Category: Shëndetësi

  • A e dini se çfarë saktësisht shkakton të përziera gjatë vozitjes?

    A e dini se çfarë saktësisht shkakton të përziera gjatë vozitjes?

    Ekspertët përkufizojnë kinetozën si “sëmundje lëvizjeje”, dhe më së shpeshti manifestohet me të përziera, marramendje, dhimbje koke, dobësi dhe shpesh të vjella.

    Fëmijët më së shpeshti vuajnë nga të përzierat gjatë vozitjes, por probleme të tilla mund të kenë edhe të rriturit.

    Falë hulumtimit të shkencëtarëve nga Universiteti Autonom i Barcelonës, në fakt u bë e mundur të zbulohej arsyeja që çon në shfaqjen e këtyre simptomave.

    Një ekip studiuesish, i udhëhequr nga profesori Pablo Machuca-Márquez, në fakt identifikoi neuronet përgjegjëse për sëmundjen e lëvizjes, shqetësimin që lidhet me lëvizjen në një veturë, raportojnë mediat.

    Neuronet e përfshira janë të vendosura në një rajon specifik të trungut të trurit, i njohur si bërthama vestibulare, nga e cila vijnë tufa fibrash nervore që transmetojnë sinjale të nevojshme për orientimin në hapësirë dhe lëvizjen në tru.

    Rezultatet zbuluan se çaktivizimi i neuroneve që shprehin proteinën Vglut2 parandaloi shqetësimin.

    Aktivizimi i tyre në vend të kësaj shkaktoi simptoma të ngjashme me sëmundjen e lëvizjes, edhe në mungesë të stimulimit.

    Midis këtyre neuroneve, ata me receptorin Cck-A dolën si fajtorët kryesorë përgjegjës për simptomat.

    Duke hartuar qarqet nervore, u zbulua se ato ishin të lidhura me bërthamat parabrakiale të trurit, të cilat rregullojnë oreksin, temperaturën e trupit dhe letargjinë.

    Shkencëtarët besojnë se mund të ketë qarqe shtesë, të pazbuluara që ndikojnë në simptoma të tjera që lidhen me të përzierat.

    Hulumtimi, i botuar në Journal of the American Academy of Sciences, përfaqëson një hap përpara në kuptimin e mekanizmave nervorë që qëndrojnë në themel të sëmundjes së lëvizjes dhe mund të hapë rrugën për terapitë e synuara për të lehtësuar shqetësimin që lidhet me udhëtimin me makinë.

  • Nëse doni që të keni rezultate, kjo është koha më e mirë për ta pirë ujin me limon

    Nëse doni që të keni rezultate, kjo është koha më e mirë për ta pirë ujin me limon

    Uji me limon në mëngjes është një mënyrë shumë e mirë për ta nisur ditën plot me ushqyes dhe vitamina.

    Por uji me limon nuk ka përse të pihet vetëm në mëngjes sipas ekspertëve të ushqyerjes së shëndetshme.

    Uji është i dobishëm për çdo qelizë të trupit dhe ka efekt pastrues për organizmin.

    Nëse e pasuroni me lëng limoni, uji do të ketë më shumë alkalinë. Që do të thotë se sistemi tretës do të përfitojë më shumë prej tij.

    Limoni nxit çlirimin e bikarbonatit të sodiumit në zorrën e vogël duke nxitur tretjen.

    Uji me limon ju mban të hidratuar dhe përmirëson funksionet e muskujve dhe tretjen.

    Athtësia e limonit nxit edhe prodhimin e lëngjeve tretëse dhe qarkullimin e tyre.

    Përse janë limonët kaq të veçantë?

    Limonët kanë një shije të mirë por janë edhe një burim i shkëlqyer i vitaminës C, polifenolëve, antioksidantëve e të tjerë.

    Për më tepër, antioksidantët kurojnë organizmin nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira.

    Pirja e ujit me limon që në mëngjes i jep trupit antioksidantët e nevojshëm për rigjallërimin e lëkurës dhe freskinë e saj.

    Përse duhet të pini ujë me limon në mëngjes?

    Uji me limon të bën mirë në çdo orë të ditës. Por mëngjesi ka më shumë rëndësi, më shumë për shkak të ujit se limonit.

    Pirja e një gote me ujë në mëngjes ka efekt hidratues pas një nate në gjumë dhe zbut urinë.

    Ekspertët thonë se trupi në mëngjes është tërësisht i dehidratuar.

    Duke e nisur ditën me një gotë me ujë me limon, trupi furnizohet me ushqyesit e nevojshëm që e pastrojnë dhe e hidratojnë që në fillim.

    Nëse i zëvendësoni pijet e ëmbëlsuara ose ato me kafeinë me ujë me limon atëherë do të përfitoni më pak kalori dhe më shumë ushqyes të dobishëm.

    Kjo është një strategji fitimprurëse për trupin dhe trurin.

  • Mjaltë me sodë buke, kura plot përfitime për stomakun dhe mëlçinë

    Mjaltë me sodë buke, kura plot përfitime për stomakun dhe mëlçinë

    Soda e bukës është përdorur që në lashtësi kundër një sërë sëmundjesh dhe problemesh dermatologjike. Ajo është shumë e suksesshme, jo vetëm në gatim por edhe për pastrim.

    Vlerat E Mrekullueshme Të Sodës Së Bukës

    Soda e bukës është aleati më i mirë i sistemit tretës. Ajo ndihmon kundër fryrjeve në stomak dhe për tretjen e ushqimeve të rënda. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, soda e bukës është një kurë që funksionon kundër urthit dhe ndjesisë së djegies në kraharor. Soda e bukës ndihmon mëlçinë të shpërbëjë toksinat që nuk treten dot.

    Ajo është e pasur me vitaminë C dhe kalium. Kësisoj, soda e bukës është një nga antioksidantët më të mirë natyralë që ekzistojnë në botë.

    Soda e bukës zbut infeksionet dhe neutralizon bakteret dhe viruset.

    Ajo përdoret gjërësisht edhe kundër gripit dhe virozave, sipas informacioneve të AgroWeb.org. Soda e bukës e ndihmon organizmin të ngrejë një sistem mbrojtës kundër baktereve. Ajo është shumë efikase kundër infeksioneve urinare.

    Kura E Sodës Së Bukës Me Mjaltë

    Përbërësit:

    120 gramë sodë buke

    250 gramë mjaltë

    Përgatitja:

    Përziejini përbërësit në një enë qelqi deri sa masa të jetë homogjene dhe e trashë.

    Vendosni një tenxhere me ujë në zjarr, dhe ngroheni enën me mjaltë e sodë brenda tenxheres në ujin e valuar për 10 minuta. Më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

    Ju duhet të konsumoni dy ose tre lugë gjelle çdo ditë për një muaj. Kurën mund ta konsumoni para ose pas vakteve. Është shumë e rëndësishme që kurën të mos e konsumoni për më shumë se një muaj.

    Gjatë kësaj kohe, duhet të shmangni mishin e kuq, miellin dhe sheqernat. Kjo kurë funksionon kundër disa sëmundjeve si: stomaku, gripi dhe sëmundjet e veshkave.

    Nëse vendosni të konsumoni kurën, AgroWeb.org ju këshillon të informoni mjekun që ndjek progresin e sëmundjes suaj.

    * Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

  • Mjekët në QKUK i heqin pacientes gjilpërën nga rrugët e frymëmarrjes

    Mjekët në QKUK i heqin pacientes gjilpërën nga rrugët e frymëmarrjes

    Një 30-vjeçare ka rrezikuar seriozisht shëndetin e saj, pasi që aksidentalisht kishte aspiruar përpirë një trup të huaj, gjilpërë.

    Gjilpëra kishte depërtuar në rrugët e frymëmarrjes, duke e rrezikuar shëndetin e saj, e duke shkaktuar shumë vështirësi për frymëmarrje.

    “Me të parë gjendjen e pacientes, ekipi kujdestar i Klinikës së Pulmologjisë, ishte mobilizuar dhe përmes aparaturës së bronkoskopisë, arrihet të hiqej gjilpëra, që kishte shkaktuar vështirësi dhe pengesa në frymëmarrje”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

    Ekipi i mjekëve nga Klinika e Pulmologjisë, u apelon qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që mos të rrezikohet shëndeti.

  • Mund të mos e bëni çdo ditë, por ecja pas ngrënies vjen me dobi të shumta shëndetësore

    Mund të mos e bëni çdo ditë, por ecja pas ngrënies vjen me dobi të shumta shëndetësore

    Ecja pas ngrënies mund të sjell disa përfitime shëndetësore, të tilla si përmirësimi i tretjes dhe promovimi i humbjes së peshës.

    Është bërë më se e zakonshme të bëni një shëtitje të shkurtër pas çdo vakti ushqimor.

    Kjo shëtitje e shkurtër pas ngrënies mund të ndikojë në shëndetin tuaj në një mënyrë pozitive, duke sjell dobi të shumta shëndetësore, por cilat janë ato?

    Më poshtë kemi listuar disa prej tyre.

    Mund të përmirësojë tretjen

    Një përfitim i madh i mundshëm që lidhet me ecjen pas ngrënies është përmirësimi i tretjes.

    Lëvizjet e trupit mund të ndihmojnë tretjen tuaj duke nxitur stimulimin e stomakut dhe zorrëve, duke bërë që ushqimi të lëvizë më shpejt.

    Studimi ka treguar se ecja e barabartë me 10 orë në javë parandalon kancerin në sistemin tretës, i cili përfshin:

    Gojën

    Fytin

    Ezofagun

    Stomakun

    Zorrën e hollë

    Kolorektalin

    Pankreasin

    Fshikëza e tëmthit

    Mëlçinë

    Mund të ndihmojë në menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak

    Një përfitim tjetër i dukshëm i ecjes pas ngrënies është përmirësimi i menaxhimit të sheqerit në gjak.

    Kjo është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit me diabet të tipit 1 dhe 2 – çrregullime që dëmtojnë përpunimin e sheqerit në gjak – sepse stërvitja pas ngrënies mund të parandalojë rritjen e tepërt të sheqerit në gjak.

    Një studim i vitit 2016 te njerëzit me diabet të tipit 2 gjeti se ecja për 10 minuta pas çdo vakti ishte më efektive se sa ecja për 30 minuta në çdo kohë për menaxhimin e sheqerit në gjak.

    Ndonëse stërvitja pas vaktit është veçanërisht ndikuese për ata me diabet, të tjerët mund të përfitojnë gjithashtu nga efektet e tij në uljen e sheqerit në gjak.

    Mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

    Për dekada, aktiviteti fizik ka qenë i lidhur me shëndetin e zemrës.

    Më konkretisht, hulumtimet kanë treguar se ushtrimet e rregullta mund të ulin presionin e gjakut dhe kolesterolin LDL (të keq), duke reduktuar gjithashtu rrezikun e një goditjeje ose sulmi në zemër.

    CDC rekomandon 30 minuta ushtrime me intensitet të moderuar të paktën 5 ditë në javë. Duke përfunduar tre shëtitje 10-minutëshe në ditë pas vakteve, mund ta përmbushni lehtësisht këtë udhëzim.

    Mund të nxisë humbjen e peshës

    Dihet gjerësisht se stërvitja luan një rol të madh në humbjen e peshës në kombinim me një dietë të duhur.

    Për të nxitur humbjen e peshës, duhet të jeni në një deficit kalori. Kjo do të thotë që ju digjni më shumë kalori sesa merrni.

    Ecja pas ngrënies mund t’ju sjellë më afër arritjes së një deficiti kalori. Thënë kështu, nevojiten më shumë të dhëna për të përcaktuar efektet specifike të ecjes pas ngrënies në humbjen e peshës.

    Mund të ndihmojë në rregullimin e presionit të gjakut

    Ecja pas ngrënies mund të ndihmojë gjithashtu në rregullimin e presionit të gjakut në një masë të caktuar.

    Bazuar në të dhënat aktuale, pjesëmarrja në shëtitje pas ngrënies mund të ketë një efekt të fuqishëm në uljen e presionit të gjakut.

  • Çfarë i ndodh organizmit nëse konsumoni djathë në mëngjes?

    Çfarë i ndodh organizmit nëse konsumoni djathë në mëngjes?

    Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më të mërzitshëm në një gosti të shijshme.

    Djathi, edhe në të kaluarën ka qenë një nga produktet e bulmetit më të rekomanduara nga mjekët, për shkak të vlerave shëndetësore që ka.

    Por e kishit menduar ndonjëherë se kur është koha më e mirë për t’i marrë të gjitha vlerat e tij?

    Duke qenë se është një produkt që konsumohet gjërë, nuk është menduar gjatë se në cilin vakt djathi ka potencialin e tij më të madh.

    Sipas të dhënave, mëngjesi është vakti më i përshtatshëm ku trupi ynë përfiton më shumë nga vlerat e djathit të bardhë.

    Më poshtë gjeni të listuar gjashtë arsyet përse djathi i bardhë duhet të konsumohet në mëngjes.

    Është shumë i thjesht për t’u tretur

    Sipas të dhënave, djathi i bardhë është produkti i bulmetit që organizmi ynë e tret më lehtë.

    Falë strukturës së tij, enzimat e stomakut arrijnë ta shpërbëjnë shumë shpej dhe në të njëjtën kohë lehtësohet dhe përthihtja e mineraleve që ai përmban.

    Një vlerë tjetër është se duke qenë se ka veti anti inflamatore, ai ndihmon shumë tretjen e të gjithë personave që janë intolerantë ndaj produkteve të bulmetit.

    Ka përqindjen më të ulët të yndyrës

    Djathi i bardhë ka 21 gramë yndyrë për çdo 100 gramë, duke e çuar këtë produkt në shkallën më të lartë të klasifikimit të ushqimeve mirëbërëse.

    Nëse ky djathë konsumohet në mëngjes nga personat që kanë probleme me kolesterolin, ai ndihmon ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të përthithjes së yndyrës edhe gjatë ditës.

    Një burim i mirë i proteinës

    Përveç sasisë së konsiderueshme të kalciumit, djathi i bardhë përmban edhe proteina.

    Të gjithë ekspertët dhe mjekët këshillojnë këdo, që mëngjesin ta pasurojnë me sa më shumë proteina. Nga njëra anë ato i japin organizmit tonë më shumë energji gjatë ditës, dhe nga an tjetër janë jetësore për shëndetin e muskujve.

    Plot me vitamina

    Djathi i bardhë është i pasur me vitaminat më të rëndësishme siç janë B6, vitamina A dhe fosfori.

    Vitamina B6 ka një funksion thelbësor për metabolizmin dhe formimin e qelizave të reja.

    Ndërkohë vitamina A falë antioksidantëve që përmban, lufton të gjitha radikalet e lira.

    Fosfori, i fundit në radhë po jo nga rëndësia, është një mineral që gjendet në secilën qelizë të organizmit tonë.

    Ai ndihmon stomakun të ruajë ekuilibrin e aciditetit. Në bashkëveprim me kalciumin ai rigjeneron dhe ndërton qelizat kockore për rritjen dhe jetëgjatësinë e organizmit.

    Këto vitamina dhe minerale, nëse konsumohen në mëngjes, arrijnë të ruhen në organizëm dhe e kryejnë funskionin e tyre përgjatë gjithë ditës.

    Një probiotik fantastik

    Djathi i bardhë është produkti ideal për shëndetin e aparatit tretës. Ai përmban një numër të lartë probiotikësh, të cilët ndikojnë në përmirësimin e funksioneve të stomakut por jo vetëm.

    Ndihmon në shëndetin e kockave

    Duke qenë se djathi i bardhë prodhohet nga qumështi i lopës, deles apo dhisë, është burimi më i mirë i kalciumit dhe kaliumit.

    Nëse ai konsumohet në mëngjes, trupi përfiton nivelet e duhura të këtyre mineraleve.

  • Problemet me stomakun shkaktojnë stres dhe ankth, çfarë duhet të përdorni

    Problemet me stomakun shkaktojnë stres dhe ankth, çfarë duhet të përdorni

    Studimet e fundit, i çelin rrugën disa trajtimeve të rëndësishme të bazuara në probiotikë të cilat funksionojnë kundër stresit, ankthit, apo traumave të ndryshme.

    Roli i probiotikëve, apo baktereve të mira në mirëqenien mendore është analizuar prej vitesh në shumë studime shkencore.

    Një prej tyre shprehej se mungesa e një lloji të caktuar bakteresh të stomakut mund të nxisë më shumë ankthin dhe depresionin.

    Një studim tjetër mbi këtë çështje sugjeron se medikamentet për aciditetin në stomak mund të nxisin shfaqjen e depresionit.

    Këto medikamente shkaktojnë probleme në komunikimin e ndërsjellë mes stomakut dhe trurit. Për më tepër, shëndeti i stomakut ka një lidhje të drejtpërdrejtë me shfaqjen ose jo të çrregullimeve të stresit post-traumatik.

    Sipas të dhënave, një florë bakteriale e varfër shkakton çrregullime të humorit, por stresi i shkatërron bakteret e mira në stomak njësoj si ushqimet e skuqura e të përpunuara.

    Probiotikët bllokojnë ndikimin e stresit

    Shkencëtarët kanë arritur në konkluzionin se prania e probiotikëve në organizëm bllokon ndjeshmërinë ndaj stresit.

    Probiotikët përmirësojnë shëndetin e trurit. Ato shmangin ndikimin e stresit dhe shpërthimin e inflamacionit në këtë organ.

    Pesë ushqimet e pasura me probiotikë që duhet t’i konsumoni

    Kosi dhe produkte të tjera të bulmetit

    Kosi i prodhuar përmes një proçesi sa më natyral fermentimi të qumështit është një nga burimet më të mira të probiotikëve.

    Veçanërisht nëse kosi prodhohet në mënyrë natyrale, ai nuk përmban ëmbëlsues artificial dhe është i pasur me disa forma probiotikësh.

    Lakra turshi

    Ky është një lajm i mirë për shqiptarët. Lakra e fermentuar dhe llojet e tjera të turshive, jo vetëm që janë jashtëzakonisht të pasura me vitamina A, B, C dhe E, por janë të mbushura me mikro organizma të shëndetshme.

    Çokollata e zezë

    Mund të tingëllojë e çuditshme, por çokollata e zezë e një cilësie të lartë përmban probiotikë. Këshilla e vetme që mund të kini parasysh është që ta konsumoni përpara ushqimit dhe jo si ëmbëlsirë.

    Sipas të dhënave, ushqimet e pasura me probiotikë duhen konsumuar përpara çdo vakti.

    Bananet

    Edhe pse bananet në të vërtetë nuk përmbajnë probiotikë, ato shkaktojnë shumëfishimin dhe lulëzimin e baktereve ekzistuese në sistemin tretës. Bananet përmirësojnë gjithashtu shëndetin e zorrëve.

    Buka integrale

    Nëse dëshironi të ruani ekuilibrin e florës intestinale, është e nevojshme të kufizoni dozën e ushqimeve që shkatërrojnë bakteret e shëndetshme.

    Buka e bardhë është një prej këtyre ushqimeve. Mos hezitoni të zgjidhni bukën integrale që përmban proteina dhe përbërës ushqimorë shtesë.

  • A mund të ruhen frutat e thata në frigorifer për të qenë më të freskëta?

    A mund të ruhen frutat e thata në frigorifer për të qenë më të freskëta?

    Frutat e thata, sidomos arrat janë një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të shtuar yndyrat e shëndetshme në dietën ushqimore. Por a duhet t’i ruani ato në frigorifer, apo mund të qëndrojnë gjatë edhe në një sirtar apo dollapin e kuzhinës suaj?

    Nutricionistët kanë një përgjigje të qartë për mënyrat më të mira për të ruajtur frutat e thata që ato të qëndrojnë të freskëta dhe të gatshme për t’u shtuar në pjatat tuaja.

    Përgjigja e shkurtër: Po, frutat e thata duhet të ruhen në frigorifer. Dhe ka një arsye pse. Të gjitha ato yndyra të shëndetshme, të pangopura që i bëjnë kaq mirë trupit dhe shëndetit tonë, mund të prishen nëse ruhen në temperaturën e dhomës, për më tepër ato marrin një aromë jo të këndshme.

    “Yndyrat e pangopura te frutat e thata janë më të brishta dhe kjo është arsyeja pse ato mund të shpërbëhen nëse nuk ruhen në temperaturën ideale,” thotë nutricionistja Amy Reed. “Sidomos në vendet më të ngrohta (ose gjatë verës) ose nëse ato ekspozohen gjithashtu ndaj dritës ato mund të prishen brenda një muaji”, shton ajo.

    Ftohja mund të ndihmojë në ngadalësimin e procesit dhe mbrojtjen e këtyre frutave për një kohë më të gjatë dhe nëse vërtet dëshironi t’i ruani gjatë ato, mund t’i vendosni në pjesën e ngrirjes së frigoriferit.

    “Zgjidhja më e mirë është ruajtja e tyre në frigorifer për të ruajtur jo vetëm profilin e shijes dhe aromës, por edhe përfitimet shëndetësore të përmbajtjes së yndyrës së shëndetshme për zemrën,” shton nutricionistja Lena Bakoviç.

    Sa kohë mund t’i ruani në frigorifer?

    Gjithçka varet nga mënyra e ruajtjes që zgjidhni dhe mjedisi në kuzhinën tuaj si lagështia, drita dhe nxehtësia që mund të shkurtojnë kohën e sigurt të ruajtjes për frutat e thata.

    Frutat e thata të ruajtura në temperaturën e dhomës mund të zgjasin nga një deri në tre muaj, në varësi të llojit të tyre, por nëse ato të pjekurat nëse ruhen në një enë hermetike larg dritës dhe nxehtësisë, vlerat e tyre mund të zgjasin deri në gjashtë muaj.

  • Tensioni i lartë, si ta trajtoni me produktet e duhura në shtëpi

    Tensioni i lartë, si ta trajtoni me produktet e duhura në shtëpi

    Të dhënat tregojnë se 1.8 miliardë njerëz në botë vuajnë nga hipertensioni.
    50 për qind e tyre nuk janë në dijeni të këtij problemi.
    Ai nuk ka simptoma derisa sa të arrijë nivele të larta apo derisa të shkaktojë dëme në organet vitale si zemra ose veshkat.
    Lajmi i mirë është se tensioni i gjakut mund të mbahet nën kontroll me produkte natyrale.
    Ato nuk kanë efekte anësore si medikamentet farmaceutike.
    Por sigurisht nuk duhet të anashkaloni këshillat e mjekut.

    Lëngu i panxharit

    Studime të shumta kanë treguar se panxhari, në veçanti pirja e lëngut të freskët të panxharit mund të nxisë ulje domethënëse të tensionit të gjakut.
    Një studim australian, të cilit i referohet AgroWeb.org ka zbuluar se pirja e 2 gotave me lëng të freskët panxhari në ditë e ul ndjeshëm tensionin e gjakut.
    Tensioni nis të ulet brenda një ore nga pirja e lëngut dhe ulja më e madhe ndodh 3-4 orë pas tretjes.
    Kjo ulje i atribuohet nitritit, një substancë që zgjeron enët e gjakut dhe ul tensionin e tij.

    Hudhra e freskët
    Vlerat e hudhrës për uljen e tensionit të gjakut është e dokumentuar.
    Sipas ekspertëve, një dozë ditore e të paktën 10 mg alicinë e ul tensionin sistolik me 11 mm Hg.Ai diastolik ulet me 5 mm Hg brenda një periudhe prej 1 deri në 3 muaj.
    Alicina është një nga përbërësit kryesorë të hudhrës.
    Për të marrë sasitë e mjaftueshme të alicinës duhet të konsumoni 1-4 thelbinj hudhre në ditë.

    Çaji i zi

    Ekspertët kanë zbuluar se pirja e 3 filxhanëve me çaj të zi në ditë e ul tensionin sistolik me 2 deri në 3 pikë.
    Ai diastolik ulet me 2 pikë.
    Kjo mund të duket e parëndësishme në shikim të parë.
    Ekspertët thonë se këto shifra janë të mjaftueshme për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe ishemisë me 7 deri në 10 përqind.

    Magnezi

    Një studim Britanik ka konfirmuar se konsumi i të paktën 370 mg magnez në ditë, e ul tensionin sistolik me 3-4 pikë dhe atë diastolik me 2-3 pikë.
    Sasia ditore e rekomanduar e magnezit për gratë është 320 mg ndërsa për meshkujt 420 mg.
    Ekspertët thonë se për çdo 100 mg magnez shtesë, rreziku i ishemisë ulet me 9 për qind.
    Magnezi zgjeron enët e gjakut dhe shmang mpiksjen e tij.

  • Ky është çaji më i mirë për shëndetin e zorrëve

    Ky është çaji më i mirë për shëndetin e zorrëve

    Një dietë e shëndetshme është gjysma e shëndetit tonë dhe disa pije mund të ndihmojnë shumë shëndetin e organeve të mëposhtme.

    Ka disa alternativa që mund të përmirësojnë ekuilibrin hormonal, të stabilizojnë nivelet e sheqerit në gjak dhe të përmirësojnë tretjen.

    Terapistja ushqyese dhe ekspertja e shëndetit të zorrëve, Olivia Hedlund, së fundmi ndau një alternativë të shëndetshme për zorrët.

    Sekreti i saj është çaji organik i rrënjës së luleradhiqes. Megjithatë, ajo i shton edhe qumësht dhe pluhur kolagjeni me shije çokollate.

    “Që kur e lashë kafen, ndihem më e relaksuar, aknet hormonale më janë reduktuar dhe tretja ime është dhjetë herë më e mirë”, zbuloi ajo në një video të fundit të TikTok.

    Çaji i rrënjës së luleradhiqes me kolagjen është i dobishëm për hormonet dhe shëndetin e zorrëve për disa arsye.

    Kolagjeni është i pasur me aminoacide si glicina, të cilat mund të mbështesin shëndetin e zorrëve duke forcuar rreshtimin e zorrëve, duke reduktuar inflamacionin dhe duke nxitur rritjen e baktereve të dobishme. Përveç kësaj, kolagjeni mund të ndihmojë në balancimin e hormoneve duke mbështetur lëkurën, flokët dhe thonjtë e shëndetshëm, të cilët shpesh ndikohen nga ndryshimet hormonale.

    Çaji i rrënjës së luleradhiqes është i njohur për vetitë e tij detoksifikuese, të cilat gjithashtu mund të ndihmojnë në funksionimin e mëlçisë.

    Një mëlçi e shëndetshme është thelbësore për ekuilibrin hormonal pasi luan një rol kyç në metabolizmin dhe rregullimin e hormoneve.

    Ai gjithashtu ka efekte probiotike, duke nxitur rritjen e baktereve të dobishme të zorrëve, të cilat janë jetike për një sistem të shëndetshëm tretës.