Category: Shëndetësi

  • A duhet ripërdorur vaji i skuqur?

    A duhet ripërdorur vaji i skuqur?

    Përdorimi i përsëritur i vajit të skuqur është mjaft i dëmshëm për organizmin e njeriut.

    Dy janë arsyet e reja të zbuluar. Së pari mund të provokojë edhe ndryshim gjenetik, por jo vetëm. Ndikon edhe si një toksinë që ndikon në krijimin dhe shtimin e qelizave tumorale, kryesisht tek femrat, në nxitjen e tumorit të gjirit dhe ndryshimet metabolike. Studimi është kryer nga kërkuesit e Universitetit të Illinois mbi kaviet e laboratorit.

    Eksperimenti është kryer për disa javë në dy grupe, njëri prej të cilëve ushqehej me vaj të ri dhe të pangrohur, ndërsa grupi tjetër me vaj që ishte ngrohur disa herë. Ndryshimet ishin thelbësore dhe grupi i dytë shfaqte një përhapje të qelizave kancerogjene në organizëm katër herë më të lartë. Kjo gjë është verifikuar në disa lloje tumoresh, si në ato të mushkërive, mëlçisë, gjirit etj.

    Ekspertët shpjegojnë se i njëjti vaj i përdorur në mënyrë të përsëritur, pra duke ju nënshtruar nxehjes, ftohjes dhe më pas nxehjes e kështu me radhë, lëshon një substancë kimike toksike që ka natyrë kancerogjene. Edhe studime të mëparshme e kishin lidhur përdorimin e vajit të skuqur për disa herë me radhë me një sërë problemesh për shëndetin e njeriut, ndër të cilat sëmundjet kardiovaskulare.

  • Vlerat e habitshme të lëkurës së patates për diabetin, zemrën dhe rënien në peshë

    Vlerat e habitshme të lëkurës së patates për diabetin, zemrën dhe rënien në peshë

    Pataja është ndër perimet më të pasura me vlera ushqyese.

    Kjo perime fantastike, e cila përgatitet në qindra receta gatimi, krahas shijes së saj ka dhe shumë vlera shëndetësore për organizmin.

    Por vlera edhe më të mëdha dhe mirëbërëse për organizmin ka lëkura e patates, e cila gabimisht përfundon në koshin e plehrave.

    Në lajmin më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org përfitimet e mëdha që mbart lëkura e patates, mënyrat e përdorimit të saj si dhe përse nuk duhet ta hidhni kurrë.

    Për personat që vuajnë nga diabeti, problemet me zemrën, niveli i lartë i kolesterolit në gjak rekomandohen gatime apo ushqime të përgatitura me lëngun e lëkurave të patates.

    Ndihmon për Rënien në Peshë

    Lëkura e patates përmban sasi shumë të vogla yndyrnash, vitaminash dhe mineralesh të cilat ndikojnë në mbajtjen e trupit në formë.

    Forcon Imunitetin

    Lëkura e patates është jashtëzakonisht e pasur me vitaminë C dhe vepron si një antioksiduese e fortë.

    Krahas kësaj, lëkura e patates përmban vitaminën B kompleks ashtu si edhe kalçium, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e aktivitetit të sistemit imuntar.

    Ul nivelin e kolesterolit në gjak

    Përmbajtja e lartë me fibër e kombinuar me antioksidantët dhe polifenolet ndikon në reduktimin e sasisë së kolesterolit në gjak.

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org për personat që vuajnë nga niveli i lartë i kolesterolit në gjak, këshillohet të konsumojnë patate të gatuara me gjithë lëkurë.

    Ul rreziqet e problemeve me zemrën

    Lëkura e patates është gjithashtu e pasur me kalium, një mineral esencial dhe i rëndësishëm për shëndetin e zemrës.

    Ato ndihmojnë në minimizimin e prekjes së zemrës nga sëmundje të ndryshme dhe përmirësojnë aktivitetin e saj.

    Për nivelin e sheqerit në gjak

    Një nga vetitë e mira të lëkurës së patateve është ruajtja e nivelit të sheqerit në gjak.

    Konsumimi i lëkurës së patateve ndikon pozitivisht edhe në parandalimin e diabetit të tipit 2.

    Kundër djegieve në Lëkurë

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org lëkura e patates mund të përdoret edhe si kura natyrale kundër djegieve të vogla të lëkurës.

    Mjafton të vendosni copëza të lëkurës së patates nga ana e tulit mbi zonën e djegur dhe ajo të qetësohet menjëherë.

    Si t’i pastroni

    Para se të nisni përdorimin e lëkurës së patateve AgroWeb.org ju këshillon që të kujdeseni më parë që kokrrat e patateve t’i pastroni mirë me ujë me sodë dhe më pas t’i lani me ujë të rrjedhshëm.

    Uji me sodë është mënyra më praktike për të larguar të gjitha papastërtitë e lëkurës së patates duke e pastruar atë rrënjësisht.

    Përgatitja dhe përdorimet

    Lëngu i lëkurave të patateve përgatitet krejt lehtë. Mjafton t’i vendosni lëkurat e 5-6 patateve mesatare me 1.5 kg ujë në një tenxhere dhe lërini të ziejnë përreth 20 minuta.

    Mënyra më e mire për të përfituar vlerat e lëngut të lëkurave të patates është ta përfshini atë në gatime të ndryshme, siç është përgatitja e supave dhe gjellrave të ndryshme, përgatitja e bukës së shtëpisë apo edhe ëmbëlsirave.

    Në rastin e brumit të bukës, lëngu i patateve zëvendëson ujin dhe e bën bukën edhe më të shëndetshme por edhe ndikon që buka të fryhet dhe të jetë më e butë.

    Në rastin e përgatitjes së ëmbëlsirave, lëngu i patatesh zëvendëson qumështin.

  • Ku gjendet vitamina C?

    Ku gjendet vitamina C?

    Vitamina C është një ushqyes i dobishëm dhe i domosdoshëm për organizmin, veçanërisht në këtë periudhë kur nisin virozat.

    Vitamina C shkurton kohëzgjatjen e sëmundjes, forcon sistemin imunitar dhe shërben si antioksidant kundër radikaleve të lira.

    Prania e saj është e rëndësishme në të mirë të sistemit imunitar, kundër sëmundjeve të zemrës, problemeve me shtatzaninë, sëmundjeve të syve dhe rrudhave të parakohshme.

    Ajo mbështet rritjen normale të trupit, zhvillimin e tij dhe përthithjen e hekurit.

    Organizmi i njeriut nuk mundet të prodhojë apo ruajë vitaminën C.

    Kjo e bën marrjen e kësaj vitamine nga ushqimet, një nevojshmëri të madhe.

    Sa ju nevojitet

    Meskujt: 90 miligramë në ditë

    Femrat 75 miligramë në ditë, (përveç femrave shtatzënë dhe nënave që ushqejnë me gji)

    Femrat shtatzënë: 85 miligramë në ditë

    Nënat që ushqejnë me gji: 120 miligramë në ditë

    Duhanpirësit: 35 miligramë më shumë se doza e rekomanduar më lart.

    Sasia maksimale që njeriu mund të marrë nga kjo vitaminë është 2000 miligramë në ditë.

    Ajo që është e rëndësishme që lexuesit e AgroËeb.org të dinë, është se një regjim i shëndetshëm ushqimor ofron sasi të përshtatshme të vitaminës C.

    Ushqimet Më Të Pasura Me Vitaminë C

    Për shumë njerëz, një portokall, një racion me luleshtrydhe, speca të kuq apo brokoli, ofron një dozë të mjaftueshme të vitaminës C.

    Specat janë burim shumë i mirë i vitaminës C. Duhet t’i përfshini në regjimin tuaj ushqimor.

    1 gotë me lëng portokalli ofron 93 mg vitaminë C.

    1 gotë me lëng qitro ofron 70 mg vitaminë C.

    1 kivi ofron 64 mg vitaminë C.

    Gjysëm racioni me brokoli ofron 51 mg vitaminë C.

    Gjysëm racioni me luleshtrydhe ofron 49 mg vitaminë C.

    Më poshtë do të gjeni nga AgroËeb.org shenjat që jep trupi kur mungon vitamina C

    Vitamina C dhe Stresi

    Stresi është i pashmangshëm gjatë ditës.

    Ai nxitet nga një sërë faktorësh, ngjarjesh dhe mendimesh.

    Mungesa e vitaminës C i shumëfishon këto faktorë nxitës të stresit, jo vetëm në frekuencë por edhe në përmasë.

    Njerëzit që kanë mungesa të vitaminës C shpalosin sjellje të ngjashme me depresionin, ndihen më të lodhur dhe pa energji.

    Probleme me dhëmbët

    Vitamina C i mban dhëmbët dhe mishrat e tyre të shëndetshëm.

    Mungesa e kësaj vitamine shkakton erozion dhe rënie të dhëmbëve.

    Sistem të dobët imunitar

    Mungesa e vitaminës C krijon një handikap në sistemin imunitar.

    Jo vetëm që organizmi sëmuret shpesh, por edhe shërimi dhe rikuperimi është më i vështirë.

    Një sistem i dobët imunitar e ka më të vështirë të mposhtë infeksionet dhe bakteret.

    Plogështi

    Anemia prek me qindra shqiptarë.

    Plogështia është një prej simptomave të saj që vjen si pasojë e niveleve të ulëta të hemoglobinës.

    Mungesa e vitaminës C shkakton anemi dhe probleme me prodhimin e qelizave.

    Shtim në peshë

    Mungesa e vitaminës C rrit masën dhjamore në organizëm.

    Kjo ndodh sepse trupi resht së përdoruri yndyrnat si burim energjie.

  • Të pini ujë të ngrohtë apo të ftohtë? – Zbuloni ndikimet në shëndet

    Të pini ujë të ngrohtë apo të ftohtë? – Zbuloni ndikimet në shëndet

    Nuk ka dyshim se te qenit i hidratuar është thelbësor për shëndetin tuaj, por shumica e njerëzve nuk e dinë që pirja e ujit të vakët mund të ofrojë disa përfitime ekskluzive për trupin dhe lëkurën tuaj.

    Në fakt, mjekët thonë se uji është më i dobishëm kur e pini të ngrohtë, dhe temperatura perfekte është diku midis 49°C dhe 60°C.

    Duke marrë parasysh sa para shpenzojmë për trajtime të shtrenjta bukurie, ne nuk i japim rëndësinë e mjaftueshme diçkaje kaq të thjeshtë sa pirja e ujit në mënyrën e duhur, shkruan “Bright Side”.

    Pastron lëkurën

    Uji i ngrohtë mund të ndihmojë në detoksifikimin e trupit. Për shkak se pirja e ujit të ngrohtë bën që temperatura e trupit të rritet, kjo ju bën të djersiteni.

    Nga ana tjetër, kjo ndihmon të hiqni qafe toksinat dhe e bën më të lehtë për organet tuaja të tretjes për të eliminuar papastërtitë.

    Pastrimi i trupit nga brenda trajton aknet dhe e bën lëkurën tuaj të shëndetshme dhe me shkëlqim.

    Parandalon plakjen e parakohshme

    Përveçse ju shkaktojnë puçrra, toksinat mund të bëjnë që lëkura juaj të plaket më shpejt dhe të shkaktojë rrathë të errët poshtë syve.

    Pirja e ujit të ngrohtë ndihmon në riparimin e qelizave të lëkurës që dëmtohen dhe e bën lëkurën të duket më e butë.

    Largon kruajtjen e kokës

    Uji i ngrohtë e mban kokën të hidratuar, që do të thotë se keni më pak të ngjarë të vuani nga zbokthi.

    Kur lëkura në është e shëndetshme dhe e lagur, ajo i mban flokët tuaj me shkëlqim, të fortë dhe të butë.

    Uji aktivizon mbaresat nervore në rrënjët e flokëve tuaj, gjë që nxit rritjen e flokëve të rinj.

    Ndriçon lëkurën tuaj

    Pirja e ujit të ngrohtë rregullisht ndihmon trupin për të pakësuar yndyrën, relakson muskujt dhe rrit rrjedhën e gjakut.

    Qarkullimi i rritur i gjakut rinon qelizat e lëkurës dhe i ushqen ato vazhdimisht.

    Ai siguron qelizat e lëkurës që punojnë me oksigjen dhe eliminon produktet e mbetjeve, duke rinovuar lëkurën tuaj.

