Haradinaj: Kosova duhet ta përmbushë kriterin e NATO’s për ngritjen e nivelit të buxhetit për siguri në 4% të GDP

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është rritur numri i shteteve që e kanë ngritur buxhetin për siguri në dy vitet e fundit.

“Siguria sot është shndërruar në sfidë globale. Numri i shteteve që kanë ngritur buxhetin për siguri ka shënuar rritje enorme në dy vitet e fundit. Kërkesat që shtetet ta kenë kufirin minimal për mbrojtje 4% të GDP, jo vetëm se janë të arsyeshme por të domosdoshme. As Kosova nuk duhet të bëjë përjashtim nga ky rregull.”

Ai ka thënë se projeksioni i qeverisë në detyrë për vitet e ardhshme është 1.7 për qind e GDP’së, që sipas tij është shumë nën minimumin e domosdoshëm prej 4% të GDP e që është kriter i vendosur nga NATO e SHBA.

“Projeksioni i Qeverisë në largim për katër vitet e ardhshme (2026-2029) prej 920 milionë eurosh për mbrojtje është 1,7% e GDP, që është shumë nën minimumin e domosdoshëm prej 4% të GDP e që është kriter i vendosur nga NATO e SHBA dhe natyrisht i domosdoshëm edhe për Kosovën që aspiron të jetë anëtare e NATO-s. Kosova edhe pse është në fazat fillestare të investimeve për mbrojtje, duhet ta përshpejtojë hapin në përmbushjen e këtij kriteri, sepse siguria dhe anëtarësimi ynë në NATO, mbetet synimi ynë strategjik.”

16:13 – I dërguari i BE-së ndodhet në Uashington për bisedime rreth sanksioneve kundër Rusisë

16:01 – Haradinaj: Kosova duhet ta përmbushë kriterin e NATO’s për ngritjen e nivelit të buxhetit për siguri në 4% të GDP

15:52 – FSK pranon dronët AeroVironment RQ-20 Puma nga SHBA

15:48 – Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

15:43 – Aksident i rëndë në Vragoli, tre të lënduar dy në gjendje të rëndë

15:38 – Kosova përfiton 1 milion euro për energji të pastër nga Luksemburgu

15:37 – Zgjatet afati për regjistrimin e institucioneve në Programin e Kuponëve

15:31 – Nga 5 kilogramë ekstazi te “liria me provë”, vendimi për ish asamblistin e VV-së

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *