Dy persona kapen me marihuanë afër shkollës “Naim Frashëri”

Një rast i posedimit të lëndëve narkotike është zbuluar paraditen e së enjtes në Parkun e Qytetit në Prishtinë, në afërsi të shkollës fillore “Naim Frashëri”, një zonë me qarkullim të madh të fëmijëve, raporton Sinjali.

Rreth orës 10:30, gjatë një patrullimi rutinë, policia ka hasur në një grup personash, ndërsa pas kontrollit ka identifikuar dy të dyshuar – Drilon Hasimi dhe Agron Blakqori – tek të cilët është gjetur një sasi marihuane me peshë 5.1 gramë.

Në vendngjarje kanë dalë njësia e hetimeve, si dhe njësia rajonale për trafikim me narkotikë, të cilat kanë dokumentuar provat dhe kanë sekuestruar substancën narkotike.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, është vendosur që rasti të procedohet për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar origjinën e substancës dhe nëse lënda ishte destinuar për shpërndarje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *