Category: Kuriozitete
-
A e dini se fakulteti i parë i mjekësisë në botë është themeluar në Kayseri në shekullin e 13-të?
E ndërtuar në vitin 1206 nga Giyaseddin Keyhusrev sipas amanetit të Gevher Nesibe Sultan, vajza e sundimtarit selxhuk Kiliçarslan II, medreseja dhe spitali ku mësoheshin shkencat mjekësore është qendra e parë në botë që ofroi së bashku arsim mjekësor dhe kujdes shëndetësor.
Gevher Nesibe Sultan kishte rënë në dashuri me krye spahiun dhe vëllai i saj Gyaseddin Keyhüsrev i I nuk i lejoi ata të martoheshin. Giyaseddin e dërgon krye spahiun në luftë dhe bëhet shkaktar i vdekjes së tij në betejë. Gevher Nesibe, e cila u sëmur, para se të vdes i la amanet vëllait për të ndërtuar një shtëpi të kujdesit shëndetësor në emër së saj që njerëzit të mund të përfitojnë falas nga këto shërbime. Giyaseddin, i cili u trondit shumë nga vdekja e motrës së tij, midis viteve 1204 dhe 1206 ndërtoi shtëpinë e kujdesit shëndetësor dhe medresenë mjekësore midis viteve 1210-1214. Shtëpia e kujdesit shëndetësor gjithashtu ofroi shërbime në kurimin e sëmundjeve të brendshme, kirurgji, oftalmologji dhe spitalin e sëmundjeve mendore, ndërsa kishte edhe një farmaci.
Mjekët e njohur turq të asaj periudhe studiuan dhe dhanë mësim në këtë medrese.
Shtëpia e shëndetit dhe medreseja e Gevher Nesibe u organizua si një muze nga Universiteti Erciyes dhe në vitin 1982 u hap për vizitorët si Muzeu Historik Mjekësor i Gevher Nesibe.
-
Artisti sirian bën piktura me kripë dhe bojëra uji
Në Kilis të Turqisë tërheqin vëmendje pikturat e artistit sirian, Husam Teljibini i cili pikturon me lloje të ndryshme të bojërave si dhe me kripë.
Artisti 33-vjeçar, Teljibini i cili erdhi në Kilis para 8 vitesh nga qyteti sirian Azez siguron jetesën me paratë që fiton me shitjen e pikturave të tij.
Ai hapi 12 ekspozita të pikturës në Stamboll, Gaziantep dhe Kilis me piktorë turq dhe sirianë me pikturat e tij me laps të zi, vaj, akrilik dhe me bojëra uji. Teljibini gjithashtu është vullnetar si mësues për fëmijët që janë të interesuar të pikturojnë.
Teljibini në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se ai ishte i interesuar për pikturë që në moshën 15-vjeçare ndërsa diplomua në Departamentin e Dizajnit të Brendshëm dhe Dekorimit në Fakultetin e Arteve të Bukura në Siri.
Ai tregon se kripa e derdhur në tryezë në restorantin ku kishte shkuar për të darkuar me miqtë e tij para dy vitesh në Kilis i dha një ide tjetër për të pikturuar.
“Unë kisha një letër në dorë. U përpoqa të bëja diçka nga kripa e derdhur. Pastaj studentët e mi ishin shumë të gëzuar kur ua paraqita këtë ide. Pasi vendosëm letrat e sfondit të zi në tryezë, ne përpiqemi të bëjmë diçka me një copë të vogël prej letre duke spërkatur kripën e tryezës. Meqenëse sfondi është i zi, del një pamje shumë e bukur me kripë, por fatkeqësisht këto punime nuk janë të qëndrueshme. Ne vetëm i fotografojmë pikturat që i bëjmë. Vetëm në këtë mënyrë mund t’i ekspozojmë veprat tona”, tha Teljibini.
Artisti sirian shpjegon se kripa nuk është si një furçë ose laps. “Kripa nuk qëndron e qetë, është vazhdimisht në lëvizje. Është pak e vështirë sepse nuk është e qëndrueshme. Ne nuk duhet të jemi në një ambient me erë teksa pikturojmë me kripë. Kur bëjmë ndonjë gabim në veprat e tjera të pikturës, është e vështirë të fshihet. Ndërsa me kripë, kur bëjmë ndonjë gabim, është më lehtë të korrigjohemi. Ne mund të bëjmë shumë vepra me kripë në të njëjtën letër”, tha ai.