    Hidraton lëkurën

    Pavarësisht se sa i shtrenjtë është kremi juaj hidratues, ai kurrë nuk mund ta mbajë lëkurën pa rrudha nëse nuk pini mjaftueshëm ujë.

    Prandaj është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendjen e duhur ujit të ngrohtë.

    Mbron lëkurën nga infeksionet

    Një gotë me ujë të ngrohtë mbron veshkat dhe ndihmon në luftimin e inflamacionit.

    Kur organet janë të pastra, lëkura është më pak e ndjeshme ndaj infeksioneve.

    Për rezultate më të mira, shtoni disa pika lëng limoni.

  • Arsyet pse portokallet nuk duhet t’i ndani kurrë nga përditshmëria juaj

    Arsyet pse portokallet nuk duhet t’i ndani kurrë nga përditshmëria juaj

    Portokalli është një ndër agrumet kryesore të sezonit vjeshtë, dimër kryesisht, por edhe të pranverës, që mund të gjendet lehtësisht për t’u konsumuar. Përveçse një frut i shijshëm, portokalli njihet për veti të jashtëzakonshme në të mirë të shëndetit.

    1.Forcon imunitetin: duke përmbajtur një sasi të konsiderueshme vitamine C, ai forcon imunitetin dhe mbron nga infeksionet.

    2. Përmirëson elasticitetin e lëkurës: dihet që me kalimin e moshës, plaket edhe lëkura.
    Antioksiduesit dhe vitamina C e portokallit i japin lëkurës një pamje rinore dhe ngadalësojnë plakjen e saj.

    3. Ndihmon në shikim: veç peshkut, edhe portokalli është një frut i shkëlqyer për përmirësimin e shikimit, sepse veç vitaminës C, përmban edhe kalium, si dhe provitaminën A, që e ruajnë shikimin tuaj edhe në një moshë madhore.

    4. Parandalon sëmundjet e zemrës: shkaku kryesor i shumë sëmundjeve të zemrës te njerëzit është bllokimi i arterieve si rrjedhojë e marrjes së ushqimeve jo të shëndetshme apo i konsumit të ushqimeve të shpejta, të gatshme, si: sanduiçe etj. Portokalli në përbërjen e tij përmban flavonoide që ulin sasinë e kolesterolit të keq, duke penguar kështu bllokimin e arterieve.

    5. Ndihmon në zhvillimin e trurit: portokalli përmban një përqindje të konsiderueshme acidi folik, i cili ndihmon në zhvillimin e trurit dhe mban në formë të mirë organet vitale të trupit. Portokalli është një frut i shkëlqyer gjatë shtatzënisë. Ai pengon dëmtimet neurologjike tek embrioni, ndaj rekomandohet të përdoret në sasi të mirë gjatë shtatzënisë.

    6. Mbron organizmin ndaj shfaqjes së sëmundjeve tumorale: portokalli ndihmon qelizat të luftojnë sëmundjet tumorale dhe në disa raste pengon zhvillimin e tumoreve të mitrës, mushkërive dhe lëkurës.

    7. Pengon shfaqjen e nekrozës së tëmthit: portokalli është i pasur me fribra, të cilat ndihmojnë tëmthin dhe zorrët të ruajnë gjendjen e tyre të shëndetshme.

    8. Është i shkëlqyer për diabetikët: duke qenë i pasur me fibra bimore, të cialt kanë një indeks të lartë glicemik, e bën atë një ushqim të shkëlqyer për diabetikët. Po ashtu, duke pasur shije të ëmbël, e bën atë një ëmbëlsirë të shkëlqyer për këtë grup njerëzish.

    9. Portokalli pengon rënien e flokëve: përdorimi i rregullt i tij stimulon prodhimin e kolagjenit, i cili e mban të lidhur flokun me lëkurën. Po ashtu ai u jep flokëve shkëlqim dhe volum të konsiderueshëm. Si përfundim: Në vend të përdorimit të ushqimeve të shpejta apo pijeve të gazuara që fryjnë stomakun apo mbahen në kushte jo të përshtatshme (si për shembull ekspozimi në diell), përdorni çdo mëngjes fruta të freskëta ose të shtrydhura, të cilat e ruajnë shëndetin tuaj.

  • Yndyrnat e shëndetshme që ulin rrezikun e shfaqjes së diabetit

    Yndyrnat e shëndetshme që ulin rrezikun e shfaqjes së diabetit

    Bota po përballet gjithnjë e më shumë me një rezistencë të organizmave ndaj insulinës dhë luftimit të sëmundjeve si diabeti.

    Përhapja e shpejtë e paradiabetit dhe e tipeve të diabetit bën që të lindi nevoja për kura dhe këshilla të përditëshme.

    Diabeti njihet në masë si një sëmundje që përgjithësisht vjen nga kequshqyerja dhe abuzimi me stilin e jetesës.

    Ndaj edhe parandalimi dhe kura më e mirë fillon pikërisht nga tryeza juaj dhe ajo çfarë zgjidhni të konsumoni çdo ditë.

    Sipas ekspertëve ajo çfarë këshillohet është që të merrni të gjitha vitaminat edhe mineralet e nevojshme pa përjashtuar asnjë.

    Një ndër ushqimet që shihet si armike e diabetit është yndyra, por ekspertët thonë se jo gjithnjë kjo është e vërtëtë.

    Yndyrnat dhe diabeti

    Sipas një studimi të publikuar në POLS Medicine në vitin 2016, yndyra e shëndetëshme ju shpëton nga tiabeti i tipit 2.

    Zëvëndësimi i karbohidrateve dhe yndyrnave të ngopura me varietete yndyrnash të shëndetëshme ul nivelin e sheqerit në gjak.

    Këto yndyrna do të nxisin edhe prodhimin e insulinës në trup duke funksionuar si një kurues i vërtetë për organizmin.

    Ekspertët thonë se këto yndyrna do të ndihmojnë organizmin edhe në përmirësimin e problemeve kardiovaskulare.

    Në të shumtën e rasteve personat që vuajnë nga diabeti marrin ilaçe të cilat duhet të ulin yndyrën e tepërt.

    Tashmë provohet e kundërta, në rastet kur ato merren në mënyrë të shëndetëshme mund të jenë fitimprurëse për trupin.

    Si t’i përfitoni këto vlera

    Megjithëse krijohet një konfuzion në lidhjen mes yndyrnave të shëndetëshme dhe aty të pa shëndetëshme.

    AgroWeb.org më poshtë ju tregon disa nga ushqimet të cilat përmbajnë këto lloje yndyrnash dhe cila është diferenca mes tyre.

    Në listën e ushqimeve që ju dhurojnë yndyrna të mira futen të gjitha ato të cilat nuk janë të proçesuara.

    Disa nga ushqimet që përmbajnë yndyrnat më të shëndetshme e gjeni më poshtë.

    Bulmeti

    Vezët

    Arrorët

    Vaji i ullirit

    Çokollata e zezë

    Kosi me yndyrë

    Vaji i kokosit

    Avokado

    Ndërsa yndyrnat të cilat ju dëmtojnë shëndetin dhe rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së diabetit janë ato të cilat vijnë nga ushqimet e proçesuara.

    Gjalpi

    Dhjami i mishrave

    Vajrat vegjetalë

    Të jetosh me sëmundjen e diabetit është e nevojshme të ushqeheni shëndetëshëm rregullisht, të ushtroheni dhe të merrni medikamentet e duhura.

    Yndyrnat e shëndetëshme janë vetëm një hap më shumë drejt rrugës për t’a mbajtur nën kontroll këtë sëmundje.

  • ​Mungesa e vitaminës D shkakton shumë sëmundje

    ​Mungesa e vitaminës D shkakton shumë sëmundje

    Mungesa e vitaminës D shpesh herë mund të jetë shkaktar i sëmundjeve të ndryshme, ndërkohë që njerëzit kanë shumë pak njohuri për këtë.

    Mjekët rekomandojnë kontroll të vitaminës D, jo vetëm në rastet kur paraqitet ndonjë sëmundje. Gjithashtu thonë se marrja e kësaj vitamine direkt nga dielli është shumë e rëndësishme. Ndër shenjat që paralajmërojnë mungesën e vitaminës D në organizëm janë: imuniteti i dobët, lodhja, dhimbje kockash. Për personat që vuajnë nga sëmundje të caktuara kronike, doza e Vitaminës D përcaktohet nga mjeku që trajton pacientin.

    “Është shumë i rëndësishëm niveli i Vitaminës D, madje është shumë i rëndësishëm kur ka mungesë të kësaj vitamine. Shumë sëmundje kanë nevojë për kontroll të vitaminës D, pavarësisht që deri tani kjo ishte një gjë për të cilën nuk flitej. Ndonjëherë edhe nëse nuk ka nevojë është mirë të merret një sasi e caktuar që organizmit ti jepet mbështetje.

    Ne jemi vend me diell por vazhdimisht lëvizim me mbrojtje kundër diellit. Kjo e ndalon Vitaminën D të sintetizohet dhe ti ndihmoj organizmit tonë gjatë funksionimit”, deklaroi Kalina Grivçeva Stardelova, mjeke.

  • Këto janë ushqimet që ju ndihmojnë të luftoni urthin

    Këto janë ushqimet që ju ndihmojnë të luftoni urthin

    Nëse vuani nga urthi, nuk nevojitet shumë përshkrim. Është ajo ndjenjë veçanërisht e bezdisshme që gjoksi dhe fyti të digjen.

    Urthi zakonisht shfaqet pas një vakti të rëndë dhe pikant, si dhe kur jeni shtrirë ose pini duhan menjëherë pas ngrënies. Urthi shkaktohet nga refluksi i acidit të stomakut në ezofag për shkak të relaksimit të sfinkterit të ezofagut, i cili normalisht mbyllet sapo të kalojë ushqimi. Por nëse ajo mbetet e hapur, atëherë ushqimi ngrihet nga stomaku dhe ju ndjeni një ndjesi djegieje në ezofag.

    Bananet

    Bananet qetësojnë simptomat e urthit duke lehtësuar ndjesinë e djegies të shkaktuar nga lëngjet gastrike, duke mbrojtur ezofagun e irrituar. Provoni të hani një banane për mëngjes dhe si meze të lehtë.

    Xhenxhefil

    Kjo rrënjë është një ilaç i shkëlqyer dhe i lashtë për shumë sëmundje të tretjes. Thjesht vendosni një lëvozhgë ose fërkoni pak xhenxhefil në ujë të valë për të bërë pijen më të mirë për urthin.

    Qumësht bajame

    Nëse pini një gotë qumësht bajame në mëngjes, do ta filloni ditën me më pak probleme me tretjen. Qumështi i bajames redukton urthin dhe ndihmon në përballimin e simptomave të pakëndshme.

    Kopër

    Mjafton të vendosni dy lugë çaji fara kopër me mjaltë në ujë të vluar, ta pini dhe do të zbuloni se simptomat e urthit do të fillojnë të zhduken.

    Kefir dhe aloe

    Për të qetësuar urthin thjesht përzieni një lugë çaji lëng aloe vera me pak kefir. Kjo përzierje mund të lehtësojë simptomat sepse lëngu nga bima e aloes redukton inflamacionin dhe shëron traktin gastrointestinal, dhe kefiri neutralizon acidin. Por mos e teproni me lëngun e aloes, pasi mund të shkaktojë diarre dhe dhimbje stomaku.

  • Këto janë ushqime më të pasura me zink

    Këto janë ushqime më të pasura me zink

    Zinku siguron lëkurë dhe flokë të bukur, forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në ndërtimin e muskujve – pa zink, metabolizmi nuk funksionon.

    Por, megjithatë, një e treta e njerëzimit vuan nga mungesa e zinkut. Normalisht, zink i mjaftueshëm absorbohet përmes një diete të ekuilibruar, shkruan Bild.

    Nevoja ditore për zink për gratë është rreth 7 mg dhe ajo për burrat është 10 mg.

    Por cilat ushqime përmbajnë më shumë zink?

    Zinkun shumë më lehtë mund ta merrni me mish, peshk, ushqim deti, vezë dhe produkte qumështi. Dhe, është më e vështirë që zinkun ta gjeni tek ushqimet me bazë bimore.

    Mishi

    Mishi është një burim i shkëlqyeshëm i zinkut.Mishi i kuq është një burim veçanërisht i shkëlqyeshëm, por sasi të bollshme mund të gjenden në të gjitha llojet e ndryshme të mishit, përfshirë viçin, qengjin.Në fakt, një racion 100 gr i viçit të papjekur përmban 4.8 mg zink, që është 44% e vlerës për racion të përditshëm.

    Bishtajorët

    Bishtajorët si bizelet, thjerrëzat dhe fasulet të gjitha përmbajnë sasi të konsiderueshme të zinkut. Në fakt, 100 gr thjerrëza të gatuara përmbajnë rreth 12% të vlerës për racion të përditshëm.Sidoqoftë, ato përmbajnë edhe fitate.

    Farërat

    Farërat janë një shtesë e shëndetshme në dietën tuaj dhe mund të ndihmojnë në rritjen e konsumit të zinkut.

    Arrat

    Ushqimet të tilla si arrat, stika pishe, kikirikët, lajthitë dhe bajamet mund tju ndihmojnë në rritjen e marrjes së zinkut.Arrat përmbajnë edhe lëndë ushqyese të tjera të shëndetshme, përfshirë yndyrna dhe fibra si dhe një numër të vitaminave dhe mineraleve të tjera.

    Bulmeti

    Bulmetet si djathi dhe qumështi ofrojnë një mori lëndësh ushqyese, përfshirë zinkun.Qumështi dhe djathi janë dy burime të domosdoshme, pasi ato përmbajnë sasi të larta të zinkut të disponueshëm, që do të thotë se shumica e zinkut në këto ushqime mund të përthithen nga trupi juaj.

    Veza

    Vezët përmbajnë një sasi të moderuar të zinkut dhe mund t’ju ndihmojnë të përmbushni objektivin tuaj të përditshëm.Për shembull, 1 vezë e madhe përmban rreth 5% të vlerës për racion të përditshëm.Kjo vjen me 77 kalori, 6 gram proteina, 5 gram yndyrna të shëndetshme dhe një mori vitaminash dhe mineralesh të tjerë, përfshirë vitaminat B dhe selenin.

    Drithërat

    Drithërat si gruri, orizi dhe tërshëra përmbajnë pak zink.Sidoqoftë, si bishtajoret ashtu edhe drithërat përmbajnë fitate, të cilat lidhen me zinkun dhe zvogëlojnë thithjen e tij.

    Drithërat përmbajnë shumë fitate sesa llojet e rafinuara dhe ka të ngjarë të sigurojnë më pak zink.

    Çokollata e zezë

    Ndoshta për çudi, çokollata e zezë përmban sasi të larta të zinkut. Në fakt, 100 gram me çokollatë të zezë 70-85% përmban 3.3 mg zink.

  • Sa është përqindja e sheqerit në një copë bakllavë dhe çfarë ndikimi ka në organizëm

    Sa është përqindja e sheqerit në një copë bakllavë dhe çfarë ndikimi ka në organizëm

    Bakllava është një nga ëmbëlsirat e preferuara dhe shumë të përhapura në vend. Mirëpo cilat janë vlerat ushqyese të saj, a duhet të hani shumë dhe cilat janë dëmet që bakllava I shkakton në organizëm?

    Përmbajtja ushqyese e bakllavës varet shumë nga receta specifike. Sipas Fitbit, një copë bakllavë përmban përafërsisht 230 kalori, që është rreth 11.5 përqind të vlerës ditore që duhet ta merrni. Karbohidratet që përmban sigurojnë 118 kalori, yndyrnat 100 kalori dhe proteinat 12 kalori.

    Një copë nga kjo ëmbëlsirë mjaft e shijshme po jo shumë e shëndetshme përmban jo më pak se 7.5 gramë yndyrë të pangopur dhe përafërsisht 17 gramë të sheqerit.

    Vitaminat dhe mineralet

    Një pjesë e bakllavasë përmban 75 mg natrium, 6% të vlerës ditore të hekurit dhe 2% të vlerës ditore për kalciumin.

    Ajo nuk përmban asnjë vitaminë

    Sipas nutricionistëve, duke u mbështetur në këta përbëres ,bakllava mbetet një nga ëmbëlsirat më të pashëndetshme për organizmin, pasiqë sasia e lartë e sheqerit dhe yndyrës ,që përmban shkakton dëme të mëdha për organizmin siç janë: rritja e rrezikut të sëmundjeve të veshkave, rritja e shtypjes së gjakut dhe shkakton probleme të lëkurës.