Category: Shëndetësi

  • Kujdesi për shëndetin – Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës?

    Kujdesi për shëndetin – Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës?

    Arresti kardiak është një problem serioz vdekjeprurës që mund t’i ndodhë kujtdo. Kur ndodh arresti kardiak, gjaku në organizmin e njeriut resht së qarkulluari.

    Arresti Kardiak

    Arresti kardiak ka të bëjë me momentin kur zemra krejt papritur resht së pompuari gjak, për shkak të një problem serioz me sinjalet elektrike në këtë organ.

    Kur zemra nuk pompon gjak, truri vuan për oksigjen.

    Një gjë e tillë shkakton gjendje të fikëti dhe ndalim të frymëmarrjes.

    Cilat Janë Shenjat E Arrestit Kardiak?

    Një arrest kardiak ndodh pa simptoma dhe krejt papritur.

    Nëse nuk trajtohet menjëherë, arresti kardiak mund të jetë vdekjeprurës.

    Nëse dikush është goditur nga arresti kardiak, ai ose ajo :

    Do të humbasin ndjenjat

    Nuk do të reagojnë

    Nuk do të marrin dot frymë.

    Shenjat e Atakut Në Zemër

    Dhimbje kraharori

    Shqetësim në pjesën e sipërme të trupit

    Djersë të ftohta

    Të përzjera.

    Këto simptoma mund të jenë të menjëhershme por mund të zgjasin edhe disa ditë përpara se një atak zemre të ndodhë vërtet.

    Ndaj AgroWeb.org këshillon të shkoni te mjeku sapo të keni këto shenja.

    Shkaktarët E Arrestit Kardiak

    Shkaku kryesor i një arresti kardiak është prishja e ritmit normal të zemrës që ndodh kur aktiviteti elektrik në zemër bëhet aq kaotik sa zemra thjesht heq dorë.

    Sëmundjet koronare, ataku në zemër, sëmundjet e valvulave të zemrës, miokardit e të tjera janë disa prej shkaktarëve më të zakonshëm të arrestit kardiak.

    Cili Është Dallimi Mes Një Arresti Kardiak Dhe Një Ataku Në Zemër?

    Njerëzit shpesh mendojnë që një arrest kardiak dhe një atak në zemër janë e njëjta gjë.

    Ataku Në Zemër

    Ataku në zemër ndodh kur furnizimi i zemrës me gjak ndërpritet si pasojë e një bllokimi të enëve të gjakut.

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ataku në zemër shoqërohet me dhimbje të fortë në kraharor.

    Zemra vazhdon të pompojë gjak dhe njeriu vazhdon të marrë frymë.

    Arresti Kardiak

    Arresti kardiak ndodh kur zemra ndalon së furnizuari trupin me gjak.

    Njerëzit që pësojnë një arrest kardiak humbin ndjenjat dhe nuk marrin frymë krejt papritur.

    Të dyja rastet kanë nevojë për ndihmë mjekësore të menjëhershme.

  • 12 barna që nuk duhen marrë kurrë me kafe

    12 barna që nuk duhen marrë kurrë me kafe

    Kafeja është një pjesë kyçe e rutinës së mëngjesit për shumicën e njerëzve, por marrja e medikamenteve të caktuara me kafe mund të çojë në efekte anësore dhe komplikime serioze.

    Farmacistët kanë zbuluar për Daily Mail barnat më të zakonshme të marra që mund të ndërveprojnë me kafenë dhe pijet e tjera me kafeinë.

    Barnat kundër depresionit

    Nëse merren me kafe, mund të shkaktojnë një rritje të rrezikshme të presionit të gjakut. Kjo është veçanërisht e vërtetë për klasat më të vjetra të antidepresantëve, të tillë si antidepresantët triciklikë dhe frenuesit e monoamine oksidazës (MAOIs), të cilët parandalojnë trupin të metabolizojë siç duhet kafeinën. Nuk dihen ndërveprime midis kafeinës dhe antidepresantëve të rinj.

    Barnat kundër ftohjes dhe alergjive

    Medikamentet e ftohjes dhe alergjive pa recetë shpesh përmbajnë pseudoefedrinën stimuluese, e cila ngushton enët e gjakut në pasazhet e hundës për të reduktuar ënjtjen dhe mbingarkesën.

    Megjithatë, pseudoefedrina stimulon qelizat në tru që janë përgjegjëse për reagimin që na mban gati për të ikur kur jemi nën kërcënim. Pirja e kafesë me barna të tilla mund t’i përkeqësojë këto simptoma dhe të na bëjë nervoz dhe ankth.

    Barnat për diabet

    Megjithëse insulina nuk ndërvepron drejtpërdrejt me kafeinën, nuk është mirë ta pini atë me kafe. Sheqeri në gjak do të rritet pas pirjes së kafesë, gjë që e bën ilaçin më pak efektiv. Pirja e çdo gjëje me kafeinë mund të rrisë nivelet e insulinës dhe sheqerit në gjak, sipas një studimi nga Shoqata Amerikane e Diabetit.

    Antibiotikët

    Mund të pengojnë metabolizmin e kafeinës, duke çuar në rritjen e niveleve të kafeinës në gjak. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ciprofloxacin, e cila zakonisht përshkruhet për infeksione bakteriale, të tilla si infeksionet e traktit urinar dhe fshikëzës, diarreja infektive dhe infeksionet e sinusit. Marrja e këtij ilaçi me kafe mund të çojë në një rritje të rrahjeve të zemrës dhe ndjenjën e nervozizmit.

    Barnat për hollim të gjakut

    Kafeina mund të parandalojë shpërbërjen e holluesve të gjakut. Kjo është veçanërisht e rrezikshme sepse një mbidozë e barit mund të rezultojë në gjakderdhje të tepërt, madje edhe nga lëndime të vogla si prerja e letrës.

    Barnat për presion të gjakut

    Beta-bllokuesit ulin rrahjet e zemrës dhe nëse pimë kafe ose pije me kafeinë, rrahjet e zemrës rriten dhe, në fund, rritet presioni i gjakut. Kështu, kafeina nuk ndërvepron drejtpërdrejt me ilaçin, por e shtyp efektivitetin e tij.

    Barnat për gjëndrën tiroide

    Një studim i vitit 2020 zbuloi se trupi thith më pak ilaçin hipotiroid kur merret me çdo lloj ushqimi ose ujë. Në veçanti, nëse e pini ilaçin me kafeinë, shkalla e përthithjes ulet deri në 50 për qind.

    Barnat për Alzheimer

    Ilaçet për të trajtuar simptomat e sëmundjes Alzheimer, forma më e zakonshme e demencës, të quajtur frenuesit e kolinesterazës, parandalojnë ndarjen e acetilkolinës, një kimikat që ndihmon në formimin e kujtesës dhe të menduarit.

    Megjithatë, marrja e këtyre barnave me kafe e forcon barrierën gjak-tru, duke e bërë të vështirë që ilaçi të arrijë në tru.

    Barnat për osteoporozë

    Ngjashëm me ilaçet për tiroidet, marrja e këtyre medikamenteve me kafe mund të bëjë që trupi t’i përthithë ato siç duhet, duke i bërë ato më pak efektive.

    Barnat për astmë

    Përzierja e bronkodilatorëve si aminofilina dhe teofilina me kafenë mund të përkeqësojë efektet anësore të ilaçit, të tilla si nervozizmi dhe shqetësimi.

    Medikamente për ADHD

    Medikamentet për ADHD ndihmojnë në rregullimin e neurotransmetuesve, si dopamina dhe norepinefrina, për të përmirësuar fokusin, vëmendjen dhe kontrollin e impulsit. Megjithatë, kur merren me kafe, ilaçet janë më pak efektive dhe mund të çojnë në rritje të hiperaktivitetit.

    Antipsikotikët

    Zakonisht përshkruhen për kushte të rënda mjekësore, të tilla si skizofrenia dhe çrregullimi bipolar. Ato funksionojnë duke rregulluar neurotransmetuesit si dopamina dhe serotonina për të lehtësuar simptomat si halucinacionet. Kafeja mund të zvogëlojë sasinë e ilaçit që trupi absorbon, kështu që pacientët duhet të shmangin krejtësisht pijen e nxehtë.

  • Si të ulni tensionin e gjakut përmes rregullimit të frymëmarrjes

    Si të ulni tensionin e gjakut përmes rregullimit të frymëmarrjes

    Tensioni i lartë i gjakut është drejtpërdrejt i lidhur me atakun në zemër dhe isheminë. Shkaktarët e tensionit të lartë janë të ndryshëm e për pasojë trajtimi i tij bëhet i vështirë.

    Mënyrat e mbajtjes nën kontroll të tij nga ana tjetër janë të larmishme.

    Këtu përfshihet aktiviteti i rregullt fizik dhe regjimi i shëndetshëm ushqimor.

    Megjithatë, një nga mënyrat më të lehta për të mbajtur nën kontroll tensionin e gjakut është frymëmarrja.

    Frymëmarrja e shpejtë aktivizon sistem nervor, i cili është direkt i përfshirë në çlirimin e hormoneve të stresit.

    Frymëmarrja e thellë dhe e kontrolluar aktivizon sisteimin parasimpatetik që ul nivelin e stresit, rrahjet e zemrës, tensionin e gjakut, përmirëson tretjen dhe ofron qetësi për mendjen.

    Teknikat për përmirësimin e frymëmarrjes janë të larmishme.

    Një prej tyre, ka të bëjë me frymëmarrjen nëpërmjet hundës, mbajtjen e frymës dhe nxjerrjen e saj nëpërmjet gojës.

    Përpara aplikimit të kësaj metode, çdo njeri duhet të bëjë një test të thjeshtë për të matur nivelet e dioksidit të karbonit të nxjerra nëpërmjet frymëmarrjes.

    Qëndroni ulur dhe merrni frymë në mënyrë të qëndrueshme.

    Pasi të merrni frymë, shtrëngoni flegrat e hundës me gishtin e madh dhe atë tregues.

    Mbajeni frymën duke numëruar sekondat. Në momentin që vëreni vështirësi, merrni frymë normalisht dhe mbani shënim kohën.

  • Përfitimet që merrni nga vaji i mentes

    Përfitimet që merrni nga vaji i mentes

    Kur mendoni për aromën e mentes, çfarë ju vjen në mendje? Përgjigjet e para mund të jenë çamçakëz dhe pastë dhëmbësh. Mentja gjithashtu mund të jetë e shijshme dhe në shumë ushqime të tilla si akullore, çaj madje edhe smoothies. Megjithatë ajo që shumë njerëz nuk e dinë, është se vaji i piperit në të vërtetë ka përfitime të fuqishme shëndetësore.

    Heq problemet e stomakut: Përdorimi më i popullarizuar i vajit të mentes është për të lehtësuar dhimbjet e stomakut. Ky çaji është përdorur për qindra vjet për të zbutur dhimbjet apo ndjesinë e të përzierit.

    Ndihmon për të lehtësuar problemet e frymëmarrjes: provoni të përdorni vajin esencial të mentes nqs jeni duke kalua një gjendje gripi dhe i keni hundët e zëna. Është shumë më e fortë dhe mund të ndihmojë në zvogëlimin e mbingarkesës dhe madje të zvogëlojë inflamacionin në traktin respirator.

    Ndihmon në heqjen e stresit dhe për ri sjelljen e energjisë: Vaj i livandos nuk është alternativa e vetme kur kërkoni një mënyrë për të reduktuar stresin. Vaj esencial i mentes në fakt mund të përmirësojë energjinë duke reduktuar stresin dhe tensionin në të njëjtën kohë

    Përmirëson strukturën e flokëve tuaj: A e dini se ky vaj i mentes është një nga sekretet më të mira për flokët e shëndetshëm? Përpiquni të shtoni dy ose tre gota vaj në shampon ose balsam për të ndihmuar në reduktimin e zbokthit.

  • Nektarina apo pjeshkë?Ndryshimet dhe efektet shëndetësore të frutave të stinës

    Nektarina apo pjeshkë?Ndryshimet dhe efektet shëndetësore të frutave të stinës

    Pjeshkët dhe nektarinat janë dy varietete të së njëjtës specie. Ndryshimet midis këtyre dy varieteteve kanë të bëjnë sidomos me lëkurën (e lëmuar apo me push), me llojin e bërthamës (i lidhur apo jo) dhe me ngjyrën e mishit (i bardhë apo i verdhë). Në përgjithësi nektarina quhen frutat me lëkurë të lëmuar.

    Mund të ndodhë që në të njëjtën pemë të ketë pjeshkë dhe nektarina.

    Pjeshka e ka origjinën nga Azia dhe janë Kinezët ata që e kanë përmirësuar specien, duke seleksionuar varietete që nxjerrin fruta më të mëdha e më të shijshme. Kina është vendi më i madh prodhues i pjeshkëve në botë.

    Këshilla praktike

    Pas blerjes. Meqënëse pjeshkët dhe nektarinat vilen ende paksa të pjekura, por ende të forta, atyre u duhen deri disa ditë për t’u pjekur në temperaturën e ambientit përpara se të konsumohen. Kontrolloni çdo ditë gjëndjen e frutave dhe përdorini sapo të jenë zbutur ose i vini në frigorifer.

    Në rast urgjent. Për të shpejtuar pjekjen, lërini pjeshkët ose nektarinat në një qese letre (mos i vini asnjëherë në qese plastike).

    Efekte shëndetësore

    Pjeshkët janë të pasura me antioksidantë, elementë kimikë të cilët mund të ndikojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, kancereve dhe sëmundjeve të ndryshme kronike. Për më tepër, pjeshkët e thara i ruajnë më tepër antioksidantët se pjeshkët e konservave.

    Pjeshkët dhe sidomos lëkurat e tyre përmbajnë fibra ushqimore të cilat parandalojnë konstipacionin, ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe në kontrollin e diabetit të tipit 2.

    Vitaminat, fibrat ushqimore dhe antioksidantët ndodhen kryesisht në lëkurë. Për të përfituar më shumë nga vlerat e tyre ushqimore, është mirë që pjeshkët dhe nektarinat të konsumohen me gjithë lëkurë.

  • Zbuloni sa sheqer duhet të shtoni në kafe, kjo është sasia ditore e rekomanduar

    Zbuloni sa sheqer duhet të shtoni në kafe, kjo është sasia ditore e rekomanduar

    Sigurisht, dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit.

    Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafe dhe dikush tjetër në zyrë. Të gjithë i drejtohemi kafesë, pavarësisht nëse kemi ngrënë mëngjes apo jo.

    Kafeja është një nga pijet më të rëndësishme për të nisur ditën çdo mëngjes. Është shndërruar në një përbërës jashtëzakonisht të nevojshëm për një mëngjes energjik.

    Studimet konfirmojnë se njerëzit mund të heqin dorë nga alkooli, por e kanë të pamundur të heqin dorë nga kafeja e mëngjesit. Studimi në fakt nuk vlen për të gjithë, por thekson rëndësinë e kafesë në jetën e shumë njerëzve.

    E megjithatë, disa preferojnë të pinë kafe pa përbërës të tjerë shtesë si sheqeri, e disa as që e mendojnë kafenë e hidhur pa pasur pak ëmbëlsi.

    Por sa e shëndetshme është kafeja me sheqer dhe cila është sasia e rekomanduar e sheqerit për t’u hedhur sipas sasisë së kafesë që pini?

    Të gjitha këshillat e nutricionistëve bashkohen në një pikë: Mos e teproni me sheqerin! Sipas të dhënave, për një filxhan të vogël kafeje ekspres normale, e cila përmban 30 ml kafe, sasia e tolerueshme e mundshme për të shtuar sheqer është vetëm 3.1 gram.

    Që do të thotë më pak se një lugë çaji sheqer ose pak lugë çaji. Sipas studimeve të ndryshme, një lugë çaji e plotë sheqer në një filxhan kafe ekspres rrit përqindjen e sheqerit në më të lartë se sasia e sheqerit që përmban një gotë coca-cola. E njëjta gjë vlen edhe për kafen turke, e cila zakonisht përgatitet në shtëpi.

    Ndërkohë, për një filxhan të madh kapuçino, i cili përmban 25 ml kafe dhe 85 ml qumësht, sasia e tolerueshme e mundshme për të shtuar sheqer është vetëm 7 gramë. Që do të thotë më pak se dy lugë çaji sheqer.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon një sasi prej 25 g sheqer si një sasi të shëndetshme ditore. Me fjalë të tjera, 6 lugë çaji sheqer.

    Por kujdes, kjo sasi rekomandohet gjatë gjithë ditës në varësi të ushqimeve që konsumoni duke përfshirë kafen së bashku me ushqimet e tjera.

  • Kosovë, një ekip mjekësor nga Türkiye do të kryejë ndërhyrje kardikirurgjike te fëmijët me probleme me zemrën

    Kosovë, një ekip mjekësor nga Türkiye do të kryejë ndërhyrje kardikirurgjike te fëmijët me probleme me zemrën

    Një ekip i kardiokirurgëve dhe kardiologëve nga Türkiye, në kuadër të misionit “Muntada Aid”, në dhjetë ditët e ardhshme do të kryejnë ndërhyrje kardiokirurgjike tek fëmijët me probleme në zemër, si dhe ekzaminime kardiologjike, transmeton Anadolu.

    Mjekët turq, të cilët po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të misionit “Muntada Aid”, janë pritur nga drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Elvir Azizi dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

    Këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Elizabeth Goëing, drejtoresha e Klinës së Pediatisë, Violeta Grajqevci, drejtoresha e Klinës së Radiologjisë, Shkëndije Nuza dhe ushtrues detyre drejtor i Klinës së Kardiologjisë, Shpejtim Shurdhiqi.

    Azizi në fjalën e tij falënderoi falënderoi organizatën “Muntada Aid” dhe ambasadorin Hargreaves për mbështetjen , duke shtuar se ky mision është një mundësi e mirë që fëmijët e Kosovës të përfitojnë nga ndërhyrjet në zemër, pa pasur nevojë të dalin jashtë vendit

    Ambasadroi Hargreaves, nga ana e tij, u shpreh i lumtur që ky mision humanitar po realizohet dhe që po përfitojnë fëmijët e Kosovës.

    Në emër të ekipit, foli Dr. Ibrahim Cansaran, i cili po ashtu shprehu kënaqësinë që kanë mundësinë të ndihmojnë fëmijët e Kosovës.

    Ekipi mjekësor përbëhet nga kardiologë, kardiokirurgë, anesteziologë, infermierë dhe teknik të anestezionit. Misioni ka nisur sot dhe do të zgjasë 10 ditë.

  • Ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak?! Vitaminat që duhet të konsumoni!

    Ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak?! Vitaminat që duhet të konsumoni!

    Vitaminat janë bashkëfaktorë për të gjitha reaksionet biokimike në organizëm.

    Keni të çara në këndet e buzëve? Ju mungojnë hekuri, zinku dhe vitaminat e grupit B, siç janë niacina, (B3), riboflavina (B2) dhe B12. Hani më shumë mish pule dhe mish gjeldeti, mish toni, vezë, panxhar, kikirikë dhe bishtajore. Vitamina C përmirëson absorbimin e hekurit, ndaj artikujt e përmendur kombinojini me prokoli, lakër me gjethe të gjelbra, lulelakër dhe speca.

    Puçrra të kuqe në fytyrë të cilat shkaktojnë zbokth dhe rënie të flokëve? Ju mungon biotina, e cila është e njohur edhe si vitaminë për flokë. Duhet të hani vezë të ziera shumë apo vezë të pjekura, salmon, avokado, kërpudha, lulelakër, sojë, fruta të thata dhe banane. Puçrra të kuqe apo të bardha të cilat ngjajnë me aknet? Ju mungon thartira yndyrore esenciale dhe vitaminat A dhe D.

    Shtoni marrjen e yndyrave të shëndetshme. Shtoni konsumimin e frutave arrore, siç janë arrat dhe bamjet dhe farërat (farat e lirit dhe farat chia). Për të shtuar marrjen e vitaminës A, hani më shumë perime me fletë të gjelbra, karota dhe speca. Kur është fjala për vitaminën D, konsumoni më shumë produkte qumështi apo shfrytëzoni shtesat e ushqimit të cilat përmbajnë këtë vitaminë.

    Djegie dhe mpirje të duarve, shputave dhe të pjesëve të tjera të trupit? Ju mungon vitaminat e grupit B, siç janë thartira folike (B9), B6 dhe B12. Në këto raste mund t’ju ndihmojnë spinaqi, shpargulli, panxhari, fasulja, vezët. Ngërçet në muskuj në formë të dhembjeve therëse? Ju mungojnëm agnezi, kalciumi dhe kaliumi. Hani më shumë banane, bajame, lajthi, qershi, mollë, lulelakër, lakër me gjethe të gjelbra dhe spinaq.

  • Arti Fruit prezanton “Aroninë” në Panairin Ndërkombëtar në Prishtinë

    Arti Fruit prezanton “Aroninë” në Panairin Ndërkombëtar në Prishtinë

    Në Panairin Ndërkombëtar në Prishtinë, që po mbahet për tre ditë, bizneset vendore kanë mundësinë të prezantojnë produktet e tyre të shumta dhe unike. Një nga këto biznese që ka tërhequr shumë vëmendje është Arti Fruit, i cili po prezanton një gamë të gjerë produktesh të bazuara në aroninë, një frut me vlera të jashtëzakonshme ushqyese dhe shëndetësore. Themeluesi i saj është Esat Berisha, shkruan Opoja.net.

    Arti Fruit ka sjellë në panair disa produkte të ndryshme nga aronia, përfshirë lëngun e aronisë, pluhur aronisë, çajin dhe kapsulat e aronisë. Këto produkte kanë ngjallur interes të madh tek vizitorët, të cilët po ndalen në tendën e Arti Fruit për të mësuar më shumë për përfitimet që ofron aronia.

    Vizitorët kanë treguar interes të veçantë për produktet e Arti Fruit, duke i pyetur për përfitimet shëndetësore të aronisë, e cila është e njohur për vetitë e saj antioksiduese dhe përmirësimin e sistemit imunitar. Përfaqësuesit e Arti Fruit kanë qenë të gatshëm t’u përgjigjen pyetjeve dhe të demonstrojnë mënyrat e ndryshme të përdorimit të produkteve të tyre.

    Panairi, i cili ka tërhequr një numër të madh vizitorësh që nga dita e parë, po vazhdon të sjellë së bashku konsumatorë dhe biznesmenë nga Kosova dhe vende të tjera si Zvicra, Gjermania dhe Maqedonia. Arti Fruit ka arritur të krijojë një interes të konsiderueshëm edhe jashtë kufijve të Kosovës, duke promovuar aroninë si një produkt cilësor që mund të përmbushë nevojat e tregjeve ndërkombëtare.

    Panairi Ndërkombëtar në Prishtinë është një mundësi e shkëlqyer për Arti Fruit që të rrisë njohjen dhe të zgjerojë tregun e saj. Përmes këtij evenimenti, Arti Fruit po tregon se prodhimet vendore kanë potencial të madh për t’u bërë pjesë e tregut global, duke ofruar produkte me cilësi të lartë dhe përfitime të shumta për shëndetin e konsumatorëve.

    Rëndësia e Pjesëmarrjes në Panaire

    Panairet ndërkombëtare si ky në Prishtinë janë të rëndësishme për bizneset vendore që duan të rriten dhe të zgjerohen. Ato ofrojnë një platformë ideale për të prezantuar produkte të reja, për të krijuar kontakte të reja biznesi dhe për të kuptuar më mirë tregun dhe konkurrencën. Për Arti Fruit, pjesëmarrja në këtë panair është një hap i rëndësishëm për promovimin e aronisë dhe produkteve të saj, duke i dhënë mundësinë të zgjerojë horizontet e saj dhe të rrisë praninë e saj në tregjet ndërkombëtare.

    Në përfundim, Arti Fruit po tregon se inovacioni dhe përkushtimi për cilësi mund të çojnë në sukses dhe rritje, jo vetëm në tregun vendor por edhe në atë ndërkombëtar. Panairi Ndërkombëtar në Prishtinë është një dëshmi e qartë e këtij potenciali, duke sjellë së bashku njerëz dhe ide që promovojnë zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

    Përshkrimi i shkurtër i biznesit ArtiFruit
    ArtiFruit është një firmë e specializuar në kultivimin dhe perpunimin e aronias, një pemë bimore e cila prodhon fruta të shëndetshme dhe të pasura në antioksidantë. Me një përkushtim ndaj praktikave të mira bujqësore dhe cilësisë së lartë, ne sigurojmë që çdo produkt i prodhuar nga ArtiFruit të përmbushë standardet më të larta të cilësisë dhe shijes.
    Lidhja me Aronien
    Kokrrat e aronisë janë kaq të natyrshme, saqë është pothuajse një gjë e rrallë. Lëngu ynë i aronisë nuk është një shuarës i zakonshëm i etjes. Një përvojë që ju nxit të hyni në harmoni me lengun, një shije e tillë që çdo gllënjkë  ju bashkon me natyrën.
    Përfaqësimi ynë:
    Produktet tona janë një partner i besueshëm për ju dhe të dashurit tuaj në rrugën drejt një jete sa më të mirë. Ne vërtetojmë se natyra ofron gjithçka që nevojitet për shëndetin dhe mirëqenien tonë. Prandaj, ne kultivojmë dhe përpunojm në mënyrë të kujdesshme dhe eliminojm lëndët shtesë artificiale. Qëllimi ynë është të sjellim produktet më të mira të mundshme për klientët tanë, duke na bërë liderë në treg. Megjithatë, kurrë nuk harrojmë prejardhjen tonë dhe motivimin tonë. Jemi krenarë që jemi pjesë e një lëvizjeje të përkushtuar për cilësinë e jetës, qëndrueshmërinë dhe lidhjen me natyrën.
    Kultivimit i aronias:
    Kokrrat tona të aronisë Aronia Melanocarpa rriten në plantacionet organike pa përdorimin e pesticideve sintetike dhe plehrave .pH neutrale  dhe me drenazh të mirë. Plantazhi yne është një vend që ka diell të mjaftueshëm
    ◦Përzgjedhja e cilësisë së lartë të kokrrave të aronisë.
    ◦Largimi i mbetjeve dhe pastrimi me uje te pijes përpara se të përpunohen.
    ◦Presimi i kokrrave të aronisë duke nxjerrë lëngun një herë duke ruajtur vlerat e përbërësve të tyre natyralë.
    ◦Lëngu i aronisë pastrohet dhe filtërohet për të larguar çdo mbetje të mundshme dhe për të siguruar një produkt të pastër dhe të freskët.
    Kontrolli i cilësisë
    Produktet tona në testohen nga laboratoret e akredituar ne Kosove për substanca të dëmshme, metale të rënda dhe radioaktivitet për të siguruar standardet më të larta të cilësisë.
    Qëndrueshmëria
    Kemi kujdes për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit në plantacionet tona dhe promovojmë një mjedis për pasardhesit tanë dhe sa më natyral.
    Deklarata e besushmëris
    Produktet tona janë të sigurta nga transporti nga jashtë vendit dhe janë prodhuar me pasion dhe dedikim nga ArtiFruit per ju.
    Përfitimet shëndetësore të aronias
    ◦Antioksidantë Aronia përmban nivele të larta të polifenolëve dhe flavonoidëve, të cilat ndihmojnë në luftën kundër dëmtimit të qelizave nga radikalet elira.
    ◦Vitaminë C në aroni bën që ky frut të jetë një përkrahës i mirë për sistemin imunitar, duke ndihmuar në mbrojtjen kundër sëmundjeve të ndryshme.
    ◦Menaxhim i nivelit të sheqerit në gjak: Konsumi i aronias ndihmonë në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak, duke qenë një zgjedhje e mirë për njerëzit me diabet.
    ◦Mbështetje për sistemin kardiovaskular: ndihmon në mbrojtjen e zemrës dhe në uljen e tensionit të gjakut dhe nivelit të kolesterolit.
    ◦Mbështetje për shëndetin e syve: Antocianinat në aroni kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të syve dhe në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të syve .
     Foto Lëngu i aronisë 0.5L ,përfaqëson cilësinë e lartë të produktit. Për të siguruar që lëngu ynë ka shije intensive, duke ruajtur vlerat e përbërësve të tyre natyralë, aroniat shtypen vetëm një herë. Rezultati është një lëng i drejtpërdrejtë, i njohur gjithashtu si lëng i nënës, i cili përmban vetëm aroniat më të mira organike  dhe dashurinë.
    0.5 L lengë  përmban shije të pastër të aronisë (ne rekomandojmë 100 ml lëng në ditë) dhe mbani të mbrojtur nga drita.
    Përbërësit: 100% lëng aronia
    Nga kultivimi organik i certifikuar. Prodhuar ne Kosovë. XK-BIO-179
     Foto Çaji i Aronies Shijojeni çajin tonë me fruta të aronies! Qoftë klasikisht i nxehtë në ditët me shi ose i ftohtë në mbrëmje të buta dhe i rafinuar me një shurup frutash – me çajin tonë ArtiFruit ju keni shoqërimin e duhur të pijeve për çdo mot. Çaji ynë i frutave të aronias ka shije shumë të butë dhe vjen ekskluzivisht nga kultivimi organik i certifikuar.
    Përbërësit: 100% aronia e tharë
    Nga kultivimi organik i certifikuar. Prodhuar ne Kosovë. XK-BIO-179
    Përgatitja: Hidhni 2-3 lugë çaji me 250 ml ujë të nxehtë dhe lëreni të qëndron për 10 minuta. Çaji Aronia është shumë i shijshëm kur nuk është i ëmbëlsuar. Mundë ti shtoni mjaltë ose ëmbëlsues të tjerë.
    Foto Aronia pluhur fillon me prodhimin e aronisë, e cila përbëhet kryesisht nga lëvozhga, farat dhe tuli i kokrra të kuqe, më pas me anë te liofilizimit thahet dhe bluhet në një pluhur me ngjyrë intensive. Duke ruajtur përmbajtjen e  përqendrimeve të larta të përbërësve. Pluhuri ynë i aronisë  nuk tretet në ujë. Mund ta përdorni për pjekje, gatim ose si shtesë në shake frutash dhe smoothie.
    Rekomandim: 1 lugë gjelle një herë në ditë, p.sh. si përbërës në smoothie, musli ose për pjekje
    foto Suplement ushqimor organik me polifenole natyrale nga pluhuri i aronisë me 100 kapsula. 100% pluhur aronia nga bujqësia organike. Pluhuri përftohet duke bluar aronien dhe farat e aronisë. Kapsulat Aronies janë të destinuara për njerëzit që duan të përdorin të gjitha përfitimet e këtij super fruti dhe preferojnë marrjen e përshtatshme dhe të shpejtë nëpërmjet kapsulave. Merrni 1 kapsulë dy herë në ditë, mundësisht pas ngrënies. /Opoja.net/
  • Pesë këshilla për kujdesin ndaj veshkave

    Pesë këshilla për kujdesin ndaj veshkave

    Ndërsa shumë njerëz vuajnë nga gurët në veshkë apo rëra, mjekët kanë dhënë disa këshilla bazike për kujdesin ndaj veshkave.

    Veshkat, përveç që janë përgjegjëse për të nxjerrë toksinat e ujin e tepërt nga organizmi, ato luajnë rol të rëndësishëm edhe për mirëmbajtjen e nivelit të insulinës në trup, raporton India.com

    Këshilla numër një për kujdesin ndaj veshkave është që të mos ndiqet një stil i jetës që çon në diabet. Kjo për shkak se diabeti i dëmton veshkat. Niveli i lartë i sheqerit në gjak, i vë veshkat nën presion më të madh për ta filtruar gjakun. Prandaj duhet mbajtur një rutinë e mirë e të ngrënit shëndetshëm.

    Këshilla e dytë është menaxhimi i peshës së tepërt. Pesha e tepërt çon në probleme të ndryshme shëndetësore duke përfshirë edhe problemet me veshkë. Është e rëndësishme mbajtja e peshe optimale trupore, duke mos përdorur ushqim të përpunuar shumë herë, i cili shkakton mbipeshë dhe nuk ka asnjë vlerë ushqyese.

    Këshilla e tretë është të bëhet kujdes me kripërat. Veshkat janë përgjegjëse për rregullimin e kaliumit në gjak. Sasi të mëdha të kripës do të bëjnë që shtypja e gjakut të rritet, e të rritë rrezikun gjithashtu nga gurët në veshkë. Kjo ndodh për shkak se mbetjet e vogla që vijnë nga mineralet e ndryshme që konsumon njeriu, mblidhen në veshkë duke krijuar rërë, e më pastaj prej asaj rëre krijohen gurët.

    Këshilla e katërt është hidratimi. Të qenit të hidratuar është një rregull që njihet si “e artë” për shëndetin në përgjithësi. Kur bëhet fjalë për veshkat kjo gjë është e domosdoshme për shkak se uji nuk lejon që mbetjet nga mineralet e ushqimet e tjera të grumbullohen e të formojnë rërë.

    Këshilla e pestë është mënyra e balancuar e të ngrënit. Sa më shumë fruta e perime të hajë njeriu aq më mirë do të funksionojë organizmi e sidomos veshakët. Kjo gjë i bën ato ta kryejnë punën me lehtësi. Sa më pak krip e ushqim të shpejtë është më mirë për shëndetin.