Përplasje në KQZ, shkak akreditimi i vëzhguesve të zgjedhjeve

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sot shpërtheu një përplasje mes anëtarëve të LVV-së dhe LDK-së lidhur me akreditimin e 521 vëzhguesve nga 26 organizata për zgjedhjet e 12 tetorit.

Alban Krasniqi nga LVV-ja ngriti shqetësime për praninë e organizatave që ai pretendon se janë të dyshimta dhe ndikimet e jashtme, duke kërkuar verifikim të tyre.

Ndërkohë, Sami Hamiti nga LDK, u pajtua që lista e organizatave të rishikohet një nga një për të garantuar besueshmërinë e tyre.

Derisa Sami Kurteshi, gjithashtu nga LVV, shprehu dyshime për burimet financiare dhe qëllimet e disa organizatave të reja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *