Category: Shkenca dhe teknologjia

  • Avioni i parë luftarak pa pilot i Türkiye-s “Bayraktar Kızılelma” teston shkëputjen nga toka

    Avioni i parë luftarak pa pilot i Türkiye-s “Bayraktar Kızılelma” teston shkëputjen nga toka

    Bayraktar Kızılelma, avioni i parë luftarak pa pilot i Türkiye-s i zhvilluar nga kompania Baykar me burimet e saj në mënyrë kombëtare dhe unike ngriti rrotat në testimin për ngritjen nga toka, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Kreu i Bordit drejtues dhe liderit të teknologjisë të kompanisë Baykar, Selçuk Bayraktar në një postim nga llogaria e tij në Twitter ndau një video nga testi i Bayraktar Kızılelma për ngritjen e rrotave nga toka. “Po e mbajmë me zor. Bayraktar KIZILELMA ngriti rrotat në testin e shkëputjes nga toka. Shpresoj që ka mbetur pak”.

    Në një postim drejtori i përgjithshëm i kompanisë Baykar, Haluk Bayraktar tha: “Kemi kaluar një prag tjetër kritik! Avioni luftarak pa pilot Bayraktar KIZILELMA që kemi zhvilluar 100 për qind me kapitalin e Baykar në mënyrë kombëtare dhe unike, do të jetë një pikë kthese për historinë tonë të aviacionit”.

  • Cilat automjete përshkojnë me shumë kilometra?

    Cilat automjete përshkojnë me shumë kilometra?

    American iSeeCars ka publikuar një studim të ri që shqyrton se cilat modele makinash kanë kilometrazhin më të lartë. Studimi ka të bëjë me automjetet amerikane, por është indikativ sepse vazhdimisht paraqet një markë që është prezente në Evropë.

    Kompania analizoi më shumë se dy milionë automjete të përdorura të shitura midis janarit dhe tetorit të këtij viti, të cilat u shitën në të paktën 10 nga 20 vitet e fundit të modelit dhe ishin ende në prodhim për vitin e modelit 2020. Më pas ata i renditën automjetet në bazë të nivelit të lartë kilometrazhi, duke kërkuar sa kilometra kanë udhëtuar 1% e parë e automjeteve (për secilin model).

  • Mund të përdorni telefonin tuaj në avion, KE miraton përdorimin e 5G në fluturim

    Mund të përdorni telefonin tuaj në avion, KE miraton përdorimin e 5G në fluturim

    Telefonat celularë me 5G do të mund të përdoren në bordin e avionëve evropianë. Kjo është pika e kthesës e vendosur nga Komisioni Evropian, i cili përditësoi vendimin zbatues për spektrin e komunikimeve celulare në bord të avionëve, duke përcaktuar frekuenca të caktuara për teknologjinë 5G në fluturim.

    “5G do të mundësojë shërbime inovative për njerëzit dhe mundësi rritjeje për bizneset evropiane. Qielli nuk është më kufiri kur bëhet fjalë për mundësitë që ofron rrjeti me shpejtësi dhe kapacitet të lartë”.

    Shërbimi do të ofrohet në kabinën e avionëve të pajisur me pajisje të posaçme rrjeti për të lidhur përdoruesit dhe për të drejtuar thirrjet, mesazhet me tekst dhe të dhënat nëpërmjet një rrjeti satelitor.

    Komisioni ka ndryshuar gjithashtu një vendim zbatues për valët e frekuencës 5 GHz, i cili do t’i bëjë valët të disponueshëm për Wi-Fi në transportin rrugor, në makina dhe autobusë.

    Vendimi hedh themelet për risitë në sektorin e automobilave. Sipas vendimit të ndryshuar zbatues, Shtetet Anëtare do t’i bëjnë valët e frekuencës 5 GHz të disponueshme për përdorim në bord në rrugë sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo më vonë se deri më 30 qershor 2023.

  • Ndalohen aplikacionet e mesazheve në ushtrinë e Zvicrës

    Ushtria e Zvicrës për arsye sigurie ka ndaluar aplikacionet e mesazheve të përdorura gjerësisht në botë si WhatsApp dhe Telegram, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Sipas lajmit të gazetës Tages Anzeiger, duke mos gjetur aplikacionet si WhatsApp, Signal dhe Telegram të sigurta sipas ligjit CLOUD, i cili lejon SHBA-në të ketë qasje në të dhënat personale në internet, ka udhëzuar personelin e ushtrisë që të përdorë aplikacionin vendas të mesazheve Threema.

    “Për arsye se kompania që ka zhvilluar aplikacionin është me seli në Zvicër, nuk punon lidhur me ligjin CLOUD si kompanitë amerikane”, tha zëdhënësi i ushtrisë Daniel Reist.

    Reist vuri në dukje se përdorimi i radios dhe mjeteve të tjera të komunikimit në ushtri do të vazhdojë në të njëjtën mënyrë, pavarësisht vendimit të marrë.

    Aplikacioni WhatsApp i kompanisë me seli në SHBA, Meta, që më parë ka shërbyer nën Facebook, në Zvicër përdoret nga 80 për qind të shtetasve të moshës 16-64.

    Nga ana tjetër Threema e zhvilluar në vitin 2012 dhe që do të përdoret nga personeli i ushtrisë, në mbarë botën ka mbi 10 milionë përdorues.

    WhatsApp, i cili i nënshtrohet ligjit CLOUD si shumë aplikacione të tjera të njohura të mesazheve, është i diskutueshëm për sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale.

    Ligji CLOUD që hyrë në fuqi në vitin 2018 në SHBA, parashikon që të dhënat personale të përdoruesve të internetit në mbarë botën në aplikacionet si WhatsApp, Facebook dhe Instagram të mund të aksesohen kur të gjykohet se është e nevojshme.

    Në aplikacione të tilla celulare, të dhënat personale rezervohen në disqe memorie të quajtura “cloud”.

  • Kosovë, inaugurohet për herë të parë rrjeti 5G

    Është inauguruar për herë të parë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor shtrirja e gjeneratës së pestë të teknologjisë së rrjeteve celulare pa tela, 5G, me emër “Qendra e Teknologjisë 5G – Testbed”, raporton Anadolu Agency (AA).

    Qendra e Teknologjisë 5G – Testbed u përurua në kuadër të Kolegjit UBT, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe organizatave vendore dhe të huaja.

    Kjo qendër, do të jetë një qendër kërkimi e cila lidh industrinë me teknologjinë e fundit, e krijuar si një mjedis unik testimi që bën të mundur hulumtimin e teknologjive të reja 5G dhe testimin e aplikacioneve të reja.

    Drejtori i UBT-së, Edmond Hajrizi, tha se ky projekt është investim rreth 50-milionë-eurosh me ndihmë të organizatave të huaja, ndërsa thotë se shpreson se me të do të krijohen vende të reja të punës, si dhe do të përmirësohet cilësia e jetës së qytetarëve kosovarë.

    Me këtë investim dhe teknologji ai thotë se Kosova nuk ka nevojë të ketë “ndjenjë inferioriteti” në relacion me zhvillimet e fundit teknologjike në rajon dhe botë.

    “E kam parë që në Mbretërinë e Bashkuar qeveria ka dhënë mbështetje që të implementohet rrjeti 5G, po ashtu edhe në Gjermani e në Finlandë ku tashmë ka filluar edhe implementimi i rrjetit 6G, pra ata kanë vazhduar edhe me të ardhmen, dhe ne thamë që nuk mund të presim ngase transformimi po vazhdon dhe ne jemi pjesë e tij dhe në dy apo tre vitet e ardhshme do të jemi edhe më afër qyteteve të mençura (smart cities), veturave të mençura, spitaleve të mençura. Dhe, duke qenë se në universitetin tonë ka shumë qendra të inovacionit të teknologjisë, programe studimi e të ngjashme, duhej të reagonim për ta bërë këtë hap”, tha Hajrizi.

    Drejtori i kabinetit të Kryeministrit të Kosovës, Luan Dalipi, tha se Kosova ende është në një fazë tranzicioni të teknologjisë. Ai theksoi se kosovarët duhet të fillojnë të besojnë se janë më të mirët në teknologji, së paku sa i përket rajonit.

    “Inovacioni është rruga e vetme që duhet të ndjekim. Dhe COVID-19 na ka treguar se teknologjia dhe përdorimi i internetit janë absolutisht një nevojë. Por, pritjet e njerëzve tani kanë ndryshuar dhe fëmijët tanë presin të kenë internet më të shpejtë, por fatkeqësisht ne jemi në një gjendje tranzicioni dhe kemi nevojë t’ua mundësojmë studentëve të gjitha informacionet dhe kapacitete të mjaftueshme për zhvillim”, thotë Dalipi.

    Rrjeti 5G është standardi i teknologjisë së gjeneratës së pestë i rrjeteve celulare me bandë të gjerë, i cili filloi së zbatuari në vitin 2019 dhe pasardhësi i rrjeteve 4G i cili ofron lidhje me shumicën e telefonave celularë aktualë. Avantazhi kryesor i rrjeteve të reja sikurse 5G është se do të kenë një gjerësi më të madhe, duke dhënë shpejtësi më të larta shkarkimi.

  • Një teknologji e re memorie ruan 500TB të dhëna në një disk xhami

    Është demonstruar edhe në të kaluarën teknologjia 5D por kishte probleme kryesisht me shpejtësinë e ulët të shkrimi çka e kanë bërë jo praktike.

    Duke përdoru lazerë të shpejtësisë së lartë hulumtuesit kanë krijuar një teknologji për ruajtjen e të dhënave quajtur 5D dhe që ka kapacitet prej 500TB në një disk xhami me madhësinë e një CD-je.

    Teknika përdor shpejtësi më të larta shkrimi dhe mund ta bëjë teknologjinë të dobishme qëllime arkivimi.

    Është demonstruar edhe në të kaluarën teknologjia 5D por kishte probleme kryesisht me shpejtësinë e ulët të shkrimi çka e kanë bërë jo praktike.

    Mbi të gjitha mund të përdoret për të ruajtur informacione duke i rezistuar temperaturave 1,000 gradë celsius ose të jetojë 13.8 miliardë vite pa degraduar.

    Për të kapërcyer problemin e shpejtësisë, hulumtuesit kanë përdorur një lazer më të fuqishëm. Në vend që ta shkruanin direkt në xham, ata përdorën lazerin për të krijuar struktura mikroskopike me pulse drite.

    Me teknikën e re ekipi shkroi 5G informacion tekst në një disk xhami në madhësinë e një CD me saktësi 100%. Por kapaciteti i tyre shkon deri në 500 terabajt. /PCWorld

  • Një shtojcë vë në rrezik miliona uebsajte WordPress

    Problemet e sigurisë u zbuluan nga hulumtuesit e Jetpack të cilët ju rekomandojnë përdoruesve të përditësojnë sa më parë.

    Shtojca shumë popullore e WordPress, WP Fastest Cache, është duke rrezikuar miliona uebsajte të cilat mund të bien në duart e hakerëve dhe me privilegjese administratori.

    Është një shtojcë e përdorur nga mëse 1 milionë uebsajte WordPress dhe përdoret për të krijuar versione statike HTML të uebsajteve.

    Janë zbuluar disa probleme sigurie në të si Authenticated SQL Injection dhe Stored XSS via Cross-Site Request Forgery.

    Problemet e sigurisë u zbuluan nga hulumtuesit e Jetpack të cilët ju rekomandojnë përdoruesve të përditësojnë sa më parë.

    Përmes Authenticaed SQL Injection, çdo përdorues i kyçur në uebfaqe mund të aksesojnë informacione sikur të ishte administrator. Një injektim SQL është një sulm që drejtohet për në databazë ku gjenden elementet e uebsajtit, përfshirë fjalëkalimet.

    Ndërsa dobësitë XSS janë thuajse të zakonshme sepse vinë nga mënyra sesi inputet në uebsajt verifikohen. Çdo hapësirë inputesh, përfshirë një formë kontakti, mund të jetë vulnerabël ndaj një sulmi XSS. /PCWorld Albanian

  • Si i matin smartfonët numrin e hapave që bëjmë çdo ditë

    Si i llogarit numrin e hapave telefoni juaj? Ky artikull shpjegon sesi sensorë të ndryshëm në mënyrë inteligjente përcaktojnë aktivitetin tuaj fizik me saktësi të lartë.