Teljibini tha se ai e përmirësoi veten me përpjekjet e tij për të pikturuar me kripë dhe se interesi për këtë temë u rrit në qytet kur u dëgjua për veprat e tij. Duke theksuar se ai vazhdon të punojë për ta popullarizuar këtë art, Teljibini tha: “Unë ua mësova këtë art 30 studentëve të mi. Studentët e mi filluan të krijojnë shumë vepra të bukura. Ky art dalëngadalë po përparon në Kilis”, tha artisti sirian.
-
A e dini se trageti i parë në botë u ndërtua nga turqit gjatë Perandorisë Osmane?
Në vitet 1800, transporti në të dy anët e Ngushticës së Bosforit kryhej me barka të thjeshta. Në vitin 1840, anije të vogla filluan të ofrojnë shërbime transporti në Bosfor.
Ndërkaq në vitin 1850 u themelua kompania e transportit detar “Sirket-i Hayriyye”, e cila filloi të ofrojë shërbime të transportit me anije më të mëdha për banorët e Stambollit. Huseyin Haki Efendi, një nga drejtorët e kompanisë, ishte novator dhe kishte punuar me vite për një zgjidhje që do ta bënte më të lehtë transportimin e automjeteve. Ai kishte punuar me arkitektin e kompanisë për një vit mbi një anije të rrafshët pa kuvertë, e cila do të mund të lundronte para e prapa dhe në të cilën do të kishte pjesë të veçantë për njerëzit dhe kapakë në të dyja anët. Ata e dërguan këtë projektë në kantierin e anijeve në Angli, të cilët mbetën të mahnitur.
Ndërtimi i tragetit përfundoi në vitin 1871 për rreth 2 vjet dhe u quajt “Suhulet”, që do të thotë lehtësi. Në vitin 1872, trageti “Suhulet”, i cili bëri lundrimin e parë midis lagjeve Uskudar dhe Kabatas, shërbeu për 89 vjet në të dy anët e Ngushticës së Bosforit në Stamboll.
-
Hapet “Dino Parku” në Shkup, atraksion i ri turistik në qytet
Në Kopshtin Zoologjik të Shkupit është hapur “Dino Parku” i cili do të jetë një atraksion i ri turistik në qytet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të Qytetit të Shkupit, qytetarë të shumtë ishin të pranishëm në hapjen e “Dino Parkut” si dhe zyrtarë të lartë, përfshirë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe, kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe të tjerë.
Në fjalimin e tij, Shilegov tha se Kopshti Zoologjik është një nga institucionet që është mbështetur fuqimisht në tre vitet e fundit e gjysmë.
“Dino Parku në Qytetin e Shkupit përbëhet nga 41 figura dinozaurësh nga periudha të ndryshme që janë interaktive, lëvizin, dhe nga ajo pikëpamje është parku më i madh i këtij lloji në Ballkan. Nga aspekti që është i rrethuar posaçërisht, me gjelbërim të veçantë, ne kemi mbjellë mbi 300 fidanë këtu. Kjo e bën këtë Dino Parkun më të madh të gjelbër në Evropë”, tha Shilegov.
Ai theksoi se këto janë standarde për Qytetin e Shkupit dhe se këto standarde hap pas hapi po i ndjekin.
“Investimi arrin në 350 mijë euro nga buxheti i Qytetit të Shkupit, i cili do të na kthehet shumë herë, duke marrë parasysh momentin komercial që do të mbizotërojë këtu në Dino Parkun tonë”, shtoi ai.
Sipas Shilegovit, ky është vetëm fillimi i asaj që tha se po mungonte për shumë vite në Shkup dhe është kënaqësi për të rinjtë dhe fëmijët.
Ai informoi se ka filluar procedura për ndërtimin e parkut zbavitës në Shkup.
