shesë veglat e tij, sepse i duhen ato. Dhe nëse një njeri ka një makinë të cilën e përdor për punë dhe e shpenzon për veten dhe familjen e tij nga paratë që fiton për ta marrë me qira, ai nuk ka pse ta shesë atë për të shkuar në haxh. Një nevojë tjetër themelore është nevoja për t’u martuar. Nëse një person duhet të martohet, kjo ka përparësi ndaj haxhit, përndryshe Haxhi ka përparësi.

    Ajo që nënkuptohet me të qenit i aftë financiarisht është se një person duhet të ketë fonde të tepërta që janë të mjaftueshme për të kryer haxhin pas shlyerjes së borxheve dhe kujdesit për detyrimet e sheriatit dhe nevojat themelore. Nëse një person është në gjendje fizike dhe financiare për të kryer haxhin, atëherë ai është i detyruar të ngutet në haxhin. Nëse nuk është i aftë fizikisht dhe financiarisht, ose nëse është i aftë fizikisht, por është i varfër dhe nuk ka pasuri, atëherë nuk është i obliguar të bëjë haxhin. Nëse një person është i aftë financiarisht, por ai nuk është i aftë fizikisht, atëherë ne e shikojmë çështjen më tej. Nëse problemi i tij është diçka që ai shpreson se do të zhduket, si për shembull një sëmundje nga e cila shpreson të shërohet, atëherë ai duhet të presë derisa Allahu ta shërojë atë, pastaj të bëjë haxhin. Nëse problemi i tij është ai për të cilin nuk ka shpresë se do të zhduket, si p.sh. një person me kancer ose një i moshuar që nuk mund të bëjë haxhin, atëherë ai duhet të caktojë dikë që të bëjë haxhin në emër të tij dhe detyrën për të kryer haxhin. nuk hiqet dorë për shkak të paaftësisë fizike nëse është i aftë financiarisht. Dëshmi për këtë është transmetimi sipas të cilit një grua tha: “O i Dërguar i Allahut, urdhri i Allahut për njerëzit për të kryer haxhin ka ardhur kur babai im është plak dhe nuk mund të ulet fort në shalën. A mund ta kryej haxhin në emër të tij?” Ai tha: “Po.” Profeti ﷺ u pajtua me komentin e saj se Haxhi ishte i detyrueshëm për babanë e saj edhe pse ai ishte fizikisht i paaftë për të kryer haxhin. [3]

    A mund të shkojnë gratë në haxh pa mahrem? Në mënyrë që haxhi të jetë i detyrueshëm për një grua, është thelbësore që ajo të ketë një mahrem me vete dhe nuk i lejohet të udhëtojë për haxh, qoftë ky haxh i detyrueshëm apo nafl, pa mahrem. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Asnjë grua nuk duhet të udhëtojë përveçse me mahrem”. [4]
    Mahrem është burri i saj ose ai me të cilin është e ndaluar përgjithmonë të martohet për shkak të lidhjeve të gjakut, dhënies së gjirit ose lidhjeve me martesë. Burri i motrës, hallës së nënës ose hallës së babait nuk është mahrem. Disa gra e marrin lehtë këtë çështje dhe udhëtojnë me burrin e motrës dhe motrës së tyre, ose me hallën e nënës dhe burrin e tezes, por kjo është haram, sepse burri i motrës ose burri i hallës së nënës nuk është mahrem, kështu që nuk lejohet për ajo të udhëtojë me të. Pra, ekziston frika se haxhi i saj nuk është i duhuri, sepse haxhi i duhur (Haxhi mebrur) është ai që nuk përzihet me asnjë mëkat, por kjo grua është duke mëkatuar gjatë gjithë udhëtimit të saj derisa të kthehet në shtëpi. Është gjithashtu thelbësore që mahrem të jetë një i rritur me mendje të shëndoshë, sepse qëllimi i mahremit është të mbrojë gruan dhe një fëmijë ose një i çmendur nuk mund ta bëjë këtë. Nëse gruaja nuk ka mahrem, ose e ka, por ai nuk mund të udhëtojë me të, atëherë ajo nuk është e obliguar të bëjë haxhin.