    Thonë se çdo individ i shëndetshëm duhet të bëjë të paktën 10 mijë hapa në ditë. Mund tu duken shumë por kur merrni në konsideratë çdo hap të hedhur gjatë ecjes suaj ditore, është një objektiv jo i pamundur për tu arritur.

    Duke përdorur një telefon si pedometër, ju mund të ruani numrin e hapave që bëni. Telefonët tonë janë gjithnjë me ne duke i bërë ato mjetin perfekt për të gjurmuar hapat.

    Si i llogarit numrin e hapave telefoni juaj? Ky artikull shpjegon sesi sensorë të ndryshëm në mënyrë inteligjente përcaktojnë aktivitetin tuaj fizik me saktësi të lartë.

    Si i gjurmon smartfoni juaj hapat?

    Shumica e smartfonëve kanë një sensor të quajtur akselerometër, një pajisje e vogël e cila bën matje përmes një leve e ka kontakt me metalin. Akselerometrat matin përshpejtimin kur telefoni lëviz. Këto sensor janë ata që përcaktojnë se në çfarë pozicioni po e mbani telefonin në duar. Në të njëjtën mënyrë ky sensor llogarit numrin e hapave.

    Së bashku me informacionin që vjen nga GPS, aplikacionet analizojnë numrin e hapave që bëni çdo ditë. Mjaftojnë këto dy burime informacioni për të gjetur numrin e kalorive që keni djegur.

    Sensorë të tjerë si një altimetër mund të pasurojnë më tepër saktësinë e matjes së aktivitetit tuaj fizik. Aplikacione si Google Fit marrin të dhëna nga smartfoni dhe ora inteligjente për të rritur saktësinë e matjeve. /PCWorld Albanian

  • Facebook: Të dhënat e përdoruesve janë të sigurta

    Santosh Janardhan, drejtori i infrastrukturës në Facebook, tha në një deklaratë publikuar në faqen e internetit të kompanisë se është përcaktuar që ndërprerja është shkaktuar nga një konfigurim i gabuar.

    Ai deklaroi se problemi gjithashtu i bëri të papërdorshme sistemet e përdorura në operacionet e kompanisë, duke e bërë zgjidhjen të vështirë.

    “U kërkojmë falje njerëzve dhe kompanive që na besojnë në gjithë botën për ndërprerjen që ka ndodhur sot në platformat tona”, shtoi Janardhan.

    Kompania deklaroi se nuk ka prova që të dhënat e përdoruesve janë vjedhur gjatë këtij procesi dhe përgënjeshtroi lajmet në këtë drejtim.

    Ndryshe, Facebook, WhatsApp dhe Instagram pësuan problem në qasje në gjithë botën për rreth gjashtë orë pas orës 17:40.

  • Rusia kërcënon se do të bllokojë YouTube-n

    Agjencia Federale Ruse e Teknologjive të Informacionit dhe Mbikëqyrjes së Masmedias (Roskomnadzor) njoftoi se YouTube mund të bllokohet në Rusi për shkak të mbylljes së dy kanaleve në gjuhën gjermane të Russia Today (RT), transmeton Anadolu Agency (AA).

    Në një deklaratë me shkrim Roskomnadzor reagoi ndaj YouTube-s e cila mbylli të dy kanalet gjermane që i përkisnin RT-së.

    Në deklaratën se i është dërguar një letër Google-s, pronarit të YouTube-s, për shkak të vendimit në fjalë thuhet se “Në letër u kërkua të rikthehet vendimi për mbylljen e kanaleve në të kundërtën YouTube mund të bllokohet në Rusi”.

    Në deklaratë gjithashtu thuhet se Google mund t’i nënshtrohet gjobave të ndryshme.

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ka indikacione se Google shkel ligjet ruse. “Nëse agjencitë tona përkatëse arrijnë në përfundimin se kjo është me të vërtetë shkelje e legjislacionit tonë, ne natyrisht duhet të marrim parasysh mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve për të detyruar këtë platformë që të pajtohet me ligjet tona”, tha ai.

Kushtrim Guraj

Support