“Ajo që është karakteristikë për Dino Parkun është se është parku i parë i dixhitalizuar i këtij lloji dhe kopshti zoologjik është institucioni i parë i dixhitalizuar. Me ndihmën e aplikacionit mund t’i shihni të gjitha të dhënat duke skanuar dinozaurët të cilët janë këtu. Ky park është në një farë mënyre një qendër edukative për fëmijët tanë, për të rinjtë tanë që të mësojnë diçka më shumë nga historia e planetit tonë. Shkupi po shkon hap pas hapi drejt standardeve botërore”, tha Shilegov.
-
Anëtarja më e re e komunitetit Mensa në SHBA është një 2-vjeçare, ajo ka koeficientin e inteligjencës 146
Anëtari më i ri i komunitetit Mensa në SHBA është një 2-vjeçare me nivel tejet të lartë të inteligjencës – përkatësisht 146 IQ.
Bëhet fjalë për Kashe Quest nga Los Angeles, Kaliforni, ku filloi të lexojë qysh kur ishte vetëm 18 muajshe, e flet gjuhën spanjolle dhe mund të identifikojë nëpër harta 50 shtetet amerikane, transmeton Telegrafi.
“Kemi vërejtur se memoria e saj është e jashtëzakonshme. Ajo thjesht i zgjedh gjërat shpejt, dhe është tejet e interesuar për të mësuar gjëra të reja. Si 18-muajshe mësoi të gjitha shkronjat, numrat, ngjyrat dhe format”, tha e ëma e saj Sukhjit Athwal.
Kjo vogëlushe mund të numëroj deri në 100, e njeh gjuhën e shenjave dhe identifikon elemente në tabelën periodike që shënjohen me simbole.
E për ta njohur suksesin dhe nivelin e lartë të inteligjencës komuniteti i Mensa ka disa parakushte. Personi pretendent për të qenë anëtarë duhet të ketë koeficientin e inteligjencës prej 132. /Telegrafi/
-
Letra e Albert Ajnshtajnit me ekuacionin e famshëm të shkruar nga dora e tij shitet për 1.2 milion dollarë
Një letër e shkruar nga Albert Ajnshtajn në të cilën ai shkruan ekuacionin e tij të famshëm E = mc2 është shitur në ankand për më shumë se 1.2 milion dollarë (rreth 1 milion euro), rreth tre herë më shumë sesa pritej të merrte, tha të premten Ankandi i RR me bazë në Boston.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, arkivistët në Projektin e Letrave të Ajnshtajnit në Institutin e Teknologjisë të Kalifornisë dhe Universitetin Hebraik të Jerusalemit thonë se ekzistojnë vetëm tre shembuj të tjerë të Ajnshtajnit që shkruajnë ekuacionin “që ndryshoi botën” me dorën e tij.
Ky shembull i katërt, i vetmi në një koleksion privat, u bë publik vetëm kohët e fundit, sipas RR Auction, i cili kishte pritur që ai të shitej për rreth 400,000 dollarë (328,400 euro).
“Është një letër e rëndësishme si nga pikëpamja holografike ashtu edhe nga ajo e fizikës”, tha Bobby Livingston, nënkryetar ekzekutiv në RR Ankand, duke e quajtur ekuacionin më të famshëm në botë.
Në këtë fotografi pa datë, të siguruar nga RR Auction, tregohet një letër e shkruar nga Albert Ajnshtajn, në të cilën ai shkroi ekuacionin e tij të famshëm ‘E = mc2’
Ekuacioni – energjia është e barabartë me masën e shpejtësisë së dritës në katror – ndryshoi fizikën duke demonstruar se koha nuk ishte absolute dhe se masa dhe energjia ishin ekuivalente.
Letra me një faqe me shkrim në gjermanisht për fizikanin amerikan polak Ludwik Silberstein mban datën 26 tetor 1946.
Silberstein ishte një kritik dhe sfidues i njohur për disa nga teoritë e Ajnshtajnit.
Letra ishte pjesë e arkivave personale të Silberstein, të cilat u shitën nga pasardhësit e tij.
Blerësi u identifikua nga RR vetëm si një koleksionist anonim i dokumenteve.
Siç u bë e ditur më tej, pesë palë po bënin oferta në mënyrë agresive në fillim, por sapo çmimi arriti rreth 700,000 dollarë (574,650 €), ofertat vazhduan vetëm nga dy palë. /Telegrafi/
-
Akullnaja më e madhe në botë është shkëputur nga Antarktida
Një akullnajë gjigante, katër herë më e madhe se Nju Jorku, u shkëput nga Antarktida dhe tani po noton në Detin Weddell.
Kështu është bërë akullnaja më e madhe në botë që do të notojë nëpër det të hapur, njoftoi Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA).
Akullnaja, të cilën shkencëtarët e quajnë A-76, u fotografua kohët e fundit nga sateliti Copernicus Sentinel-1 i ESA.
Hapësira e saj është 4.320 kilometra katrorë, është e gjatë 175 kilometra dhe e gjerë 25 kilometra.
Për krahasim, zona e New York City është 1,213 kilometra katrorë, dhe ishulli spanjoll i Majorka ka një sipërfaqe prej 3,640 kilometra katrorë.
ESA tha që ajsbergu u pikas për herë të parë nga Keith Makinson, një oqeanograf polar javën e kaluar dhe kjo është konfirmuar nga Qendra Kombëtare e Akullit e SHBA-së duke përdorur imazhet Copernicus Sentinel-1 të ESA.
Pjesa e madhe e akullit tani njihet zyrtarisht si A-76. Emri mund të tingëllojë pak i mërzitshëm për ajsbergun më të madh në botë, por bazohet në shkencë. /Telegrafi/
-
Shëtitja me ashensorin e xhamit, atraksioni i ri në New York – ofron pamje mahnitëse të qytetit nga 370 metra lartësi
Gjatë vjeshtës New Yorku do të bëhet me një atraksion të ri – ashensorin e xhamit me të cilin vizitorët do të mund të shëtiten dhe që do të vendoset në një prej ndërtesave më të larta të këtij qyteti amerikan – në kullën e Manhattan – “One Vanderbilt”.
Ashensori i mbyllur i xhamit do të ngjitet në 370 metra lartësi dhe atë nga pjesa e jashtme e ndërtesës – duke ofruar në këtë mënyrë pamje mahnitëse të qytetit, transmeton Telegrafi.
Kjo kullë është e katërta për nga lartësia – me plot 427 metra, e më e larta është One World Trade Center me 541 metra.
“Kemi krijuar një destinacion që i ofron turistëve përvojë interaktive që do të mbahet në mend tërë jetën me pamjen më të mirë të New Yorkut”, ka thënë Mark Holiday, drejtor ekzekutiv i kompanisë SL Green. /Telegrafi/
An all-glass elevator will soon take offer people views of New York from 1,210 feet above the city. The observation deck at One Vanderbilt is set to open in October 2021. https://t.co/XceCc6VFTa pic.twitter.com/LgghOAP5uF
— The Viral Cuts (@ViralCuts) May 15, 2021
-
I kishte humbur unaza e martesës, zhytësi australian e gjen në ujë – një peshk i vogël kishte ngecur në rreth
Një peshk i vogël ka arritur të gjej unazën e humbur të martesës të një nuse që kap vlerën e 1.000 dollarëve, dhe krejt ky zbulim ndodhi kur iu vërejt stolia e arit peshkut që kishte ngecur praktikisht në rreth.
Suzie Quintal dhe bashkëshorti i saj Nathan Reeves po vizitonin ishullin Norfold, rreth 1.600 kilometra në verilindje të Sydney gjatë festave të fundit, transmeton Telegrafi.
E kur Reeves u fut në ujë për t’u larë, ajo vërejti se unaza i kishte rënë nga gishti. Por shpresat e saj u konsideruan të humbura, derisa një zhytës lokal vërejti unazën në trupin e një peshku të vogël.
Pasi që kishte dëgjuar historinë e çiftit që kishte humbur unazën, vendosi t’i kontaktojë përmes Facebookut. Megjithatë një grupi të ekspertëve u është dashur të kalojnë disa orë për ta nxjerrë peshkun që kishte ngecur në unazë.
E mediat australiane raportojnë se peshku nuk është dëmtuar e unaza i është kthyer pronares. /Telegrafi/