    A duhet gruaja të kërkojë leje nga burri i saj për të shkuar në haxh? Leja e burrit nuk është kusht thelbësor për obligimin e gruas për të kryer haxhin, por ajo obligohet ta bëjë haxhin kur të plotësohen kushtet e detyrimit, edhe nëse burri i saj nuk jep leje. Komisioni i Përhershëm tha (11/20): “Haxhi i detyrueshëm është i detyrueshëm kur plotësohen kushtet për ta bërë atë dhe leja e burrit nuk është një prej tyre. Nuk i lejohet që ta ndalojë atë, përkundrazi është paraparë që ai të bashkëpunojë me të në përmbushjen e kësaj detyre. Fundi i citatit. Kjo ka të bëjë me haxhin e detyrueshëm. Sa i përket Ibnul-Mundhir ka transmetuar se dijetarët njëzëri janë pajtuar se burri ka të drejtë ta ndalojë gruan e tij nga kryerja e haxhit nafile (vullnetare), sepse të drejtat e burrit janë të detyrueshme për të dhe nuk zëvendësohen me diçka që nuk është e detyrueshme. për të. [5]

    Shejh Ibn Uthejmin, “Sherh el-Mumti” 7/5-27

    ————————————-

    [1] Ebu Davudi, 4403

    [2] Muslimi

    [3] Buhariu (1513)

    [4] Buhari, 1862; Muslimi 1341

    [5] El-Mughni, 5/35

  • Pse është e ndaluar të hamë me dorën e majtë?

    Pyetja: Allahu na e ka fal dorën e majtë, pse na thuhet që është haram të hamë dhe të pimë me dorën e majtë?

    Përgjigja: Arsyeja kryesore hadithi; ” Djalosh ushqehu me te djathten!”. Si edhe hadithi; ” Shejtani ushqehet han e pin me të majtën”. Si edhe hadithi :” … se kur ti ushqehesh me te majtën ushqehet bashkë me ty Shejtani”. Allahu na ka falë shumë gjëra, por disa nga këto që na i ka fal na i ka kufizuar, edhe derrin Zoti e ka fal, por ka thënë është haram, edhe verën Zoti e ka fal, ama ka thënë është haram.  Kështu që, jo çdo gjë që e ka fal Zoti do të thotë se është hallall. Po mirë, pse e bëri Zoti? -Për t’na vënë neve në provë. Për të parë njeriun e devotshëm dhe njeriun jo të devotshëm. Për të parë robin e mirë dhe njeriun e prishur. Janë disa pika, sanksione, i kalove quhesh  shkelës kufiri, shkelësi i kufirit ka probleme, kjo është ideja. Kështu që, nuk është puna pse Zoti e ka krijuar doren e majtë, pse disa veprime duhet të jenë…Zoti nuk pyetet.

    Të ishte ligj për shembull, në parlament dhe të ishte kaluar, pyet dot ti? Pyet dot të thuash, ej po pse e keni miratuar këtë ligjin kështu, pyet dot? – edhe ti s’pyet dot për një ligj se është e padiskutueshme, e jo më kur vjen fjala për  ligjin e Zotit dhe për dëshirën dhe vullnetin e Zotit, të thuash: “Po pse, a e ka bërë Zoti këtë?”.  Po shumë gjëra i ka bërë Zoti, po t’i hysh kësaj gjëje i bie t’i biesh murit me kokë, shumë gjëra i ka bërë Zoti, por s’i bën dot. / Dr. Imam Ahmed Kalaja.

Need Help? Send a WhatsApp message now

Click one of our representatives below

Kushtrim Guraj
Kushtrim Guraj

Technical support

I am online

I am offline

Merlinda Guraj
Merlinda Guraj

Marketing support

I am online

I am offline